Besimi në ndihmën e Zotit është i fortë

Hutbe e ditës së Xhuma nga Xhamia El Aksa    22-04-1446 H    25-10-2024 D

Shejh Muhamed Selim 

Tema  Besimi në ndihmën e Zotit është i fortë

Lavdërimet janë për Zotin, ka bërë shumicën e popullit tonë musliman, nga ata për të cilët ka thënë: “Allahu është i kënaqur me ata dhe ata janë të kënaqur me Atë.” (El-Ma’ide 119) Të kënaqurit tonë me fenë e Zotit, të lidhur, të vendosur tonë me këtë fe,  të kënaqurit tonë me caktimin e Zotit  ndaj nesh, në Gaza dhe në vendet ku ne jemi,  është  të qenurit tonë të kënaqur me Zotin. O Zoti ynë, dëshmojmë tek Ti se jemi të kënaqur me Ty.

Dëshmoj se nuk ka Zot tjetër veç Allahut, Një i Vetëm dhe pa shok, me kënaqësinë tonë ndaj Tij, na dhuron lumturinë përhershme në Xhenetet e Amshuara,  ku Zoti ynë në Ditën e Gjykimit do të na thotë: “ O banorë të Xhenetit, a dëshironi të ju shtoj diçka më shumë?” Ata, besimtarët, do të thonë: “ O Zoti ynë, çfarë të duam më shumë kur na ke dhuruar atë që nuk ia ke dhënë askujt në botë?!” Zoti do të thotë: “ Unë kam diçka që është më e mirë se kaq, ajo është kënaqësia Ime ndaj jush, pas të cilës nuk do të zemërohem me ju asnjëherë.” O Zot, na furnizo me frikë respekt ndaj Teje,  na jep mirëqenien Tënde në këtë botë dhe na jep kënaqësinë Tënde në botën Tjetër, Ahiret.

Dëshmoj se zotëria ynë, Muhamedi, është rob i Zotit dhe i dërguari i Tij, na ka udhëzuar drejt shkaqeve të fitimit të kënaqësisë së Zotit, e ka thënë për ne: “Ëmbëlsinë e besimit e ka shijuar ai që është i kënaqur me Allahun Zot të tij, me Islamin fe dhe me Muhamedin të dërguar.” O Zot, fale, mëshiroje dhe bekoje të dërguarin Tënd, Muhamedin, i cili e solli mesazhin dhe plotësoi emanetin. Paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi familjen dhe shokët e tij, mbi tabiinët dhe mbi ata që i pasojnë në mirësi  deri në ditën e Kijametit.

Në vijim

O ju durimtarë dhe ju që këshilloni për durim! I dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, ka mbajtur ligjërim në vitin që janë përmendur Ahzabet, grupacionet, dhe ka thënë: “ Më ka lajmëruar Xhibriili, paqja e Zotit qoftë mbi të, se umeti im është triumfues, prandaj përgëzo për fitore.” Muslimanët u gëzuan dhe thanë: “ Lavdërimet janë për Zotin, një fitore më e hershme, pasi Ai na premtoi për fitore pas rrethimit, izolimit.”  Grupacionet u mundën dhe besimtarët thanë: “Kjo është ajo që na kanë paralajmëruar Allahu dhe i Dërguari i Tij.” (El-Ahzab 22) I dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, ka ngritur dorën e tij dhe ka thënë: “ O Ndihmuesi i të brengosurve, o Ti që ju përgjigjesh nevojtarëve, largo shqetësimin, pikëllimin dhe fatkeqësinë time, Ti me të vërtetë e shikon gjendjen time dhe të shokëve të mi.” Ka zbritur Xhibri’il dhe ka thënë: “ Zoti e ka dëgjuar lutjen tënde dhe ty të mjafton tmerri në zemrat e armikut tënd.” I dërguari i Zotit, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, ka rënë në gjunjë, ka ngritur duar lart, ka mbyllur sytë, duke qarë dhe ka thënë: “ Faleminderit o Zot, ashtu siç më mëshirove mua dhe shokët e mi.” Xhibri’ili e lajmëroi atë se Allahu i Madhërishëm po dërgonte një e erë mbi ta, kështu që ai përgëzoi dhe shokëve të tij me këtë.

