Hutbe e ditës së Xhuma nga Xhamia El Aksa 26-12-1447 H 12-06-2026 D
Shejh Muhamed Sarandah
Tema Përmbushni zotimet, me të vërtetë, për zotimet do të jeni përgjegjës
Lavdërimet janë për Zotin. “Dhe përmbushni zotimet. Me të vërtetë, për zotimet do të jeni përgjegjës.”(El-Isra’ 34)
Lavdërimet janë për Zotin. “…dhe e atyre që i plotësojnë premtimet, kur marrin përsipër diçka…”(El-Bekare 177)
Lavdërimet janë për Zotin. “Ndërsa ata që banojnë në Medinë dhe që e kanë pranuar besimin qysh më parë i duan mërgimtarët që vijnë në Medinë dhe në zemrat e tyre nuk ndiejnë kurrfarë rëndimi, për atë që u është dhënë atyre, por duan t’u bëjnë më mirë mërgimtarëve sesa vetes, edhe pse vetë janë nevojtarë. Kushdo që ruhet nga lakmia e vetvetes, me siguri që do të jetë fitues.”(El-Hashr 9)
I dërguari i Allahut, paqja dhe mëshira e Zotit qoftë mbi të, ka thënë: “ Robërit më të zgjedhur të Zotit tek Ai janë besnikë, që e mbajnë fjalën, dhe më të mirë.”
Dëshmoj se nuk ka Zot tjetër veç Allahut, Një i Vetëm dhe pa shok, Mbështetësi i të larguarve me forcë nga vendi i tyre, Mbuluesi i atyre që janë të zbuluar, o Gëzim i adhuruesve, o i Dashuri i të penduarve dhe o Drita e syve të njerëzve të ditur, o Mbrojtësi i Ensarëve dhe Muhaxhirinëve, mbështetësve dhe emigrantëve, drejto mendimin tonë, forco vendosmërinë tonë, mëshiro dobësinë tonë, merr nën kujdesin Tënd çështjen tonë.
“O ju që po vuani, jini të durueshëm, sepse pas durimit vijnë lajme të mira.
O ju që jenë në errësirën e natës, drita do të vijë në agim.
O ju të thyer, më thoni, a lejon Zoti që zemra e thyer të mbetet e tillë përgjithmonë?
O zemër e dashur, prit një moment sepse vërtetë pas vështirësisë vjen lehtësimi.”
Dëshmoj se zotëria, ndërmjetësi dhe i dashuri ynë, Muhamedi është i dërguari i Allahut, paqja dhe mëshira e Zotit qoftë mbi të. Ilaçi i zemrave dhe shërimi i tyre, shëndeti i trupave tanë dhe qetësia e tyre, drita e syve dhe ndriçimi i tyre, udhëheqja e shpirtrave tanë dhe ushqimi i tyre. Udhëheqësi i njerëzve të devotshëm dhe modeli i dijetarëve aktiv, punëtor. Më i miri që ka premtuar dhe e ka mbajtur premtimin, modeli i atyre që kanë emigruar dhe që e kanë plotësuar emanetin.
“Pemët iu përgjigjën ftesës së tij, duke bërë sexhde, duke ecur drejt tij me shkop pa këmbë
Si një re, kudo që shkon, e mbron nga vapa e madhe e mesditës.
Dhe çfarë përmbante shpella nga mirësia dhe bujaria, çdo anë e jobesimtarëve ishte e verbër ndaj saj.
Mbrojtja e Zotit mjafton pa pasur nevojë për më shumë armatura dhe për një vend më të lartë fortesë.”
“Dhe përmbushni zotimet. Me të vërtetë, për zotimet do të jeni përgjegjës.”(El-Isra’ 34) Ata janë si male që përmbushën besëlidhjen e tyre me Zotin, ata janë udhëzuesi, i dërguari i Allahut, dhe shokët e tij, ata që përhapën fjalën e fesë, Zoti shpalli këtë fe përmes atyre njerëzve që e mbani fjalën. Besëlidhja e Akabas ishte fillimi. Ensarët pritën vëllezërit e tyre emigrantë dhe nuk i shfrytëzuan ata përmes çmimit të mallit, apo përmes ngritjes së çmimit të banesave apo me rritjen e çmimit të mehrit, llantisë së martesës. Por se ata ishin robër të Zotit dhe vëllezër.
