Dhjetë ditët e para të Dhul Hixhes dhe ritet e shenjta të Zotit

Hutbe e ditës së Xhuma nga Xhamia El Aksa     05-12-1447 H    22-05-2026 D

Shejh Muhamed Selim 

Tema   Dhjetë ditët e para të Dhul Hixhes dhe ritet e shenjta të Zotit

Lavdërimet janë për Zotin e botëve, i Cili zgjodhi për muslimanët nga kohët e Tij me vlera dhjetë ditët e para të Dhul Hixhes, të cilat janë pjesë e muajve të shenjtë, për të cilët Zoti i Lartësuar ka thënë: “ Prandaj, mos i bëni vetes dëm, duke i shkelur këta muaj!”(Et-Teube 36)

Dëshmoj se nuk ka Zot tjetër veç Allahut, Një i Vetëm dhe pa shok, plotësoi për ne Islamin me Haxhin. Zoti i Plotëfuqishëm ka thënë: “ Sot jua përsosa fenë tuaj, e plotësova dhuntinë Time ndaj jush dhe zgjodha që Islami të jetë feja juaj.” (El-Ma‘ide 3)

Dëshmoj se zotëria ynë, Muhamedi, është rob i Zotit dhe i dërguari i Tij, i cili na ka lajmëruar duke thënë: “ Nuk ka ditë më madhështore tek Zoti dhe që veprat e mira janë të dashura tek Ai në to se këto dhjetë ditët e para të Dhul Hixhes.”

O adhurues të Zotit! Këto ditë janë ditë përfitimi, prandaj shfrytëzoni ato, ditë dhuratash andaj merrini ato dhe ditë të rëndësishme ndaj mos i humbisni ato. O Zot, fale dhe mëshiroje Muhamedin, robin dhe të dërguarin Tënd. O Zot, fali dhe mëshiroi pjesëtarët e familjes së tij të pastër, shokët e tij, të parët e të mirëve, dhe ata që i pasojnë në vepra të mira deri në Ditën e Kijametit.

Në vijim

Në këto dhjetë ditë të para të Dhul Hixhes Haxhinjtë lënë vendet e tyre për të plotësuar ritualet e Haxhit dhe Umres me nijet të sinqertë, të pastër për Zotin dhe duke pasuar rrugën e të dërguarit të Tij, paqja dhe mëshira e Zotit qoftë mbi të. Ata nuk veshin rroba për tu dukur dhe reputacioni dhe nuk vendosin mbi supet e tyre mantele fame dhe mburrje sepse ata kanë besuar se pranimi i veprave është me sinqeritetin në atë vepër për Zotin dhe me pasimin e të dërguarit, paqja dhe mëshira e Zotit qoftë mbi të, në atë vepër, sikurse Zoti i Plotëfuqishëm ka thënë: “ Kështu, kush shpreson takimin me Zotin e vet, le të bëjë vepra të mira dhe të mos i shoqërojë askënd në adhurim Zotit të vet!”(El-Kehf 110)

O muslimanë! Shumë nga veprat e njerëzve sot na mbushin hundët tona me hipokrizi, famë dhe me mburrje, për shembull, pozita shoqërore e përfshirë në një propozim martese dhe në çështje të tjera. Ndërsa mburrja me prejardhje, fisin dhe shumën e meshkujve të tij, duke treguar arrogancën me të para njerëzve.  Të gjitha këto janë nga sëmundjet e tribalizmit, fisnoreve dhe kalbësira e saj e injorancës, e cila nuk ka lidhje me atë që ka njohur Zotin dhe të dërguarin e Tij. Sepse ajo bie në kundërshtim me sinqeritetin për Zotin në vepra dhe në të ka kundërshtim me udhëzimin e të dërguarit të Allahut, paqja dhe mëshira e Zotit qoftë mbi të.

