Vlerat e Aksasë dhe detyra e muslimanëve ndaj saj

Hutbe e ditës së Xhuma nga Xhamia El Aksa     04-04-1447H   26-09-2025 D

Shejh Muhamed Selim 

Tema   Vlerat e Aksasë dhe detyra e muslimanëve ndaj saj

Lavdërimet janë për Zotin, Ai e bekoi xhaminë e Aksasë dhe rrethinat e saj, dhe ka thënë: “ I lavdëruar qoftë Ai që e mbarti robin e Tij (Muhamedin) natën nga Xhamia e Shenjtë (në Mekë) në Xhaminë e Largët (të Jeruzalemit), rrethinën e së cilës e kemi bekuar…” (El-Isra’ 1) Dijetarët tanë kanë thënë: “ Sikur Aksa të mos kishte ndonjë vlerë tjetër përveç mirësisë së bekimit nga Zoti,  ajo dhe  rrethinat e saj, përsëri kjo do të kishte qenë e mjaftueshme.” O Zot, na beko në udhëtimet tona të mëngjesit dhe të mbrëmjes për në Kuds, Aksa.

Dëshmoj se nuk ka Zot tjetër veç Allahut, Një i Vetëm dhe pa shok, në suren Tin ka thënë: “ Për fikun dhe ullirin, për malin e Sinait dhe për këtë Qytet të sigurt (Mekën).” (Et-Tin 1-3) Në këto ajete fisnike, Zoti betohet për katër vende, përfshirë xhaminë Aksa, kjo në fjalën e Tij: “ Për  ullirin…” (Et-Tin 1) Zoti betohet për xhaminë Aksa, për shkak të nderit dhe vlerës së saj, dhe për profetët që hynë në të, të udhëhequr nga Muhamedi, paqja dhe mëshira e Zotit qoftë mbi të.

Dëshmoj se zotëria ynë, Muhamedi, është rob i Zotit dhe i dërguari i Tij, ai la shtratin e tij të ngrohtë dhe nisi udhëtimin e tij për në xhaminë Aksa mbi Burak, në shoqërinë e Xhibrailit, paqja e Zotit qoftë mbi të. Ai fali namaz në Kuds për aq kohë sa Zoti deshi që ai të falej dhe na tregoi për këtë, duke thënë: “Më sollën Burakun, kështu që hipa në të derisa arrita në Kuds. E lidha atë në unazën me të cilën lidhen profetët. Pastaj hyra në xhami dhe u luta, fala namaz, në të.” O Zot, fale, mëshiroje dhe bekoje të dërguarin dhe profetin tonë Muhamed, trashëgimtarin e Aksasë, poseduesin e udhëtimit të Natës së Israsë, posedues, ai që ju drejtua dy Kibleve: E para është Kudsi, Aksa, dhe e dyta është Meka e Nderuar. Zoti bekoftë familjen e tij të pastër, shokët e tij të bekuar dhe ata që i pasojnë në vepra të mira deri në Ditën e Kijametit.

Në vijim

Për shkak të rëndësisë dhe statusit të xhamisë Aksa për muslimanët, Zoti e përmend atë në Kuranin e Famëlartë në pesë Sure: Në Suren Bekare, e përmendi atë në dy vende, në Suren Al ‘Imran e përmendi atë në historinë e Merjemes, paqja e Zotit qoftë mbi të, në fillim të Sures Isra, në Suren Nur dhe në Suren Kaf.

O ju besimtarë! Jeta e muslimanëve është e lidhur me xhaminë Aksa që nga fillimi i krijimit deri në Ditën e Gjykimit. Sa i përket fillimit të krijimit konfirmohet në hadithin fisnik të transmetuar nga shoku fisnik Ebu Dherri, Zoti qoftë i kënaqur me të, kur pyeti të dërguarin e Allahut, paqja dhe mëshira e Zotit qoftë mbi të, duke thënë: “ Cila xhami është ndërtuar e para në tokë?” Ai ka thënë: “ Xhamia e Shenjtë, Qabeja.”  Ebu Dherri pyeti: “Po pastaj cila?” Ai ka thënë: “ Xhamia Aksa.”

