Muaji Rexhep dhe reflektime mbi gjendjen e muslimanëve

Hutbe e ditës së xhuma nga Xhamia El Aksa   03-07-1446 H    03-01-2025 D

Shejh Muhamed Selim  

Tema  Muaji Rexhep dhe reflektime mbi gjendjen e muslimanëve

Lavdërimet janë për Zotin, me Mirësinë e Tij plotësohen të gjitha të mirat. Ai do japë leje  që lufta të marri fund dhe do japë leje që të burgosurit të çlorohen nga robëria e tyre, sepse çdo gjë tek Ai është me caktim dhe ka afat të njohur, për Të. Lavdërimet janë për Zotin për çdo situatë. Tek Ai llogarisim dëshmorët, të plagosurit dhe të dëmtuarit nga populli ynë. O Zot, të lutemi që të marrësh nën përkujdesjen Tënde njerëzit tanë në Gaza, fëmijët e tyre, gratë e tyre dhe të sëmurët e tyre. Të lutemi që të marrësh nën përkujdesjen Tënde urinë e tyre, frikën e tyre, etjen e tyre dhe gjithçka që i shqetëson ata.

O Zot, të lutemi që të marrësh nën përkujdesjen Tënde popullin tonë, mbro gjakun e tyre dhe bashko fjalët e tyre në atë që Ti je i kënaqur. O Zot, të lutemi që të marrësh nën përkujdesjen Tënde xhaminë e Aksasë dhe të lutemi që të marrësh nën përkujdesjen Tënde ata që janë të lidhur me atë vend deri në Ditën e Kiametit.

Dëshmoj se nuk ka Zot tjetër veç Allahut, Një i Vetëm dhe pa shok, sepse çdo gjë e jona është në Dorën e Tij, nuk i frikësohemi dikujt tjetër përveç Tij, sepse gjykimi i Tij bie mbi ne, e ne jemi të kënaqur me Atë dhe sepse caktimi i Tij është drejtësi mbi ne. Atij i dorëzohemi, nënshtrohemi, na ka premtuar se përfundimi i mirë është për ne dhe ka thënë: “ Fundi i lumtur u takon atyre që i frikësohen Allahut.”(El-A’raf 128)

Ne jemi të bindur se jemi populli që e meritojmë këtë fund të mirë, të lumtur.  

Dëshmoj se zotëria ynë, Muhamedi, është rob i Zotit dhe i dërguari i Tij, dëshmoj se Isai është rob i Zotit dhe i dërguari i Tij, dhe Fjalën e Tij, të cilën ia ka dërguar Merjemes, si dhe shpirt (i krijuar) nga Ai. O Zot, fale, mëshiroje dhe bekoje poseduesin e pozitës së lavdëruar dhe luginës së bekuar, mbi familjen dhe të gjithë shokët e tij, dhe mbi ata që i pasojnë në mirësi deri në ditën e Fundit.

Në vijim

O ju besimtarë! Kemi hyrë në fillimin e një viti të ri gregorian, fillimi i të cilit përkon me fillimin e muajit Rexhep. Viti i ri Gregorian ju kujton njerëzve Isain, paqja dhe bekimi i Zotit qoftë mbi të, dhe na kujton nënën e tij Merjemin. Ndërsa muaji i Rexhepit na kujton  zotërinë tonë, Muhamedin, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, dhe na kujton fenë e drejtë, për të cilën njerëzimi po na lufton.