Mburrja, krenaria, është vetëm me besimin e vërtetë, mburrja është vetëm se me drejtësi dhe përmirësim. Shërbeni fesë tuaj me prejardhjen tuaj, shërbeni fesë tuaj me fiset tuaja dhe nxitoni në këto ditë të bekuar për në pendesë nga hipokrizia, mburrja dhe fama. Merrni shembull dhe udhëhiquni nga Haxhinjtë të cilët kanë lënë familjet, pasurinë dhe vendin duke kërkuar kënaqësinë e Zotit dhe duke pasuar të dërguarin e Tij, paqja dhe mëshira e Zotit qoftë mbi të.

O adhurues të Zotit! Zoti ka thënë për ju: “ Për atë që nderon ritet e shenjta të Allahut, do të jetë më mirë te Zoti i tij.”(El-Haxhxh 30) Ky ajet fisnik ka ardhur në suren Haxhxh ju thotë ju se vërtetë Allahu ka obliguar dhe e ka për detyrë për ju vlerësimin, nderimin e të shenjtave të Tij para ritualeve,  gjatë kryerjes, plotësimit të ritualeve dhe pas plotësimit apo kryerjes së ritualeve, në të gjitha situatat, gjendjet tuaja. Kjo deri sa të mos shkelni dy vendime detyruese nga rregullat e sheriatit, legjislacionit të Zotit. Këta dy rregulla mbi të cilët ngrihet jeta juaj dhe me anë të tyre peshohen veprat dhe  besimi juaj, me të cilat ju ka urdhëruar Zoti dhe nga të cilat ju ka ndaluar prej tyre. Të shenjtat përmbajnë ato me të cilat ju ka urdhëruar Zoti, nderoni, vlerësoni urdhrin e Zotit duke zbatuar atë me të cilën Ai ju ka urdhëruar në atë mënyrë që e ka shpjeguar, përshkruar për ju. Të shenjtat gjithashtu përmbajnë ato që Zoti i ka bërë haram, ndaluar për ju dhe u ndaloi prej tyre, e kjo duke i shmangur ato.

Respektoni këto të shenjta dhe dijeni se dhjetë ditët e para të Dhul Hixhes janë nga të shenjtat e Zotit, në të cilat Allahu ka dhënë ditët më të mira, ditën e Arafatit dhe ditën e Sakrificë, Kurbanit, që të madhëroni, nderoni në to të shenjtat e Tij dhe ritualet e tyre.  Urime për atë nga ju që e arrin ditën e Arafatit dhe pastaj e njohu, vlerësoi atë ditë. Urime për atë nga ju që e arrin ditën e sakrificës, Kurbanit, dhe kryen në të vepra të mira për llogari të ditës së Ringjalljes dhe tubimit të madh, ditën e Gjykimit. Mjerim dhe humbje, shkatërrim dhe rrënim për atë që nuk e madhëron Zotin përmes nderimit të të shenjtave të Tij.

O muslimanë! Këto janë ditët më madhështore të Zotit, e nëse nuk i nderoni në këto ditë të shenjta të Zotit kur do ti nderoni dhe vlerësoni?! Pas pak ditësh do të vij tek ju dita e Arafatit, e ai që i ka shkelur të shenjtat e Zotit, ose ka shkelur disa prej tyre do të jetë nga ata që Zoti largon nga zjarri i Xhehenemit gjatë kësaj dite?! A do ta përfshijë atë mëshira e Zotit dhe falja e Tij apo do e tejkalojë, nuk e përfshinë?!

O njerëz të Islamit! Ejani të pyesim vetet tona rreth më të rëndësishmeve nga të shenjtat e Zotit për të cilat na ka këshilluar i dërguari ynë, paqja dhe mëshira e Zotit qoftë mbi të, në porosinë e tij të fundit, kur ishte në qëndrimin  e tij në Arafat, në mënyrë që të dimë distancën e vërtetë në mes nesh dhe rregullave të fesë tonë, të cilat janë nga të shenjtat e Zotit.

