Dobitë e agjërimit dhe dhënies së zekatit

Hutbe e ditës së xhuma nga Medineja e Ndritshme    14-09-1446H   11-03-2025 D

Shejh Ali Hudhejfi

Tema  Dobitë e agjërimit dhe dhënies së zekatit

Lavdërimet janë për Zotin. Lavdërimet janë për Zotin, Ai i dëgjon dhe i di të gjitha, i Butë e i Madhërishëm, pastëron atë që Ai dëshiron dhe e udhëzon për në rrugën e drejtë. Allahun e Madhërish[m e lavdëroj për mirësitë e Tij dhe e falënderoj për bekimet e Tij.

Dëshmoj se s’ka Zot tjetër veç Allahut, i Plotfuqishmi dhe i Urti.

Dëshmoj se i dërguari dhe zotëria ynë, Muhamedi, është i dërguari i Tij i nderuar. O Zot fale, mëshiroje dhe bekoje robin dhe të dërguarin Tënd Muhamedin, familjen dhe shokët e tij të devotshëm.

Në vijim

O ju muslimanë! Frikësojuni Allahut, dhe bindjuni Allahut dhe të dërguarit të Tij që të jeni nga fitimtarët.

Adhurues të Zotit! Përsosmëria e njeriut tek Zoti i tij dhe ngritja e pozitës së tij tek Krijuesi i tij është, arrihet me adhurimin e tij që bën për Zotit, Allahut të Lartësuar dhe bamirësia, mirësia e tij ndaj krijesave. Prirja e tij drejtë veprave të mira, ngritja e tij në gradë të larta, dhe largimi i të këqijave dhe fatkeqësive prej tij,  është për shkak të përmbushjes së të drejtës së Zotit të tij dhe të qenit e tij i dobishëm për robërit e Zotit të Madhërishëm. Ndërsa dënimet, të këqijat dhe fatkeqësitë që i ndodhin dhe të mirat që i mungojnë janë në raport me masën e adhurimit që ka lënë pas dore ndaj Zotit të Madhëruar, dhe në masën që ka lënë pas dore në dobi ndaj krijesave, njerëzve. Allahu ka përshkruar besimtarët si përmbushës të të drejtës së Zotit të Lartësuar dhe mirësisë ndaj njerëzve, krijesave sikurse është shembulli në fjalën e Allahut të Madhërishëm kur thotë: “  Besimtarët dhe besimtaret janë miq për njëri-tjetrin. Ata urdhërojnë që të bëhen vepra të mira dhe i ndalojnë të këqijat; falin namazin, japin zeqatin dhe i binden Allahut dhe të Dërguarit të Tij. Këta janë ata që do t’i mëshirojë Allahu. Se, Allahu me të vërtetë, është i Plotfuqishëm dhe i Urtë.” (Et-Teube 71) Allahu i Madhërishëm në përshkrimin e besimtarëve vepër mirë, bamirës ndaj të tjerëve, ata që kanë shtëpitë më të mira në Xhenet,  thotë: “ Ata flinin pak natën, ndërsa në agim kërkonin falje (nga Allahu). Në pasuritë e tyre ka pasur pjesë për lypësit dhe nevojtarët.” (Edh-Dharijat 17-19) Allahu i Madhërishëm ka thënë: “ Të cilët japin lëmoshë edhe kur janë në mirëqenie, edhe kur janë në vështirësi, e mposhtin zemërimin dhe ua falin fajet njerëzve. Allahu i do bamirësit. Për ata që, kur bëjnë vepra të turpshme ose i bëjnë dëm vetes, e kujtojnë Allahun, i kërkojnë falje për gjynahet e tyre – e kush i fal gjynahet përveç Allahut? – dhe nuk ngulmojnë me vetëdije në gabimet që kanë bërë, pra, për këta do të ketë si shpërblim falje madhështore (të gjynaheve) nga ana e Zotit të tyre dhe kopshte, nëpër të cilët rrjedhin lumenj dhe ku do të qëndrojnë përherë. Sa shpërblim i bukur është ky për ata që punojnë (vepra të bukura)!” (Al ‘Imran 134-136)