O ju muslimanë! Sa i përket lidhjes suaj me xhaminë Aksa në Ditën e Kijametit, ajo ka ardhur me fjalët e Zotit të Plotfuqishëm: “Dhe vëri veshin thërritësit që thërret prej një vendi të afërt, Ditën, kur ata do ta dëgjojnë thirrjen e vërtetë, ajo do të jetë Dita e Daljes (ringjalljes).” (Kaf 41-42) Disa komentues të Kuranit kanë thënë:  “Vendi i afërt është Shkëmbi në Bejtul Makdis, Kuds. Xhibrili ose Israfili do të qëndrojnë mbi Shkëmb dhe do t’i thërrasin të pranishmit: “ O ju kocka të kalbura, o ju gjymtyrë të prera,  ngrihuni të qëndroni para Zotit të Botëve.” Pastaj xhamia Aksa do të jetë dëshmitare e veprave të njerëzve, për besimin e tyre dhe për mosbesimin e tyre, për drejtësinë e tyre, për shkeljet  dhe për shtypjet e tyre,dhe dëshmitare e asaj që bënë, qofshin dhe sa pesha e një atomi. Atë Ditë do të ketë një llogaridhënie të lehtë dhe një llogaridhënie të vështirë, e askush nuk do t’i shpëtojë kësaj llogaridhënieje: nuk do ti shpëtojë as i forti as i dobëti, as adhuruesi as shejtani i mallkuar. “Sigurisht që Ai e njeh mirë gjithsecilin prej tyre dhe i ka numëruar të gjithë saktësisht. Çdonjëri prej tyre, në Ditën e Kiametit, do të dalë fill i vetëm para Tij.” (Merjem 94-95) Ata nuk kanë asnjë mbështetës dhe asnjë pasuri që t’u sjellë dobi. Po, o muslimanë, xhamia Aksa ashtu sikurse ka dëshmuar  për gjatë brezave, do të jetë dëshmitare kur njerëzit të dalin para Zotit të botëve.

LEXO  “ Vërtet, zemrat qetësohen me përmendjen e Allahut!”

O adhurues të Zotit! O besimtarë! Shpeshtimi i udhëtimit për në xhaminë Aksa është për ata që i frikësohen një dite në të cilën zemrat dhe sytë do të jenë të shqetësuara. Kështu që ata shkojnë atje të penduar për gjakun, nderin dhe pasurinë e muslimanëve, largohen prej saj duke respektuar urdhrin e Allahut dhe duke kërkuar kënaqësinë e Tij. Asgjë nuk i shpërqendron ata nga përkujtimi i Allahut dhe lutjet, namazet e obliguara në të.

Të shpeshtuarit e udhëtimit për në Kuds është për hir të adhurimit të Zotit të Plotfuqishëm, jo ​​për ndonjë çështje të kësaj bote. Kjo është tradita, praktika e muslimanit në lidhje me xhamitë në përgjithësi dhe me xhaminë Aksa në veçanti, sikurse Zoti në Suren Nur ka thënë: “ (Kjo dritë ndriçon) në xhamitë që Allahu ka urdhëruar të ngrihen e të përmendet aty emri i Tij. Atë e lavdërojnë aty në mëngjes dhe mbrëmje, njerëz, të cilët shitblerja nuk i pengon për të përmendur Allahun, për të falur namazin dhe për të dhënë zeqatin. Ata kanë frikë nga Dita (e Kiametit), kur zemrat dhe shikimet do të jenë të shqetësuara.” (En-Nur 36-37)

O besimtarë! Xhamia Aksa është një nga xhamitë që Allahu ka urdhëruar të përmendet emri i Tij me Madhërim, dhe që të pastrohet nga ndyrësitë dhe papastërtitë. Ruajtja e shenjtërisë së xhamisë Aksa është formë nga format e lavdërimit, vlerësimit të saj, e kjo është përmendur në Kuran. Siksurse e ka përmendur atë dhe i dërguari i Allahut, paqja dhe mëshira e Zotit qoftë mbi të. Ndërsa lavdrimin që Zoti ynë i bën  xhamisë Aksa, Ai e përmendet atë në Suren Bekare në formën shumës,  Allahu i Plotëfuqishëm thotë: “ Kush është më fajtor se ai që pengon të përmendet nëpër xhamitë e Allahut Emri i Tij…” (El-Bekare 114) Xhamitë e Zotit të përmendura në këtë ajet fisnik janë xhamia Aksa, siç e kanë konsideruar Tabariu dhe shumë komentatorë të tjerë. Statusi dhe shenjtëria e Aksassë në fenë tonë do të mbetet deri në Ditën e Ringjalljes. Zoti na e ka premtuar këtë dhe muslimanët kanë besim në premtimin e Zotit për ta.

