Hutbe e ditës së xhuma nga Meka e bekuar 13-10-1446 H 11-04-2025 D
Shejh Mahir El Muajkili
Tema Lehtësia dhe toleranca e Islamit
Lavdërimet janë për Zotin. Lavdërimet janë për Zotin, i Cili na ka nderuar ne me fenë Islame, ka lehtësuar legjislacionin e tij dhe ka bërë të qarta vendimet e tij, Islamit.
Dëshmoj se nuk ka Zot tjetër veç Allahut, Një i Vetëm dhe pa shok, i Cili ka krijuar çdo gjë dhe e ka rregulluar si duhet, ka përsosur çdo gjë që ka ndërtuar me urtësi dhe përpikmëri.
Dëshmoj se zotëria dhe i dërguari ynë, Muhamedi është rob i Zotit dhe i dërguari i Tij, krijesa më e nderuar e Zotit, më bujarja prej tyre dhe krijesa më e sjellshme. E ka dërguari Zoti i tij me të vërtetën, fenë e Tij, përgëzues dhe paralajmërues, thirrës në rrugë të Zotit me lejen e Tij dhe pishtarë ndriçues. Paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, mbi familjarët e tij të mirë dhe të pastër, mbi shokët e tij të parët e të mirëve, dhe mbi ata që i pasojnë në vepra të mira deri në ditën e Kijametit, për ata dërgojmë lutje dhe përshëndetje të shumta.
Në vijim
O besimtarë! Porosis veten dhe ju që të kemi frikë Allahun dhe t’i bindemi Atij, sepse bindja ndaj Tij është mirësia më e madhe ndërsa frika, devotshmëria ndaj Tij është mbrojtja më e madhe. Prandaj për hatrin e Zotit zbatoni fenë tuaj, dorëzoni tek Ai fytyrat tuaja dhe kushtojani Atij veprat tuaja që të fitoni kënaqsinë e Tij ndaj jush. “O njerëz! Frikësojuni Zotit tuaj dhe frikësojuni Ditës, kur prindi nuk do të mund ta ndihmojë aspak fëmijën e vet, e as fëmija nuk do të mund ta ndihmojë sado pak prindin e vet! Premtimi i Allahut është vërtet i sigurt, prandaj mos e lini jetën e kësaj bote t’ju mashtrojë dhe as djallin mos e lini t’ju mashtrojë për Allahun.” (Lukman 33)
Popull musliman! Besimi shprehet me gjuhë, veprohet me gjymtyrë dhe mbahet me zemër. Besimtarët më të përsosur në besim janë ata me moralin më të mirë, tolerantë, që lehtësojnë, ata që bëjnë mirë dhe bëjnë të tjerët të ndihen rehat. Islami ka ardhur për të arritur vlerat më larta dhe cilësitë më të mira. Ai bashkon dhe nuk ndanë, ndërton dhe nuk shkatërron. Fe që është ngritur, ndërtuar mbi lehtësi dhe thjeshtësi, mirësi dhe tolerancë, sikurse Allahu i Madhërishëm dhe i Lartësuar ka thënë: “ Allahu dëshiron që t’jua lehtësojë dhe jo që t’jua vështirësojë.” (El-Bekare 185) Toleranca është një karakteristikë e madhe e për shkak të statusit të saj madhështor, i dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, e ka lidhur me durim dhe e ka bërë atë shenjë nga shenjat e besimit. Në Musanefin e Ibn Ebi Shejbes, nga Xhabiri, Allahu qoftë i kënaqur me të, ka thënë: “ I kanë thënë, o i dërguari i Allahut, cilat nga veprat është më e mira?” Ai ka thënë: “ Durimi dhe tolerimi.” I kanë thënë: “Cili prej besimtarëve e ka besimin më të plotë, përsosur?” I dërguari i Zotit ka thënë: “ Ai që ka moralin më të mirë prej tyre.” Durimi të shpie në braktisje, heqje dorë nga ajo që të është ndaluar, ndërsa të toleruarit të shpie në kryerjen e asaj që të është urdhëruar, bashkon, ndërthurën mirësinë dhe dashurinë për të mirën e njerëzve. Ajo është lehtësi dhe fleksibilitet, butësi dhe lehtësim në marrëdhënie, në kërkim të kënaqësisë së Zotit të Madhërishëm dhe të Lartësuar. Toleranca është feja dhe legjislacioni ynë, bindja, besimi dhe qasja, metoda jonë, me të është dërguar profeti i Zotit, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, dhe ka thënë: “ Jam dërguar me besimin e pastër dhe tolerant.” Hadithin e ka transmetuar Imam Ahmedi në Musnedin e tij.
