Kuptimi i vërtetë i emrit të Zotit i Plotfuqishëm

Hutbe e ditës së Xhuma nga Xhamia El Aksa    15-04-1446 H    18-10-2024 D

Shejh Muhamed Sarandah

Tema  Kuptimi i vërtetë i emrit të Zotit i Plotfuqishëm

Lavdërimet janë për Allahun. “Sigurisht që këtu ka shenja (të njëjësisë së Zotit), por shumica e tyre nuk besojnë. Zoti yt është vërtet i Plotfuqishëm dhe Mëshirëplotë.” (Esh-Shu’ara’ 8-9) Lavdërimet janë për Allahun. “Kush dëshiron lavdi e pushtet, ta dijë se e gjithë lavdia e pushteti i takojnë Allahut.” (El-Fatir 10)

Lavdërimet janë për Allahun. “Allahu ka vendosur: “Unë dhe të dërguarit e Mi do të triumfojmë me siguri!  “Allahu është vërtet i Fortë dhe i Plotfuqishëm.” (El-Muxhadile 21)

Lavdërimet janë për Allahun. “Dhe mbështetu në të Plotfuqishmin, Mëshirëplotin, i Cili e sheh qëndrimin tënd në këmbë (gjatë namazit) dhe lëvizjet e tua midis atyre që përulen në sexhde. Vërtet, Ai i dëgjon të gjitha dhe i di të gjitha.” (Esh-Shu’ara’ 217-220) I dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, ka thënë: “ Allahu i Madhërishëm dhe i Lartësuar ka thënë; Lartësia është Izari, veshja Ime, Madhështia është Ridai, rroba Ime e poshtme, kush lakmon njërën prej këtyre të dyjave, nga njerëzit, do ta ndëshkoj, hedh në zjarr.”

Me emrin e Zotit, i Plotfuqishmi, i Fuqishmi dhe i Lartësuari në Plotfuqinë e Tij. Me emrin e  Zotit, i Plotfuqishmi, jemi fuqizuar.  E të gjithë të fuqishmit, në pushtet, me fuqinë e Zotit janë fuqizuar. O i Plotfuqishëm, na fuqizo me Fuqinë Tënde. O i Plotfuqishëm, fuqizo popullin e Gazas me Fuqinë Tënde që nuk pakësohet. Kush fuqizohet  me Fuqinë Tënde është i fuqishëm dhe nuk mposhtet asnjë herë. E kush fuqizohet me fuqi tjetër përveç Fuqisë Tënde, nga tradhtarët dhe agjentët, ai është i mposhtur, poshtëruar. “Me të vërtetë, Allahu është i Fortë dhe i Plotfuqishëm.” (El-Hadid 25)

Populli i Gazës dhe i Palestinës u strehua nën Fuqinë Tënde. “Dëshmorët do të kenë te Zoti i vet shpërblimin dhe dritën e tyre.” (El-Hadid 19) Prandaj, o i Plotfuqishëm, mos i refuzo ata. “Ai është vërtet një Libër i madhërueshëm.” (Fussilet 41) “Dhe që Allahu të të japë një ndihmë të fuqishme.” (El-Fet’h 3)

O Zot, na fuqizo në mesin e krijesave Tua dhe ndero popullin e Gazës me Bujarinë Tënde, o më Bujari i Bujarëve. “Në të vërtetë, Ne i kemi nderuar bijtë e Ademit…” (El-Isra’ 70) Allahu është i Fuqishëm për të bërë çdo gjë. “Dhe mbështetu në të Plotfuqishmin, Mëshirëplotin….” (Esh-Shu’ara’ 217)