O ju muslimanë! Sa i përket të ndershmes Merjem, ajo ishte nga gratë e para të lidhura, të vendosura në xhaminë e bekuar të Aksasë. Nëna e saj është zotuar se do t’ia përkushtonte atë totalish Bejtul Mukades, shtëpisë së shenjtë të Zotit, dhe se do t’i përkushtohej adhurimit të Zotit në këtë shtëpi, Aksa. Merjemja dhe nëna e saj janë nga femrat e para që kanë praktikuar lidhjen në xhaminë e Aksasë. Aksa për të cilën na ka lajmëruar i dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, se ajo është toka e lidhjes ekzistuese dhe që do të zgjasi deri sa të bëhet Kijameti, dhe ka thënë: “ Do të vazhdojë një grup nga umeti im të vendosur në të vërtetën, në fenë e Zotit, do të përballen me armikun e tyre, nuk i dëmton ata se kush i tradhton, apo i braktisën, përveç se çfarë i godet ata nga fatkeqësitë deri sa të ju vijë urdhëri i Zotit duke qenë në këtë gjendje.” Kanë thënë: “ E ku janë ata o i dërguari i Allahut?” I dërguari i Zotit ka thënë: “ Në Bejtul Makdis, Kud’s dhe rrethinat e tij.”

O adhurues të Zotit! Ndërsa femra muslimane në Bejtul Makdis, Kud’s dhe rrethinat e tij e ka obligim që të kujdeset për edukimin e vetes së saj dhe të fëmijëve të saj që të ndjekin fenë e tyre dhe të marrin shembullin e Merjemes dhe nënës së saj në kthimin për tek Zoti dhe bindjen ndaj Tij,  dhe  ta kthejë shtëpinë e saj vend për një familje të përkushtuar ndaj Islamit, fe, me të cilën Zoti e ka nderuar atë.

O ju të lidhur me këtë vend! Ndërsa muaji i Rexhepit, muaj në të cilin kemi hyrë në ditët e para të tij, nga rastet të cilat i kujtojnë muslimanët në këtë muaj dhe festojnë në të, është mrekullia e Israsë dhe Miraxhit për në xhaminë e Aksasë, që është toka me të cilën është lidhur Merjemja dhe të tjerë përveç saj nga njerëzit e mirë. Prandaj, merrini ata shembull dhe model në mënyrë që të jeni nga të drejtët dhe të ndershmit tek Zoti i botëve.

O besimtar! Israja dhe Miraxhi është vërtetim për të drejtën absolute të muslimanëve në Aksa, të cilën Allahu e ka quajtur Mesxhid, xhami. Termi Mesxhid, xhami përdoret vetëm për t’iu referuar një vendi lutjeje për muslimanët, që janë nga pasues të Muhamedit, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të. Allahu i Madhërishëm dhe i Lartësuar ka thënë: “ I lavdëruar qoftë Ai që e mbarti robin e Tij (Muhamedin) natën nga Xhamia e Shenjtë (në Mekë) në Xhaminë e Largët (të Jeruzalemit), rrethinën e së cilës e kemi bekuar…” (El-Isra’ 1) Aksa është vakëf, trashëgimi Islam dhe ajo është xhamia e muslimanëve, nga pasuesit e Muhamedit, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, në momentin e zbritjes së këtij ajeti fisnik dhe para tij, që në momentin që është ndërtuar në Kud’s pas ndërtimit të xhamisë së shenjtë në Meke, Qabes, me katërdhjetë vite, me urdhrin e Allahut të Madhërishëm. Kjo, në një kohë në të cilën nuk ka pasur pasues të Librave, Ehlul Kitab, të krishterë dhe hebre, në qytetin e bekuar, në Kud’s. E si mund të kërkojnë ata të drejtë në të?! Madhërimi është për Ty Zoti im, me të vërtetë kjo është një gjë për tu habitur.

LEXO  Të mirat dhe përfitimet nga obligimi i agjërimit

O muslimanë! Aksa është Bejtul Makdis, Kudsi, sikurse e ka quajtur i dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, me këtë emër dhe ka thënë: “ Deri sa kam mbërritur në Bejtul Makdis, Kud’s dhe kam falur në të dy rekat namaz.”

