Pendesa dhe kërkimi falje tek Zoti në Ramazan

Hutbe e ditës së Xhuma nga Xhamia El Aksa     10-09(Ramazan)-1447 H   27-02-2026 D

Shejh Urvetu Ikrime Sabri   

Tema    Pendesa dhe kërkimi falje tek Zoti në Ramazan

Vërtetë lavdërimi i takon Zotit. Atë e falënderojmë, prej Tij ndihmë, udhëzim dhe falje kërkojmë. Zotit i kërkojmë mbrojtje nga të këqijat e veteve tona dhe nga veprat tona të këqija. Atë që e udhëzon Zoti  ai është i udhëzuar, e ai që e humbet veten e tij s’ka kush e udhëzon veç Tij.

Lavdërimet janë për Zotin, i Cili na ka bekuar me muajin e Ramazanit, muaji i shpëtimit nga zjarri i Xhehenemit.

Lavdërimet janë për Zotin, i Cili na ka nderuar me muajin e agjërimit dhe të namazit të natës, muajin e pendesës dhe faljes.

Lavdërimet janë për Zotin, i Cili u ka premtuar agjëruesve Xhenetin dhe me hyrjen e tyre përmes portës Rejan.

“ Hëna është shfaqur, urojmë mirëseardhjen e saj, Ramazani është kthyer me gëzimin e besimit,

Muaji i udhëzimit na ka vizituar me bekime, me begati, me lavdi dhe me Kuran,

Çfarë vizitori i bekuar është ai, duke nxituar drejt kënaqësisë së të Gjithëmëshirshmit.”

Dëshmoj se nuk ka Zot tjetër  veç Allahut, Një i Vetëm, pa shok, Atij i takon pushteti dhe lavdërimi, Ai është i fuqishëm për të bërë çdo gjë.

Dëshmoj se Muhamedi  është i dërguari  i Zotit, udhëheqësi i njerëzve të devotshëm, modeli i njerëzve të ditur puntorë dhe shembulli i thirrësve të sinqertë deri në ditën e Kijametit. O Zot, fale dhe mëshiroje zotërinë tonë, Muhamedin në këtë botë, fale dhe mëshiroje atë në botën Tjetër, Ahiret, fale dhe mëshiroje atë në pozitën më të lartë deri në Ditën e Gjykimit.

“Bekimet e Zotit qofshin mbi ju, o më i miri i njerëzimit, sa kohë që lind dhe perëndon dielli.

Melaiket në qiell janë lutur për ty, duke iu përgjigjur urdhrit të shpallur në Kuran.

Lutuni për të dhe parfumosuni me lutjet për të, e kush nuk lutet për të është koprac.”

“O besimtarë! Kijeni frikë Allahun ashtu si i takon Atij dhe vdisni vetëm duke qenë muslimanë!” (Al ‘Imran 102)

“O njerëz! Frikësojuni Zotit tuaj, i Cili ju krijoi prej një njeriu të vetëm, e nga ai krijoi bashkëshorten e tij, kurse prej atyre të dyve krijoi shumë meshkuj e femra. Dhe frikësojuni Allahut, me emrin e të Cilit ju kërkoni të drejtat e ndërsjella dhe ruani lidhjet farefisnore. Se vërtet, Allahu është përherë Mbikëqyrës mbi ju.”(En-Nisa’ 1)

“O besimtarë, frikësojuni Allahut dhe thoni vetëm të vërtetën. Ai do t’jua bekojë veprat tuaja dhe do t’jua falë gjynahet. Kush i bindet Allahut dhe të Dërguarit të Tij, do të arrijë një fitore madhështore.”(El-Ahzab 70-71) 

Në vijim

Zoti  i Lartësuar dhe Fuqiplotë në librin e Tij, Kuranin Famëlartë, thotë: “O ju, që keni besuar! Kthehuni tek Allahu me një pendim të sinqertë, që Zoti juaj t’jua shlyejë gabimet e t’ju shpjerë në kopshte, nëpër të cilat rrjedhin lumenj, Ditën, kur Allahu nuk do ta turpërojë Profetin dhe ata që besuan bashkë me atë. Drita e tyre do të shkëlqejë para tyre dhe në të djathtë të tyre. Ata do të thonë: “O Zoti ynë, përsose dritën tonë dhe falna ne! Vërtet Ti je i Fuqishëm për çdo gjë.”(Et-Tahrim 8)

