Të mbrojmë familjen Palestineze – Aksa 26.06.2020

Lavdërimet janë për Zotin, ka plotësuar për ne fenë  tonë, dhe përmbushi me të dhuntitë e Tij ndaj nesh duke pëlqyer Islamin për ne fe. Kush vjen tek ne dhe dëshiron të zëvendësojë fenë tonë me ligje dhe rregull të ndryshme, që kundërshtojnë, bazat konstante të  besimit  tonë dhe legjislacionit, ligjeve  të Zotit tonë,  e refuzojmë duke e hedhur poshtë atë cfarë ka sjellë ai. Fuqia dhe mbrojtja jonë është libri i Zotit tonë, Kurani, dhe fuqia jonë është tradita e të dërguarit tonë Muhamedit, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të.

Dëshmojmë se s’ka Zot tjetër veç Allahut, Një i Vetëm i pa shok. S’ka Zot  dhe Sundues tjetër për ne veç Tij, na ka mësuar të themi: “Thuaj: “Në të vërtetë, namazi im, kurbani im, jeta ime dhe vdekja ime, i përkasin vetëm Allahut, Zotit të botëve.” ( El-En’am162) Jeta jonë është për Ty o Zoti i Botrave duke ndjekur rreguallat e legjislacionit Tënd, dhe vdekja jonë o Zoti ynë është në kënaqsinë Tënde.

 

Dëshmojmë se zotëria  ynë Muhamedi është rob i Zotit dhe i dërguari i Tij, që ka kaluar 23 vite me durim, përpjekje dhe me  përgjegjshmëri  që të na trashëgojë  këtë fe, në të cilën është krenaria, fuqija dhe lumturija  jonë. Sikurëse na ka paralajmëruar që të ruhemi nga shejtani dhe pasuesit e tij të cilët dëshirojnë shkatërrimin e familjes muslimane me të gjitha mënyrat dhe metodat. Kush dëshiron prej tyre që të jetë shijues i xheneti,dhe  të vdesë në besimin Islam, le të qëndrojë  përballë  Iblisit, djallit dhe ushtarëve  të tij duke i kundërshtuar dhe luftuar ata, dhe të mos e lër  zbatimin e Islamit për në moshën madhore. Le  të  marrë Muhamedin, a.s  për shembull. O Zot fale dhe mëshiroje robin dhe të dërguarin Tënd, Muhamedin, lutje me  të cilat poshtërohen hipokritët, dhe largon nga ne komplotet e keqbërësve. O Zot fali dhe mëshiroi familjarët e tij të pastër, shokët e tij të ndershëm, tabiinët, pasuesit e tyre  dhe të gjithë ata që i pasojnë  me mirësi deri në ditën e Kijametit.

Në vijim

O ju të lidhur dhe vendosur në këtë tokë të bekuar! I dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, është interesuar, kujedesur për familjen Palestineze, prandaj ka porositur muslimanët për krijimin, rritjen dhe edukimin e sajtë me fenë Islame dhe vlerat e tij, me të cilat rriten fuqitë dhe vendosmëria e tyre, e në veçanti vlerën e vendosmërisë dhe lidhjes me  Bejtul Makdis dhe rrethinat e tij. Kur Dhil Esabiu, Zoti qoftë i kënaqur me të pyeti dhe tha: “O i dërguari i Allahut nëse sprovohemi me të rënda pas teje, ku na urdhëron që të shkojmë?” Ka thënë: “ Drejtohu për në Bejtul Makdis, do Zot të furnizon me pasardhës me të cilët shkoni në atë xhami, Aksa”

O muslimanë! Sahabet u edukuan me këshillat e të dërguarit të Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, dhe  ndërtuan familjen Palestineze siç ishte dhe familja e Dhil Esabiut, familja e Ubades, familja e Shidad Ibn Emsi, dhe familje të tjera të sahabeve të nderuar dhe të tabiinëve Zoti qoftë i kënaqur me ta. Familja Palestineze gjatë gjithë historisë së sajtë ka qenë e lidhur dhe  e vendosur me  Bejtul Makdis dhe rrethinat e tij. Kjo familje ka qenë e kapur me vlerat e Islamit, rregullat dhe praktikat e kësaj feje, me moralin dhe sjelljet e sajtë. Kjo lidhje ka qenë nga arsyet dhe mbështetjet më të forta në egzistencën e sajtë, familjes Palestineze, dhe vazhdimsia e sajtë  në këtë tokë të bekuar.