Dëshmoj se nuk ka Zot tjetër veç Allahut, Një i Vetëm, pa shok, i Plotfuqishmi i Urti, Ndëshkuesi i rreptë, i Fuqishmi, i Plotpushtetshmi, Ai ka emrat e Tij të mirë dhe cilësitë e Tij të larta, Ai është i Fuqishëm për të bërë çdo gjë. Ai është i Pari, nuk ka diçka para Tij, Ai është i Fundit dhe nuk ka diçka pas Tij, Ai është i Dukshëm e nuk ka mbi Atë diçka, mbi Arshin e Tij ka qëndruar dhe mbi pushtetin e Tij Ai sundon. “Atij i përket ç’ka në qiej e ç’ka në Tokë, si dhe gjithçka që gjendet midis tyre e gjithçka që ndodhet nën tokë. Edhe nëse ti flet me zë të lartë, (është e kotë, sepse) Ai, me të vërtetë, i di sekretet edhe më të fshehta. Allahu, nuk ka zot tjetër (të denjë për adhurim), përveç Tij. Ai ka Emrat më të Bukur.” (Ta Ha 6-8) E kush kërkon strehim tek Ai nuk do të humbi asnjë herë.  

Dëshmoj se zotëria ynë, Muhamedi është i dërguari i Zotit. Paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të. O Zot, fale dhe mëshiroje zotërinë tonë Muhamedin, me lutje dhe përshëndetje me të cilat të fitojmë nesër, lutje me të cilat të gëzohemi ne dhe të pikëllojmë armikun tonë, lutje që i tejkalon të gjitha lutjet, të përsëritura dhe në përjetësi, lutje sa numri i guralecëve dhe grimcave të dheut, lutje sa numri i frymëmarrjeve të njerëzve për gjatë gjithë kohës në këtë botë, lutje sa numri i shkronjave të librit me të cilin udhëzohemi, Kuranit. Lutje për të dërguarin,  të cilit do ti drejtohemi nesër, në ditën e Gjykimit, për ndërmjetësim. Lutje dhe përshëndetje të shumta.

Emri i Zotit Aziz, i Plotfuqishmi. I Plotfuqishmi është i Forti dhe i Pamposhturi, Fitimtari, i palëkundur, i Forti  i pashembullt. I Plotfuqishmi është hakmarrësi i rëndë. Për Atë asnjë gjë nuk është e pamundur në tokë dhe në qiell. I Plotfuqishmi është Ai që fiton dhe nuk mposhtet. “Me të vërtetë, Zoti yt është i Forti dhe i Plotfuqishmi.” (Hud 66) Ai është i Plotfuqishëm në fuqi, askush nuk mund ta mposht Atë, i Plotfuqishëm në përmbajtje, kontroll, Ai nuk ka nevojë për askënd, i Plotfuqishëm në pushtet, askush nuk mund të dali jashtë vullnetit të Tij, prandaj, ajo çfarë të dojë Zoti, ndodh dhe çfarë nuk do, nuk do të jetë, nuk ndodhën.  Nuk ka forcë dhe nuk ka fuqi përveçse fuqisë së  Zotit.

LEXO  Këshilla dhe mësime nga fëmijëria deri në pleqëri

Kush dëshiron të jetë i fuqishëm në këtë botë dhe në Ahiret, le t’i bindet Zotit. I dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, ka thënë: “ I Vërteti, Allahu i Lartësuar thotë; Poshtërimi dhe nënçmimi është bërë për ata që nuk i binden urdhrin Tim.”  Temim Ed Darij, Zoti qoftë i kënaqur me të,  ka thënë: “ E njoha fuqinë dhe poshtërimin nga familja ime. Fuqia, mirësia dhe lavdia është për ata që i janë nënshtruar Zotit,  ndërsa ata që kanë kundërshtuar udhëzimin i ka goditur poshtërimi, nënçmimi  dhe mposhtja.” O Zoti ynë, kërkojmë mbrojtje nga Fuqia Jote që të mos na devijosh,  o i Plotfuqishëm.

