Lavdërimet janë për Allahun, na ka paralajmëruar nga tradhtija dhe e ka ndaluar atë, bër haram, dhe ka thënë: “O besimtarë! Mos e tradhtoni Allahun dhe të Dërguarin e mos i tradhtoni amanetet me vetëdije. “ ( El-Enfal 27)
Dëshmojmë se s’ka Zot tjetër veç Allahut, Një i Vetëm i pa shok, e urren tradhtinë dhe tradhtarët, Allahu i Madhërishëm ka thënë: “ Allahu nuk i do ata që tradhtojnë.” (El_Enfal 58)
Dëshmojmë se zotëria ynë Muhamedi është rob i Zotit dhe i dërguari i Tij, i dërguari i ndershëm dhe besnik, e ka konsideruar dinakrinë, mashtrimin dhe tradhtinë nga veprat e banorve të zjarrit. Ai kërkonte mbrojtje nga tradhtija dhe thoshte: “ Dhe kërkoj mbrojtjen Tënde o Zot nga tradhtija, se me të vërtetë ajo është vesi më i keq i brenshëm.”
O Zot fale, mëshiroje dhe bekoje atë, familjen e tij, shokët dhe pasuesit e tyre, dhe të gjithë ata që kanë urryer tradhtinë dhe tradhtarët deri në ditën e fundit, ditën e Kijametit.
O ju besimtarë! Asnjëherë dhe asnjëherë besimtari i vërtetë nuk mund të jetë tradhtar i Zotit dhe i të dërguarit të Tij. Asnjëherë dhe asnjëherë besimtari i vërtetë nuk mund të jetë tradhtar i emanetit të Zotit, amanet të cilin Zoti ja ka besuar atij. Në zemrën e besimtarit nuk mundet që të bashkohet asnjëherë imani, besimi dhe hipokrizia, dyfytyrësia, ndershmëria dhe gënjeshtra. Prandaj o muslimanë, bëni kujdes nga tradhtija. Ju jeni ata të cilët ju ka ruajtur Allahu në tokën e shenjtë për fenë e Tij, që zgjohen me thirrjen e muezinit në ambjentet e xhamisë Aksa për të falur namazin e sabahut duke thënë: “Zoti është më i Madhi. Zoti është më i Madhi.” Po Zoti është më i Madhi para tradhtive, Zoti është më i Madhi para tradhtarëve.
O populli i Bejtul Makdis dhe rrethinat e tij! Tradhtija është krim dhe cilësi e ulët, e keqe, kush e posedon këtë cilësi është i poshtëruar në këtë botë dhe i poshtëruar në botën tjetër. Allahu i Madhërishëm e poshtëron atë para të gjitha krijesave në ditën e Kijametit, dhe nuk e lë atë pa e marrë në llogari dhe pa e ndëshkuar.
I dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, ka thënë: “Allahu do ti japi çdo tradhtari nga një flamurë ditën e Kijametit, dhe do ti thuhet ky është flamuri i Filanit.”
O Zot na bëj të qëndrueshëm në fenë Tënde, na ruaj dhe na largo nga tradhtija dhe e keqja e çdo tradhtari.
O muslimanë! Ruajuni nga tradhtija dhe nga mpleksja me të, sepse nuk shpëton prej sajtë vetem se ai që e ka mëshiruar Zoti i Gjithësisë. Sepse fjala tradhti vjen nga Hane, do të thotë, mangësi dhe jo e plotë, e çdo gjë e mangët priret drejt tradhtisë.
Mësoje se; tradhtija mund të jetë në fe dhe në rregullat e sajtë, në mos plotësimi i tyre. Mund të jetë në lënijen mangut, pa plotësuar të emaneteve fetare dhe jetësore, të kësaj bote, në të qenit i pavëmendshëm në to dhe në ndryshimin e tyre. Ky është kuptimi i fjalës së Allahut të Madhërishëm që thotë: “O besimtarë! Mos e tradhtoni Allahun dhe të Dërguarin e mos i tradhtoni amanetet me vetëdije. “ ( El-Enfal 27)
Adhurues të Zotit! Po, komentetatorët e Kuranit kanë përmendur në komentimin e këtij ajeti shembuj të shumtë që tregojne tradhtinë ndaj Zotit dhe tradhtinë ndaj të dërguarit të Tij, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të. Lënija e obligimeve, apo lënija e tyre mangut, pa plotësuar, është nga tradhtija ndaj Zotit dhe të dërguarit të Tij. Prandaj bëni kujdes kundrejt obligimeve dhe në zbatimin e rregullave të legjislacionit të Zotit, dhe në udhëzimin e të dërguarit të Tij, mos i tradhtoni ato.
