Gëzimi i Ramazanit dhe i lidhjes me Aksanë

Hutbe e ditës së Xhuma nga Xhamia El Aksa       22-08-1446H   21-02-2025 D

Shejh Muhamed Hysejn 

Tema  Gëzimi i Ramazanit dhe i lidhjes me Aksanë

Falënderimi i takon Zotit, Ai e bëri agjërimin obligim të prerë, të vendosur, dhe synet, praktikë që do të mbetet deri në ditën e Gjykimit.

Dëshmoj se nuk ka Zot tjetër veç Allahut, Një i Vetëm pa shok, në dorën e Tij është çdo e mirë,  Ai është i aftë për çdo gjë,  i Cili ka thënë, e fjala e Tij është e vërtetë: “Muaji i Ramazanit është ai, në të cilin ka zbritur Kurani, që është udhërrëfyes për njerëzit, plot me shenja të qarta për rrugën e drejtë dhe dallues (i së mirës nga e keqja). Pra, kushdo nga ju që dëshmon këtë muaj, le të agjërojë!” (El-Bekare 185)

Dëshmoj se zotëria dhe i dashuri ynë, ndërmjetësuesi  dhe modeli, shembulli ynë,  Muhamedi, është rob i Zotit  dhe i dërguari i Tij, i përzgjedhuri nga të gjitha krijesat e Tij dhe miku, i dashuri i Tij. Paqja e Zotit qoftë mbi të, mbi familjen e tij të pastër, mbi shokët e tij, të parët e të mirëve, mbi të gjithë që kanë ecur në rrugën e tyre, kanë pasuar traditën e tyre,  dhe kanë ndjekur gjurmët e tyre deri në ditën e Fundit. Lutje dhe përshëndetje për dëshmorët dhe të rënët, për të plagosurit dhe për të burgosurit, të rënët robër, për ata që janë në namaz, në ruku dhe që bien në sexhde për Zotin, këtu në xhaminë e bekuar të Aksasë dhe në çdo tokë nga vendet muslimane.

O ju muslimanë!  O bijtë e Bejtul Makdis, Kudsit, dhe rrethinat e tij! O bijtë e kësaj toke të bekuar! Në këtë ditë të bekuar, në këtë xhuma të bekuar bashkohen për ne,  vlera e ditës së xhumasë dhe mirësitë e Zotit të botëve, shiu, i cili freskon njerëzit dhe vendin, dhe vlera e muajit të Shabanit, të cilin e pason muaji të cilin e presim dhe e presin të gjithë muslimanët me shumë mallë dhe gëzim. Muaji i agjërimit, muaji i mirësive dhe begative, muaji i Kuranit, muaji i teravive dhe i madhërimit të Zotit, i lutjeve drejtuar Zotit,  muaji i përmendjes së Zotit, leximit të Kuranit dhe muaji i të gjitha veprave të mira, nga agjërimi, sadakaja, lëmosha, dhe bamirësitë. Sikurse gjithashtu bashkohen për ne në këtë ditë vlera e lidhjes, vigjilecës në këtë tokë të bekuar, toka e Israsë dhe Miraxhit, për në të cilën lejohet të bëhet hixhret, emigrimi në të, dhe është e ndaluar hixhreti, emigrimi  prej saj. Toka e Israsë dhe Miraxhit qëndra e vëmendjes së të dërguarve,  dhe  destinacioni i zemrave të dijetarëve të drejtë dhe punëtorë, aktivë. Ka qenë dhe vazhdon të jetë tokë e lidhjes, vendosmërisë, vigjilencës. Nuk emigrohet prej saj por emigrohet për në të, dhe nuk lejohet në asnjë rrethanë që të pranojmë emigrimin prej saj asnjë herë, pavarësisht rrethanave dhe kushteve. Urime për ju banorë të Israsë dhe Miraxhit që Allahu i Madhërishëm ju ka zgjedhur që të jeni të lidhurit, vigjilentët, mbrojtësit e vendosur në këtë tokë të bekuar, derisa Zoti të vendosë çështjen që duhet bërë.