LEXO  Zbukurimi i të keqes dhe rreziku i përmbysjes së koncepteve

O banorë të Bejtul Makdisit, Kudsit! O njerëz të Islamit madhështorë! Shenjtëria e gjakut, pasurisë dhe nderit janë nga të shenjtat e Zotit. Të drejtat e grave janë nga të shenjtat e Zoti. Uniteti dhe vëllazërimi janë nga të shenjtat e Zotit. Anulimi, heqja dorë nga traditat e kohës së injorancës është nga nderimi i të shenjtave të Zotit. Ndërsa Kurani dhe suneti janë referenca e këtyre të shenjtave të Zotit. Sa është distanca e vërtetë në mes nesh dhe saj, referencës së të shenjtave të Zotit?! Ejani së bashku që për konkretizim, shembull dhe për sqarim të pyesim dhe të themi: Ajo që ndodhën nga krimet e vrasjes a është shkelje e të shenjtave të Zotit apo jo?! Edukimi i fëmijëve tanë me dhunë dhe krime, duke ju thënë: Ai që të godet ktheja dhe godite dhe ti, prish sepse ne e rregullojmë. A është kjo nga nderimi i të shenjtave të Zotit apo Allahu ju thotë tjetër gjë larg kësaj?! Të nxituarit në kamatë dhe favorizim është nga nderimi i të shenjtave të Zotit apo nga kundërshtia ndaj tyre?! Të lënit e kontrollit në duart e të huajve për djemtë dhe vajzat tona është nga nderimi i të shenjtave të Zotit apo shkelje dhe kundërshti e qartë e tyre?! Të kthyerit në burra e grave të muslimanëve dhe të dalit e tyre të zbuluara, pa shami, të përzierit e tyre dhe dalja jashtë rregullave dhe kushteve të fesë, nga ato që Allahu ka legjitimuar dhe shpjeguar për ju madhërim apo nga ato që Ai ju ka ndaluar? Gratë e muslimanëve, konsumimi nga gratë i nargilës, shishas, në shtëpia dhe në kafene a është kundërshti ndaj të shenjtave të Zotit apo madhërim i tyre?! Festat e fejesave, përhapja e tyre, të shtuarit e shpenzimeve të tyre, mosbindja, kundërshtimi i Zotit në to dhe pengimi i martesës së rinisë tonë për shkak të saj a është kjo prej asaj në të cilën ju ka urdhëruar Allahu apo nga ajo prej të cilët Zoti ju ka ndaluar?! A janë këto nga nderimi i të shenjtave të Zotit  apo nga kundërshtia, zemërimi i Zotit?! A është kjo nga lehtësimi i mehrit, dhantisë, apo nga të shtuarit e furnizimit të tij?! Fryrja, egzagjerimi i fejesës së gruas përmes reklamimit dhe të shtuarit e shpenzimeve është nga ajo që Allahu ka legjitimuar për ju dhe ta përqafoni, zbatoni, apo është nga nderimi i të shenjtave të Zotit fejesa e gruas kërkim i dorës së saj, as më shumë e as më pak?!

O muslimanë! O adhurues të Zotit! O besimtarë! Në mënyrë që të lehtësoni për të rinjtë barrën e martesës ndaloni së bëri gjërat e ndaluara, haram, në fejesë dhe në martesë dhe nderoni gjatë tyre të shenjtat e Zotit. E kjo është baza në ndihmë të tyre për pastërti.

O adhurues të Zotit! Në këto ditë në të cilat mblidhen me qindra mijëra nga muslimanët në Meken e Bekuar, Zoti e mbrojt dhe e ruajt atë, për të kryer ritualet e Haxhit dhe Umres,  pyesim dhe themi: Haxhinjtë a i arrijnë qëllimet e Haxhit të tyre sepse është nga nderimi i të shenjtave të Zotit?! A ngjiten Haxhinjtë në gradët e krenarisë së tyre para të gjithë popujve sikurse Zoti mburret me ta para Melaikeve të Tij, duke qenë në kodrën e Arafatit?!