Pak ditë na ndajnë nga fillimi i vitit të kalendarik Omerian të ri, viti Hixhri. Kalendar Omerian që përsëritet tek umeti Islam çdo vit të ri hixhri.
“Dhe përmbushni zotimet. Me të vërtetë, për zotimet do të jeni përgjegjës.”(El-Isra’ 34)
Toka e Israsë dhe Miraxhit është ruajtur përmes kalendarit të Omerit. Puna e parë e Halifit të drejtë Omer Ibn El Hatabit, Zoti qoftë i kënaqur me të, kur ka hyrë në Kuds ka qenë pastrimi i kupolës së verdhë me dorën e tij. Shtyllat e shtetit Islam janë forcuar që nga momenti që kalifi i drejtë, Omer Ibn El Hatabi mori udhëheqjen. Mbajtja e premtimit dhe fjalës së dhënë të cilën e mësoi Omeri nga mësuesi i parë, zotëria i njerëzimit, paqja dhe mëshira e Zotit qoftë mbi të, nga se ai është modeli i të dërguarve. “ …dhe të Ibrahimit – i cili i plotësoi detyrimet.” (En-Nexhm 37)
Omeri i ka dhënë fjalën, i ka premtuar Zotit për ruajtjen e krenarisë së umetit Islam. Që nga momenti që ka marrë në dorëzim Hilafetin janë çliruar Shami, Iraku, vendet Perse, Egjypti dhe Azerbaxhani. Ndërtoi qytete, përhapi ministritë, kuvendet dhe ngriti kufinjtë. Sikurse caktoi për të varfrit e njerëzit që ishin nën sundimin e tij pagesa pensioni. Ndaloi shkatërrimin dhe dëmtimin e kishave dhe të vendeve të adhurimit. Obligoi drejtësinë sociale në mesin e individëve të shoqërisë. Ngriti në zyrë që e quajti zyra e kontrollit financiar, duke kontrolluar se nga e ke ti këtë të ardhur. Duke e nxjerrë këtë besëlidhje nga fjala e të dërguarit të nderuar të Allahut, paqja dhe mëshira e Zotit qoftë mbi të, që thotë: “ Nuk ka asnjë rob të cilit Zoti ia beson një kujdestari, dhe ai vdes ditën që vdes, ndërsa është duke mashtruar kopenë, njerëzit e tij, përveçse Zoti do t’ia ndalojë hyrjen për në Xhenet.”
Zgjedhja e tij për fillimin e kalendarit Islam ishte e lidhur me hixhretin, emigrimin e profetit, duke qenë ai i bindur se hixhreti profetik është si një besëlidhje me Zotin. Besëlidhja me të dërguarin e tij dhe me besimtarët për fillimin e përhapjes së Islamit dhe dritës së tij. Besëlidhja e tij me Islamin dhe muslimanët e bëri atë që të lidhet me të thotë në momentin e ndarjes së tij nga kjo botë të birit të tij dhe sahabeve të tij: “Sot nuk jam prijësi i besimtarëve, ah sikur të isha mjaftuar, as për veten time dhe as për ata që janë me mua.”
Hyrja e tij në Islam ishte çlirim, emigrimi i tij ndihmë, udhëheqja e tij mëshirë dhe gjykimi i tij drejtësi. O prijësi i besimtarëve, e ke ruajtur besëlidhjen, fjalën tënde dhe besëlidhjen e muslimanëve. Nën pushtetin dhe udhëheqjen tënde janë shtuar tokat e vendeve muslimane dhe se baza e Islamit ishte e ruajtur dhe e mbrojtur. Fjalimet e halifeve të drejtë janë mbyllur, kanë përfunduar me fjalët e tyre: “O Ti që mbretëria, pushteti Yt nuk venitet kurrë, mëshiro ata të cilëve u venitet pushteti. O Ti që nuk vdes kurrë, mëshiro ata që vdesin.”