O adhurues të Zotit! Ky përgëzimi i Xhibri’ilit për të dërguarin tuaj, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, u arrit, Islami triumfoi dhe grupacionet u mposhtën. O Zot, largo nga populli ynë dhe besimtarët shqetësimin, pikëllimin dhe fatkeqësinë e tyre, me të vërtetë që Ti shikon gjendjen tonë dhe gjendjen e tyre. O Zot, o Ti që dëgjon çdo gjë, dëgjo lutjen tonë! O Llogaritës, o i  Mjaftueshëm na ruan nga tmerri i asaj që na godet ne! Faleminderit Zoti ynë, sikurse mëshirove dobësinë dhe poshtërimin tonë, faleminderit Zoti ynë, sikurse mëshirove dobësinë dhe të prekurit tanë, faleminderit Zoti ynë për atë që Ti je i kënaqur me ne dhe kënaqësinë tonë me Ty.

O ju besimtarë! Nga kënaqësia e Zotit ndaj nesh në pamundësinë, paaftësinë dhe dobësinë tonë është se Ai, Zoti i Madhërishëm, thyen brirët e shejtanit dhe të pasuesve të tij, sa do i madh dhe i fortë të jetë, sa do të mëdhenj dhe të fortë të jetë, dhe nëse u jep atyre një kohë, afat, Ai është  që ka thënë: “ Sikur keqbërësit të shihnin që tani çastin kur të përballen me ndëshkimin, do ta kuptonin se e tërë fuqia i përket Allahut…” (El-Bekare 165) E kujt është fuqia? E Zotit Një të Vetëm të Fuqishëm. Kush është i fortë përveç Zotit?! Kush është ai që mbizotëron përveç Zotit?! Kush është hakmarrësi përveç Zotit?! A nuk është Allahu Ai i Cili ka thënë: “ Kur Na zemëruan, Ne u hakmorëm ndaj tyre dhe i fundosëm të gjithë. Ne i bëmë ata shembull dhe mësim për popujt e mëvonshëm.” (Ez-Zuhruf 55-56) Kur ata zemëruan besimtarët, me të cilët Allahu ishte i kënaqur, dhe kur zemëruan të dobëtit dhe të shtypurit, të cilët ishin të kënaqur me Zotin, atëherë Zoti u hakmor ndaj tyre.

LEXO  Dobitë e agjërimit dhe dhënies së zekatit

O ju muslimanë! Vende të botës në këtë shekull, i cili në mënyrë të rreme quhet “shekulli i qytetërimit” po marrin pjesë në krimet më të mëdha dhe më të tmerrshme, në mënyrë të organizuar dhe të studiuar. Krime që i kryejnë dhe këmbëngulin në to, me padrejtësi dhe me agresivitet dhe sajojnë justifikime të cilat nuk kanë as arsye dhe as fe. Me kulmin e dëshirës, dëshirës për vrasje, dhe kulmin e zilisë, dhe pse Allahu është Ai që veçoi disa popuj nga disa të tjerë, dhe bëri umetin musliman popullin më të mirë. Si dhe me kulmin e pushtetit dhe pse Allahu i Madhërishëm vendosi vetëm sundimin, pushtetin  e Tij dhe veçoi  muslimanët me legjislacion, sheriat, ku ndodhet lumturia e të gjithë njerëzve. Dërgoi Muhamedin, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, dhe u mësoi njerëzit shenjtërinë e gjakut, shenjtërinë pasurisë dhe shenjtërinë e nderit. Popujt e botës sot refuzojnë që të mbeten të paditur, injorantë. Themeluar organizata dhe organe kombëtare dhe ndërkombëtare,  që nuk pengohen nga ligjet Hyjnore as nuk dekurajohen nga  konventat humanitare, njerëzore, për ti çliruar ato nga ashpërsia, tirania dhe padrejtësia e tyre.

