Porosi dhe paralajmërim

Hutbe e ditës së xhuma nga Medineja e Ndritshme   10-03-1446 H   13-09-2024 D

Shejh Ali Hudhejfi

Tema   Porosi dhe paralajmërim

Lavdërimet janë për Zotin. Lavdërimet janë për Zotin i Cili ka krijuar çdo gjë dhe e ka rregulluar si duhet, që përfshin gjithçka në mëshirën dhe diturinë e Tij,  Ai, me të vërtetë, është i Butë dhe Falës. Zotin e lavdërojmë dhe e falënderojmë për mirësitë e Tij të dukshme dhe të padukshme, nga ato të cilat i dimë dhe ato që nuk i dimë, lavdërime të shumta.

Dëshmoj se s’ka Zot tjetër veç Allahut, Një i Vetëm dhe pa shok, i Përhershëm me Cilësitë e Tij të Larta dhe Emrat e Tij të Bukur,  i Lartësuar dhe i Madhëruar.

Dëshmoj se i dërguari dhe zotëria ynë, Muhamedi është rob i Zotit dhe i dërguari i Tij, Allahu e ka dërguar atë mëshirë për botët, “…sjellës të lajmit të mirë dhe paralajmërues; njëkohësisht (të kemi çuar) si thirrës, që i fton njerëzit në rrugën e Allahut me urdhrin e Tij dhe si pishtar ndriçues.” (El-Ahzab 45-46) O Zot fale, mëshiroje dhe bekoje robin dhe të dërguarin Tënd Muhamedin, familjen dhe shokët e tij, lutje dhe përshëndetje të shumta.

Në vijim

Frikësojuni Allahut, duke kërkuar kënaqësinë e Tij dhe duke u shmangur nga ato që Ai ka ndaluar, do të shkruaj për ju kënaqësinë e Tij dhe do të ju pranojë në gradët më të larta të Xhenetit të Tij. Allahu i Madhërishëm ka thënë: “ Atë që i paraqitet Zotit të vet si keqbërës, sigurisht që e pret Xhehenemi, ku as nuk do të vdesë e as nuk do të jetojë. Ndërsa kush paraqitet tek Ai si besimtar e që ka bërë vepra të mira, do të ngrihet në shkallë të larta,  në kopshtet e Adnit, nëpër të cilat rrjedhin lumenj. Ata do të qëndrojnë aty përjetësisht. Ky është shpërblimi për atë që është i dëlirë (nga mosbesimi).” (Ta Ha 74-76)

O ju njerëz! Allahu i Madhërishëm ka thënë: “O bijtë e Ademit, kur nga gjiri juaj të vijnë të dërguar që ju shpjegojnë shpalljet e Mia, atëherë ata që ruhen nga të këqijat dhe kryejnë vepra të mira, nuk do të frikësohen e as do të pikëllohen.” (El-A’raf 35)

O bijtë e Ademi! Allahu ju ka krijuar për një çështje të madhe dhe qëllim madhështorë, të cilën refuzuan ta bartin qiejt dhe toka dhe u frikësuar që ta marrin  për sipër, nga frika se do e humbin, nuk e bartin dot dhe do të ndëshkohen, ose do të dështojnë në të dhe pastaj të fajësohen, dhe do të goditen me të për shkak të mangësive ndaj saj në gjykimin dhe dënimin e Zotit. Vërtetë kjo çështje madhështore është të adhuruarit e Allahut të Madhërishëm dhe të Lartësuar me mirësi, përmirësimin e tokës me legjislacionin e Zotit, Sheriat,  dhe shmangia e padrejtësive dhe gjërave të ndaluara. Allahu i Madhërishëm ka thënë: “  Kush bën mirë, e bën për dobi të vet, e kush punon keq, punon në dëm të vet. Zoti yt nuk u bën padrejtësi robërve të Tij.” (Fussilet 46)