Vëllezër në besim! Nga shfaqjet dhe manifestimet e tolerancës është tolerimi në blerje, shitje dhe mbledhje borxhi, dhe të sjellurit mirë në dhënie dhe marrje. Ai, njeriu nuk e tepron në fitim kur shet, as nuk zvarritet dhe nuk i bën padrejtësi kur blen. Nëse dikush tjetër kërkon të drejtën e tij, nuk tregohet i ashpër me të. I dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, është lutur për mëshirë për ata që kanë patur këtë moral. Tek Sahihu i Buhariut, ka ardhur se i dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, ka thënë: “ Zoti e mëshiroftë atë njeri që është tolerantë kur shet, kur blenë dhe kur mbledhën borxhin.” E në këtë sjellje ka lehtësim dhe mirësie dhe portë të madhe për të sjellë bekime. Mirësia është zbukurim për çdo gjë.
Vëllezër në besim! Vërtetë kush karakterizohet me moral tolerant ka shpirt tolerant, bujar, uni i tij është i pastër, morali i tij është i rafinuar, ku toleranca e tij ka trashëguar tolerancën e krijesave dhe Krijuesit. Në Musnedin e Imam Ahmedit ka ardhur se i dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, ka thënë: “ Tolero që të tolerohesh.” Do të thotë; Trajtoi njerëzit me lehtësim dhe tolerancë që të trajtojë në këtë mënyrë Krijuesi yt në këtë botë dhe në botën Tjetër, Ahiret. Ndërsa tek Sahihu i Muslimit ka ardhur se i dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, ka thënë: “ Një njeri që ka qenë para jush është marrë në llogari dhe nuk i është gjetur asnjë e mirë, përveç se ai përzihej, kishte kontakte, me njerëzit dhe ishte i pasur. Ai urdhëronte shërbëtorin e tij që të falte, toleronte ata që nuk ishin në gjendje të paguanin, borxhet. I dërguari ka thënë: Allahu i Madhërishëm dhe i Lartësuar ka thënë: “ Ne jemi më meritorë, primarë se ai, për falje dhe tolerim, prandaj, faleni atë.” Me këtë tolerancë dhe falje në marrëdhënie ishin shokët e të dërguarit të Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të. Ebu Katade, Zoti qoftë i kënaqur me të, kërkoi një përson që i kishte borxh, i cili një rast u fsheh nga ai, e më pas e gjete dhe i ka thënë: “ Unë jam në vështirësi.” Ka thënë: “ Betohu në Zot?!” Ka thënë: “ Ai që i kishte borxh është betuar në Zot.” E ka bërë të betohet në Allahut e Madhërishëm dhe të Lartësuar. Ebu Katade ka thënë: “ Unë e kam dëgjuar të dërguarin e Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, duke thënë: “ Kush dëshiron që Zoti ta shpëtojë nga vështirësitë e Ditës së Gjykimit, le t’ia lehtësojë borxhin atij që është në vështirësi ose le ta falë.” Hadithin e ka transmetuar Muslimi. Ndërsa në Kuranin Famëlartë ka ardhur: “ A ka shpërblim tjetër për të mirën, veç së mirës?!” (Er-Rahman 69)
Vëllezër në besim! Jeta nuk bëhet e lumtur dhe as shpirtrat nuk qetësohen, përveçse nëpërmjet anashkalimit, tolerancës, faljes dhe butësisë. Për shkak se përsosmëria tek njerëzit është e pamundur, ku gabimi dhe rrëshqitja janë natyrale dhe gjëra që ndodhin. Kështu që, kush ia lehtëson muslimanit një gjë në këtë botë, Allahu do t’ia lehtësojë atij në Ditën e Gjykimit. Në Musnedin e Imam Ahmedit ka ardhur se i dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, ka thënë: “ Kush e lehtëson ose e falën borxhliun e tij, do të jetë nën hijen e Arshit të Zotit në Ditën e Gjykimit.”
