Shfrytëzoni kohën e shkurtër

Hutbe e ditës së xhuma nga  Meka e bekuar      20- 01-1446  H    26-07-2024 D

Shejh Abdurrahman Sudejs 

Tema  Shfrytëzoni kohën e shkurtër

Me të vërtetë lavdërimet janë për Zotin. Atë e falënderojmë, prej Tij ndihmë dhe falje kërkojmë.

Lavdërimet për Zotin, më e mira me të cilën mund të fillohet dhe të përfundohet fjala. Allahun e Madhërishëm e lavdërojmë me lavdërime që zbresim mëshirën e Tij.

Dëshmoj se nuk ka Zot tjetër  veç Allahut, Një i Vetëm, pa shok, i ka dhuruar këtij umeti krijesën më të mirë, profetin Muhamed,  dhe ka bërë atë që i përmbahet synetit të tij të mbrojtur kundër tundimeve dhe fatkeqësive.

Dëshmoj se i dërguari dhe i dashuri ynë, modeli dhe zotëria ynë, Muhamedi, është rob i Zotit dhe i dërguari i Tij, i nderuari në cilësi dhe i vlerësuari në karakteristika. Paqja, mëshira dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të, mbi familjarët dhe shokët e tij, lutje dhe përshëndetje më të pastra dhe më të bekuar,  mbi tabiinët dhe mbi ata që i pasojnë në vepra të mira deri në Ditën e Gjykimit.

Në vijim

O adhurues të Zotit! Këshilla më e mirë është që t’i frikësoheni Zotit të Madhërishëm, prandaj frikësojuni Allahut, Zoti ju mëshiroftë, frikësojuni Atij, Zotit të Lartësuar sepse ajo është përgatitja më e mirë dhe kënaqësia më e madhe.  “O besimtarë, frikësojuni Allahut dhe çdo njeri le të shikojë se ç’ka përgatitur për të nesërmen! Kijeni frikë Allahun, sepse Ai di çdo gjë që bëni ju!” (El-Hashr 18)

“Pash lavdinë e qartë në devotshmëri, aty është lavdia në vendit ku do ringjallemi,

Sa furnizimi i shkëlqyer është frika ndaj Zotit, sa bekim i madh është ajo në një ditë të vështirë.”

O besimtarë! Vërtetë në pasimin e stinëve dhe sezoneve të mirësive ka vend për përkujtim, në ndërrimin e ditëve dhe netëve ka faktorë për të medituar në to. Në këtë kohë na shfaqet vapa e zjarrtë e verës dhe frynë mbi ne era e saj aromatike, ku shpresat për investimin në të janë shumë premtuese, dhe perspektiva për përfitimin prej saj  duket e mundshme. Pa tjetër që po kur ajo ka shtrirë krahët e saj mbi ne, ka shtrirë hijet dhe komoditetin e saj, ka përhapur helme në thellësinë e tokës dhe ka përhapur sulmin me diellin e tij të zemëruar. Gjë që i bën njerëzit të mendojnë, frymëzon njerëzit për të marrë në konsideratë dhe kujton me nxehtësinë e zjarrit, nxitën që të punojmë dhe të marrim parasysh mjetet e parandalimit të tij përmes përmirësimit. Tek dy Sahihët, Buhariu dhe Muslimi, nga Ebu Hurejra, Zoti qoftë i kënaqur me të, tregohet se i dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të ka thënë: “ Zjarri është ankuar tek Zoti i tij, dhe ka thënë; O Zoti im, njëra pjesë më han tjetrën. Atëherë Allahu i lejoi që të ketë dy frymëmarrje: një në dimër dhe një në verë. Kur ndieni nxehtësinë më të madhe dijeni se është prej zjarrit të Xhehenemit, dhe kur përjetoni acarin më të madh dijeni se është prej zemheririt, të ftohtit të Xhehenemit.” Tek dy Sahihët, Bhariu dhe Muslimi, nga Ebu Hurejra, Zoti qoftë i kënaqur me të, tregohet se i dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të ka thënë: “Kur vapa të bëhet e fortë freskohuni me namaz, sepse ashpërsia e vapës është nga era e Xhehenemit.”

LEXO  Haxhi, shenjë uniteti - Meka 26.07.2019

Imam Hasan El Basriju, Zoti e mëshiroftë ka thënë: “ Çdo i ftohtë që shkatërron diçka është nga fryma e Xhehenemit, dhe çdo nxehtësi që shkatërron diçka është nga fryma e Xhehenemit.” Ndërsa imam Ibn Rexhep, Zoti e mëshiroftë, ka thënë: “Ai që përjeton vapën e diellit duhet të kujtojë nxehtësinë e tij në qëndrim, ditën e Gjykimit.  Vërtetë, në Ditën e Gjykimit, dielli do të afrohet pranë kokave të njerëzve dhe do të rritet nxehtësia e tij. Ai që nuk mund të durojë nxehtësinë e diellit në këtë botë, duhet të shmanget çdo vepër, e cila vepruesin e saj e bën të hyjë në Xhehenem, sepse askush nuk ka fuqi dhe durim për ta përballuar atë, zjarrin e Xhehenemit.”