O biri i Ademit, o njeri! Mendo për fillimin dhe fundin e çështjes tënde, mendo,  në kushtet që ndryshojnë nga fillimi deri në përfundimit tënd. Allahu i Madhërishëm ka thënë: “ se, në të vërtetë, Ne e kemi krijuar njeriun për të luftuar në vështirësi!” (El-Beled 4) Komentatorët e Kuranit kanë thënë: “ Zoti e ka krijuar njeriun që të ndeshet dhe të përballet me vështirësitë dhe të rëndat e kësaj bote dhe të botës Tjetër, Ahiretit, e pas kësaj lumturia do të jetë për durimtarët dhe të devotshmit, ndërsa ndëshkimi, dënimi për ata që ndoqën dëshirat e tyre, të kotën dhe të ndaluarat.” Allahu i Madhërishëm ka thënë: “  Ata që bënin të këqija, jepeshin pas kënaqësive dhe ishin gjynahqarë.” (Hud 116)

O ju njerëz! “Neve na mjafton Allahu, Ai është Mbrojtës i mrekullueshëm!” Fjalë të cilën e përsëriste i dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, në momente fatkeqësish dhe vështirësish, në dhimbje dhe në katastrofa, dhe porosiste me këtë fjalë shokët e tij. Fjalë të cilën e ka thënë  Ibrahimi, paqja e Zotit qoftë mbi të, kur e kanë hedhur në zjarr. Zoti është më i Madhi, Zoti është më i Madhi. Sa çështje të mëdha janë këto që do të përjetojë njeriu në jetën e tij në këtë botë dhe në botën Tjetër, Ahiret. Nga Ebu Dherri, Zoti qoftë i kënaqur me të, tregohet se i dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, ka thënë: “ Vërtetë, unë shikoj atë që ju nuk shikoni, dëgjoj atë që ju nuk dëgjoni. Është rënduar qielli dhe ka të drejtë të rëndohet. (D.m.th, të rënduar nga pesha që bartën.)  Në çdo pëllëmbë vend, gjendet një Melek i cili vendos ballin e tij në sexhde adhurim për Zotin. Për Zotin, sikur të dini atë që unë di do të kishit qeshur pak dhe do të kishit qarë shumë, nuk do të dëfreheshit me gratë tuaja në shtretër, por do të dilnit në rrugë ta lusnit Allahun me përulje (për tua larguar belanë). Sa do kisha dashur  të isha një pemë për t’u mbështetur.”  Hadithin e ka transmetuar Tirmidhiu.

LEXO  Këshilla për të qëndruar larg padrejtësisë

Pas jetës së kësaj bote do të jetë marrja në pyetje në varr për çdo njërin. Nga Enesi, Zoti qoftë i kënaqur me të, tregohet se i dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, ka thënë: “ Kur të vendoset i vdekuri në varrin e tij dhe largohen prej tij shokët e tij, ai dëgjon hapat e tyre kur largohen. Do ti vijnë dy Melek, ulen pran tij dhe i thonë: Çfarë ke thënë rreth atij burrit Muhamed? Besimtari thotë: Dëshmoj se ai është rob i Zotit dhe i dërguari i Tij! Atij do ti thuhet;   Shiko karrigen tënde prej zjarri të cilën Allahu i Lartësuar ta ka zëvendësuar me karrige në Xhenet. E ai shikon çdo gjë. Ndërsa mohuesi dhe hipokriti do të thonë; Nuk e di, unë kam thënë atë që njerëzit thonin për të. Atij do ti thuhet; As nuk dije dhe as nuk lexoje. Pastaj goditet me një çekiç hekuri midis veshëve, nga e cila ai lëshon një klithmë që e dëgjojnë të gjithë pranë tij, përveç atyre që janë në dy botët e tjera.” Hadithin e ka transmetuar Buhariu dhe Muslimi.

