Lavdërimet janë për Zotin ka bërë agjërimin obligim individual dhe adhurim të veçant dhe të rëndësishëm për të qenë i tillë deri në ditën e Fundit.
Dëshmoj se nuk ka Zot tjetër veç Allahut, Një i Vetëm i pa shok, që ka thënë dhe fjala e Tij është e vërtetë: “O besimtarë! Ju është urdhëruar agjërimi, ashtu si u ishte urdhëruar atyre para jush, me qëllim që të ruheni (nga gjynahet). “ (El-Bekare 183)
Dëshmoj se zotëria dhe i dashuri ynë, ndërmjetsuesi dhe shembulli ynë, Muhamedi është rob i Zotit dhe i dërguari i Tij, i përzgjedhuri dhe i dashuri i Tij, më i miri që është falur, ka agjëruar dhe bërë ibadet. Paqja e Allahut qoftë mbi të, mbi familjen e tij të pastër, shokët e tij më të mirët e të mirëve, mbi të gjithë ata që kan ecur në rrugën e tyre, kan ndjekur traditën e tyre dhe kan pasuar gjurmët e tyre deri në ditën e kijametit. Lutje dhe përshëndetje për dëshmorët dhe të burgosurit tanë, për të plagosurit dhe ata që janë të lidhur me këto vende të bekuara. Presin rrugëzgjidhje të afërt nga Allahu i Madhërishëm, të cilën e ka dhuruar për paraardhësit e tyre dhe shokët e të dërguarit të Allahut në këtë muaj të bekuar. Muaji i Ramazanit, i Kuranit, i teravive, dhe muaji i të gjithë atyre të mirave që bashkohen në të nga të gjitha aspektet.
O ju muslimanë! O bijtë e kësaj toke të bekuar! Muaji i agjërimit në këtë vit vjen tek ne në kohën, dhe zemrat drejtohen në plotësimin e këtij adhurimi në mënyrën më të plotë. Në të njëjtën kohë me kushte që na privojnë nga të vajturit për në xhaminë e bekuar të Aksasë, xhami e cila sezonin e sajtë e ka në muajin e bekuar të Ramazanit. Kushte për të cilat, o të dashurit e mi, e lusim Allahun e Madhërishëm që të na i largojë nga ne, nga të gjithë muslimanët dhe njerëzimi mbarë. E lusim Allahun që të largojë këtë epidemi vdekjeprurëse. Sikurëse e lusim Allahun që të ju nxjerri ju nga kjo gjendje agjërues, dhe të fituar me lejen e Zotit që të ktheheni vizitorë të kësaj xhamie të bekuar. Vizitorë të xhamisë Aksa sikurëse ishit dhe sikurëse jeni mësuar, dhe sikurëse jeni lidhur me të, e Allahu i Madhërishë ju ka premtuar shpërblim për lidhjen dhe vendosmërinë tuaj.
O Zoti i Botrave, të lutemi që të na shkruash shpërblimin e agjërimit dhe namazeve dhe me Fuqinë dhe Forcën Tënde të na bësh nga ata që janë të lidhur me këtë vend të shenjtë deri në ditën e Kijametit.
O ju muslimanë! O bijtë e tokës së Israsë dhe Miraxhit! Ky është muaji i mirësive, ky është muaj i begative, që ka ardhut tek ne, populli ynë dhe të gjithë muslimanët në mbarë botën. Prandaj, o muslimanë, kujdesuni që ta shfrytëzoni sa më mirë kohën e këtij muaji të begatë. Plotësoni agjërimin e ditëve të tij në mënyrën më të mirë, siç na ka urdhëruar Zoti ynë dhe na e ka bërë të qartë i dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të. Nëse keni kontrolluar trupat tuaja, duke u privuar nga ushqimi, pija dhe marrdhëniet intime në ditët e tij, le të agjërojnë trupat tuaj me të gjitha organet e tij gjithashtu. Në të kundërtën; “Sa nga agjëruesit marrin nga agjërimi i tyre vetëm se urinë dhe etjen.” I dërguari juaj, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, ka thënë: “Kush nuk e braktis fjalën e keqe, të vepruarit me të, atëherë Allahu nuk ka nëvojë që ai ta braktisë ushqimin dhe pijen e tij.”
O ju muslimanë! O bijtë e tokës së Israsë dhe Miraxhit! Që të jemi nga agjëruesit dhe namazfalësit, nga ata që i mbulon falja dhe mëshira e Allahut, dhe faljen e gjynaheve të tyre, duhet që të ndjekim, lidhemi me synetin, traditën e të përzgjedhurit të Allahut, Muhamedit, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, në plotësimin e këtij obligimi, të cilin Allahu e ka bër një nga pesë kushtet e Islamit.