Nga shenjat e tolerimit është falja, tolerimi i dikujt që është penduar për shitjen apo blerjen e tij. Në Synenin e Ebi Daudit ka ardhur se i dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, ka thënë: “ Kush e toleron muslimanin në atë që i ka shitur, Zoti do ja tolerojë, fali gjynahet e tij në ditën e Gjykimit.” Ikale, heq dorë, është tërheqja nga shitja apo blerja. Zotëruesi i dy dritave, Othmani, Zoti qoftë i kënaqur me të, bleu nga një burrë një tokë, por vonoi që të ja paguante. Ai e takoi atë dhe i tha: “ Çfarë të pengoi që të marrësh pasurinë tënde?” Ai ka thënë: “ Vërtetë ti më ke ofenduar, sepse çdo njeri që unë takoj më fajson mua.” Othmani ka thënë: “ A kjo është ajo që të ka penguar ty?” Ai ka thënë: “Po.” Othmani ka thënë: “ Zgjidh në mes tokës dhe pasurisë tënde?” Pastaj, ai, Zoti qoftë i kënaqur me të, ka thënë: “ I dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, ka thënë: Allahu i Madhërishëm dhe i Lartësuar ka futur në Xhenet një njeri që ishte tolerant, i lehtë në shitje dhe në blerje, shlyes dhe mirkuptues, në borxh.” Hadithin e ka transmetuar Imam Ahmedi në Musnedin e tij.
Nga tolerimi është t’i japësh afat një borxhliu në vështirësi, që nuk është në gjendje të paguajë borxhet e tij, do Zoti do t’ia lehtësojë dhe të bëhesh shkak në shlyerjen e borxhit, ose t’i japësh një pjesë ose të gjithë atë si sadaka, sikurse Allahu i Madhërishëm dhe i Lartësuar, të shenjtëruar janë emrat e Tij, ka thënë: “ Nëse e dini se borxhliu është ngushtë, shtyjani afatin (e shlyerjes së borxhit) derisa ta përmirësojë gjendjen. Por është më mirë për ju që t’ia falni borxhin, veç sikur ta dinit shpërblimin.” (El-Bekare 280) Allahu i Madhërishëm i ka premtuar atij që i jep afat, toleron borxhliun, me sevap dhe shpërblim të madh. Në Musnedin e Imam Ahmedit ka ardhur se Burejdetu, Zoti qoftë i kënaqur me të, ka thënë: “ E kam dëgjuar të dërguarin e Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, duke thënë: Kush i jep afat një personi në vështirësi, për shlyerjen e borxhit, ai për çdo ditë në masën e asaj që toleron ka sadaka, lëmoshë.” Ka thënë: “Pastaj e kam dëgjuar atë duke thënë: Kush i jep afat një personi në vështirësi, ai për çdo ditë të tillë që toleron do të marrë dyfishin e asaj sadaka.” E ka pyetur atë për këtë. I dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, ka thënë: “ Për çdo ditë, që toleron, ka sadaka, lëmoshë, para se të skadojë afati i shlyerjes së borxhit, e nëse skadon afati i shlyerjes së borxhit dhe e toleron përsëri, i jep afat, ai për këtë në çdo ditë që i jep afat, e toleron do të marrë dyfishin e saj sadaka.”
Vëllezër në besim! Njeriu i zgjuar shfrytëzon momentet e vlerave, favorshme, sepse ato kanë momente të pakta e ndoshta nuk kthehen më. Tolerimi është pozitë e lartë për në të cilën mund të kenë sukses vetëm ata që kanë fat të madh.
Zoti ju mëshiroftë! Frikësojuni Zotit, përmirësoni marrëdhëniet në mes njëri-tjetrit, ofroni, prezantoni sot atë që do të gjeni nesër para jush. Dijeni se shpërblimi është pjesë e asaj vepre, pune që ju veproni. Mëshironi që të mëshiroheni, falni që të faleni dhe ju, toleroni që të toleroheni dhe ju.
Zotit i kërkoj mbrojtje nga shejtani i mallkuar: “ Njerëzit e ndershëm dhe të pasur ndër ju të mos betohen se nuk do t’u japin të afërmve, të varfërve dhe të mërguarve në rrugën e Allahut; le t’i falin ata dhe të mos ua marrin për keq! Vallë, a nuk doni ju që t’ju falë Allahu? Allahu është Falës e Mëshirëplotë.” (En-Nur 22)
Zoti na begatoftë me Kuranin Famëlartë, na bëftë dobi të gjithëve nga argumentat dhe urtësitë e tij të qarta, me të vërtetë, Ai, Allahu i Lartësuar është Dhurues, Bujar, Falës, Mëshirues, Mëshirëplotë, tek Ai kërkoni falje, me të vërtetë Ai është Falës i Madh.
Hutbeja e dytë
Lavdërimet janë për Zotin. Lavdërimet janë për Zotin, i Cili ka bërë fenë Islame tolerante, dhe dërgoi profetin e Tij me të vërtetën, udhëzim dhe këshillë.
Dëshmoj se nuk ka Zot tjetër veç Allahut, Një i Vetëm dhe pa shok.
