Lavdërimet për Zotin që na bëri vëllezër dhe na bëri të jemi në xhaminë e Aksasë.
Lavdërimet për Zotin që na ka bërë të jemi të lidhur me njëri tjetrin dhe fqinjë. Madhërimi i takon Zotit tonë që i ka kushtuar rëndësi të drejtës së fqinjit, derisa profeti paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, mendoj se fqinji do ti bëhej pjesë nga trashigimtarët e afërt kur ka thënë: “Vazhdonte Xhebraili më këshillonte për fqinjin, derisa mendova se do të më trashigojë.”
O besimtarë ! Nëse të falenderon fqinji, i afërmi, shoku, përgëzohu, e nëse nuk të falenderon, kujdes dhe ndrysho.
Dëshmoj se nuk ka Zot tjetër veç Allahut, Një i Vetëm i pa Shok që ka thënë : “ Në të vërtetë , Allahu urdhëron drejtësinë , mirësinë…”( En-Nahl 90) Drejtësi është të përmbushësh të drejtën tënde dhe tu japësh të tjerëve të drejtën e tyre. Mirësi është të tërhiqesh nga e drejta jote apo diçka nga ajo që ti ke të drejtë dhe të japësh më shumë se çfarë je i detyruar. Këto janë nga cilësitë sifatet e banorëve të xhennetit për të cilët Allahu xh.sh ka thënë: “ E mposhtin zemërimin dhe ua falin fajet njerëzve.” (Al Imran 134)
Dëshmoj se zotëria jonë Muhamedi është rob dhe i dërguar i Zotit, na ka lajmëruar ne dhe ai është i njohur për besnikëri: “ se Allahu xh.sh merr hakun e fqinjit që i është bërë padrejtësi nga fqinji i tij.”, dhe se llogaritë e para janë në mes fqinjëve. Ka thënë : “ Dy armiqtë (të ndarët) e parë ditën e kijametit do të jenë dy fqinjë.”
O besimtarë falenderues , mos u bëj armik i fqinjit tënd në këtë botë dhe armik i ti dhe në botën tjetër, sepse do të jeshë nga ata që meritojnë ndëshkim.
O Zot fale,mëshiroje dhe bekoje të dashurin tim dhe tuajin Muhamedin, sjellësi i mesazhit, mundësuesi i ndërmjetësimit. O Zot fali dhe mëshiroji familjen dhe shokët e tij, dhe ata që i pasojnë me mirësi.
O Zot fale çdo burrë dhe grua , të vogël dhe të madh nga banorët e Shtëpisë së shenjtë Bejtul Mak’dis dhe rrethinat e sajë , të qëndrueshmit dhe të duruarit, të pathyeshmit deri në ditën e kijametit. Në vijim
O ju muslimanë! O ju muslimane! Lidhja me Bejtul Mak’dis nuk është vetëm falja e pesë kohevë të namazit në Xhaminë Aksa, apo të marrit pjesë në mësime që zhvillohen këtu, apo të jeshë në mexhlise ku përmendet Allahu xh.sh, duke u kënaqur me aromën e luleve në të , vizitat në të, dhe vetëm këto. Por lidhja me Bejtul Mak’dis është më e madhe se kaq dhe demostrohet në disa forma, dhembshurija dhe ndjeshmeria me njëri-tjetrin, të afruarit dhe të bashkuarit me njëri- tjetrit , të ndihmuarit, përkrahurit, bashkpunimi në të mirë dhe devotshmëri , të larguarit nga armiqsia dhe të ndaluarat, të vlersuarit e të drejtës së muslimanëve mes njëri tjetrit, të vlerësuarit e të drejtave të fqinjit tënd, të duruarit e njëri tjetrit, kështu forcohet lidhja, të gjitha këto o muslimanë tregojnë lidhjen e muslimanit me Bejtul Mak’dis.
Profeti paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të , ka thënë: “ Lidhja apo të ruajtur e lidhjes një ditë dhe natë, është më e mirë se agjërimi dhe të falurit natën në një muaj.” Nëse dikush sillet mirë me të afërmit, dhe ka bërë durim ndaj fqinjit të tij, ka praktikuar ato cilësi që përmenda më lartë , të gjitha apo një pjesë të tyre, ka fituar shpërblimin sikur të kishte agjëruar një muaj dhe falur namaz nate një muaj.