O adhurues të Zotit! Zekati është një dobi , e mirë, e obliguar për robërit e Zotit dhe plotëson nevojat e një grupi të caktuar të muslimanëve.  Nga bukurit madhështore të Islamit është se zekatin e ka bërë një nga shtyllat e tij, të cilën, muslimani e kryen me shpresën e shpërblimit dhe dëshirës për atë që është tek Zoti.  Një vepër e mirë do të shpërblehet dhjetëfish, deri në shtatëqindfish dhe shumë më shumë.  Zekati është mbrojtje e pasurisë nga shkatërrimi dhe parandalon humbjen e bekimeve e saj. Zekati, nga ana tjetër sjellën dashuri tek të varfërit shoqërua me lutjen e tyre për poseduesin e pasurisë për çdo të mirë.  Zekati pastron zemrën nga koprracia dhe lakmi, të cilat janë ndër gjërat më të rrezikshme që mund ta godasin zemrën. Kjo e bën njeriun të bjerë në humnerën e shkatërrimit dhe të humbjes për jetën e kësaj bote, që shkatërroi popuj para nesh. Sikurse ka ardhur tek Sahihu i Muslimit, nga hadithet e Xhabirit, Zoti qoftë i kënaqur me të, ku thuhet: “ Frikësojuni lakmisë, sepse vërtetë lakmia ka shkatërruar ata që ishin para jush, i bëri ata të derdhnin gjakun e njëri-tjetrit dhe i bënë të lejuara gjërat e tyre të ndaluar.” Zekati largon nga shoqëria inatin, urrejtjen dhe keqdashjen, përhapën  në shoqëri mëshirën, bashkëpunimin, solidaritetin dhe dashurinë.  Sepse Allahu i Madhërishëm ka obliguar të pasurit të japin lëmoshë për të varfërit. Zoti ka vendosur me  urtësinë e Tij që njerëzit të kenë dallime në mes tyre në furnizim, risk, në mënyrë që të përfitojnë nga njëri-tjetri në punën e tyre. Njerëzit janë mirë përderisa janë të sjellshëm me njëri-tjetrin. Islami qartësoi të drejtat, përmirësoi të dëmtuarin, u dha të privuarve dhe mbështeti të pafuqishmit, sikurse dha mundësitë barabarta në mes antarëve të shoqërisë muslimane, për të mbrojtur muslimanin  nga degradimi që prishën zemrat dhe që ndryshon natyrën. Nëse muslimanët punojnë me mësimet e Islamit tek ata nuk do të depërtojnë doktrinat shkatërruese dhe as kapitalizmi keqdashës dhe i dëmshëm. “E kush është gjykatës më i mirë se Allahu për njerëzit që besojnë bindshëm?”(El-Ma’ide 50)

