Zgjohuni nga përgjumja – Aksa 27.11.2020

Lavdërimet janë për Zotin, na ka krijuar dhe na ka vënë në shërbim të kësaj feje që ta ndihmojmë atë. Nëse braktisim fenë e Tij, do të na zëvendësojë më një popull tjetër, që i do dhe që e duan Atë: “dhe nuk i tremben qortimit të asnjë qortuesi.” (El-Maide 54) 

O Zot na vë në shërbim  të fesë tonë, na forco në këtë fe dhe të lutemi të jesh i kënaqur me ne.

Dëshmojmë se nuk ka Zot tjetër veç Allahut, Një i Vetëm i pa shok, na ka paralajmëruar dhe ka thënë: “ … por, nëse shmangeni, ashtu siç keni bërë edhe më parë, Ai do t’ju ndëshkojë me dënim të dhembshëm. “  (El-Fet’h 16)

Dëshmojmë se zotëria ynë Muhamedi është rob dhe i dërguari i Zotit, pozita e tij është e lavdëruar, dhe ushtria e tij është triumfuese. Ju jeni nga ushtria e tij, nëse besimi i juaj është i sinqertë dhe i përmbaheni kësaj feje.

I dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, ka thënë: “ Vërtetë Allahu me mirësitë e Tij veçon  popuj që të jenë të dobishëm për njerëzimin, duke ua zgjatur dobinë e tyre për sa kohë ata punojnë.   E nëse ata nuk e meritojnë do ta largojë atë mirësi prej tyre për ta zbritur atë tek një popull tjetër.”

O Zot fale, mëshiroje dhe bekoje, krijesën më të dashur tek Ti, dhe krijesën më të dashur tek ne. O Zot fali shokët e tij, familjen dhe tabiinët, pasuesit e tyre dhe të gjithë ata që i pasojnë me mirësi deri në ditën e fundit.

Në vijim

O ju musliman! Nëse ju kërcënon një Sundues i madh që nuk është i lindur, mbreti  i drejtë që nuk bën padrejtësi, Allahu Fuqiplotë, se nëse i thyeni urdhërat e Tij dhe nuk i zbatoni ata,  Ai do të ju zëvendësojë dhe nuk do lëri asnjërin nga ju, a do ta prisni këtë kërcënim me lehtësi dhe pa i kushtuar vëmendje?! Apo do të ktheheni në zbatimin e urdhërave të Tij?! Do ti plotësoni dhe do të largoheni nga ato që ju ka ndaluar?! Do ti bëni duke dashur që të ruani ekzistencën tuaj, dhe duke kërkuar kënaqsinë e Tij. Ky Sundues që ju kërcënon është Allahu, Sunduesi i sunduesve, i kërcënon muslimanët dhe ju premton atyre dhe thotë: “E, nëse ju ia ktheni shpinën dhe i largoheni Atij, Ai do t’ju zëvendësojë me një popull tjetër, i cili nuk do ta ndjekë shembullin tuaj.” ( Muhammed 38)

O muslimanë! Nëse meditojmë dhe kuptojmë mirë këtë ajet Kuranor, nuk do të mbylleshin sytë tanë, dhe nuk do të tregoheshim neglizhent natën as ditën, derisa të ndihmojmë fenë e Zotit me ndihmë të vërtetë, derisa të pasojmë librin dhe të dërguarin e Tij, dhe synetin e të dërguarit të Tij. Derisa të qëndrojmë në fenë tonë me qëndrimin më të mirë. E ky kërcënim është nga Allahu i Plotfuqishëm dhe i Pushtetshëm, ky gjykim është nga Allahu Sunduesi i çdo gjësë, i  Fuqishmi dhe i Plotpushtetshmi. Ky kërcënim dhe premtim është për të gjitha ta që kanë besuar  Kuranin, dhe thyejnë rregullat e tij, në mënyrë të plotë dhe me hollësi. Për ata që kanë besuar Islamin, por ndjekin dhe zbatojnë rregulla dhe legjislacion tjetër veç tij.  Për të gjitha ata që kanë dyshime për pozitën e Aksasë dhe shenjtërinë e sajë. Për të gjithë ata që sulmojnë historinë tonë, vendet tona të shenjta, dhe ju binden armiqve  të atyre  që janë të lidhur me  Bejtul Makdis dhe rrethinat e tij.

