Efektet dhe vlerat e durimit

Hutbe e ditës së xhuma nga Meka e bekuar    04-11-1446 H     02-05-2025 D

Shejh Usame Khajat   

Tema   Efektet dhe vlerat e durimit

Lavdërimet janë për Zotin, i Cili i do durimtarët dhe i përgëzon ata me lajme të mira për faljen dhe mëshirën e Tij, i lavdëron ata dhe i përshkruan të udhëzuar. Allahun e Madhërishëm e lavdëroj me lavdërimet e robërve të Tij durimtarë dhe mirënjohës, falënderues.

Dëshmoj se nuk ka Zot tjetër veç Allahut, Një i Vetëm dhe pa shok, dëshmi me të cilën shpresojmë fitoren dhe shpëtimin në ditën e Gjykimit.

Dëshmoj se zotëria dhe i dërguari ynë, Muhamedi, është rob i Zotit dhe i dërguari i Tij, vula e të dërguarve, i pari i durimtarëve dhe udhëheqësi i njerëzve fisnikë dhe të mirë. O Zot, fale dhe mëshiroje robin dhe të dërguarin Tënd, Muhamedin, familjarët dhe të gjithë shokët e tij, tabiinët dhe ata që i pasojnë ata në vepra të mira deri në ditën e Kijametit.

Në vijim

Adhurues të Zotit! Frikësojuni Allahut,  binduni Atij dhe dijeni se një ditë do e takoni: “  Ditën, kur çdo njeri do të vijë duke mbrojtur veten dhe, kur çdo shpirt do të shpërblehet plotësisht për atë që ka bërë, atyre nuk do t’u bëhet padrejtësi!” (En-Nahl 111)

O ju muslimanë! Rënia e fatkeqësive dhe të ndodhurit e të vështirave, mundimeve në oborrin e njerëzve me gjithë diversitetet dhe shtigjet e shumta të tyre, me efektet që i pasojnë dhe dhimbjet që shkaktojnë e bëjnë jetën të mjerueshme dhe qetësia e jetës errësohet. Ky është një fakt që nuk mund të injorohet dhe nuk ka shpëtim me pranimin e tij, sepse është ligj nga ligjshmëritë e Zotit mbi krijesat e Tij, askush nuk ka fuqinë ta ndryshojë atë dhe as askush nuk ka fuqinë ta zëvendësojë atë. Ndërsa qëndrimet e njerëzve përballë këtij fakti ndryshojnë. Sa për ata që janë të paduruar, besimi i të cilëve është i dobët dhe bindja e të cilëve është e luhatshme, të gjitha këto gjëra bëjnë që ata të takohen me caktim të hidhur dhe të përballen me të me alarm, me pakënaqësi dhe indinjatë, duke e bërë kështu fatkeqësinë e tyre më të madhe dhe ndikimin e saj më të rëndë për ta. Në këtë mënyrë, fatkeqësia rritet dhe bëhet më e rëndë,  ai e shton peshën e saj dhe nuk është në gjendje ta bartë atë. Ai madje mund të shkojë shumë larg, ta teprojë me veten, duke thënë dhe bërë gjëra që ia rrisin barrën e gjynahit tek Zoti i tij dhe ia shumëfishojnë pjesën e tij të zemërimit të Tij. Në një kohë kur këto thënie dhe veprime nuk kanë as efektin më të vogël në ndryshimin e asaj që është e destinuar ose në largimin e asaj që nuk është e pëlqyer. Sa për ata që mendojnë, ata qëndrojnë para këtij fakti me durim përballë fatkeqësive, me pranim dhe me lotë në sy. Ata nuk thonë dhe nuk veprojnë vetëm se atë që e kënaqën Zotin e Madhërishëm, që rritën shpërblimin, qetëson shpirtin, dhe me të qetësohet zemra. Në këtë i thërret dhe i nxitën në të ajo që gjejnë në librin e Zotit, Kuran, nga përmendja e durimit, shpjegimi i ëmbëlsisë së fryteve të tij dhe efekteve të tij të mëdha. Kjo përfshin lavdërimin për njerëzit e durimit, durimtarët,  dhe lavdërimin e Zotit për ta, duke përmendur se ata janë të sinqertë dhe vërtet të devotshëm,  sikur fjala e Tij, Allahut të Madhërishëm dhe të Lartësuar, kur thotë: “ …e atyre që durojnë në kohë skamjeje, sëmundjeje dhe lufte. Këta janë besimtarët e vërtetë dhe këta janë ata që e kanë frikë Allahun.” (El-Bekare 177) Dhe fjala e Tij, Allahut të Madhërishëm dhe të Lartësuar, kur thotë: “ …që janë të durueshëm, të sinqertë, të devotshëm në adhurimin e Allahut; që japin lëmoshë dhe që kërkojnë faljen e gjynaheve para agimit.” (Al ‘Imran 17)