O njerëz të Islamit! Mos vallë të larguarit tonë nga nderimi i të shenjtave të Zotit është fitore apo humbje për ne?! Ku jemi ne me saktësi nga feja jonë dhe rregullat e tij?!  Sa është distanca jonë me të shenjtat e Zotit?!  Si mund të shpresojnë njerëzit lehtësim nga Zotit, si mund të kërkojnë prej Tij përfundim të mirë kur ata qëndrojnë kundërshtarë të urdhrave të Tij dhe qëndrojnë të guximshëm në mosbindjen ndaj Tij?! A ndihmuan muslimanët Zotit duke nderuar të shenjtat e Tij në mënyrë që Ai t’i ndihmojë ata me lehtësimin e  atyre që zbret nga sprovat e Tij mbi ta?! Si mund të përgjigjet Zoti disa duarve që ngrihen lart me lutje kur ushqimi, pija dhe veshjet e tyre janë haram, nga të ndaluarat e Zotit?! Duar të pista me pasuritë e njerëzve, me gjakun dhe nderin e tyre. Si mundet që ata ta bëjnë këtë, kur i dërguari i Allahut, paqja dhe mëshira e Zotit qoftë mbi të, thotë: “ Poshtërimi dhe turpi janë caktuara për ata që nuk i binden urdhrit tim dhe kush imiton një popull ai është prej tyre.”

O ju njerëz! Muslimani nuk mund të jetë nderues i të shenjtave të Zotit deri sa në mes tij dhe fesë të tij të mos ketë distancë. Ta marrë dhe të punojë me të gjithë fenë e tij, ose të zotërojë guximin dhe të mos e përshkruaj veten e tij me diçka më shumë se e meriton.

O adhurues të Zotit! Ne jetojmë në muajt e shenjtë dhe në dhjetë ditët e para të Dhul Hixhes, nëse ndonjëri nga ne vendosën veten e tij në peshore, “ Musliman është ai, nga dora dhe gjuha e të cilit të tjerët ndihen të qetë dhe të sigurt,”  a do të rëndonte më shumë dora e tij në peshore?! Nëse ndonjëri nga ne do të vendoste veten e tij në peshore, “Muhaxhir, mërgimtar (i vërtetë) është ai i cili i braktis gjërat që Allahu dhe i dërguari i tij i ka ndaluar,”   a do të rëndonte më shumë dora e tij në peshore?! Nëse ndonjëri nga ne do të vendoste veten e tij në peshore, “ Nuk ka besuar askush prej jush derisa të dojë për vëllain e tij atë që dëshiron për veten e tij,” a do të rëndohej peshorja me të apo do të jetë më e lehtë?! Të pasurit, të cilët tregohen koprracë në të drejtën e të varfërve në pasurinë e tyre, nëse do të peshohen me fjalën e të dërguarit të tyre, paqja dhe mëshira e Zotit qoftë mbi të, që thotë: “ Nëse në një popull dikush gdhihet apo ngryset i uritur, kujdesi dhe mbrojtja e Allahut, për atë komunitet, hiqet,” vallë, ku mund të jetë pozita e tyre nga mbrojtja e Zotit të Lartësuar?!

LEXO  Porosi dhe mësime nga kalimi i ditëve të kësaj bote

O besimtarë! Dhjetë ditët e para të Dhul Hixhes, ditë nënshtrimi ndaj legjislacionit të Zotit dhe fesë së Tij. Kur do të nënshtrohemi ndaj tij?! Këto janë ditë të dorëzimit absolut, të plotë ndaj asaj për të cilën na ka urdhëruar Zoti. A jemi dorëzuar dhe a e kemi përmirësuar dorëzimin, Islamin tonë. Këto ditë na kujtojnë vdekjen, varrin dhe botën Tjetër, kur do i kujtojmë ato, ku çdo ditë që kalojmë na ofrojnë tek ato?!

O njerëz të Islamit madhështorë! O të dashurit e Zotit! Në mesin e këtyre ditëve të bekuara është dita e Arafatit, që i bije të martën që vjen. Në këtë ditë Allahu ka plotësuar mirësinë e Tij ndaj jush me Islam, andaj bëhuni për Islamin si ajo ndërtesa, sepse të gjithë njerëzit qëndrojnë në pritje për të dhe për ju. Ndërsa ju dhe feja juaj sot jeni dëshmitari dhe ajo që dëshmohet, jini dëshmuesit më të mirë për më të mirin dëshmues. “Sot jua përsosa fenë tuaj, e plotësova dhuntinë Time ndaj jush dhe zgjodha që Islami të jetë feja juaj.” (El-Ma’ide 3)

