Hutbe nga xhamija e Shenjtë e Mekes
19 Ramazan 1440 H 24-5-2019 D
Shejh Usame Bin Abdullah Khajati Itikafi dhe rregullat e tij
Lavdërimet për Zotin që e ka nderuar umetin me obligimin e agjërimit të Ramazanit. Madhështinë e Tij e lavdërojmë për mirësitë e mëdha dhe dobitë e tij fizike. Dëshmoj se nuk ka Zot tjetër veç Allahut, Një i Vetëm i pa Shok, që ka veçuar dhjetë ditët e fundit të Ramazanit me më shumë mirësi, shpërblim dhe bujari.
Dëshmojmë se zotërija dhe profeti ynë Muhamedi është rob i Allahut dhe i dërguari i Tij, më i miri bujarë, që është përpjekur në këtë kohë të vlersuar dhe të mirë. O Zot zbrit faljen dhe mëshirën Tënde mbi robin dhe të dërguarin Tënd Muhamedin, mbi familjen dhe mbi shokët e tij, lutje dhe përshëndetje të vazhdueshme sa të jenë ditët dhe netën në këtë botë. Në vijim
Adhurues të Zotit! Frikësojuni Allahut, frikësojuni ditës kur do të ktheheni tek Allahu, bëni përgatitje për atë ditë, merrni masat për atë ditë, mos të ju tundojë jeta e kësaj bote me lojërat, zbukurimet dhe kënaqsitë e saj, mos të ju tundojë egoja juaj para Allahut të Madhërishëm.
O ju muslimanë! Kënaqsija e shpirtit, sigurija e zemrës, dhe pastrimi i vetes kanë efekte të mëdha, ato e orijentojnë njeriun në gradën më të lartë, çdo herë që i drejtohet Allahut, Zotit të tij. Prandaj drejtohuni për tek Ai, shfrytëzoni mundësitë për të arritur kënaqsinë e Tij, duke bërë kujdes maksimal në mirësi, ashtu siç na e ka bërë të qartë i dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, kur ka thënë: “Mirësia është të adhurosh Allahun sikur e shikon Atë, edhe pse ti nuk e shikon, Ai me të vërtetë të shikon.” Hadithin e kanë transmetuar Buhariu dhe Muslimi në dy librat e tyre të saktë.
I dërguari i Allahut dhe shokët e tij më pas, kanë qëndruar në këtë qasje apo drejtim në të gjitha format e mirësisë. Në çdo vepër dhe në çdo ndalesë, ata kanë qenë të bindur se kanë mbikqyrje apo vëzhgim të vazhdueshëm, Allahun e Madhërishëm. Kjo tregon kthim të plotë dhe mbështetje të vërtetë tek Allahu xh.sh. Kjo gjë shikohet qartë kur pëballemi në sezonin e mirësive, në ditët e vlersuara tek Allahu xh.sh dhe në kohën e nderuar si dhe kur ato kalojnë.
Nga më të përmendurat, vlersuarat dhe të lartësuarat nga ky sezon janë dhjetë ditët e fundit të Ramazanit, me të vërtetë këto janë nga ditët e bekuara të Allahu të Madhërishëm. Për robërit e Tij që i presin këto ditë, Allahu xh.sh ka dhuruar në to shumë mirësi, për të vlersuar me to shpirtërat e tyre. Veprat e mira ngelen, që ta dinë se çfarë kanë fituar nga Bujarija e Allahut, që të jetë për ta shpërblim në kthimin e tyre, a ka kthim më të mirë?!
Në jetën e të dërguarit të Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, dhjetë ditëshi i fundit të Ramazanit kishte një vend shumë të rëndësishëm, për këtë ai bënte përpjekje ndryshe nga netët e tjera të muajit dhe të vitit, sikurëse ka ardhur në Sahihun e Muslimit, Zoti e mëshiroftë, dhe tek Xhamii i Tirmidhiut, nga Aishja, Zoti qoftë i kënaqur me të, se ka thënë: “ I dërguari i Allahut përpiqej në dhjetë ditëshin e fundit të Ramazanit, çfarë nuk ishte përpjekur më parë.” Hadithin e transmeton Muslimi. Apo e veçonte me adhurime shtesë çfarë nuk i kishte bërë në netët e para të Ramazanit.