O ju muslimanë! Fakti që xhamia Aksa bashkohet me xhaminë e Shenjtë, Qaben në të qenit e tyre Kible për muslimanët është  nxitje për ta përgjatë shekujve që t’i drejtojnë zemrat, ndjenjat, emocionet dhe kujtimet e tyre në lutjet e tyre të përditshme drejt këtyre dy xhamive: Aksasë dhe Xhamisë së Shenjtë, Qabes, dhe të kujtojnë se lidhja e tyre me Krijuesin e tyre në fillim të lutjeve të tyre ishte përmes kthimit, drejtimit të tyre nga xhamia Aksa dhe drejtimit të tyre nga Bejtul Makdisi, Kudsi. Zoti i Plotfuqishëm ka thënë: “ Disa mendjelehtë (nga ithtarët e Librit) do të thonë: “Ç’i ktheu ata prej Kiblës së tyre?” Thuaju: “Të Allahut janë Lindja dhe Perëndimi. Ai udhëzon kë të dojë në rrugën e drejtë.”(El-Bekare 142)

O ju besimtarë! Xhamia Aksa ka një rol të madh në shtëpinë muslimane, me baballarët dhe nënat, dhe me bijtë dhe bijat. Gruaja e Imranit, nëna e Merjemes, u betua se nëse do të lindte një fëmijë mashkull, do ta kushtonte atë për t’i shërbyer xhamisë Aksa. Ajo ka thënë: “ Zoti im, unë ta kam kushtuar Ty atë që është në barkun tim, që të të shërbejë vetëm Ty…” (Al ‘Imran 35) Domethënë: Një shërbyes i xhamisë Aksa, kështu që Zoti e pranoi zotimin e saj, ajo mbeti shtatzënë me një femër dhe e quajti Merjeme, do të thotë; adhuruese e Allahut, Zotit të saj.

LEXO  Arsyet për shpëtim nga Xhehenemi dhe fitim të Xhenetit

O muslimanë! Zoti zgjodhi xhaminë Aksa që të jetë vend adhurimi dhe përkushtimi ndaj Tij, Allahut të Madhërishëm, bëri që adhurimi i Ti në të dhe udhëtimi drejt saj, xhamisë, të mos kufizohen vetëm tek burrat, përkundrazi, përfshin të gjithë muslimanët: burra dhe gra, të rinj dhe të vjetër. Ajo ishte Merjemja, adhuruesja, që adhuron  Zotin në xhaminë e bekuar të Aksasë.

O adhurues të Zotit! Në historinë e shtatzënisë dhe lindjes së Merjemes ka mësim për çdo baba dhe nënë nga ju që të kujdeset për të pasur pasardhës të drejtë, të mirë, të përpiqen në ndërtimin e një familje muslimane dhe të luten shpesh për pasardhës të drejtë, të mirë, në mënyrë që ata të jenë pasardhës që do të shkojnë dhe vinë në xhaminë Aksa.

O muslimanë! I dërguari i Allahut, paqja dhe mëshira e Zotit qoftë mbi të, ka theksuar rëndësinë e familjes në Kuds, në veçanti, e cila  i përmbahet fesë së saj, duke u kapur fort pas  saj,  në mënyrë që të shijoni bekimet e vendit dhe bekimet e pasardhësve tuaj. Kjo kur i dërguari i Allahut, paqja dhe mëshira e Zotit qoftë mbi të, ka thënë,  në hadithin e njohur të transmetuar nga Dhu Al Asabia, Zoti qoftë i kënaqur me të: “Qëndro në Bejtul Makdis, Kuds; do Zoti të furnizon, dhuron, pasardhës që do të shkojnë dhe vijnë atje, në xhaminë e Aksasë.”

O Zot, na furnizo dhe na beko në pasardhësit tanë. O Zot, na bekona në udhëtimet tona për në vendudhëtimin e Israsë dhe  në Aksa.

Adhurues të Zotit! Ka ardhur në një hadith fisnik: “ Vërtetë Zoti nuk i përgjigjet lutjes së një zemre të shkujdesur, të pavëmendshme, neglizhente.” 