O ju të lidhur me këtë vend! E këto popuj, për gjatë gjithë shekujve janë falur nga Zoti dhe i ka paralajmëruar ato, por nuk ka përfituar nga faljet, nga se padrejtësia, shkelja dhe shthurja, që përhapet në mes të njerëzve janë të lashta, vjetra dhe shtrihen në të gjithë popujt sa herë që Zoti i dhuron një vendi fuqi dhe i mundësoj që të shpalosi këtë fuqi në interes të njerëzimit, ne shikojmë prej saj padrejtësi, shkelje, mendjemadhësi, tirani. Ndërsa gjuha e tij sot është si gjuha e popullit të Adit, të cilët thanë: “Kush është më i fortë se ne?” (Fussilet 15) Ata pretenduan dhe thanë: Ne jemi fuqia e parë në botë. Pretenduan dhe thanë; Ne jemi sunduesi i të gjithë botës. Atyre ju vjen përgjigja nga Allahu, Ai i cili i furnizoi ata me këtë forcë, dhe u thotë: “ Vallë, a nuk e dinin ata se Allahu që i kishte krijuar, është më i fuqishëm se ata?!” (Fussilet 15) Por se Zoti ju tregon madhësinë e tyre të vërtetë duke dërguar disa nga ushtarët e Tij kundër tyre dhe i shkatërron ata. Allahu i Madhërishëm ka thënë: “ Dhe, Ne u dërguam atyre në ditët e fatkeqësisë erë të acartë, për ta shijuar dënimin poshtërues që në këtë jetë; ndërsa dënimi në jetën tjetër do të jetë edhe më poshtërues dhe askush nuk do t’i ndihmojë.” (Fussilet 16)

O besimtarë! O adhurues të Zotit! Kur të dobëtit dhe të shtypurit janë të pafuqishëm përballë fuqisë së tiranëve ata i ndihmon Allahu me ushtarët e Tij. Era kundër popullit të Adit është ushtarë nga ushtarët e Zotit, deti, i cili mbyti Faraonin, është ushtarë nga ushtarët e Zotit. E ushtarët e Zotit janë të shumtë nuk mund të ju rezistojë asnjë fuqi, sa do e madhe që të jetë. Popullin e Adit e shkatërroi Allahu, e ata janë që Zoti në përshkrimin e tyre ka thënë: “ të atillë që nuk janë krijuar askund tjetër në tokë si ata?!” (El-Fexhr 8) Ata janë për të cilët Allahu ka thënë: “… dhe ju dha trup e fuqi të madhe…” (El-A’raf 69) Atyre nuk u bëri dobi fuqia e tyre përballë ashpërsisë së Zotit ndaj tyre.  Ku janë ata sot?! Ku është forca e tyre?! Pse nuk merr mësim bota sot nga ajo që u ndodhi paraardhësve të tyre që ishin më të fortë se ata?! A nuk i ndalon ata nga tirania e tyre ndaj njerëzve fjala e Allahut për ata: “ Eh, sa i tmerrshëm qe dënimi Im pas paralajmërimeve të Mia!” (El-Kamer 21)

O muslimanë! Ndërsa populli i Themudit, të cilët ndërtuan shtëpi në male dhe në fusha, të cilët gdhendën shkëmbinjtë në lugina, (për të bërë shtëpi), kur më i dobëtit prej tyre arriti të ngjisë majat, deveja u pengua dhe ai dhe ata që ishin me të u rebeluan kundër urdhrit të Zotit të tij, fati i tyre ishte ashtu siç lajmëron Zoti me fjalën e Tij kur thotë: “Për këtë arsye ata i goditi një tërmet i rëndë në mëngjes dhe mbetën të vdekur në shtëpitë e tyre.” (El-A’raf 78)

LEXO  Kujdes nga intrigat e armiqve - Aksa 04.12.2020

O adhurues të Zotit! O besimtarë! Ndërsa ky është më i mjeri i të mjerëve, Faraoni, në kohën e tij ngriti një rend të ri botërorë, dhe u tha njerëzve të kohës së tij: “Unë jam zoti juaj më i lartë!” (En-Nazi’at 2) Sikurse u tha njerëzve të kohës së tij: “ …tha: “O pari! Unë nuk di që për ju ka tjetër zot përveç meje!” (El-Kasas 38) Ku është hyjnorja dhe pushteti i tij? Ai vdiq i mbytur në det, e Allahu e goditi atë me dënim në këtë jetë dhe në jetën tjetër. Ky i mjerë faraoni u tall me Musain, paqja e Zotit qoftë mbi të, dhe tha: “Vallë, a nuk jam unë më i mirë se ky i mjerë, i cili mezi mund të shprehet?!” (Ez-Zuhruf 52) Tirania dhe sarkazma e tij arrite deri aty sa tha: “ O Haman, ndërtoma një kullë që t’i arrij rrugët, rrugët e qiellit e të shoh Zotin e Musait, sepse jam i bindur se ai  (Musai)  gënjen.” (Gafir 36-37)