“ Ke harruar fjalën kur ke kryer, plotësuar pasionin tënd, ndërsa ti mbron veten nga nxehtësia e diellit të nxehtë,

Sikur ti nuk ke varrosur ndo një të afërm dhe nuk ke ekzistuar kurrë, në kontekstin e vdekjes një ditë në të tashmen.”

Prijësi i besimtarëve, Omer Ibn Abdul Azizi, Zoti e mëshiroftë, ka parë njerëz në një xhenaze, funeral, të cilët ikën nga dielli drejtë hijeve dhe që kishin frikë nga dheu i ngrohtë, ai ka qarë dhe pastaj ka thënë:

“ Kush ishte ai që kur i binte dielli në ballë, apo nga dheu ka frikë se i djegën këmbët e tij,

Të përgatitet me një pajisje për të komunikuar, o shpirt, para fatkeqësisë nuk je krijuar më kot.”

O ju muslimanë! Ajo që është e lavdërueshme për pushtetarët e vendit tonë, Zoti i ruajt,  është udhëzimi bujar për të shkurtuar hutben dhe për të reduktuar, lehtësuar  namazin në dy xhamitë e shenjta. Udhëzim që ka ardhur duke marrë parasysh qëllimet e legjislacionit të Sheriatit në lehtësimin dhe zbutjen e vështirësive, nga kujdesi për shëndetin dhe sigurinë e adhuruesve dhe kryerësve të umres nga vapa përvëluese e verës, dhe për të vërtetuar se njeriu është i pari. Kështu që Zoti i shpërbleftë kujdestarët e çështjeve tona me shpërblimin më të mirë dhe ua kompensoftë për atë që kanë dhënë për dy xhamitë e shenjta dhe atyre që i kanë vizituar  ato, duke përfshirë haxhinjtë, kryerësit e umres dhe vizitorët.

O muslimanë! Vera sjellë me vete pushimet verore dhe qetësi nga ana psikologjike, për gjatë shqetësimeve të jetës, barrës së përgjegjësisë dhe detyrave, ku mund të pushojnë në të i punësuari dhe i liruari nga puna. Personi i lodhur nga puna në hapësirën e saj, të verës, mund të shijojë freskinë e qetësisë dhe lumturisë, rehatisë dhe bollëkut, në një udhëtim të lejuar apo pushim të pastër. Sa mirë për ata që e përjetojnë pushimin e tyre me drejtësi, bindje dhe kënaqësi, e çfarë lumturie për ata që e kalojnë me më të mirën e të mirave dhe e mbulojnë atë.

“ Sy të tej mbushur me lot që rrjedhin, e pse nuk duhet të qajnë për të mirat e jetës që kanë kaluar,

Për të njëjtat orë që humba, dhe që i kalova në pakujdesi, neglizhencë dhe konfuzion.”

Imam Ibn Xheuziji, Zoti e mëshiroftë, ka thënë: “ Njeriu duhet të dijë vlerën e kohës së tij dhe rëndësinë e kohës së tij, të mos humbi asnjë moment pa qenë pranë adhurimit.”

“Koha është gjëja më e çmuar që ke vendosur të ruash, dhe mendoj se është gjëja më e lehtë që mund ta humbni.”

LEXO  Këshilla për durim dhe shpresa për të marrë shpërblimin

Adhurues të Zotit!  Si mundet që një njeri i arsyeshëm të humbasë kohën e nderuar me përtaci dhe të shtyjë kohën e çmuar në dembelizëm?!  Ai është që humbi mundësitë, u bë i mjerë dhe u përfshi në neveri dhe shqetësim.

O ju që jeni në hapësirën e zbrazëtisë: A nuk ka njeri që shqetësohet për kohët dhe orët e tij?! A nuk ka njeri që mendon kalimin e muajve dhe viteve të tij?! A nuk ka njeri që kujton kalimin e ditëve dhe momenteve të tij?!

“Vite kanë kaluar me lumturi dhe gëzim, nga mirësia e tyre sikur të ishin ditë.

Pastaj kaluan ato vite dhe njerëzit e tyre, sikur ata dhe ato të ishin ëndrra.”

