Hutbe e ditës së xhuma nga Medineja e Ndritshme 16-05-1447 H 07-11-2025 D
Shejh Dr. Abdul Muhsin El Kasim
Tema Mësime dhe këshilla nga kalimi i kohës
Me të vërtetë lavdërimet janë për Zotin. Atë e falënderojmë, prej Tij ndihmë dhe falje kërkojmë. Zotit i kërkojmë mbrojtje nga të këqijat e veteve tona dhe nga veprat tona të këqija. Atë që e udhëzon Zoti s’ka gjë që e humbet, e ai që e humbet veten e tij s’ka kush e udhëzon veç Tij.
Dëshmoj se nuk ka Zot tjetër veç Allahut, Një i Vetëm dhe pa shok.
Dëshmoj se Muhamedi është rob i Zotit dhe i dërguari i Tij. Paqja dhe mëshira e Zotit qoftë mbi të, mbi familjen dhe shokët e tij, për të gjithë dërgojmë lutje dhe përshëndetje të shumta.
Në vijim
Adhurues të Zotit! Frikësojuni Zotit me frikë të vërtetë dhe binduni Atij në fshehtësi dhe hapur.
O muslimanë! Zoti ka urdhëruar robrit e Tij që ti përmbahen Islamit dhe të ndjekin të gjitha parimet dhe ligjet e tij. Islami kërkon besim për ta kuptuar dhe vërtetuar atë. Nga gjashtë kushtet e besimit është dhe besimi në ditën e Gjykimit, që përfshinë besimin në çdo gjë me të cilën na ka lajmëruar i dërguari i Allahut, paqja dhe mëshira e Zotit qoftë mbi të, se do të ndodhë pas vdekjes, që nga sprova e varrit, mundimi dhe lumturia e tij, deri tek ringjallja dhe tubimi në ditën e Gjykimit. Faza e parë e kalimit në këtë vendbanim është mbërritja e vdekjes. Tek besimtari zbresin Melaiket nga qielli me fytyra shkëlqyese, ku fytyrat e tyre janë si dielli. Ata me vete kanë qefin nga qefini i Xhenetetit dhe parfum, d.m.th. aromë të mirë nga aroma e Xhenetit, në mënyrë që ata të mund të ulen sa më larg që syri mund t’i shikojë. Pastaj vjen Meleku i vdekjes, qëndron pranë kokës së tij dhe thotë: “ O ti shpirt i mirë, dil drejt faljes së Zotit dhe kënaqësisë së Tij.” Pastaj del shpirti i tij duke rrjedhur, ashtu siç rrjedhën një pikë uji nga gryka e një ene uji. Ndërsa tek mohuesi i Zotit, pabesimtari, zbresin nga qielli Melaike me fytyra të zeza, duke mbartur me vete thes të bër me lesh të ashpër dhe do të ulen aq larg sa mund t’i shohë syri. Pastaj vjen Meleku i vdekjes, ai që merr shpirtërat, ulet tek koka e tij dhe thotë: “ O ti shpirt i lig, i keq, shko drejt zemërimit dhe pakënaqësis së Zotit. Pastaj depërton në të gjithë trupin e tij dhe ja shkulë atë, shpirtin, siç nxirret një shkop hekuri, i cili është mjet hekuri me gjëmba që nxirret nga leshi i lagur.” Hadithin e ka transmetuar Ahmedi.
Kur Meleku i vdekje e merr shpirtin nga trupi i njeriut, robi besimtar gjenë prehje nga mundimet dhe dëmet e kësaj bote në mëshirën e Zotit. Ndërsa robi i lig u sjell lehtësim, qetësim njerëzve, tokës, pemëve dhe kafshëve. Muttefikun Alejhi. Pastaj ai largohet në një jetë tjetër, më të gjatë se jeta e tij tokësore, e ajo është jeta e Berzahut, ndërmjetme, në mes kësaj bote dhe Ditës së Ringjalljes. Varri është vendbanimi i parë i Ahiretit. Kur njeriu vendoset në varr dëgjon zhurmën e sandaleve të shokëve të tij ndërsa largohen prej tij. Pastaj sprovohet në varrin e tij me një sprovë të madhe, duke iu bërë tre pyetje të cilave janë të pakët njerëzit që mund t’u përgjigjen. I dërguari i Allahut, paqja dhe mëshira e Zotit qoftë mbi të, ka thënë: “ Më është zbuluar, shpallur, se do të sprovoheni në varre, afër sprovës së dexhalit.” Muttefikun Alejhi.