O besimtarë! O adhurues të Zotit! Përkundër tiranisë së të mjerit faraon dhe dominimit të tij mbi besimtarët e dobët, të shtypur, me të cilët Zoti është i kënaqur dhe ata janë të kënaqur me Të, ai përsëri është faraon i tronditur  pavarësisht ashpërsisë së tij, por se ai është faraoni i dobët pavarësisht tiranisë dhe ashpërsisë së tij. A i përshkruan besimtarët nga populli i Musait me grup të vogël, se ata janë të zemëruar dhe u frikësohet atyre, i paralajmëron ata dhe thotë: “ (Për të thënë:) “Këta janë një grup i vogël që na kanë provokuar, por ne jemi kurdoherë të gatshëm!”( Esh-Shu’ara’ 54-56)

O adhurues të Zotit! Ky është një imazh i saktë i tiranisë së vjetër dhe i tiranisë së kohës, dhe të njëjtat përshkrime me të cilat përshkruan ata besimtarë të pakët që jetojnë nën kujdesin dhe kënaqësinë e Zotit.

O ju të lidhur me këtë vend! Ndërsa Ebrehatu Eshram, poseduesi i elefantit, qëllimi i të cilit ishte shkatërrimi i Qabes, ushtria e tij ka shtypur shumë fise në rrugën e tij për shkatërrimin e saj, Qabes, ku, me gjithë forcën dhe tiraninë e tij, qielli e dërrmoi me ushtarët e Zotit të tij, dhe e shkatërroi atë me gurë argjilorë, të cilët gjithashtu janë nga ushtarët e Zotit. Fati i ushtarëve të tij ishte disfata dhe shkatërrimi, ndërsa fundi i tij ishte vdekje gjatë rrugës së kthimit të tij. Zoti e dërgoi për në Xhehenem  para se të arrinte në pallatin e tij dhe në vendin e autoritetit, pushtetit të tij. Zoti e ruajti shtëpinë e shenjtë, Qaben nga e keqja dhe tirania e tij.

O ju durimtarë! Pastaj erdhën Mongolët të cilët shkatërruan të mbjellat  dhe të ardhmen, plaçkitën, dogjën, përdhunuan dhe shpërngulën njerëz, e pastaj erdhi dënimi  dhe shkatërrimi i tyre nga Zoti. Pra ku janë ata tani?! Ku janë ata tani?!

O ju durimtarë! Pastaj i dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, dhe besimtarët me të në Meke,  u torturuan rëndë, u izoluan për vite të tëra, deri sa përtypën lëkurat nga uria, dhe përpjekjet e tyre arritën kulmin.  Krenaria arabe, me gjithë politeizmin e tyre, nuk i pengoi dot njerëzit të qëndronin me të dërguarin e  Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, në izolim, por se krenaria arabe, me gjithë politeizmin e tyre, nuk pengoj  dot që të grisej letra e bojkotit, izolimit, dhe të marri fund përgjithmonë. Krenaria arabe e kohës së injorancës, para Islamit, fshihet sot tek ai arab që pretendon se ndjek fenë e Muhamedit, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të.

O ju besimtarë! Pastaj ishte shpërngulja dhe ngritja e shtetit musliman në Medinen e Ndritshme deri sa Islami u lartësua në të. Grupacionet u bashkuan kundër besimtarëve, ku qëllimi i tyre ishte fshirja e emrit të Islamit nga toka dhe zhdukja e të dërguarit të Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, dhe shokët e tij prej saj. E kështu, muslimanëve ju errësuan sytë dhe zemrat ju erdhën në fyt. Pastaj Allahu dërgoi përkrahjen, ndihmën dhe ushtarët e Tij me erën. “Allahu i zmbrapsi jobesimtarët (e ushtrisë së aleatëve) me zemërimin e tyre dhe ata dolën duarbosh. Ai ua kurseu besimtarëve luftën. Vërtet, Allahu është i Fortë  dhe i Plotfuqishëm.” (El-Ahzab 25)

