Muaji Rexhep: Përfitime dhe rregulla

Hutbe e ditës së xhuma nga Medineja e Ndritshme    10-07-1446H   10-01-2025 D

Shejh Dr. Husejn Bin Abdulaziz Ali Shejh  

Tema  Muaji Rexhep: Përfitime dhe rregulla

Lavdërimet janë për Zotin, lavdërime që nuk marrin fund asnjë herë.

Dëshmoj se nuk ka Zot tjetër veç Allahut, Një i Vetëm dhe pa shok, Ai është Një e i Vetëm, Absoluti, të Cilit i përgjërohet gjithçka në amshim.

Dëshmoj se i dlrguari ynë, Muhamedi, është rob i Zotit dhe i dërguari i Tij, më i mirë që ka adhuruar Zotin. O Zot, fale, mëshiroje dhe bekoje atë, familjen dhe shokët e tij,  më të mirët që kanë ndjekur shembullin e të dërguarit të lavdishëm. O Zot, fale dhe mëshiroje atë, familjen dhe shokët e tij.

O ju muslimanë! Porosis ju dhe veten time që ti frikësohemi Allahut të Madhërishëm, sepse kush i frikësohet Atij do të jetë i lumtur dhe nuk do të ketë mundim, do të ketë sukses dhe do të shpëtojë.“Atij që i frikësohet Allahut, Ai do t’i gjejë rrugëdalje (nga çdo vështirësi) dhe do t’i japë risk prej nga nuk e pret. ”(Et-Talak 2-3)  Kush arrin devotshmërinë Allahu atij ja lehtëson çdo vështirësi. “Atij që i frikësohet Allahut, Ai do t’ia lehtësojë çështjen.” (Et-Talak 4) Kush i përmbahet devotshmërisë do të arrijë kënaqësinë e Zotit. “Atij që i frikësohet Allahut, Ai do t’ia shlyejë veprat e këqija dhe do t’ia shtojë shpërblimin.” (Et-Talak 5)

Në vijim

O ju muslimanë! Nga parimet e fesë  çdo ibadet që nuk ka një argumet ligjor nga libri i Zotit, Kurani, apo nga suneti i të dërguarit të Tij, paqja dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të, ai adhurim, është një risi e sajuar. Prej rregullave të Islamit të cilat i ka vendosur i dërguari ynë, paqja dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të, është thënia e tij madhështore: “ Kush shpikën në fenë tonë gjëra që s’janë prej sajë, kjo vepër është e refuzuar.” Muttefikun Alejhi. Ndërsa në transmetimin e sjellë nga Muslimi ka thënë: “ Kush bën një punë,  një vepër e cila nuk bën pjesë në fenë tonë, ajo vepër është e refuzuar.” Nga gjërat që ka madhëruar Allahu i Lartësuar janë muajtë e shenjtë, ku prej tyre është dhe muaji i Rexhepit. Allahu i Madhërishëm ka thënë: “Vërtet, numri i muajve tek Allahu është dymbëdhjetë, sipas Librit të Allahut, që prej ditës kur krijoi qiejt dhe Tokën. Katër prej tyre janë të shenjtë, sipas besimit të drejtë. Prandaj, mos i bëni vetes dëm, duke i shkelur këta muaj!” (Et-Teube 36) Theksimi i faktit se muslimani duhet t’i lartësojë ritualet e Zotit në çdo kohë dhe vend. Madhërimi i këtyre ritualeve dhe i këtyre shenjtërive rritet gjatë muajve të shenjtë, duke braktisur të ndaluarat dhe shmangur të ndaluarat, duke nxituar në vepra të mira dhe  konkurruar në punë të mira, me të larguarit nga bidatet dhe duke iu shmangur trillimeve, shpikjeve në ibadete, adhurime. Në mesin e dijetarëve të Islamit është e prerë se nuk përmendet ndonjë adhurim specifik vullnetar në muajin Rexhep, përveç atyre që është e lejuar në të gjitha kohët e tjera dhe për të cilat ka argumenta fetare,  ligjore. Duhet të dimë se hadithe që i atribuohen të dërguarit të Zotit, paqja dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të, për vlerën e agjërimit në muajin Rexhep në mënyrë specifike, të veçantë si jo në muaj tjerë, apo qëndrimin në namaz gjatë netëve të caktuara të tij, në veçanti,  e gjitha kjo nga çfarë kanë bërë të qartë dijetarët e hadithit, të specializuar në synetin e të dërguarit të Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, kanë treguar se janë ose hadithe të dobët, ose hadithe mewdua, të trilluara, që i janë atribuar  të dërguarit të   Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të. Ibn Haxheri, Zoti e mshiroftë, ka thënë: “ Hadithet e qarta që janë transmetuar rreth vlerës së muajit të Rexhepit, apo rreth vlerës së agjërimit në të, apo agjërimit të një pjese të tij, ndahen në dy kategori: ose të dobëta ose të trilluara.” Ngjashëm me këtë fjalë  janë deklaruar dhe Ibn Tejmije, Ibn EL Kajjimi, Ibn Rexhepi dhe Neveviu dhe të tjerë përveç tyre nga dijetarët e Islamit. Ndërsa ajo çfarë bëjnë disa me festimin e nats së njëzet e shtatë të këtij muaji, Rexhepit, duke pretenduar se ajo është nata e Israsë me të dërguarin e Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, kjo në origjinë, në parim është një risi, shpikje. E në realitet, nuk ka asnjë dëshmi, argument të njohur për muajin apo për kohën e saj, natës së Israsë dhe Miraxhit.