Pastaj njeriut i vijnë dy Melek, ulen dhe e pyesin: Kush është Zoti yt? Cila është feja jote? Dhe kush është profeti yt? Atë që Zoti e ka bërë të fortë në besim, thotë: Allahu është Zoti im, Islami është feja ime dhe Muhamedi është profeti im. Do t’i thuhet: Shiko vendin tënd në Xhehenem, Zoti ta ka zëvendësuar me një vend në Xhenet, e ai do t’i shikojë të dy, Xhehenemin dhe Xhenetin.
Ndërsa jobesimtari ose hipokriti, do të thotë: Nuk e di, unë thoja atë që thoshin njerëzit. Do t’i thuhet: Ti as nuk e dije dhe as nuk e lexove. Domethënë: Ti as nuk e dije se cila është e vërteta, as nuk e lexove Kur’anin. Pastaj do të goditet me një çekiç hekuri midis veshëve të tij, e do të bërtasë me një britmë që do ta dëgjojnë ata që janë pranë tij, përveç njerëzve dhe xhindëve. Muttefikun Alejhi.
Pastaj, pas kësaj sprove, ose lumturi, ose mundim, derisa të ndodhë Ringjallja e madhe, Zoti i Plotëfuqishëm ka thënë: “…ndërsa ithtarët e Faraonit i kaploi dënimi i ashpër. Ata do të dërgohen para Zjarrit në mëngjes dhe mbrëmje (në jetën e varrit) e, kur të arrijë Ora (e Kiametit), do të thuhet: “Hidhni ithtarët e Faraonit në dënimin më të rëndë!” (Gafir 45-46)
Në këtë mënyrë dhe ky umet do të sprovohet. I dërguari i Allahut, paqja dhe mëshira e Zotit qoftë mbi të, ka thënë: “ Njerëzit e këtij umeti do të sprovohen në varret e tyre. “ Që do të thotë me ndëshkim brenda tyre. Hadithin e ka transmetuar Muslimi.
I dërguari i Allahut, paqja dhe mëshira e Zotit qoftë mbi të, ka kaluar pranë dy varreve dhe ka thënë: “ Ata po ndëshkohen, e nuk po ndëshkohen për ndonjë gjynah të madh. Njëri prej tyre përhapte, merrej me thashetheme, dhe tjetri nuk mori masa paraprake, nuk kujdesej për urinën e tij.” Muttefikun Alejhi.
Kafshët i dëgjojnë mundimet, ndëshkimet e varrit. I dërguari i Allahut, paqja dhe mëshira e Zotit qoftë mbi të, ka thënë: “ Ata po torturohen me një mundim që të gjitha kafshët mund ta dëgjojnë.” Muttefikun Alejhi.
I dërguari i Allahut, paqja dhe mëshira e Zotit qoftë mbi të, ka shpjeguar urtësinë që qëndron pas faktit që njerëzit nuk e dëgjojnë mundimin e varreve, duke thënë: “Nëse nuk do ta kishit varrosur njëri-tjetrin, do t’i kisha kërkuar Zotit t’ju bënte të dëgjonit mundimin e varrit që dëgjoj unë.” Hadithin e ka transmetuar Muslimi.
Lumturia dhe mundimi janë për shpirtin dhe trupin. Shejhul Islam, Zoti e mëshiroftë, ka thënë: “Vuajtja, ndëshkimi dhe lumturia janë për shpirtin dhe trupin së bashku, sipas konsensusit të njerëzve të sunetit dhe bashkësisë.”
I dërguari i Allahut, paqja dhe mëshira e Zotit qoftë mbi të, kërkonte mbrojtjen e Zotit nga ndëshkimi i varrit pas çdo namazi. Një ditë ai iu drejtua sahabëve dhe u tha atyre: “Kërkoni mbrojtjen e Zotit nga mundimet e varrit.” Ata thanë: “Kërkojmë mbrojtjen e Zotit nga mundimi i varrit.” Hadithin e ka transmetuar Muslimi.