Prandaj, luteni Zotin duke qenë të bindur në përgjigje!

Hutbeja e dytë

Lavdërimet janë për Zotin e botëve.

Dëshmoj se nuk ka Zot tjetër veç Allahut, Një i Vetëm dhe pa shok.

Dëshmoj se zotëria ynë, Muhamedi, është rob i Zotit dhe i dërguari i Tij. Paqja dhe mëshira e Zotit qoftë mbi të, mbi familjen e tij të pastër, mbi shokët e tij të mirë,dhe mbi ata që i pasojnë në vepra të mira deri në ditën e Kijametit.

Në vijim

O ju besimtarë! Xhamia Aksa është xhamia e tretë drejt së cilave udhëtojnë muslimanët, sikurse  i dërguari ynë, paqja dhe mëshira e Zotit qoftë mbi të, ka thënë: “Udhëtimi nuk kërkohet të merret përveçse për në tre xhami: Për në xhaminë e Shenjtë, Qabe,  për në xhaminë e të dërguarit, paqja dhe mëshira e Zotit qoftë mbi të, në Medine,  dhe për në xhaminë Aksa.”

Nga kujdesi dhe mirësitë e Zotit mbi ju është të gjithë ju udhëtoni drejt kësaj xhamije për të arritur bekimet dhe mirësinë e saj.

O ju muslimanë! Nga bujaria e Allahut ndaj jush është se vizita juaj në xhaminë Aksa për të adhuruar Zotin dhe për t’iu bindur Atij do t’ju shlyejë gjynahet tuaja dhe veprat tuaja të këqija. Në hadithin e Abdullah Ibn Amr Ibn El Asit, Zoti qoftë i kënaqur me ata të dy, transmetohet se ka thënë: “ E kam dëgjuar të dërguarin e Allahut, paqja dhe mëshira e Zotit qoftë mbi të, duke thënë: “ Sulejmani, biri i Daudit, paqja e Zotit qoftë mbi të, i kërkoi Zotit tri gjëra dhe Ai ia dha dy. Shpresojmë që të jetë e treta e tij, dhe për ne: Ai i kërkoi Zotit gjykim që të ishte në përputhje me gjykimin  e Tij dhe Ai ja dha atij. Ai kërkoi Zotit mbretëri që askush pas tij nuk do ta kishte dhe Ai ja dha atij. Ai i kërkoi Zotit që çdo njeri që del nga shtëpia e tij pa qëllim tjetër përveçse të lutet në këtë xhami, ka për qëllim në Aksa,  të dalë, kthehet  nga ajo pa gjynahet e tij, i pastër si në ditën që e lindi nëna e tij.” Shpresojmë që Zoti i Plotfuqishëm t’ia ketë dhënë atij këto tre gjëra.

LEXO  Katër arsye për të marrë mirësi dhe përfitime

O ju adhurues të Zotit! Mirësia e madhe e Zoti është mbi ty, udhëtimi juaj për në xhaminë Aksa për t’u lutur, falur, për të përkujtuar Zotin atje dhe për ta lavdëruar Atë do të shumëfishohet në shpërblim për ju. Ebu Dherri, Zoti qoftë i kënaqur me të,  tregohet se ka thënë: “Po diskutonim ndërsa ishim me të dërguarin e Allahut, paqja dhe mëshira e Zotit qoftë mbi të, dhe thamë: Cila është më e mirë, xhamia e të dërguarit të Allahut, paqja dhe mëshira e Zotit qoftë mbi të, apo xhamia e Bejtul Makdisit, Kudsit, Aksa?”  I dërguari i Allahut, paqja dhe mëshira e Zotit qoftë mbi të, tha: “Një namaz këtu,  në xhaminë time, në Medine, është më i mirë se katër namaze në të. Çfarë vendi i shkëlqyer për t’u falur! Së shpejti një njeri do të ketë një copë tokë sa gjatësia e kalit të tij nga e cila mund të shikojë Bejtul Makdisin, Kudsin, gjë që është më e mirë për të sesa e gjithë bota,  apo ka thënë: më e mirë se bota dhe gjithçka ka në të.”

