Hytbe e Qabes 07-07-1442 H 19-02-2020
Shejh Abdurrahman Sudejs Tema: Mundësitë e pensionistëve dhe vlerat e tyre
Falenderimi i takon Allahut. Atë e falënderojmë. Atij i kërkojmë ndihmë dhe falje. Atij i jemi mirënjohës për të gjitha mirësitë.
O Allah Ty të përket falenderimi. Ti je drita e qiejve, e tokës dhe e gjithçkaje që ka në to.
Ty të përket lavdia. Ti je mbajtësi i qiejve, i tokës dhe i gjithçkaje që ka në to.
Ty të përket lavdia. Ti je i Vërteti, fjala Jote është e vërtetë, premtimi Yt është i vërtetë, takimi me Ty do të ndodhë me të vërtetë dhe Ti ke mundësi për çdo gjë.
Ty të përket falenderimi më i bukur e më i lartë.
Ty të përket falenderimi Zoti ynë e tek Ty mbështetemi.
Ty të përket falenderimi më i lartë, mirënjohja dhe lavdet më të shumta, më të forta më të pastra e më të mira që mund të gjinden.
Dëshmoj se nuk ka të adhuruar me të drejtë përveç Allahut të vetëm e të pashoq. Ai i ka përcaktuar kohët dhe i ka lidhur ato me njëra-tjetrën.
Dëshmoj se i nderuari ynë, profeti Muhamed është rob i Allahut dhe i dërguari i Tij. Më i miri i njerëzve në moral e në afrimitet. Allahu dërgon salavate mbi të, melaiket e tij dhe besimtarët e mirë prej robërve të Tij dhe mbi familjen e shokët e tij pastë salavate të shumëfishta, mbi pasuesit dhe mbi të gjithë ata që ndjekin rrugën e tyre deri në ditën e gjykimit.
Kieni frikë Allahun o rob të Allahut dhe dijeni se devotshmëria është drita e zemrave dhe foleja e saj. Ajo është rruga e dashurisë ndaj Allahut dhe shkallët ngjitëse të saj. Ajo është argumenti i drojes ndaj Allahut dhe treguesi i për të.
“O besimtarë, frikësojuni Allahut dhe çdo njeri le të shikojë se ç’ka përgatitur për të nesërmen! Kijeni frikë Allahun, sepse Ai di çdo gjë që bëni ju!” (Hashr; 18).
Devotshmëria ka forca që me to zemrat shëron
Si shiu i verës që pas thatësirës bimët gjelbëron
Devotshmëria është zahireja më e mirë që ti mbart
Ndërsa bamirësia është gjëja më e mirë që një njeri fiton
O musliman, bota islame këto ditë përjeton një prej muajve të shenjtë të Allahut. Allahu i madhërishëm thotë:
“Vërtet, numri i muajve tek Allahu është dymbëdhjetë, sipas Librit të Allahut, që prej ditës kur krijoi qiejt dhe Tokën. Katër prej tyre janë të shenjtë, sipas besimit të drejtë. Prandaj, mos i bëni vetes dëm.” (Teubeh; 36) Dijetaët interpretues të Kuranit kanë thënë: Dmth me gjynahe.
Nga Ebi Bekrate r.a përcillet se i Dërguari i Allahut s.a.s ka thënë: Koha është rrotulluar dhe ka ardhë si atëherë kur Allahu krijoi qiejt dhe tokën. Viti është me dymbëdhjetë muaj. Prej tyre katër janë të shenjtë. Tre njëri pas tjetrit Dhulkadeh, Dhulhixhe dhe Muharrem dhe Rraxheb i mudarit mes Xhumades dhe Shabanit. Buhariu dhe Muslimi.
O rob të Allahut muslimanit duhet ti mjaftojë fakti që nuk i cënohet feja dhe besimi. Besimi ynë është mesatari dhe dlirësi.
Allahu i lartësuar thotë: “Andaj adhuro vetëm Allahun me përkushtim të çiltër për Të! Vetëm Allahut i takon adhurimi i vërtetë.” (Zumer; 2,3)
Imam Ahmedi shënon në Musnedin e tij se i Dërguari i Allahut ka thënë: Unë jam dërguar me fe të pastër e mesatare.