O besimtarë! Të kaluarit e kufinjëve të Zotit dhe kryerja e veprave të ndaluara është tradhti ndaj Zotit dhe ndaj të dërguarit të Tij, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të. I pabinduri dhe ai që kryen gjynahe të mëdha, i cili nuk turpërohet prej tyre quhet tradhar i fesë së tij, sepse ai është larguar nga feja e tij dhe ka tradhtuar. Sikurëse ka thënë Allahu i Madhërishëm: “Allahu e di mirë se ju e keni mashtruar veten…..” (El-Bekare 187)
Sikurëse Allahu i Madhërishëm na ka treguar për gratë e Nuhut dhe Lutit, kur thotë: “….dhe i tradhtuan ata.” (Et-Tahrim 10) dmth ato të dyja i kanë tradhtuar në fe dhe në besim, dhe jo në tradhti bashkëshortore, sepse gratë e të dërguarve janë të pagabueshme, mbrojtura nga këto gjëra, për shkak të pagabueshmërisë së të dërguarve të Zotit.
O ju që jeni të lidhur me Bejtul Makdis dhe rrethinat e tij Cilësia e tradhtisë me këto kuptime dhe të tjera mund prekën çdo musliman, sepse muslimani nuk është i pagabueshëm. Prandaj o adhurues të Zotit përshpejtoni në pendesë, kërkim falje tek Zoti, sa herë që lëshoni, nuk i plotësoni siç duhet obligimet. Nxitoni që të pendoheni sa herë që kryeni diçka të ndaluar, me qëllim që të lani me të, pendesën, gjurmët e tradhtisë. Në pendesë është shpëtimi, me zbatimin e asajtë me të cilën na ka urdhëruar Zoti, dhe me largimin nga ajo që na ka ndaluar. Kështu kujdeseni për plotësimi i emanetit, dhe për përmbushjen e fesë tuaj.
O ju besimtarë që jeni të lidhur me këtë tokë! Neglizhenca e budallait, shkatërruesit e fesë, dhe politikat, interesat e kësajt bote, përzierja mohuesve me muslimanët, zbulimi i të metave të tyre tek ata, dhe dhënia e udhëheqjes dhe drejtimit atyre, janë nga tradhtitë më të mëdha ndaj Allahut, të dërguarit të Tij, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, dhe ndaj shoqërisë së besimtarëve. Këto janë cilësi të hipokritëve të cilët janë larg besimit dhe shumë afër mohimin. Prandaj Allahu i Madhërishëm ju ka përgatitur dënimin më të rëndë, Allahu ka thënë: “ Pa dyshim që hipokritët do të jenë në thellësinë më të madhe të Xhehenemit…” (En-Nisa’ 145)
O Zot kërkojmë mbrojtjen Tënde nga hipokrizia, sepse me të vërtetë ai është morali më i keq.
O ju musliman! Për të gjithë këtë që parashtrova, Allahu i Madhërishëm ka urdhëruar muslimanët që të ruajnë emaneti, të kujdesen për të, ka ndaluar që të tregohemi të mangët në të, apo ta ndryshojmë atë. Allahu i Madhërishëm ka thënë: “Mos e tradhtoni Allahun dhe të Dërguarin e mos i tradhtoni amanetet me vetëdije. “ ( El-Enfal 27) Çështja e emanetit është e madhe dhe me rëndësi në stabilitetin e gjendjes tonë, në ndihmë të çështjeve tona me gjithë ndryshimet e tyre. Prandaj siguroni, kapuni pas tij dhe mbrojeni atë, emanetin, sepse ai është argument i integriteti të shpirtërave tonë, dhe tregues i veprave tona. I dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, na ka paralajmëruar nga humbja e emanetit, emanetin e fesë dhe të dynnjasë, apo të tradhtuarit e tyre, e në veçanti emanetin e kujdesit për muslimanët dhe emaneti në drejtimin, udhëheqjen e tyre. Sepse në rast të tradhtimit, humbjes së këtyre emaneteve do të thotë humbje e çështjeve të muslimanëve dhe humbje e të drejtave të tyre dhe lënija e shpresës së tyre në dorë të popujve të tjerë. Udhëheqësi që tradhton kopenë, njerëzit e vet, që nuk i drejton ata sipas ligjit të Zotit, sheriatit, nuk i urdhëron ata që të pasojnë synetin e të dërguatit të Allahut, që nuk mbron interesat e tyre, që nuk përçon tek populli i tij thirrjen për në rrugë të Zotit, që nuk gjykon me drejtësi, që nuk i mbështetën ata në nevojat e tyre siç është ushqimi, veshja, dhe strehimi, që nuk i mbron ata nga sulmet e armikut, vlerson mohuesit në fe dhe ju mundëson atyre që të kenë në dorë muslimanët, kush është i tillë, ai ka tradhtuar Zotin, tradhtarë i të dërguarit të Zotit, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, dhe tradhtarë i Islamit dhe muslimanëve. Lidhur me të gjithë çfarë përmendëm i dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, thotë: “Atë rob që Allahu e cakton për ruajtjen e një kopeje, udhëheqës, dhe ai vdes, kur do që të vdesi, duke tradhtuar kopenë e tij, ata që ka nën kujdestari, Allahu ja ka bërë atij të ndaluar, haram xhenetin.”
