Surja El-‘Asr: Përfitime dhe rregulla

Hutbe e ditës së Xhuma nga Xhamia El Aksa     18-08-1447 H   06-02-2026 D

Shejh Muhamed Hysejn 

Tema  Surja El-‘Asr: Përfitime dhe rregulla

Vërtetë lavdërimi i takon Zotit. Atë e falënderojmë, prej Tij ndihmë dhe falje kërkojmë. Zotit i kërkojmë mbrojtje nga të këqijat e veteve tona dhe nga veprat tona të këqija. Atë që e drejton Zoti  s’ka gjë që e humbet, e ai që e humbet veten e tij s’ka kush e udhëzon veç Tij.

Dëshmoj se s’ka Zot tjetër veç Allahut, Një i Vetëm dhe pa shok.

Dëshmoj se zotëria, i dashuri, ndërmjetësuesi dhe modeli  ynë, Muhamedi është rob i Zotit dhe i dërguari i Tij. Paqja dhe mëshira e Zotit qoftë mbi të, mbi familjen e tij të pastër, mbi shokët e tij, të parët e të mirëve, dhe mbi ata që ndjekin rrugën e tyre, pasojnë gjurmët e tyre dhe i përmbahen tradisës së tyre deri në ditën e Kijametit.

Lutje dhe përshëndetje për dëshmorët dhe të rënët, për robërit dhe për të burgosurit, për ata që janë në namaz, në ruku dhe që bien në sexhde për Zotin, në xhaminë e bekuar të Aksasë dhe në çdo tokë nga vendet muslimane.

Në vijim

O ju muslimanë! O bijtë e Bejtul Makdis, Kudsit, dhe rrethinave të  tij! Zoti ju drejtohet robërve të Tij besimtarë, në fakt, Ai i drejtohet të gjithë botës, me disa ajete të pakta në një sure të shkurtër nga suret e Kuranit Famëlartë.  Prandaj, kushtoni vëmendje këtyre ajeteve fisnike, sepse ato përmbajnë një kushtetutë të plotë për jetën dhe për atë çfarë është e mirë për jetën njerëzore. Zoti i Plotëfuqishëm thotë: “ Për kohën! Me të vërtetë, njeriu është në humbje, përveç atyre që besojnë dhe bëjnë vepra të mira, i këshillojnë njëri-tjetrit të vërtetën e i këshillojnë njëri-tjetrit durimin.”(El-‘Asr 1-3) Çfarë fjalësh elokuente dhe të mençura! Në këtë sure të shkurtër nga suret e Kuranit Famëlartë, Zoti i Plotfuqishëm betohet për kohën, e cila, siç përmendet në librat e tefsirit,  interpretimit të Kuranit, i referohet namazit të pasdites, iqindisë, ose vetë kohës, ose kohës së namazit të pasdites, iqindisë, ose tërësisë së kohës, dhe e gjitha është krijuar nga Zoti i Plotfuqishëm. Vetëm Zoti ka të drejtë të betohet për çfarëdo që dëshiron nga krijimi i Tij, ndërsa njerëzit nuk kanë të drejtë të betohen përveçse për, në Zotin e Plotfuqishëm, bazuar në fjalën e të dërguarit të Allahut, paqja dhe mëshira e Zotit qoftë mbi të, ku ka thënë:  “Kush betohet duhet të betohet në Zot ose të heshtë.”

O ju muslimanë! O bijtë e tokës së Israsë dhe Miraxhit! Betim nga Zoti i Plotëfuqishëm se njeriu është në humbje, domethënë, raca njerëzore është në humbje, përveç atij që ndjekën rrugën e Zotit të Plotfuqishëm dhe i përmbahet rregullit të Tij, beson në Zot, bën vepra të mira dhe këshillojnë njëri-tjetrin për të vërtetën dhe këshillojnë njëri-tjetrin për durim.

LEXO  Shfrytëzimi i mirësive të dhjetë ditëve të para të Dhul Hixhes

Çfarë qasje e shkëlqyer! Ajo përshkruan jetën e muslimanëve në këtë botë dhe u garanton atyre lumturi nëse e ndjekin këtë qasje fisnike.

“Pasha kohën”,  me të gjithë këta emra dhe tituj,  Zoti i Plotfuqishëm betohet se raca njerëzore është në humbje,  jobesimtari është në humbje, shtypësi është në humbje, agresori është në humbje dhe kushdo që devijon nga rruga e drejtë është në humbje.

Atëhere kush është fituesi? O besimtarë! O muslimanë! Fituesi është ai që e ka marrë metodën e Zotit  drejtim dhe e ka marrë kushtetutën, ligjin e Zotit rrugë.  Kështu që ai beson vetëm në Zotin, pa asnjë partner, shok,  bën vepra të mira,  urdhëron veten dhe të tjerët në të vërtetën dhe në durim në këtë të vërtetë.