LEXO  Të ecësh drejt Zotit është fitore dhe shpëtim

O adhurues të Zotit! Përmbaju asaj që ju është urdhëruar, legjitimuar, që të shpëtoni, të keni sukses, ndiqni sunetin që të mëshiroheni, pasoni të dërguarin tuaj, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, që të meritoni dashurinë e Allahut dhe kënaqësinë e Tij, dhe që të fitoni shpërblim të madh dhe bujar.  Allahu i Madhërueshëm ka thënë: “ Thuaju (o Muhamed): “Nëse ju e doni Allahun, atëherë më ndiqni mua, që Allahu do t’ju dojë dhe t’jua falë gjynahet! Allahu është Falës i Madh dhe Mëshirëplotë.”(Al ‘Imran 31)

O Zot, na jep sukses që të punojmë me legjislacioni Tënd dhe të pasojmë synetin e të dërguarit Tënd, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, na begato në kohët tona me çdo vepër të mirë të pranuar tek Ti, o i Plotëfuqishëm, o Falës i Madh.

Zotit i kërkoj falje për vete, ju dhe për të gjithë muslimanët nga çdo gjynahtek Ai kërkoni falje sepse me të vërtetë  është Falës i Madh, Mëshirplotë.

Hutbeja e dytë

Lavdërimet janë për Zotin, lavdërime të shumta, të pastra dhe të bekuara. Dëshmoj se nuk ka Zot tjetër veç Allahut, Një i Vetëm dhe pa shok, në Botën Tjetër, Ahiret dhe në këtë botë.

Dëshmoj se i dërguari ynë Muhamedi është rob i Zotit dhe i dërguar i Tij, profeti i Tij i përzgjedhur. O Zot, fale, mëshiroje dhe bekoje atë sa më shumë dhe përherë.