Kjo është ligjshmëria e i Zotit në lidhje me tiranët dhe shtypësit, të padrejtë, gjatë historisë njerëzore, kjo ligjshmëri për të cilën Zoti ka thënë: “Kur ata i harruan paralajmërimet Tona, Ne ua hapëm dyert e çdo mirësie. Por, sapo po gëzoheshin me atë që u dhamë, Ne i dënuam befasisht dhe atëherë ata u zhytën në dëshpërim.” (El-En’am 44) Kjo është një ligjshmëri Hyjnore e përgjithshme në çdo shtet tiran dhe shtypës, Allahu i Madhërishëm thotë: “ Sa e sa vendbanime, banorët e të cilëve kanë qenë mohues, i kemi shkatërruar; e pas tyre kemi ngritur popuj të tjerë!” (El-Enbija’ 11)

LEXO  Nga errësira e mosbindjes në dritën e bindjes

Kjo është ligjshmëri që do të jetë deri në ditën e Kijametit. Kundër tiranisë që mbulon botën sot së shpejti do të shikojmë ndëshkimin e ashpër të Zotit. “Allahu ka kontroll dhe fuqi të plotë mbi çështjet e Tij, por shumica e njerëzve nuk e dinë.” (Jusuf 21)

O Zoti ynë, ankohemi tek Ti nga paaftësia jonë! O Zot, ankohemi tek Ti nga pamundësia jonë! O Zoti ynë, ankohemi tek Tij nga fuqia e pakë e jona! O Zoti ynë, ne ankohemi tek Ti për përbuzjen tonë nga njerëzit! O Zoti ynë, ankohemi tek Tij për përbuzjen ndaj nesh nga njerëzit e gjakut, prejardhjes dhe fesë tonë.

Adhurues të Zotit! Ka ardhur në një hadith fisnik: “ Vërtetë Allahu nuk i përgjigjet një zemre të shkujdesur dhe të hutuar, që harron Zotin. Prandaj luteni Allahun duke qenë të bindur në përgjigje.

Hutbeja e dytë

Lavdërimet janë për Allahun, i Cili ka thënë: “ Kështu humbi gjurma e atij populli keqbërës. Lavdërimi qoftë i Allahut, Zotit të gjithësisë.” (El-En’am 45)

Dëshmoj se nuk ka Zot tjetër veç Allahut, Një i Vetëm dhe pa shok.

Dëshmoj se zotëria i ynë, Muhamedi, është rob i Zotit dhe i dërguari i Tij. O Zot, fale, mëshiroje dhe bekoje atë, familjen dhe shokët e tij,  dhe të gjithë pasuesit e tyre në vepra të mira deri në ditën e Fundit.

Në vijim

O ju muslimanë! Ju sot jeni nga njerëzit më të mirë, sepse ju vigjiloni, jeni të lidhur me xhaminë e Aksasë, me Bejtul Makdis, Kud’sin dhe rrethinat e tij. Ju sot jeni nga njerëzit më të mirë sepse ju jeni të kënaqur me Zotin, duruat përballë urisë, etjes, vrasjeve dhe plagëve. Zoti qoftë i kënaqur me ju dhe zëvendësoftë kënaqësinë tuaj ndaj Tij me Xhenet që përmbanë lumturi të përhershme, lumenj vere dhe mjaltë të rafinuar, fruta të çdo gjëje që dëshironi dhe mish zogu nga çfarëdo që të zgjidhni.

O ju besimtarë! Ju ishit të kënaqur me Zotin dhe bartët emanetin e lidhjes, vigjilencës në këtë vend me të gjithë peshën e tij. Lidhje në të vërtetën dhe lidhje në fe në Bejtul  Makdis, Kuds dhe rrethinat e tij, dhe në xhaminë e Aksasë e cila është xhamia juaj për të cilën nuk ka pikë dyshimi për të drejtën tuaj në të. Zoti është i kënaqur me ju dhe ju bëri njerëz të denjë për vigjilencë, lidhje me këtë vend, dhe vendosi në zemrat tuaja besim, bindje dhe vendosmëri.

