Besimi në Melaiket e Zotit

Hutbe e ditës së xhuma nga  Meka e bekuar      26- 02-1446  H    30-08-2024 D

Shejh Mahir El Muajkili  

Tema  Besimi në Melaiket  e Zotit

Lavdërimet janë për Allahut, i Madhi, i Larti, Atë e madhërojnë qiejt dhe Toka dhe gjithçka gjendet në to, në mëngjes dhe mbrëmje. Atë e lavdëroj për ato që më ka dhuruar nga mirësitë e shumta.

Dëshmoj se nuk ka Zot tjetër veç Allahut, Një i Vetëm dhe pa shok, Unik në Përsosmëri dhe Madhështi.

Dëshmoj se zotëria dhe i dërguari  ynë, Muhamedi është rob i  Zotit dhe i dërguari i Tij, i quajtu me emra të nderuar dhe cilësi të respektuara, çmuara. Paqja, mëshira dhe bekimi i Zotit qoftë mbi të, mbi familjen dhe shokët e tij,  shokët më të mirë dhe familjarët më të nderuar, mbi tabiinët dhe ata që i pasojnë në vepra të mira deri në ditën e Kijametit.

Në vijim

O ju muslimanë! Frikësojuni Zotit tuaj me frikë të vërtetë dhe nxitoni pas asaj që Ai do dhe është i kënaqur. “Dhe ruajuni asaj Dite që do të ktheheni tek Allahu…” (El-Bekare 281) “Ditën, kur njeriu do të shohë se ç’kanë bërë duart e tij…” (En-Nebe’ 40)

Popull musliman! Nga bazat e Akides, besimit është besimi në ekzistimin e Melaikeve, dhe në cilësitë dhe veprat e mëdha që janë përmendur rreth tyre. Allahu është betuar në Melaike dhe ka ngritur lartë përmendjen e tyre tek të dy botët, njerëzit dhe Xhindet, e Melaiket janë krijesa  të nderuara. Zoti i Plotfuqishëm i ka afruar dhe i ka nderuar me adhurimin e tyre ndaj Tij, e ata i nënshtrohen Fuqisë së Tij.  “ …të cilët kurrë nuk i kundërshtojnë urdhrat e Allahut, por i zbatojnë menjëherë ato.” ( Et-Tahrim 6) “por e lavdërojnë (Atë) natën dhe ditën, pa pushim.” (El-Enbija’ 20) Ata nuk ndihen të trishtuar apo të lodhur dhe nuk  i paraprijnë Atij me fjalë. Ata janë të mëshirshëm dhe të frikësuar ndaj Tij, statusi dhe fuqia e tyre është shumë e madhe, pozita dhe grada e tyre është e lartë. Shpirti besnik, Xhebraili, paqja e Zotit qoftë mbi të, të cilin e ka parë i dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, në formën në të cilën e ka krijuar Allahu. Ai  ka  mbuluar horizontin, e ai ka gjashtëqind krahë,  Zoti i Madhëruar e përshkroi atë me fjalët e Tij kur ka thënë: “që zotëron fuqi dhe pozitë të lartë te Zoti i Fronit.” (Et-Tekuir 20) E ai pavarësisht statusit tij të madh, përsëri është jashtëzakonisht i frikësuar ndaj Zotit të tij. Tek Mu’xhem El Evsat të Taberaniut, ka ardhur se i dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, ka thënë: “ Natën kur kam udhëtuar për në qiellin e Lartë kam parë Xhibrilin që ishte si ajo mbulesa e hollë nga frika ndaj Zotit të Madhërishëm.” Hils, është mbulesë që hapet dhe shtrihet në dyshemenë e shtëpisë.

Ndërsa tek syneni i Ebi Daudit ka ardhur se i dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, ka thënë: “ Kur Zoti flet me shpallje, banorët e qiellit dëgjojnë një trokitje nga qielli si zvarritja, zhurma e një zinxhiri mbi një shkëmb, tronditen dhe kështu vazhdojnë të jenë derisa t’u Xhibrili, derisa, kur u vjen Xhibrili dhe ua trazon, qetëson, zemrat.” Ka thënë: “ I thonë: O Xhibril çfarë ka thënë Zoti yt?” Ai thotë: “ Të vërtetën dhe Ai është më i Larti, më i Madhi.”