O besimtarë dhe besimtare! Nëse ndonjërit nga ju i ndodhën një fatkeqsi, apo është në rrezik natën apo ditën qoftë, më i pari që do të ju vijë në ndihmë është fqinji, para të gjithë të afërmve dhe miqve tuaj. Nëse nuk ke fqinjë dije se je i dobët, sepse në çdo moment dhe në çdo gjendje të duhet fqinji. Prandaj e drejta e tij tek ti është e madhe. Dhe se është nga mungesa e besimit mos dhënija e të drejtës së fqinjit. Profeti, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, ka thënë: “ Pasha Atë në dorën e të Cilit është shpirti im , nuk ka besuar njeriu deri sa të dojë për fqinjin e tij ( ka thënë dhe për vëllain) atë që do për veten e tij.”
Prandaj kujdesni nga e drejta e fqinjit, duajini fqinjët tuaj, dhe silluni mirë dhe bëjuni mirë atyre, ndaloni së armiqsuari me ta, Allahu jua tërheqën vërejtjen duke ju thënë: “. Ata që i lëndojnë besimtarët dhe besimtaret, duke i akuzuar për diçka që nuk e kanë bërë, në të vërtetë, i kanë ngarkuar vetes fajin për shpifje dhe një gjynah të qartë.” (El-Ahzab 58)
O Zot të kërkojmë të na ruash nga të lënduari e fqinjëve, dhe të na ruash nga shpifjet dhe të bërit e gjynaheve .
O Muslimanë! Nëse përgjon dhe shikon femrat e fqinjëve tuaj, i ke bërë padrejtësi dhe ke bërë gjynah, nëse spiunon apo mundohesh të njohësh gjendjen e tyre, i ke bërë padrejtësi, nëse zbulon të fshehtat e tij dhe thua fjalë të këqija për të, i ke bërë padrejtësi. Nëse ngren zërin apo muzikën me zëra shqetësuese, i ke bërë padrejtësi. Nëse mban zogjtë apo kafshët në atë mënyrë që i bezdisën me erën e tyre apo me zërin e tyre fqinjët, i ke bërë padrejtësi. Nëse bën këto apo ndonjërën prej tyre ti je fqinj i keq dhe nuk je nga njerëzit e sjellshëm, nuk ke mirësi, nuk ke llogjikë.
Çdo të keqe që bën me fqinjët tuaj konsiderohet padrejtësi. Profeti paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, u ka thënë shokëve të tij: “ Çfarë thoni për imoralitetin? Kanë thënë: E ka ndaluar Allahu xh.sh, dhe i dërguari i Tij, prandaj ajo është haram e ndaluar deri në ditën e kijametit. Ka thënë: “ Imoraliteti i një burri me dhjetë gra është më i “lehtë” se imoraliteti i një burri me gruan e fqinjit.” Pastaj ka thënë i dërguari : “Çfarë thoni për vjedhjen?” Kanë thënë : E ka ndaluar Allahu dhe i dërguari i Tij , ajo është haram e ndaluar. Ka thënë profeti : “Vjedhja e dhjetë shtëpive nga një burrë është më e “lehtë” se sa vjedhja e një burri në shtëpinë e fqinjit të tij.”
O muslimanë dhe muslimane! Arabët në kohën e injorancës para islamit i nderonin fqinjët e tyre, qëndronin largë femrave të tyre , kujdeseshin për të drejtat e tyre, dhe me këtë krenoheshin.
Një poet i xhahiljetit e shkruante në poezi nderimin e gruas së fqinjit : (poezi ) kthen kokën në anën tjetër deri sa gruaja e fqinjit mbaron së hapuri rrobat.
Ndërsa një poet tjetër thotë se zjarri im dhe i fqinjit është një, nëse e prekën fqinjin, me ka prekur dhe mua, nuk mundet të bëhem pengesë për shtëpinë time nëse nuk bëhem pengesë dhe për komshinë tim.
Sa e çuditshme pasha Allahun si kanë qenë arabët në xhahilije injorancë, më të mirë në sjellje dhe moral se ti, dhe ti je musliman?!
Profeti i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, thotë: “ Nuk do të hynë në xhenet ai nga i cili fqinji i tijë nuk është i qetë prej tij dhe të këqijave të tij”
Transmetohet se Ibn Abasi Zoti qoftë i kënaqur me të , ka thënë: “Tre gjëra kanë qenë në kohën e injorancës të pëlqyera nga morali i tyre dhe se muslimanët janë më primarë për ti poseduar ato:
E para : Nëse ju vinin musafirë janë përpjekur ta rrespektojnë.
E dyta: Nëse gruaja e dikujtë ka arritur në një moshë, nuk e ndante atë por e mbante nga frika që të mos humbte .
E treta: Nëse fqinji i tij kishte marrë borxh apo ishte në vështirsi , bënin bërpjekje mundoheshin ta ndihmonin deri sa ta lante borxhin ose ta kalonte vështirsinë.”