Rruga e suksesit dhe e shpëtimit është kujdesi prej rrugëve të pafesisë e të idhujtarisë sepse ato të çojnë drejt përkeqësimit e drejt shkatërrimit. Po kështu dhe bidatet e shkeljet, risitë dhe kundërshtitë, legjendat, supersticionet dhe përrallat.
Njerëz në kohë të ndryshme kur kanë këmbyer dritën e dy shpalljeve me diçka tjetër kanë këmbyer diçka të ulët me atë që ka qenë e tëra e mirë. Shumë prej tyre i kanë kthyer shpinën rrugës profetike, të sahabëve e të parëve tanë të mirë në tre shekujt më të mirë. E kështu ranë në sprovën e grupacioneve e të përçarjeve, të sekteve, të medh`hebeve e ndasive.
Disa prej këtyre kanë lidhur besim tek yjet, ditët, muajt dhe vitet. Dijetarët eminentë unanimisht, prej tyre dhe Hafiz ibn Haxher, ibn Rraxheb, Shejhul Islam ibn Tejmijeh, Sheukanij dhe të tjerë, janë shprehur se rreth muajit Rrexhep nuk përcillet asnjë hadith i saktë apo i dobët që të mund të merret si argument. Të gjithë hadithet që janë transmetuar në lidhje me të janë shumë të dobët ose të trilluar.
Edhe nëse do ishte përcjellë ndonjë hadith i saktë nuk lejohet të ligjërohet kryerja e ndonjë adhurimi për të cilin nuk ka argument nga Libri i Allahut nga tradita e Profetit dhe nga vepra e të parëve tanë të mirë.
Çdo e mirë është në ndjekjen e të parëve e çdo e keqe vjen nga shpikjet e të mbramëve.
Vëllezër besimtarë nuk është e panjohur për njerëzit e mençur se jeta e njeriut është me faza dhe mosha e tij në të është me stacione. Qytetërimi dhe sistemi botëror bashkohor ka sanksionuar sistemin e punësimit dhe rregullat e profesioneve e të funksioneve. Njeriu vërtitet përgjatë fazave të jetës së tij mes punëve dhe niveleve të saj dhe funksioneve dhe gradave të saj derisa të arrijë moshën e pensionit.
Kjo është një çështje e tashme e rëndësishme për një shtresë të nderuar e të shtrenjtë e cila ka shpenzuar lulen e rinisë dhe ajkën e moshës së saj në shërbim të fesë, vatanit dhe shoqërisë së saj duke dhënë maksimumin në punën e saj dhe pastaj vjen koha e tërheqjes për ti dhënë mundësinë e punësimit të rinjve që vijnë pas. E kështu ecën jeta bashkë me ne me vërtitjet dhe spostimet e saj. Zoti i botëve të vërtetën thotë: “Ato ditë (fitoreje dhe humbjeje) Ne i ndërrojmë midis njerëzve.” (Al Imran; 140).
Ky lloj emërtimi funksional; jopensionist dhe pensionist nuk është fundi i aksionit e nuk është gjykim mbi njeriun me vdekje të shpejtë. Gjithashtu nuk është pengesë për pensionistët që ata ta shtojnë kontributin në shërbim të fesë së tyre, vatanit të tyre, udhëheqes së tyre dhe shoqërisë së tyre në fusha të tjera.
Ky është një emërtim i cili nuk duhet që kurrësesi të dominojë në jetën e pensionistit. Pensionisti duhet të dijë se ka lidur përsëri. Njeriu me ambicje të lartë nëse arrin një synim atëherë kërkon një synim tjetër po si ai ose më të lartë se ai për të mbërritur më pas tek ai.
Atë në garën e arritjes së madhështisë në këtë botë e në botën tjetër nuk e ndal vetëm ndalimi i shpirtit të tij ose dobësia e vetvetes së tij.
O ju pensionistë të nderuar përgjegjësitë tuaja janë shtuar pasiqë më parë fusha qeveritare e përcaktonte atë sipas aspektit tuaj profesional dhe punës tuaj. Ndërsa sot përpara jush keni mundësitë e të gjithë dynjasë, të gjithë punët dhe të gjitha mejdanet janë të hapura.
