Hutbe e ditës së xhuma nga Meka e bekuar 05- 06-1446 H 06-12-2024 D
Shejh Jaser Ed-Dosari
Tema Statusi i lartë i moralit të mirë
Lavdërimet janë për Zotin. Lavdërimet janë për Zotin, Ai që ka krijuar shtatë qiej njërin mbi tjetrin, Dhurues i mirësjelljes dhe moralit, Udhëzuesi për në moralin më të mirë. Zotin e lavdërojmë me lavdërime që mbushim horizontet, dhe Atë e falënderojmë, falënderimin e atij që shpreson shpëtim dhe largim nga zjarri i Xhehenemit.
Dëshmoj se nuk ka Zot tjetër veç Allahut, Një i Vetëm, pa shok, i Gjithëdijshmi, Krijuesi. Dëshmoj se Muhamedi është rob i Zotit dhe i dërguari i Tij, i dërguari me moralin më të mirë. Paqja, mëshira dhe bagëtia e Allahut qoftë mbi të, mbi familjen dhe shokët e tij, njerëzit e kënaqësisë dhe harmonisë, mbi tabi’inët dhe mbi ata që i pasojnë në vepra të mira deri në ditën e takimit të madh, ditën e Gjykimit.
Në vijim
O ju njerëz! Porosis ju dhe veten time që të kemi frikë Allahun, sepse ajo është gjëja më e mirë që mund të siguroni, përgatisni, dhe gjëja më shpresëdhënëse të cilën mund ta kurseni, ruani. Ajo është mbrojtje nga ajo që keni frikë dhe përmes saj siguroni furnizim nga andej që nuk e prisni, prandaj kijeni frikë Allahun, që të shpëtoni!
O ju muslimanë! Vërtetë morali i mirë është veshje me të cilën janë stolisur të dërguarit e pastër të Allahut, dhe rrobe me të cilën janë veshur njerëzit e devotshëm dhe të drejtë. Ai, morali i mirë, është një nga themelet e Islamit, shtyllë nga shtyllat e besimit dhe shfaqje nga shfaqjet e mirësisë. Nëpërmjet tij, moralit të mirë, njeriu mund të arrijë grada të larta, pozita të lavdërueshme dhe fqinjësi me më të mirin e njerëzimit.
Tekstet e dy shpalljeve, Kuranit dhe synetit, kanë nxitur në vlera dhe në moral të mirë, dhe kanë paralajmëruar dhe frikësuar nga veset e këqija. Legjislacioni Islam përfshinë marrëdhëniet më të rëndësishme në mirësjellje dhe moral, n çfarë është në mes disiplinimit dhe edukimit, përmirësimit dhe avancimit. Përmbledhja e gjithë kësaj është fjala e të dërguarit të Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, që thotë: “ Vërtetë jam dërguar që të përsosë moralin.” Hadithin e ka transmetuar Bejhakiu.
Allahu i Madhërishëm të dërguarit tonë, Muhamedit, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, i ka dhuruar mendje të shëndoshë, mendim të fortë, të folur të qartë, dhe e ka zbukuruar atë me vepra të mira dhe moral të përsosur. Allahu e ka lavdëruar atë me fjalët e Tij kur thotë: “ Se ti je me virtyte madhore.” (El-Kalem 4) Aishja, Zoti qoftë i kënaqur me të, kur është pyetur: “Si ka qenë morali i të dërguarit të Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të?” Ajo thotë: “ Morali i tij ka qenë Kurani.” Ai kishte moralin më të përsosur dhe më të lartësuar, e në çdo karakteristikë ai arriti gradën dhe statusin më të lartë. Ai kështu arriti majat e përsosmërisë njerëzore dhe qëllimin më fisnik njerëzore.
Në të vërtetë, një nga gjërat që e nxit muslimanin të ketë moral të mirë është se Zoti na ka urdhëruar të pasojmë personin me moralin më të lartë, Allahu i Madhërishëm dhe i Lartësuar ka thënë: “ Në të Dërguarin e Allahut ka një shembull të mrekullueshëm për atë, që shpreson tek Allahu dhe Dita e Fundit dhe e përmend shumë Allahun.” (El-Ahzab 21)
Ajo që i motivon të gjithë që janë me fe dhe mendje të shëndoshë, për tu pajisur me të, me moral të mirë, të përqafuarit e asaj që ka ardhur nga gjuha e të dërguarit tonë fisnik. Nga Abdullah Ibn Amr, Zoti qoftë i kënaqur me ata të dy, tregohet se i dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, ka thënë: “ Vërtetë më të mirët prej jush janë ata që kanë moralin më të mirë.” Muttefikun Alejhi.