O ju besimtarë! Ju vazhdoni akoma të kujtoni emrat e familjeve Palestineze të cilat janë shënuar me lidhjen dhe vendosmërinë e tyre  shembujt më të mirë në vendosmërinë në fe, në sakrificat e tyre dhe të garuarit në to. Po, o ju të lidhur, vendosur me këtë tokë, ata vërtetë janë shembujt e familjeve tuaja  Palestineze për gjatë historisë së sajtë,  me edukimin e pjestarëve të sajtë, dhe pastrimin e tyre në bazë të vlerave fetare Islame brez pas brezi.  Vlera e lidhjes dhe vendosmërisë me tokën e shenjtë, vlera e solidaritetit  shoqëror,  vlera e ruajtjes së  fqinjësisë së mirë, vlera e ruajtjes së tokave, vlera e ruajtjes së trashigimisë, vlera e ruajtjes së vendit nga ata që e sulmojnë atë, dhe të tjera vlera dhe rregulla të fesë tonë. Të gjitha këto e kanë shtyrë  pushtuesin e vendit tonë dhe ata që janë me të nga hipokritët,  të mendojnë metodën për shkatërrimin e familjes Palestineze. Sepse ata duan të pushtojnë bastionin që sundon gruaja  durimtare për hir të fesë së sajtë, dhe vendeve të shenjta të sajtë, sepse ajo është bastioni  që prodhon burra.

Pasi që ka kaluar  një gjysëm shekulli, ata kanë menduar për këtë gjë  dhe e kanë bërë llogari. Por janë ndëshkuar sikurëse kanë menduar dhe planifikuar.  Kanë ardhur me një ligj që në dukje është i mëshirshëm, por se në të brendësinë e  tij ai sjellën shthurjen dhe shkatërrimin. Ai është ligji që njihet si ligji për mbrojtjen e familjes nga dhuna.

O ju besimtarë! Ky ligj ka për synim dy objektiva  të dëmshëm,  dhe të këqinjë;

Objektivi i parë: Është eleminimi i rolit të familjes në edukimin e brezit të ri në vendosmërinë dhe lidhjen e tyre me Islamin, vlerat dhe moralin e tij. Sipas këtij ligji, babait i është hequr e drejta e kujdestarisë  ndaj vajzës së  tij, dhe nuk i lejohet që ta martojë atë para se ajo të mbushë 18 vjeçe. Në të njëjtën kohë është në të drejtën e sajtë, vajzës,  që të kryej imoralitet, të kryej vepra të këqija, të kryej mardhënije intime me atë që ajo dëshiron para së të mbushi këtë moshë, 18 vjetët. A do e pranonit për veten tuaj dhe për vajzat tuaja këtë gjë ? Ky  ligj ndalon kontrollin ndaj gruas, dhe se nën hijen e këtij ligji, ti si burrë duhet të kujdesesh për fëmijët tu, të bësh punët e shtëpisë, në mënyrë të barabartë me gruan. Sikurëse duhet që dhe gruaja jote të shpenzojë për familjen në mënyrë të  barabartë me ty si burrë, dhe se nuk ke të drejtë që ta ndalosh atë që të dali apo të udhëtojë dhe të mbajë lidhje me kë ajo dëshiron. O ti burrë musliman a pranon që të jeshë i heshtur dhe gjynahqarë? E nëse ti largon gruan tënde nga shtrati pa pëlqimin e sajtë, ti je kriminel, meriton burgim dhe të gjobitesh. A të kënaqën kjo gjë?!  Nëse ti edukon gruan apo fëmijën tënd  qoftë dhe me fjalë, ti je i dhunshëm për ata dhe duhet që të largohesh nga shtëpia, të burgosesh dhe të denohesh me gjobë. A pranon që të jetë kjo gjendja jote sipas këtij ligji të imponuar?! 