Ka ardhur kjo përpjekje e të dërguarit të Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, të cilën e ka veçuar udhëzimi i njerëzimit, në këtë kohë në tre fusha apo drejtime:
E Para: Shtrëngimi i rripit, për të cilin mendimi më i saktë thotë se ka kuptimin e largimit nga gratë e tij, sikurëse ka ardhur në hadithin që e kanë transmetuar Buhariu dhe Muslimi në librat e tyre, nga Aishja, Zoti qoftë i kënaqur me të, që ka thënë: “I dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi Zotit qoftë mbi të, kur hynte në dhjetë ditëshin e fundit, shtrëngonte rripin, kalonte natën zgjuar dhe zgjonte familjen(për adhurim).”Muttefikun Alejhi
E dyta: Kalimin e natës zgjuar me të gjitha adhurimet që e afrojnë tek Allahu xh.sh, si namazi i natës, leximi i Kuranit, përkujtimi i Allahut, lutje dhe reflektime me të cilat i drejtohet Allahut, duke caktuar me ato traditën për umetin e tij.
E Treta: Zgjimin e famijes për namaze natën, sikurëse ka thënë Zejneb Bintu Ummu Seleme, Zoti qoftë i kënaqur me të: “Kur ngelnin vetëm dhjetë ditë nga Ramazani, i dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, nuk linte asnjërin pa e thirrur nga familja e tij që ti bashkohej në namaz.”
Adhurues të Zotit! Ky zgjim, është vërtetuar se ka ndodhur dhe në netë të tjera të muajve të tjerë të vitit, sikurëse ka ardhur nga Umu Selemet, Zoti qoftë i kënaqur me të, në hadithin që e ka transmetuar Muslimi në Sahihin e tij, por se në këtë dhjetë ditësh të Ramazanit është e sigurtë me siguri të veçantë se nuk e ka lënë në asnjë rast, në ndryshim me netët e muajve të tjerë ku herë zgjohej dhe kishte raste që nuk zgjohej.
Adhurues të Zotit ! Kjo është një metodë nga metodat e edukimit profetik, metodë madhështore, sa shumë urtësi, dobi dhe shpërblim ka pasimi i kësaj metode. Të parët tanë të mirë, Zoti qoftë i kënaqur me ta, kanë qenë të kujdesshëm që të arrijnë vlerën dhe mirësitë e këtyre netëve të bekuar dhe madhështore.
Nga praktika e adhurimit që bënte i dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, në këtë dhjetë ditësh të fundit të Ramazanit ka qenë dhe Itikafi në xhami. Ka ardhur në një hadith që e kanë transmetuar Buhariu dhe Muslimi në librat e tyre të saktë, nga Aishja Zoti qoftë i kënaqur me të, që ka thënë: “I dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, hynte në I’tikaf në dhjetë ditëshin e fundit të Ramazanit, kjo në çdo Ramazan deri sa është ndarë nga kjo botë me urdhërin e Allahut të Madhërishëm, pastaj kanë hyrë në I’tikaf gratë e tij pas tij.” Hadithin e transmeton Muslimi.
Kur e linte I’tikafin në Ramazan e plotësonte atë më pas si Kaza apo të ngelur. Tek dy sahihët ka ardhur hadithi se Aishja, Zoti qoftë i kënaqur me të, ka thënë: “Me të vërtetë profeti, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, e ka lënë I’tikafin një vit në Ramazan, pastaj e ka plotësuar atë në muajin Sheval.
Nuk ka dyshim se ky kujdes profetik për këto adhurime, na drejton drejt qëllimit të tyre, dhe qëllimi është ai që e ka bërë të qartë Imam Ibn Kajjmi me fjalët e tij kur thotë: “Me të vërtetë kur përmirsohet zemra, forcohet vendosmërija në rrugën që të shpije tek Allahu i Madhërueshëm, kjo është e mvarur në shoqërimin e tij me Allahun, të dëgjuari dhë të pranuarit në tërësi tek Allahu xh,sh. Me të vërtetë kur e ka dëgjuar zemra, nuk e dëmton atë asgjë veçse dorëzohet tek Allahu i Madhërishëm. Ai hante dhe pinte mirë, flinte pak me ndërprerje, fliste mirë, kishte ëndrra të mira (shpallje), me të cilat i shtonte ndjekësit, duke e shpëndarë në çdo anë, deri sa të ndërpritet për shkuar tek Allahu i Madhërishëm, ose dobësohet, ndalohet dhe ndërpritet.