Adhurues të Zotit! Këto janë ditët e muajit të bekuar të Ramazanit të cilat kalojnë shumë shpejt sëbashku me begatitë e tij dhe me veprat e mira të tij. Zotin e Plotëfuqishëm e lusim që të pranojë nga ne atë që ka kaluar prej tij dhe të na ndihmonë ne në atë që kanë mbetur prej ditëve të tij në agjërim dhe në namaze të natës, në vajtje dhe ardhje për në xhaminë e bekuar të Aksasë.

O ju muslimanë! Vërtetë veprat e mira në të cilat përpiqen muslimanët në muajin e Ramazani janë legjitimuar për rinovimin dhe ndryshimin pozitiv në ndërgjegjet njerëzore në mënyrë që agjëruesi dhe adhuruesi të arrijë në gradën e devotshmërisë. “ O besimtarë! Ju është urdhëruar agjërimi, ashtu si u ishte urdhëruar atyre para jush, me qëllim që të ruheni (nga gjynahet).”(El-Bekare 183) Por se këtu ka disa pengesa që kufizojnë ndryshimin e kërkuar ku nga më të rëndësishmet prej tyre mungesa e qëllimit për ndryshim. Sikurse dhe të përfshirit në gjynahe që ndotin zemrën që kthehet në pengesë në arritjen e ndikimit të kërkuar nga veprat e mira.

LEXO  Thirrje për të mbështetur të shtypurit

Veprat e mira, në mënyrë që të japin frutin e tyre të dëshiruar, duhet të paraprihen me pendesë të sinqertë, zemër të shëndoshë, të pastër,  dhe besim të vërtetë.  Kështu, arrihet një pastrim nga papastërtitë dhe njollat ​​e shpirtit para zbukurimit të tij me vepra të mira. Zoti i Plotëfuqishëm thotë: “ Porse, ai që pendohet, beson dhe bën vepra të mira, do të jetë i shpëtuar.”(El-Kasas 67) Sikurse Zoti i Plotëfuqishëm thotë gjithashtu: “ Vërtet, Unë jam Falës për atë që pendohet, beson e bën vepra të mira dhe pastaj qëndron në rrugë të drejtë.”(Ta Ha 82)

Adhurues të Zotit! Vërtetë nga mirësitë e Zotit mbi ne është se ka hapur për ne portën e pendesës dhe nuk e ka mbyllur atë deri në momentet e fundit të jetës tonë, dhe se askush nuk e ka në dorë që të mbylli një portë të cilën Zoti e ka hapur për robërit e Tij. Nga Ibn Omeri transmetohet se i dërguari i Allahut, paqja dhe mëshira e Zotit qoftë mbi të, ka thënë: “ Vërtetë Zoti e pranon pendesën e robit të Tij deri sa nuk i ka dalë shpirti nga trupi.” Zoti i Madhërishëm dhe i Plotëfuqishm fton robërit e Tij për në pendesë duke ua dëshiruar atyre atë gjë. Nga i dërguari i Allahut, paqja dhe mëshira e Zotit qoftë mbi të, tregohet se ka thënë: “ Vërtetë Zoti i Plotëfuqishëm shtrinë dorën e Tij të faljes, natën që të pendohen ata që kanë bërë gjynahe gjatë ditës, dhe shtrinë dorën e Tij të faljes ditën që të pendohen ata që kanë bërë gjynahe natën. Kjo do të vazhdojë kështu deri sa dielli të lindi nga perëndimi i tij.”

Zoti i Madhërishëm i do ata që pendohen dhe kthehen për tek Ai, ata të cilët i pranojnë gyjnahet e tyre dhe vazhdojnë të ndihen të keqardhur për mangësitë dhe gabimet e tyre.