Nga Xhabir Ibn Abdullah, Zoti qoftë i kënaqur me ata të dy, tregohet se i dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, ka thënë: “ Vërtetë më i dashur për mua dhe më i afërt me mua në tubimin e Ditës së Gjykimit është ai me moralin më të mirë nga ju.” Hadithin e ka transmetuar Tirmidhiu.
Nga Ebi Dar’dai, Zoti qoftë i kënaqur me të, tregohet se i dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, ka thënë: ““ Vërtetë njeriu me moralin e tij të mirë i arrin gradat e atij që falet natën dhe agjëron ditën.” Hadithin e ka transmetuar Ahmedi.
Nga Aishja, Zoti qoftë i kënaqur me të, tregohet se i dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, ka thënë: “Fqinjësia e mirë, lidhjet farefisnore dhe morali i mirë bëjnë që shtëpitë të popullohen dhe të jetohet më gjatë.” Hadithin e ka transmetuar Ibn Ebi Ed Dunija me zinxhir transmetimi të saktë.
O ju njerëz! Morali i mirë është bekim ndërsa morali i keq fatkeqësi. Morali më i mirë është ai që e zbukuron dhe e stolisën poseduesin e tij, ndërsa morali i keq është ai që është e ndotën dhe e poshtëron atë.
Morali i mirë nuk kufizohet vetëm në fytyrë të qeshur dhe fjalë të mira, përkundrazi, ai është më e gjerë se kaq në ligjin, legjislacionin e Islamit. Ai, morali i mirë, përfshin kryerjen e veprave të mira, largimin nga dëmtimi i të tjerëve, zbatimin e urdhrave dhe vlerave dhe shmangien e ndalesave dhe veseve.
O adhurues të Zotit! Dijeni se disa vlera të moralit janë të natyrshme për njeriun ndërsa disa të tjera janë të fituara, e në këto njerëzit janë të ndryshëm. Morali dhe sjelljet janë instikte të fshehta, shfaqen me zgjedhje dhe qëndrojnë me forcë. Dija është me mësim, ndërsa butësia me durim, kush kërkon të mirën i jepet, e kush dëshiron të keqen bie në të. Askujt nuk i jepet një dhuratë më e mirë se morali i mirë, që e udhëzon atë në drejtësi dhe devotshmëri dhe e pengon atë nga shthurja dhe shkatërrimi.
Kush kërkon moralin e mirë me sinqeritet tek Zoti i tij i Lartësuar, dhe pason sunetin e të dërguari të zgjedhur, paqja dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të, do të jetë i lumtur në të dy botët dhe do të marrë shpërblimin e madh.
Adhurues të Zotit! Zoti na begatoftë me Kuranin Famëlartë dhe me synet, dhe na bëftë dobi nga argumentat dhe urtësitë e tij.
Zotit i kërkoj falje për vete, ju dhe të gjithë muslimanët nga çdo gjynah dhe gabim, tek Zoti kërkoni falje, me të vërtetë Ai është Falës i madh, Mëshirëplotë.
Hutbeja e dytë
Lavdërimet janë për Zotin. Lavdërimet janë për Zotin i Cili ka dhuruar mirësitë e Tij tek robërit e Tij, i udhëzoi ata në rrugën e mirë dhe të drejtë, si dhe i ka paralajmëruar ata nga rruga e gabuari dhe shthurja.
Dëshmoj se s’ka Zot tjetër veç Allahut, Një i Vetëm dhe pa shok, Ai është pa të meta, larg nga shembujt dhe të ngjashmit.
Dëshmoj se i dërguari ynë, Muhamedi është rob i Zotit dhe i dërguari i Tij, i përzgjedhur i Tij nga të gjitha krijesat. Paqja dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të, mbi familjen dhe mbi shokët e tij të lavdëruar, mbi tabi’inët dhe mbi ata që i pasojnë me vepra të mira deri në ditën e takimit, ditën e Gjykimit.