Çdo besimtarë është i fuqishëm me Zotin, e kush është me të Plotfuqishmin nuk poshtërohet kurrë. Prandaj, o ti i lidhur dhe i vendosur me këtë vend, mos u dëshpëro, sepse ti je rob i të Plotfuqishmit, i Cili nuk mundet kurrë. Fuqia besimtarit i jep kurajë  dhe përulje, nënshtrim për Allahun e Lartësuar. Kush qëndron para portës së Plotfuqishmit shfaqet tek ai qëndrueshmëria, besimi, bindja dhe krenaria.  I Plotfuqishmi nuk braktisën asnjë që strehohet pranë Tij, prandaj nuk ka shqetësim për atë që strehohet tek i Plotfuqishmi. “Kur dy grupet panë njëri-tjetrin, shokët e Musait thirrën: “Me të vërtetë, na zunë!” Ai tha: “Kurrsesi! Në të vërtetë, me mua është Zoti im. Ai do të ma tregojë rrugën”.” (Esh-Shu’ara’ 61-62) Nëse të ngushtohet kjo botë, të pushtojnë armiqtë dhe të mbulon frika,  thuaj: “Në të vërtetë, me mua është Zoti im. Ai do të ma tregojë rrugën”.” (Esh-Shu’ara’ 62)

Ai që e ka quajtur veten të fuqishëm ka imagjinuar dhe mendoi se fuqia, pushteti, është në dorën e tij. “ Gruaja e Azizit (ministrit) tha:…” (Jusuf 51) D.m.th, gruaja e atij që kishte nën pushtetin e tij pasurinë e Egjiptit, i cili imagjinoi se ai ishte i fuqishëm. Por në të vërtetë, Ai që posedon pasuri dhe fuqi është Zotëruesi i gjithë Pushtetit, ia jep pushtetin kujt të dojë dhe ia heq atë kujt të dojë. E kush është i fuqishmi në të vërtetë? Ai është Allahu, i Plotfuqishmi.

Ai që kishte forcë imagjinoi se është i fuqishëm. Faraoni ishte i fortë, pretendoi fuqinë, ju dha paraja dhe ujë që rrjedhin nën pushtetin e tij, por Zoti e shkatërroi me mbytje. E kush është i fuqishmi në të vërtetë? Ai është Allahu,  Plotfuqishmi.

Faraoni pretendoi fuqinë, theri fëmijë, vrau burrat dhe grabiti gra, forca e tij u rrit sa kërkoi një monument duke sfiduar Zotin e Musait, dhe tha: Kush është më i fortë se ne. Forca e tij filloi të adhurohet në vend të Allahut. Pastaj Zoti dërgoi stuhinë e bretkocave dhe pleshtave, në mënyrë që të poshtëronte këtë tiran i cili pretendoi fuqinë.  Kush është i fuqishmi në të vërtetë? Kush është i fuqishmi? Allahu është i  Plotfuqishmi.

Ai që pretendon fuqinë me klanin e tij dhe ai që pretendon fuqinë me pozitën e tij, “Ai pati prodhim të bollshëm dhe i tha shokut të vet, duke biseduar me të: “Unë kam më shumë pasuri se ti dhe kam rreth më të fortë!” (El-Kehf 34) le të kujtojë Melekun e vdekjes i cili vjen vetëm se papritur. “Agonia e vdekjes do të sjellë të vërtetën (e jetës tjetër)…” (Kaf 19)

“Lartësia është Izari, veshja Ime, Madhështia është Ridai, rroba Ime e poshtme, kush lakmon njërën prej këtyre të dyjave, nga njerëzit, do ta ndëshkoj, hedh në zjarr.”

O ti njeri! Do të largohesh nga kjo botë shpejt, ku është statusi ynë në atë  kohë? Ku do të mbetet arroganca jote në atë kohë? Ku do të jetë pozita jote? Shumica e atyre që vdiqën menduan se në jetë do të ketë kohë për tu penduar, por ju erdhi vdekja duke qenë të shkujdesur, kështu që mësimi është për ata që mendojnë.

LEXO  Nga kuptimet e agjërimit dhe shpjegimi i statusit të muajit Shaban

Një nga halifet e Benul Abasi, Abasitët, nga ata që morën nën drejtim çështjet e muslimanëve, ishte në shtratin e vdekjes duke u përpëlitur, ju shfaq kaseta e veprave të tij, e ai ju tha atyre që ishin përreth tij: “Më zbrisni, shtrini në tokë, pa shtat dhe pa dyshek.” Mori një grusht dhe e vendosi mbi kokë dhe tha: “ O Ti që nuk të përfundon pushteti, mëshiroje atë që i përfundoi pushteti.”     