E nga mëshira e Zotit ndaj robërve të Tij është se Ai e pranon pendesën e atyre ë e kanë tepruar në gjynahe. Zoti i Plotëfuqishëm thotë: “ Thuaju robërve të Mi, që i kani bërë keq vetes me gjynahe, të mos e humbin shpresën në mëshirën e Allahut! Allahu, me siguri, i fal të gjitha gjynahet. Vërtet, Ai është Falësi i madh dhe Mëshirëploti.” (Ez-Zumer 53)

O ju muslimanë! Nga muslimani është e kërkuar që të nxitojë në pendesë dhe kërkim falje tek Zoti, dhe të mos e vonojë pendesën duke e shtyrë, i nisur nga shpresa e madhe në jetë. Të vonuarit, të shtyrit e pendesës bëhet shkak për rritjen  e largësisë nga Zoti dhe për vazhdimsinë në gjendjen e neglizhencës, e cila është e humbje, dështim në këtë botë dhe në botën tjetër, Ahiret.

Sikurse njeriu ëshë i ekspozuar për shkëputjen, braktisjen e kësaj bote në çdo moment. Njeriu mund të vdesë papritmas, i veshur me gjynahe për të cilat do të ndjejë keqardhje shumë të madhe. Zoti i Plotëfuqishëm thotë: “ Nxitoni drejt faljes së gjynaheve nga Zoti juaj dhe Xhenetit, hapësira e të cilit është sa qiejt e Toka dhe që është përgatitur për të devotshmit.” (Al ‘Imran 133)

O ju muslimanë! Vërtetë pendesa dhe kërkimi i faljes tek Zoti është gjendje e ripërsëritur në jetën e muslimanit. Ai kërkon falje sa herë që ndjen për mangësi apo se ka kryer ndonjë gjynah, por se ai e adhuron Zotin e Plotëfuqishëm me kërkim falje dhe nëse nuk shikon ndonjë mangësi të dukshme. Transmetohet nga i dërguari i Allahut, paqja dhe mëshira e Zotit qoftë mbi të, se ai ka thënë: “ Vërtetë ka një perde që mbulon zemrën time, prandaj unë kërkoj falje tek Zoti njëqind herë në ditë.” Ndërsa në një transmetim tjetër ka thënë: “ Shtatëdhjetë herë në ditë.”

LEXO  “Marveshja e dështuar” - Aksa 31.01.2020

Muslimani mbanë zemrën të zgjuar, duke bërë kujdes sepse e di që kjo botë është vend kalimi për në botën Tjetër, Ahiret. Ai bën kujdes që të largohet dhe të mbrohet nga gjynahet dhe barra e tyre para se të jetë vonë. I zgjuar është ai që bën llogarit e botës Tjetër kohë pas kohe deri sa të shpëtojë dhe ta lërë kët botë me sukses për në botën Tjetër, Ahiret.

Adhurues të Zotit! Pendesa e kërkuar nga muslimani dhe e pranuar tek Zoti i Madhërishëm dhe i Lartësuar është pendesa e sinqertë, e pastër nga syfaqësia dhe dyshimi. E kjo pendesë nuk arrihet vetëm se duke plotësuar disa kushte, që janë: Heqja dorë nga gjynahi, keqardhja për të dhe vendosmëria për të mos ju kthyer më atij.  Ndërsa sa i përket asaj që është e lidhur me të drejtat e njerëzve, duhet me pa tjetër që të kthehen të drejtat tek të zotët e tyre. E kjo pendesë është ajo që bëhet shkak për faljen e madhe dhe fshiren e gjynaheve të tij, sa që i dërguari i Allahut, paqja dhe mëshira e Zotit qoftë mbi të, për këtë thotë:  “  Ai që pendohet nga gjynahi është sikur ai që nuk ka gjynahe.”

O ju muslimanë! Nga muslimani kërkohet që t’i rezistojë tekave të vetes së tij që të ketë mundësi të pendohet në veçanti nëse atë e kanë shoqëruar gjynahet për vite të tëra. E kjo ka nevojë për përpjekje dhe për lutje drejtuar Zotit të Madhërishëm dhe të Lartësuar që ta ndihmojë në pendesë me një disponim të një dëshire të sinqertë.  Sikurse muslimani duhet të bëj kujdes për qëndrueshmëri pas pendesës. E kjo kërkon që ai të shoqërohet me njerëz të dijes dhe njerëz të mirë,  të qëndrojë larg nga shokët e këqinjë, këmbëngulja e të shoqëruarit me bashkësi, xhemat në xhamia dhe prezantimi në mësimet e dijes.    