O ju besimtarë! Allahu i Lartësuar ka krijuar Melaiket dhe u besoi atyre detyra të mëdha. Prej tyre janë të caktuar për shpallje nga Zotit për të dërguarit e Tij, prej tyre që u janë caktuar përgjegjësia për bimët dhe të korrat,  prej  tyre ai që është i urdhëruar për t’i rënë borisë, surit. Për çdo njeriut që është i sëmurë janë shtatëdhjetë mijë engjëj që e shoqërojnë atë duke kërkuar falje tek Zoti për të. Për çdo njeri që lutet dhe dërgon salavate për  të dërguarin e Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, për të luten Melaiket, dhe Meleku i ngarkuar me këtë gjë thotë: “ O Muhamed, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, vërtetë filani i biri i filanit të ka përshëndetur dhe është lutur për ty në një kohë.”

LEXO  Shpendët, argumente të Allahut - Meka 02.10.2020

Zoti ka caktuar Melaike që nxisin robërit, njerëzit, t’i binden Zotit të tyre dhe në adhurimin e Tij, prezantojnë në namazin e tij dhe në leximin e Kuranit nga ai. Sikurse ka Melaike që i luten Zotit për njerëzit që qëndrojnë në reshtin e parë në namaz, Melaike që qëndrojnë në portat e xhamive në ditën e xhuma dhe i shkruajnë një nga një. Melaike që qëndrojnë nëpër rrugë duke kërkuar njerëzit përkujtues të Zotit dhe ata që u mësojnë njerëzve të mirën, kur i gjejnë ulen me ta, mblidhen dhe i rrethojnë me flatrat e tyre deri në qiellin e tokës. Ka thënë: “ Zoti i tyre i pyetën ata, dhe pse Ai është më i Ditur se ata, çfarë thonë robërit e Mi?” Melaiket thonë: “ Ata thonë të lavdërojnë dhe të madhërojnë Ty, të falënderojnë dhe të respektojnë Ty.”  Ka thënë: “ Zoti thotë: A më kanë parë  Mua?” Ka thënë: “ Melaiket thonë, jo për Zotin nuk të kanë parë.” Ka thënë: “ Zoti thotë: E çfarë do të bënin nëse do të më kishin parë?” Ka thënë: “ Melaiket i thonë, sikur të kishin parë do të të adhuron më shumë, do të lavdëronin, madhëronin dhe respektonin më shumë.”  Deri sa Zoti, Allahu i Madhërishëm dhe i Lartësuar t’u thotë Melaikeve: “ Ju marr juve dëshmitarë se i kam falur.” Ka thënë: “ Melaiket thonë: Zoti ynë, në mesin e tyre është filani, rob gjynahqarë, i cili ka kaluar andej dhe është ulur me ta.” Ka thënë: “ Zoti thotë; E kam falur dhe atë, ata janë një grup nga i cili asnjëri prej tyre nuk do të jetë fatëkeq, nuk do të ndëshkohet.” Hadithin e ka transmetuar Buhariu dhe Muslimi.

Vëllezër të besimit! Vërtetë Melaiket  janë ndër ushtarët më të mëdhenj të Allahut Fuqiplotë. Prej tyre janë  Melaiket që janë të radhitur, ata që pengojnë (të keqen) dhe ata që lexojnë, Kuran, prej tyre janë ata (engjëj) që marrin me forcë,  ata që marrin butësisht dhe ata që i rregullojnë punët. Prej tyre është Meleku i vdekjes, që merr shpirtat, dhe Ridvani, mbrojtësi i Xhenetit, Maliku, ruajtësi i zjarrit, Xhehenemit, Melaiket e mëshirës, Melaiket e ndëshkimit, Melaike që janë caktuar për të rrethuar njerëzit në ditën Gjykimit dhe Melaike që janë ngarkuar për të bartur zjarrin për në tokën e tubimit, ringjalljes. Numri i Melaikeve është i madh askush nuk mund ti numërojë ata përveç më të Lartit më të Madhit. Tek Suneni i Tirmidhiut ka ardhur se i dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, ka thënë: “ Unë vërtetë shikoj atë që ju nuk e shikoni, dëgjoj atë që ju nuk e dëgjoni,  qielli është shembur, d.m.th, është rënduar, dhe i lejohet të përkulet, në të nuk ka vend për katër gishta, përveç në të ka një Melek me ballin e tij në sexhde për Zotin.” Ndërsa në Bejtul Ma’mur, Shtëpinë plot vizitorë, në qiellin e shtatë hynë çdo ditë shtatëdhjetë mijë Melek, e pastaj nuk kthehen më në të. Allahu thotë të vërtetën në fjalën e Tij kur thotë: “ Askush tjetër, përveç Tij, nuk e di numrin e ushtrisë së Zotit tënd.” (El-Muddeththir 31)