O ju besimtarë! Ky ligj konsideron se burri në shtëpi është shkaktari i kësaj gjendjeje në të cilën jeni, prind qoft ëapo djalë. Sikurëse e përshkruan ky ligj,  familja Palestineze është vatër dhune. Kjo është tentativë  për ndryshim mendimi në sytë e opinionit publik dhe e ekzagjeruar. Nëse përdoret, shfaqet dhunë në familjen Palestineze kjo gjë është e rrallë, dhe për rastet  e rralla në jurisprudencën Islame nuk ka gjykim, është e përjashtuar nga rregulli. Pse nuk mund të jetë gruaja ajo shkaku i dhunës në familje, nëse ka dhunë në familje?! 

Statistikat në disa vende përëndimore thonë se në çdo pesë minuta dhunohet një grua, qoftë kjo me rrahjen e sajt, vrasjen apo në pasurinë ekonominë e sajtë. Nga këtu këshillojmë ata që kanë sjellë apo kanë  propozuar këtë ligj që të shkojë me të në përëndim, sepse ata kanë më shumë nevojë për të. Ndërsa ne, na mbron mjaftueshëm  dhe bën të pasur në këtë drejtim, libri i Zotit tonë, Kurani, dhe syneti i të dërguarit tonë, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të.

O adhurues të Zotit! Në fenë tonë, gruaja është çelësi i xhenetit për babain e sajtë kur ajo është fëmijë, xheneti është nën këmbët e sajtë kur ajo është nënë. Ajo  duke qenë vajzë plotëson fenë e burrit kur ai martohet me të. Çelësi i fesë dhe xhenetit është në dorën e sajtë. A gjindet diçka e tillë në ligjet e tokës?! Prandaj kujdesuni që të mos  humbin nga ju gratë e çmuara dhe me vlerë, të cilat janë çelësi i fesë dhe xhenetit tuaj.

Kushdo që vjen tek ju me këtë ligj të shthurjes dhe shaktërrimit, mbi të bie  fjala e Zotit të Madhërishëm ku thotë: “Thuaj: “A doni t’ju lajmëroj për ata që, më së shumti, humbasin nga punët e veta,  për ata, përpjekja e të cilëve ka qenë e kotë në jetën e kësaj bote, ndërkohë që mendonin se po bënin vepra të mira?” ( El-Kehf 103-104)

O adhurues të Zotit! O ju që jeni të lidhur me këtë tokë  të shenjtë!

Ndërsa objektivi i dytë i ligjit për mbrojtjen e familjes nga dhuna, është dhe humbja e lidhjes së gjakut, me qëllim që familja Palestineze të humbi një nga shtyllat më të forta të egzistencës së sajtë, dhe lidhjen, vendosmërinë e sajtë në Bejtul Makdis dhe rrethinat e tij. Implementimi dhe zbatimi i këtij ligji, që mos e dhëntë Zotit të bëhet, do të thotë se gjindet në familjen Palestineze  kush nuk e njef babain e tij, sepse ai është produkt i imoralitetit, dhe nëse babai i tij është i dëbuar nga shtëpia e tij, sepse ai ka ushtruar atë që quhet dhunë psikologjike, fizike apo ekonomike ndaj vajzës apo gruas së tij.