Allahu i Madhërueshëm i ka urdhëruar në këtë gjë, apo kundra Zotit shpikin gënjeshtra?!  Më parë ishte Ebu Rigale i pari i tyre që drejtonte ushtrinë  e Abrahas për shkatërrimin e  Qabes, ndërsa sot stërnipat e tij ndjekin rrugën e tij për të shkatërruar Islamin pjesë pjesë. Kanë harruar se Ebu Rigali mallkohet dhe pse nuk i dihet  varri  edhe sot. 

O ju njerëzit hipokritë, ndaloni nga hipokrizia juaj, bëni kujdes, ruajuni  poshtërimit nga Zoti  në këtë botë dhe dënimit të Tij në botën tjetër. O njerëz të neglizhencës, zgjohuni nga neglizhenca juaj, o njerëz të devijimit kthehuni tek rruga e Zotit tuaj. O ju muslimanë kthehuni tek feja juaj me prezencë, para se të ju zëvendësojë Zoti me një popull tjetër; “që i do dhe që e duan…….dhe nuk i tremben qortimit të asnjë qortuesi.” (El-Maide 54) 

O adhurues të Zotit! Sahabiu i nderuar, Ebu Darda’, Zoti qoftë i kënaqur me të, ka marrë pjesë në çlirimin e ishullit të Qipros, ku në vend që të qante nga gëzimi për largimin e bizantinëve të mundur dhe kokëulur, ai shqetësohej dhe qante, e kur është pyetur për arsyen e të qarit të tij, ai është përgjigjur duke thënë; “ Qajë për atë popull që kundërshton rregullat e Zotit dhe Zoti e zëvendëson atë me një popull tjetër.” 

A nuk është për të qarë o muslimanë nga ajo që përballeni me zëvendësim?! Të zëvendësuarit  e shëndetit me sëmundje dhe epidemi, të zëvendësuarit e udhëheqjes  së drejtë në vendet tuaja me tiranë, zëvendësimi i vendeve tuaja me shkatërrim nga mizorët. Xhamitë tona shkatërrohen dhe mbyllen, femrave tona u vendosen rregulla për të zëvendësuar nderin dhe pastërtinë me të keqen dhe të turpshmen. Shtëpitë tona zëvendësohen me shthurje dhe të ndaluara. Kemi braktisur urdhërimin në të mirë dhe e kemi zëvendësuar me të ndaluarën, të keqen. Kemi braktisur bindjen ndaj Zotit, dhe e kemi zëvendësuar me mosbindje dhe kundërshti ndaj Tij. Kemi braktisur vëllazërinë e fesë, duke e zëvendësuar atë me pushtet dhe forcë. Kemi zëvendësuar shoqërinë e ngritur me besim me shoqërinë  e padijes dhe injorancës në besim. Çdo njëri nga ne muslimanët pretendon se ai është i  pari që ndjekën Islamin dhe nuk ka tjetër veç tij, ulet në vendin apo shtratin e tij dhe kritikon gjendjen e muslimanëve, nuk kritikon veten e tij, dhe nuk drejtohet tek Allahu për dobësinë e tij. Ai shikon një thupër të vogël në sytë e vëllait të tij, dhe nuk shikon trungun në sytë e vet, dhe pretendon se ai është duke bërë, punuar  diçka. 

Nuk na shqetëson kërcënimi që na bën Zoti, dhe nuk na frikëson premtimi i Tij që tronditën zemrat; “ E, nëse ju ia ktheni shpinën dhe i largoheni Atij, Ai do t’ju zëvendësojë me një popull tjetër, i cili nuk do ta ndjekë shembullin tuaj.” ( Muhammed 38)

Muslimanët tradhtuan Zotin e tyre kur humbën emanetin, dhe tradhtuan urdhërin e adhurimit të Tij, ata janë në mes popujve që vetëkënaqen në mrekullitë e tyre. 