Përgjegjësitë tuaja nuk janë vetëm për familet tuaja, lagjet tuaja dhe qytetit tuaj por ju kenin përgjegjësi shoqërore të përgjithëshme për të orientuar, këshilluar, drejtuar, vetëdijësuar e për të qenë pjesmarrës në të gjitha fushat.
Sa gjetje e bukur e dikujt që ka thënë: Nuk ka dalje në pension për dikënd që dëshiron të jetojë në një komb të denjë për qytetërim e progres. E ne jemi kombi i qytetërimit e i progresit që në lashtësi. Për këtë të parët tanë të mirë urrenin që një person të qëndronte pa angazhim. Ndarësi i të vërtetës nga e kota, Umer ibnul Khatabi r.a ka thënë: Unë urrej të shoh dikënd prej jush të rrijë kot vërdallë pa ndonjë punë të kësaj jete e pa ndonjë punë për botën tjetër. Vërdallë që shkon e vjen pa ndonjë punë të dobishme.
Ne jemi komb i punës e i adhurimit. Allahu i lartësuar thotë: “Xhindët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm të më adhurojnë” (Dharijat; 56).
O ju që keni zbritur prej kalit të orarit zyrtar mosha juaj është kapitali kryesor i pasurisë suaj dhe krediti juaj që u bën dobi në këtë botë e në botën tjetër kështu që shfrytëzojeni atë me vepra të mira përpara se ta humbisni atë.
Njeriu sikurse është përgjegjës për moshën e e tij ai gjithashtu është përgjegjës për dijen e tij, përvojën dhe praktikën e tij. Përvojën e tij e përcjell tek brezat që vijnë pas e nuk tregohet koprrac në idetë dhe konsultat e tij, orientimet dhe këshillat.
O pensionistë bëhuni si pasqyra që tregon bukurinë e ligjit islam, parimeve të tij madhështore dhe mirësinë e saj mbi të gjithë njerëzit.
Këto janë brumosjet të cilat rrealizojnë ambicjet e larta e që gërhasin për to shoqëritë stabile e fisnike.
O pensionist i nderuar mos iu dorëzo përtacisë dhe plogështisë por shkëputu drej mirësisë dhe mejdaneve të saj. Përthithe aromën e puhizave të mirësisë të të gjitha formave dhe sektorëve të saj qofshin shkencore, bamirësie, besimore, mjekësore, humanitare ose ndërtimore. Ndihmo të vobektin, bëj bamirësi, ngushëllo fatkeqin, ndihmo të shtypurin, kontakto të privuarin, kapu tek dy shpalljet, pajto mes dy të grindurve, ngushëllo një të humbur, nxiti të tjerët të bëjnë mirë, shpërnda dije ose një libër, ndihmo një të pamundshëm apo vizitor, perfeksiono një punë, realizo një shpresë, oriento një të hutuar, këshillo një fajtor, plotëso nevojat e një jetimi, mjeko një të sëmurë, vizito farefisin, kujdesu për të vejat, trego afrimitet ndaj një të varfëri sepse nuk të rrëmben asnjë grimcë, ngre një qendër shoqërore, themelo një godinë bamirësie, bëhu model dhe shembull i kombit islam në vepra e në fjalë, bëhu çelës i mirësisë, pozitiv që i do të mirën njerëzve sidomos ndaj familjes, të afërmëve dhe komshinjve.
“Çliroje imagjinatën tënde
i tërë universi është frymëzues
thithe nektarin tënd
të gjitha lulet kanë çelur
fluturo nga të duash
hapësirat janë plot fantazi
se vepra më e bukur
është ajo që frymëzon ëndrra.”
Gjëja më madhështore në të cilën personi mund të shpenzojë moshën e tij është përhapja e fesë së Allahut dhe udhëzimi i botës në të. Ajo është profesioni i profetëve e i të dërguarve.