E gjithë kjo është shkatërrim  dhe dëmtim ndaj ndërtimit të  familjes Palestineze. E  nëse zbatohen të gjitha dispozitat ligjore që rrjedhin nga ky ligj  injorant, atëhere nuk do të gjejmë familje Palestineze, në kuptimin e legjislacionit dhe të kodit të familjesSikurëse nuk do të gjejmë grua durimtare e cila pret  lirimin  burrit të sajtë nga burgu. Kështu do të humbim gruan e përgjegjshme me humbjen e fëmijës së sajtë dhe se do të kemi një brez të padobishëm që do dalin nga djemt dhe vajzat tona.

O adhurues të Zotit! Ky ligj është i rëfuzuar plotësisht, sepse ai do që të legjitimojë rregulla që i ka ndaluar Zoti, sikurëse do që të fshijë, eleminojë rregulla fetare të cilat janë të bazuara në Kuran, në synet dhe në konsensusin e dijetarëve. Sikurëse dëshiron gjithashtu nga muslimanët që ta  miratojnë dhe pranojnë atë që është e keqe dhe  të braktisin atë çfarë e ka obliguar Allahu nga legjislacioni, feja. Ata me këtë pushtojnë çfarë janë me vlerë  në familjen  Palestineze duke eleminuar kështu më të shenjtat e sajtë.

Ajo çfarë është e çuditshme dhe e habishme se si disa vrapojnë pas  kësajt të keqeje, dhe kërkojnë qe ta pareqesin atë dhe studimin   e këtij ligji në komisionin e ligjeve, me qëllim që ta votojnë, miratojnë atë.

A pranoni që të propozojnë  fjalën  e Allahut të Madhërishëm që thotë: “ Mos ju afroni imoralitetit.” , që të votohet?!

A do të pranoni që të propozojnë fjalën e Allahut të Madhërishëm që thotë: “…që të mos i afroheni veprave të turpshme, qofshin ato të hapëta apo të fshehta…” (El-En’am 151) që të votojnë për të?! 

Besimi juaj në Zotin e pranon që të propozojnë fjalën e Allahut të Madhërishëm që thotë: “Burrat kanë autoritet mbi gratë,..” (En-Nisa 34) që të votojnë për të?! 

O muslimanë!  Ky ligj është i refuzuar plotësisht, sepse ai nuk mbron dhe mbështetën gruan  Palestineze, e cila kalon vështirsi dhe përballet me të rënda, femër e cila martohet me të lejuar që të lindi, Amrin,Sadin, Jezidin.

O muslimanë! Parandalimi i dhunës në legjislacionin dhe fenë tonë Islame është mbrojtja e tjetrit dhe sigurimi i paqes për të. Mos vallë përhapja e imoralitetit siguron paqen e njerëzve dhe nderit e tyre?!  Mos vallë shkatërrimi i familjes me largimin e burrit prej sajtë  e mbrojnë familjen nga dhuna?!  E kush është në realitet  mbrojtësi i nderit të  njerëzve;  ligji të cilin e ka vendosur  Allahu i Madhërishëm, Krijuesi i njeriut, apo ligji të cilin e kanë formuluar disa mendje të kufizuara dhe të paditur se çfarë mund të jenë pasojat e tij?!  Allahu ka thënë të vërtetën në fjalën e Tij: “ A mos kërkojnë ata diçka tjetër përveç fesë së Allahut, ndërkohë që Atij i përulen të gjithë ata që gjenden në qiej dhe në Tokë, me hir a me pahir dhe tek Ai do të kthehen të gjithë?!” (Al ‘Imran 83)

O adhurues të Zotit!  Ky ligj është i refuzuar plotësisht, sepse nuk është në të drejtën e ekzekutivit, qeverisë,  që të nxjerri  ligje, por se kjo është e drejtë e parlamentit, dhe  parlamenti është  i mbyllur.  Dhe nëse parlamenti është funksional, nuk është në të drejtën e tij që të shfuqizojë vendime të cilat janë të bazuara në Kuran dhe në synet, apo të nxjerri ligje dhe rregulla që janë të ndaluara në to, Kuran dhe synet. E si mund të kalojë, pranohet  ky ligj pas gjithë këtyre hollësive?! 