“Dhe përmbushni zotimet. Me të vërtetë, për zotimet do të jeni përgjegjës.”(El-Isra’ 34)
Kur Sulejman El Kanuni kur mori në dorë frenat e pushtetit bëri Bejtul Makdis, Kudsin, nga prioritetet e tij, në përmbushje të besëlidhjes që kishte marrë përsipër në përgjegjësinë për kiblen e parë të muslimanëve. Ai mori parasysh nevojat e të ardhurve në xhami dhe ndërtoi atë që njihet me emrin rezervuarët e Sulejmanit, ju përkushtua mësimeve dhe Kuranit për të përjetësuar përkujtimin e Zotit dhe leximit të Kuranin në xhaminë e bekuar të Aksasë.
“Dhe përmbushni zotimet. Me të vërtetë, për zotimet do të jeni përgjegjës.”(El-Isra’ 34)
Besëlidhja me dijen, me përhapjen e saj dhe të punuarit me të kanë qenë prej natyrës së dijetarëve aktiv. I pari i dijetarëve, dijetari dhe fakihu, juristi i njohur, El Izu Abdus Selam, i cili i dha fjalën Zotit se do të përmbushi atë që i ka dhënë Allahu nga dituria dhe thënien e të vërtetës. Allahu e nderoi me kerametet, mrekullitë e njerëzve të zgjedhur dhe të mirë. Dhehebiu dhe të tjerë ka përmendur se ai në hapjen e kufinjëve ishte i shoqëruar me udhëheqësit. Muslimanët u përballën me një erë të fortë, e ai i është lutur Allahut që të devijojë erën nga muslimanët. Zoti i është përgjigjur lutjes së tij dhe era ka goditur radhët e armiqve. Udhëheqësi, prijësi i muslimanëve, ka thënë: “ Lavdërimet janë për Zotin i Cili më ka bërë dëshmitarë, të shikoj, prej umetit të Muhamedit, paqja dhe mëshira e Zotit qoftë mbi të, nga ata të cilëve u bindet era.”
Ndërsa sa u përket përhapësve të thashethemeve, hipokritë, ata nuk kanë asnjë besëlidhje as nuk kanë premtim. “Në të vërtetë, hipokritët përpiqen të mashtrojnë Allahun, por është Ai që i mashtron ata.” (En-Nisa’ 142)
Nga shenjtat e hipokritit është se nëse e jep fjalën e thyen atë. Puna e hipokritëve në shoqëri është përhapja e dyshimeve dhe destablizimi i radhëve. Ndërsa frikacakët dhe thyesit e premtimeve të dhëna kanë për qëllim dobësimin e ndërgjegjësimit në mesin e umetit Islam dhe futja e dyshimeve në akte të ndryshme. Hipokritët dhe ata që ndjekin shembullin e tyre punojnë në kufizimin e interesit të brezit në zhvillim përmes ndjekjes së dëshirave dhe kënaqësive, kështu kanë tradhtuar premtimin e Zotit dhe beslidhjen e Tij. “Ata betohen për Allahun se janë në fenë tuaj, ndërkohë që nuk janë prej jush, por janë njerëz frikacakë (për të treguar si janë në të vërtetë).”(Et-Teube 56)
“Dhe përmbushni zotimet. Me të vërtetë, për zotimet do të jeni përgjegjës.”(El-Isra’ 34)
Vërtetë ndërtimi i familjes në Islam është një beslidhje në mes dy bashkëshortëve në frikë, devotshmëri ndaj Zotit dhe sjelljen në jetë brezin e ri për të bartur emanetin e fesë. Beslidhja në mes dy bashkëshortëve është besëlidhje solemne, e fortë, ata të cilët i përmbahen asaj e meritojnë që të jenë më të mirët e umetit. “ Më të mirët nga ju janë ata që janë më të mirë me familjen e tyre, ndërsa unë jam më i miri nga ju për familjen time.” Ruajtja dhe kujdesi për këtë besëlidhje ka qenë nga çështjet më të thjeshta tek i dërguari i Allahut, paqja dhe mëshira e Zotit qoftë mbi të. Ai ishte në shërbim të pjestarëve të familjes së tij në shtëpinë e tij.
E çfarë besëlidhje është kjo për atë që ka arritur në jetën e tij në një moshë të madhe që dëshiron divorcin e nënës së fëmijëve të tij dhe kujdestaren e nipave të tij?! Ndërsa i dërguari i Allahut, paqja dhe mëshira e Zotit qoftë mbi të, thotë: “ Besëlidhja e mirë është prej besimit. Vërtetë ai që nuk ka, mban beslidhjen, nuk ka fe, besim.”
