Gjendja e muslimanëve në përkujtimin e lindjes së Profetit të sinqertë

Hutbe e ditës së Xhuma nga Xhamia El Aksa     06-03-1447H   29-08-2025 D

Shejh Muhamed Selim 

Tema   Gjendja e muslimanëve në përkujtimin e lindjes së Profetit të sinqertë

Lavdërimet janë për Zotin, e ka quajtur moralin e të dërguarit madhështorë sepse ai nuk kishte asnjë shqetësim tjetër përveç Zotit. Allahu i Plotëfuqishëm ka thënë: “ Se ti je me virtyte madhore.” ( El-Kalem 4) O muslimanë! A është ambicia juaj e ngjashme me ambicionin e të dërguarit tuaj, paqja dhe mëshira e Zotit qoftë mbi të?

Dëshmoj se nuk ka Zot tjetër veç Allahut, Një i Vetëm dhe pa shok, Ai ju quajti muslimanë në librat qiellorë dhe në Kuran, në mënyrë që i dërguari të jetë dëshmitar i transmetimit të fesë Islame tek ju. Zoti ka thënë: “Ai ju ka quajtur juve muslimanë qysh më parë (në Shkrimet e Shenjta) dhe në këtë (Kuran)…” (El-Haxhxh 78)

O adhurues të Zotit! Përgjigjuni thirrjes së Zotit tuaj, i Cili ju ka urdhëruar dhe ka thënë: “ Andaj, faleni namazin, jepni zeqatin dhe mbështetuni tek Allahu! Ai është Mbrojtësi juaj. Sa Mbrojtës dhe Ndihmës i mrekullueshëm është Ai!” (El-Haxhxh 78)

Dëshmoj se zotëria ynë, Muhamedi, është rob i Zotit dhe i dërguari i Tij, ai i cila ka ngritur duart lartë nga qielli duke u lutur dhe ka thënë: “ O Zot, umeti im, umeti im, umeti im!” Deri sa ka qarë dhe Zoti i ka thënë Xhebrailit: “ Shko tek Muhamedi dhe i thuaj: Vërtetë Zoti të thotë ty: Ne do të të kënaqim me umetin tënd.” Prandaj, duajeni të dërguarin tuaj, ndiqni udhëzimin dhe sunetin e tij, në mënyrë që të jeni nga ata që do të jenë të kënaqur me të në Ditën e Ringjalljes. O Zot, fale, mëshiroje dhe bekoje atë, familjen e tij të pastër, shokët e tij të bekuar dhe ata që e pasojnë në vepra të mira deri në ditën e Kijametit.

Në vijim

Në përvjetorin e lindjes së profetit Muhamed, paqja dhe mëshira e Zotit qoftë mbi të,  u kujtojmë popujve atë që dikush prej tyre dhjetra vite më parë ka thënë: “ Sikur Muhamedi të ishte midis nesh do t’i zgjidhte problemet e botës duke shijuar një filxhan kafe.”  U themi të gjithëve: Muhamedi, paqja dhe mëshira e Zotit qoftë mbi të, është i pranishëm në mesin tuaj dhe tek ju, me fenë Islame, atëherë pse nuk e besoni atë?! Muhamedi, paqja dhe mëshira e Zotit qoftë mbi të, është i pranishëm në mesin tuaj dhe tek ju me umetin e tij, i cili është më i mirë se ju tek Zoti, atëherë pse e kundërshtoni atë dhe komplotoni ditë e natë për të plaçkitur burimet e tij dhe për të imponuar tiraninë në atdheun e tij?! Muhamedi, paqja dhe mëshira e Zotit qoftë mbi të,  është i pranishëm në mesin tuaj me fenë, ligjin dhe sunetin e tij, ai është streha juaj nga padrejtësia dhe tirania. “O njerëz! I Dërguari ju ka sjellë të vërtetën nga Zoti juaj, prandaj besoni, se për ju është më mirë!” (En-Nisa’ 170)