Nga ëmbëlsia e fryteve të durimit dhe efektet e mëdha të tij është se ai sjell dashurinë e Zotit për njerëzit e tij, durimtarë, dhe kujdesin e Tij, Allahut të Madhëruar, të veçantë për ta, që përfshin mbrojtjen, fitoren dhe mbështetjen e Tij për ta, sikurse në fjalën e Tij që thotë: “ Sa e sa profetë bashkë me shumë besimtarë të vërtetë luftuan e megjithatë nuk u përkulën para goditjeve që morën në rrugën e Allahut, as nuk u dobësuan e as nuk u nënshtruan. Allahu i do të duruarit.” (Al ‘Imran 146) Dhe fjala e Tij kur thotë: “ Bëhuni të durueshëm, se Allahu, me të vërtetë, është me të durueshmit.” (El-Enfal 46) Nga ëmbëlsia e fryteve të durimit dhe efektet e mëdha të tij është lajmi nga Zoti se durimi është i mirë për njerëzit e tij. “…por, nëse duroni, kjo është më e mira (rrugë) për të durueshmit.” (En-Nahl 126)

LEXO  “ Të gjithë mbahuni fort për litarin e Allahut (Kuranin) dhe mos u përçani!”

Nga ëmbëlsia e fryteve të durimit dhe efektet e mëdha të tij se shpërblimi për durimtarin është i pallogaritshëm: “Vetëm ata që janë të durueshëm, do të shpërblehen pa masë.” (Ez-Zumer 10) Dhe se shpërblimi i tyre do të jetë për veprat më të mira të tyre: “ Vërtet, Ne do t’i shpërblejmë ata që kanë duruar sipas veprave më të mira që kanë bërë.” (En-Nahl 96)

Nga ëmbëlsia e fryteve të durimit dhe efektet e mëdha të tij përgëzimi, lajmi i mirë për njerëzit e durimit, durimtarët: “  Sigurisht që Ne do t’ju provojmë me frikë dhe uri, me dëmtim të pasurisë, të njerëzve dhe të të lashtave! Prandaj, përgëzoji të duruarit.” (El-Bekare 155)

Nga ëmbëlsia e fryteve të durimit dhe efektet e mëdha të tij është garancia e ndihmës së Zotit dhe mbështetjes Hyjnore. “ Po! Por, nëse ata ju sulmojnë, bëhuni të durueshëm dhe të dëgjueshëm dhe Zoti juaj menjëherë do t’ju dërgojë në ndihmë pesë mijë engjëj, me shenjë të dalluar.” (Al ‘Imran 125) Ndërsa në hadith të transmetuar nga Imam Ahmedi në Musnedin e tij me zinxhir transmetimi të saktë nga Ibn Abasi, Zoti qoftë i kënaqur me ata të dy, tregohet se i dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, në këshillën e shquar drejtuar atij, ka thënë: “ Dije se fitorja është me durimin.”