Gruaja muslimane ka pozitë të lartë në Islam, nderi dhe krenaria e saj është e vlerësuar dhe shenjtëria e saj është e mbrojtur. Gruaja e ka ruajtur beslidhjen e saj në skenën e emigrimit profetik dhe pse armiqt e Islamit vazhdonin dhe përpiqeshin për djegien e modestisë së saj përmes pretendimit të lirisë së saj. “ Duke folur atë që kurrë s’e bëjnë?” (Esh-Shu ‘ara’ 226)
Vërtetë, pasuria e trashëguar është besëlidhje në mes atyre që e ndajnë bashkërisht trashëgiminë. Ndërsa fshehja e pasurive dhe privimi i gruas nga trashëgimia është tradhti ndaj besëlidhjes të cilën e ka ruajtur Allahu për të. Për gruan ka një detyrim financiar që është specifik për të, obligim shoqëror dhe fetar që nuk mund të injorohet.
“Dhe përmbushni zotimet. Me të vërtetë, për zotimet do të jeni përgjegjës.”(El-Isra’ 34)
Shkrimi i faturave financiare nl mes njerëzve, të njohura me emrin çek, janë beslidhje para Zotit dhe para robërve të Tij, njerëzve, që është obligim përmbushja dhe zbatimi i tyre. Sikurse nuk është e pranueshme që të përdoren mjete të ndryshme për të ju larguar të drejtave, detyrimeve. Kush merr pasurinë e njerëzve duke pasur për qëllim kthimin e saj, Allahu do e shlyejë për të. Kush merr pasuri duke patur për qëllim shkatërrimin, dëmtimin e saj, Zoti do e shkatërrojë atë. “Dhe përmbushni zotimet. Me të vërtetë, për zotimet do të jeni përgjegjës.”(El-Isra’ 34)
Sa nga ata që janë përgjegjës kanë premtuar për dhënie apo kanë dhënë fjalën dhe kanë premtuar për përmbushjen e nevojave të njeriut të pastër dhe e kanë thyer fjalën e tyre të dhënë. Mbajtja e besëlidhjes, fjalës së dhënë, të cilën e ka premtuar poseduesi i postit, udhëheqjes, është obligim që duhet të përmbushet dhe se ajo është përgjegjësi para Zotit.
Omer Ibn El Hatabi ktheu bylyzykët e Kisras tek Suraka në përmbushje të premtimit të të dërguarit të Allahut, paqja dhe mëshira e Zotit qoftë mbi të. Zoti i Plotëfuqishëm në një hadith Kudsi thotë: “ Tre grupe njerëzish do të jenë armiqt e Mi në ditën e Gjykimit; Njeriun që bëri besëlidhje në emrin Tim dhe pastaj e theu atë, njeriun që shiti një njeri të lirë dhe konsumoi çmimin e tij, dhe një njeri që punësoi një punëtor, merr shërbimin e tij të plotë dhe nuk ia pagoi hakun, shpërblimin.”
Apo siç ai ka thënë.
Luteni Allahun duke qenë të bindur në përgjigje.
Hutbeja e dytë
Lavdërimet janë për Zotin i Cili ndriçoi me bukurinë e udhëzimit të Tij zemrat e njerëzve të lumtur dhe pastroi me bujarinë e Sundimit të Tij shpirtrat e njerëzve të sinqertë dhe i bëri ato vende të dashurisë. I Lavdëruari i Madhërishmi, i përshkruari me Jetë, Dituri, Fuqi dhe Vullnet. Dëshmoj se nuk ka Zot tjetër veç Allahut, Një i Vetëm dhe pa shok, krijoi universin dhe ndryshoi kohën, bëri dallimin në mes të vërtetës dhe të kotës, Zotëruesi i Pushtetit dhe i Fuqisë.