Allahu i forcon besimtarët me fjalë të qëndrueshme dhe i shpie në humbje mohuesit dhe hipokritët, e atyre nuk do ju bëjnë dobi dëshmitë e kësaj bote. Pastaj Allahu do vazhdojë të pyes të dërguarit, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi ta, duke ju thënë: “ A i keni lajmëruar, dërguat mesazhin tek popuj tuaj?” që nga Nuhu, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, deri tek vula e të dërguarve, zotërinë e njerëzimit, Muhamedin, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të. Allahu i Madhërishëm ka thënë: “   Si do të bëhet kur prej çdo populli të sjellin dëshmitarë dhe të të sjellin ty (o Muhamed!) për dëshmitar mbi të gjithë ata?! Atë ditë, ata që nuk kanë besuar dhe që nuk i janë bindur të Dërguarit, do të dëshironin të rrafshoheshin me tokën, por Allahut nuk mund t’i fshehin asnjë fjalë.” (En-Nisa’ 41-42) Allahu i Madhërishëm ka thënë: “ Ndalini ata, se do të pyeten: “Ç’keni që nuk e ndihmoni njëri-tjetrin?” (Es-Saffat 24-25) Allahu i Lartësuar ka thënë: “ Pa dyshim, Ne do të kërkojmë llogari prej popujve që u kemi çuar të dërguar, e patjetër që do t’i pyesim edhe të dërguarit. Dhe do t’jua paraqesim gjithçka kanë bërë, sepse i dimë plotësisht dhe kemi qenë të pranishëm.” (El-A’raf 6-7)

Pastaj Allahu do të pyesë çdo njeri për çdo çështje të tij. Nga Ebu Berzetu El Eslemij, Zoti qoftë i kënaqur me të, tregon se i dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, ka thënë: “ Në ditën e Gjykimit nuk do të lëvizi këmbë njeriu pa u pyetur për jetën e tij se ku e ka kaluar, për diturin e tij se çfarë ka bërë me të, për pasurinë e tij nga e ka fituar dhe në çfarë e ka shpenzuar dhe për trupin e tij se në çfarë e ka përdorur.” Hadithin e ka transmetuar Tirmidhiu dhe e ka konsideruar hadith të mirë të saktë.

Vërtetë llogaria është e vështirë, ndërsa Ai që të kritikon është i Ditur për çdo gjë, Zotit nuk i fshihet asgjë,  Ai është i Gjithëdijshëm për zemrat e njerëzve. Në Ditën e Gjykimit nuk lëvizën këmbë robit, as nuk do të lëvizin nga vendi i tyre për të kaluar Siratin, urën e vendosur mbi Xhehenem, nuk do të shkojë për në Xhenet derisa të pyetet për katër gjëra: Për jetën e tij në atë që e ka kaluar, ditë pas dite dhe natë pas nate, e  nëse i përgjigjet Zotit të tij me sinqeritet dhe e kaloi jetën duke iu bindur Zotit të tij, çfarë fitoreje që është për të bindurit. Allahu i Madhërishëm ka thënë: “ Allahu thotë: “Kjo është Dita në të cilën të sinqertëve u sjell dobi sinqeriteti i tyre. Atyre u takojnë kopshtet, nëpër të cilat rrjedhin lumenjtë e ku do të qëndrojnë përgjithmonë. Allahu është i kënaqur me ata dhe ata janë të kënaqur me Atë. Kjo është fitorja e madhe!” (El-Ma’ide 119)