O ju njerëz! Zoti ju ka bekuar me lindjen e Muhamedit, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, e Zoti për këtë bekim ka thënë: “ Dhe Ne nuk të kemi dërguar ty (o Muhamed), veçse si mëshirë për botët.”(El-Enbija’ 107) Nëse profeti Muhamed, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, nuk do kishte lindur ose nuk do ishte dërguar, ne do të kishim parë shkatërrimin e përgjithshëm të vendeve dhe popujve tuaj, për shkak të tiranisë, arrogancës, padrejtësisë, mosbesimit dhe të dominimit të padrejtë në tokë. Pra, kush prej jush do të jetë midis njerëzve të kuptueshëm që e falënderojnë Zotin për bekimin ndaj tyre me lindjen dhe misionin e Muhamedit, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të!? Ata besojnë në Islamin me të cilin u dërgua Muhamedi dhe me të cilin kanë ardhur të gjithë të dërguarit para tij. Apo kjo është ligjshmëria e Zotit tek ju, për t’ju sprovuar në atë që Ai ju ka dhënë?!

Dhe ju arabë, populli dhe udhëheqja e juaj: Muhamedi, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, është i pranishëm midis jush, nëpërmjet lindjes së tij, misionit të tij dhe fesë së tij që trashëgoi për ju. Atëherë, pse ktheheni prapa pasi Zoti ju ka udhëzuar?! A ju pëlqen poshtërimi juaj pa Muhamedit dhe fenë e tij? Me lindjen e Muhamedit, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, ju jeni bërë të lirë, atëherë pse pranoni skllavërinë tek popujt e tjerë përveç ligjit dhe udhëzimit të tij?!

O ju arabë! Zoti ju dhuroi bekimet e Tij me lindjen e Muhamedit, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, pasi lindja e tij ishte shenjë e disfatës dhe zhdukjes së mosbesimit. Ai ju dha fitoren nëpërmjet Muhamedit dhe ju dha fitoren nëpërmjet lindjes së tij, në një kohë kur ju nuk kishit fuqi apo forcë. Ebreha dhe ushtria e tij u shkatërruan me zogjtë Ebabil, dhe pastaj ju dolët pas kësaj si çlirues dhe bartës të fesë. Sot, nesër dhe në çdo epokë, ju do të poshtëroheni pa Muhamedin, do të poshtëroheni pa fenë e tij. Prandaj mos u ktheni prapa, që të mos bëheni humbës.

Keni provuar besime të rreme, moral të korruptuar dhe ide të degjeneruara, keni jetuar në labirinthet e tyre dhe ende po vrapon pas tyre. Kur do ta ngrini statusin tuaj dhe do të dilni  nga labirinthi juaj duke ndjekur Muhamedin, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, dhe duke festuar lindjen e tij, duke e ndjekur atë, duke u udhëzuar me të dhe duke e pasuar atë?!

O ju arabë! Zoti ju dhuroi bekimet e Tij, dhe nuk e mori nga ju Muhamedin, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, derisa Ai rregullo përmes tij devijimin, shtrembërimin,  tuaj. Ai ju nxori nga adhurimi i idhujve në adhurimin e vetëm të Allahut,  ju nxori nga mosbesimi në besim derisa ju u bëtë umeti më i mirë dhe fjalët e Tij u përmbushën: “ Dhe Zoti nuk do e marrë atë derisa të rregullojë përmes tij fenë e shtrembëruar, devijuar.” duke thënë: Nuk ka Zot tjetër përveç Allahut. Atëherë, pse arabët u kthyen në shtrembërimin e saj, fesë, u larguan nga Ligji i Zotit të tyre, dhe u bënë pasues të popujve të tjerë, duke qëndruar aty ku qëndrojnë dhe duke fjetur aty ku flenë?! A për këtë u krijuat ju, o arabë, e Allahu nëpërmjet të dërguarit të Tij, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, ju bëri udhëheqës të njerëzimit? Pra, ku janë arabët që udhëheqin karvanin me ligjin që Allahu ia shpalli të dërguarit të Tij, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të?! Ata po jetojnë përvjetorin e lindjes së tij fisnike. Kur do të mbarojë ky llum arab dhe do të bëhet një oqean që i ndriçon mendjet?! A nuk është koha që ju të ndaloni gjakderdhjen e poshtërimit tuaj?! A nuk është koha që ju të ktheheni tek ai në përvjetorin e lindjes së të dërguarit tuaj dhe të përcillni mesazhin e tij për të qenë udhëheqës të kombeve me mirësi, drejtësi dhe paqe?!