O besimtarë! Në mesin e Melaikeve janë ata që Zoti i nderoi me afërsinë e Tij dhe të cilët Ai i zgjodhi për të mbajtur fronin e Tij. I dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, në përshkrimin e njërit prej tyre, ka thënë: “ Më është lejuar të flas për një nga engjëjt e Zotit, nga at që bartin fronin e Tij, distanca midis fundit të veshit dhe shpatullës së tij është një distancë që përshkruhet për shtatëqind vjet.”  Hadithin e ka transmetuar Ebu Daudi.

LEXO  Mirësit e stinëve - Meka 11.01.2019

Një nga përsosmëritë e dashamirësisë së Zotit ndaj robërve të Tij besimtarë është se ka nënshtruar bartësit e fronit të Tij dhe ata rreth tij që të kërkojnë falje për ta tek Zoti, të luten për ta në përmirësim të fesë së tyre dhe jetën e tyre të përtejme, Ahiretin. Allahu i Madhërishëm dhe i Lartësuar ka thënë: “ Ata (engjëj), që e mbajnë Fronin dhe ata që janë rreth tij, e madhërojnë Zotin e tyre me falënderim dhe i besojnë Atij. Ata lypin falje për besimtarët, duke thënë: “O Zoti ynë, Ti përfshin çdo gjë me mëshirën dhe dijeninë Tënde, prandaj fali ata që janë penduar e që ndjekin rrugën Tënde dhe ruaji ata prej dënimit të Zjarrit flakërues! O Zoti ynë, shpjeri ata në kopshtet e Adnit, të cilat ua ke premtuar, së bashku me të devotshmit prej prindërve të tyre, bashkëshorteve të tyre dhe pasardhësve të tyre! Ti je i Plotfuqishmi dhe i Urti. Dhe shpëtoji ata nga e keqja! Atë që Ti e shpëton nga e keqja atë Ditë, Ti e ke mëshiruar; e ky, me të vërtetë, është shpëtimi i madh!” (Gafir 7-9)

Zoti na begatoftë me Kuranin Famëlartë dhe në synet, dhe na bëftë dobi të gjithëve nga argumentat dhe urtësitë e tyre.

Zotit  i kërkoj falje për vete dhe ju nga çdo gjynah dhe gabim, tek Zoti  kërkoni falje, me të vërtetë Ai është Falës i Madh.

Hutbeja e dytë

Lavdërimet janë për Zotin! “ Lavdërimi qoftë për Allahun, Krijuesin e qiejve dhe Tokës (pa shembull të mëparshëm), i Cili i ka bërë engjëjt të dërguar me nga dy, tre dhe katër krahë. Ai shton në krijim çfarë të dojë. Allahu, me të vërtetë, është i pushtetshëm për çdo gjë.” (El-Fatir 1) Dëshmoj se nuk ka Zot tjetër veç Allahut, Një i Vetëm dhe pa shok.

Dëshmoj se zotëria dhe i dërguari  ynë, Muhamedi është rob i  Zotit dhe i dërguari i Tij. Paqja dhe mëshira e Zotit qoftë mbi të, mbi familjen dhe mbi të gjithë shokët e tij, atyre ju dërgojmë lutje dhe përshëndetje të shumta.

