Të marrim mësim nga kalimi i kohës

Hutbe e ditës së xhuma nga Medineja e Ndritshme   26-02-1446 H   30-08-2024 D

Shejh Dr. Ahmed Bin Ali Hudhejfe

Tema   Të marrim mësim nga kalimi i kohës

Me të vërtetë lavdërimet janë për Zotin. Atë e falënderojmë, prej Tij ndihmë dhe falje kërkojmë. Zotit i kërkojmë mbrojtje nga të këqijat e veteve tona dhe nga veprat tona të këqija. Atë që e drejton Allahu s’ka gjë që e humbet,  e ai që e humbet veten e tij s’ka kush e udhëzon veç Tij.

Dëshmoj se nuk ka Zot tjetër veç Allahut, Një i Vetëm dhe pa shok.

Dëshmoj se Muhamedi është rob i Zotit dhe i dërguari i Tij.

“O besimtarë! Kijeni frikë Allahun ashtu si i takon Atij dhe vdisni vetëm duke qenë muslimanë!” (Al ‘Imran 102)

“O njerëz! Frikësojuni Zotit tuaj, i Cili ju krijoi prej një njeriu të vetëm, e nga ai krijoi bashkëshorten e tij, kurse prej atyre të dyve krijoi shumë meshkuj e femra. Dhe frikësojuni Allahut, me emrin e të Cilit ju kërkoni të drejtat e ndërsjella dhe ruani lidhjet farefisnore. Se vërtet, Allahu është përherë Mbikëqyrës mbi ju.”(En-Nisa’ 1)

“O besimtarë, frikësojuni Allahut dhe thoni vetëm të vërtetën. Ai do t’jua bekojë veprat tuaja dhe do t’jua falë gjynahet. Kush i bindet Allahut dhe të Dërguarit të Tij, do të arrijë një fitore madhështore.”(El-Ahzab70-71) 

Në vijim

Porosis veten dhe ju t’i frikësohemi Allahut, sepse me të vërtetë ajo është fortesa më e mirë,  profesioni më i ëmbël dhe furnizimi më i dobishëm. “Ditën, kur do të zbulohen të fshehtat.” (Et-Tarik 9) E kush i frikësohet Allahut të Madhërishëm do parfumoset me aromë të mirë dhe do të shfaqi vlerat më të larta. “ Atij që i frikësohet Allahut, Ai do t’ia lehtësojë çështjen. Ja, këto janë urdhrat që Allahu i ka zbritur për ju. Atij që i frikësohet Allahut, Ai do t’ia shlyejë veprat e këqija dhe do t’ia shtojë shpërblimin.” (Et-Talak 4-5)

O besimtarë dhe besimtare! Vërtetë njeriu i mençur shkurton udhëtimin e tij në këtë botë, ku rrugët e tij dredhojnë dhe shtigjet ndryshojnë, le të ndalojë për një moment nga gjatësia e kohës,  ndalim medituesi. Le të shikojë gjurmët e hapave të tij dhe soditi rrugën e gjatë të udhëtimit të tij. Do ta pushtojë ndjenja e habisë, trishtimit dhe gëzimit, habi me shpejtësinë e të shtrënguarit të litarëve të ditëve me radhitjen e një numri vitesh, me trishtim për kalimin e jetës dhe të kohës. Ajo çfarë përfshihet në këtë prej neglizhencës, pakujdesisë, zvarritjes dhe shpërdorimit, dhe i qetësuar me arritjen e qëllimeve të tij dhe plotësimin e synimeve të tij.  Ai është një udhëtim i gjatë dhe i shkurtër, i lumtur dhe inkurajues, i gëzuar dhe pikëllues. I gjatë në detajet e ngjarjeve të tij, i shkurtër kur udhëtari shikon destinacionin e tij. Në të ka disfata dhe fitore, lot trishtimi dhe gëzim, rehati dhe lehtësim, takim dhe  ndarje, ulje dhe ngritje. Kjo është ligjshmëria e Zotit në këtë botë, sikurse Allahu i Lartësuar ka thënë: “ Ta dini, se jeta në këtë botë, nuk është tjetër veçse lojë, dëfrim e zbukurim, si dhe mburrje e garë ndërmjet jush për më shumë pasuri dhe fëmijë! Ajo i shëmbëllen bimës, e cila pas shiut rritet dhe i gëzon bujqit, por më vonë zverdhet, thahet dhe mbetet pa vlerë. Në botën tjetër ju presin vuajtje të mëdha ose falja e Allahut dhe kënaqësia e Tij; jeta në këtë botë është vetëm kënaqësi e rreme.” (El-Hadid 20)