LEXO  Haxhi, shkollë diturie dhe vepre

Do të pyetet, për pasurinë e tij, ku e fitoi dhe për çfarë e shpenzoi. E kjo është një pyetje e vështirë dhe që shkakton shqetësim, për burimet e pasurisë, si e ka harxhuar dhe mënyrat e shpenzimit të tyre. Pasuria e lejuar, e fituar hallall, e shpie njeriun e drejtë në lartësitë e Xhenetit, ndërsa pasuria e paligjshme, ajo që është fituar me haram, e bën fituesin e saj të mjerë në jetën e tij, dhe i bën të mjerë trashëgimtarët e saj dhe pas vdekjes së tij. Nga Havletu El Ensarijete, Zoti qoftë i kënaqur me të, tregohet se ka thënë që e kam dëgjuar të dërguarin e Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, duke thënë: “ Në të vërtetë ka njerëz që e përdorin pasurin e Zotit me pa të drejtë, për ata do të jetë zjarri i Xhehenemit në ditën e Gjykimit.” Hadithin e ka transmetuar Buhariu. Sa e madhe është përgjegjësia e parasë, sa e keqe dhe e dëmshme  është ajo për atë që e shpenzon për epshe, dëshira, dhe privon prej saj ata që e meritojnë atë.

Do të pyetet, për dijen e tij, çfarë ka bërë me të.  Të veprosh me dije do të thotë t’ua mësosh atë atyre që kanë nevojë, të urdhërosh me të për të mirë dhe të ndalosh me të nga e keqja. Urdhëron për të mirë dhe ndalon nga e keqja. E mira më e madhe është udhëzimi i njeriut në të mirë dhe të ndaluarit e tij në atë që është e keqe për të, prandaj njeriu i ditur urdhëron në të mirë dhe ndalon nga e keqja.

Do të pyetet, për rininë e tij se çfarë ka bërë me të. Kush neglizhon në përgjigjen ndaj Zotit të tij, me atë që ka bërë më parë në jetën e tij, ka përmirësuar dhe është penduar e Zoti ja ka pranuar pendesën e tij, Ai e mbuloi atë me meshin e Tij dhe e futën atë në Xhenetin e Tij. E kush e gënjen Zotin me përgjigjen e tij rreth këtyre katër gjërave, Zoti i Plotfuqishëm do e ndëshkojë atë, e këtë do e dëshmojnë dhe pjesët e trupit të tij. Allahu i Madhërishëm ka thënë: “   Paralajmëroji ata për Ditën, kur do të tubohen armiqtë e Allahut për në Zjarr e do të shtyhen me radhë. Kur të vijnë afër Zjarrit, kundër tyre do të dëshmojnë veshët, sytë dhe lëkurët e tyre për atë që kanë bërë.” (Fussilet 19-20) E kush gënjen për Zotin në atë që i është përgjigjur Zotit të tij, Allahu i Madhërishëm dhe i Lartësuar do e gjykojë me atë që ka vepruar në këto katër çështje dhe pastaj do të hidhet në zjarr. Allahu i Lartësuar ka thënë: “ Atë ditë, njeriu do të vihet në dijeni për veprat që ka bërë dhe për ato që ka lënë pa bërë.” (El-Kijame 13) Allahu i Lartësuar ka thënë: “ O njeri, ç’të mashtroi ty që nuk i besove Zotit tënd bujar?!” ( El-Infitar 6) “Atëherë ti, o njeri, që përpiqesh shumë, mundin tënd do ta gjesh te Zoti yt. Ai, të cilit do t’i jepet libri i tij në dorën e djathtë, do ta ketë të lehtë llogarinë dhe do të kthehet i gëzuar te të afërmit e tij. Kurse ai, të cilit do t’i jepet libri i tij pas shpinës, do të lutet për të vdekur dhe në Zjarr do të digjet, sepse ai jetonte i shkujdesur në familjen e tij.” ( El-Inshikak 6-13)

Zoti na begatoftë të gjithëve me Kuranin Famëlartë, na bëftë dobi me udhëzimin e zotërisë së të dërguarve dhe me thëniet e tij të drejta.

Zotit i kërkoj falje për vete dhe për ju, Zotit kërkoni falje, me të vërtetë Ai është Falës i madh,  Mëshirues.

Hutbeja e dytë

Çdo lavdërim i përket Allahut, Zotit të botëve, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëplotit,  Sunduesit të Ditës së Gjykimit. Zotin e lavdëroj dhe e falënderoj për mirësitë e Tij të dukshme.