LEXO  Fllade mirësie në përkujtimin e lindjes së Profetit

Zekati është e drejtë për Zotin e Madhërishëm, i Cili ka urdhëruar të shpenzohet për të varfrit, për nevojtarët, për ata që janë ngarkuar me mbledhjen dhe administrimin e tij, për ata të cilëve u duhet fituar zemra (në Islam), për lirimin e skllevërve, për të rënduarit nga borxhet, për (luftëtarët në) rrugën e Allahut dhe për udhëtarët e mbetur rrugëve. Ndarja e tij nuk i është caktuar askujtë, zekati nuk jepet tek dy prindërit, as tek fëmijët, as tek ata që ti e ke për detyrë të shpenzosh për të. Zekati është në flori, ar, në argjen, në bagëti,  malli i tregtisë, të mbjellat që merren nga toka, mineralet, thesaret e nxjerra nga toka. Masa e arit, floririt është njëzet mithkale, që është e barabartë me tetëdhjetë e pesë gram, vlera e të cilit me xhunejh Saudi, lek i Arabisë Saudite, njëmbëdhjetë(11) xhunejh e tre të shtatat e tij, xhunejhit. Masa e argjendit është njëqind Dirhem, vlera e të cilëve është pesëdhjetë e gjashtë rijal Saudi. Në të gjitha këto, ose atë që është ekuivalente me vlerën e saj në monedhë letre, të çdo monedhe, 2,5% pra një të katërtën e një të dhjetës. Nëse musliman paguan 2.5 përqind nga valuta, ai e ka përmbushur detyrimin e tij. Nisabi, masa që duhet të arrihet për zekat tek devetë është pesë, prej tyre një. Nisabi, masa që duhet të arrihet për zeketi tek lopët është tridhjetë, prej tyre jepet një mashkull ose një femër. Nisabi, masa që duhet të arrihet për zeketi tek tek delet është dyzet, prej tyre jepet një dele. Pastaj detyrimi rritet me rritjen e numrit të tyre, siç është shpjeguar në detaje në jurisprudencën Islame, nëse ato janë pa kosto në shumicën e ditëve të vitit. Mallrat e tregtisë vlerësohen me fillimin e vitit, vlera që nxirret zekat prej tyre është 2,5%, një të katërtën e një të dhjetës. nga vlera e tyre. Ndërsa për të ardhurat e mallit  që dalin nga toka, nga të mbjedhat,  i nënshtrohen një të dhjetës, nëse është gjashtë Evsuk, masë që është e barabartë me gjashtëdhjetë Sa’a, masë tjetër. E nëse toka ujitet me mjete, me makineri, atëherë obligohet 0.5 e të dhjetës. Mineralet, nafta dhe pasuria e nxjerrë nga toka i nënshtrohen zekatit në 2,5%. Çdo musliman duhet të pyesë dijetarët për detajet e vendimeve të zekatit që të pastrojë ndërgjegjen e tij dhe të mbrojë pasurinë e tij nga dëmtimi. Kush e lë pas dore dhënien e zekatit pasuria e tij do të jetë dënim për të në këtë botë dhe në Ahiret. Allahu i Madhërishëm ka thënë: “ Mos u josh (o Muhamed) nga pasuria dhe fëmijët e tyre, sepse nëpërmjet tyre Allahu kërkon t’i ndëshkojë ata në këtë jetë, në mënyrë që t’u dalë shpirti duke qenë jobesimtarë.” (Et-Teube 85) Ndërsa tek dy Sahihët, Buhariu dhe Muslimi ka ardhur nga hadithet e Ebu Hurejres, Zoti qoftë i kënaqur me të, i cili tregon se i dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, ka thënë: “ Çdo zotërues pasurie, ari ose argjendi, që nuk paguan zekatin e tyre, në ditën e Gjykimit do ti vendosen pllaka prej zjarri dhe do të bartet me to për në zjarrin e Xhehenemit.  Do ti digjen me to anët, balli dhe shpina e tij, ku sa herë që ato të ftohen rikthehen përsësi të ngrohta, në një ditë që zgjat pesëdhjetë mijë vjet, derisa të vendoset gjykimi ndaj robërve. Pastaj individit do t’i tregohet rruga, e cila e çon ose për në Xhenet ose për në Xhehenem.” I kanë thënë: “ O i dërguari i Allahut, po pronari i devesë?” Ka thënë: “Çdo pronar devesh që nuk e paguan zekatin e tyre nuk do të kursehet, në ditën e Gjykimit do të shtrihet mbi një fushë moçalore dhe nuk do të ngelet asnjë nga devetë e tij pa kaluar mbi të njëra pas tjetrës, duke e shkelur me thundra  e tyre dhe kafshuar me gojën e tyre. Sa herë që mbi të kalon e para kthehet mbi të tjetra, e fundit,  në një ditë që zgjat pesëdhjetë mijë vjet, derisa të vendoset gjykimi ndaj robërve. Pastaj individit do t’i tregohet rruga, e cila e çon ose për në Xhenet ose për në Xhehenem.” I kanë thënë: “ O i dërguari i Allahut, po pronari i lopës dhe deleve, bagëtive të imëta?” Ka thënë: “ Çdo pronar lopësh dhe delesh, bagëtishë të imëta,  që nuk e paguan zekatin e tyre nuk do të kursehet, në ditën e Gjykimit do të shtrihen në një fushë moçalore, asnjë prej tyre nuk do të mungojë, asnjëra prej tyre, bagëtive, me gunga, as e zgjebosura, as pa brirë, shyta,  që mund ta godasë me brirë ose ta shkelë me thundrat e tyre. Sa herë që mbi të kalon e para kthehet mbi të tjetra, e fundit,  në një ditë që zgjat pesëdhjetë mijë vjet, derisa të vendoset gjykimi ndaj robërve. Pastaj individit do t’i tregohet rruga, e cila e çon ose për në Xhenet ose për në Xhehenem. Çdo pronar thesari që nuk paguan zekatin e thesarit të tij,  do i shfaqet një gjarpër, i cili ia thithën dy faqet e tij  dhe i thotë: “Unë jam thesari yt, unë jam pasuria jote.” Hadithi është i saktë.

LEXO  Ditët e Haxhit

Ndërsa ju, o muslimanë! Në muajin e Ramazanit, pastrojeni pasurinë tuaj duke dhënë zekatin dhe duke e shpenzuar në punë të mira, Zoti ju bekon me atë që ju keni dhënë, në pasuri, fëmijë dhe vepra dhe ju ngrenë në Xhenetet e Amshuara.