Me këto cilësi fisnike, me këtë metodë madhështore dhe të nderuar, fituan paraardhësit tanë të drejtë, selefët, Zoti qoftë i kënaqur me ta, fituan shokët e të dërguarit tonë më të nderuar me lavdi dhe shpëtimin në jetën e kësaj bote.  Ata përhapën fenë e Zotit të Plotfuqishëm dhe u mundësuan njerëzve të jetonin nën hijen e drejtësisë Islame dhe drejtësisë së besimit,  pa dallim midis arabit dhe jo-arabit, të ziut dhe të bardhit, përveçse me anë të devotshmërisë, e cila është peshorja e Zotit të Plotfuqishëm për dallimin midis njerëzve. “Më i nderuari prej jush tek Allahu është ai që i frikësohet më shumë Atij.”(El-Huxhurat 13)

O ju muslimanë! O bijtë e tokës së Israsë dhe Mi’raxhit! Imam Shafiu,  Zoti qoftë i kënaqur me të dhe e mëshiroftë, ka thënë: “Nëse Zoti nuk do t’u kishte shpallur robërve të Tij asgjë tjetër përveç kësaj sureje, ajo do të kishte qenë e mjaftueshme për ta dhe do të kishte qenë provë kundër tyre.”

Po,  tre ajete fisnike, në një nga suret e shkurtra dhe fisnike të Kuranit, përmbledhin jetën e njeriut. E çfarë njeriu? Ai është njeriu që beson në Zot, që bën vepra të mira, që bën bamirësi, që e inkurajon atë, bamirësinë, e rekomandon në të dhe që këmbëngul në të.

O ju të dashur të nderuar! Nuk mjafton që njeriu të thotë me gjuhën e tij: “Unë kam besuar në Zot” dhe pastaj të devijojë nga kërkesat e këtij besimi dhe nuk u përmbahet kërkesave të kësaj feje, këtij Islami dhe këtij Kurani. Besimi, që është bindje e fortë në Zotin e Plotfuqishëm, duhet të shoqërohet me besimin në Zotin e Plotëfuqishëm, me besim në librat e Tij, në Melaiket e Tij, në të dërguarit e Tij, në Ditën e Gjykimit dhe në caktimin e Tij, si të mirën ashtu edhe të keqen. Këto janë shtyllat e besimit, e së bashku me këto shtylla, duhet të ketë vepra të mira. “…që besojnë dhe bëjnë vepra të mira, i këshillojnë njëri-tjetrit të vërtetën e i këshillojnë njëri-tjetrit durimin.”(El-‘Asr 3) Veprat e mira, ndër të cilat më të rëndësishmet janë kryerja e shtyllave të Islamit: nga namazi, agjërimi, zekati dhe haxhi. Këto janë shtyllat praktike pa të cilat veprimet e një muslimani nuk janë të vlefshme vetëm se duke i respektuar ato, të punuarit  dhe të zbatuarit e tyre,  në bindje dhe përgjigje ndaj urdhrave të Zotit të Plotfuqishëm.

LEXO  Këshilla për qëndrueshmëri dhe urime për të liruarit

O muslimanë! O bijtë e tokës së Israsë dhe Miraxhit! Ndoshta kjo kushtetutë e plotë për jetën e umetin është ajo që e çon atë drejt fitores në këtë botë dhe drejt shpëtimit në botën Tjetër, Ahiret. Kështu duhet të veprojë besimtari në çdo kohë dhe në të gjitha rrethanat. Një shoqëri me vlera  nuk mund të ekzistojë pa themelin e besimit. Ky themel duhet të ketë diçka për ta forcuar, konsoliduar, përforcuar dhe mbështetur atë, që janë veprat e drejta, të mira,  me të gjitha ato që përfshijnë veprat e mira nga adhurimet, marrëdhëniet ndër njerëzore, etika, morali, dhe gjithçkaje që mund të përmirësojë jetën dhe jetesën.

O ju muslimanë! O bij të tokës së Israsë dhe Miraxhit! Tregohet se kur shokët e të dërguarit të Zotit, paqja dhe mëshira e Zotit qoftë mbi të, takoheshin në rrugë, ose kur njëri prej tyre takohej me një tjetër,  ata e përshëndesnin dhe e këshillonin njëri-tjetrin të ishin të duruar dhe në të vërtetën, e këshillonin, për në  besim dhe në  vepra të mira, në përmbushje dhe konfirmim të këtij teksti fisnik. “…përveç atyre që besojnë dhe bëjnë vepra të mira, i këshillojnë njëri-tjetrit të vërtetën e i këshillojnë njëri-tjetrit durimin.”(El-‘Asr 3)

Nga i dërguari i Allahut, paqja dhe mëshira e Zotit qoftë mbi të, është transmetuar se ai ka thënë: “I gjithë umeti im do të hyjë në Xhenet përveç atyre që refuzojnë.” I kemi thënë: “E kush do të refuzojë, o i dërguar i Zotit?” Ai tha: “Kush më bindet mua do të hyjë në Xhenet, e kush nuk më bindet mua ka refuzuar.” Apo sikurse ka thënë.

Fitorja është me ata që tek Zoti kërkojnë falje, tek Zoti kërkoni falje.

Luteni Allahun duke qenë të bindur në përgjigje.