Dëshmoj se s’ka Zot tjetër veç Allahut, Një i Vetëm, pa shok, i Fuqishmi, i Plotpushtetshmi. Dëshmoj se i dërguari dhe zotëria ynë Muhamedi është rob i Zotit dhe i dërguari i Tij besnik. O Zot fale, mëshiroje dhe bekoje robin dhe të dërguarin Tënd Muhamedin, familjen dhe të gjithë shokët e tij.

LEXO  Vetë-pëlqimi, mendjemadhësi, shfaqjet e tij dhe metodat e trajtimit

Në vijim

Frikësojuni Allahut me frikë të vërtetë, kapuni pas Islamit me lidhje të fortë, sepse kush i përmbahet devotshmërisë ndaj Tij do të fitojë me të mira dhe shpëton nga të këqijat dhe shkatërrimet. Allahu i Madhërishëm ka thënë: “ Allahu u ka dhënë besimtarëve dhuratë të madhe, kur u solli një të dërguar nga gjiri i tyre, i cili ua lexon Shpalljet e Tij, i pastron nga gjynahet dhe u mëson Librin (Kuranin) e urtësinë (diturinë e thellë fetare), edhe pse më parë, me të vërtetë, ata ishin në rrugë krejt të gabuar.” (Al ‘Imran 164)

Allahu ka dërguar Muhamedin, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, mëshirë për të gjithë botët, prandaj nuk ka asnjë të mirë, që mund ta arrijë muslimani në këtë botë dhe në Ahiret, përveç se Zoti do ta shpërblejë atë, profetin,  me dorën e Tij. Ndërsa e drejta ndaj të të dërguarit të Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, është pas të drejtës së Zotit. Allahu i Madhërishëm ka thënë: “ I Dërguari është më i afërt për besimtarët, sesa ata për njëri-tjetrin; gratë e tij janë (si) nënat e tyre.” (El-Ahzab 6) Allahu i Madhërishëm ka thënë: “ O besimtarë! Bindjuni Allahut dhe të Dërguarit kur ju thërret drejt asaj që ju jep jetë…” (El-Enfal 24) E drejta ndaj të dërguarit, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, është dashuria për të,  t’i japin përparësi atij para çdo gjëje, bindja ndaj urdhrave të tij, shmangia e ndalesave të tij, të besuarit e lajmeve të tij, të mos adhurojmë Zotin e Plotfuqishëm përveçse sipas legjislacionit të Tij. I dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, ka thënë: “ Askush nga ju nuk do të besojë derisa të jem më i dashur për të se babai i tij, djali, fëmija i tij dhe gjithë njerëzimi.”  Transmeton Buhariu dhe Muslimi nga hadithet e Enesit, Zoti qoftë i kënaqur me të.

E nga padrejtësitë ndaj të dërguarit të Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, është të uruarit me risinë e lindjes së të dërguarit, një risi që nuk ka argument  dhe neglizhenca në ndjekjen e sunetit Profetik. Allahu i Madhërishëm ka thënë: “ Thuaju (o Muhamed): “Nëse ju e doni Allahun, atëherë më ndiqni mua, që Allahu do t’ju dojë dhe t’jua falë gjynahet! Allahu është Falës i Madh dhe Mëshirëplotë.” (Al ‘Imran 31)

E kanë nisur udhëtimin me paraardhësit e parë nga Muhaxhirinët dhe Ensarët  njerëz të cilët as që kishin dëgjuar për Mevludin, kështu që ata fituan duke ndjekur Sunetin e profetit, duke vepruar sipas tij dhe duke iu shmangur të gjitha bidateve. Allahu i Madhërishëm ka thënë: “ Kjo është rruga Ime e drejtë; prandaj ndiqeni e mos shkoni rrugëve të tjera që t’ju shmangin nga rruga e Tij. Kjo është ajo që ju porosit Ai për t’u ruajtur nga të këqijat.” (El-En’am 153)

O Zot, lartëso Islamin dhe muslimanët.