Braktisja dhe mosgjykimi me legjislacionin e Zotit është tradhti ndaj Zotit, të dërguarit të Tij dhe ndaj besimtarëve.
Përgojimi dhe ofendimi i dijetarëve është tradhti ndaj Zotit, të dërguarit të Tij dhe ndaj bashkësisë së besimtarëve.
Mungesa e drejtësisë është tradhti nga ai që bashkëpunon, ndihmon që ajo të mos ekzistojë.
O adhurues të Zotit! O të dashurit e Zotit! Sikurëse tradhtija është ndaj Zotit, të dërguarit të Tij në fe dhe në besim, njëjtë është tradhti ndaj Zotit dhe ndaj të dërguarit në pasuri dhe në bereqet. Ai që e fiton pasurinë e tij në rrugë të ndaluar dhe e shpenzon atë po në haram, dhe ai që shfrytëzon për këtë gjë mirësitë që i ka dhënë Zoti. Kush përdorën mirësitë e Zotit si shikimin, dëgjimin, dorën, këmbët, fytin dhe barkun e tij në të ndalauar, haram, është tradhtar ndaj Zotit, të dërguarit të Tij, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, por se ka tradhtuar veten e tij që është gjëja më e shtrenjtë tek ai. Atij do ti jepet ndëshkimi më i rëndë në botë tjetër sepse ai pasoi gjurmët e shejtanit.
Prandaj kujdesuni për vetet tuaja, mos i tradhtoni sepse i shpieni drejtë shkatërrimit. Allahu i Madhërishëm ka thënë; “O njerëz! Ushqehuni me të gjitha ato gjëra të lejuara e të mira që gjenden në Tokë dhe mos ndiqni gjurmët e djallit, sepse ai është njëmend armiku juaj i hapur.” (El-Bekare 168)
O rinia e Bejtul Makdis dhe e rrethinave të këtij qyteti! O muslimanë dhe muslimane! Zinaja, imoraliteti është nga tradhtitë më të mëdha ndaj Zoti, ndaj të dërguarit të Tij, ndaj vetes së vet njeriu dhe ndaj bashkësisë së muslimanëve. Allahu i Madhërishëm ka thënë: “Vërtet, Allahu nuk u jep fund të mirë dredhive të tradhtarëve.” (Jusuf 52) dmth dredhive të imoralitetit. Imorali dhe imoralja janë nga tradhtarët, ajo është vepër e keqe dhe cilësi shumë e keqe.
Për këtë imorali beqar e meriton që të goditen me kamxhik dhe të dëbohet nga shtëpia. Sikurëse e meriton imorali i martuar, burrë apo grua, që të goditet me gurë deri në vdekje. Kjo sepse i pari nuk ka bër durim në bindjen ndaj Zotit duke mos duruar kundrejt haramit, të ndaluarës, deri sa ta kishte furnizuar Allahu nga mirësia e Tij me grua. Dhe se rasti i dytë, i martuari, tradhtoi mirësinë e gruas me të cilën ishte mjaftuar me të, por se nuk u mjaftua dhe nuk qe falenderues, por dhe e shkeli atë mirësi dhe u drejtua nga gratë e njerëzve duke prekur në nderin e tyre. Një njeri ka pyetur të dërguarin tonë, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, dhe i ka thënë: “Kush nga gjynahet është më i madhi?” Ka thënë: “ Ti bësh Allahut shok, në adhurim, dhe Ai të ka krijuar ty.” Ka pyetur: “Po pastaj?” Ka thënë: “ Të vrasësh fëmin tënd nga frika se nuk ushqehet do me ty, frika e furnizimit me rrisk.” Ka pyetur: “Po pastaj?” Ka thënë: “Të kryesh imoralitet me gruan e fqinjit tënd.”