Dëshmoj se zotëria dhe i dërguari ynë, Muhamedi është rob i Zotit dhe i dërguari i Tij. Paqja, mëshira dhe bekimi i Zotit qoftë mbi të, mbi familjarët dhe mbi shokët e tij, dhe mbi të gjithë ata që i pasojnë në vepra të mira deri në ditën e Kijametit.
Në vijim
O besimtarë! Tolerimi është ndjenjë e mirë në shpirt, gëzim në zemër, anë butësie, gëzim në fytyrë, sinqeritet në marrëdhënie dhe mëshirë me njerëzit. Muslimani është tolerant, i butë dhe i sjellshëm në marrëdhënie, i anashkalon gabimet, rrëshkitjet dhe i falën ato. Njeriu sa më afër tolerimit që të jetë është më afër faljes dhe mëshirës së Zotit të tij dhe më larg zemërimit dhe ndëshimit të Tij. Tek Suneni i Tirmidhiut ka ardhur se i dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, ka thënë: “ A doni të ju tregoj për atë që e kanë të ndaluar zjarrin? Dhe për atë që zjarri e ka të ndaluar ti afrohet? Për çdo të afërm, tolerant dhe lehtësues.”
Vëllezër në besim! Të nxitësh në durim dhe falje nuk do të thotë tolerim në marrjen e parave të njerëzve padrejtësisht, ose të mos i kthesh ato, ose të përdorësh mashtrime. Kush ka për qëllim këtë e ka ekspozuar veten në rrezik, shkatërrim. Në Sahihun e Buharit ka ardhur se i dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, ka thënë: “Kush merr nga pasuria e njerëzve me qëllim që ta shkatërrojë atë, pasurinë e tyre, Zoti do ta shkatërrojë atë.” Do të thotë: Allahu bën që të shkatërrohet pasuria e tij në duart e tij, nuk përfiton prej saj për shkak të qëllimit të tij të keq dhe do e ndëshkojë atë për humbjen e borxhin në botën Tjetër, në Ahiret. I dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, e ka përshkruar atë që vonon shlyerjen e borxhit dhe ai ka mundësi ta bëj atë, ta shlyejë borxhin, me të padrejtë dhe gjynahqarë. Tek dy Sahihët, Buhariu dhe Muslimi, ka ardhur se i dërguari i Allahut, paqja de shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, ka thënë: “ Të vonuarit e atij që ka, në shlyerjen e borxhit, është padrejtësi.” O adhurues të Zotit! Bëni kujdes nga lehtësimi në pasurinë e njerëzve, sepse vërtetë i vdekuri mund të pengohet të hyjë në Xhenet për shkak të borxhit të tij, derisa ta shlyjë atë.
Në Musnedin e Imam Ahmedit ka ardhur nga Xhabiri, Zoti qoftë i kënaqur me të, se ka thënë: “ Një burrë ka vdekur, të cilin e lamë, e rregulluam dhe e qefinosëm, pastaj e sollëm atë tek i dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të. I thanë të falim namazin e xhenazes për të. Ai bëri disa hapa, d.m.th i dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, e pastaj ka thënë: “ A ka borxhe?” I kemi thënë: “ Ka dy dinarë.” Ai u largua, d.m.th, nga falja e namazit të xhenazes së tij. Ata i mori përsipër Ebu Katade, kemi shkuar tek ai. Ebu Katade ka thënë: “ Dy dinarët janë mbi mua.” Pas kësaj, i dërguari, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, ka falur namazin e xhenazes. Pastaj një ditë pas kësaj ngjarjeje ka thënë, d.m.th, i dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të: “Çfarë u bë me dy dinarët?” Ebu Katade ka thënë: “ Ata kanë vdekur që dje, i kam shlyer.” Ka thënë: “ Ai u kthye tek ai të nesërmen dhe i tha: Unë i kam paguar të dy.” I dërguari i Zotit, paqja dhe shpëtimi i Allahut qoftë mbi të, ka thënë: “Tani ja ke ftohur lëkurën e tij.”
O besimtarë! Dijeni se Allahu ju ka urdhëruar në një punë bujare, në të cilën ka filluar me Veten e Tij, ku Allahu i Madhërishëm ka thënë: “ Vërtetë Allahu e bekon të Dërguarin dhe engjëjt e Tij luten për të. O besimtarë, lutuni për të dhe përshëndeteni me selam.” (El-Ahzab 56)
O Zot, fale dhe mëshiroje Muhamedin, bashkëshortet dhe pasardhësit e tij, siç e mëshirove familjen e Ibrahimit.
O Zot, bekoje Muhamedin, bashkëshortet dhe pasardhësit e tij, siç e bekove familjen e Ibrahimit, me të vërtetë Ti je i Lavdishëm dhe i Madhërishëm.