Ku janë njerëzit vigjilentë, ku janë njerëzit e pushtetit dhe të këshillimit në ndihmë të fesë? Ku je o Ebu Bekër ndihmës dhe mbështetës?!  Ku je o Omer që të vendosësh standartin e drejtësisë në të gjithë botën?!  Nuk ka fuqi tjetër veç fuqisë së Zotit.

O ju muslimanë! Natyrshmëria e zëvendësimit nuk ndryshon dhe nuk humbet. Goditja  ndaj popujve është  sikurëse goditja  ndaj individëve. E tillë ishte Andaluzia  në kohën e Mbretërve të vegjël kur lanë fenë e tyre, u miqësuan me armiqt e tyre, u dhanë pas kësaj bote dhe harruan botën tjetër, Allahu i Madhërishëm i zëvendësoi ata.

Gjendja jonë sot është njëjtë si gjendja e atyre dje. Dhe para tyre ishin Kurejshët, arab dhe idhujtarë kur u bashkuan kundra Muhamedit, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të,  kundra fesë dhe shokëve të tij, e  Allahu i Madhërueshëm i zëvendësoi ata. Ebu Xhehlit nuk i bëri dobi nderi dhe me pozita e tij, Allahu e zëvendësoi me Abdullah Ibn Mes’udin.

Ebu Lehebi ishte arabi më i  njohur, Allahu i Madhërueshëm e zëvendësoi me Bilal Habeshiun me ngjyrë.

Kush është ai që mbron të drejtën e kësaj feje?! Kush  është ai që me përpjekjet e tij e drejton këtë umet drejtë krenarisë, nderit dhe fuqisë?! Nëse nuk jeni në ndihmë të fesë tuaj dhe të kapeni pas sajtë që të jetë ai gjykimi mbi ju, nuk do të ketë umet për ju dhe nuk do të ketë rrugëzgjidhje për ju. Allahu i Madhërishëm vazhdon në premtimin e Tij ndaj jush; “ E, nëse ju ia ktheni shpinën dhe i largoheni Atij, Ai do t’ju zëvendësojë me një popull tjetër, i cili nuk do ta ndjekë shembullin tuaj.” ( Muhammed 38)

O adhurues të Zotit! Mjaftë më me neglizhencën tuaj. Natyrshmëria e zëvendësimit nuk amniston asnjë njeri, dhe do të ndodhën nëse janë plotësuar kushtet e tij. Shumë nga këto  situata janë prezent në jetën e muslimanëve në këtë kohë. Muslimanët  kanë zëvendësuar gjykimin me drejtësi  me gjykimin me padrejtësi, kanë zëvendësuar bindjen ndaj Zotit me kundërshtinë ndaj Tij, kanë zëvendësuar vëllazërinë në besim me vrasjen e njëri-tjetrit, kanë zëvendësuar të vërtetat e librit të Zotit me të kota dhe të dyshimta, kanë zëvendësuar Kuranin dhe rregullat e tij me disa mendime dhe rregulla njerëzore, dhe me kthimin  në jetën, kohën e padijes, injorancës dhe idhujtarisë. Kanë zëvendësuar programet arsimore me vlera, kurrikulat,  me  disa programe të kota, ndërsa ata, armiqt tanë, punojnë në fshehtësi për zëvendësimin e legjislacionit Islam, e në veçanti atë të familjes islame me rregulla të shthurura, që nxisin dhunën brenda familjeve tona muslimane. 

O muslimanë! Kush  ju ka goditur në kokat tuaja sa të flini kaq gjatë?! Kush  ju ka goditur në kokat tuaja sa të flini kaq gjatë?! A nuk ka ardhur koha që të zgjohemi? Të kapemi pas fesë së Zotit, ta zbatojmë atë, të lartësojmë fjalën e Tij, dhe të shpenzojmë në rrugë të Zotit me pasuri me kohë dhe me të tjera veç tyre. 