O ju njerëz! A nuk ka ardhur koha që i padituri të mësojë?! A nuk ka ardhur koha që gjynahqari të pendohet dhe të kërkojë falje?! A nuk ka ardhur koha që i shthururi dhe i pabinduri të largohet nga shthurja dhe mosbindja e tij?! A nuk ka ardhur koha që i padrejti ti japë fund padrejtësisë së tij?! A nuk ka ardhur koha që neglizhenti të zgjohet nga neglizhenca e tij?! A nuk ka ardhur koha për atë që ka tradhtuar Allahun dhe të dërguarin e Tij që të ruaj emanetin që janë ngarkuar për adhurim të Zotit, emaneti i thirrjes, përhapjes së sajtë, dhe të sakrifikuarit në rrugë të sajtë, dhe emanetin e të drejtës për ndjekjen e sajtë kush do që të jenë përfundimet.
O banorët e Bejtul Makdis dhe rrethinat e tij! A nuk e kanë dëgjuar veshët tuaj fjalën e të dërguarit tuaj, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, që thotë: “ Shenjat e hipokritëve janë tre;” Dhe ka përmendur prej tyre; “ Kur i besohet një emanet e tradhton atë.”
Ruani emanetet e fesë dhe mos i tradhtoni ato, ruani emanetet e pasurive dhe mos i tradhtoni dhe mos e hani atë në mes jush me patëdrejtë. Ruani emanetin e gjakut, mos e tradhtoni atë me grindje dhe zënka. Ruani emanetin e nderit dhe mos i tradhtoni ato duke i shkelur ato. Kush tradhton është shkelës dhe braktisës i emanetin. Muslimani nuk e tradhton fenë e tij, umetin e tij, nuk i tradhton vendet e shenjta të tij dhe popullin e tij, nuk e fiton pasurinë me patëdrejtësi, nuk mbështetet tek i padrejti, nuk neglizhon ndaj të drejtës së Aksasë dhe nuk braktisën lidhjen dhe vendosmërinë e tij në të, Aksa.
Kush do që ka nga cilësitë e tradhtisë ndaj fesë së tij, Zotit të tij, të dërguarit të Tij dhe ndaj bashkësisë aë muslimanëve, duhet që të bëj pendesë të sinqertë para se ta mbulojë atë poshtërimi në këtë botë dhe në botën tjetër. Allahu i Madhërishëm ka thënë: “Se Allahu nuk i do tradhtarët dhe gjynahqarët. “ (En-Nisa’ 107) Dhe ka thënë: “Me të vërtetë Allahu nuk i do tradhtarët mohues.” ( El-Haxhxh 38)
O Zot të lutemi të na japësh kthim të mirë tek Ty, bëje të dashur për zemrat tona bindjen ndaj Teje, dhe të urryer për zemrat tona mosbindjen ndaj Teje.
Ndërsa ju o adhurues të Zotit, pendohuni tek Zoti dhe kërkoni falje tek Ai nga çdo gjynah dhe gabim, dhe lutjuni Atij sepse jeni të pemtuar për përgjigje.
Hutbeja e dytë
Lavdërimet janë për Zotin, lavdërime të shumta, të pafundme dhe të begata, sikurëse dëshiron dhe është i kënaqur Zoti ynë.
Dëshmojmë se s’ka Zot tjetër veç Allahut, Një i Vetëm i pa shok.
Dëshmojmë se zotëria ynë Muhamedi është rob dhe i dërguari i Zotit, paqja , mëshira dhe bekimet e Zotit qofshin mbi të, familjen dhe shokët e tij, dhe mbi të gjithë ata që ndjekin udhëzimin e tij deri në ditën e fundit.
O ju muslimanë! E nëse kemi jetuar vite të cilat kanë qenë të mbushura me tradhti, bëni kujdes dhe ruhuni që të mos i fshihni apo të kënaqeni me to, apo të ndikoheni nga tradhtitë e tyre. I dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, na ka paralajmëruar nga ajo kur na ka lajmëruar për të me fjalën e tij: “Njerëzve do t’u vijnë vite të mashtrimit. Në to do t’i besohet gënjeshtarit, do të përgënjeshtrohet i sinqerti, do t’i zihet besë mashtruesit, nuk do t’i zihet besë besnikut dhe në to do të flasin ruwejbidat.” Sahabet thanë: Çfarë janë ruvejbidat?” Ai tha: “Mendjelehtët që flasin për çështjet e përgjithshme të njerëzve.”