Në vijim
O muslimanë! Teoria e moralit në Islam ngrihet mbi themele doktrinare, besimi. Ajo është një qasje e integruar që vazhdon me drejtësi dhe me ekuilibër, me bukuri dhe me stabilitet që nuk ndryshon me kohën dhe vendin. Ajo përfshin të gjitha kushtet e muslimanit, të vogla dhe të mëdha, delikate dhe solemne. Çdo çështje devotshmërie i nënshtrohet moralit. Ato, devotshmëria dhe morali, janë të lidhura pazgjidhshmërisht, ndërsa urdhri, porosia për ato të dyja është dy llojesh. Për këtë arsye i dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, shpesh i kombinonte ato në urdhrat e tij, e kjo nga syneti dhe udhëzimi i tij. Nga Ebi Dherri, Zoti qoftë i kënaqur me të, tregohet se i dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, ka thënë: “ Ki frikë Allahun dhe sillu me njerëzit me moral të mirë.” Hadithin e ka transmetuar Ahmedi.
Zoti ju mëshiroftë! Dijeni se nga frika, devotshmëria ndaj Allahut të Lartësuar është se shpirti i nderuar kërkon përmirësim dhe kujdeset për integritet. Integriteti është moral i çmuar dhe mineral origjinal, autentik, që prodhon besimi, largon lakminë dhe zhvillon devotshmërinë. Integriteti matet me fe, me ndershmëri, me drejtësi, me kursim kohe dhe me përpjekje, seriozitet të shtuar në punë, duke marrë parasysh ndershmërinë dhe interesin publik.
Kur feja dobësohet, të zhduket besueshmëria, përhapet korrupsioni, shthurja, dhe tradhtia, ndërgjegjet ndryshken, shtohet mosbindja, nënçmohet shitja dhe shkelen të drejtat. Sheriati Islam ka paralajmëruar nga korrupsioni, shthurja me të gjitha format dhe llojet e tij. Çdo devijim nga ajo për të cilën etiketuar puna, çështja, është korrupsion, shthurje, tradhti dhe krim. Ajo është shkelje e rregullave të Sheriatit, e vlerave të moralit dhe e rregullave të vendosur. Nga Adij Ibn Emiretu, Zoti qoftë i kënaqur me të, tregohet se ka thënë: “ Kam dëgjuar të dërguarin e Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, duke thënë: Atë të cilin e kemi emëruar nga ju për të bërë një punë, nga punë e fesë, dhe vjen me pak dhe apo me shumë prej saj, që ka nën pushtet, çfarë t’i caktohet prej saj le ta marrë dhe çfarëdo që i është ndaluar, le të heqë dorë prej saj.” Hadithin e ka transmetuar Muslimi.
Kërcënimi i rëndë ka ardhur për ata që zgjasin dorën e tyre drejt asaj që Zoti e ka ndaluar për të kënaqur dëshirat dhe tekat e tyre, ose për të rritur fitimet dhe paratë e tyre. Nga Havulet el Ensarije, Zoti qoftë i kënaqur me të, tregohet se ajo ka thënë: “ E kam dëgjuar të dërguarin e Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, duke thënë; Vërtetë, ata njerëz që marrin nga me pasuria e Zotit me pa të drejtë do t’i nënshtrohen zjarrit të Xhehenemit në Ditën e Gjykimit.” Hadithin e ka transmetuar Buhariu.
O ju besimtar! E nga humbjet e emanetit është sulmi ndaj pasurisë publike, kjo përmes neglizhencës, pakujdesisë, të tepruarit, arrogancës, marrjes së ryshfetit, përvetësimit dhe prishjes së interesave të njerëzve. Allahu i Madhërishëm ka thënë: “O besimtarë! Mos e tradhtoni Allahun dhe të Dërguarin e mos i tradhtoni amanetet me vetëdije.” (El-Enfal 27) Tradhtia në çdo pasuri dhe punë që merr përsipër njeriu është prej gjynaheve të mëdha të ndaluara njëzëri, unanimisht nga dijetarë. Ajo është prej gjynaheve më të mëdha dhe prej të metave më të këqija. Tradhtia është një veprim i ndyrë, nga e cila abstenojnë shpirtrat fisnikë, e urrejnë mendjet e shëndosha dhe e refuzon natyra e pastër njerëzore.