O ti muslimane dhe ti musliman! Kujdes në sjellje me fqinjin, të jeshë i lidhur me të dhe besnik sepse kjo është e drejta e parë e tyre tek ti.
I Dërguari jonë, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, ka thënë: “ Kush ka besuar në Zotin dhe ditën e gjykimit, mos ta lëndojë fqinjin e tij.”
Ruaju nga të lënduarit e fqinjit, qëndro i lidhur me të , se do të jeshë burrë, i fuqishëm dhe fitimtarë.
Hasan El Basriu ,Zoti e mëshiroftë, ka thënë : “ Të qenurit fqinjë i mirë është të durosh lëndimet e fqinjit.”
O ju muslimanë të ri! Ndero fqinjin tënd dhe sillu mirë me të, vizitoje nëse sëmuret, ndihmoje nëse i bëhet padrejtësi, mundohu ti largosh ankthet vështirsitë, thuaj atij fjalë të mira, ndihmoje në ato që ai ka nevojë, drejtoje nga bindja e Zotit, mos u trego i lehtë, dhe me pak mend, mos u zi me komshiun për parkim të makinës apo se zihen fëmijët mes veti , apo ta sulmosh atë në shtëpi, për çfarë do arsyeje qoftë.
O adhurues të Zotit bëhuni fqinjë të mirë, vëllezër që duhen, deri sa të jeni nga ata të lidhurit që shkojnë mirë.
Baza e lidhjes është vëllazëria uniteti dhe dashurija mes muslimanëve. Uniteti primarë duhet të jetë në mes fqinjëve.
I dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të ka thënë: “Tre gjëra janë nga lumturia e njeriut, fqinji i mirë , mjeti i rehatshën për udhtim dhe shtëpija e gjërë.”
Kujdes o ti musliman se sjellja mirë me fqinjin është argument për besimin e mirë, dhe pjesë nga pjesët e besimit.
Fqinji jobesimtarë, gjithashtu ke detyrime ndaj tij e para është e drejta e fqinjit. Fqinji musliman ka dy të drejta, të drejtën e islamit dhe të drejtën e fqinjit, ndërsa fqinji i afërt ka tre të drejta, e drejta e afrimitetit të gjakut, e drejta e islamit, dhe e drejta e fqinjësisë.
Përqëndrohuni o ju njerëz në çfarë them dhe veprojini ato bashkë me mua.
Ebu Hurejra Zoti qoftë i kënaqur me të , transmeton se i dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, ka thënë: “ Kush nga umeti im i merr këto pesë cilësi dhe vepron me to?” Ebu Hurejra ka thënë: Unë o i dërguari i Allahut. Ka thënë më mori për dore dhe mi numëroi ato : “ Ki frikë nga të ndaluarat, do të jeshë njeriu më i vlerësuar. Të jeshë i kënaqur me atë që të ka caktuar Allahu do të jeshë njeriu më i pasur. Sillu mirë me fqinjin do të jeshë besimtarë , dhe dëshiro për njerëzit çfarë do dëshiroje për vete do të jeshë musliman. Mos e tepro me të qeshur sepse të qeshurit e shumtë e vdes zemrën.”
O Muslimanë bëhuni si Ebu Hurejra , Zoti qoftë i kënaqur me të, merrini këto fjalë, punoni me to dhe mësojuani të tjerëve nga muslimanët.
O Zot na largo nga të ndaluarat dhe na bëj na ata që janë të kënaqur me caktimin Tënd, na bëjë të sillemi mirë me fqinjët, dhe na bëj që ti duam muslimanët o Zoti i Botrave. O Zot na forco në lidhjet që janë në rrugën Tënde deri në ditën që do të takojmë o Allah.
Adhurues të Zotit, kërkoni Zotit falje dhe pendohuni, jeni të sigurtë në përgjigje.
Hutbeja e dytë
Lavdërimet pë Zotin s’ka Zot tjetër për ne veç Tij. O Zot tek Ty ankohemi për dobësinë tonë, Ti je Mbrojtja jonë dhe më e mira Mbështetje. Dëshmojmë se nuk ka Zot tjetër veç Allahut, Një i Vetëm i pa Shok. Dëshmojmë se zotërija jonë Muhamedi është rob dhe i dërguari i Zotit. Paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, mbi familjen dhe shokët e tij, dhe mbi të gjithë ata që i kanë ndjekur ata me mirësi deri në ditën e kijametit. Në vijim
O ju Musliman! Nga mirësite e Zotit për ju është se ju ka bërë fqinjë të xhamisë Aksa dhe xhaminë Aksa fqinjin tuaj, prandaj bëhuni fqinjë të mirë. Fqinjësia e Aksasë është më e madhja fqinjësi për ju nga të shenjtat, prandaj kujdesuni për të , me pesë namazet në të gjitha anët e sajë dhe shijoni çdo pjesë të kopshteve të sajë nëse ju mundësohet. Lidhuni me të me namaze, përmendje Zotit, lexime të Kuranit, dhe punë të mira.