Urime për atë që ka përvetësuar një masë të trashëgimisë profetike. Kjo është rruga e lavdisë, e udhëzimit dhe gjerësisë. Kjo është hapësira e madhështisë për atë që dëshiron të jetë i ndritur e madhështor, i mbarë e fisnik. Shfrytëzimi i mjeteve të kohës dhe teknologjisë në realizimin e këtij mesazhi madhështor.
Kujdesi për bashkimit e fjalës, unitetin të rradhëve dhe pajtimit mes njerëzve.
O vëlla personi arrin aty ku është vepra e tij
kur të zgjedhësh zgjidh atë që ka veprat më të mira
nëse njerëzit bashkohen të mbartin të mirat bëhu dhe ti mbartës.
Gjëja më e pakët që mund ti ofrohet pensionistëve janë fjalët falenderuese, lavdëruese, mirënjohëse, favoruese dhe shpaguese për shërbimet që kanë ofruar në zhvillimin e vatanit e të shoqërisë.
Duhet të kemi kujdes nga përçmimi i tyre se nuk ka mirësi tek njerëz që nuk i njohin vlerën parardhësve të tyre.
Popujt dhe shoqëritë e zhvilluara kanë ngritur për ta shoqata dhe fondacione të cilat interesohen për çështjet e tyre, garantojnë të drejtat e tyre e që realizojnë për ta shërbimet që u nevojiten. Nga ana tjetër ata përfitojnë prej pensionistëve duke shfrytëzuar praktikën e tyre si bazë e eksperiencës dhe si zyrë këshilltare e lëvizëshme. Kështu shfrytëzon mendjen dhe përfiton prej përvojës dhe stimulon talentet.
O funksionarë të jini shembull në kujdesin ndaj asaj që u është lënë në mirëbesim e ndaj përgjegjësisë, ndaj pastërtisë e transparencës, në luftën ndaj abuzimit dhe korrektësinë në prezencë, në largim e në produktivitet, në sjelljen e mirë ndaj qytetarëve, mos shfrytëzimi i pushtetit zyrtar, kujdesi ndaj fondeve publike, kapaciteteve dhe të ardhurave të vendit.
Ju sot jeni shembuj për të rinjtë dhe për brezat që vijnë. Jepuni atyre prej eksperiencës tuaj sikurse keni marrë vetë prej eksperiencës së të tjerëve.
Feja jonë madhështore islame është fe e punës dhe e adhurimit. Në të nuk ka murgëri dhe varësi. Ripërtërijeni qëllimin dhe veprat tuaja kryejini me pastërti për Zotin e njerëzve.
Allahu i madhërishëm thotë:
“Thuaj: Në të vërtetë, namazi im, kurbani im, jeta ime dhe vdekja ime, i përkasin vetëm Allahut, Zotit të botëve. Ai nuk ka asnjë ortak. Kështu jam urdhëruar dhe unë jam i pari që i nënshtrohem Atij”. (El En`am 162-163)
O Allah na jep begati në Raxheb e në Sha`ban e na mundëso të arrijmë muajin Ramazan.
O Allah na jep begati me Kuranin madhështor e na mundëso të kemi dobi me udhëzimin e më të mirit të dërguarve, na bëj të qëndrueshmë në udhëzim e në rrugën e drejtë.
Me këto fjalë i kërkoj falje Allahut të lartë e madhërishëm për vete dhe për ju, për të gjithë muslimanët dhe muslimanet për të gjitha gjynahet dhe gabimet. Kërkojini falje dhe kthehuni për tek Ai sepse Ai është falës për ata që pendohen.
Hutbeja e Dyte
Falenderimi i takon Alalhut. Ai na ka mbuluar me mirësi të shumta e të mëdha.
Dëshmoj se nuk ka të adhuruar me të drejtë përveç Allahut të vetëm e të pashoq. Ai është i pastër nga të metat i lartë e madhështor.
Dëshmoj se profeti ynë Muhamedi është rob i Allahut dhe i dërguari i Tij i përzgjedhuri në revelatë e në pozitë mbi të gjithë botën. O Allah nderoje profetin tonë, të dashurin tonë, shembullin tonë dhe ndërmjetësuesin tonë Muhamedin të birin e Abdullahut, nderoje familjen e tij, shokët e tij të cilët arritën kulmin në dashurinë për të, mbi ndjekësit dhe pasuesit e tyre aq sa të rrotullohen e të jenë dy ndriçuesit.