Allahu i Madhërishëm ka thënë: “ Thuaj: “Me të vërtetë, Zoti im i jep begati të bollshme kujt të dojë nga robërit e Tij dhe ia pakëson kujt të dojë. Ai ua zëvendëson atë që e ndani ju; Ai është Dhuruesi më i mirë”.(Sebe’ 39)

Zoti na begatoftë të gjithëve me Kuranin Famëlartë, na bëftë dobi me përkujtimet dhe urtësitë e tij.

otit i kërkoj falje për vete, për ju dhe për muslimanët, Zotit kërkoni falje, me të vërtetë Ai është Falës i madh,  Mëshirues.

Hutbeja e dytë

Falënderimi i takon Allahut, në Dorën e të Cilit janë të gjitha të mirat, i Cili veçon, vlerëson veprat e mira,  Ai që  largon të veprat e këqija dhe të dëmshme. Allahun e Madhërishëm e lavdëroj dhe e falënderoj për mirësitë e Tij, për ato të cilat i dimë dhe ato që nuk i dimë. Në vepra të mira nuk na mbështetën dikush përveçse Zoti ynë dhe nuk na mbron nga veprat e këqija dikush tjetër përveç Tij, i Madhërishëm është Allahu, Zoti i tokës dhe i qiejve.

Dëshmoj se s’ka Zot tjetër veç Allahut, Një i Vetëm, pa shok.

Dëshmoj se i dërguari dhe zotëria ynë Muhamedi është rob i Zotit dhe i dërguari i Tij, i mbështeturi me mrekulli. Paqja, mëshira dhe bekimi i Zotit qoftë mbi robin dhe të dërguarin e Tij,  Muhamedin, mbi familjen dhe shokët e tij ata që ishin të parët në vepra të mira.

Në vijim

Frikësojuni Allahut me frikë të vërtetë, përmbajuni fesë së Tij madhështore dhe mbajuni fort në rrugën e Tij të drejtë.

O ju muslimanë! Ju jeni në muajin e drejtësisë dhe dashamirësisë, dhe në garë për veprave të mira, vlera dhe bekime, prandaj bëni veprat tuaja  sinqerisht për hir të Zotit,  të Plotfuqishmit dhe Më të Lartit, prej të Cili nuk fshihet asgjë dhe paraqisni për vetet tuaja lloje të ndryshme nga veprat e mira.  Vazhdoni, jeni të përhershëm me lutje drejtuar Atij, sepse nuk do të humbi askush që është këmbëngulës në lutjen ndaj Zotit Bujar.  Në një hadith të ardhur nga i dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, tregohet se ai ka thënë: “ Lutja është adhurim.” Hadithin e ka transmetur Ebu Daudi, Tirmidhiu dhe Ibn Maxhe’ nga hadithet e Nu’man Ibn Beshir.

LEXO  Këshilla të mira për besimtarët dhe besimtaret

 Jepini Kuranit hakun, të drejtën që ai meriton nga leximi, mos i lini pas dore të shtuarit e namazeve vullnetare gjatë muajit tuaj, veçanërisht namazin e teravive dhe kujdesuni për  namazin me xhemat. Bëni mirë ndaj të dobëtve, të varfërve, nevojtarëve dhe zemërthyerve, sepse ata do të kenë të drejtë ndërmjetësimi tek Zoti i Plotfuqishëm. Ka ardhur në hadith: “ Kërkoni e m’i sillni mua të dobëtit tuaj, sepse me të vërtetë ju furnizoheni dhe ndihmoheni për shkak të të dobtëve tuaj.” Hadithin e ka tranmsetuar Ebu Daudi, Tirmidhiu dhe Nesaiu nga hadithe e Ebu Hurejres, Zoti qoftë i kënaqur me të. Nëse muslimanët do të japin zekatin, nuk do të mbetej asnjë i varfër. Allahu i Madhërishëm ka thënë: “ O besimtarë! Përkuluni dhe përuluni në sexhde (para Allahut)! Adhuroni Zotin tuaj dhe bëni vepra të mira për të arritur shpëtimin!” (El-Haxhxh 77)

O Zot, mëshiroje Muhamedin dhe familjen e tij, siç e mëshirove Ibrahimin dhe familjen e tij.

O Zot, bekoje Muhamedin dhe familjen e tij, siç e bekove Ibrahimin dhe familjen e tij, me të vërtetë Ti je i Lavdishëm dhe i Madhëruar. Atyre u dërgojmë lutje dhe përshëndetje të shumta.

O Zot,  të lutemi të jesh i kënaqur me shokët e profetit, me  Halifet e parë të drejtë, Ebu Bekrin, Omerin, Othmanin dhe Aliun.