O Zot, të lutemi të jesh i kënaqur me Halifet e parë të drejtë, Ebu Bekrin, Omerin, Othmanin dhe Aliun, me të gjithë shokët e tij, me tabiinët, me të gjithë ata që i pasojnë me mirësi deri në ditën e Kijametit, dhe me ne së bashku me ata, me Faljen, Mirësinë dhe Bujarinë Tënde, o më i Madhi Mëshirues.
O Zot, lartëso Islamin dhe muslimanët.
O Zot, jepi paqe dhe siguri, begati dhe mirësi këtij vendi, dhe të gjitha vendeve muslimanëve. O Zot, na jep siguri në vendit tonë, përmirëso udhëheqësit dhe kujdestarët e çështjeve tona, mbështete me të vërtetën udhëheqësin dhe kujdestarin e çështjeve tona.
O Zot, jepi sukses udhëheqësit tonë, kujdestarit të dy xhamive të shenjta dhe zëvendësit të tij besnik, në atë që është lavdia e Islamit dhe përmirësimi i musimanëve, në atë që është e mirë për popullin dhe vendin, dhe të gjithë kujdestarët e çështjeve të muslimanëve.
O Zot, ruaj tek ne fenë tonë, udhëheqësit tanë dhe sigurinë tonë.
O Zot, jepu sukses njerëzve të sigurisë tonë dhe atyre që vigjilojnë në kufijtë tanë.
O Zot, ndihmoi ata kundër armiqve Tu dhe armiqve të tyre, o i Fuqishëm o i Plotëpushtetshëm, o më i Madhi më Bujari.
O Zot, ata që ne, vendit tonë dhe sigurisë tonë i duan të keqen, angazhoi me veten e tyre, shkatërroi ata me veten e tyre, dhe jepu përfundimin në dorë të tyre, o i Fortë, o i Plotëfuqishëm, o më i Madhi më Bujari.
O Zot, largo shqetësimet e vëllezërve tanë në Palestinë. O Zot, bëhu ndihmës, përkrahës, mbështetës dhe mbrojtës i tyre. O Zot, prano dëshmirët e tyre, shpëto të plagosurit dhe shëro të sëmurët e tyre, mundësoju ushqim të uriturve prej tyre. O Zot, të lutemi të jesh kundër sionistëve, pushtues dhe të padrejtë. O Zot, shkatërro dhe shpërndaj bashkimin dhe tubimin e tyre, kthe rrethin e të keqes mbi ta, o i Fortë, o i Plotëfuqishëm, o më i Madhi më Bujari. O Zot, ruaj xhaminë e Aksasë, dhe bëje atë të fortë dhe krenare deri në ditën e Kijametit, me Mëshirën Tënde, o më i Madhi Mëshirues.
O Zot, largo ankthin dhe shqetësimet nga muslimanët, largo fatkeqësitë atyre që janë prekur nga fatkeqësitë, mundëso shlyerjen e borxheve atyre që kanë borxhe, dhe shëro të sëmurët tanë dhe të sëmurët e muslimanëve.
O Zot, kërkojmë mbrojtjen Tënde nga humbja e Mirësive Tua, përkeqësimi i shëndetit që na ke dhënë, nga ndëshkimi Yt i papritur dhe nga gjithë zemërimi Yt.
O Zot, na bëj ne nga robërit e Tu tolerantë. O Zot, bashko zemrat e muslimanëve, përmirëso marrëdhënijet e tyre, bashko fjalën e tyre në të vërtetën dhe udhëzim, me mëshirën Tënde, o Më i Mëshirshmi i Mëshiruesve.
O Zot, fali muslimanët dhe muslimanet, besimtarët dhe besimtaret, të gjallët prej tyre dhe të vdekurit.
“Zoti ynë, na jep të mira në këtë botë, na jep të mira në botën tjetër dhe na ruaj nga dënimi i Zjarrit (të Xhehenemit)”. (El-Bekare 201)
“O Zoti ynë! Pranoje prej nesh (këtë vepër)! Me të vërtetë, Ti je Ai që dëgjon dhe di gjithçka!” (El-Bekare 127)
“…dhe pranoje pendimin tonë, se, pa dyshim, Ti je Pranuesi i pendimit, Mëshirëploti!” (El-Bekare 128)
“I Lartësuar qoftë Zoti yt, Zoti i Madhështisë e i Lavdisë, mbi çfarë i atribuojnë ata! Paqja qoftë mbi të dërguarit, Të gjitha lavdet e falënderimet qofshin për Allahun, Zotin e botëve!” (Es-Saffat 180-182)
Afrim Smakaj