LEXO  Emrat e Bukur të Zotit, ndikimi i tyre në pastrimin e shpirtrave

Ai është një rrugëtim i paqëndrueshëm i jetës i cili nuk është gjithmonë në një gjendje.

“ Na merr me vete nga ana e anës, është e lehtë të na dënosh nga ana e dobët,

Planetet e një udhëtimi në horizontin e errësirës, udhëtojnë me nxitim dhe kalojnë me shpejtësi.”

Edhe pse është një udhëtim i gjatë që zgjat nga momenti kur njeriu hyn në këtë tokë e deri sa fshihet në tokë, të varroset, përsëri ai është i ngjashëm me ëndrrat e një personi që fle që kur ngrihet dhe zgjohet nga gjumi,  i duket sikur të ishte akomodimi i një mysafiri, apo shfaqja e një fantazme.

“Një valë kaloi pak para mëngjesit dhe u larguan, pothuajse e humba me keqardhje them,

O iluzion, dashuria ime për ty është pasion dhe ma shtove dashurinë në brendi të zemrës,

Nuk kishte jetë më të mirë dhe më të bekuar, sikur ta kisha atë iluzion që më doli më parë.”

Nuk ka krahasim më të bukur dhe më delikat se krahasimi profetik i gjendjes së besimtarit me botën dhe shpejtësinë e kalimit të saj, sikurse transmetohet nga Abdullah Ibn Mes’udi, Zoti qoftë i kënaqur me të, ku tregohet se: “ I dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, ka fjetur në një rogosë pastaj është zgjuar dhe ka prekur në anën e tij.”  I kemi thënë: “ O i dërguari i Allahut, sikur të kishim marrë një shtrojë?” Ka thënë: “ Çfarë pune kam unë me këtë botë? Unë jam në këtë botë vetëm se sikur një udhëtarë që pushon poshtë një peme pastaj ikën dhe e lë atë”

Vëllezër në besim! Teksa besimtari lundron nëpër detin e zhurmshëm të kësaj jete, ku tundet e lëkundet nga dallgët e tij, ai përjeton një gjendje stabiliteti psikologjik dhe paqe të brendshme. Kjo sepse zemra e tij është e lidhur me Krijuesin e kësaj ekzistence, zemra e tij e mbushur me dashurinë për Të, i përulur dhe i nënshtruar me Njësimin e Tij. Për besimtarin konflikti i kësaj bote është një konflikt jashtë shpirtit dhe jo brenda tij. Ai e shikon me sytë e tij, por nuk e përjeton atë brenda vetes.

Besimi i sinqertë në thellësitë e kësaj jete përshkon thellësitë e shpirtrave të rraskapitur me ftohtësi dhe me paqe, me kënaqësi dhe me siguri, me qetësi dhe me qëndrueshmëri. Ai, besimi, është pranverë e zemrave në fillimet e jetës, hija e saj qetësuese në thellësi të fatkeqësive dhe anija e shpëtimit në ato thellësi. E gjen besimtarin, me gjithë vështirësitë e jetës dhe mundimet e botës, me zemër të qetë, me fytyrë të gëzuar dhe të lumtur, me shpirt të kënaqur dhe me logjikë të pastër.

LEXO  Haxhi, mësime nga historia e Ibrahimit

“ Barra e tij u rëndua kështu që u rrit dhe shpërblimi i tij, sikur era e mirë që aroma e saj dyfishohet nga djegia.”