Mëshira e Allahut, të Pushtetshmit Mëshiruesit, përfshinë robërit e Tij në caktimin e agjërimit përtej mirësive të ushqimit dhe pijes. Allahu u ka caktuar atyre I’tikafin, që ka për qëllim mbylljen e shpirtit dhe zemrës për hir të Allahut të Madhërishëm, përkushtimi dhe dedikimi vetëm Atij. Ndërprerje nga angazhimet me krijesat, angazhim vetëm me Zotin e Gjithësisë të Madhërishmin. Kur je vetëm me përmendjen e Tij, dashurinë e Tij, këto bëhen shqetësimet kryesore të zemrës, ku mendon se si të arrish kënaqsinë e Allahut dhe ti afrohesh sa më shumë Atij. Synimi i tij bëhet Allahu xh.sh dhe jo më krijesat e Tij njerëzit. Përgatitet për ditën e vështirë të varrit, ditë në të cilën nuk ka më synim dhe gëzim, përveç mbështetjes tek Ai i Madhëishmi. Ky është qëllimi më i madhi i I’tikafit apo mbylljes në xhami në muajin e Ramazanit.” Këtu mbaron fjala e Ibn Kajjimit, Zoti e mëshiroftë.
Adhurues të Zotit! Sa janë në këtë qëllim në mesin e atyre që kanë mbaruar I’tikafin e tyre? Nga e kanë orjentuar qëndrimin e tyre në xhami, I’tikafin, mbylljen e zemrës për krijesa dhe jo për Krijuesin? Duke u angazhuar me njerëzit, duke qenë të vazhdueshëm në fjalë dhe kontakte? Prandaj friksojuni Allahut o adhurues të Zotit.
Vlersoni këto netë të ndershme dhe të rëndësishme, jepuni hakun e tyre, llogarija e tyre është nderim, sepse Allahu xh.sh ka caktuar një natë ku adhurimi në të vlen sa adhurimi në njëmijë muaj, me të vërtetë është nata e nderuar dhe e madhe nata e Kadrit, për të cilën na ka lajmëruar i dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, për shpërblimin shumë fish për atë që e arrinë këtë natë, kur ka thënë: “Kush përkushtohet në adhurim në natën e Kadrit, duke besuar dhe shpresuar shpërblimin, i falen gjynahet që ai ka bërë më parë.” Hadithin e kanë trasmetuar Buhariu dhe Muslimi në Sahihët e tyre.
Ai që privohet nga kjo natë është i privuar me të vërtetë. Nuk vlejnë lotët dhe shprehjet e keqardhjes, ah sikurë të bënin dobi shprehjet e keqardhjes dhe lotët pasi që të humbi mundësija, kalimit të kohës dhe mbarimit të garës.
Zoti na bëftë dobi me librin e Tij dhe sunetin e të dërguarit të Tij, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të. Zotit të Madhërishëm i kërkoj falje për vete, ju dhe të gjithë muslimanët për të gjitha gjynahet, me të vërtetë Ai është Falës Mëshirues.
Hutbeja e dytë
Lavdërimet për Zotin, Atë e lavdërojmë dhe prej Tij ndihmë dhe falje kërkojmë, Zotit i kërkojmë të na mbrojë nga të këqijat e veteve dhe punëve tona, atë që e udhëzon Zoti s’ka kush e humbën dhe ai që e humbën veten e tij s’ka udhëzues tjetër veç Allahut.
Dëshmojmë se nuk ka Zot tjetër veç Allahut, Një i Vetëm i pa Shok, dëshmojmë se Muhamedi është rob dhe i dërguari i Allahut. O Zot fale mëshiroje robin dhe të dërguarin Tënd Muhamedin, fali dhe mëshiroji familjen dhe shokët e tij. Në vijim
O Adhurues të Zotit! Njërëzit më të lumtur dhe në rrugë të drejtë janë ata që janë kujdesur për agjërimin e tyre, namazin dhe I’tikafin e tyre, dhe të gjitha momentet e tyre në këtë muaj të madhërueshëm. Janë kujdesur për udhëzimet e të dërguarit të Allahut paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, të cilat janë vërtetuat në synetin e tij të saktë, që na ka urdhëruar Allahu xh.sh ti pasojmë dhe ti ndjekim kur ka thënë: “ Çfarëdo që t’ju japë i Dërguari, merreni atë, e çfarëdo që t’ju ndalojë, hiqni dorë prej saj.”(El-Hashr 7)
Allahu i Madhërueshëm ka thënë: “Në të Dërguarin e Allahut ka një shembull të mrekullueshëm për atë, që shpreson tek Allahu dhe Dita e Fundit dhe e përmend shumë Allahun.”(El-Ahzab 21)
I dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, ka hyrë në I’tikaf në dhjetë ditëshin e fundit të Ramazanit, sikurëse dhe Ibn Rexheb, Zoti e mëshiroftë, ka thënë; “Mbyllej në mënyrë të plotë larg angazhimeve të tij, qetësim i mendjes së tij, duke ju dorëzuar në çdo aspekt Zotit të tij, duke e përmendur Atë, ju lutur Atij, rrinte i mbuluar në një anë, largë njerëzve, shqetsimeve të tyre dhe angazhimit me ata. Për këtë dhe Imam Ahmedi, Zoti e mëshiroftë, ka thënë se: Atë që është në Itikaf nuk duhet ta preukupojnë shqetësimet e njerëzve, qoftë dhe në mësimin e diturisë dhe të leximit të Kuranit, por më mirë për të është të veçuarit në vete me përmendjen e Zotit të tij dhe lutjet drejtuar Atij.