O Zot, lartëso Islamin dhe muslimanët, poshtëro idhujtarinë dhe idhujtarët, shkatërro armiqtë e Tu, qrmiqtë e fesë. O Zot, ndihmo fenë dhe librin Tënd, dhe synetin e të dërguarit Tënd, o i Fuqishmi, o i Plotpushtetshmi.

O Zot, na jep përfundim të mirë në të gjitha çështjet, na shpëto nga poshtërimi në këtë bote dhe dënimi i botës Tjetër, Ahiretit.

O Zot, merr nën kujdesin Tënd çështjen e çdo besimtari dhe besimtareje, çështjen e çdo muslimani dhe muslimaneje, o Kujdestari i njerëzve të drejtë.

O Zot, mëshiro të vdekurit tanë dhe të vdekurit e muslimanëve. O Zot, shëro të sëmurët tanë dhe të sëmurët e muslimanëve, me Mëshirën Tënde, o më i Madhi Mëshirues.

O Zot, na ruaj ne dhe pasardhësit tanë nga lbisi, shejtani, pasardhësit  dhe pasuesit e tij, o Zoti i Botëve. O Zot, ruaj muslimanët nga shejtani i mallkuar.

O Zot, na e bëj të dashur për ne dhe të gjithë muslimanët bbesimin dhe zbukuroje atë në zemrat tona, bëj të urryer për ne mohimin, shthurjet dhe të keqen, dhe na bej ne nga të udhëzuarit në rrugë të drejtë.

O Zot, të lutemi ta na japësh besim dhe bindje të plotë dhe të përsosur, o Zoti i botëve.

O Zot, largo nga muslimanët fatkeqësitë, të vështirat dhe mundimet, ruaj ata dhe ne nga të këqiat e sprovave.

O Zot, na ruaj nga rritja e çmimeve, nga epidemitë, fajdet, kamata, imoraliteti, tërmetet, sprovat dhe mundimet e liga, të dukshme dhe të fshehta.

O Zot, ruaj njerëzit tanë besimtarë dhe muslimanë në Palestinë. O Zot, të lutemi të jesh përkrahës dhe ndihmues i tyre. O Zot, mundësoju ushqim të largojnë urinë, jepu siguri nga frika, mos lejo që sionistët okupues, uzurpues të sundojnë mbi ta. O Zot, ruaj xhaminë e Aksasë dhe mos lejo që sionistët okupues, të padrejtëp,  uzurpues ta sundojnë atë. Përshpejto fitoren Tënde për Palestinën, o i Fuqishmi, o i Plotpushtetshmi.

O Zot, ruaj këtë vend të bekuar me kufijtë e tij, me ushtarët e tij, me sigurinë dhe stabilitetin e tij.  O Zot, ruaje këtë vend nga të këqijat e mohuesve dhe kurthet e tyre, ruaje besimin e tij.

O Zot, jepi sukses kujdestarit e çështjeve tona, kujdestarit të dy xhamive të shenjta, o Zoti i botëve, mbështete atë në çdo të mirë, bëje atë të dobishëm për vendin dhe popullin, dhe ndihmo me të fenë Tënde, me të vërtetë Ti je i fuqishëm për të bërë çdo gjë.  

O Zot, jepi sukses zëvendësit të tij  në atë që do dhe je i kënaqur, dhe mbështete atë në çdo të mirë, me të vërtetë Ti je i fuqishëm për të bërë çdo gjë. 

O Zot, bashko zemrat e muslimanëve! O Zot, bashko muslimanët dhe kujdestarët e çështjeve të tyre në të vërtetën dhe udhëzim, dhe bëji ata mëshirë për popullin e tyre, o Zoti i Botëve.

O Zot, fali muslimanët dhe muslimanet, besimtarët dhe besimtaret, të gjallët prej tyre dhe ata që kanë ndërruar jetë, kanë vdekur.

“Zoti ynë, na jep të mira në këtë botë, na jep të mira në botën tjetër dhe na ruaj nga dënimi i Zjarrit (të Xhehenemit).” (El-Bekare 201)

Adhurues të Zotit! “Në të vërtetë, Allahu urdhëron drejtësinë, mirësinë dhe ndihmën për të afërmit, si dhe ndalon imoralitetin, veprat e shëmtuara dhe dhunën. Ai ju këshillon, në mënyrë që ju t’ia vini veshin.” (En –Nahl  90)

Falënderojeni Zotin për mirësitë, dhuratat dhe begatitë e Tij që t’ua shumojë ato.

Përkujtimi i Allahut është gjëja më e madhe. Allahu është i Ditur për çfarë veproni.

Afrim Smakaj

https://www.facebook.com/3teshenjta/videos/9862213157146023

Post Author: endrit