O besimtarë! Është më mirë për ju sesa kjo botë dhe gjithçka që është në të, që sytë tuaj të bekohen me pamjen e Aksasë dhe vend Uudhëtimit të natës së Israsë. Po sikur ju të keni më shumë se kaq, që është udhëtimi, të shkoni atje në mëngjes dhe në mbrëmje, t’i luteni Allahut, Zotit tuaj, ta lavdëroni Atë, t’i bindeni Atij dhe të mos e kundërshtoni? Po, o muslimanë, i dërguari ynë, paqja dhe mëshira e Zotit qoftë mbi të, e veçoi xhaminë Aksa për lavdërim dhe rekomandim në këtë hadith fisnik, kur tha duke e përshkruar atë: “Dhe çfarë vendi i shkëlqyer për lutje është ai!”

Po, o adhurues të Zotit! Xhamia Aksa është vendi më i mirë për lutje, falje, sepse ishte Kibla, drejtimi për namazan, i parë për muslimanët, sepse është vendi ku i dërguari ynë, paqja dhe mëshira e Zotit qoftë mbi të, u ngrit për tek Ai,  sepse është vendi i tubimit të madh ku Zoti do të mbledhë të gjithë krijesat, njerëzimin për gjykim, sepse është vendi i ringjalljes ku Zoti do t’i ringjallë njerëzit pas vdekjes së tyre për llogari, kjo për shkak të vlerave të Aksasë tonë të cilat  janë të shumta për t’u përmendur këtu.

O Zot, na jep mundësinë të shkojmë në Aksanë tonë në mëngjes dhe në mbrëmje, në vend udhëtimin e të dërguarit tonë në Isra. O Zot, na mundëso ta mbyllim këtë botë me udhëtimin tonë drejt saj, Aksasë. O Zot, na jep mundësinë të jemi afër saj për sa kohë që jemi gjallë.

O Zot, kërkojmë mbrojtjen Tënde të na ruash nga sprovat dhe fatkeqësitë. O Zot, kërkojmë mbrojtjen Tënde të na ruash nga hipokrizia, imoraliteti dhe mosbindja. O Zot, bëje xhaminë tonë Aksa të sigurt me sigurinë Tënde, të fuqishme me fuqinë Tënd dhe fitimtare me fitoren Tënde të qartë.

O Zot, lartëso Islamin dhe muslimanët dhe ngri lartë fjalën e së vërtetës dhe të fesë.

O Zot, mos na lër asnjë gjynah vetëm se na i fal ato, asnjë shqetësim  vetëm se na i lehtëson, asnjë të pikëlluar nga ne vetëm se ti shërosh, asnjë të burgosur vetëm se tu mundësosh lirinë dhe asnjë të vdekur nga ne vetëm se ta mëshirosh. O Zot, merr në kontrollin Tend çështjet tona, lehtëso fatkeqësinë tonë, nga mbro nga padrejtësia e shtypësve, tiranë, dhe na jep përfundim të mirë, o më i Madhi Mëshirues.

O Zot, na jep shëndet në trupat tanë, mbrojtje në fenë tonë dhe një fund të mirë për jetën tonë. Na jep mirëqenien Tënde dhe bindjen ndaj Teje për sa kohë që na mban gjallë.

O Zot, na fal ne, prindërit tanë, bashkëshortet tona, bijtë tanë, bijat tona, vëllezërit tanë, fqinjët tanë të drejtë, të gjithë muslimanët dhe muslimanet, burra dhe gratë, të gjallë dhe të vdekur.

Adhurues të Zotit! “Në të vërtetë, Allahu urdhëron drejtësinë, mirësinë dhe ndihmën për të afërmit, si dhe ndalon imoralitetin, veprat e shëmtuara dhe dhunën. Ai ju këshillon, në mënyrë që ju t’ia vini veshin.” (En –Nahl 90)

Përmendeni Allahun, Ai ju kujton ju, falënderojeni Atë se Ai do t’ju japë më shumë, kërkoni falje tek Ai sepse ju falën.

Ti që fton për namaz, fto në namaz!

“…Vërtet, namazi të ruan nga shthurja dhe nga çdo vepër e shëmtuar dhe, vërtet, përmendja e Allahut është më e madhe! Allahu di gjithçka që ju bëni.” (El-Ankebut 45)

Afrim Smakaj

https://www.facebook.com/3teshenjta/videos/809775871586919

Post Author: endrit