O adhurues të Zotit! Nga ëmbëlsia e fryteve të durimit dhe efektet e mëdha të tij është informimi  që Allahu i Plotfuqishëm na jep  se njerëzit e durimit janë njerëzit e vendosmërisë, të cilët nuk lëkunden në kërkimin e të gjitha të mirave në këtë botë dhe në botën Tjetër, Ahiret. “Kushdo që duron dhe fal, ta dijë se, në të vërtetë, këto janë nga veprimet më të virtytshme.” (Esh-Shura 43) Sikurse dhe informimi që Allahu i Plotëfuqishëm na jep se vepra të mira, shpërblim për to dhe caktim të mirë do të marrin vetëm se durimtarët. “Ndërsa njerëzit e dijshëm thoshin: “Të mjerët ju! Shpërblimi i Allahut është më i mirë për atë që beson dhe bën vepra të mira. Ai do t’u jepet vetëm të duruarve.” (El-Kasas 80) Gjithashtu fjala e Tij ku thotë: “ Nuk barazohet e mira me të keqen! Të keqen ktheje me të mirë e atëherë armiku yt do të të bëhet menjëherë mik i ngushtë. Ky virtyt u dhurohet vetëm atyre që durojnë dhe vetëm atyre që kanë një fat të madh.” (Fussilet 34-35) Informimi që Allahu i Plotëfuqishëm na jep se vetëm ata që janë të duruar do të përfitojnë nga shenjat, argumentat dhe mësimet, siç thuhet në fjalën e Tij: “Ne e dërguam Musain me shenjat Tona (dhe i thamë): “Nxirre popullin tënd nga errësira në dritë dhe përkujtoju atyre ditët e Allahut!” Vërtet, në këtë ka shenja për çdo njeri që është i durueshëm dhe falënderues.” (Ibrahim 5) Sikurse në fjalën e Tij në lidhje me njerëzit e Sheba’s,  kur thotë: “… dhe Ne i bëmë ata rrëfenja dhe i përndamë plotësisht. Sigurisht, në këtë, ka shenja si mësime për çdo të durueshëm dhe falënderues.” (Sebe’ 19)

Adhurues të Zotit! Vërtetë arritja e asaj që kërkohet, fitorja e asaj që është e dashur, shpëtimi nga fatkeqësia, siguria, mbrojtja nga ajo që frikësohet dhe hyrja në Xhenet arrihen vetëm nga njerëzit e durimit, durimtarët, sikurse Allahu i Madhërishëm ka thënë: “ Dhe engjëjt do të hyjnë tek ata nga çdo derë (e Xhenetit)  (e do t’u thonë): “Shpëtimi qoftë mbi ju, për durimin që keni treguar (në jetën e kësaj bote)! Sa vendbanim i bukur që është ky!”(Er-Ra’d 23-24) Durimi i jep përsonit  që i përmbahet atij, durimtarit,  statusin e udhëheqësit në fe. Imam Ibn El Kajjimi, Zoti e mëshiroftë, ka thënë: “ Kam dëgjuar Shejhul Islami, Ibn Tejmijen, Zoti e mëshiroftë, duke thënë; Me durim dhe bindje, besim, njeriu arinë udhëheqjen në fe.” Pastaj, ai, Zoti e mëshiroftë, ka lexuar fjalën e Allahut të Madhërishëm që thotë: “ Ne zgjodhëm prej tyre prijës, të cilët udhëzonin me urdhrat Tanë, për sa kohë që ishin të durueshëm dhe besonin bindshëm.” (Es-Sexhde 24) Nuk është çudi që durimi ka këtë status të madh, për të cilin është shprehur prijësi i besimtarëve, Ali Ibn Ebi Talibi, Zoti qoftë i kënaqur me të, me fjalën e tij: “ Durimi është për besimin siç është koka për trupin. Ai që nuk ka durim nuk ka besim.”