O Rob të Allahut tregohuni të devotshëm ndaj Allahut, Zotit tuaj në fshehtësi e në publik. Dijeni se libri më i vërtetë është libri i Allahut, udhëzimi më i mirë sështë udhëzimi i Muhamedit s.a.s, gjërat më të këqija janë shpikjet në fe. Çdo risi është humbje. Ju duhet të qëndroni gjithmonë me bashkësinë e muslimanëve sepse dora e Allahut është me bashkësinë e ai i cili largohet prej saj shkon drejt zjarrit.
Vëllezër besimtarë! Njeriu e ka detyrë të jetë shembull në bindje ndaj Allahut të lartësuar, në bindje ndaj të dërguarit të Tij s.a.s dhe në bindjen ndaj udhëheqësve në të mirë veçanërishtë në kohë krizash, problemesh dhe epidemish gjatë të cilave lipset solidaritet dhe bashkëpunim prej të gjithëve.
Përkujtimi është i vazhdueshëm në lidhje me rëndësinë e zbatimit të masave mbrojtëse, proçedurave të sigurisë dhe kushtëzimeve shëndetësore si përpjekje për të ruajtur shëndetin tuaj dhe të tjerëve prej familjes, fëmijëve dhe vëllezërve tuaj muslimanë.
Këto masa dhe proçedura janë pjesë e marrjes së shkaqeve të cilat na i ligjëron ligji jonë i pastër islam. Zbatimi i masave mbrojtëse është detyrë fetare, objektiv fetar, kërkesë kombëtare, linjë e qytetërimit, virtyt i lartë, siguri jetike, mbrojtje shëndetësore dhe përparim shoqëror.
Allahu ju ruajtë, kështu duhet të jeni në nivelet e përgjegjësisë dhe ndihmëtarë të sektorëve përkatës që të realizohet fjala e Allahut të lartësuar:
“Ndihmojeni njëri-tjetrin në punë të mira dhe në të ruajturit nga të këqijat.” (Maideh; 2).
Të sjellim në praktikë moton: “Të bashkëpunojmë e jo të nënvlerësojmë” sidomos me përhapjen e valëve të reja, mutacioneve të reja të virusit të kësaj epidemie dhe kthesa shqetësuese në lidhje me shtimin e rasteve të infektuara gjë që kërkon kujdes serioz në marrjen e masave mbrojtëse sidomos distanca fizike, grumbullimet, mbajtja e maskave, larja e duarve dhe desifektimi i tyre e të jetë dhënia e dorës në zemër. Duhet të vëmë në dukje rëndësinë e vetëdijësimit shoqëror në realizimin e këtyre proçedurave mbrojtëse. Por megjithatë ka njerëz nënvlerësues e të pakujdesshëm të cilat tërheqin drejt vetes, të tjerëve, kombit dhe shoqërisë së tyre shkaqet e sëmundjes ngjitëse dhe përhapjes së epidemisë. Për këtë arësye masat e rrepta ndaj tyre është veprimi i duhur. Prijësit në këtë rast i lejohet të vejë në praktikë masa ndëshkimore dhe rregulla të prera për penguar e për ti menaxhuar ata me qëllim që të mos i sjellin dëm vetes së tyre dhe të tjerëve e kështu të ndikojnë për keq në mundësitë dhe të ardhurat e vataneve dhe shoqërive të tyre.
Ja vlen si përgëzim në këtë çështje sigurimi i vaksinave. Të gjithë duhet të nxitojnë të marrin vaksinën në kohën e duhur e të marrin pjesë në vendet e pregatitura për diçka të tillë.
Allahu i lartësuar thotë:
“mos e çoni veten tuaj në shkatërrim” (El Bekare; 195).
Allahu thotë:
“mos e vritni veten (dhe njëri-tjetrin)!” (Nisa 29)
Profeti s.a.s ka thënë: Allahu për çdo sëmundje që ka zbritur ka zbritur për të edhe shërimin e mëson atë ai që e mëson dhe nuk arrin të njohë ai që nuk e njeh. Transmeton Buhariu.