Mirësia e ligjëruar fetarish për këtë umet është dhe I’tikafi në xhami në veçanti në dhjetë ditëshin e fundit të Ramazanit, sikurëse ka vepruar i dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të.
Ai që hyn në I’tikaf, konsiderohet se e ka mbyllur veten e tij në adhurim dhe përmendje të Allahut të Madhërishëm, ja ka ndërprerë vetes së tij të gjitha angazhimet e tjera. Ka hyrë në I’tikaf me zemër, dhe zemra e tij është për tek Zoti dhe çfarë e afron me Atë, nuk ka asnjë preokupim tjetër veç Allahun e Madhërishëm dhe çfarë i dhuron kënaqsinë e Tij.
Kuptimi i vërtetë i I’tikafit është; ndërprerja e lidhjeve me krijesat, dhe lidhja me adhurim me Krijuesin. Sa më shumë forcohet njohja e Zotit, dashurija për Të dhe të drejtuarit drejt Tij, siguron individi kontaktin me Zotin në mënyrë të plotë.” Këtu mbaron fjala Ibn Rexhebit, Zoti e mëshiroftë.
Adhurues të Zotit! Frikësojuni Allahut dhe punoni që të përfitoni nga të mirat e këtyre netëve të bekuara dhe të mëdha. Merrni nga kënaqsija dhe falja e Sunduesit të tokës dhe të qiellit.
Përkujtoni në vazhdimsi se Allahu i Madhërishëm ju ka urdhëruar që ta përshëndesni dhe të dërgoni salavatë për vulën e të gjithë Profetërve, imamin e të dërguarve, të dërguarin nga Allahu mëshirë për të gjitha Botrat, kur ka thënë i Madhërishmi në Librin e Tij: “ Vërtetë Allahu e bekon të Dërguarin dhe engjëjt e Tij luten për të. O besimtarë, lutuni për të dhe përshëndeteni me selam.” (El- Ahzab 56)
O Zot mëshiroje Muhamedin a.s. dhe familjen e tij siç e mëshirove Ibrahim a.s dhe familjen e tij, me të vërtetë Ti je i Lavdishëm. O Zot bekoje Muhamedin a.s dhe familjen e tij siç e bekove Ibrahimin a.s dhe familjen e tij, me të vërtetë Ti je i Lavdishëm.
Kënaqësia e Zotit qoftë mbi katër Halifet e parë të drejtë, Ebu Bekerin, Omerin , Othmanin dhe Aliun dhe mbi të gjithë shokët e Profetit , dhe ndaj grave të tij, nënat e besimtarëve, ndaj pasuesve të tyre (Tabiinët), dhe mbi ata që i ndjekin ata me mirësi deri në ditën e fundit. Të lutemi o Zot të jesh i Kënaqur me ne dhe me ta me Mëshirën, Bujarinë dhe Mirësinë Tënde, o më i miri Falës.
O Zot lartëso Islamin dhe muslimanët, o Zot lartëso Islamin dhe muslimanët.
O Zot ruaj pasuesit e fesë, shkatërroi armiqtë e fesë, tiranët, mohuesit dhe ata që sjellin shkatërrime.
O Zot bashkoji zemrat e muslimanëve. Njësoji rreshtat e tyre, përmirso drejtuesit e tyre, unifiko fjalën e tyre në të vërtetën, o Zoti i Botrave.
O Zot ndihmo fenë Tënde , librin Tënd, traditën e të dërguarit Tënd Muhamedit, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të. O Zot ndihmo robërit e Tu që luftojnë në rrugën Tënde me ndershmëri.
O Zot na jep siguri në vendet tona, dhe përmirso drejtuesit dhe kujdestarët e çështjeve tona.
Mbështete në të vërtetën drejtuesin tonë dhe kujdestarin e dy xhamijave të shenjta dhe jepi sukses në atë që Do dhe je i Kënaqur, o Dëgjues i lutjeve.