Të gjitha këto kanë humbur  në shoqëritë muslimane, dhe  të gjitha këto janë nga shkaqe për zëvendësimit e tyre  me popull tjetër. Allahu i Madhërishëm ka thënë: “ O besimtarë! Nëse ndokush prej jush braktis besimin e vet, dijeni se Allahu do të sjellë njerëz, që i do dhe që e duan;” (El-Maide 54) Allahu i Madhërishëm thotë: “por disa prej jush janë koprracë. Kush tregohet koprrac, ta dijë se i bën dëm vetes, sepse Allahu është i Pasur (s’ka nevojë për asgjë), ndërsa ju jeni të varfër. E, nëse ju ia ktheni shpinën dhe i largoheni Atij, Ai do t’ju zëvendësojë me një popull tjetër, i cili nuk do ta ndjekë shembullin tuaj.” ( Muhammed 38)

A nuk e kanë zëvendësuar disa nga ne ruajtjen e pasurisë me shkatërimin dhe shpenzim e kotë të saj?!

A nuk kanë zëvendësuar disa nga ne dashurinë për Zotin, të dërguarin e Tij dhe Librin e Tij me sharjen e Zotit, sharjen e të dërguarit të Tij dhe sharjen e librit të Tij hapur dhe pa asnjë pikë turpi?! A nuk janë zëvendësuar xhamitë me salla  festash, takimesh dhe forumesh?! A nuk është zëvendësuar e lejuara me të ndaluarën?!A nuk janë zëvendësuar veshjet me lakuriqsi?! A nuk është zëvendësuar udhëheqësi i drejtë i muslimanëve me hipokritë dhe armiq të fesë?!  A nuk e kemi zëvendësuar kërkimin e mbrojtjes tek muslimanët në kërkim  mbrojtje nga mohuesit?!

O muslimanë, kthejuni Zotit dhe frikësojuni vetëm Atij. Merrni vetet tuaja në llogari para së të ju marrin në llogari, dhe bindjuni atyre në të cilat ju ka urdhëruar para se të ju zëvendësojë me popull tjetër. Kthehuni tek Zoti juaj, adhurojeni Atë me adhurim të vërtetë. Bindja juaj nuk i bën dobi Zotit, Ai nuk ka nevojë për bindjen tuaj, sikurëse kundërshtia e juaj ndaj Tij nuk e dëmton Allahun, por se ju do të merrni  ndëshkimin e këtyre kundërshtive, në këtë botë me turpërim dhe poshtërim, sikurëse po jetoni sot. Ndërsa në botën tjetër me zëmërimin e Zotit të Vetëm.  Ditën kur çdonjëri prej nesh do të shikojë në të djathtën e tij dhe nuk shikon vetëm se zjarr, shikon pas tij dhe nuk shikon vetëm se zjarr, shikon para vetes dhe nuk shikon vetëm se zjarr. A i kemi marrë masat që të mbrohemi nga kjo  situatë?! Me të vërtetë dhimbja e asaj ditë është e madhe. “A nuk ka ardhur koha për besimtarët e vërtetë, që zemrat e tyre të përulen para këshillave të Allahut dhe para së Vërtetës…” ( El-Hadid 16)

O muslimanë! O adhurues të Zotit! Islami do të triumfojë me ju dhe pa ju. Kud’si dhe Xhamia Aksa do të triumfojnë me ju dhe pa ju. Prandaj përse nuk përshpejtoni që të jeni nga ata që janë të lidhur fort, që e forcojnë  këtë lidhje dhe të meritojë nderim të vërtetë për këtë fe triumfuese.