Adhurues të Zotit! Përmes durimit njeriu kalon  jetën më të mirë në jetën e tij, siç ka thënë prijësi i besimtarëve, Omer Ibn El Hatabi, Zoti qoftë i kënaqur me të: “ Jetën më të mirë e kemi arritur përmes durimit.” Durimi është dritë, siç e ka përshkruar i dërguari i udhëzimit, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, në hadithin e transmetuar nga Imam Muslimi në Sahihun e tij dhe Imam Ahmedi në Musnedin e tij. Durimi është dhurata më e mirë dhe më bujare që mund t’i jepet njeriut, siç ka ardhur në hadithin e transmetuar nga Imam Buhariu dhe Imam Muslimi në Sahihët e tyre, ndërsa teksti është tek Buhariu, nga Ebu Said El Hudrij, Zoti qoftë i kënaqur me të, ku tregohet se i dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, u ka thënë Ensarëve të cilët i kërkuan dhe ai u dha, pastaj i kërkuan dhe u dha, pastaj i kërkuan dhe u dha, derisa mbaroi ajo që ai kishte, ka thënë: I dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, ka thënë: “ Çdo të mirë që unë kam nuk do e ndaloj për ju. Kushdo që përmbahet Allahu do ja mundësojë të arrijë atë që dëshiron. Kush  mundohet të bëhet i pavarur Allahu do ja mundësojë të bëhet i pavarur. Kush përpiqet që të jetë i duruar, Allahu do ta bëjë atë të durueshëm. Zoti nuk i ka dhënë dikujt një dhuratë më e mirë dhe më gjithëpërfshirëse sesa durimi.” E gjithë çështja e besimtarit është e mirë për të, sepse ai lëviz midis stacioneve të durimit dhe mirënjohjes. Sikurse ka ardhur në hadithin që e ka sjellë Imam Muslimi në Sahihun e tij dhe Imam Ahmedi në Musnedin e tij, nga Suhejb Ibn Sinani, Zoti qoftë i kënaqur me të, ku tregon se i dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, ka thënë: “ Çështja e besimtarit është e habitshme. Në fakt e gjithë çështja e tij është mirësi. Kjo i ndodh vetëm besimtarit. Nëse i vjen një e mirë, ai falenderon dhe kjo është mirë për të. Nëse e godet një e keqe, ai duron dhe kështu është mirë për të.”

LEXO  Festa e Bajramit ritual adhurimi dhe thirrje në natyrshmëri

Zoti na bëftë dobi me udhëzimin e librit të Tij, Kuranit, dhe me synetin e të dërguarit të Tij, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të.

Zotit të Madhërishëm dhe të Lartësuar i kërkoj falje për vete, për ju dhe për të gjithë muslimanët nga çdo gjynah, me të vërtetë Ai është Falës i madh, Mëshirëploti.

Hutbeja e dytë

Lavdërimet janë për Zotin, Kujdestarin e durimtarëve, Allahun e Madhërishëm e lavdëroj me lavdërimet e falënderuesve.

Dëshmoj se s’ka Zot tjetër veç Allahut, Një i Vetëm dhe pa shok, dëshmi me të cilën do të kënaqim Gjykatësin e Drejtë në ditën e Gjykimit.

Dëshmoj se zotëria dhe i dërguari ynë Muhamedi është rob i Zotit  dhe i dërguari i Tij, udhëheqësi i të devotshmëve dhe modeli i adhuruesve.  O Zot, fale dhe mëshiroje robin dhe të dërguarin Tënd, Muhamedin, familjen dhe të gjithë shokët e tij, tabi’inët dhe ata që i pasojnë ata në vepra të mira deri në ditën e Kijametit.