Për këtë dëshmon udhëzimi më i mirë, udhëzimi i të dërguarit tonë, Muhamedi, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të. Kohët e tij ishin shembulli më i mirë për t’u ndjekur, e jeta e tij është dëshmia më e mirë për t’u ndjekur, në mesatare,  moderim, fisnikëri dhe përsosmëri. Ai, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, ishte që u tregoi njerëzve vendosmëri dhe mirësi, u mësoi atyre dhembshuri dhe butësi.

Adhurues të Zotit! Frikësojuni Allahut, dhe kapuni pas udhëzimit të të dërguarit tuaj, mjaftohuni me traditën e tij, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të. Jini krenar me besimin tuaj, monoteizmi tuaj dhe identitetin tuaj. Përpiquni dhe afrohuni me njëri-tjetrin, jini të dhembshëm dhe falni, përgëzoni dhe shpresoni që të keni sukses, të fitoni dhe të jeni të bekuar. “Para jush kanë kaluar shumë shembuj (popujsh nga ndjekësit e profetëve që iu ndodhi ajo që po ju ndodh edhe ju). Prandaj udhëtoni nëpër botë dhe shihni si ishte fundi i atyre që i përgënjeshtruan profetët. Këto janë lajme të qarta dhe udhërrëfyese për të devotshmit.” (Al ‘Imran 137-138)

Zoti na dhëntë mirësi në të dy shpalljet, dhe na bëftë dobi të gjithëve dhe synetin e zotërisë së të dy botëve.

Zotit i kërkoj falje për vete, ju dhe të gjithë muslimanët nga çdo gjynah dhe gabim, tek Ai kërkoni falje dhe pendohuni, me të vërtetë Zoti ynë është Falës i Madh, Mëshirëplotë.

Hutbeja e dytë

Lavdërimet janë për Zotin, lavdërime që mbushën zemrat me udhëzim dhe ndriçim. Allahun e Madhërishëm e falënderojmë, na ka dhuruar legjislacion që karakterizohet me mëshirë, drejtësi dhe dhembshuri.  

Dëshmoj se nuk ka Zot tjetër  veç Allahut, Një i Vetëm i pa shok, dëshmi që i sjellë mbarë botës shkëlqim dhe harmoni.

Dëshmoj se i dërguari ynë Muhamedi, është rob i Zotit dhe i dërguari i Tij, ngriti njerëzimin në gradët më të lartë të moralit. Paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, mbi familjen dhe shokët e tij, të partë e të mirëve, të cilët ishin të parët në vepra të mira me garim dhe konkurrencë, mbi tabi’inët dhe ata që i pasuan në vepra të mira  deri në Ditën e Gjykimit.

Në vijim

Adhurues të Zotit! Frikësojuni Allahut, shfrytëzojeni kohën para se të jetë vonë dhe mbushini ato me vepra të mira, merreni në konsideratë përfundimin e kësaj bote me përfundimin e pushimeve, prandaj kaloni ato.

O besimtarë! Me fillimin e pushimeve verore, të cilat sjellin në shoqëri aspekte gëzimi dhe relaksi, dhe shfaqjen e qetësimit dhe lumturisë, në veçanta ata që synojnë të organizojnë martesë dhe dasma. Prandaj, frikësojuni Allahut në ruajtjen e kontrollit të rregullave dhe mirësjelljeve fetare në këto raste, nga ana ekonomike, nga kursimi, racionalizimi, bindja e mirë, largimi nga ekstravaganca, shpenzuarit e tepërt, bujaria e tepërt dhe gjynahet e tjera. Të tregoheni serioziteti në përballjen me dukuri të ndryshme, çmimin e lartë të pajës, mehrit, dhe të ngjashme me to që lidhen me rastin e dasmave, dhe mos mburrja me postimin e tyre në rrjetet sociale, faqet mediatike.

LEXO  Besimi në ndihmën e Zotit është i fortë

Populli musliman! Me kalimin e viteve çështja më e madhe e muslimanëve në Palestinën tonë dhe në Aksanë tonë të bekuar mbetet në ndërgjegjen e umetit, dëshmitar i interesimit të tij për çështjet madhore dhe gjetjes së zgjidhjeve efektive për zgjidhjen e tyre,  qëndrimi larg konflikteve dhe mosmarrëveshjeve dhe për të punuar dhe shpresuar që të vendoset siguria, paqja dhe stabiliteti.

Zoti është përgjegjës që të pranojë nga ne dhe ju veprat e mira, t të përmbushi për ne aspiratat dhe shpresat, në atë që Ai është i kënaqur, që të bëj ditët tona më të mira se ditët që kanë kaluar, dhe ditët tona të ardhshme më të mira se ditët e sotme, me të vërtetë Ai është Dhurues  dhe Bujarë.

