“Vërtetë ndihma e Allahut është afër!”

Hutbe e ditës së Xhuma nga Xhamia El Aksa    01-04-1446 H    04-10-2024 D

Shejh Muhamed Hysejn 

Tema    “Vërtetë ndihma e Allahut është afër!”

Lavdërimet janë për Allahun, ka bërë që ditët të ndryshojnë me drejtësinë e Tij, dhe ka bërë përfundimin e mirë për të devotshmit me Mirësinë e Tij.

Dëshmoj se nuk ka Zot tjetër veç Allahut, Një i Vetëm pa shok, në dorën e Tij është çdo e mirë dhe Ai është vërtet i Plotfuqishëm për çdo gjë.

Dëshmoj se zotëria dhe i dashuri ynë, ndërmjetësuesi  dhe modeli ynë, Muhamedi, është rob i Zotit  dhe i dërguari i Tij, i përzgjedhuri i Tij nga të gjitha krijesat dhe miku, i dashuri i Tij. Paqja e Zotit qoftë mbi të, mbi familjen e tij të pastër, mbi shokët e tij, të parët e të mirëve, mbi të gjithë që kanë ecur në rrugën e tyre, kanë ndjekur gjurmët e tyre dhe kanë pasuar traditën e tyre deri në ditën e Fundit. Lutje dhe përshëndetje për dëshmorët dhe të rënët, për të burgosurit dhe të rënët robër, për ata që janë në namaz dhe bien në sexhde për Zotin në xhaminë e bekuar të Aksasë dhe në çdo vend nga vendet muslimane.

Në vijim

O ju muslimanë! O bijtë e tokës së Israsë dhe Miraxhit! Lutemi për të shpirtrat e të gjithë dëshmorëve të pafajshëm, i lutemi Allahut të Madhërishëm dhe të Lartësuar që t’i pranojë ata në Mëshirën e Tij të gjerë dhe ti fusë ata në Xhenetet e Tij, me të vërtetë Ai është i Plotfuqishëm për ta bërë këtë gjë dhe i Denjë për përgjigje. Do falim namazin e xhenazes në mungesë për shpirtrat e të gjithë dëshmorëve, këtu në tokën tonë të pastër dhe të bekuar, tokën e Palestinës, dhe atje në tokën e Libanit, dhe në çdo vend nga vendet muslimane, që bartin dëshmorët e saj kjo fe dhe që çmon sakrifikimin e tyre në rrugë të kësaj feje dhe për hir të ngritjes së vlerës së kësaj çështjeje.

O ju muslimanë! O bijtë e tokës së Israsë dhe Miraxhit! Ka transmetuar për ne sahabiu i nderuar, Habab Ibn Erett, duke thënë: “ Jemi ankuar tek i dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, kur ai ishte duke qëndruar nën hijen e Qabes në Meke, dhe i kemi thënë; “A nuk do të kërkosh ndihmë për ne? A nuk do ti lutesh Zotit për ne?” Ai ka thënë: “ Vërtetë popull që kanë qenë para jush merrej njeriu dhe vendosej në tokë, pastaj merrej një sharrë dhe ndahej me të në dy pjesë, por as kjo nuk e largonte atë nga feja e tij. Ndëshkohej me krehër prej hekuri deri sa ndahej mishi nga kocka e tij, por as kjo nuk e largonte atë nga feja e tij. Por ju po nxitoheni.” I dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, thotë: “ Sigurisht që Allahu do ta plotësojë këtë çështje, këtë fenë,  derisa udhëtari do të shkojë i vetëm nga San’a deri në Hadrameut,  nuk do të ketë frikë askënd përveç Allahut dhe ujkun për delet e tij. Por ju po nxitoheni.”