Në vijim

O ju besimtarë! Besimi në engjëj ka një ndikim të madh në kontrollin e njeriut ndaj fjalëve dhe veprave të tij. Allahu i Madhërishëm thotë: “ Ne e kemi krijuar njeriun dhe Ne e dimë ç’i pëshpërit atij shpirti i vet. Ne jemi më pranë tij se damari i qafës së vet. Dy engjëj i rrinë atij nga e djathta dhe e majta, dhe, për çdo fjalë që ai thotë, ka pranë vetes një mbikëqyrës të gatshëm (për ta shënuar atë).” (Kaf 16-18) Allahu i Lartësuar ka thënë: “ Njeriu ka përcjellës (engjëj), para tij dhe pas tij, që e mbikëqyrin atë me urdhrin e Allahut.” (Er-Ra’d 11)

Ndërsa i dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, thotë: “ Ju pasojnë Melaike gjatë natës dhe Melaike gjatë ditës, të cilët grumbullohen në namazin e Sabahut dhe në namazin e Asrit, iqindisë, pastaj ngjiten ata të cilët kanë kaluar natën tek ju, ku Zoti i tyre, dhe pse është më i Ditur se ata, i pyetën: Si i keni lënë robërit e Mi?” Ata, Melaiket i thonë: I kemi lënë duke u falur dhe kur kemi shkuar tek ata i kemi gjetur duke u falur.” Hadithin e ka transmetuar Buhariu dhe Muslimi.

Çdo njeri ka Melaike të cilët kanë përgjegjësi të shkruajnë veprat e mira dhe të këqijat, si dhe të tjerët që i ruajnë ata me urdhrin e Zotit. Nëse robi ka ndjesinë që Meleku ia shënojnë veprat dhe ia ngrijnë  ato tek Krijuesi i tij, ai do të përpiqet në binden ndaj Zotit të tij, largohet nga mosbindja ndaj Tij, bëhet i zellshëm, i kujdesshëm në kryerjen e namazit të tij, veçanërisht namazin e sabahut dhe të iqindisë, në kohën kur bashkohen Melaiket e natës dhe të ditës. Ata që largohen, na lënë  do të pyeten për ne, ndërsa të tjerë që qëndrojnë me ne dhe do shkruajnë, e kështu me radhë do të jetë çdo ditë dhe natë. “Ndonëse mbi ju ka rojtarë (që ju vëzhgojnë), shënues të nderuar, që dinë gjithçka që bëni.” (El-Infitar 10-12) E ajo që engjëjt shënojnë sot do të jetë çfarë do të shfaqet në librat tanë në Ditën e Gjykimit. “Çdo njeriu ia kemi varur në qafë llogarinë për punën e tij dhe Ne, do t’ia paraqesim Ditën e Kiametit librin, që do ta gjejë të hapur (e do t’i themi):  “Lexoje librin tënd! Ti mjafton sot si llogaritar kundër vetvetes!” (El-Isra’ 13-14)

LEXO  Punoni me besim për të arritur gradën e të sinqertëve

Vëllezër në besim! Nderoni Melaiket e më të Madhit më të Lartit, sepse Melaiket lëndohen nga ato që lëndohen bijtë e Ademit, njerëzit.  Atë shtëpi që ka një qen ose një statujë Melaiket e braktisin, si dhe largohen nga ajo shtëpi që familjarët e saj e braktisin përkujtimin e Zotit dhe Kuranin. Në atë shtëpi që braktiset nga Melaiket do të banojë shejtani. Tek Sahihu u Muslimit, ka ardhur se i dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, ka thënë: “ Nëse njeriu hyn në shtëpinë e tij dhe e përmend Zotin kur hyn në shtëpi dhe ha ushqim, shajtani thotë, për ushtarët e tij, nuk ka vendqëndrim dhe nuk ja darkë për ju në këtë shtëpi. Nëse njeriu hynë në shtëpi dhe nuk e përmendën Zotin kur hyn, shejtani, ushtarëve të tij, ju thotë: E gjetët, siguruat vendqëndrimin. E kur njeriu nuk e përmendën Zotin gjatë të ngrënit, të ushqyerit e tij, shejtani, ushtarëve të tij, ju thotë: E gjetët, siguruat, vendqëndrimin dhe darkën tuaj.” I dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, ka thënë: “ Mos i ktheni shtëpitë tuaja në varreza, sepse vërtetë shejtani largohet nga ajo shtëpi në të cilën lexohet sureja Bekare.” 