Zoti ju mëshiroftë! Lutuni dhe përshëndeteni të përzgjedhurin, udhëzuesin dhe të sinqertin, shembullin e besimtarëve, i dërguari me legjislacionin e qartë, sikurse ju ka urdhëruar për këtë Zoti juaj, Zoti i botëve, në librin e Tij të qartë, Kuranin Famëlartë, Allahu i Madhërishëm ka thënë fjalë të qartë: “ Vërtetë Allahu e bekon të Dërguarin dhe engjëjt  e Tij  luten për të. O besimtarë, lutuni për të dhe përshëndeteni me selam.” (El- Ahzab 56)

“Zoti dhe të gjithë Melaiket janë lutur për thirrësin e njerëzve në udhëzim, për familjarët e tij të mirë janë lavdërimet me dritën e zemrës së shkruaj me bojë e shpirtit.”

Lutje që dëgjuesi nuk lodhet duke pëshpëritur dhe thirrur, dhe gjuhët nuk lodhen duke e përsëritur dhe përsëritur.

O Zot, fale, mëshiroje dhe bekoje të dërguarin e përzgjedhur. Kënaqësia e Zotit qoftë mbi shokët e tij të nderuar dhe të pastër, Ebu Bekrin, shoqëruesi i tij në shpellë, Omer Farukun, çliruesi i tokave, Othmanin  poseduesi i virtyteve të çmuara, dhe Aliun njeriun e urtë dhe të vëmendshëm, si dhe të tjerët nga dhjetë të përgëzuarit me Xhenet, dhe me ne së bashku me ta me Bujarinë, Mirësinë dhe Mëshirën Tënde, o i Plotëfuqishëm, o Falës i Madh.

O Zot, bëj ndërmjetësues për ne të dërguarin dhe shembullin tonë në Ditën e Gjykimit dhe bëj dashurinë e përhershme për të në thellësinë e zemrave tona, o më i Madhi më Bujari.

O Zot, lartëso Islamin dhe muslimanët dhe mbro pasuesit e fesë.

O Zot, bëje këtë vend të paqtë,  të sigurt, të qetë dhe me stabilitet, dhe të gjitha vendeve  muslimanëve.

O Zot, na jep siguri në vendet tona, jepu sukses udhëheqësve  dhe kujdestarëve të çështjeve tona. O Zot, mbështet me të vërtetën dhe të drejtën  udhëheqësin dhe kujdestarin e çështjeve tona.

O Zot, jepi sukses udhëheqësit tonë, kujdestarit të dy xhamive të shenjta, dhe zëvendësit të tij, në atë që është lartësimi i Islamit dhe përmirësimi i muslimanëve, në atë që është  e mirë dhe e dobishme për popullin dhe vendin, dhe të gjithë kujdestarët e çështjeve të muslimanëve.

O Zot, jepu sukses njerëzve tanë të sigurisë dhe atyre që ruajnë dhe vigjilojnë në kufijtë tanë.

O Zot, ata që vendit tonë dhe Islamit i duan të keqen, angazhoi me veten e tyre, kthe planet e tyre në kokat e tyre dhe bëj planet e tyre shkatërrim për ta, o Ti që i përgjigjesh lutjeve. 

O Zot, bashko fjalën e umetit në librin Tënd, Kuran,  dhe synet, o Ti që dhuron  mirësi dhe begati.

O Zot, ruaj xhaminë e Aksasë nga duart e keqbërësve, bëje atë të lartë, të nderuar dhe krenare deri në ditën e Kijametit. O Zot, shpëto të shtypurit dhe të dobëtit në çdo vend, o Zoti i botëve. “O Zoti ynë! Pranoje prej nesh (këtë vepër)! Me të vërtetë, Ti je Ai që dëgjon dhe di gjithçka!” (El-Bekare 127)

“…dhe pranoje pendimin tonë, se, pa dyshim, Ti je Pranuesi i pendimit, Mëshirëploti!” (El-Bekare 128)

O Zot, na fal ne, prindërit tanë, prindërit e prindërve tanë, të gjithë muslimanët dhe muslimanet, të gjallët prej tyre dhe ata që kanë ndërruar jetë, me të vërtetë, Ti je Ai që dëgjon, je afër, ju përgjigjesh lutjeve.

“I lartësuar qoftë Zoti yt, Zoti i Madhështisë e i Lavdisë, mbi çfarë i veshin ata! Paqja qoftë mbi të dërguarit, dhe të gjitha lavdet e falënderimet qofshin për Allahun, Zotin e botëve!” (Saffat 180)

Afrim Smakaj 

https://www.facebook.com/3teshenjta/videos/1255000352545855

Post Author: endrit