O besimtarë! Merrni vendet e adhurimit tuaj në Aksa sikurse e ka marrë Merjemja vendin e saj në të dhe shpeshtoni udhëtimin tuaj drejt saj, Aksasë, në të gjitha namazet tuaja, sikurse kanë shpeshtuar i dërguari juaja, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, sahabet, shokët e profetit dhe tabi’inët pas tyre, udhëtimin e tyre për në to.

O muslimanë! Aksa është quajtur me këtë emër për disa arsye: Më e rëndësishmja prej të cilave është se ajo është e shenjtë, dhe larg papastërtisë dhe fëlliqësisë. Prandaj, ne nuk pranojmë përdhosjen e saj në asnjë mënyrë dhe nuk pranojmë ta sulmojnë atë me gjëra të pista materiale apo morale.

O ju të lidhur me këtë vend! Në natën e Miraxhit, Isai, i biri i Merjemes, duke qenë në qiellin e dytë,  mikpriti Muhamedin, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, duke i thënë: “Mirë se erdhe nga një vëlla dhe një profet.” Toka e Shamit do të jetë vendi ku do të zbresi Isai i biri i Merjemes, kur Allahu do ta lejojë atë për ta bërë këtë. Shami për të sigurinë, mbrojtjen e të cilit ka garantuar Allahu, dhe për ata që janë në të nga muslimanët. Shami, mbi të cilin është ngarkuar shtylla e Islamit.

O ju muslimanë! Isain, të birin e Merjemes, Allahu e ka quajtur Mesih, duke ju drejtuar nënës së tij, Merjemes, ka thënë: “ Allahu të jep lajmin e mirë për një (djalë që do të lindë me një) Fjalë prej Tij: emrin do ta ketë Mesih – Isa i biri i Merjemes…” ( Al ‘Imran 45)

O besimtarë! Emri Mesih ka kuptimin i Vërteti, ndërsa titulli i Mesihë është titulli i Dexhalit me një sy, të cilin do e vrasë Isai, i biri i Merjemes, në portën e Ludit, për ti dhënë fund fitneve dhe të këqijave të tij. Atëhere Zoti do ju dhurojë sundim të drejtë Islam, në metodën e profetit, për tu kthyer toka e shenjtë sikurse ka qenë, Arabe dhe Islame. Nga vendet e Shamit, Levantit, Zoti do të shkruajë historinë e një bote të re, të ndritur për fenë e Tij, për myslimanët dhe për njerëzit. Paqeja e drejtë dhe siguria e vërtetë do të zënë rrënjët e tyre në popull, sepse Islami është që do të sundojë njerëzit në atë kohë dhe jo sistemi botëror, global, i cili po mbulon njerëzit me shtypjen, padrejtësinë dhe tiraninë e tij. Në atë kohë do t’i jepet fund shtypjes së popujve, nuk do të sulmohet një grua muslimane, nuk do të vritet fëmijë, nuk do të shkatërrohet shtëpi dhe nuk do të ngelet fëmij i uritur, o zotëria ynë, Omer. Nuk do të pengohet asnjë mushkë në Irak, o prijësi i besimtarëve. Me të vërtetë, populli musliman nuk do të humbasë pas kësaj. Do të marri fund adhurimi i shejtanit, sepse Isai, paqja qoftë mbi të, do të vrasi dexhalin e tyre, shejtanin e tyre të madh.