LEXO  Këshilla për vepra të mira në lamtumirën e Ramazanit

O ju muslimanë! O umeti Islam! Bekimi i të dërguarit, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, dhe nderi i tij midis jush do të mbetet deri në Ditën e Ringjalljes, prandaj lavdërojeni atë ashtu siç i takon lavdërimi dhe ruani sunetin e tij. Plotësoni sunetet ashtu siç plotësoni obligimet e detyrueshme dhe bindjuni të dërguarit ashtu siç i bindeni Allahut. Zoti ynë, Allahu i Madhërishëm thotë: “  Bindjuni Allahut dhe të Dërguarit!” (Et-Tegabun 12)

O ju besimtarë! Muhamedi është rob dhe i dërguar i Zotit. Ai është imami më i madh. Bindja ndaj tij është e detyrë prandaj bindjuni atij dhe mos thoni: Ky është detyrim që e kryejmë dhe ky është sunet që e braktisim. Kjo është mangësi në besim dhe padije në fe.

O umeti Islam! Vërtetë Muhamedi, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, është nga raca juaj, nga vetë esenca, zemra e arabëve, i pastër prej tyre. Ky është  burim krenarie për ju, prandaj jini krenarë për këtë dhe ndiqeni atë. Ai, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, është i kujdesur, interesuar që ju të besoni,  refuzon që ju të hyni në zjarr të Xhehenemit, vështirësitë tuaja janë të vështira për të. Ai është shumë i dhembshur dhe i mëshirshëm ndaj jush. Ai shqetësohet vetëm për mirëqenien tuaj dhe është i kënaqur vetëm me hyrjen tuaj në Xhenet. Pse i shmangeni asaj që ju solli ai?! Dhe pse pranoni poshtërimin në jetën tuaj të kësaj bote?! A nuk ka thënë Zoti juaj, Allahu i Madhërishm: “ Tashmë ju ka ardhur një i Dërguar nga gjiri juaj. Atij i vjen rëndë për gjynahet që bëni ju, jua dëshiron të mirën me gjithë zemër që ju të shkoni rrugës së drejtë dhe është i butë e i mëshirshëm me besimtarët. Nëse ata largohen (nga e vërteta), thuaj: “Më mjafton Allahu, s’ka zot tjetër (të denjë për adhurim), përveç Tij. Unë mbështetem tek Ai që është Zot i Fronit të Madh!” (Et-Teube 128-129) Neve na mjafton Allahu e Ai është Rregulluesi më i mirë i punëve kundër atyre që i kthejnë shpinën Muhammedit dhe fesë së tij. Neve na mjafton Allahu e Ai është Rregulluesi më i mirë i punëve kundër atyre që janë armiqësorë ndaj tij dhe pasuesve të tij.

O ju besimtarë! Zoti ka sjellë shembull shokët e Muhamedit, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, se numri i tyre ishte i vogël dhe ishin të dobët, por se ata do të shtohen në një grup të bekuar besimtarësh që punojnë për fenë e tyre. Kështu që Allahu i Plotëfuqishëm tha në këtë shembull: “Ky është përshkrimi i tyre në Teurat. Ndërsa në Ungjill, shembulli i tyre përshkruhet si një farë e mbjellë që lëshon filiza e forcohet e pastaj rritet e fortë me kërcellin e vet, duke i gëzuar mbjellësit. (Kështu përshkruhen ata) me qëllim që, nëpërmjet tyre, Ai t’i zemërojë mohuesit.” (El-Fet’h 29)

O umeti i Muhamedit, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të!  Pavarësisht sa të paktë ose të dobët jeni, Zoti do ta bekojë numrin tuaj, besimin tuaj dhe bindjen tuaj ndaj Tij, dhe rezultati, fitorja, do jetë e juaja, sepse ju jeni fara e Zotit në tokën e Tij. Prandaj rrituni mirë në mënyrë që të arrini premtimin e Zotit për falje dhe shpërblim të madh, siç Ai ju ka premtuar kur ka thënë: “ Për ata midis tyre që besojnë dhe kryejnë vepra të mira, Allahu ka premtuar falje dhe shpërblim të madh.” (El-Fet’h 29)