O adhurues të Zotit! O besimtarë! Në ditën e Arafatit Zoti zbret tek çdo besimtarë që qëndron në kodrën e Arafatit dhe tek çdo besimtarë që është me njerëzit e tij, në vendin dhe shtëpinë e tij, i cili është agjërueshëm, përkujtues, i penduar dhe i kthyer tek Zoti,  i mbulon ata me mëshirën e Tij dhe i shpëton nga Zjarri i Xhehenemit. Nga nëna e besimtarëve, Aishja, Zoti qoftë i kënaqur me të, tregohet se i dërguari i Allahut, paqja dhe mëshira e Zotit qoftë mbi të, ka thënë: “ Allahu i Madhërishëm në asnjë ditë nuk liron më shumë robër të Tij nga Zjarri i Xhehenemit sesa që liron në ditën e Arafatit. Allahu u afrohet njerëzve, ashtu siç i takon Madhërisë së Tij, dhe pastaj mburret me ta tek Melaiket dhe thotë: Çfarë duan, çfarë kërkojnë këta?! Jeni dëshmitarë o Melaiket e Mia se Unë i kam falur ata.” Zoti ynë, Allahu i Lartësuar nuk mburret vetëm se me atë që pendohet tek Ai dhe e falën atë.

O Zot, na bë nga ata që liron nga Zjarri i Xhehenemit në këto ditë.

O Zot, liro umetin Tënd nga errësira e tij që ka rënë.

O Zot, liro umetin Tënd nga neglizhenca dhe pakujdesia e tij.

O Zot, liro umetin Tënd nga errësira e tij që ka rënë.

O Zot, liro umetin Tënd nga neglizhenca dhe pakujdesia e tij.

O Zot, liro muslimanët nga gjendja e tyre ku kanë rënë.

O banorë të Bejtul Makdis, Kudsit dhe rrethinave të tij! Çfarë është puna e njerëzve sot. Gjuhët e tyre ngelen të lagura me përkujtimin e kësaj bote dhe me dashurinë për të ndërsa,  zemrat e tyre janë lidhur me të dhe rrënojave të saj, nuk i lidhin ato me Zotin e tyre dhe fenë e Tij, sikur ata nuk kanë asnjë lidhje me fenë e tyre, dhe për ata nuk ka llogari dhe botë Tjetër, Ahiret që i pret ata. Sa i humbur është ai që largohet nga Zoti i tij.  Sa i humbur dhe i poshtëruar është ai të cilin e ka prangosur kundërshtia dhe mosbindja ndaj Zotit. Sa i humbur dhe i përçmuar është ai. Kur të vishni qefinin e vdekjes çfarë do tu thoni Melaikeve të llogarisë, ata që do tu marrin në llogari?! Kur të mbuloheni në varre dhe largohen prej jush dhe njerëzit tuaj më të shtrenjtë çfarë do të bëni?!

O njerëz të Islami! Zgjohuni nga neglizhenca juaj. Këto janë ditë të bekuara në të cilat zbret mëshira, falja dhe shlyerja e gjynaheve, andaj drejtohuni për tek Zoti i Madh, Falës dhe Bujarë sepse nëse vini tek Ai me gjynahe sa pesha e gjithë toka do të ju japi sa pesha e saj falje.

O adhurues të Zotit! O muslimanë! Ju e zemëroni Zotin e Plotëfuqishëm nëse nuk i bindeni Atij, sikurse dikush nga ju zemërohet ku i shahen prindërit. Ruani dhe mbroni fenë tuaj nga idhujtaria, shthurja, e keqja, hipokrizia dhe kundërshtitë, sikurse çdo njëri nga ju ruan dhe mbron familjen e tij nga çdo gjë që i lëndon dhe i dëmton ata. E nëse e bëni këtë Zoti do të ju fusë nën mbrojtjen e Tij, në mirësinë dhe në fqinjësinë e Tij dhe do të jeni nga të afërmit e Tij. Goditeni shejtanin dhe largoni vesveset e tij sikurse Haxhinjtë e godasin shejtanin me gurë dhe e largojnë atë.