O ju të lidhur me këtë vend! Zoti e ngriti Isain, të birin e Merjemes, pranë Vetes dhe se do të kthehet në fund të kohës për të qenë një nga shenjat e mëdha të Kijametit, për të sunduar sipas ligjit, legjislacionit të Muhamedit, paqja dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të, sepse të gjithë të dërguarit janë dërguar me fenë Islame. Ai, Isai do të zbresë nga qielli në Damask, sikurse ka ardhur në hadithet e sakta. Do të zbresi tek minareja e bardhë, në lindje të Damaskut. Në atë kohë Damasku do të jetë në qendër të vëmendjes së të gjithë botës. E para kësaj Shami do të jenë vend i një epopeje, beteje të madhe në mes muslimanëve dhe bizantinëve, në të cilën triumfi do të jetë për muslimanët, sikurse ka ardhur në Sahihun e Muslimit, nga Xhabir IBnn Abdullah, Zoti qoftë i kënaqur me të. Dhe ndoshta, e Zoti e di më së miri, ajo që po ndodh në tokën tonë në veçanti, dhe në botën përreth saj në përgjithësi, mund të jetë tregues i kësaj epopeje, beteje. Zoti i mëshiroftë ata prej jush që nxitojnë të kthehen në fenë e tyre ddhe e përqafojnë atë ashtu siç përqafon nëna fëmijën e saj pas ndarjes. Kjo është koha për t’u kthyer në fe, prandaj nxitoni të pendoheni, përmirësoni marrëdhëniet tuaja me Zotin dhe qëndrimin, pozitën tuaj para Tij.

O ju muslimanë! Isai, i biri i Merjemes, është profeti i paqes, i cili tha për veten e tij pasi Zoti e krijoi atë: “…dhe nuk më ka bërë të ashpër dhe të padëgjueshëm. Le të jetë paqja e shpëtimi mbi mua, në ditën që kam lindur, në ditën që do të vdes dhe në ditën që do të ringjallem!” (Merjem 32-33)

Isai nuk është as tiran dhe as i keq; Sepse tirani i keq është ai që vret dhe shkatërron, ndërsa sa i përket Isait, është i dërguari i paqes, nuk shkatërron dhe as nuk i vret njerëzit, siç bëjnë vende sot. Isai, djali i Merjemes, ishte paqe ditën që lindi në këtë botë, do të jetë paqe në ditën kur do të vdesi në varrin e tij dhe do të jetë paqe në Ditën e Gjykimit kur njerëzit dërgohen për të dalë para gjykimit.

LEXO  Xhamitë janë vetëm për muslimanët që adhurojnë Allahun

O muslimanë! Është e njohur për Isain të birin e Merjemes, se ai thoshte: “ Kush të godet në faqen tënde të djathtë, ktheja dhe tjetrën, kush dëshiron të grindet me ty, lëri atij rrobën tëndedhe bëjuni mirë atyre që ju urrejnë.” Ku janë vendet e botës në lidhje me këto mësime?! Ato janë vende që jo vetëm i kalojnë kufijtë, por i vrasin njerëzit padrejtësisht dhe në mënyrë agresive, nuk i lënë rrobe atyre që polemizojnë, armiqësohen me ta, përkundrazi, ia marrin rroben, ushqimin, pijen, shtëpinë e tij, ngrohtësinë dhe mirëqenien e tij, sikurse ata nuk u bëjnë mirë atyre që i urrejnë, por janë njerëz që urrejnë të tjerët nga inati dhe zilia.

O ju të lidhur me këtë vend! Muaji i Rexhepit është prej muajve të shenjtë dhe se padrejtësia në këtë muaj është më e rëndë se në muaj të tjerë. Allahu i Madhërishëm për muajt e shenjtë ka thënë: “ Prandaj, mos i bëni vetes dëm, duke i shkelur këta muaj!” (Et-Teube 36) Arabët në kohën e injorancës në muajin e Rexhepit përmbaheshin nga lufta,  i linin armët dhe ndalonin gjakderdhjen në të. Për këtë arsye e kanë quajtur atë me emrin Asam, i shurdhët, sepse në të nuk dëgjohej përplasja e armëve dhe as zërë i thirrësit për luftë. A do të thirret populli ynë që të përmbahet nga përçarjet, grindjet dhe luftimet dhe të konkurrojnë në mbështetje të mbajtjes fort pas Librit të Zotit, Kuranit, i cili përmban shpëtimin dhe unitetin e tyre, dhe shpëtimin e tyre nga poshtërimi, nënshtrimi, varësia dhe të qenit të vegjël?!  A do të ndalojnë sot vendet injorante nga padrejtësitë ndaj popullit dhe kombit tonë?! A do të ndalohet në këtë muaj gjakderdhja e njerëzve të pafajshëm?! Apo arabët në kohën e injorancën së tyre, kur ndaluan së luftuari, në muajin Rexheb, kanë qenë më të mençur se këto vende të cilat e bëjnë të keqen të mirë dhe e promovojnë atë?!