Hutbeja e dytë

Lavdërimet  janë vetëm për Zotin. Lutje dhe përshëndetje për zotërinë tonë Muhamedin, s’ka të dërguar pas tij.

Dëshmoj se nuk ka Zot tjetër veç Allahut, ka dashur që robërit e Tij të punojnë për fenë e tyre dhe jetën e tyre të kësaj bote, deri sa të fitojnë nga mirësitë e Zotit dhe të meritojnë kënaqësinë e Tij.

LEXO  Interesimi për fenë e Zotit është baza - Dr. Ikrime Sabri - Kuds - 27.07.2018

Dëshmoj se zotëria, i dashuri dhe ndërmjetësuesi ynë, Muhamedi, është rob i Zotit dhe i dërguari i Tij. Paqja dhe mëshira e Zotit qoftë mbi të, mbi familjarët dhe të gjithë shokët e tij, mbi ata që ndoqën metodën e tyre dhe pasuan gjurmët e tyre  deri në ditën e Kijametit.

Në vijim

O ju muslimanë! Brenda pak ditësh do të mbërrijë për muslimanët, në lindje dhe perëndim të tokës, muaji i bekuar i Ramazanit. Muaji i bindjeve, adhurimeve, muaji i madhërimit të Zotit dhe muaji i teravive, muaji i agjërimit dhe muaji i qëndrimit në namaz. Ramazani, është muaj në të cilin kush qëndron në namaz dhe agjëron, Zoti do t’ia falë gjynahet, duke u bazuar në thënien e të dërguarit tonë të nderuar, paqja dhe mëshira e Zotit qoftë mbi të: “Kush agjëron Ramazanin me besim dhe duke qenë i bindur në shpërblimin e Zotit, atij i falen të gjitha gabimet e kaluara.”  Dhe në një hadith tjetër: “Kush qëndron në namaz gjatë Ramazanit me besim dhe duke qenë i bindur në shpërblimin e Zotit, atij i falen të gjitha gabimet e kaluara.” 

O ju muslimanë, shfrytëzojeni mundësinë e këtij muaji të adhurimeve dhe jini të gatshëm të kryeni vepra të mira, të urdhëroni njëri-tjetrin për në të vërtetën dhe durim në të,  durim në adhurime, durim në udhëtimin tuaj për në xhaminë e bekuar të Aksasë, në këtë muaj të shenjtë dhe në të gjitha ditët e vitit. Sepse xhamia e bekuar Aksa është amaneti i Zotit në qafa tona, të gjithëve ne. Ajo është shtëpia e Zotit për në të cilën kërkohet udhëtim vetëm për në të dhe për në dy simotrat e saj: Xhaminë e Shenjtë, në Qabe,  dhe xhaminë e profetit, në Medine.

O ju muslimanë, bëni kujdes, përpiquni në këto ditë  dhe në ditët e bekuara të muajit të agjërimit, që ta mbushni xhaminë Aksa me adhurime, me bindje dhe me recitim, lexim të Kuranit Famëlartë. Tregoni Zotit tuaj, në këtë muaj të shenjtë, bindjen dhe  përkushtimin tuaj, veprat tuaja të mira, këshillat e ndërsjella për në të vërtetën  dhe durimin tuaj përballë sprovave dhe fatkeqësive të jetës që përjetoni, sepse Zoti, i Plotfuqishëm, sjell lehtësim pas vështirësisë. “Me të vërtetë, pas vështirësisë – vjen lehtësimi! Vërtet, pas vështirësisë – vjen lehtësimi!” (Esh-Sherh 5-6)

O ju muslimanë! O bijtë e tokës së Israsë dhe Miraxhit! Veproni në përputhje me metodologjinë e Zotit të Plotfuqishëm dhe përshtateni këtë Sure fisnike me ajetet e saj të pakta në jetën tuaj, në gjumin tuaj, në zgjimin tuaj, në të gjitha rrethanat dhe veprimet tuaja, sepse shtyllat që u përmendën në të dhe mësimet që specifikoi dhe dalloi, janë të mjaftueshme për shpëtim në këtë botë dhe në botën Tjetër, Ahiret.  Zoti i Plotfuqishëm nuk e humb shpërblimin e atyre që bëjnë vepra të mira.

O Zot, të lutemi ta na japësh kthim të mirë tek Ti. Mundëso për ne dhe muslimanët  rrugëzgjidhje të shpejtë dhe të afërt,  na jep, udhëheqës besimtarë dhe të mëshirshëm, që të njësojë rrallët tona, të bashkojë forcat tona  dhe të na japi fitore.

O Zot, na e trego të vërtetën të vërtetë dhe na mundëso ta pasojmë atë, na e trego të kotën të kotë dhe na jep sukses që të shmangemi prej saj.

O Zot, fali muslimanët dhe muslimanet, besimtarët dhe besimtaret, të gjallët prej tyre dhe të vdekurit, dhe na mundëso të mbyllim vepra tona me punë të mira.

Dhe ti që fton për  namaz, fto për namaz!

Afrim Smakaj

https://www.facebook.com/100063500681483/videos/pcb.1478351327624876/949775961040838

Post Author: endrit