Nderoni dhe madhëroni ditët e Zotit, nderoni të shenjtat e Tij sepse nderimi i tyre është argument për devotshmëri në zemrat tuaja. Mos e harroni agjërimin e ditët së Arafatit sepse agjërimi i asaj dite, siç i dërguari i Allahut, paqja dhe mëshira e Zotit qoftë mbi të,  ka thënë: “ Agjërimi i ditës së Arafatit shpresoj tek Allahu ti shlyej gjynahet e vitit të kaluar dhe vitit që vjen.”

O ju muslimanë! Pastroni, fshini gjynahet tuaja në këto ditë nga të drejtat e njerëzve dhe lironi qafat tuaja nga nderi dhe pasuria e tyre. Dijeni se veprat e mira nuk kufizohen vetëm në namaze dhe sadaka, lëmoshë, me agjërim dhe me Haxh, por se veprat e mira, me kuptimin e përgjithshëm,  të shmangësh shthurjen  dhe shkatërrimin, të bësh mirë për njerëzit dhe me njerëzit. E kush mendon se namazi i tij në rreshtat e parë në xhaminë e Aksasë do ta shpëtojë atë nga dënimi i varrit dhe dënimi i Zjarrit në ditën e Gjykimit, ndërkohë që ai është që ha trashëgiminë e tjetrit, nxiton për në shkatërrim dhe nga e keqja e tij nuk shpëton musliman, ta harrojë, të mos shpresojë në këtë shembull shpëtimi, vetëm se duke u kthyer të drejtat të zotëve të tyre.

O banorë të Bejtul Makdisit, Kudsit! O muslimanë! Vërtetë Ibrahimi, paqja e Zotit qoftë mbi të, shkatërroi idhujt, sikurse dhe Muhamedi, paqja dhe mëshira e Zotit qoftë mbi të, i shkatërroi ata pas tij, andaj shkatërroni idhujt që adhuroni përveç Zotit. Shkatërroni idhujt e egove, dëshirave, shkatërroni idhujt e dyshimeve në mënyrë që të jetoni në adhurimin e Zotit të lirë. Nuk do të jeni të lirë deri sa të kapeni pas librit të Zotit tuaj, Kuranit, dhe deri sa të përqafoni udhëzimin e të dërguarit tuaj dhe sunetin e tij. Atëherë do të posedoni vlerësimin e botës dhe do të përjetoni vlerësimin e njerëzve për në lumturinë e kësaj bote dhe të botës Tjetër, Ahiretit.

LEXO  Këshilla që theksojnë domosdoshmërinë e drejtësisë dhe kujdesin për Xhaminë Aksa

Në një hadith fisnik ka ardhur: “ Kam lënë në mesin tuaj atë me të cilën nuk do të humbni pas meje asnjë herë nëse kapeni pas tyre; Një çështje të qartë, Libri i Zotit të Plotëfuqishëm, Kurani, dhe suneti i të dërguarit të Tij, paqja dhe mëshira e Zotit qoftë mbi të.”

O Zot, na bëj nga të fituarit. O Zot, na bëj nga ata që janë afër Teje. O Zot, na bëj nga ata që punojnë me librin Tënd, Kuran. O Zot, na bëj nga ata që ndjekin sunetin e të dërguarit Tënd. “Zoti ynë, na jep të mira në këtë botë, na jep të mira në botën tjetër dhe na ruaj nga dënimi i Zjarrit (të Xhehenemit).” (El-Bekare 201)

Adhurues të Zotit! Kërkoni falje tek Zoti dhe pendohuni tek Ai, lutuni Atij duke qenë të bindur në përgjigje!

Hutbeja e dytë

Lavdërimet janë për Zotin e botëve.

Dëshmoj se nuk ka Zot tjetër veç Allahut, Një i Vetëm.

Dëshmoj se i dashuri ynë,  Muhamedi është rob i Zotit dhe i dërguari i Tij. O Zot, fale, mëshiroje dhe bekoje atë. O Zot, fali dhe mëshiroi familjen dhe shokët e tij dhe ata që i pasojnë në mirësi deri në Ditën e Gjykimit.