O ju që jeni të lidhur me këtë tokë! O ju muslimanë! Vërtetë familja jonë Palestineze qoftë kjo në Bejtul Makdis apo në rrethinat e tij, është ngritur me moral, nderë, dhe me krenari. Ajo është familje e fortë, vendosur, e dashur me fenë dhe Aksanë e sajtë, me popullin dhe çështjen  e sajtë. Kjo familje ka qenë dhe vazhdon akoma të garojë  në lidhje dhe vendosmëri në këtë tokë, dhe në vendosmërin në  fenë, vlerat dhe moralin e sajtë. Prandaj le të jeni ashtu sikurëse ju kemi njohur. Burra të ndershëm rrisin bija të dëlira dhe  të ndershme me duart e grave të pastra dhe besimtare. Të mallkuar ata që tentojë të largojnë familjen Palestineze nga feja jonë. Këtë familje të cilën e ka edukuar Omeri, i cili ka thënë për muslimanët: “Në të vërtetë kam dërguar tek ju njerëzit e mi  që të ju mësojnë librin e Zotit tuaj, Kuranin, synetin e të dërguarit tuaj dhe të ju  mësojnë  fenë tuaj.”

O familja jonë Palestineze! Kush do që vjen me qëllimin të ju ndalojë librin e Zotit dhe synetit e të dërguarit tuaj, dhe të  ju ndalojë në praktikimin e fesë tuaj në mes jush, ai është përsoni që  e ka mallkuar i dërguari ynë, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, me fjalët e tij kur ka thënë: “ Kush bën një të keqe, gjynah,  apo përkrahën dikë në kryerjen e një gjynahi, mbi të është mallkimi i Zotit, i Melaikeve dhe i të gjithë njerëzve.” 

O Zot na forco në fenë Tënde, na mundëso që të bindemi Ty dhe ti bindemi të dërguarit Tënd, paqja dhe shpëtimi  Zotit qoftë mbi të. 

Ndërsa ju o adhurues të Zotit. Kërkoni falje dhe pendohuni tek Zotit, sepse jeni premtuar për përgjigje.

 

LEXO  “Ne nuk kemi gjak për të derdhur” - Aksa 07.08.2020

Hutbeja e dytë

 

Lavdërimet për Zotin që udhëzon në të vërtetën e qartë.

Dëshmojmë se s’ka Zot tjetër veç Allahut, Një i Vetëm i pa shok.

Dëshmojmë se zotëria ynë Muhamedi është rob dhe i dërguari i Zotit. Paqja  dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, mbi familjen dhe shokët e tij, mbi tabiinët dhe mbi të gjithë ata që e pasojnë me mirësi deri në ditën e Kijametit.

 

Në vijim

O ju besimtarë! Liria kombëtare  për familjen Palestineze është feja e sajtë. Për këtë i dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, na e ka ndaluar që të ju ngjasojmë mohuesve, për të ruajtur këtë vlerë të madhe  dhe ka thënë: “ Kush i përngjason një populli ai është prej tyre.”  Ne kemi fenë tonë, traditat tona, moralin tonë, të cilat na i ka dhuruar Allahu i Madhërishëm mkirësi me këtë fe. E përse duhet të shfaqim dobësinë tonë duke shkuar pas traditave të pushtuesit dhe të të tjerëve?! 

O muslimanë! Vërtetë familja Palestineze jeton çështjen e sajtë sot nën presionin e shumë vështirsive; presion dhe vështirsi politike, ekonomike, shëndetsore  dhe shoqërore. Puna për zbatimin e ligjit për mbrojtjen e familjes nga dhuna është mjë shtesë  tjetër  në këto vështirsi dhe presione. Projektligji po kalon sipas proçedurave ligjore, apo ky projekt  është jashtë cdo ligjshmërie?!

