Hutbe e ditës së xhuma nga Medineja e Ndritshme 25-04-1447 H 17-10-2025 D
Shejh Dr. Ahmed Bin Ali Hudhejfe
Tema “ Lutja është adhurim ”
Vërtetë lavdrimet janë për Zotin, Atë e lavdërojmë prej Tij ndihmë dhe falje kërkojmë. Zotit i kërkojmë mbrojtje nga të këqijat e veteve tona dhe nga veprat tona të këqija. Atë që e drejton Allahu s’ka gjë që e humbet, e ai që e humbet veten e tij s’ka kush e udhëzon veç Tij.
Dëshmoj se nuk ka Zot tjetër veç Allahut, Një i Vetëm dhe pa shok.
Dëshmoj se i dërguari ynë, Muhamedi, është rob i Zotit dhe i dërguari i Tij.
“O besimtarë! Kijeni frikë Allahun ashtu si i takon Atij dhe vdisni vetëm duke qenë muslimanë!” (Al ‘Imran 102)
“O njerëz! Frikësojuni Zotit tuaj, i Cili ju krijoi prej një njeriu të vetëm, e nga ai krijoi bashkëshorten e tij, kurse prej atyre të dyve krijoi shumë meshkuj e femra. Dhe frikësojuni Allahut, me emrin e të Cilit ju kërkoni të drejtat e ndërsjella dhe ruani lidhjet farefisnore. Se vërtet, Allahu është përherë Mbikëqyrës mbi ju.”(En-Nisa’ 1)
“O besimtarë, frikësojuni Allahut dhe thoni vetëm të vërtetën. Ai do t’jua bekojë veprat tuaja dhe do t’jua falë gjynahet. Kush i bindet Allahut dhe të Dërguarit të Tij, do të arrijë një fitore madhështore.”(El-Ahzab70-71)
Në vijim
Vërtetë frika, devotshmëria ndaj Zotit është kurora e dinjitetit dhe vlerave, dhe ngritje në gradat dhe pozitat më të larta. Kush i përmbahet asaj është kapur me lidhjen më të fortë të fesë dhe ka ndjekur rrugën e njerëzve të besimit, të vërtetës dhe të bindjes. “O besimtarë! Frikësojuni Allahut dhe bëhuni me ata që janë të sinqertë (në fjalë dhe në vepra)!” (Et-Teube 119)
Vëllezër të besimit!
Vërtetë jeta reale e njeriut, të cilin e ka nderuar dhe vlersuar Zoti para të gjitha krijesave të tjera, është jeta përmes zemrave dhe shpirtrave, dhe jo jeta e tyre përmes trupave dhe gjërave materiale. Vërtetë esenca, baza e kësaj jete nga e cila shpirtrat marrin dritën dhe shkëlqimin e tyre, dhe nga e cila zemrat marrin ushqimin dhe freskinë e tyre është fuqia e besimit në Zot dhe lidhja me Të, Dhuruesi i fuqisë dhe Furnizuesi i mirësive. Zoti i Plotëfuqishëm thotë: “ A barazohet i vdekuri që Ne e ngjallëm dhe i dhamë dritë me të cilën ecën midis njerëzve, me atë që është në errësirë e nuk mund të dalë prej saj?! Kësisoj, jobesimtarëve u duken të bukura veprat që bëjnë.” (El-En’am 122)
Njerëzit shpesh janë të zënë, shpërqendrohen nga qëllimet për arsye të shkaqeve, me guaskat në vend të bërthamës, dhe janë të zënë me Krijuesit të shkaqeve dhe Menaxhuesin e tyre dhe e neglizhojnë Atë që i kontrollon dhe i përcakton ato. Ajo është gjë e rëndësishme me të cilën duhet të merremi nga ligjshmëria universale e Zotit, argumentet e shpalljes së tij legjitime dhe ndikimet e tyre në jetën e kësaj bote, por besimtari e vendos atë në vendin e vet. Ai nuk e tejkalon kufirin që ka përcakuar