Në vijim

O besimtarë! Kur shtohen grumbullimi i njerëzve në kryerjen e ritualeve gjokset e Haxhinjëve ngushtohen me atë grumbullim. Sa shpejt që Haxhinjët i kryejnë ritualet e tyre, largohet prej tyre vështirësia dhe gjokset e tyre lirohen me përfundimin e tyre, ritualeve. Pritja e lehtësimit pas vështirësisë në Haxh është një mësim praktik për muslimanët në çdo vend dhe kohë se Allahu do të sjellë për ta pas vështirësisë lehtësimin, pas ngushtimit zgjerim  dhe pas çdo shqetësimi rrugëdalje. Sikurse Allahu i dha rrugë zgjidhje dhe lehtësim nënës së Ismailit ashtu do t’u japi Allahu rrugë zgjidhje dhe lehtësim muslimanëve. Sikurse vështirësia e Haxhiut kthehet në kujtim, diçka e kaluar, pasi që ai të mbaroi ritualet e tij,  njëjtë vështirësitë dhe të rëndat të cilat zbresin mbi muslimanët do të kthehen në histori dhe tregime të cilat do ua tregojnë nipave të tyre. Kur Haxhinjtë vrapojnë në mes të Safas dhe Mervas janë të bindur se largimi fatkeqësive dhe vështirësive është vetëm nga Allahu i Vetëm dhe se ndihma është nga Allahu i Vetëm. Nuk ka tjetër ndihmues për muslimanët  përveç Allahut dhe nuk ka largues të vështirësive të tyre tjetër përveç Allahut.

O besimtarë! Shtoni sa më shumë nga adhurimet dhe ibadetet. Jepni sadaka, lëmosh dhe mos e braktisni leximin e Kuranit, toleroni, duroni dhe falni, Zoti ju falën dhe ju toleron. Ju po jetoni në ditët që janë ditët më të mira dhe jeni të lidhur, vendosur me qëndresën tuaj, në xhaminë, e treta nga xhamiat e rëndësishme në Islam, andaj nderoni shenjtërinë e saj sepse vërtetë nderimi i saj është nga nderimet e të shenjtave të Zotit. Nga Ebi Derdai, Zoti qoftë i kënaqur me të, është transmetuar se ka thënë: “ Kujdesuni për agjërimin e dhjetë ditëve të para të Dhul Hixhes, shtimin e lutjeve dhe të kërkimit falje tek Zoti dhe sadakasë, lëmoshës në to, sepse vërtetë e kam dëgjuar të dërguarin tuaj, Muhamedin, paqja dhe mëshira e Zotit qoftë mbi të, se ka thënë: “   Mjerë për atë që është privuar nga të mirat e dhjetë ditëve të para të Dhul Hixhes.”

O ju besimtarë! Këto janë ditët e numëruara dhe të njohura në të cilat Zoti ju ka këshilluar që të shtoni sa më shumë përmendjen e Tij dhe nderimin e të shenjtave të Tij. E fundit e tyre është dita e parë e Kurban Bajramit, dita e sakrificës, Kurbanit, dita e Haxhit të madh, për shkak të përmbajtjes së saj të shumë ritualeve të Haxhit.

Përngjasoni me Haxhinjtë dhe në ditën e Kurban Bajramit shtoni sa më shumë nga veprat e mira si; Therja e sakrificës, kurbanit, forcimi i lidhjeve farefisnore, sigurimi i furnizimit për fëmijët, familje, dhe shmangia e gjynaheve.

Zoti ju mëshiroftë! Dijeni se sakrifica, kurbani ësht sunet i fortë, në të drejtën e atij të pasurit që ka mundësit ta përballojë çmimin  e tij. Pastroni vetet tuaja me sakrifica, kurban. Sakrifica, kurbani mjafton për atë që është përgjegjës për njerëzit e familjes së tij nga të gjallët dhe të vdekurit, nëse ai e bën nijet, qëllim për të gjithë. Hani prej tij, ushqeni me të të afërm dhe jepni sadaka prej tij.