LEXO  Në mes të gëzimit të mirënjohjes dhe gëzimit të arrogancës

O ju muslimanë! O bijtë e tokës së Israsë dhe Miraxhit! Po, natyra e të gjithë njerëzimit dhe natyra e muslimanëve i fton që të drejtohen për tek i dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, duke kërkuar prej tij, e ai, i dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, është zotëria i të gjithë njerëzimit mbarë, ai, të cilit Zoti i botëve nuk ja refuzon lutjen nëse i lutet Atij. Por, i dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, u jep mësim sahabeve të nderuar dhe atyre që i pasojnë ata nga bijtë e këtij umeti,  se ju do të sprovoheni, se Ai do bëjë që të ju sundojnë armiqtë tuaj dhe kundërshtarët tuaj, e në veçanti ata të cilët nuk besojnë në doktrinën, besimin tuaj, nuk e pranojnë këtë fe, të cilën Allahu e ka bërë vulë përmbyllëse për të gjitha fetë e mëparshme, dhe e bëri të dërguarin tonë të nderuar vulë të profetësive dhe mesazheve Hyjnore. Ai u ka thënë atyre, se pavarësisht dhimbjeve, mundimeve dhe sprovave, duke ju sjellë një shembull nga popujt e mëparshëm, nga njerëzit e besimit, nga njerëzit e besimit dhe monoteizmit, besimit në Një Zot të Vetëm Allahun e Madhërishëm dhe të Lartësuar:  “ Ata nuk tërhiqeshin dhe nuk ndaleshin, nuk largoheshin nga doktrina, besimi i tyre, nga feja e tyre dhe nga bindjet e tyre kush do qofshin sakrificat, kush do qofshin vështirësitë me të cilat  përballeshin, nga fatkeqësitë, nga mundimet, nga vrasjet dhe nga shpërnguljet e detyruara, dhe të tjera veç tyre nga llojet e mundimeve, të cilat i praktikojnë në çdo kohë dhe periudhë,   grupi i shejtanit dhe aleancat e padrejtësive dhe e tiranëve ndaj njerëzve të besimit. 

O ju muslimanë! O bijtë e tokës së Israsë dhe Miraxhit! Këtu në Kud’s dhe atje në Gaza, atje  në të gjitha qytetet, fshatrat dhe kampet Palestineze, si dhe atje në Liban ajo është sprovë, vështirësi dhe fatkeqësi, të cilën  e shkaktojnë armiqtë e fesë ndaj bijve të popujve të këtij rajoni. Rajoni i Shamit, Levantit, për të cilin ka përgëzuar i dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, kur ai i drejtohej Muadhit, duke i thënë: “ O Muadh, vërtetë Allahu i Madhërishëm dhe i Lartësuar do të ju mundësojë lirimin e Shamit, Levantit për ju, pas meje.” Nga Arishi deri në Furat, burrat dhe gratë e tyre dhe nënat e tyre do të jenë të lidhur, vigjilentë në këtë tokë deri në ditën e Kijametit. Kush do që zgjedhën ndonjë luginë nga luginat e Shamit, ose Bejtul Makdis, Kud’sin, ai është në xhihad,  në luftë në rrugë të Zotit deri në ditën e Kijametit.

Po, o zotëria ynë, o i dërguari i Allahut, ti orienton bijtë e këtij umeti për vlerën dhe rëndësinë e kësaj toke të bekuar, të cilën e përzgjodhe tokë për xhaminë e bekuar të Aksasë,  e bekove xhaminë e saj dhe përreth saj, dhe përgëzove njerëzit e këtij vendi, kësaj toke, me lidhje, vendosmëri dhe vigjilencë deri në ditën e Kijametit,  çfarëdo që t’i godasë, preki ata nga vështirësitë dhe fatkeqësitë, sa do të goditen nga vrasjet, sepse të vrarët e tyre janë dëshmorë tek Allahu i Lartësuar. Për të plagosurit dhe të sëmurët e tyre e lusim Allahun e Madhërishëm që të u japi shërim të shpejtë. Ndërsa për të burgosurit dhe të zënët robër prej tyre e lusim Allahut që të ju mundësojë liri të shpejtë.