O ju të lidhur me këtë tokë! Xhamia e Aksasë do të jetë gjithmonë vetëm e muslimanëve. E nëse i imponohet asajtë natyrëshmëria  e zëvendësimit dijeni  se natyrëshmëria e Zotit tek ju është që të jeni njerëz të lidhur me të deri në ditën e Kijametit, me qëllim që të ju sprovojë me të dhe në të, dhe që të sprovojë gjendjen tuaj. Luteni Allahun me gjithë shpirtin tuaj në atë që Ai e do dhe është i kënaqur me ju. Zëvendësoni të ndaluarat me të mira, të lejuara, zëvendësoni dëshirat dhe  epshet me bindje dhe adhurime. 

Ku janë njerëzit e fuqishëm të cilët nuk shikonin vetëm se pushtetin?!  Ku janë ata që e duan  Allahun dhe të dërguarin e Tij? Zoti juaj nuk dëshiron që të përfundoni sikur llumi i përroit. I dërguari juaj është i kënaqur nga ju që të jeni nga njerëzit e vendosur. Allahu ju ka krijuar që të ju angazhojë në tokë duke praktikuar  fenë e Tij, që të jetoni me këtë fe,  dhe që të jetojë kjo fe me ju. Nëse neglizhoni dhe heqni dorë nga kjo fe, kjo nuk e dëmton Allahu.

Prandaj kthehuni tek Zoti juaj, dhe lutuni që të meritoni kënaqsinë e Tij. Mos vazhdoni në neglizhencën tuaj, dhe në dobësinë tuaj, duke qëndruar  ulur  dhe  të mjaftoheni vetëm me lutje, sepse duhet me patjetër që lutjes të i paraprinë shkaqet  që ato të pranohen. Allahu nuk e furnizon dikë nga ju që qëndron i ulur në shtëpi duke ju lutur për furnizim,  derisa të mos dali dhe të kërkojë rriskun, furnizimin e tij. Allahu nuk e ndryshonë situatën tuaj deri sa ta ndryshoni ju vetë  atë dhe të punoni për ndryshimin e saj. Mos u bëni si ata për të cilët Allahu ka thënë: “ Nëse ju (o hipokritë) i ktheni shpinën besimit, atëherë do të bënit ngatërresa në Tokë dhe do t’i shkatërronit lidhjet farefisnore.  Këta janë ata, të cilët Allahu i ka mallkuar, i ka bërë të shurdhër dhe ua ka verbuar shikimin.” (  Muhammed 22-23) 

O Zot tek Ty kërkojmë mbrojtje nga largimi prej fesë Tënde dhe kënaqësisë Tënde, dhe të lutemi të na mbrosh nga ndërprerja e lidhjeve farefisnore.

 Të lutemi të nga mbrosh nga shkatërrimet në tokë, të lutemi të na ruash nga dështimi i punëve tona. 

O Zon na ndihmo kundra egos tonë, të lutemi të jesh me ne dhe jo kundra nesh, dhe merr në kujdesin Tënd çështjet tona, me Mëshirën dhe Kënaqsinë Tënde.

Adhurues të Zotit! Zotit kërkoni falje dhe tek Ai pendohuni, sepse jeni të premtuar për përgjigje.

 

LEXO  “Ne nuk kemi gjak për të derdhur” - Aksa 07.08.2020

Hutbeja e dytë

 

Lavdërimet janë për Zotin. Dëshmoj se s’ka Zot tjetër veç Allahut, Një i Vetëm i pa shok. U dhuron robërve të Tij që të dëgjojë  nga ata mirënjohjen dhe falenderimin e tyre, dhe merr nga ata që të provojë durimin e tyre.

Dëshmoj  se zotëria  ynë Muhamedi është rob, i zgjedhur nga të gjithë krijesat, dhe  i dashuri i Tij. O Zot fale, mëshiroje dhe bekoje atë, familjen e tij të pastër, shokët e tij, tabiinët,  dhe të gjithë ata që i pasojnë me mirësi deri në ditën e fundit.