O ju muslimanë! O bijtë e tokës së Israsë dhe Miraxhit! Ky është muaji i bekuar i Ramazanit, muaji i agjërimit, i Kuranit, që ka mbërritur tek ne. Sot agjëron e gjithë bota Islame duke zbatuar urdhërin e Zotit të Madhërishëm; “Pra, kushdo nga ju që dëshmon këtë muaj, le të agjërojë!” (El-Bekare 185) Le të bëjmë kujdes në plotësimin e këtij adhurimi në mënyrën më të mirë dhe në formën e tij të plotë, me qëllim, që me lejen e Zotit, të jemi nga ata mbi të cilët zbret mëshira e Zotit, nga ata që i ruajnë Melaiket dhe i përmenden Allahu i Madhërishëm.
O ju muslimanë! Mirësia e Allahut të Madhërishëm nuk ka kufi në nderimin e agjëruesve dhe namazfalësve në netët e Ramazanit, sikurëse nuk ka kufi në mirësitë e Zotit në agjërimin tonë dhe në shpërblimin e tij. Ka ardhur në një hadith Kud’si se Allahu i Madhërishëm thotë: “Çdo punë e birit të Ademit, njeriut është për të, veç agjërimit, ai është për Mua dhe Unë e shpërblej atë.” O ju muslimanë! Shikoni dhe meditoni në vlerën dhe rëndësinë e këtij adhurimi të cilin po kryeni. Allahu i Madhërueshëm e ka specifikuar dhe veçuar atë nga të gjitha veprat tuaja që të ju nderojë me shpërblime të mëdha dhe falje Bujare, duke e bërë agjërimin tuaj vetëm për Zotin e Madhërishëm.
O ju muslimanë! O bijtë e tokës së Israsë dhe Miraxhit! Kjo është sofra e Allahut të Madhërueshëm në muajin e agjërimit, prandaj drejtohuni nga kjo sofër me gjithë seriozitet dhe përpjekje. Mësoni nga kjo shkollë që të jeni të parët e sajtë me vepra të mira, dhe ruajtje nga gjynahet, të cilat i ka përmendur Allahu i Madhërishëm “Me qëllim që të ruheni (nga gjynahet). “ (El-Bekare 183)
O Zot na bëj nga robërit Tu që ruhen nga gjynahet, plotësues të këtij muajit të agjërimit, namazit, na bëj nga robërit e Tu të devotshëm dhe nga përfituesit në këtë muaj të bekuar dhe Madhështorë. Ka ardhur në një hadith, se i dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, ka thënë: “Kush e agjëron muajin e Ramazanit me besim dhe me bindje Allahu ja falën atij të gjitha gjynahet e kaluara. Kush falën namazin e natës, taravive në Ramazan me besim dhe me bindje, Allahu ja falën atij të gjitha gjynahet e kaluara.” Apo siç e ka thënë i dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të.
Fitorja është me të devotshmit, Zotit kërkoni falje, Atij lutjuni, sepse jeni premtuar për përgjigje.
Hutbeja e dytë
Lavdërimet vetëm për Zotin, lutje dhe përshëndetje për zotërinë tonë Muhamedin, i dërguar i fundit s’ka të dërguar pas tij.
Dëshmojmë se nuk ka Zot tjetër veç Allahut, ka dashur që robërit e Tij të punojnë për fenë e tyre dhe jetën e tyre në këtë botë, deri sa të fitojnë ndihmën e Zotit dhe të meritojnë kënaqsinë e Tij.
Dëshmoj se zotëria dhe i dashuri ynë Muhamedi është rob i Allahut dhe i dërguari i Tij, Paqja e Allahut qoftë mbi të, mbi familjen dhe të gjithë shokët e tij në çdo kohë.
O ju muslimanë! Ky është muaji i bekuar i Ramazanit, ky muaj i begatë, i cili sikurëse dhe ka ardhur në ether, “ Për të gjitha veprat në këtë muaj, shpërblimi është shumë fish. Plotësimi i obligimeve në këtë muaj, në shpërblim, është sikur plotësimi i shtatë dhjetë obligimeve në muaj të tjerë të vitit.”