Profeti s.a.s ka thënë: Mjekohuni o rob të Allahut e mos u mjekoni me të ndaluarën. Transmeton Ahmedi dhe Ebu Daud.
Bëni kujdes, të gjithë kujdesin prej hedhjes së dyshimeve, ngatërresave ndaj sektorëve përkatës, përhapjes së fjalëve të kota turbulluese, shpifjeve e gënjeshtrave ndaj këtyre vaksinave të sigurta e të tjerave.
Habi dhe habi e madhe me ata që dorëzojnë mendjet dhe idetë e tyre me aq lehtësi ndaj çdo lajmi e që besojnë çdo fjalë që përhapet pa u siguruar e pa maturi.
Këto sulme dashakeqëse, të rreshtuara, të sistemuara e të sofistikuara janë luftë e hapur e nuk janë pazbulueshme për këdo që ka zemër. Luftë e hapur kundër fesë tonë, kombit tonë dhe udhëheqes tonë gjë e cila kërkon të qëndrojmë kundër saj si një rresht i vetëm.
Prej mirësisë së Allahut ndaj këtij vendi të begatë suksesi i arritur në marrjen e vaksinave për atdhetarët e tij dhe për ata që kanë leje qëndrim në tokën e tij.
Kështu ka vendosur një prej prioriteteve të tij kryesore shëndetin e njeriut dhe shpëtimin e tij. Madje për vizitorët e Dy Vendeve të Shenjta dhe ata që kryejnë ritualin e Umres interesim, përkushtim dhe përkujdesje shtesë. Allahu mundësoftë që këto të jenë në anën e veprave të mira në peshoren e tyre.
Allahu e ruajtë vendin tonë, vendin e Dy Xhamive të Shenjta prej çdo gjëje të keqe e të urryer dhe të gjithë vendet e tjera të muslimanëve.
Dërgoni salavate dhe selame, Allahu u mëshiroftë mbi më të mirin e njerëzve ndriçuesin që mahnit, salavat që nxjerr shkëndija e lulëzon sikurse u ka urdhëruar Zoti juaj i lartmadhërishëm në librin e Tij të mrekullueshëm në sistem e në urtësi. Allahu ka thënë fjalë fisike: Vërtet, Allahu e bekon të Dërguarin dhe engjëjt e Tij luten për atë. O besimtarë, lutuni për atë dhe përshëndeteni me “selam”!” (El-Ahzab 56)
I dërguari i Allahut ka thënë: Kush dërgon mbi mua një salavat, Allahu mbi të dërgon dhjetë.
Mbi ty dërgojmë salavate si deti i furishëm
dhe selamet më të pastra si drita që vezullon.
Salavate prej nesh që përhapen si parfum i këndshëm
E që më pas lulet e saj shpërthejnë.
O Allah përmende lart Muhamedin, familjen e Muhamedit, ashtu sikurse ke përmendur lart Ibrahimin dhe familjen e Ibrahimit. Ti je i Lavdëruari i Madhërishmi.
O Allah bekoje Muhamedin, familjen e Muhamedit, ashtu sikurse bekove Ibrahimin dhe familjen e Ibrahimit. Në tërë botët Ti je i Lavdëruari i Madhërishmi.
O Allah kënaqësia jote qoftë mbi katër Khalifët të cilët qenë prijës të kulluar të cilët udhëhoqën me të vërtetën e gjykuan me drejtësi Ebu Bekrin, Umerin,
Uthmanin dhe Aliun posedues i pozitës së lartë e të nderuar. O Allah kënaqësia Jote qoftë mbi sahabet dhe tabiinët dhe mbi ata që ndjekin rrugën e tyre deri në ditën e gjykimit edhe mbi të kulluarat nënat e besimtarëve dhe mbi ata që ndjekin rrugën e tyre deri në ditën e gjykimit edhe ne bashkë me ta me mëshirën, bujarinë Tënde o më fisnik i fisnikëve.
O Allah forcoje islamin dhe muslimanët!
Me mirësinë tënde ngreje lart fjalën e vërtetë, fjalën e fesë!