Në vijim

O ju muslimanë! Nga Mëshira e Zotit për muslimanët është se ata konsiderojnë natyrëshmërinë e zëvendësimit nga ligjet e Zotit të Madhërishëm, dhe e marrin atë sprovë që të përpiqen për përmirsim. Muslimanët sot jetojnë sprova të shumta. Sprova që zbresin tek ata njëra pas tjetrës, sprova e epidemisë, sprova me armiqt e tyre, sprova nga ana ekonomike. Toka pushtohen, uzurpohen, fitnet shtohen sikur valët e detit.

Muslimanët kanë të vetmen mundësi që të kapen pas ligjshmërisë së qëndresës me qëllim që të arrijnë fitore kundra armiqve të Islamit, dhe që  të fitojnë kundra të këqijve. Allahu i Madhërishëm ka thënë: “Sikur Allahu të mos i ndihmonte njerëzit e mirë kundër të këqijve, bota do të ishte shkatërruar. Por Allahu është shumë Bujar me krijesat e Veta.” (El-Bekare 251) 

Zëvendësoni të keqen me të mirë, zëvendësoni shthurjen me moral, zëvendësoni të kotën me të vërtetën,  zëvendësoni angazhimin tuaj me këtë botë me të punuarit për botën tjetër, zëvendësoni fitnet e shejtanit me Njësimin e Zotit të Vetëm, Rrahmanit,  zëvendësoni planet e armiqve të  xhamisë Aksa me lidhjen tuaj  të fortë dhe të vazhdueshme me të, dhe dijeni se muslimanët janë populli i triumfit dhe fitoreve.

“Fitorja arrihet në varësi të atyre që e kërkojnë atë, 

Bujaria vjen në masën e bujarit, 

Ajo rritet në syrin e të voglit si e vogël

Dhe zvogëlohet e madhja  në syrin e të madhit.” Mutenebi

O Zot na ruaj nga të këqiaj.

O Zot ruaj tokën dhe popullin tonë.

O Zot ruaj Aksanë tonë dhe ktheje atë tek ne me ndriçmin dhe krenarinë e saj.

O Zot liro të burgosurit tanë, ktheji ata në familjet e tyre shëndosh e mirë.

O Zot largo vështirsitë e muslimanëve dhe ndihmoi ata përballë armiqve Tu dhe armiqve të fesë.

O Zot na forco në këtë fe,  lartëso fjalën e Islamit në çdo vend.

O Zot na bëj nga ata që të luten dhe ju përgjigjesh, nga ata që të kërkojnë ndihmën Tënde dhe i ndihmon, nga ata që kërkojnë udhëzim dhe i drejton, nga ata që të kërkojnë falje dhe i falën, nga ata që janë mbështetur tek Ti dhe i mbështetën.

O Zot shlyej borxhin e atyre që kanë borxhe, largo padrjetësinë nga ata që u është bërë padrejtësi. 

O Zot na bëj nga ata që të binden vetëm Ty.

O Zot na fal ne, prindërit dhe familjarët tanë, muslimanët dhe muslimanet, të gjallët prej tyre dhe të vdekurit,  dhe na mundëso mbylljen tonë me vepra të mira. 

Adhurues të Zotit! “Në të vërtetë, Allahu urdhëron drejtësinë, mirësinë dhe ndihmën për të afërmit, si dhe ndalon imoralitetin, veprat e shëmtuara dhe dhunën. Ai ju këshillon, në mënyrë që ju t’ia vini veshin.” (En –Nahl 90) 

Përmendeni Allahun e Madhërueshëm se Ai ju kujton ju, Falenderojeni për të mirat e Tij që të ua shumojë ato, kërkoni falje tek Ai sepse ju falën. 

“ Dhe fale namazin! Vërtet, namazi të ruan nga shthurja dhe nga çdo vepër e shëmtuar dhe, vërtet, përmendja e Allahut është më e madhe! Allahu di gjithçka që ju bëni.” (El-Ankebut 45)

 

LEXO  Këshilla të mira për besimtarët dhe besimtaret




Post Author: endrit