Në vijim

O adhurues të Zotit! Imam Ibn Kethiri, Zoti e mëshiroftë, në shpjegimin e tij të fjalës së Allahut që thotë: “ Sigurisht që Ne do t’ju provojmë me frikë dhe uri, me dëmtim të pasurisë, të njerëzve dhe të të lashtave! Prandaj, përgëzoji të duruarit.” (El-Bekare 155) Zoti e mëshiroftë, ka thënë: “Allahu i Madhërishëm na ka lajmëruar se Ai i sprovon robërit e Tij, d.m.th i shqyrton dhe i vë ata në provë, sikurse Allahu i Madhërishëm ka thënë:  “Ne do t’ju vëmë në provë ju, derisa t’i njohim ata midis jush, që luftojnë (në rrugën e drejtë) dhe durojnë, e derisa të provojmë ato që thuhen për veprat tuaja.” (Muhammed 31) Ndonjëherë me të lehtë, e ndonjëherë me të vështirë, me diçka nga frika dhe uria,  domethënë, me pak prej tyre,  me dëmtim të pasurisë, domethënë, me humbjen të një pjese të saj,  me dëmtim të njerëzve, siç është vdekja e miqve, e të afërmve dhe e të dashurve, apo me humbje të të lashtave,  domethënë, kopshtet dhe fermat nuk japin rendiment siç japin zakonisht. E  të gjitha këto dhe të ngjashmet janë ndër gjërat me të cilat Zoti i sprovon robërit e Tij, kështu kush është i durueshëm, Ai do ta shpërblejë atë, e kush dëshpërohet, Ai do ta zbresë dënimin e Tij mbi të. Për këtë Allahu i Madhërishëm ka thënë: “ Prandaj, përgëzoji të duruarit.” (El-Bekare 155) Pastaj, Allahu i Madhërishëm  e ka bërë të qartë se kush janë durimtarët të cilën i ka falënderuar dhe ka thënë: “ të cilët, kur i godet ndonjë fatkeqësi thonë: “Të Allahut jemi dhe vetëm tek Ai do të kthehemi!”(El-Bekare 156) Do të thotë: Ata e ngushëlluan veten duke thënë këtë për atë që u ka ndodhur, dhe e dinë se i përkisnin Zotit, i Cili sillet dhe vepron me robërit e Tij si të dëshirojë, dhe e dinë se asnjë peshë sa do e vogël qoftë sa atomi nuk do të humbi tek Ai në Ditën e Gjykimit. Kjo i bën ata që të pranojnë se janë robër të Tij dhe se do të kthehen tek Ai në Botën Tjetër. Për këtë arsye, Allahu i Madhërishëm na ka informuar për atë që u ka dhënë atyre në lidhje me këtë dhe ka thënë: “ Ata do të shpërblehen me bekim dhe mëshirë nga Zoti i tyre…” (El-Bekare 157) D.m.th, bekim, lavdërim nga Allahu i Madhërishëm mbi ata. Said Ibn Xhubejri, Zoti e mëshiroftë, ka thënë: “ Bekimet janë siguri, mbrojtje nga mundimi dhe ata janë të udhëzuar.” Prijësi i besimtarëve, Omer Ibn El Hattab,  Zoti qoftë i kënaqur me të, ka thënë: “ Çfarë mirësie me dy të drejta dhe çfarë bonusi, mbi peshë.”  “ Ata do të shpërblehen me bekim dhe mëshirë nga Zoti i tyre…” (El-Bekare 157) Këto të dyja janë dy të mirat, të drejtat, “… ata janë në rrugën e drejtë!” (El-Bekare 157) E ky është bonusi, shpërblimi. Ajo është që vendoset midis dy peshave, që është shtim në barrë, shpërblim. Po kështu, këtyre njerëzve u jepet shpërblimi i tyre dhe u jepet dhe më shumë.” E ka sjellë Hakimi tek Mustedreku i tij me transmetim të saktë.

LEXO  Dobi në ajetet rreth haxhit - Meka 31.07.2020

Adhurues të Zotit! Frikësojuni Allahut, bëhuni nga ata që durojnë përballë caktimeve të hidhura, të fitoni shpërblimin tuaj,  Zoti juaj do të ju shpërblejë në ditën e Gjykimit pa llogari.

Lutuni dhe përshëndeteni krijesën më të mirë, sikurse ju ka urdhëruar për këtë Zoti juaj, Allahu i Madhërishëm kur ka thënë fjalë fisnike: “ Vërtetë Allahu e bekon të Dërguarin dhe engjëjt  e Tij  luten për të. O besimtarë, lutuni për të dhe përshëndeteni me selam.” (El- Ahzab 56)

O Zot, mëshiroje Muhamedin dhe familjen e tij, siç e mëshirove Ibrahimin dhe familjen e tij, në të dy botët me të vërtetë Ti je i Lavdishëm dhe i Madhërishëm.

O Zot, bekoje Muhamedin dhe familjen e tij, siç e bekove Ibrahimin dhe familjen e tij, në të dy botët me të vërtetë Ti je i Lavdishëm dhe Madhërishëm.

O Zot, të lutemi të jesh i kënaqur  me katër halifet e parë të drejtë, Ebu Bekrin, Omerin, Othmanin dhe Aliun,  me të gjithë familjarët, me shokët e tij, me tabi’inë, me ata që i pasojnë  në vepra të mra deri në ditën e Kijametit,  me bashkëshortet e tij, nënat e besimtarëve, dhe me ne së bashku me ata me Faljen, Mirësinë dhe Bujarinë Tënde, o më i Madhi Bujar.