O ju muslimanë! Namazi i Kurban Bajramit, me lejen e Zotit, do të jetë në orën gjashtë e dhjetë minuta.

O Zot, na bëj festat tona adhurim dhe bindje ndaj Teje. Çdo vit dhe ju të jeni më afër tek Zoti.

Zoti është më i Madhi, Zoti është më i Madhi, Zoti është më i Madhi, Zoti është më i Madhi,   Zoti është më i Madhi. S’ka Zot tjetër përveç Allahut. Zoti është më i Madhi dhe për Atë janë lavdërimet.

O Zot, shkruaj për ne shpërblim sa shpërblimi i Haxhit të Haxhinjëve, dhe sa shpërblimi Umres së atyre që bëjnë Umren, sa shpërblimi i tavafit të atyre që bëjnë tavafin, sa shpërblimi i përkujtimit të atyre që të përkujtojnë Ty. O Zot, prano nga Haxhinjtë ritualet e tyre dhe ktheji ata në shtëpitë e tyre shëndosh e mirë. O Zot, në këto dhjetë ditë të para të Dhul Hixhes, na ne nga atë që Ti i liron nga Zjarri i Xhehenemit.

O Zot, na mundëso vajtjen dhe ardhjen për në Aksanë tonë në kohë dhe moment. Ndihmo Islamin dhe muslimanët, lartëso fjalën e të vërtetës dhe fenë.

O Zot, mundëso shlyerjen e borxheve nga borxhlinjtë, shëro të sëmurët dhe të sprovuarit dhe kthe të shpërngulurit pranë familjarëve të tyre shëndosh e mirë.

O Zot, mundësoju bijtë tanë furnizim të lejuar, hallall, që të paguajnë fejesat e tyre, dhantitë, dhe furnizoi ata me bashkëshorte të mira që i ndihmojnë në pagesën e dhantisë.

O Zot, kush është nga djemtë dhe vajzat tona i penguar nga martesa me magji, sy, apo zili, smirë, o Zot ndëshkojë atë që u ka bërë magji atyre, o Zot, largo syrin, magjinë, smirën dhe zilinë që i ka goditur ata. O Zot, jepu atyre lirim të shpejtë,  o Zot,  thyej lidhjen e tyre,  dhe mos i dëmto ata të vetëm. Furnizoji ata me martesë të begatë dhe të frytshme, dhe me trashëgimtarë të mirë, të cilët do të vinë dhe do të shkojnë për në Shtëpinë Tënde të shenjtë.

O më i Madhi dhe më Bujari, tek Ti ngremë nevojat tona në këtë orë të bekuar, në këto ditë të bekuara, nga kjo shtëpi e bekuar, Aksa, shëro plagët tona, o i Mëshirshëm, shëro plagët tona, o Dhurues i Madh. Na merr nën mbrojtjen dhe kujdesin Tënd, o më i Madhi Mëshirues.

O Zot,  na fal ne, prindërit tanë dhe ata që kanë të drejta mbi ne.

O Zot, fali të gjithë muslimanët dhe muslimanet, të gjallët ashtu dhe të vdekurit prej tyre. Adhurues të Zotit! “Në të vërtetë, Allahu urdhëron drejtësinë, mirësinë dhe ndihmën për të afërmit, si dhe ndalon imoralitetin, veprat e shëmtuara dhe dhunën. Ai ju këshillon, në mënyrë që ju t’ia vini veshin.” (En –Nahl 90)

Përmendeni Allahun, Ai ju kujton ju, kërkoni falje prej Tij sepse Ai ju falën, kërkoni prej Tij sepse Ai ju jep.

Fto në namaz!

“…Vërtet, namazi të ruan nga shthurja dhe nga çdo vepër e shëmtuar dhe, vërtet, përmendja e Allahut është më e madhe! Allahu di gjithçka që ju bëni.” (El-Ankebut 45)

Afrim Smakaj

https://www.facebook.com/100063500681483/videos/pcb.1571767311616610/1309218394749228

Post Author: endrit