A ka padrejtësi më të rëndë se humbja e jetëve të pafajshme pa asnjë gjynah?! E nëse në ditën e Gjykimit, foshnja e varrosur për së gjalli do të pyetet për çfarë faji ishte vrarë, sa djem dhe vajza janë të varrosur për së gjalli me metoda bashkëkohore?! Ata do të pyeten në Ditën e Gjykimit se për çfarë gjynahi, faji u vranë? Sa të moshurarit dhe sa gratë do të pyeten në ditën e Gjykimit se për çfarë gjynahi, faji janë vrarë?! E përgjigja do të kërkohet prej atyre që i kanë vrarë ata, prej atyre që kanë marrë pjesë në vrasjen e tyre dhe prej artyre që e kanë miratuar vrasjen e tyre.

O besimtarë! Muhamedi dhe Isai, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, janë nga të përzgjedhurit prej të dërguarve dhe nga udhëheqësit e popujve, prej të cilëve Zoti mori besëlidhje për të mos bërë kompromis me fenë, për të mos qenë aleat me jobesimtarët dhe për të mos anuar nga ata. Ligji, legjislacioni i Muhamedit dhe Isait, si pjesa tjetër e ligjeve qiellore, parashikojnë ndërprerjen e kujdestarisë ndërmjet muslimanëve dhe jobesimtarëve. Kjo është ajo që e ka vërtetuar Zoti ynë me fjalëne Tij kur ka thënë: “ Ne lidhëm besën me ty (o Muhamed) siç bëmë me profetët e tjerë: me Nuhun, Ibrahimin, Musain dhe Isain, të birin e Merjemes. Ne lidhëm me ata një besë solemne.” (El-Ahzab 7) Prandaj, o robër të Zotit, ndiqni rrugën e Muhamedit, Isait dhe profetëve para tyre, mos bëni kompromisë në fenë tuaj, mos u bëni aleancë me një të pafe dhe mos u bëni shok me hipokritin. Në një hadith fisnik ka ardhur nga Ebu Hurejra, Zoti qoftë i kënaqur me të, se i dërguari i Zotit, paqja dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të, ka thënë: “ Si do të jetë puna juaj nëse i biri i Merjems, Isai, do të zbriste në mesin tuaj dhe udhëheqësi i juaj është nga ju, ndërsa në një transmetim tjetër, drejtimi i juaj prej jush. Drejtimi i juaj nga ju do të thotë se do të ju drejtojë, udhëheqi me librin e Zotit tuaj të Madhërishëm, me Kuran, dhe me synetin e të dërguarit tuaj, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të.”

Sa të etur jemi për librin e Allahut që të na drejtojë me legjislacionin e Tij, dhe sa të etur jemi për synetin e të dërguarit tonë, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, që ta marrim atë metodologji të jetës tonë. O Zot, na furnizo me atë që na udhëheqën me librin Tënd, Kuranin, dhe me synetin e të dërguarit Tënd, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, dhe na jep ne rrugëzgjidhje dhe lehtësim të shpejtë dhe të afërt.

Adhurues të Zotit! Vërtetë Allahu nuk i përgjigjet një zemre të shkujdesur dhe të hutuar, që harron Zotin. Prandaj luteni Allahun duke qenë të bindur në përgjigje.

Hutbeja e dytë

Lavdërimet janë për Zotin e botëve.

Dëshmoj se nuk ka Zot tjetër veç Allahut, Një i Vetëm dhe pa shok.