O umeti Islam! Merreni përgëzimin, lajmin e mirë, për lehtësim dhe largim të vështirësive, sepse Zoti i premtoi të dërguarit të Tij, Muhammedit, lehtësim pas vështirësisë, kur i ka thënë: “ Me të vërtetë, pas vështirësisë – vjen lehtësimi! Vërtet, pas vështirësisë – vjen lehtësimi!” (Esh-Sherh 5-6) Premtimi i Zotit ndaj të Dërguarit të Tij për lehtësim pas vështirësisë është premtim dhe lajm i mirë dhe për ju. Kjo është arsyeja pse, kur Ebu Ubejde Ibn El Xherah i shkroi Omer Ibn El Hatabit, duke i përmendur ushtritë romake dhe atë që ai kishte frikë prej tyre, Omeri, Zoti qoftë i kënaqur me ata të dy,  i shkroi atij: “ Në vijim: Pavarësisht se çfarë vështirësie i ndodh një robi besimtar, Allahu do të sjellë lehtësim pas saj, e asnjë vështirësi nuk do t’i mposhtë dot dy lehtësira.”

O muslimanë! Zoti i premtoi të dërguarit të Tij, Muhammedit, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, dhe i ka thënë: “ E, sigurisht që Zoti yt do të të japë ty, sa të jesh i kënaqur.” (Ed-Duha 5) Kështu që Zoti i tregoi atij se çfarë do të hapej për umetin e tij pas tij, nga çlirimi i Sirisë, Irakut, Bizanti dhe çlirime të tjera. Kur Xhebraili e informoi për këtë, ai, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, u gëzua  dhe u kënaq shumë.  Premtimi i Zotit ndaj profetit të Tij, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, do të mbetet deri në Ditën e Kijametit. E prej tyre çlirimet e ardhshme, ndoshta brezi ynë do t’i dëshmojë ato, ose brezat që vijnë pas nesh do t’i dëshmojnë ato. Vetëm Zoti është Fitimtar dhe vetëm Zoti është Plotësuesi i asaj që Ai dëshiron. Prandaj prisni që premtimet e Zotit për ju të zbresin mbi ju, sepse Zoti ju ka dhënë çelësat e tokës nga ajo që Zoti hapi për Muhamedin dhe shokët e tij, dhe nga ajo që Zoti do të hapë për ju në atë që ka mbetur nga koha. I dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, ka thënë: “ Ndërsa isha në gjumë, pashë që çelësat e thesareve të tokës mu sollën dhe mu vunë në dorë.” Ja ku jeni ju, o muslimanë, i zotëroni këto çelësa, prandaj mos i humbisni. A nuk ju dha lajmin e mirë pronari i këtij përvjetori, përkujtimit të këndshëm se do të zotëroni lindjen dhe perëndimin e tokës, dhe ju ka thënë: “ Zoti i Plotëfuqishëm ma ka treguar tokën që të shikoj lindjen dhe perëndimin e saj. Sundimi i umetit tim do të arrijë atë që më është treguar prej saj.” Prandaj, hidheni dëshpërimin pas shpine, sepse premtimi i të dërguarit tuaj, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, do të vazhdojë të përmbushet, brez pas brezi, me çlirime dhe fitore vendimtare, derisa Zoti të sjellë urdhrin e Tij.

LEXO  Gëzimi: Etiketa dhe disa nga rregullat e tij

O ju besimtarë! Zoti e ngriti lartë përmendjen e të dërguarit tonë, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, në mes të engjëjve në qiell, në tokë në mes të besimtarëve dhe në botën Tjetër, Ahiret,  duke i dhënë atij pozitë të lavdërueshme dhe grada të larta. Zoti për këtë ka thënë: “ Dhe ta lartësuam emrin?!”(Esh-Sherh 4) Ky është një tjetër lajm i mirë, përgëzim, që sjellim për ju me rastin e lindjes së të dashurit dhe të dërguarit tonë Muhamed, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të. Se Zoti e ka ngritur reputacionin tuaj, nëpërmjet vendosmërisë suaj në të vërtetën dhe fenë, durimit tuaj përballë vështirësive dhe përmes durimit tuaj përballë mohimit të njerëzve të gjakut dhe fesë tuaj. Reputacioni juaj është ngritur lart tek Zoti në qiej dhe reputacioni juaj është ngritur në mes  popujve në tokë. Urime të gjithë neve për lindjen e të dërguarit tonë, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të,  urime të gjithë neve për misionin e tij midis nesh,  urime të gjithë neve që jemi pasuesit e tij, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të. Ne e duam atë dhe ai na do, ne jemi përmalluar për të dhe ai është përmalluar për ne.