Besimi është ngushëllimi i zemrave, forcimi i shpirtrave dhe gëzimi i zemrave në mes të luftës së kësaj bote. Nuk e njeh ëmbëlsinë e të jetuarit dhe mirësinë e jetës kush nuk zhytet në lumin e tij që rrjedh, në besim, derisa t’i ujiti shpirtin, ngjyros brendësin e tij nga ky ujë të vërshon mbi gjymtyrët e tij dhe pastron me të jetën e tij. “Cilindo mashkull apo femër që kryen vepra të mira, duke qenë besimtar, Ne do ta bëjmë që të kalojë jetë të bukur dhe do ta shpërblejmë sipas veprave më të mira, që ka bërë.” (En-Nahl 97)

Vërtetë jeta me besim është një jetë e mirë, bujare dhe qetë, para së cilës zvogëlohen malet e vështirësive dhe fatkeqësive dhe shemben pirgjet e kënaqësive dhe ambicieve. Besimi ka ëmbëlsi, siç është shprehur i dërguari ynë i nderuar, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të. Shijen e tij e gjen tek vetja dhe efektin në zemrën e tij, kushdo që e ka vendosur besimin në zemrën e tij me nënshtrim dhe mirënjohje dhe arrihet nëpërmjet tij përputhshmëria, nënshtrimi dhe dorëzimi. Kënaqësia e tij nuk përshkruhet, as e vërteta e tij nuk mund të kufizohet me fraza dhe fjalë, përkundrazi, është e vërtetë të cilën e njohin njerëzit e besimit dhe e kuptojnë atë një grup nga robërit e zgjedhur të Gjithëmëshirshmit.

Zoti na bëftë prej grupit të tyre dhe na ringjalltë nën shoqërinë e tyre. Zoti na bekoftë të gjithëve me Kuran dhe synet, e bëftë devotshmërinë ndaj Tij për ne mjet, armë dhe mbrojtje.

Zotit i kërkoj falje për vete dhe ju, tek Zoti kërkoni falje, me të vërtetë Ai është Shlyes dhe Falës i gjynaheve.

Hutbeja e dytë

Lavdërimet janë për Zotin. Lavdërimet janë për Zotin i Cili vazhdon të ju dhurojë mirësi dhe begati, dhe prej Mirësive të Tij zbret mbi ju shumë mirësi dhe begati, ju ka dhënë të gjitha llojet e bekimeve, nga Bujaria dhe Mirësia e Tij, ju ka dhuruar prej mirësive të Tij më shumë sesa mund të shpresonit, Ai ju dha nga dhuratat dhe begatitë e Tij atë që do të mjaftonte për atë që dëshironit. “Ai ka vënë në shërbimin tuaj natën dhe ditën. Ai ju jep gjithçka që i kërkoni.” (Ibrahim 33-34)

Paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të dërguarin tonë, Muhamedin, vula e të dërguarve dhe profetëve të Tij, sjellësi i mesazheve dhe lajmeve të Tij, mbi familjen dhe shokët e tij, mbi pasuesit dhe ndjekësit e tij. Paqja e Zotit qoftë mbi të gjithë, paqe e vazhdueshme deri në ditën e Kijametit.

Në vijim

O besimtarë dhe besimtare! Besimi i vërtetë nuk është një kuptim abstrakt, i ndarë nga faktet, apo një teori që nuk ka përkthim, kuptim në realitetin e jetës, ai është akide, besim me të cilin mbushet zemra, që mbush shpirtin me siguri, me qetësi, me kënaqësi dhe me lumturi. Pastaj mbulon gjymtyrët me veprim dhe pajtueshmëri, për tu zgjeruar rrezja e tij derisa vërshon me përsosmëri tek i gjithë njerëzimi me paqe, qetësi, dashuri, mirësi dhe drejtësi. Ai, besimi, e ngre besimtarin mbi ambiciet e një jete kalimtare dhe e ngre atë drejtë përsosmërisë njerëzore.

LEXO  Surja Ed-Duha - Medina 23.10.2020

Kjo fe madhështore erdhi për të riformuluar njerëzoren nga ana e mendjes, shpirtit, mendimit dhe sjelljes. Ai do jetë, kështu, në një nivel të qëndrueshëm të vlerave, moralit dhe transcendencës psikologjike, shpirtërore dhe mendore në këtë univers.