Dëshmoj se zotëria ynë Muhamedi është i dërguari i Zotit, paqja dhe mëshira e Zotit qoftë mbi të. Poseduesi i fytyrës së shndritshme dhe shkëlqyese. Emigroi nga Meka duke zbatuar urdhërin e Zotit të tij. “ Nëse ju nuk e ndihmoni atë (Muhamedin a.s.), Allahu tashmë e ka ndihmuar ditën kur atë e dëbuan mohuesit vetë të dytin, kur ishin në shpellë e ai i thoshte shokut të vet (Ebu Bekrit): “Mos u mërzit, se Allahu është vërtet me ne!” Atëherë, Allahu zbriti qetësinë e Vet mbi të, e ndihmoi me një ushtri të padukshme (engjëjsh) dhe bëri që fjala e mosbesimtarëve të jetë më e poshtëruara, kurse Fjala e Allahut të jetë më e lartësuara. Vërtet, Allahu është i Plotfuqishëm dhe i Urtë.”(Et-Teube 40)
Emigrimi profetik nuk është një rast vetëm për festë sa është sjellje në jetën e umetit Islam, udhëheqjes dhe individëve të saj. Vjen viti i ri dhe besëlidhja e re me Zotin e Lartësuar me zbatimin e urdhrave të Tij dhe shmangien e atyre që Ai ka ndaluar. Beslidhje e re me të dërguarin e Allahut, paqja dhe mëshira e Zotit qoftë mbi të, me dashurinë për të, lidhjen me të dhe me pasimin e sunetit të tij. Besëlidhje me muslimanët me dashurinë për ta, shërbimin ndaj tyre dhe këshillimin e tyre. Besëlidhje e re me njerëzit dhe familjet tona me dashurinë për ta, me vlerësimin e tyre dhe faljen e atyre që kanë gabuar prej tyre ndaj nesh, për ruajtjen e zinxhirit familjar, i cili është pjesë e fesë tonë. Duhet me pa tjetër që të rinovojmë besëlidhjen me pastrimin e gjokseve tona nga urrejtja dhe smira kundrejt çdo muslimani dhe muslimaneje. Hixhreti, emigrimi na jep shpresë dhe optimizëm se nuk ka vend për frikë dhe shqetësim në shpirtin e besimtarit. Në rinovim të besëlidhjes me ajetet e Zotit dhe me sunetin e të dërguarit të Tij, paqja dhe mëshira e Zotit qoftë mbi të, drejtoria e Vakfit Islam në Kuds, organizon përkujtim në xhaminë e bekuar të Aksasë me rastin e Hixhretit profetik, e kjo ditën e marte para namazit të drekës me lejen e Zotit.
O Zot, na bëj nga ata që janë të përulur para Madhështisë Tënde dhe i ngrite, që u kthyen tek Ti me pendim dhe i pranove, që u afruan tek Ti dhe i udhëzove, që iu nënshtruan Madhështisë Tënde dhe i deshe, që tu lutën me sinqeritet dhe ju përgjigje, që kërkuan prej Teje dhe u dhurove. O Zot, na bëj nga ata të cilëve ua mbulove gjynahet dhe i përfshive në mëshirën Tënde.
O Zot, vendos xhaminë Aksa nën kujdesin dhe mbrojtjen Tënde, mbushe atë me Islam dhe muslimanë.
O Zot, largo nga ne vështirësitë, pikëllimi dhe çmimet e larta. O Zot, liro robërit, të burgosurit dhe të ndaluarit.
O Zot, të lutemi të jesh i kënaqur me sahabët dhe halifet e parë të drejtë. O Zot, të lutemi të jesh i kënaqur me Ensarët dhe Muhaxhirinët. O Zot, të lutemi të jesh i kënaqur me familjen e pastër të pejgamberit. O Zot, jepu për ne shpërblimet më të mira dijetarëve, mësuesve dhe prindërve tanë.
O Zot, Ti që ke bërë salavatet ndaj të dërguarit tonë nga adhurimet, të lutemi të afrohemi pranë Teje me të gjitha salavatet që janë dërguar për të nga dita që është krijuar deri në pafundësinë e përsosmërisë.
“I Lartësuar qoftë Zoti yt, Zoti i Madhështisë e i Lavdisë, mbi çfarë i atribuojnë ata! Paqja qoftë mbi të dërguarit, Të gjitha lavdet e falënderimet qofshin për Allahun, Zotin e botëve!” (Es-Safat 180-182)
Dhe fto për namaz.
Afrim Smakaj