O i Plotfuqishmi që nuk poshtërohesh, mëshiro atë që një herë lartësohet e më pas poshtërohet. Mendoni, merrni në konsideratë o ju të poshtëruar,  merrni në konsideratë o ju që thurni komplote, merrni në konsideratë o ju të pakujdesshëm. Mjaft vallëzuat mbi plagët dhe gjakun tonë. “Sigurisht, të padrejtët do ta shohin se në çfarë mundimi do të kthehen (pas vdekjes).” (Esh-Shu’ara’ 227)

Në kohën në të cilën umeti humbën bijtë e tij, në çdo orë, në çdo ditë dhe në çdo moment, përsëri umeti Islam është i gjallë dhe nuk vdes, do të vazhdojë që të lind njerëz të sinqertë të cilët punojnë për fuqinë, lavdinë e tij. “Midis besimtarëve ka të atillë, që e kanë mbajtur besëlidhjen me Allahun. Kështu që disa prej tyre e kanë kryer zotimin (duke vdekur në luftë për Çështjen e Allahut), kurse të tjerët presin, pa ndryshuar asgjë nga besnikëria e tyre.”(El-Ahzab 33)

Ne umetin Islam e ngushëllojmë për njerëz punëtorë dhe të sinqertë nga bijtë e tij, duke e lutur Allahun e Madhërishëm  me Plotfuqinë dhe Pushtetin e  Tij që të na mbrojë në fatkeqësinë tonë. Humbja është e madhe, vuajtja është më e madhe, ndërsa Aksa ka shenjtërinë, paprekshmërinë e saj.

S’ka Zot tjetër përveç  Allahut,  Muhamedi është i dërguari i Tij.

“Paralajmëroje farefisin tënd më të afërm.”(Esh-Shu’ara’ 214) Ebu Xhehli përgatiti devetë për t’i therur dhe për të ushqyer me to ushtrinë e tij, ndihmësit e tij dhe beduinët që e mbështetën. Ai, me arrogancën dhe mendjemadhësinë e tij, erdhi duke u krenuar me një zot tjetër përveç Zotit. Por,  o Ebu Xhehel, mos u gëzo sepse para teje është dita e Bedrit. I dërguari i nderuar u përgjërua, ju lut Zotit të tij, duke qëndruar para portës së Zotit të tij të Plotfuqishëm. “Ju kërkuat ndihmë nga Zoti juaj e Ai ju përgjigj…” (El-Enfal 9) “(Kujto o Muhamed) kur Zoti yt i frymëzoi engjëjt: “Unë jam me ju, andaj forcojini ata që besojnë. Unë do të shtie frikë në zemrat e mohuesve…” (En-Enfal 12) Zoti shkatërroi jobesimtarët dhe ndihmësit e tyre dhe u nisën për në Sakar, ndëshkimi në Xhehenem. “ Sigurisht që këtu ka shenja (të njëjësisë së Zotit), por shumica e tyre nuk besojnë.” (Esh-Shu’ara’ 8)  “Dhe mbështetu në të Plotfuqishmin, Mëshirëplotin, i Cili e sheh qëndrimin tënd në këmbë (gjatë namazit) dhe lëvizjet e tua midis atyre që përulen në sexhde. Vërtet, Ai i dëgjon të gjitha dhe i di të gjitha.” (Esh-Shu’ara’ 217-220)

O umeti i Muhamedit! Mbështetu në të Plotfuqishmin, Mëshirëplotin.  Nëse umeti  Islam merr konsideratë shkaqet e fuqisë, Zoti do ta fuqizojë dhe do të jetë për të mbështetës dhe përkrahës. Zoti i ka forcuar muslimanët kur  kanë gjykuar me Kuranin e madhërueshëm. “Ai është vërtet një Libër i madhërueshëm.” (Fussilet 41) Kur ata u larguan prej tij, Kuranit, u goditën me poshtërim dhe humbje.