shpallja dhe transmetimi dhe nuk e ulën atë poshtë vetes, por e lë atë pasdore me neglizhencën e njerëzve dembel, që mbështeten më kot, dhe injorantë. Për këtë arsye besimtari nuk neglizhon ndaj të vërtetave të besimit, ndaj udhëzimeve hyjnore dhe praktikave, syneteve profetike, por bashkon në mes të pajtueshmërivë të sheriatit dhe plotësimit të dëshirave të tij. Gjymtyrët e tij janë të zëna duke punuar mbi arsyet dhe zemra e tij është e lidhur me Zotin e krijesave. Duke u mbështetur vetëm tek Ai dhe jo tek dikush tjetër veç Tij dhe duke ju lutur Atij me dëshirë, me frikë dhe me detyrim, me monoteizëm, duke e Njësuar Atë, me besim, me nënshtrim dhe me përulësi. Këto janë aspekte plotësuese që kombinojnë besimin në zemër dhe lidhjen me Zotin e Plotfuqishëm dhe marrjen në konsideratë të shkaqeve dhe fenomeneve. Kurani, në disa vende, na mëson lidhjen në mes lutjes dhe kërkimit të strehimit tek Zoti dhe marrjes në konsideratë të shkaqeve e dukshme. Meditoni në fjalën e Zotit ë Plotëfuqishëm që thotë: “ Dhe kur u përballën me Xhalutin dhe ushtrinë e tij, thanë: “Zoti ynë! Na pajis me durim, na forco këmbët tona dhe na ndihmo kundër këtij populli jobesimtar!” (El-Bekare 250) Kjo në forcim të besimit në Zot, në përkujtim të besimtarit për nevojën e tij për Zotin e tij dhe në lidhje të shkaqeve dhe çështjeve me Krijuesin e tyre. Atëhere kur kjo e vërtetë mungon ose është e dobët në mendje dhe në kuptime, njerëzit bien në thellësinë e konfuzionit dhe iluzioneve, dhe kalojnë përmes një vale ankthi, frike dhe tranzicioni. Rruga e vetme drejt shpëtimit është vetëm përmes ndezjes së llambës së besimit në zemra dhe forcimit të lidhjeve me Zotin. Siç tregojnë për këtë faktet e shpalljes dhe e përfaqësoi, dha shëmbullin për këtë bartësi i mesazhit Hyjnor, i dërguari i Allahut, paqja dhe mëshira e Zotit qoftë mbi të, gjatë jetës së tij aromatike dhe sunetit të tij të pastër.
O besimtarë dhe besimtare! Nga thesaret më të mëdha të besimtarit në jetën e kësaj bote me besimin në Zot, me lidhjen e zemrës me Të dhe me mbështetjen e sinqertë tek Ai, janë lutjet e shumta dhe mbështetja e përhershme tek Zoti në të gjitha rrethanat. Për atë që në kohët e tij më të mira, është më i njohuri me Zotin, i frikësohet më shumë Atij dhe ka shpresë më të madhe tek Ai, Zoti do të jetë më afër dhe në ndihmë të tij në momente më të vështira të tij. Ibn Abasi, Zoti qoftë i kënaqur me të, tregon se kam qenë pranë të dërguarit të Allahut, paqja dhe mëshira e Zotit qoftë mbi të, dhe më ka thënë: “ O djalë, a dëshiron të të mësoj disa fjalë me të cilat Zoti do të bëjë dobi?” I kam thënë: “ Pa tjetër që po.” Ai ka thënë: “Ruaje Allahun, Ai do të të ruajë ty. Ruaje Allahun, do ta gjesh gjithmonë para vetes. Njihe Zotin kur je në momente të mira që Ai të njohë kur të jesh në vështirësi. Kur të kërkosh diçka, kërkoje vetëm prej