Dëshmoj se zotëria i ynë, Muhamedi, është rob i Zotit dhe i dërguari i Tij. O Zot, fale dhe mëshiroje Muhamedin, familjarët, bashkëshortet dhe pasardhësit e tij, siç e mëshirove Ibrahimin dhe familjen e tij.

O Zot, bekoje Muhamedin dhe familjen e tij, ssiç e bekove Ibrahimin dhe familjen e tij, në të dy botët me të vërtetë Ti je i Lavdishëm dhe i Madhërishëm.

LEXO  Mirësia e sigurisë dhe e ushqimit, mbështetje për popullin e Palestinës

Në vijim

O ju besimtarë! Allahu ka lavdëruar robin e Tij, Isain të birin e Merjemes, dhe ka thënë për të: “… do të jetë i nderuar në këtë botë dhe në tjetrën dhe një nga të afërmit e Allahut. Ai do t’u flasë njerëzve qysh i vogël në djep edhe si njeri i rritur dhe do të jetë nga më të mirët.” (Al ‘Imran 45-46) Isai, i biri i Merjemes është i nderuar dhe me pozitë, nga njerëzit e afërt tek Allahu i Madhërishëm dhe ai është prej robërve të drejtë të Zotit.

O muslimanë! Pozita, prestigji dhe lidershipi në këtë botë, sado arsye të keni, nuk do t’ju bëjnë dobi derisa të jeni prej të drejtëve, njerëzve vepër mirë. Prandaj përmirësoni pozitën dhe veprat tuaja, dhe bëhu prej atyre që janë afër Zotit tuaj, duke qenë të vendosur në fenë e Tij. E nuk do të jeni të vendosur në fenë e Tij deri sa të jetë Ahireti më i dashur për ju se kjo botë dhe çfarë ka në të.

Zoti ju mëshiroftë! Dijeni se Isai, paqja e Zotit qoftë mbi të, është nga të dërguarit që kanë mallkuar shikuesit e të ndaluarave dhe nuk kanë mohuar, kundlrshtuar ato. Allahu i Madhërishëm ka thënë: “ Ata izraelitë që ishin mohues, u mallkuan me gjuhën e Dautit dhe të Isait, të birit të Merjemes, për shkak se kundërshtonin, shkelnin çdo kufi dhe nuk e ndalonin njëri-tjetrin të bënin vepra të këqija. Eh, sa të shëmtuara ishin veprat që bënin ata!” (EL-Ma’ide 78-79)

O besimtarë! Gjërat e neveritshme, të këqija në mes nesh janë të dukshme dhe heshtja për mohimin, kundlrshtimin e tyre është e keqe. Konsensusi i dietarëve është se ndalimi nga e keqja është obligim për ata që mund ta bëjë atë, që është i sigurt nga dëmtimi i vetes dhe i muslimanëve, prej asaj vepre. E nëse frikësohet prej saj, le ta mohojë atë me zemrën e tij, ta shmangë këtë të keqe dhe të mos shoqërohet me të. O muslimanë, dijeni se nuk është kusht që ai që ndalon nga e keqja të jetë i lirë, i pastër, nga gjynahet, por se juristët Islam kanë thënë: “ Të pabindurit ndalojnë njëri-tjetrin.” Derisa disa dijetarë të Usulit, bazave të fesë, kanë thënë: “ Është obligim për ata që pinë alkool të ndalojnë njëri-tjetrin, prej alkoolit.”

Zoti mëshëroftë ata në mesin tuaj që di dhe vepron! Zoti mëshiroftë ata në mesin tuaj që dëgjojnë dhe lajmërojnë! Zoti mëshiroftë ata në mesin tuaj që ndalojnë nga e keqja dhe e kundërshtojnë atë! 