Këtë vend bëje të sigurtë, të qetë, me bollëk e me pasuri dhe të gjithë vendet e muslimanëve!
O Allah na jep siguri në vatanet tona dhe rregulloje, jepi sukses dhe ruaji prijësat dhe udhëheqësit tanë!
Përkrahe në të vërtetën prijësin tonë, shërbëtorin e Dy Xhamive të Shenjta!
O Allah jepi sukses atij në atë që Ti dëshiron dhe pëlqen, orientoje atë drejt bamirësisë dhe devotshmërisë!
O Allah jepi sukses atij dhe mëkëmbësit të tij, vëllezërve të tij dhe ndihmësve të tij që të bëjnë atë që forcon islamin dhe përmirëson gjendjen e muslimanëve!
O Allah shpërbleji ata me shpërblimin më të mirë për atë që kanë bërë e vazhdojnë të bëjnë për islamin dhe muslimanët, për haxhinjtë, për umraxhinjtë dhe për vizitorët o Zot i botëve!
O Allah largoji prej nesh çmimet e larta, epideminë, kamatën, imoralitetin, tërmetet, vështirësitë dhe sprovat e rënda të dukshme e të padukshme prej vendit tonë e prej të gjithë vendeve të muslimanëve!
O Allah largoje prej nesh koronën, prej të gjithë muslimanëve dhe prej tërë botës o Zot i botëve! O Fisnik i fisnikëve! O Mëshirues i mëshiruesve! O Bujar i bujarëve!
O Allah fali muslimanët dhe muslimanet, besimtarët dhe besimtaret të gjallë qofshin a të vdekur! Ti je Dëgjues, Afër dhe i përgjigjesh lutjeve!
O Allah largoi brengat prej muslimanëve të përvuajtur, mundësoi borxhlinjve të shlyejnë borxhet e tyre, shëroji të sëmurët tanë dhe të sëmurët e tërë muslimanëve, Me mëshirën tënde o më i Mëshirëshmi i mëshiruesve!
O Allah jepu fitore ushtarëve tanë, ndihmoje personelin e sigurisë sonë o i madhërishëm e bujar!
O Allah kush ka qëllime dashakeqëse ndaj nesh, fesë tonë, sigurisë tonë, vendit tonë dhe ndaj vataneve tona o Allah preokupoje atë me veten e tij, kurthin e tij ktheja mbi kokë dhe planifikimin e tij bëje shkatërrim për të o i Madhërishëm e Bujar!
O Allah ruaji vendet e shenjta të muslimanëve! Mbroje Xhaminë Aksa o Zot i botëve!
Mbroji vëllezërit tanë të pafuqishëm kudo qofshin o i Madhërishëm e Bujar! Rregulloje gjendjen e tyre, ndale gjakderdhjen e tyre, mundësoji atyre që të kapen për librin Tënd e prej rrugës së profetit Tënd O dhurues i mirësive!
Zoti ynë na dhuro të mira në këtë jetë, të mira në jetën tjetër e na ruaj nga dënimi i zjarrit!
O Allah, Ti je Allahu nuk ka të adhuruar tjetër me të drejtë veç teje, Ti je i Pasur e ne nevojtarë zbrit mbi ne shi o mos në lër të pashpresë! O Allah na zbrit shi!
O Allah ujiti zemrat tona me besim e me vendosmëri dhe vendet tona me mirësi e me shira të bollshëm!
Zoti ynë pranoje prej nesh, ti je Dëgjuesi, i Dituri, na mundëso pendim sepse ti e pranon pendimin dhe je Mëshirëplotë!
Na fal ne, prindërit tanë dhe prindërit e tyre, të gjithë muslimanët e muslimanet të vdekur qofshin a të gjallë Ti je Dëgjuesi, i afërt, dhe pranues i lutjeve!
I lartësuar qoftë Zoti yt, Zoti i Madhështisë e i Lavdisë, mbi çfarë i veshin ata! Paqja qoftë mbi të dërguarit, dhe të gjitha lavdet e falënderimet qofshin për Allahun, Zotin e botëve! (Saffat; 180).