O ju muslimanë! Ju sot jeni njerëz të denjë të hyni në fjalën e Allahut të madhërishëm që thotë: “  Pa dyshim, ata që besojnë dhe punojnë vepra të mira – pikërisht ata janë krijesat më të mira. Shpërblimi i për ta është te Zoti i tyre: kopshtet e Adnit, nëpër të cilat rrjedhin lumenj e ku do të banojnë përherë. Allahu është i kënaqur me ta, por dhe ata janë të kënaqur me Atë. Kjo është (dhurata) për ata që e kanë frikë Zotin e vet.” (El-Bejjine 7-8) Ndërsa arabët sot të cilët shikojnë se çfarë ndodhën me ju ata meritojnë në mënyrë të plotë titullin budallenjë, idiotë, dhe meritojë që të thuhet për ta:

“Ky është arabizëm, që nuk ka as fe, as nder, të gjallët e tyre në kohën time janë të gjithë kufoma.

Kush deshi t’i kthente ata, sa të mjerë që janë, sikur të ishin ringjallur nga vdekja me neveri.

Jeta e tyre ishte mjerim, imoralitet, poshtërimit, turp, braktisje dhe luks.

Po të mos ishte i dërguari që me  fenë e Zotit i lartësoi, arabët do të ishin asgjësuar në këtë botë dhe nuk do të njiheshin më.”

O Zot, Aksaja jonë është e dobët ndihmoje atë, Aksa  jonë është bërë pis prandaj pastroje atë, Aksa jonë është braktisur prandaj mos e lër në dorë të tjetër kujt veç Teje. O Zot, na bëj mbrojtësit Tu në xhaminë e Aksasë. Bëj Aksanë tonë të sigurt me sigurinë Tënde, krenare me Krenarinë Tënde, triumfuese me ndihmën Tënde të qartë. O Zot, shpëto të shtypurit nga muslimanët! O Zot, shpëto robërit muslimanë. O Zot, të drejtohemi Ty që të ruash themelet e fesë, të mbrosh popullin musliman, të na marrësh nën mbrojtje me Kujdesin dhe Ruajtjen Tënde.

O Zot, prano dëshmorët, shëro të plagosurit tanë, mundëso lirinë e të burgosurve.

O Zot, largo fatkeqësitë  dhe shqetësimet nga ne dhe nga populli anë në Gaza, dhe nga muslimanët në çdo vend. Na mbro ata dhe ne me Kujdesin dhe mbrojtjen Tënd, ruaj ata dhe ne me syrin Tënd që nuk fle kurrë.

O Zot, ushqe të uriturit, fresko fyti e të eturit, siguroi nga të trishtat e tyre  largo vështirësitë prej tyre.

O Zot, lartëso Islamin dhe muslimanët, poshtëro idhujtarinë dhe idhujtarët, dhe ndihmo fenë dhe robërit e Tu të drejtë dhe të mirë.

O Zot, na fal ne, prindërit tanë dhe pasardhësit tanë, bashkëshortet tona, muslimanët dhe muslimanet.

O Zot, dëshmojmë tek Ti, nga xhamia e Aksasë, se jemi të kënaqur me Ty, prandaj, o Zot të lutemi të jesh i kënaqur me ne. O Zot të lutemi të jesh i kënaqur me ne.  O Zot të lutemi të jesh i kënaqur me ne.

Adhurues të Zotit!  “Në të vërtetë, Allahu urdhëron drejtësinë, mirësinë dhe ndihmën për të afërmit, si dhe ndalon imoralitetin, veprat e shëmtuara dhe dhunën. Ai ju këshillon, në mënyrë që ju t’ia vini veshin.” (En –Nahl 90)

Përmendeni Allahun,  Ai ju kujton ju, Falënderojeni Atë që të jua shtojë të mirat.

Ti që fton për namaz, fto në namaz!

“ Dhe fale namazin! Vërtet, namazi të ruan nga shthurja dhe nga çdo vepër e shëmtuar dhe, vërtet, përmendja e Allahut është më e madhe! Allahu di gjithçka që ju bëni.” (El-Ankebut 45)

Afrim Smakaj

https://www.facebook.com/3teshenjta/videos/1680426029185970

Post Author: endrit