O adhurues të Zotit! Ndërsa muajtë e shenjtë, prej të cilëve është dhe muaji i Rexhepit, kur Allahu i ka përmendur në Kuran, ka thënë për ta: “…sipas besimit të drejtë.” (Et-Teube 36) 

O ju të lidhur me këtë vend! I dërguari juaj, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, ju ka lënë trashëgim fenë, besimin e drejtë, i cili është legjislacioni i Tij dhe bindja e Tij, prandaj mos i bëni vetes tuaj padrejtësi me idhujtari, të bërit shok Zotit, me hipokrizi, me gjynahe dhe me moral të keq. Përmbajuni fesë së drejtë me Kud’sin tuaj, me Aksanë tuaj dhe me popullin tuaj një dorë e vetme, të bashkuar, si një zemër e vetme dhe një trup i vetëm të bindur ndaj Zotit të Madhërishëm, dhe në pasim në udhëzim të dërguarit të Tij, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të. Allahu është mbrojtësi juaj. Ai është mbrojtës dhe mbështetës i mrekullueshëm! Xhamia e Aksasë është xhami e juaj, sa e mrekullueshmë është lidhja me të deri në ditën e Kijametit.

O Zot, të lutemi të jesh i kënaqur me të lidhurit në Bejtul Makdis, Kud’s dhe rrethinat e tij.

O Zot, bëje Aksanë tonë të sigurt me sigurinë Tënde, krenare me Krenarinë Tënde, triumfuese me ndihmën Tënde të qartë.

O Zot, ndihmo fenë tonë dhe forcoje atë në tokë, unifiko rradhët tona në bindjen ndaj Teje dhe kënaqësinë Tënde, dhe mos lejo që të mbizotërojnë mbi ne jobesimtarët, hipokritët dhe armiqtë e fesë.

O Zot, të lutemi që të marrësh nën përkujdesjen Tënd Gazan dhe fëmijet e saj, shtëpitë e saj, çadrat e saj, të sëmurët në të, të uriturit dhe të eturit në të, femrat dhe të moshuarit e saj, të lutemi të jesh Mbrojtës për ata, o më i Miri Kujdestar.

O Zot, mbroji ata nga fatkeqësitë që Ti dërgon, o Zot, ruaj ata me syrin Tënd që nuk flenë kurrë, strehoi ata me forcën Tënde e cila nuk pakësohet dhe mëshiroi ata me mëshirën Tënde, sepse ata nuk do të humbin sa kohë që Ti je shpresa e tyre. Mëshiroi ata me mëshirën Tënde, nuk do të humbin kur Ti je shpresa e tyre. O Zot, ruaj ata me fuqinë Tënde të plotë, çliroji ata nga shqetësimet e tyre. Madhërimi është për Ty, Zoti ynë, Ti je më i Madhi, më Madhështori dhe më i Fuqishmi, nga ajo çfarë frikësohemi dhe paralajmërojmë. S’ka Zot tjetër përveç Teje, Ti je i Vetëm i pa shok! S’ka Zot tjetër përveç Teje, për Ty është pushteti dhe lavdërimet! S’ka Zot tjetër përveç Teje, s’ka forcë dhe s’ka fuqi tjetër përveç Teje!

O Zot, prano dëshmorët, mundëso lirinë e të burgosurve, shëro të plagosurit tanë, shpëto të sprovuarit nga ne, largo nga ne shqetësimet, fal nga ne rrëshkitjet dhe na ngre ne tek Ti në gradë të larta.

O Zot, na fal ne, baballarët dhe nënat tona, bashkëshortet tona, fëmijët, djemtë dhe vajzat tona, vëllezërit, motrat dhe njerëzit tanë. O Zot, fali muslimanët dhe muslimanet, besimtarët dhe besimtaret, të gjallët prej tyre dhe ata që kanë ndërruar jetë.

Ti që fton për namaz, fto në namaz!

Afrim Smakaj

https://www.facebook.com/3teshenjta/videos/1256133895615946

Post Author: endrit