O ju besimtarë! I dërguari ynë, Muhamedi, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, mori xhaminë e  Aksasë nga Zoti trashëgim, të cilën Ai e lejoi të ndërtohej ekskluzivisht për muslimanët dhe jo për njerëzit e tjerë. Profeti ynë, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, është ai që ndërmori udhëtimin e natës së Israsë për në Kud’s dhe është ai që kishte dy kible: Xhaminë e Aksasë dhe Mesxhidi Haram, Qaben. Me lindjen e tij, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të,  ai na i dha të gjitha këto, sepse ne jemi familja dhe shoqëruesit e tij. Lindja më e mrekullueshme ishte lindja e Muhamedit, misioni më i mrekullueshëm ishte misioni i Muhamedit, feja më e mrekullueshme është feja me të cilën u dërgua Muhamedi dhe umeti më i mrekullueshëm ai që refuzon t’i nënshtrohet dikuj tjetër përveç Muhamedit, sheriatit, legjislacionit, dhe sunetit të tij.

“ Muhamedi është mëshira e Zotit që e dhuroi, për të gjithë botën ai është bekim dhe mirësi,

Zoti e bekoftë atë me bekimet më të mira, të pa ndërprera për asnjë moment apo kohë.”

O ju besimtarë! Me rastin e përkujtimint të lindjes së të dërguarit tonë, paqja dhe mëshira e Zotit qoftë mbi të, ju kujtojmë fjalët e Zotit të Plotfuqishëm: “Thuaju (o Muhamed): “Nëse ju e doni Allahun, atëherë më ndiqni mua, që Allahu do t’ju dojë dhe t’jua falë gjynahet! Allahu është Falës i Madh dhe Mëshirëplotë.” (Al ‘Imran 31) Dashuria juaj për Zotin dhe të dërguarin e Tij do të thotë bindja juaj ndaj tyre dhe ndjekja e urdhrave të tyre. Dashuria e Zotit për ju do të thotë që Ai ju falën. O Zot, na i fal gjynahet tona. O Zot, na fal shkeljet në punët tona. O Zot, kujdesu për ne me kujdesin Tënd, vëmendjen Tënde dhe mëshirën Tënde, o më i Madhi Mëshirues.

Adhurues të Zotit! Ka ardhur në një hadith fisnik: “ Vërtetë Zoti nuk i përgjigjet lutjes së një zemre të shkujdesur, të pavëmendshme, neglizhente.” 

Prandaj, luteni Zotin duke qenë të bindur në përgjigje!

Hutbeja e dytë

Lavdërimet janë për Zotin, i Cili dërgoi Muhamedin, paqja dhe mëshira e Zotit qoftë mbi të, për të na lexuar ajetet Kuranore dhe për të na pastruar me besim.

Dëshmoj se nuk ka Zot tjetër veç Allahut, Një i Vetëm dhe pa shok, i Cili ka thënë në Librin e Tij, në Kuran: “  Allahu u ka dhënë besimtarëve dhuratë të madhe, kur u solli një të dërguar nga gjiri i tyre, i cili ua lexon Shpalljet e Tij, i pastron nga gjynahet dhe u mëson Librin (Kuranin) e urtësinë (diturinë e thellë fetare), edhe pse më parë, me të vërtetë, ata ishin në rrugë krejt të gabuar.” (Al ‘Imran 164)

LEXO  Roli i mësuesit dhe detyra e nxënësve dhe shoqërisë ndaj tij

Dëshmoj se zotëria ynë, Muhamedi, është rob i Zotit dhe i dërguari i Tij, na ka trashëguar  kuptimin e fesë dhe për veten e tij ka thënë: “Unë u dërgova nga më të mirët e bijve të Ademit, njerëzimit, brez pas brezi, derisa u bëra nga brezi në të cilin isha.” Paqja dhe mëshira e Zotit qoftë mbi të, mbi familjen e tij, mbi shokët e tij dhe mbi ata që i pasojnë në vepra të mira deri në ditën e Kijametit.