Adhurues të Zotit! Përhapet në mes të njerëzve një hadith nga i dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, ku tregon se i dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, kur hynte muaji i Rexhepit thoshte: “ O Zot na beko në Rexhep dhe në Shaban dhe na e mundëso të arrijmë Ramazanin.” Ky hadith duhet të veprohet se është sunet i të dërguarit, paqja dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të, por atribuimi i tij tek i dërguari ynë, paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të, nuk është i sakt, sepse e ka konsideruar të dobët Neveviu, Ibn Rexhepi, dhe një grup prej njerëzve të ditur të hadithin të vonë, sikur shkëlqësia e tij Shejh Ibn Bazi dhe Shejh Albani, mëshira e Zotit qoftë mbi të gjithë. Ndërsa lutje është e legjitimuar, lejuar me argumentet e përgjithshme nga Kurani dhe syneti duke mos veçuar, apo specifikuar diçka të caktuar. Hafidh Ibn Rexhepi ka thënë: “ El Muala Ibn El Fadël ka thënë; Ata, selefët, paraardhësit tanë të mirë, i luteshin Allahut për gjashtë muaj që të ju mundësonte që të arrijnë Ramazanin dhe i luteshin Allahut për gjashtë muaj të tjerë që Ai ta kenë pranuar Ramazanin prej tyre.”

LEXO  Pritja e Ramazanit: Norma dhe rregulla

Prandaj  ndiqni që të arrini dhe të jeni të lumtur, udhëhiquni me legjislacionin e pastër që të keni sukse dhe të fitoni/ Ruajuni nga të atribuarit e diçkaje ndaj të dërguarit të Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, përveçse sipas dëshmive shkencore të vërtetuara nga dijetarët. Allahu i Madhërishëm ka thënë: “ Bindjuni Allahut dhe të Dërguarit, për të shpresuar mëshirën (e Allahut).” (Al ‘Imran 132)

Adhurues të Zotit! Shtoni sa më shumë lutjet dhe përshëndetjet për të dërguarin tonë fisnik që të meritoni gradë të larta dhe që Allahu të u japi rrugëdalje nga çdo vështirësi dhe lehtësim nga çdo shqetësim. O Zot, fale,  mëshiroje dhe bekoje të dërguarin tonë Muhamedin. O Zot, të lutemi të jesh i kënaqur  me familjarët dhe me të gjithë shokët e tij  dhe me ata që i pasojnë në vepra të mira deri në ditën e Kijametit.

O Zot, fali muslimanët dhe muslimanet, të gjallët prej tyre dhe ata që kanë vdekur.

O Zot, bashko fjalën e muslimanëve në të mirë. O Zot, unifiko rrallët e tyre, ndihmoi ata kundër armikut Tënd dhe armikut të tyre.

O Zot, shëro të sëmurët tanë dhe të sëmurët e muslimanëve.

O Zot, largo prej tyre trishtimin dhe atë që i ka goditur ata. O Zot, lehtëso çdo gjë për ata. O Zot, pasuro të varfërit e tyre. O Zot, ata që janë larguar nga shtëpitë e tyre ktheji shëndosh e mirë dhe fitimtarë, o më i Madhi Mëshirues.

O Zot, jepi sukses kujdestarit të çështjeve tona, kujdestarin e dy xhamive të shenjta, dhe zëvendësit të tij në çdo të mirë.  O Zot, jepu sukses atyre të dyve në atë që Ti do dhe je i kënaqur. O Zot, ruaj ata të dy me ruajtjen Tënde, dhe mbuloi ata me mbrojtjen dhe kujdesin Tënd, o më i Madhi Mëshirues.

LEXO  Këshilla për përmirësimin e individit dhe shoqërisë

O Zot, o furnizues me shi, na furnizo me shi. O Zot, na furnizo me shi të dobishëm. O Zot, fresko me shi vendin ton dhe vendet e muslimanëve.  

O Zot, në vendet tona ka thatësira të tillë për të cilat ne ankohemi tek Ti! O Zot, lësho mbi ne shi të dobishëm! O  Zot, lësho mbi ne nga bekimi, bujaria dhe mirësia Jote, o më i madhi Bujar, o Ti që nuk ke nevoj për diçka, o i Lavdëruar.

I Lavdëruar dhe Madhëruar je Vetëm Ti o Zoti ynë, dëshmoj se nuk ka Zot tjetër përveç Teje, tek Ti kërkoj falje dhe tek Ti pendohem.

O Zot, fale, mëshiroje dhe  bekoje të dërguarin tonë, Muhamedin.

Afrim Smakaj

https://www.facebook.com/3teshenjta/videos/621203623697043

Post Author: endrit