Adhurues të Zotit! Vërtetë format dhe llojet e gjynaheve janë të ndryshme. Prej tyre çfarë lidhet me neglizhencën në obligime, detyra, si neglizhenca në plotësimin e namazit apo në dhënien e zekatit.  Prej tyre çfarë është e lidhur me veprat e zemrave, si zilia dhe mendjemadhësia. Prej tyre çfarë është e lidhur me fitimin e pasurisë, si  kamata, ryshfeti dhe ngrënia e pasurisë së jetimit. Prej tyre çfarë është e lidhur me pasojat e gjuhës, si përgojimi, thashethemi dhe gënjeshtra. Prej tyre çfarë është e lidhur me veprat e ndaluara, haram,  si vrasja, vjedhja dhe përdorimi i alkoolit. Prej tyre çfarë është e lidhur me mendime, ide, përmes të cilave ngrihen ide që bien ndesh me akiden besimin Islam, e në veçanti mendimet ateiste dhe të turpshme. Ato janë mendime nga prodhimi i civilizimit perëndimor,  civilizim që ka humbur shumë nga parimet morale  dhe që është civilizim materialist dhe shfrytëzues. Ndërsa ajo çfarë është shfaqur rreth tij nga dekumentet e ditëve të kaluara zbulon të vërtetë e atyre që e përfaqësojnë atë civilizim. Numri i dekumentave që janë zbuluar pre tyre ka arritur disa miljona, ku çdo dekument dëshmon për krime që bën të skuqet fytyra njerëzore, për të dëshmuar kështu rënien e atij civilizimi dhe kuptimet e tij.

Nga mendimet, idetë prej të cilave duhet të pendohemi janë dhe mendimet që na kanë ardhur gjithashtu nga civilizimi perëndimorë që janë të lidhura me barazinë e pretenduar në mes burrit dhe gruas dhe përpjekjeve për manipulimin e parimeve të familjes muslimane. Këto mendime, ide, të prodhuara nga ai ishull i djallëzuar, në të cilin u fshihnin vajzat e vogla, nga ku ato përdhunoheshin dhe vriteshin, ku hahej mishi i tyre dhe pihej gjaku i tyre. Skenë e shëmtuar që nuk e ka njohur njerëzimi më parë. Prandaj, o ju që bartni të tilla mendime, bëni kujdes dhe pendohuni prej tyre. Ndërsa ne duhet të çlirohemi nga ato mendime të ulëta dhe të krenohemi me civilizimin tonë Islam, me historinë tonë dhe me shokët e të dërguarit të Aliahut, paqja dhe mëshira e Zotit qoftë mbi të, njerëzit e pastër, simboli i civilizimit dhe përparimit, dhe të krenohemi me gratë e mëdha të cilat kanë ndërtuar civilizimin e vërtetë.

LEXO  Vazhdimi në vepra të mira dhe pas Ramazanit

O ju muslimanë! Nga gjynahet që lidhen me çështjet publike është ajo që bëjnë disa gazetarë nga falsifikimi, ndryshimi i të vërtetave dhe përhapja e thashethemeve, dhe përhapjen e ngjarjeve për fitne dhe kaos. E gjitha kjo për disa dirhem të pakët  duke e harruar, anashkaluar emanetin e fjalës, nderin e profesionit dhe interesat e umetit. Ata luajnë rol përçarës të rrezikshëm, prej të cilit ata duhet të pendohen para se të jetë vonë. Atyre ju kujtojmë fjalën e të dërguarit të Allahut, paqja dhe mëshira e Zotit qoftë mbi të, ku thotë: “ Vërtetë njeriu mund të thotë një fjalë që e kënaqën me të Zotin, pa menduar shumë për të, dhe Zoti do ta ngrejë atë në gradë për shkak të saj. Dhe njeriu mund të thotë një fjalë që e zemëron me të  Zotin, pa menduar shumë për të, dhe kjo do ta bëjë atë të bjerë në Xhehenem.” Zoti na ruajtë.