Në vijim

O ju besimtarë! Në varret tuaja do të pyeteni për të dërguarin tuaj, paqja dhe mëshira e Zotit qoftë mbi të. Nga hadithet e nënës së besimtarëve Aishes,  Zoti qoftë i kënaqur me të, ku tregohet se i dërguari i Allahut, paqja dhe mëshira e Zotit qoftë mbi të, ka thënë: “ Sa i përket sprovës së varrit, do të sprovoheni prej meje dhe do të pyeteni dhe për mua.” Prandaj, kush janë përgjigjet nga ju për pyetjen tuaj në lidhje me profetin tuaj?! A do të përgjigjeni: Muhamedi është i dërguari i Zotit, i besuam? A i besuan atij humbësit?! A i besuan atij hipokritët?! A i besuan shpifësit?! A i besuan atij ata që shesin nderin, fenë, të drejtat dhe tokën e tij?! A i besuan atij gratë e zbuluara të sotme, të cilat nuk largohen nga një vend ku ka korrupsion ose humbje të moralit dhe fesë?! Dhe a i besuat atij, ndërkohë që ka midis jush nga ata që nuk njohin mbështetje të ndërsjellë ose besnikëri ndaj asnjë muslimani apo feje?! Dhe a i besuat të dërguarit tuaj kur ai ju thotë: “ Mos u ktheni pas meje në mosbesim, mohim, duke i rënë njëri-tjetrit në qafë, duke vrarë njëri-tjetrin.” Cilat janë përgjigjet tuaja, o banorë të Kudsit dhe rrethinave të tij?! Cilat janë përgjigjet tuaja për këto pyetje për shthurjen dhe shpërfilljen tuaj ndaj vlerave të fesë në fejesa dhe dasma?! Për hir të Zotit, si do t’i përgjigjeni të dërguarit dhe Zotit tuaj në ditën e Gjykimit për këto pyetje?! A i besuat të dërguarit tuaj, paqja dhe mëshira e Zotit qoftë mbi të, në përvjetorin e lindjes së tij, me rinovimin e besëlidhjes tuaj me të për të vazhduar siç ishte?! Apo jeni ende të përqendruar në botë dhe mbeturinat e saj kalimtare?! A i besuat të dërguarit tuaj ndërsa jeni në mosmarrëveshje dhe përçarje?!

O umeti musliman! Sa pyetje e vështirë! O umeti Islam! Sa përgjigjeje e vështirë! Engjëlli do qëndrojë jatë me ju në këtë pyetje, prandaj përgatitni  përgjigje që do ta kënaqë Zotin tuaj dhe do ta bëjë të lumtur të dërguarin tuaj, paqja dhe mëshira e Zotit qoftë mbi të.

O adhurues të Zotit! Pronarit të përkujtimit të lindjes, paqja dhe mëshira e Zotit qoftë mbi të, Zoti i tregoi Xhenetin dhe Xhehenemin, e nga ato që ai tha ishte: “ E shikova Xhenetin dhe pashë se shumica e banorëve të tij ishin të varfër. E shikova Xhehenemin dhe pashë se shumica e banorëve të tij ishin gra.”

Prandaj, çfarë veprash të mira kanë përgatitur arabët për Xhenet?! Si heqja e padrejtësisë dhe mbështetja e të shtypurve. Apo  kithimi i tyre nga feja e tyre, besnikëria e tyre ndaj shejtanit dhe lufta kundër tij është rrugë drejt Xhenetit apo rrugë drejt Xhehenemit?!

Ndërsa ju o adhurues të Zotit! Çfarë keni përgatitur nga besimi i sinqertë dhe veprat e mira për Xhenetin?! Dhe çfarë keni bërë për t’iu shmangur zjarrit të Xhehenemit, lënda djegëse e të cilit janë njerëzit dhe gurët?! Zoti, i Plotfuqishmi, nuk e krijoi Muhamedin, paqja dhe mëshira e Zotit qoftë mbi të, përveçse për t’ju shpëtuar nga zjarri, që ta ndiqni atë dhe të hyni në Xhenet me të, në shoqërinë dhe me shoqërinë e tij. Dhe ky, për Zotin, është nderim i madh, pas të cilit nuk ka nderë më të madh, prandaj jini të zellshëm për të dhe bëni gjithçka që do t’ju afrojë më shumë me të dhe që do t’ju afrojë më shumë në shoqërinë dhe me shoqërinë e tij. I dërguari ynë, paqja dhe mëshira e Zotit qoftë mbi të, përkujtimin e lindjes së të cilit presim në ditët në vijim, është i pari për të cilin do të çahet toka në Ditën e Ringjalljes, të cilit do t’i jepet flamuri i lavdërimit dhe i pari që do të hyjë në Xhenet. Ai, paqja dhe mëshira e Zotit qoftë mbi të,  ka thënë: “ Në ditën e Kijametit, Ringjalljes, njerëzit do të nxirren nga toka, e unë do të jem i pari që do të nxirrem nga toka.”