Ai i urdhëronte ata që të kërkonin mbrojtjen e Zotit nga mundimi i varrit në çdo namaz. I dërguari i Allahut, paqja dhe mëshira e Zotit qoftë mbi të, ka thënë: “ Kur dikush prej jush përfundon Teshehudin e fundit të kërkojë mbrojtjen e Zotit nga katër gjëra: Nga mundimi i Xhehenemit, nga mundimi i varrit, nga sprovat e jetës dhe vdekjes, dhe nga e keqja e sprovës së Dexhalit.” Muttefikun Alejhi. Ibn Abasi, Zoti qoftë i kënaqur me ata të dy, ka thënë: “ I dërguari i Allahut, paqja dhe mëshira e Zotit, ua mësonte atyre këtë lutje ashtu siç u mësonte atyre një kapitull, sure nga Kurani.” Transmetuar nga Muslimi.
Të vdekurit në varret e tyre kanë më shumë nevojë për dikë që të lutet për ta. Kërkimi i ndihmës prej tyre, kërkimi i ndihmës së tyre ose kthimi tek ata në vend të Zotit është origjina e politeizmit të botës. Politeizmi i parë që ndodhi në mesin e bijve të Ademit, njeriut, ishte për shkak të tij.
Në vijim
O ju muslimanë! Varrezat kanë këshilluar duke mos lënë vend për asnjë predikues të flasë. Kur Othmani, Zoti qoftë i kënaqur me të, qëndronte pranë një varri, qante derisa i lagej mjekra. Transmetuar nga Ahmedi.
I dërguari i Allahut, paqja dhe mëshira e Zotit qoftë mbi të, u ngrit për të mbajtur një predikim, ligjërim ku përmendi sprovën e varrit me të cilën sprovohet njeriu. Kur e përmendi këtë, muslimanët bërtitën me zë të lartë, domethënë, nga të qarat. Hadithin e ka transmetuar Buhariu. Njëshmëria e Zotit dhe përmbushja e tij është mënyra më e mirë për të shpëtuar nga mundimi i varrit. I dërguari i Allahut, paqja dhe mëshira e Zotit qoftë mbi të, ka thënë: “Kur besimtari vendoset në varrin e tij, ai do të merret në pyetje, pastaj dëshmon se nuk ka Zot tjetër përveç Zotit dhe se Muhamedi është i dërguari i Zotit. Kjo është ajo që thotë Zoti i Plotfuqishëm: “Allahu i forcon besimtarët me fjalë të qëndrueshme…” ( Ibrahim 27) Muttefikun Alejhi.
Veprat e mira janë ngushëllim në varr. I dërguari i Allahut, paqja dhe mëshira e Zotit qoftë mbi të, duke përshkruar gjendjen e besimtarit kur ai vendoset në varr, ka thënë: “Një burrë me fytyrë të bukur, rroba të bukura dhe aromë të këndshme do t’i vijë dhe do t’i thotë: Gëzohu me atë që të kënaq, kjo është dita jote që të është premtuar! Ai do t’i thotë: Kush je ti? Sepse fytyra jote është fytyra që sjell të mira! Ai do të thotë: Unë jam vepra jote e mirë.” Hadithin e ka transmetuar Ahmedi.
Njeriu i mençur e përgatit veten me vepra të mira para se të niset, për udhëtim. Premtimi i Zotit është i vërtetë, koha e caktuar, exheli është duke ardhur, dhe nëse jeta është e gjatë, nuk ka shpëtim nga varri.
Zotit i kërkoj mbrojtje nga shejtani i mallkuar: “ Atëherë ti, o njeri, që përpiqesh shumë, mundin tënd do ta gjesh te Zoti yt.” (El-Inshikak 6)
Zoti na begatoftë në Kuranin Famëlartë, Zoti na bëftë dobi nga argumetet dhe urtësitë e tij të mëdha.
Zotit i kërkoj falje për vete, për ju dhe për të gjithë muslimanët nga çdo gjynah, tek Zoti kërkoni falje, me të vërtetë Ai është Falës i madh, Mëshirbërës.
Hutbeja e dytë
Lavdërimet i takojnë Zotit për mirësitë e Tij, Atë e falënderojmë për suksesin dhe arritjet. Dëshmoj se nuk ka Zot tjetër veç Allahut, Një i Vetëm dhe pa shok, Ai meriton Madhërime.