O Adhurues të Zotit! Sikurëse jeni urdhëruar që të jeni fqinjë të mirë, bëhuni fqinjë të mirë të Xhamisë Aksa, sepse ajo është pjesë nga ju dhe ju jeni pjesë nga ajo, është nga mëshira e Islamit që duhet ti mbajmë lidhjet dhe jo ti ndërpresim ato.
Ajo është Kibla e parë e juaja, në të cilën është falur i dërguari juaj , paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, duke qenë imamë, namaze farze dhe nafile, prandaj ruajeni këtë dhe praktikoni sunetin e tij, vizitojeni dhe shpeshtojeni vajtjen në të . A ka fqinjësi më të mirë se kjo, fqinjësija e mirë me të është rrugë për në xhenet në botën tjetër, nder dhe lartësim në këtë botë.
O muslimanë, o adhurues të Zotit! Përkushtimi dhe mundi juaj për këtë xhami, të parët në këtë drejtoria e Vakfeve Islame në Kud’s, tregon për fqinjësinë tuaj të mirë me të, tregon se ju jeni të vetëdishëm se Aksaja është e muslimanëve, e ka caktuar Allahu xh. sh që kur u ndërtua si xhami pas ndërtimit të Qabes, dhe tregon se kujdesi për këtë xhami është detyrë e Drejtorisë së Vakfeve Islame ne Kud’s . Refuzojmë çdo ndërhyrje në drejtimin e sajë, kundërshtojmë çdo ndalesë të popullit tonë për tu falur në të, sikurëse refuzojmë largimin e çdo dijetari të sajë dhe nëpunësi që punon në këtë xhami. Kërkojmë respekt njerëzor, politik dhe natyror për muslimanët për kiblen e parë të tyre dhe vendin ku ka shkelur i dërguari i tyre, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të.
O adhurues të Zotit! O muslimanë! Me të vërtetë lidhja e juaj, përkushtimi dhe mundi juaj për trashigimitë fetare në Kud’s, tregon se xhamija Aksa është çështje fetare, besimi dhe Islame, dhe nuk lejon dhe pranon prekjen e sajë, apo të diskutuarit rreth sajë, ajo nuk lejon pazare, sikurese tregon gjithashtu mungesën e grupeve politike të cilat angazhohen vet dhe me të gjithë popujt e tyre për Aksanë , sepse ata çështjen e Aksasë nuk e vendosin në prijoritet e tyre.
Arabët dhe muslimanët përreth nesh, janë fqinjët tanë dhe fqinjët e Aksasë. Tek ata ne kemi të drejtën e Islamit, të drejtën e afrimiteti të gjakut, dhe të drejtën e fqinjësisë. Kur do ti japin dhe ruajn këto të drejta tonat? Kur do ti kthejnë ato të drejta tek ne? Apo ata janë sikurëse ka thënë ajo shprehja : “ E dëgjove kur të është thënë përshëndetja, por nuk ka jetë ai që e ka dhënë atë.”
O Zot bashkoje fjalën e muslimanëve në ndihmën e fesë Tënde dhe të dërguarit Tënd, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të.
O Allah, Kujdestari i besimtarëve, na ndihmo kundra atyre që na sulmojnë, o Ndihmuesi i të pamundurve, largo vështirsitë e muslimanëve në Kinë, në Burma dhe në çdo vend .
O Zot bëj për ne dhe muslimanët në çdo vështirsi, rrugëzgjidhje, në çdo shqetësim, rrugëdalje, dhe në çdo fatkeqësi, forcë dhe shëndet.
O Zot na forco në fenë Tënde, bëji vendet e Shamit të plota me Islam dhe muslimanë, largo nga ata padrejtësinë dhe të padrejtët, na bëj nga ata që të binden dhe robërit e Tu të sinqertët o Zot. O Zot na bëj të qëndrueshëm në vendet e Shamit dhe në të gjitha vendet , dhe na bëj nga ata që zbatojnë ligjet Tua tek njerëzit.
O Zot Ti je Kujdestari jonë na bëj që të fitojmë Kënaqsinë Tëndë në Aksanë tonë, dhe na ruaj nga kurthet e atyre që thurin kurthe, dhe na ruaj nga padrejtësitë e armiqve.
O Zot na fal ne, të vdekurit tanë dhe të vdekurit e muslimanëve. O Zot na jep fund të mirë, dhe na fut në xhennete e Tua.
Amin