O Zot, poshtëro idhujtarinë dhe idhujtarët, dhe shkatërro armiqtë e fesë.

O Zot, ndihmo fenë dhe librin Tënd, dhe synetin e të dërguarit Tënd në çdo kohë dhe vend.

O Zot, poshtëro bidatit, risinë, me të cilën dëmtohet feja Jote e vërtetë, poshtëro risinë përgjithmonë dhe përherë, o Zoti i botëve.

O Zot, na bëj të qëndrueshëm në fenë Tënde. O Zot, largo nga muslimanët të vështirat dhe fatkeqësitë, lehtëso katastrofat dhe shqetësimet e tyre.

O Zot, largo fatkeqësitë dhe të vështirat, mundimet dhe fitnetet  nga populli i Palestinës, dhe jep rrethin e të keqes ndaj armiqve të tyre, o Zoti i botëve.

O Zot, mos u jep pushtet sionistëve hebre pushtet ndaj xhamisë së Aksasë, bëje atë nën ruajtjen, mbrojtjen dhe sigurinë Tënde përgjithmonë,  o Zoti i botëve.  

O Zot, ruaj këtë vend të bekuar me kufijtë e tij, me ushtarët e tij. O Zot, ruaje këtë nga të këqijat e mohuesve dhe kurthet e tyre, ruaje atë nga të këqijat e të këqijve dhe nga kurthet e mohuesve.

O Zot, fali të vdekurit tanë dhe të vdekurit e muslimanëve. O Zot, lehtëso shqetësimet e të shqetësuarve, mundëso shlyerjen e borxheve nga ata që janë në borxhe, shëro të sëmurët tanë dhe të sëmurët e muslimanëve.

O Zot, na ruaj ne dhe pasardhësit tanë nga shejtanët njerëz dhe xhinde, dhe nga fallxhorët e magjistarët.

O Zot, jepi sukses kujdestarit të dy xhamive të shenjta, në atë që do dhe je i kënaqur dhe në atë që është në të mirë të vendit dhe popullit.  

O Zot, jepi sukses zëvendësit të tij  në atë që do dhe je i kënaqur, në atë që është e mira dhe përmirësimi, mbështete atë në çdo të mirë.

“Zoti ynë, na jep të mira në këtë botë, na jep të mira në botën tjetër dhe na ruaj nga dënimi i Zjarrit (të Xhehenemit).” (El-Bekare 201)

Adhurues të Zotit!   “ Vërtetë Allahu e bekon të Dërguarin dhe engjëjt  e Tij  luten për të. O besimtarë, lutuni për të dhe përshëndeteni me selam.” (El- Ahzab 56)

O Zot, fale dhe mëshiroje Muhamedin dhe familjen e tij, bashkëshortet dhe pasardhësit e tij.

O Zot,  të lutemi të jesh i kënaqur me  Halifet e parë të drejtë, Ebu Bekrin, Omerin, Othmanin dhe Aliun, me të gjithë shokët e tij, me tabi’inët dhe me ne së bashku me ata me Mirësinë dhe Bujarinë Tënde, o më i Madhi Mëshirues.

“Në të vërtetë, Allahu urdhëron drejtësinë, mirësinë dhe ndihmën për të afërmit, si dhe ndalon imoralitetin, veprat e shëmtuara dhe dhunën. Ai ju këshillon, në mënyrë që ju t’ia vini veshin.” (En –Nahl 90)

Përmendeni Allahun e Madhërueshëm, Ai ju kujton ju, Falënderojeni për të mirat e Tij që t’ua shumojë ato.

Përkujtimi i Allahut është gjëja më e madhe. Allahu është i Ditur për çfarë veproni.

Afrim Smakaj

https://www.facebook.com/3teshenjta/videos/2648483178659075

Post Author: endrit