O të dashurit e mi! Bëni kujdes në plotësimin e obligimeve, farzeve dhe të syneteve, shtoni sa më shumë leximin e Kuranit Famëlartë dhe përmendjen e Zotit. Shfrytëzoni të gjithë kohën tuaj në këto ditë të bekuara nga ditët e Ramazanit. Qëndroni në shtëpitë tuaja me qëllim që, me lejen e Zotit, të largojmë këtë epidemi vdekjeprurëse, dhe të dalim prej sajtë me sa më pak humbje. Fitimtarë dhe shëndosh e mirë me ndihmën dhe fuqinë e Zotit të Madhërishëm të kthehemi për në xhaminë tonë të bekuar të Aksasë dhe në të gjithë punët dhe aktivitetet tona normale. Dhe që të jemi nga njerëzit e lidhur ngusht me këtë tokë të bekuar sikurëse na ka përgëzuar i dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, kur thotë: “ Do të vazhdojnë të ekzistojë një grup në të vërtetën nga populli im, që përballen me armikun e tyre fuqishëm të vendosur, nuk marrin parasysh se kush është armiku i tyre, kështu vazhdojnë deri në ditën e Kijametit.” E kanë pyetur ku janë ata o i Dërguari i Allahut? Ka thënë: “ Në Shtëpinë e Shejtë, Bejtul Mak’dis dhe në rrethinat e Bejtul Mak’dis”
O ju muslimanë! O ju agjërues! O bijtë e tokës së Israsë dhe Miraxhit! Kujdesen shumë nga ne që të nxjerrin zekatin e pasurisë në këtë muaj të bekuar. Prandaj ju bëjmë me dije që në fillim të këtij muaji të bekuar, se masa e pasurisë monetare për të cilën obligohet zekati në këtë vit vlersohet me 3100 (tre mijë e njëqind) dinar Jordanez, apo ekujvalentët e tyre nga monedha të tjera. Kush e posedon këtë masë, duke plotësuar jashtë sajtë gjërat kryesore, dhe tek kjo masë është plotësuar periudha e caktuar kohore, një vjeçare, në të është i obliguar që të japë zekatin e kësaj shume. Ndërsa zekati i mallrave dhe të tjera dihet llogaria e tyre dhe nuk është vendi që të sqarohen me hollësi, por se ato do ti bëjnë të qarta dijetarët përmes mësimeve dhe në takimet e tyre. Ndërsa sadakaja e fitrit, sadakaja e agjërimit, ajo vlerësohet me peshë që është 2 kg 176 g nga masa që praktikojmë sot. Lejohet dhenija e kësaj sadakajë, sadakasë së fitrit, në miell, oriz apo ushqime që janë në masën e kësaj peshe. Mundet të jepet siç dhe praktikohet sot me shportat e ushqimeve që ju afrohen të varfërve, në shumën prej 9 (nëntë) shevakil, monedha palestineze, apo ekujvalentët e tyre nga monedha të tjera. Kush e kalon këtë shumë në sadaka dhe mirësi ka shpërblim dhe mirësi më shumë. Allahu nuk do t’ua humbi shpërblimin punëmirëve.
E lusim Allahun e Madhërishëm që të pranojë nga ne namazin, agjërimin, dhe namazin e natës, teravitë, dhe të na bëjë nga ata që Ai largon, shpëton nga zjarri i xhehenemit në këtë muaj të begatë, të na mundësojë ne sëbashku që të hymë në paqe në xhenet nga porta e paqes.
O Zot sikurëse u ke premtuar agjëruesve që ti veçosh me portën Rejan nga portat e xhenetit, na veço ne, baballarët dhe nënat tona dhe të gjithë muslimanët që të hymë për mes kësaj porte me Mirsinë Tënde.
O Zot na mëshiro me Mëshirën Tënde, o më i Madhi Mëshirues, prano pendesën tonë pa dyshim, Ti je Pranuesi i pendimit, Mëshirëploti, na fal ne me të vërtetë Ti je Falësi i madh, Mëshirëploti.
O Zot të lutemi me emrin Tënd të Madh, me të gjithë emrat që ke quajtur Veten, me emrat që i ke zbritur në librin Tënd, apo që ja ke mësuar ndonjërit nga krijesat e Tua, që të na e mundësosh ne, muslimanëve dhe mbarë botës largimin e kësaj fatkeqsie dhe të keqeje, këtë epidemi o Zoti i Botrave. O Zot të lutemi të na mbrosh nga çdo sëmundje e keqe. Të lutemi që të na e largosh këtë fatkeqsi.
O Zot na ruaj në fenë tonë, në jetë tonë në këtë botë dhe në botën tjertër.
O Zot na bëj nga robërit e Tu durimtarë, nga robërit e Tu të ndershëm dhe na mbulo me mëshirën Tënde o më i Madhi Mëshirues.
O Zot fali muslimanët dhe muslimanet, besimtarët dhe besimtaret, të gjallët nga ato dhe ata që kanë ndërruar jetë.
O Zoti ynë na fal ne me të vërtetë Ti i përgjigjesh lutjes, je i Fuqishëm për të bërë çdo gjë.
Lutjet dhe përshëndetjet për zotërinë tonë Muhamedin, për familjen dhe të gjithë shokët e tij.