O ti besimtar! Nëse dëshiron fuqi, i dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, për të na orientuar, ka thënë: “Zoti robit përmes faljes i shton vetëm se fuqi, çdo njëri që është i përulur tek Allahu atë vetëm se Ai e lartëson atë.”

Nëse dëshirojmë fuqi dhe nder falja e besimtarëve është rruga e ngritjes tonë,  e nëse do lartësim, hapi krahët e tu ndaj besimtarëve me përulësi. Nëse dëshiron lartësim për umetin tënd mos këmbëngul në mendimin tënd por konsultohu me ata që ke përreth teje. Respektimi i të moshuarve muslimanë është prej sjelljes dhe moralit tonë. Ndërsa mëshira ndaj të vegjëlve, të dobëtve dhe grave është prej fesë tonë.

LEXO  Qëndrueshmëri në kohë sprovash

Nga shkaqet e fuqizimit është të sjellit me mirësi ndaj të varfërve, nevojtarëve dhe të pamundurve, veçanërisht në këtë kohë kritike.

O populli ynë! Duhet që të merren parasysh nevojat e të rinjve tanë, sepse ata janë shtylla e umetit dhe pasuria  e tij. O të dashurit tanë! Mos i harroni të vuajturit tanë në Gaza. Ne rënkojmë me dhimbjen e të dobëtve, të shtypurve, fëmijëve dhe të moshuarve. Plaga jonë është një, ndjenjat tona janë një, ndiejmë dhimbje me dhimbjen e tyre dhe zemërohemi me zemërimin e tyre. Mos kërko fuqinë dhe mbështetjen nga Allahu dhe të harrosh shkaqet e tyre. Anija nuk ecën në tokë të thatë, pa ujë. Marrja në konsideratë e shkaqeve është rruga e fuqizimit. “Sigurisht që këtu ka shenja (të njëjësisë së Zotit), por shumica e tyre nuk besojnë. Zoti yt është vërtet i Plotfuqishëm dhe Mëshirëplotë.” (Esh-Shu’ara’ 8-9)

Luteni Allahun me Fuqinë dhe Forcën e Tij që të na forcojë me Fuqinë e Tij, të na ruaj me Mbrojtjen  e Tij dhe të na mëshirojë dëshmorët tanë, me të vërtetë Ai është afër i përgjigjet lutjes.

Hutbeja e dytë

Lavdërimet janë për Allahu, i Plotfuqishmi me forcën e Tij, Mëshiruesi me Butësinë e Tij, para Fuqisë së tij janë përulur vështirësitë,  Forca e Tij është e palëkundur përballë fatkeqësive,  Ai dhuroj fuqi për të dërguarin e Tij dhe besimtarët, ka thënë: “ Në të vërtetë, fuqia është e Allahut, e të Dërguarit të Tij dhe e besimtarëve…” (El-Munafikun 8)

Dëshmoj se nuk ka Zot tjetër veç Allahut, Një i Vetëm, pa  shok.

Dëshmoj se zotëria ynë, Muhamedi është i dërguari i Zotit, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të.