O Zot, lartëso Islamin dhe muslimanët, mbro ndjekësit e fesë, ndihmo robërit e Tu besimtarë, bashko zemrat e muslimanëve, njëso rrallët e tyre, përmirëso udhëheqësit e tyre dhe bashko fjalën e tyre në të vërtetën, o Zoti i Botëve.

O Zot, na jep siguri në vendet tona, përmirëso  drejtuesit dhe kujdestarët  e çështjeve tona.

O Zot, mbështet në të vërtetën udhëheqësin dhe  kujdestarin e çështjeve tona, kujdestarin e dy xhamive të shenjta, jepi mbështetës të ndershëm, jepi atij sukses në atë që do dhe je kënaqur,  o Ti që i dëgjon lutjet.

O Zot, jepu sukses atij dhe  zëvendësit të tij, në atë që është më e mira për vendin dhe popullin e tij, o Zoti i botëve.

O Zot,  na mundëso përfundim të mirë në çdo çështje tonën, na mbro nga poshtërimi në këtë botë dhe ndëshkimi në botën Tjetër.

O Zot, na  përmirëso në  fenë tonë e cila është pjesë e jetës tonë, përmirëso jetën tonë ( në këtë botë) që  është vendqëndrimi i përkohshëm për ne,  dhe përmirëso  jetën tjetër (Ahiretin) në të cilën  është takimi ynë. O Zot, bëj jetën tonë shtim të çdo mirësie dhe vdekjen rehati prej çdo të keqeje.        

O Zot, të lutemi na mundëso të bëjmë punë të mira, të heqim dorë nga veprat e shëmtuara, ti duam të varfërit, të na falësh dhe të na mëshirosh.

Nëse do të sprovosh robërit e Tu, na merr jetën para se të përballemi me sprovën.   

O Zot, ruaj këtë vend të bekuar me të gjitha të mirat, të sigurt nga çdo e keqe dhe të gjitha vendet muslimane, o Zoti i Botëve.

O Zot, çliro xhaminë e Aksasë!

O Zot, ruaj muslimanët në Palestinë. O Zot, ruaj ata në mes duarve të tyre, nga pas tyre, ruaj ata nga e djathta dhe e majta e tyre. O Zot, kërkojmë mbrojtje në Madhështinë Tënde që të mos goditet nga poshtë këmbëve të tyre. O Zot, shëro të plagosurit e tyre dhe shkruaj shpërblimin e dëshmorëve për të vrarët e tyre. O Zot, forco zemrat e tyre dhe ndihmoi ata përballë armikut Tën dhe armikut të tyre, o Zoti i botëve.

O Zot, jepu shpirtrave tanë devotshmëri, pastroi ata sepse Ti je më i miri që i pastron ata, Ti je Mbrojtësi dhe Kujdestari i tyre.

O Zot,  na mundëso përfundim të mirë në çdo çështje tonën, na mbro nga poshtërimi në këtë botë dhe ndëshkimi në botën Tjetër.

O Zot, na mbro prej armiqve Tu dhe armiqve tanë me çfarë të dëshirosh, o Zot i botëve!

O Zot, ti lëmë Ty të merresh me armiqtë Tu dhe armiqtë tanë, dhe kërkojmë mbrojtjen Tënde nga të këqijat e tyre!

O Zot, shëro të sëmurët tanë, mëshiro të vdekurit tanë, na  plotëso nga ato që Ti je i kënaqur dëshirat tona dhe na mundëso në mbyllje kryerjen e veprave të mira.

“O Zoti ynë! Ne e kemi futur veten në gjynah, prandaj, nëse Ti nuk na fal dhe nuk na mëshiron, ne vërtet që do të jemi nga të humburit.” ( El-A’raf  23)

 “Zoti ynë, na jep të mira në këtë botë, na jep të mira në botën tjetër dhe na ruaj nga dënimi i Zjarrit (të Xhehenemit)”. (El-Bekare 201)

O Zot, fale dhe mëshiroje të dërguarin tonë, Muhamedin, familjen dhe të gjithë shokët e tij.

Falënderimi i takon Allahut, Zotit të botëve.

Afrim Smakaj

Post Author: endrit