LEXO  Tek Zoti është kthimi ynë - Aksa 08.05.2020

O ju muslimanë! O bijtë e tokës së Israsë dhe Miraxhit! “Vërtet mendoni të hyni në Xhenet, pa provuar atë që kanë provuar të tjerët para jush? Ata i goditi mjerimi dhe sëmundjet dhe, aq shumë u tronditën, saqë çdo i dërguar dhe ndjekësit e tij, thirrën: “Kur do të arrijë ndihma e Allahut?!” Ja, ndihma e Allahut është afër!” (El-Bekare 214)

Po, o ju muslimanë! Po, o ju të lidhur me këtë vend! Ju jeni të lidhur me këtë vend me përgëzimin e të dërguarit të Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, deri në ditën e Kijametit. Ky përgëzim na e bën ne të qartë, njerëzit, banorët e këtij vendi, dhe ua bën të qartë të gjithë muslimanëve se kjo tokë, sa do që të mbizotërojë mohimi dhe tirania, me Forcën dhe Vullnetin e Zotit do të mbetet tokë për të lidhurit, vigjilentët, tokë për të vendosurit, tokë për bijë e këtij populli të cilën e ka paguar dhe po e paguan shtrenjtë dhe me shpirtra njerëzorë.

O ju muslimanë! O bijtë e tokës së Israsë dhe Miraxhit! Në një hadith fisnik ka ardhur se Thu’bani, Zoti qoftë i kënaqur me të, tregon  se i dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, ka thënë: “ Vërtetë Allahu ma ka palosur, shfaqur mua tokën, ka parë lindjen dhe perëndimin e saj,  mbretëria, apo sundimi i umetit tim do të arrijë deri atje që më është shfaqur mua prej saj,.” Apo sikurse ka thënë.

Fitorja është për ata që Zotit i kërkojnë falje, tek Allahu kërkoni falje dhe  luteni Allahun duke qenë të bindur në përgjigje.

Hutbeja e dytë

Lavdërimet  janë vetëm për Zotin. Lutje dhe përshëndetje për zotërinë tonë Muhamedin, s’ka të dërguar pas tij.

Dëshmoj se nuk ka Zot tjetër veç Allahut,  ka dashur që robërit e Tij të punonin për fenë e tyre dhe jetën e tyre të kësaj bote, deri sa të fitonin nga mirësitë e Zotit dhe të meritonin kënaqësinë e Tij.

Dëshmoj se zotëria ynë, Muhamedi, është rob i Zotit dhe i dërguari i Tij, plotësoi emanetin, solli mesazhin dhe këshilloi umetin, dhe na ka lënë në rrugë të shndritshme, nata në të është sikur dita e saj, nuk devijon prej saj vetëm se ai që është i humbur.

Në vijim

O ju muslimanë! O bijtë e Bejtul Makdis, Kudsit, dhe rrethinat e tij! Allahu i Madhërishëm ju ka bërë lidhje të sigurt  dhe roje besnike për këtë xhami të bekuar të Aksasë,  emrin e të cilës e ka zbritur  Zoti i botëve në librin e Tij fisnik, në Kuran  që do të lexohet deri në ditën e Fundit. E ka bërë atë për ju, po Ai e ka dhënë këtë xhami për ju dhe për muslimanët deri sa Allahu të trashëgojë tokën dhe atë çfarë ka në të. Ndërsa ajo se çfarë ndodhën në këtë tokë të bekuar duke synuar çdo njërin nga bijtë e këtij umeti, populli, nga burrat, gratë, fëmijët dhe të moshuarit, dhe çdo njërin që është në këtë tokë të bekuar. Nga një armik që me patjetër që në fund të udhëtimit që të jeni ju, po ju, grupi besimtarë dhe grupi  i lidhur, i vendosur, vigjilent, dhe durimtarë deri në momentin që Allahu të vendosë caktimin e Tij të arritshëm.