Besimi, në kuptimin e tij më të gjerë, është një lidhje midis krijesës dhe Krijuesit, dhe lidhje midis botës së dukshme dhe botës së padukshme. Ai, besimi, gjithashtu arrin integrimin midis njeriut, shpirtit, sjelljes dhe moralit të kësaj krijese të nderuar tek Zoti i Madhëruar. Kështu arrihet vullnetin e Tij, Allahut të Plotfuqishëm, ndaj krijimi i Tij, që besimi të mbush atë njeri me paqe psikologjike dhe qetësi shpirtërore, para se të vërshojë në tokë dhe ta popullojë atë duke vendosur mirësi dhe drejtësi, duke përhapur dashuri, paqe dhe mëshirë për mbarë botët. “Dhe Ne nuk të kemi dërguar ty (o Muhamed), veçse si mëshirë për botët.” (El-Enbija’ 107)

O ju besimtarë dhe besimtare! Dijeni se kjo është një nga ditët në të cilën kërkohen lutjet dhe përshëndetjet e shumta për zotërinë  e krijesave dhe më të mirën e njerëzimit. I dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, thotë: “ Vërtetë nga ditët tuaja më të mira është dita e xhuma, prandaj, në këtë ditë, shtoni salatet, lutjet për mua, sepse vërtetë lutjet tuaja më mbërrijë.”

O Zot, fale dhe mëshiroje zotërin e të parëve dhe të fundit, udhëheqësin e të dërguarve, vulën e  të gjithë profetëve,  mëshirën Tënde për mbarë botët, sa numri i librave Tu, sa ka shkruar stilolapsi Yt dhe sa njohuritë Tua të pafundme.

O Zot, të lutemi të jesh i kënaqur me të gjithë shokët e tij, Halifet e drejtë, zotërinjtë e udhëzuar,  Ebu Bekrin, Omerin, Othmanin dhe Aliun, me të gjithë shokët e të dërguarit Tënd, dhe me ne së bashku me ata, me Mirësinë dhe Kënaqësinë Tënde,  o më i Madhi Mëshirues.

O Zot, lartëso Islamin dhe muslimanët, poshtëro idhujtarinë dhe idhujtarët.

O Zot, bëj këtë vend të bekuar vend të mirësisë, lavdisë, sigurisë dhe besimit, të ruajtur dhe të mbrojtur o Zoti i botëve.

O Zot, ndihmo vëllezërit tanë në Palestinë kundër armikut Tënd dhe armikut të tyre. O Zot, jepu atyre fitore, bashko forcat e tyre dhe merr nën Kujdesin Tënd çështjen e tyre. O Zot,  bëje rrethin e zemërimit dhe hakmarrjes Tënde kundër armikut Tënd dhe armikut të tyre, o Zot i botëve, o i Fuqishëm, o i Gjithëpushtetshëm.

O Zot, jepi sukses udhëheqësit tonë, kujdestarit të dy xhamive të shenjta dhe zëvendësit të tij në atë që Do dhe je i Kënaqur, dhe merr udhëheqjen e tyre drejtë drejtësisë dhe devotshmërisë.

O Zot, bëje atë që vijnë dhe i trashëgojnë në të mirë dhe të dobishëm, për robërit, vendin, fenë dhe botën, në të tashmen dhe në të ardhmen, o Zot i botëve.

O Zot, kërkojmë nga Ti prej të mirës që Ti di, kërkojmë mbrojtjen Tënde nga e keqja që Ti di, dhe kërkojmë faljen Tënde për atë që Ti di, me të vërtetë Ti je Njohësi i të fshehtës.

Adhurues të Zotit! Përjetësoni mirësinë e Zotit tuaj me falënderimin ndaj Tij, ruani begatitë e Tij duke pasuar urdhrat e Tij, dhe këmbëngulni me lutjet drejtuar Atij dhe me përmendjen e Tij.

“I Lartësuar qoftë Zoti yt, Zoti i Madhështisë e i Lavdisë, mbi çfarë i atribuojnë ata! Paqja qoftë mbi të dërguarit, Të gjitha lavdet e falënderimet qofshin për Allahun, Zotin e botëve!” (Es-Saffat 180-182)

Afrim Smakaj

https://www.facebook.com/3teshenjta/videos/366885169814473

Post Author: endrit