O robër të Zotit! Dijeni se lufta dhe përpjekja kundër korrupsionit është detyrë legjitime fetare dhe kombëtare, nuk kufizohet vetëm për një institucion të caktuar, por është përgjegjësi e të gjithëve, fetarisht, ndershmërisht apo moralisht. Kjo kërkon bashkëpunim ndërmjet anëtarëve të shoqërisë, grupeve dhe organeve të interesuara, udhëzime, njohuri, këshilla dhe përkujtime.
Zoti ju mëshiroftë, frikësojuni Allahut! “Dhe mos bëni çrregullime në Tokë, pasi është vënë rregulli, ndërsa Atij lutjuni me frikë dhe shpresë. Vërtet, mëshira e Allahut është afër punëmirëve.” (El-A’raf 56)
Adhurues të Zotit! Lutuni dhe përshëndeteni për mëshirën udhëzuese dhe mirësinë e dhuruar, Muhamedin, të birin e Abdullahut, sepse jeni urdhëruar për këtë në librin e Zotit, në Kuran, Allahu i Madhërishëm dhe i Lartësuar ka thënë: “ Vërtetë Allahu e bekon të Dërguarin dhe engjëjt e Tij luten për të. O besimtarë, lutuni për të dhe përshëndeteni me selam.” (El- Ahzab 56)
O Zot, fale, mëshiroje dhe bekoje të dërguarin besnik, familjen e tij të mirë dhe të pastër, dhe bashkëshortet e tij, nënat e besimtarëve. O Zot, të lutemi të jesh i kënaqur me katër halifet e parë të drejtë, me të gjithë shokët e tij, me tabiinët dhe ata që i pasojnë me mirësi deri në ditën e Fundit, dhe me ne së bashku me ata, me Faljen, Bujarinë dhe Mirësinë Tënde, o më i Madhi Bujar.
O Zot, lartëso Islamin dhe muslimanët dhe mbro ndjekësit e fesë.
O Zot, bëje të paqtë, të sigurt dhe të begatë këtë vend dhe të gjitha vendet e muslimanëve, o Zoti i botëve.
O Zot, jepi sukses nga suksesi Yt kujdestarit të çështjeve tona dhe udhëheqësit tonë. O Zot, jepi sukses kujdestari të çështjeve tona dhe udhëheqësit tonë, kujdestarit të dy xhamive të shenjta dhe zëvendësit të tij në çdo gjë që Ti do dhe je i kënaqur. Jepu sukses atyre dhe mbështetësve të tyre në çdo gjë që është në dobi të vendit dhe popullit, në lartësim dhe forcim të Islamit dhe muslimanëve.
O Zot, ruaj dhe ndihmo njerëzit e sigurisë tonë dhe ushtarët tanë në kufijtë tanë, bëhu për ta ndihmë dhe mbështetje, mbrojtës dhe përkrahës.
O Zot, largo shqetësimet e atyre që janë të shqetësuar, largo të vështirat e atyre që janë në vështirësi, mundëso larjen e borxheve atyre që janë në borxhe, shëro të sëmurët tanë dhe të sëmurët e muslimanëve, o Zot, mëshiro të vdekurit tanë dhe të vdekurit e muslimanëve. O Zot, ndihmo të shtypurit dhe të dobëtit nga muslimanët në çdo vend dhe në Palestinë, jepu atyre lehtësim nga çdo vështirësi, rrugëdalje nga çdo shqetësim dhe shpëtim nga çdo fatkeqësi. O Zot, të lutemi të ju japësh lehtësim të afërt dhe fitore të shpejtë.
O Zot, çdo të mirë që të kërkojmë prej Teje, na e jep, çfarëdo të mire që nuk të kërkojmë prej Teje, na e dhuro, çfarëdo të mire që dija dhe kërkesa jonë prej nesh nuk arrin, nga të mirat e kësaj bote dhe të botës Tjetër, të lutemi të na e mundësosh që ta arrijmë.
Adhurues të Zotit! “Në të vërtetë, Allahu urdhëron drejtësinë, mirësinë dhe ndihmën për të afërmit, si dhe ndalon imoralitetin, veprat e shëmtuara dhe dhunën. Ai ju këshillon, në mënyrë që ju t’ia vini veshin.” (En –Nahl 90)
Përmendeni Allahun e Lartësuar, të Madhërishëm dhe Bujar, Ai ju kujton ju.
“ Vërtet, përmendja e Allahut është më e madhe! Allahu di gjithçka që ju bëni.” (El-Ankebut 45)
Afrim Smakaj