Zotit. Kur të kërkosh ndihmë, kërkoje vetëm prej Zotit. Janë ngritur lapsat dhe janë tharë fletat. Dije se, sikur i gjithë njerëzimi të bashkohen të të sjellin ndonjë dobi, të cilën nuk ta ka shkruar Zoti, nuk do kenë mundësi ta bëjnë. Sikur i gjithë njerëzimi të bëhen bashkë të të dëmtojnë me ndonjë gjë, të cilën Zoti nuk e ka shkruar për ty, nuk do të kishin mundësi ta bënin.” Vërtetë lutja është nga format më të bukura të besimit dhe nga shenjat më të bukura të nënshtrimit ndaj Zotit. Nga Nu’man Ibn Beshiri, Zoti qoftë i kënaqur me të, tregohet të ketë thënë se e ka dërgjuar të dërguarin e Allahut, paqja dhe mëshira e Zotit qoftë mbi të, duke thënë: “ Lutja është adhurimi.” Dhe pastaj ka lexuar fjalën e Zotit të Plotëfuqishëm që thotë: “ Zoti juaj ka thënë: “Lutmuni Mua, se do t’ju përgjigjem! Me të vërtetë, ata që e përçmojnë adhurimin Tim, do të hyjnë në Xhehenem të poshtëruar!”( Gafir 60) Sa e bukur është fjala e Zotit tonë Bujar në librin e Tij të Urtë, Kuran, ku i fton robërit e Tij që t’i luten Atij dhe të qëndrojnë pranë portës së Tij: “ Kur robërit e Mi (besimtarë) të pyesin për Mua, (thuaju se) Unë jam pranë, u përgjigjem lutjeve të lutësit, kur ai më lutet Mua. Prandaj, le t’i përgjigjen thirrjes Sime dhe le të Më besojnë Mua, për të qenë në rrugë të drejtë.” (El-Bekare 186)
Zoti na begatoftë të gjithëve në librin e Tij, në Kuran dhe në sunet, bëftë devotshmërinë tonë ndaj Tij furnizim dhe mburojë për ne.
Zotit i kërkoj falje për vete dhe për ju, me të vërtetë Ai është Falës i Madh, Mëshirues.
Hutbeja e Dytë
Lavdërimet janë për Zotin. Lavdërimet janë për Zotin, Ai i Cili meriton lavdërimet dhe falënderimet, Dhurues i begative dhe mbulimit, lavdërim që drejton jetën e njeriut, ëmbëlson anët e tij dhe ndriçon rrugën e tij. Lutjet dhe përshëndetjet janë për zotërinë e të gjithë njerëzimit dhe vulën e profetëve, të dërguarin tonë Muhamedin, për familjarët dhe për shokët e tij të mirë e të pastër, dhe mbi pasusit e tyre me mirësi deri në ditën e shpërblimit, ditën e Gjykimit, sa kohë që të ketë bubullima dhe të dëgjohen dhe të shkëlqejnë vetëtima në këtë univers, o Dhuruesi i Mirësive dhe më i Larti.
Në vijim
O besimtarë dhe besimtare! Vërtetë kush studion dhe mediton në historinë e të dërguarit tonë, paqja dhe mëshira e Zotit qoftë mbi të, do gjejë një jetë të mbushur plot me lutje dhe kërkesa ndaj Zotit të tij, me kërkim falje dhe pendesë, me këmbëngulje, lidhe dhe përgjërim. Nuk ka kaluar asnjë orë nga orët e jetës së tij, paqja dhe mëshira e Allahut, qoftë mbi të, pa qenë i lidhur me Zotin, nënshtrimit para portës së Tij dhe strehimit tek Madhështia e Tij. Sepse ai është njeriu më i njohur me Zotin dhe më i frikësuari prej tyre nga Sunduesi i tij, sikurse ai është më i dituri prej tyre me ligjshmëritë e Tij universale dhe Fuqisë së Tij, e cila qëndrojnë pas të gjitha shkaqeve.