Zoti na bëftë dobi me Kuranin Famëlartë, me ajetet dhe me përkujtimet e urta që ai përmban. Tek Zoti kërkoni falje me të vërtetë Ai është Falës i Madh, Mëshirëplotë.

Hutbeja e dytë

Lavdërimet janë për Allahun, Zotin e botëve. Paqja dhe mëshira e Zotit qoftë mbi të dërguarin e besueshëm të Allahut, mbi familjarët dhe të gjithë shokët e tij, dhe mbi ata që i pasojnë në vepra të mira deri në Ditën e Kijametit.

Në vijim

O adhurues të Zotit! Vërtetë muaji i Ramazanit është mundësi për të rinovuar fjalën, besëlidhjen me Zotin, së pari me pendesë. Ramazani është muaji i pendesës dhe i faljes së madhe. Nëse jemi përpjekur në adhurimet tona nga agjërimi, namazi, zekati, sadakaja dhe veprat e bamirësisë,  le ti zbukurojmë si fillimim këto vepra me pendesë. Me shpresën që muaji i Ramazanit të jetë fillimi i një pike të re në të cilën të çlirohemi nga errësira e gjynaheve dhe papastërtitë e tyre për tu shpërngulur drejtë lavdisë së bindjes ndaj Zotit dhe mirësive të saj.

O ju muslimanë! Nëse duam pendesën dhe veprat e mira në muajin e Ramazanit le të jetë adresa e jonë, për këto vepra, xhamia e bekuar e Aksasë. Bëni pendesën tuaj në ambientet e saj në mënyrë që pendesa e juaj të jetë e bekuar dhe veprat tuaja të mira me shpërblim të shumëfishuar. Përpiquni në adhurime dhe shtoni ato në ditët që vijnë, vendosni për veten tuaj një rregull fiks në Aksa, që nga prezantimi në namazin e ditës së xhuma dhe në namazet e tjera me xhemat, në mënyrë që të jetë fillimi në Ramazan dhe që të vazhdojë kjo dhe pas tij, Ramazanit. 

O Zot, na furnizo me pjesëmarrje në xhaminë e bekuar të Aksasë në çdo kohë dhe moment.

O Zot, mbro për ne xhaminë e bekuar të Aksasë nga çdo e keqe, bëje atë të mbushur me Islam dhe musliman.

O Zot, shkruaj për ne shpërblimin e atyre që janë të lidhur me të deri në ditën e Kijametit.

O Zot, prano prej nesh agjërimin dhe namazin në këtë muaj, na bëj nga ata që shpëtojnë prej zjarrit të Xhehenemit në muajin e Ramazanit, o Zoti i botëve.

O Zot, Ti je falës, e do faljen, na fal ne.

O Zot, bëj Kuranin pranverë të zemrave tona, largues të shqetësimeve dhe pikëllimeve tona.

O Zot, na dhuro dituri të dobishme,  zemër të përulur, gjuhë që të përkujton Ty dhe vepra të mira që pranohen.

O Zot, mëshiro të dobëtit dhe të shtypurit kudo që janë dhe largo prej tyre vuajtjet, o Zot i botëve.

O Zot, shëro plagët tona, mëshiro dobësinë tonë, largo pikëllimin tonë dhe lehtëso shqetësimin tonë.

O Zot, na mëshiro, sepse Ti je i Mëshirshëm me ne. Mos na ndëshko, sepse Ti e ke të mundur ta bësh këtë. Ji i Butë me ne në lidhje me atë që ke përcaktuar për ne.

Adhurues të Zotit! “Në të vërtetë, Allahu urdhëron drejtësinë, mirësinë dhe ndihmën për të afërmit, si dhe ndalon imoralitetin, veprat e shëmtuara dhe dhunën. Ai ju këshillon, në mënyrë që ju t’ia vini veshin.” (En –Nahl 90)

Përmendeni Allahun e Madhërueshëm, Ai ju kujton ju.

Falënderojeni për të mirat e Tij që t’ua shumojë ato.

Lutja jonë e fundit është: Çdo lavdërim i përket Allahut, Zotit të botëve. Fto për namazin,  Zoti  të mëshiroftë.

Afrim Smakaj

https://www.facebook.com/100063500681483/videos/pcb.1502454998547842/1412789853390061

Post Author: endrit