LEXO  Namazi lidhja më e fortë me Zotin e botëve

O ju muslimanë! O bijtë të tokës së Israsë dhe Miraxhit! Vërtetë lidhja në këtë tokë ka shpërblim të madh dhe bujar tek Allahu i Madhërishëm. Për këtë mjafton të lexojmë fjalën e Allahut të Lartësuar, që thotë: “ O besimtarë! Bëhuni të durueshëm dhe nxiteni njëri-tjetrin për të qenë të tillë; bëhuni të vendosur dhe vigjilentë (në vepra të mira dhe në ruajtjen e kufijve) dhe kijeni frikë Allahun, që të shpëtoni!” (Al ‘Imran 200) Si dhe të lexojmë hadithin e të dashurit tonë të nderuar, Muhamedit, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, që thotë: “ Lidhja, vigjilenca e një dite në rrugë të Allahut është më e mirë se gjithë bota dhe çfarë ka në të. Mëngjesi ose mbrëmja në rrugë të Zotit është më e mirë se gjithë bota dhe çfarë ka në të. Vendi i ndonjërit prej jush sa një kamxhik në Xhenet është më e mirë se gjithë bota dhe çfarë ka në të.”

Urime për ju, o banorë të kësaj toke të bekuar. Urime lidhja dhe vendosmëria juaj në këtë tokë. Urime për ju ardhja e muajit të bekuar të Ramazanit. Muaji i agjërimit, muaji i mirësive, adhurimeve dhe begative.

Ramazani në këto vende ka shijen e tij të veçantë dhe tradita të qarta, ku populli i Palestinës, e gjithë Palestina, nxiton drejt xhamisë së bekuar të Aksasë,  për ta gjallëruar, mbushur atë në këtë muaj dhe në të gjitha ditët e vitit. Për të marrë shpërblimin e lidhjes, vendosmërisë, për të marrë shpërblimin e udhëtimit në këtë xhami të bekuar dhe në qytetin e Kud’sit, qytet të cilin Zoti e nderoi dhe e lartësoi me Isranë dhe Miraxhin, që ishte djepi i profetëve dhe pikënisja e mesazheve qiellore.

O ju muslimanë! O bijtë e tokës së Israsë dhe Miraxhit! Ai është Ramazani, muaji i krenarisë dhe i dinjitetit, muaji i mirësive dhe i fitoreve, muaji i lavdisë  përgjatë gjithë historisë së umetit Islam. Atëherë, përse umeti ynë nuk përfiton në ditët dhe netët e Ramazanit nga kjo vlerë e madhe?! Ai ndaloi,  me të gjitha kuptimet e krenarisë dhe lavdisë, me të cilat Zoti i ka nderuar muslimanët për gjatë historisë së tyre në muajin e bekuar të Ramazanit. Ky muaj në të cilin Zoti nderoi grupin e paktët dhe të vogël të besimtarëve, në betejën e Bedrit të Madh, dhe e nderoi atë grup me çlirimin e Mekes, me njëzet Ramazan të vitit të tetë të Hixhretit. Fitoret dhe  lavdia e muslimanëve vazhduan përgjatë Ramazanëve dhe historisë së ndritur të muslimanëve.

LEXO  “Vërtetë ndihma e Allahut është afër!”

O ju muslimanë! O bijtë e tokës së Israsë dhe Miraxhit! Po, ne presim Ramazanin, dhe është transmetuar nga paraardhësit tanë të mirë, Zoti qoftë i kënaqur me ta, se ata kanë thënë: “ Ne përgatisim vetet tona për gjashtë muaj të vitit për ardhjen e Ramazanit, kërkojmë falje tek Zoti dhe Atij i lutemi për gjashtë muaj të tjerë që të pranojë nga ne agjërimin dhe namazin në muajin e Ramazanit.”

Po, o ju muslimanë! Ky është Ramazani, në të cilin muslimanët zbatojnë obligimin e agjërimit, që është kusht nga kushtet e Islamit, për të cilin i dërguari ynëi nderuar, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, ka thënë: “ Islami është ngritur mbi pesë shtylla: Dëshminë se nuk ka të adhuruar me të drejtë përveç Allahut, dhe se Muhamedi është i dërguari i Tij. Falja e namazit, dhënia e zekatit, agjërimi i Ramazanit dhe Haxhi, vizita e Qabes, për atë që ka mundësi.”  Apo sikurse i dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, ka thënë.

Fitorja është për ata që Zotit i kërkojnë falje, tek Allahu kërkoni falje dhe  luteni Allahun duke qenë të bindur në përgjigje.

Hutbeja e dytë

Lavdërimet  janë vetëm për Zotin. Lutje dhe përshëndetje për zotërinë tonë Muhamedin, s’ka të dërguar pas tij.

Dëshmoj se nuk ka Zot tjetër veç Allahut, ka dashur që robërit e Tij të punojnë për fenë e tyre dhe jetën e tyre të kësaj bote, deri sa të fitojnë nga mirësitë e Zotit dhe të meritojnë kënaqësinë e Tij.