Vërtetë për besimtarin lutja është armë, shigjetat e së cilës nuk dështojnë dhe nuk e humbasin rrugën. Ajo është furnizimi i tij në kohë vështirësie dhe begatie dhe përgatitja e tij kohë të mira dhe në sprova, fatkeqësi, me të cilën, lutjen, kërkon prej Zotit të tij re bekimesh, mirësishë, dhe largon me të caktimin e keq. Prandaj jini të sinqertë me lutje tek Zoti, në Dorën e të Cilit janë depozitat e dhuratave dhe dëshirave, i Fuqishmi dhe i Vetmi që e ka të mundur të largojë fatkeqësitë dhe të vështirat. Zoti i Plotëfuqishëm ka thënë: “ Është Ai që ju tregon shenjat e Tij dhe ju zbret riskun prej qiellit. Por askush nuk e kujton këtë, përveç atyre që kthehen tek Ai të penduar. Andaj, lutjuni Allahut me adhurim të sinqertë për Të, edhe nëse këtë e urrejnë jobesimtarët!” (Gafir 13-14)
Shtoni sa më shumë lutjet dhe përshëndetjet për zotërinë e krijesave dhe më të mirën e njerëzimit, në këtë ditë të xhuma dhe në të gjitha ditët e tjera. O Zot, fale, mëshiroje dhe bekoje të dërguarin tonë Muhamedin, familjen dhe të gjithë shokët e tij të nderuar, ata që ecën në gjurmët e tij, ndjekin sunetin e tij dhe qëndron në rrugë të drejtë, dhe me ne së bashku me ata me Bujarinë dhe Mirësinë Tënde, o Poseduesi i Mirësive dhe Begative.
O Zot, lartëso Islamin dhe muslimanët, përmirëso gjendjen e tyre në çdo kohë dhe në çdo vend, o më i Madhi Mëshirues, dhe ndihmoi ata kundër armikut Tënd dhe armikut të tyre, o Zoti i botëve.
O Zot, bëj këtë vend të bekuar, të cilin e ke bërë djep të mesazhit dhe shpalljes Tënde të fundit, përmbyllëse, lindje të diellit të udhëzimit Tënd dhe synim të zemrave të robërve Tu besimtarë, të sigurt dhe të mbrojtur, fenar të mirësisë, drejtësisë dhe paqes, o Zoti i botëve, o më i Madhi Bujar.
O Zot, ruaj kujdestarin e çështjeve tona, kujdestarin e dy xhamive të shenjta, dhe zëvendësin e tij, princin e kurorës, me rojet e Tua, mbroji ata me mbrojtjen Tënde dhe jepu sukses atyre nga suksesi Yt. O Zot, jepu atyre të dyve sukses nga suksesi Yt në atë që është e mira e popullit dhe vendit, në të tashmen dhe në të ardhmen, dhe në atë që është përmirësimi i Islamit dhe muslimanëve, o Zoti i botëve. Shpërbleji ata të dy për kujdesin e tyre ndaj dy xhamive të shenjta dhe shërbimin ndaj atyre që i vizitojnë ato, me shpërblimet më të mira në të dy botët, o Zoti i botëve.
O Zot, kërkojmë nga Ti prej të mirës që Ti di, kërkojmë mbrojtjen Tënde nga e keqja që Ti di, dhe kërkojmë faljen Tënde për atë që Ti di, me të vërtetë Ti je Njohësi i të fshehtës.
“Zoti ynë, na jep të mira në këtë botë, na jep të mira në botën tjetër dhe na ruaj nga dënimi i Zjarrit (të Xhehenemit)”. (El-Bekare 201)
Adhurues të Zotit! Përjetësoni mirësinë e Zotit tuaj me falënderimin ndaj Tij, ruani begatitë e Tij duke pasuar urdhrat e Tij, këmbëngulni me lutjet drejtuar Atij dhe me përmendjen e Tij.
“I Lartësuar qoftë Zoti yt, Zoti i Madhështisë e i Lavdisë, mbi çfarë i atribuojnë ata! Paqja qoftë mbi të dërguarit, Të gjitha lavdet e falënderimet qofshin për Allahun, Zotin e botëve!” (Es-Saffat 180-182)
Afrim Smakaj