O Zot jepi sukses kujdestarit të çështjes tonë dhe zëvendësit të tij në atë që është në të mirë të Islamit dhe Muslimanëve, dhe në përmirsimin e popullit dhe vendit.
O Zot tek Ty është kthimi ynë në ditën e caktuar.
O Zot jepu shpirtrave tanë devotshmëri dhe pastroj ato sepse Ti je më i miri që i Pastron ato. Ti je Sunduesi dhe Kujdestari i tyre.
O Zot na përmirso në fenë tonë e cila është pjesë e jetës tonë. Na përmiso jetën tonë( në këtë botë) në të cilën është vendqëndrimi jonë. O Zot! Na përmirso jetën tjetër (Ahiretin) në të cilën është takimi ynë. Na e bëj jetën në këtë botë shtim i të mirave, dhe vdekjen qetësi për ne nga çdo e keqe.
O Zot na përmirso gjëndjen në të gjitha çështjet tona, na ruaj nga turpërimi në dynja dhe dënimet e jetës tjetër.
O Zot kërkojmë mbrojtje nga humbja e Mirësive Tua, pikëllimi i denimit Tënd dhe ndryshimi i Faljes Tënd. O Zot na ruaj nga vazhdimi i të keqes, sundimi i mjerimit.
O Zot na i largo armiqt tanë dhe armiqt e fesë Tënde me mënyrën Tënde o Zoti i Botrave.
O Zot të lutemi të jesh përballë armiqve tanë, armiqve Tu, dhe të kërkojmë mbrojte nga të këqijat e tyre.
O Zot të lutemi të jesh pëballë tyre dhe të na mbrosh nga të këqijat e tyre.
O Zot jepu ndihmë dhe fitore ushtarëve tanë të vendosur në të gjitha frontet e luftës në kufirin e jugut dhe në të gjitha pjesët e kufinjëve tanë. O Zot jepu atyre ndihmë të fuqishme.
O Zot ndihmo me ata fenë Tënde, dhe lartëso me ata Fjalën Tënde.
O Zot ndihmo me ata fenë Tënde, dhe lartëso me ata Fjalën Tënde.
O Zot ndihmo me ata fenë Tënde, dhe lartëso me ata Fjalën Tënde.
O Zot shkruaju shpërblimin e shehidëve atyre që vriten nga ata.
O Zot shkruaju shpërblimin e shehidëve atyre që vriten nga ata.
O Zot shëro të plagosurit e tyre o Zoti i Botrave.
O Zot ndihmoji ata kundra armiqve të tyre të padrejtë, uzurpues, agresorë.
O Zot ndihmoji ata kundra tyre, dhe kthejua urrejtjen e tyre në fytyrat e tyre, o Zot khtejua urrejtjen në fytyrat e tyre.
O Zot të lutemi të jesh kundra atyre që sulmojnë këtë vend të shenjtë, vendin e dy të shenjtave, dhe hakmerru ndaj tyre hakmarrje të fuqishme.
O Zot zbrit ndëshkimin Tënd që ke përgatitur ndaj njerëzve kriminelë.
O Zot zbrit ndëshkimin Tënd që ke përgatitur ndaj njerëzve kriminelë.
O Zot zbrit ndëshkimin Tënd ndaj çdo kujtë që sulmon këtë vend, vendin e dy të shenjtave, zbrit ndëshkimin Tënd që ke përgatitur ndaj njerëzve kriminelë, o Zoti i Botrave.
O Zot të lutemi që të bëjmë vepra të mira , të jemi largë të ndaluarave, ti duam të varfërit, të na falësh dhe të na mëshirosh. Nëse ke caktuar për një popull fitne mos na bëj prej atyre, (na afro exhelin para së të ndodhin).
“O Zoti ynë! Ne e kemi futur veten në gjynah, prandaj, nëse Ti nuk na fal dhe nuk na mëshiron, ne vërtet që do të jemi nga të humburit.”(El-A’raf 23)
O Zot shëro të sëmurët tanë , mëshiro të vdekurit tanë, dhe na bëj të punojmë atë me të cilën je i Kënaqur o Zot. O Zot na e bëj fundin të mirë në punët tona.
O Zot prano nga ne agjërimin tonë, namazin dhe veprat tona të mira. Me të vërtetë Ti je Bujar.
O Zot na jep të mira në këtë botë dhe në botën tjetër dhe na ruaj nga zjarri.
O Zot fale dhe mëshiroje robin dhe të dërguarin Tënd, të dërguarin tonë Muhamedin, familjen dhe të gjithë shokët e tij.
Çdo lavdërim i përket Allahut, Zotit të botëve.