O ju të lidhur me këtë vend të bekuar! Çështja jonë na obligon që të njësojmë mendimet tona politike, nën sloganin “Vërtet, ky është besimi juaj – besimi i vetëm, e Unë jam Zoti juaj, andaj më adhuroni Mua!” (El-Enbija’ 92)

Çështja jonë na obligon që të punojmë që të dalim nga kjo vështirsi ekonomike me përpjekje. I dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, ka thënë: “ Çdo popull që ka në mesin e tyre të uritur dhe ata janë në dijeni të kësajtë, ata janë të liruar, nuk e meritojnë,  mbrojtjen e Zotit.” Juristët Islam kanë thënë: Ky hadith tregon se mirësia, bamirsia është e domosdoshme që të rregullohen kushtet e muslimanëve.

Prandaj në kushtet në të cilat kalojmë, duhet që individët që posedojnë  pasuri nga bijtë e familjeve tona Palestineze të nxjerrin nga kjo pasuri e tyre për të varfërit. Kjo nuk është nga ty dhe nga bamirsia jote por se e ke obligim dhe detyrë.

Ndërsa vështirsia, presioni shëndetsorë nga  ajo çfarë emërohet  me virusin Korona, jemi të obliguar që të bazohemi në arsyet fetare dhe mjeksore dhe të  jemi  të kujdesshëm. Të zbatojmë porosit dhe të marrim masat dhe të zbatojmë atë në të cilën na porositi Drejtori i Vakfit të Aksasë para namazit. Dhe ta dimë se  mbajtja e  distancën në mes namazfalësve në namazet e obliguara me xhemat, nuk e bën namazin të pavlefshën nëse kjo bëhet për arsye të pranuara fetarisht. Për këtë gjë ka folur dhe Shejhul Islami Ibn Tejmie, Zoti qoftë i kënaqur me të.

Ndërsa problemet dhe vështirësit tona shoqërore duhet që njerëzit që punojnë në përmirsimin tonë, dhe të qëndrojmë  me vëndosmëri dhe forcë që ti bëjmë ballë asajtë që dëgjojmë çdo ditë dhe të kujdesemi për paqen sociale.

O ju të lidhur me këtë tokë!  Kjo gjendje nuk ndryshon dhe nuk shpëtojmë prej sajtë vetëm nëse kujdesemi për djemtë tanë, vajzat tona, gratë tona dhe ti ruajmë nga e keqja .

O ju që keni pranuar Allahun Zot, o ju që keni pranuar Islamin fe, o ju që keni pranuar Muhamedin, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, të dërguar dhe profet, mos u ndani nga kjo botë vetëm se me këtë bindje, që të vazhdoni të jeni në Aksanë tuaj të pastër dhe në fenë tuaj të lirë.

O Zot të lutemi të ruash  Kud’sin dhe Aksanë tonë, Ti je më i miri Mbrojtës, më i Madhi Mëshirues. 

O Zot të lutemi të ruash fenë tonë, tokën dhe vendin tonë, Ti je më i miri Mbrojtës më i Madhi Mëshirues.

O Zot ndihmo Islamin dhe muslimanët, lartëso me Mirsinë Tënde fjalën e vërtetë dhe fenë.

O Zot largo nga ne armiqt tanë, idhujtarët, mohuesit dhe hipokritën, largo nga Aksaja jonë çdo të keqe dhe të dëmshme, largo nga ajo planet e të padrejtëve dhe intrigat e mohuesve.

O Zot mundëso shlyerjen borxheve për ata që kanë borxhe, mundësoju lirinë të burgosurve tanë, shëro të sëmurët tanë, ngrei në gradë dëshmorët tanë, o Zoti i Botrave.

 O Zot të lutemi që të jeshë mbështetës dhe ndihmues për ne, Ti je sunduesi ynë, dhe Ti je më i miri ndihmues.

“Dhe fale namazin! Vërtet, namazi të ruan nga shthurja dhe nga çdo vepër e shëmtuar dhe, vërtet, përmendja e Allahut është më e madhe! Allahu di gjithçka që ju bëni.”(El Ankebut 45)



Post Author: endrit