O ju të lidhur me këtë tokë! Mos shkoni larg në përkujtimin e lindjes së të dashurit të Zotit të Botëve dhe të dashurit tuaj Muhamed, paqja dhe mëshira e Zotit qoftë mbi të, sepse ai është në mesin jush dhe me ju, përmes Librit dhe sunetit profetik që ai la midis jush. Ai është me ju përmes historisë së tij, prandaj ndiqeni atë, ecni në gjurmët e tij dhe përmbajuni udhëzimit të tij. Muhamedi, paqja dhe mëshira e Zotit qoftë mbi të, është me ju, tek ju dhe midis jush, në xhaminë Aksa, të cilën ai ua la trashëgim, prandaj mos e shpërdoroni trashëgiminë e tij. Ai është me ju në udhëtimin tuaj drejt Bejtul Makdis, Kudsit,  duke ju nxitur dhe duke ju tunduar me shpërblimin e madh për ata që udhëtojnë drejt tij, Kudsit, dhe për ata që ruajnë shenjtërinë dhe paprekshmërinë e tij, dhe nuk e shkelin atë. Pra, ngrihuni dhe udhëtoni drejt kibles së parë të të dërguarit tuaj, drejt vendit të udhëtimit të tij të natës dhe ngjitjes, Israsë dhe Miraxhit, drejt destinacionit të zemrës dhe shpirtit të tij.

O Zot, na ruaj! O Zot, na shpëto! O Zot, prano pendimin tonë! O Zot, largo nga ne komplotet e të gjithë armiqve tanë, nga njerëzimi dhe xhindët, shtypësit dhe ziliqarët. O Zot, largo shqetësimin nga ne! O Zot, largo pikëllimin nga ne! O Zot, largo fatkeqësitë nga ne! O Zot, largo dënimin nga ne! O Zot, largo sëmundjet nga ne! O Mbrojtësi i të drejtëve, o Siguria e të frikësuarve, o Ti që i përgjigjesh thirrjes së nevojtarëve, për Ty është lutja jonë, tek Ti është nënshtrimi dhe kërkesa jonë, mbështet Islamin dhe muslimanët, me mirësinë Tënde, bëj që fjalët e së vërtetës dhe fesë të mbizotërojnë, bëje Aksanë tonë të sigurt me sigurinë Tënde, fitimtare me fitoren Tënde dhe të ruajtur me mbrojtjen Tënde. O Zot, merr në kontrollin Tend çështjet tona. O Zot, lehtëso vuajtjet tona. O Zot, mundëso shlyerjen e borxheve nga borxhlinjtë, mundëso lirinë e të burgosurve dhe robërve tanë. O Zot, mëshiro të vdekurit tanë dhe të vdekurit e muslimanëve. O Zot, largo prej nesh shtypjen e të padrejtëve dhe na jep përfundim të mirë, o më i Madhi i të Mëshirshmëve. Na fal ne, muslimanët dhe muslimanet, të gjallët dhe të vdekurit prej tyre.

Adhurues të Zotit! “Në të vërtetë, Allahu urdhëron drejtësinë, mirësinë dhe ndihmën për të afërmit, si dhe ndalon imoralitetin, veprat e shëmtuara dhe dhunën. Ai ju këshillon, në mënyrë që ju t’ia vini veshin.” (En –Nahl 90)

Përmendeni Allahun, Ai ju kujton ju, falënderojeni Atë se Ai do t’ju japë më shumë, kërkoni falje tek Ai sepse ju falën.

Ti që fton për namaz, fto në namaz!

“…Vërtet, namazi të ruan nga shthurja dhe nga çdo vepër e shëmtuar dhe, vërtet, përmendja e Allahut është më e madhe! Allahu di gjithçka që ju bëni.” (El-Ankebut 45)

Afrim Smakaj

https://www.facebook.com/3teshenjta/videos/634810652711608

Post Author: endrit