Dëshmoj se i dërguari ynë Muhamedi është rob i Zotit dhe i dërguar i Tij. Paqja e Zotit qoftë mbi të, mbi familjen dhe shokët e tij, atyre u dërgojmë selame të shumta.
O ju muslimanë! Jeta është e shkurtër dhe kalon shpejt. Jeta e kësaj bote e çon njeriun në pakujdesi ndërsa varrezat kujtojnë Ahiretin. I dërguari i Zotit, paqja dhe mëshira e Zotit qoftë mbi të, ka thënë: “Vizitoni varret, sepse ato ju kujtojnë vdekjen. “ Transmetuar nga Muslimi.
I dërguari i Zotit, paqja dhe mëshira e Zotit qoftë mbi të, ua kujtonte shokëve të tij varrin në çdo kohë. Kur dielli eklipsohej gjatë kohës së profetit të Zotit, paqja dhe mëshira e Zotit qoftë mbi të, dhe ai e mbaronte namazin e tij, thoshte atë që Zoti deshi, e lejoi të thoshte, pastaj i urdhëroi ata të kërkonin mbrojtje nga mundimi i varrit. Muttefikun Alejhi.
Kërkoni mbrojtjen e Zotit nga mundimi dhe sprovat e varrit, shmangni gjynahet që çojnë në mundimin në të dhe bëni atë që është e nevojshme për të fituar mirësinë, qetësinë në të.
Dijeni se Allahu ju ka urdhëruar që të bieni në Salavate dhe ta përshëndesni të dërguarin e Tij, Ai ka thënë në Kuranin Famëlartë: “Vërtet, Allahu e bekon të Dërguarin dhe engjëjt e Tij luten për të. O besimtarë, lutuni për të dhe përshëndeteni me “selam!” (El- Ahzab 56)
O Zot, fale, mëshiroje dhe bekoje të dërguarin tonë, Muhamedin.
Kënaqësia e Zotit qoftë mbi Halifet e parë të drejtë, të cilët gjykuan me të vërtetën dhe me të bënë drejtësi, Ebu Bekrin, Omerin, Othmanin dhe Aliun, me të gjithë shokët e tij, dhe me ne së bashku me ta, me Bujarinë dhe Mëshirën Tënde, o më i Madhi Bujar.
O Zot, lartëso Islamin dhe muslimanët, poshtëro politeizmin dhe politeistët, dhe shkatërro armiqtë e fesë.
Bëje të paqtë, të sigurt dhe të begatë këtë vend dhe të gjitha vendet muslimane, o Zoti i botëve.
O Zot, përmirëso gjendjen e muslimanëve në çdo vend.
O Zot, bëj vendet e tyre të qeta dhe të sigurta me fuqinë Tënde, o Zot i botëve.
O Zot, jepi sukses udhëheqësit tonë, kujdestarit të dy xhamive të shenjta, dhe zëvendësit të fronit të tij në atë që Ti do dhe je i kënaqur, udhëzoi ata në drejtësi dhe devotshmëri. O Zot, bëji ata të dy të dobishëm për Islamin dhe muslimanët.
“O Zoti ynë! Ne e kemi futur veten në gjynah, prandaj, nëse Ti nuk na fal dhe nuk na mëshiron, ne vërtet që do të jemi nga të humburit.” ( El-A’raf 23)
“Zoti ynë, na jep të mira në këtë botë, na jep të mira në botën tjetër dhe na ruaj nga dënimi i Zjarrit (të Xhehenemit)”. (El-Bekare 201)
Adhurues të Zotit! “Në të vërtetë, Allahu urdhëron drejtësinë, mirësinë dhe ndihmën për të afërmit, si dhe ndalon imoralitetin, veprat e shëmtuara dhe dhunën. Ai ju këshillon, në mënyrë që ju t’ia vini veshin.” (En –Nahl 90)
Përmendeni Allahun e Madhërueshëm, Ai ju kujton ju,
Falënderojeni për të mirat dhe begatitë e Tij që t’ua shumojë ato.
“ Vërtet, përmendja e Allahut është më e madhe! Allahu di gjithçka që ju bëni.” (El-Ankebut 45)
Afrim Smakaj