Lutuni dhe përshëndeteni të dashurin e përzgjedhur dhe të dërguarin e dalluar, Allahu ju ka urdhëruar për këtë ku Zoti i Madhërishëm dhe i Lartësuar ka thënë: “ Vërtetë Allahu e bekon të Dërguarin dhe engjëjt  e Tij  luten për të. O besimtarë, lutuni për të dhe përshëndeteni me selam.” (El-Ahzab 56) 

O Zot, fale dhe mëshiroje Muhamedin, bashkëshortet dhe pasardhësit e tij, siç e mëshirove familjen e Ibrahimit.

O Zot, bekoje Muhamedin,  bashkëshortet dhe pasardhësit e tij, siç e bekove familjen e Ibrahimit, me të vërtetë Ti je i Lavdishëm dhe i Madhërishëm.

O Zot,  të lutemi të jesh i kënaqur me  Halifet e parë të drejtë, Ebu Bekrin, Omerin, Othmanin dhe Aliun, me të gjithë shokët e tij, me tabiinët, me të gjithë ata që i pasojnë me mirësi deri në ditën e Fundit, dhe me ne së bashku me ata, me Faljen, Mirësinë dhe Bujarinë Tënde, o më i Madhi Mëshirues.

O Zot, lartëso Islamin dhe muslimanët.

O Zot, bëje këtë vend të qetë dhe të siguri  dhe të gjitha vendeve  muslimanëve.

O Zot, na jep siguri në vendit tonë, përmirëso udhëheqësit dhe kujdestarët e çështjeve tona, mbështete me të vërtetën udhëheqësin dhe kujdestarin e çështjeve tona.

O Zot, jepi sukses udhëheqësit tonë,  kujdestarit të dy xhamive të shenjta dhe zëvendësit të tij besnik, në atë që është lavdia e Islamit dhe përmirësimi i muslimanëve, në atë që është e mirë për popullin dhe vendin, dhe të gjithë kujdestarët e  çështjeve të muslimanëve.

O Zot, ruaj tek ne fenë tonë, udhëheqësit tanë dhe sigurinë tonë.

O Zot, jepu sukses njerëzve të sigurisë tonë dhe atyre që vigjilojnë në kufijtë tanë!

O Zot, ndihmoi ata kundër armiqve Tu dhe armiqve të tyre,  o i Fuqishëm o i Plotpushtetshëm.

O Zot, lehtëso shqetësimet e vëllezërve tanë në Palestinë. O Zot, të lutemi të jesh ndihmës dhe mbështetës për ta, mbrojtës dhe përkrahës i tyre. O Zot, ata janë të zbathur prandaj mbroji ata, të zhveshur mbuloi ata, të uritur mundësoju ushqim. O Zot, të lutemi të jesh kundër armikut Tënd dhe armikut të tyre,  o i Fuqishëm o i Plotpushtetshëm, o më i Madhi më Bujari.

O Zot, fali muslimanët dhe muslimanet, besimtarët dhe besimtaret, të gjallët prej tyre dhe ata që kanë ndërruar jetë.

O Zot, na bëj prej atyre që janë të bekuar në këtë botë me Melaike të afërt  dhe na bëj prej atyre që Melaiket i marrin me dashamirësi nga kjo botë, duke na thënë: Paqja qoftë mbi ty, hyni në Xhenet për atë që keni bërë.

“Zoti ynë, na jep të mira në këtë botë, na jep të mira në botën tjetër dhe na ruaj nga dënimi i Zjarrit (të Xhehenemit)”. (El-Bekare 201)

 “O Zoti ynë! Pranoje prej nesh (këtë vepër)! Me të vërtetë, Ti je Ai që dëgjon dhe di gjithçka!” (El-Bekare 127)

“…dhe pranoje pendimin tonë, se, pa dyshim, Ti je Pranuesi i pendimit, Mëshirëploti!” (El-Bekare 128)

“I Lartësuar qoftë Zoti yt, Zoti i Madhështisë e i Lavdisë, mbi çfarë i atribuojnë ata! Paqja qoftë mbi të dërguarit, Të gjitha lavdet e falënderimet qofshin për Allahun, Zotin e botëve!” (Es-Saffat 180-182)

Afrim Smakaj

https://www.facebook.com/3teshenjta/videos/1048961489511454

Post Author: endrit