LEXO  Kthehuni tek Zoti juaj me pendesë - Aksa 11.04.2020

O bijtë e Palestinës! Ju keni Allahun, në Gaza, në Rripin Perëndimorë dhe në çdo pjesë të tokës së pastër dhe të bekuar, nga kjo tokë kujdestare e xhamisë së bekuar dhe qendra e saj është Kud’si i shenjtë.

Po, o ju muslimanë! O bijtë e tokës së Israsë dhe Miraxhit!  “Nëse ndjeni dhembje prej luftës, edhe ata ndiejnë dhimbje ashtu si edhe ju. Mirëpo ju shpresoni prej Allahut atë që ata nuk e shpresojnë.” (En-Nisa’ 104)

O Zot, Ti je shpresa jonë, Ti je porta jonë. O Zot, nëse bllokohen rrugët vetëm se për tek Ti dhe humbin shpresat vetëm se tek Tij, na ndihmo, o Zoti i botëve. O Zot i Plotëfuqishëm, zbrit forcën Tënde në zgjidhje të çështjes tonë.

Ju themi ju, o bijtë e popullit Arab! O bijtë e popullit musliman! Deri kur do të tërhiqeni dhe do të hezitoni në ndihmë të Kud’sit, Aksasë dhe vendeve të shenjta të tij, në ndihmë të popullit të tij durimtarë, të vendosur, qëndrestarë, të lidhur  dhe vigjilent, pavarësisht të gjitha sfidave,  pavarësisht të gjitha komploteve ndaj tij dhe pavarësisht të gjitha atyre që i bëhen atij hapur dhe në fshehtësi?!   Deri kur dhe ju shikoni atë se çfarë shikoni?! Ja ka qëlluar poeti kur ka thënë:

“ Për diçka të tillë zemra shkrihet, vdes nga depresioni, nëse në zemrën e tij ka Islam dhe besim.”

Ku është Islami juaj?! Ku është imani juaj?! Ku jeni ju nga fjala e të dërguari të Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, që thotë: “ Besimtari për besimtarin është si ndërtesa, pjesët e të cilës mbajnë fort njëra-tjetrën.” Ku jeni ju nga fjala e të dërguari të Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, që thotë: “Shembulli i muslimanëve në dashurinë mes tyre, solidaritetin dhe dhembshurinë i ngjan një trupi të vetëm, që kur një pjesë e tij ankohet, i gjithë trupi vuan me ethe dhe pagjumësi.”

O Zot, na bëj të qëndrueshëm në tokën e Israsë dhe Miraxhit, dhe zbrit mbi ne qetësi nga Ti.

O Zot, forco këmbët tona, lidhi zemrat tona, na jep rrugëzgjidhje të shpejtë dhe të afërt, na jep, udhëheqës besimtarë dhe të mëshirshëm, që të njësojë rallët tona, të bashkojë forcat tona  dhe të na japi fitore ne dhe për xhaminë e bekuar të Aksasë.

O Zot, të lutemi të jesh kundër armiqve Tu dhe armiqve tanë, armiqve të fesë sepse me të vërtetë ata nuk të besojnë Ty.

O Allah, o Zoti i botëve, o më i miri Mëshirues, të lutemi me gjithë bindje, që kthesh muslimanët tek libri i Zotit, Kurani, dhe syneti i të dërguarit të Tij, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, që të jenë të sigurte në këtë tokë dhe të sigurte në të gjitha vendet muslimane, e kjo nuk është e vështirë për tu realizuar për Ty.   

Paqja dhe mëshira e Zotit qoftë mbi zotërinë tonë Muhamedin, mbi familjen dhe të gjithë shokët e tij.

Dhe ti që fton për  namaz, fto për namaz!

Afrim Smakaj

https://www.facebook.com/3teshenjta/videos/1083756189967951

Post Author: endrit