Prandaj, të besuarit e gënjeshtarit është tradhti, mosbesimi ndaj të ndershmit është tradhti, të mbështeturit tek tradhtari është tradhti, kundërshtimi i udhëheqsit është tradhti, dhe vendosja e të paaftit, mendjelehtit në rregullimin e çështjeve të muslimanëve është tradhti. Kjo është ajo që shikojmë në realitetin tonë, dhe çfarë shikojmë nga ngjarjet përreth nesh. Burgosja dhe ndalimi i dijetarëve tanë sepse kundërshtojnë ata që tradhtojnë fenë tonë. Ndërsa e ardhmja e çështjes tonë po ecën në duart e atyre që nuk dëshiron populli ynë, sepse çështja e sajtë është në duart e Ruvejbidave, mendjelehtëve që flasin në çështjet e përgjithshme të njerëzve. Ka ardhur në një hadith të transmetuar nga A’mash, i cili është nga tabiinët se ka thënë: “ Tradhtia më e madhe është të besuarit e emanetit në duart e tradhtarëve.”
Kush e beson emanetin e fesë dhe të kësaj bote në duart e tradhtarëve ai është bashkëpuntor me ta në tradhtinë e tyre ndaj Zotit, të dërguarit të Tij, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, dhe me tradhtinë e tyre ndaj këshillimit të udhëheqësve të muslimanëve dhe popullit të tyre.
O ju besimtarë! O ju të lidhur me këtë tokë! Vetbesimi dhe mos marrja e shkaqeve në konsideratë, të punuarit,është keqpërdorim i emanetit të mbështetjes tek Zoti, me të cilën ju ka nderuar Allahu i Madhërishëm. Prandaj mos prisni që të zbresë nga qielli flori dhe argjend, dhe mos prisni që Allahu të zbresi nga qielli Melaiket e Tij tek ju, që të ju bashkohen ju në lidhje dhe vendosmëri në tokën e shenjtë, dhe sundimin në tokë, sepse kjo është jasht ligjshmërisë së Zotit dhe mos respektim i asajt që ka caktuar Zoti. Allahu i Madhërishëm thotë: “ Elif, Lâm, Mîm, Sâd. Ky Libër të është shpallur ty; le të mos ketë kurrfarë shtrëngimi në zemrën tënde për shkak të tij! Ai të është shpallur, që nëpërmjet tij të paralajmërosh jobesimtarët dhe të këshillosh besimtarët. Ndiqni atë që ju është zbritur nga Zoti juaj e mos ndiqni mbrojtës të tjerë, përveç Tij. Sa pak që i pranoni këshillat!”( El-A’raf 1-3)
O Zot na bëj nga ata që zbatojnë Librin Tënd dhe urdhërat e të dërguarit Tënd, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, dhe na bëj nga njerëzit Tu të dashur dhe të devotshëm.
O Zot të lutemi të jesh për ne Ndihmues dhe Mbështetës o më i Madhi Mëshirues.
O Zot forcoi robërit Tu besimtarë, bëji krenarë ata që të Njësojnë vetëm Ty, dhe na largo nga kjo botë me gjynahe të falura.
O Zot ndihmo Islamin dhe muslimanët.
O Zot ruaj xhaminë Aksa nga çdo e keqe, dhe çliroje atë nga duart e të padrejtëve.
O Zot na bë që të jetojmë në këtë botë muslimanë, të nënshtruar ndaj Teje, na ndaj prej sajt musliman dhe na ringjall të tillë, muslimanë.
O Zot na fal ne, prindërit tanë, prindërit e prindërve tanë, gratë tona, të afërmit dhe familjarët tanë, muslimanët dhe muslimanet, të gjallët prej tyre dhe ata që kanë ndërruar jetë.
Adhurues të Zotit! “Në të vërtetë, Allahu urdhëron drejtësinë, mirësinë dhe ndihmën për të afërmit, si dhe ndalon imoralitetin, veprat e shëmtuara dhe dhunën. Ai ju këshillon, në mënyrë që ju t’ia vini veshin.” (En –Nahl 90)
Përmendeni Allahun e Madhërueshëm se Ai ju kujton ju, falenderojeni për të mirat e Tij që të ua shumojë ato, luteni Atë sepse ju jep.
“ Dhe fale namazin! Vërtet, namazi të ruan nga shthurja dhe nga çdo vepër e shëmtuar dhe, vërtet, përmendja e Allahut është më e madhe! Allahu di gjithçka që ju bëni.” (El-Ankebut 45)