Allahu ka dhënë fuqi për çdo besimtarë në varësi të forcës dhe qëndresës së tij dhe  afrimitetit  të tij me Zotin. Besimtari i mëshirshëm është më i fuqishëm me Zotin. Përballja në mes të vërtetës dhe të kotës, për gjatë të gjitha kohërave, ka vazhduar dhe nuk merr fund, e  përfundimi i kësaj përballje do të jetë fitorja e njerëzve të të vërtetës,  me lejen e Allahut të Madhërishëm. “Thuaj: “E vërteta erdhi, ndërsa e pavërteta u shkatërrua. Sigurisht, e pavërteta është e paracaktuar të zhduket!” (El-Isra’ 81) Profetët dhe ata që i ndjekin ata janë njerëzit e fuqisë dhe të vërtetës në çdo vend, sepse ata janë njerëz të parimeve. Ndërsa njerëzit e të kotës, gënjeshtrës, dhe nëse posedojnë pasuri dhe forcë, nuk posedojnë fuqi, por komplotuan kundër gjakut Palestinez në mënyrë që të humbi në mes të fiseve dhe vendeve. Për këtë arsye ata do të bien, rënie nga e cila do mund të ngrihen më. I dërguari i Allahut, Luti, paqja e Zotit qoftë mbi të, në thirrjen në rrugë të vërtetë qëndroi i palëkundur, i fuqishëm dhe krenar. Melaiket e të Gjithëmëshirshmit erdhën për ta lajmëruar atë për hakmarrjen e Zotin ndaj të padrejtëve, zullumqarëve  tiranëve, njerëzit e shthurjes dhe amoralitetit nga kriminelët, e ajo nuk është tjetër vetëm se një goditje e vetme. E kur erdhi Xhibri’ili, paqja e Zotit qoftë mbi të, përmbysi çdo gjë, ato që ishin lart, i ktheu poshtë, e ata nuk do të ngihen më. E si do të jetë me ata që kanë lejuar derdhjen e gjakut të muslimanëve?! “Sigurisht, të padrejtët do ta shohin se në çfarë mundimi do të kthehen (pas vdekjes).” (Esh-Shu’ara’ 227)

O Zot i Plotfuqishëm, zbrit ushtrinë Tënde për zgjidhjen e problemit tonë. “Askush tjetër, përveç Tij, nuk e di numrin e ushtrisë së Zotit tënd.” (El-Muddeththir 31)

O Zot, shkatërro zullumqarët e padrejtë.

O Zot, të lutemi për të gjithë muslimanët, në lindej dhe perëndim të tokës, tu japësh rrugëzgjidhje nga çdo shqetësim, tu japësh shpëtimin nga çdo katastrofë dhe tu japësh lehtësim nga çdo vështirësi.

O Zot, të lutemi të jesh me njerëzit tanë në Gaza, o Zoti i botëve. O Zot, të lutemi të jesh për ata ndihmë dhe mbështetje, ngushëllues dhe shpërblyes i tyre.

O Zot, të lutemi të jesh me të shtypurit në Palestinë, në Liban dhe në çdo vend, o Zoti i botëve. O Zot, largo bllokadën, izolimin nga ata që janë të izoluar, largo vështirësitë nga të burigosurit. 

O Zot, mëshiro dëshmorët tanë, shëro të plagosurit tanë dhe çliro Aksanë tonë, o më i Madhi Bujarë.

O Zot, jepi shpërblimet më të mira zotërisë tonë, Muhamedit, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të. O Zot, jepu shpërblimet më të mira sahabeve dhe pasuesve të tyre. O Zot, jepu shpërblimet më të mira dijetarëve tanë, mësuesve tanë dhe aktivistëve të sinqertë.

O Zot, mëshiro ata që kanë ndërruar jetë prej tyre. O Zot, mëshiro ata që ke përzgjedhur prej tyre, o më i Madhi Bujarë. O Zot, lartëso vendqëndrimin  e tij, bëje të mirë hyrjen e tij, fute atë në Mëshirën Tënde dhe të gjithë muslimanët e tjerë të vdekur.  O Zot, jepu shpërblimet më të mira për ne prindërve tanë.

O Zot, Ti  që ke bërë salavatet ndaj të dërguarit tonë nga adhurimet,  të lutemi të afrohemi pranë Teje me të gjitha salavatet që janë dërguar për të nga dita që është krijuar deri në pafundësinë e përsosmërisë.

“I Lartësuar qoftë Zoti yt, Zoti i Madhështisë e i Lavdisë, mbi çfarë i atribuojnë ata! Paqja qoftë mbi të dërguarit, Të gjitha lavdet e falënderimet qofshin për Allahun, Zotin e botëve!” (Es-Safat 180-182)

Do të falim namazin e xhenazes në mungesë për dëshmorët tanë në Palestinë dhe për ata që Allahu i ka përzgjedhur që ti marri pranë vetes së Tij, në çdo vend.

Dhe fto për namaz.

Afrim Smakaj

https://www.facebook.com/3teshenjta/videos/1748534349326150

Post Author: endrit