Dëshmoj se zotëria dhe i dashuri ynë, Muhamedi, është rob i Zotit dhe i dërguari i Tij. Paqja dhe mëshira e Zotit qoftë mbi të, mbi familjen dhe mbi të gjithë shokët e tij, dhe mbi ata që i pasojnë në vepra të mira deri në ditën e Kijametit.

Në vijim

O ju muslimanë! Në fillim të Ramazanit, liderët e vendeve arabe po përgatiten të mbajnë një samit në nivel  të ligës Arabe, ndërsa ne nga minberi i xhamisë së bekuar të Aksas u themi pjesëmarrësve në konferencë:  Vërtetë Kud’si dhe Aksa  e bekuar, dhe kauza Palestineze, me gjithçka që kjo kauzë përfaqëson për botën Islame dhe arabe, e cila është pjesë e besimit tuaj, pjesë e historisë dhe qytetërimit tuaj,  pjesë nga çdo gjë e shenjtë dhe e nderuar në këtë botë sot, u themi: Amaneti kërkon, thërret dhe kërkon që të unifikoni radhët tuaja, të grumbulloni forcat tuaja dhe të bëni kënaqësinë e Zotit, i Cili e zbriti Kur’anin në Ramazan, udhërrëfyes për të gjithë njerëzit dhe kushtetutë për muslimanët, që t’i frikësoheni Allahut, me sjellejn tuaj, ndaj popujve tuaj. Frikësojuni Allahut, me sjelljen tuaj, ndaj umetit, popullit tuaj, frikësojuni Allahut ndaj vendeve tuaja të shenjta. Le të jetë samiti juaj në nivelin e ngjarjeve dhe sfidave që po kalon umeti. A nuk e shikoni, sigurisht që e keni parë,  se çfarë ndodhi me popullin tonë në Gaza, çfarë po ndodh me popullin tonë sot dhe prej disa ditësh në qytetet Jenin, Tulkarm, Tubas dhe në të gjitha qytetet, fshatrat dhe kampet e Bregut Perëndimor?! Vërtetë amaneti i Zotit, amaneti i Kuranit, amaneti i Ramazanit, amaneti i historisë dhe amaneti i të dashurit tonë të madh, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, duhet të jetë prezent në takimin, samitin tuaj, në mënyrë që ky samit të ketë efekt që e kënaqën Allahun e Lartësuar, me të cilin të kënaqet umeti, dhe të ju rikthejë disa nga lavditë tuaja të së kaluarës.

LEXO  Besimtari e thotë të vërtetën pa ju frikësuar askujt - Jusuf Munejneh - 31.08.2018

O ju muslimanë! O bij të tokës së Israsë dhe Miraxhit! Në Ramazan shpeshtoni udhtimet tuaja për në xhaminë e Aksasë. Mbusheni atë me besimin tuaj, me adhurimet tuaja, me lidhjen tuaj, me leximin e Kuranit, me madhërimin dhe me Njësimin e Zotit, dhe me përkujtimin e Zotit, sepse ajo, Aksa, është emanet në qafat e të gjithë neve.

O ju muslimanë!  Me rastin e lirimit të disa vëllezërve tanë të burgosur, i përshëndesim dhe i urojmë nga lartësia e minberit të xhamisë së bekuar të Aksasë. I përgëzojmë për lirinë e tyre, duke shpresuar dhe duke e lutur Zotin e Madhërishëm që të mundësojë lirinë e të gjithë të burgosurve tanë, të mëshirojë dëshmorët dhe të vdekurit tanë, të shërojë të sëmurët dhe të plagosurit tanë. Me Mirësinë dhe Bujarinë e Tij të na bëjë nga të lidhurit e vendosur deri në ditën e Kijametit, në xhaminë e bekuar të Aksasë deri sa të takojmë Allahun e Lartësuar dhe të dërguarin e Tij të nderuar në luginën e tij të bekuar, të pimë nga duart e tij fisnike, pije pas të cilës nuk do të kemi më etje asnjë herë.

O Zot, të lutemi që ta na japësh kthim të mirë tek Ti. Mundëso për ne dhe muslimanët  rrugëzgjidhje të shpejtë dhe të afërt,  na jep, udhëheqës besimtarë dhe të mëshirshëm, që të njësojë rrallët tona, të bashkojë forcat tona  dhe të na japi fitore, me të vërtetë Ti për këtë je i Fuqishëm dhe i denjë për t’u përgjigjur.

Paqja, mëshira dhe bekimi i Zotit qoftë mbi zotërinë tonë Muhamedin, mbi familjen dhe të gjithë shokët e tij.

Dhe ti që fton për  namaz, fto për namaz!

Afrim Smakaj.

https://www.facebook.com/3teshenjta/videos/656070800278196

Post Author: endrit