Lavdërimet janë për Zotin, ka shëruar me Butësinë e Tij atë që ka shëruar.
Dëshmoj se nuk ka Zot tjetër veç Allahut, Një i Vetëm i pa Shok, Ai shëron me Fuqinë e Tij atë që ka hequr dorë prej mjeksisë dhe mjekimit, nga dëshpërimi i sëmundjes.
Dëshmoj se zotëria dhe i dërguari ynë, Muhamedi është rob dhe i dërguar i Tij. Kush e pason atë është në rrugë të drejtë, e kush e kundërshton atë ka humbur dhe ka rënë në pikën më të fundit të pikëllimit. Paqja dhe mëshira e Zotit qoftë mbi të, mbi familjen e tij, mbi shokët e tij, lutje që ngelen dhe përshëndetje që mbërrijnën tek ai.
Në vijim
O ju muslimanë! Frikesohuni Zotit, sepse frika ndaj Tij është përifimi më i mirë, dhe bindja ndaj Tij është dobija më e madhe. “O besimtarë! Kijeni frikë Allahun ashtu si i takon Atij dhe vdisni vetëm duke qenë muslimanë!” (Al Imran 102)
O ju muslimanë! Shkenca e mjeksisë është nga dituritë më të dobishme dhe nga sukseset më të mëdha. Studimi i kësaj shkence është nder dhe krenari e madhe. Në mungesë të kësajt shkence ka pengesa të mëdha, të vështira për tu ngjitur dhe të pamundura që të kalohen. Studenti i mjeksisë duhet të jetë i vendosur për ta arritur atë shkallë shkallë, derisa të arrijë nivelin e duhur dhe të vlerësuar. Gradë që e arrin vetëm studiuesi i vendosur, serioz, këmbëngulës dhe durimtarë, dhe nuk e arrinë atë dhe ai që është i rregullt dhe strik në punën e tij. Imam Shafiu, Zoti e mëshiroftë, ka thënë: “ Dituria është dy llojesh; dituria e fikhut, legjislacioneve fetare, shpirtërore, dhe ditura e mjeksisë së trupit, fizike.” Rabiu, ka thënë se kam dëgjuar Shafiun duke thënë: “Pas diturisë së hallallit dhe haramit, të lejuarës dhe të ndaluarës, nuk di dituri më fisnike se mjeksinë.”
Thuhet: “Mos jeto në një vend që nuk ka një sundues që të mbron, ujë që të lagën, dijetarë që të këshillojë, të japi mendim, dhe nuk ka mjek që të mjekojë.”
Islami i ka kushtuar rëndësi të veçantë mjeksisë. Shiko kapitullin e mjeksisë tek Sahihu i Buharit, dhe kapitullin e mjeksisë, sëmundjes, dhe shërimit tek Sahihu i Muslimit. Kapitullin e mjeksisë tek Suneni i Ebi Daudit, kapitullin e mjeksisë nga i dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, tek Suneni i Tirmidhiut. Kapitullin e mjeksisë tek Sunen Elkubra të Nesaiut, kapitulli i mjeksisë tek Suneni i Ebu Maxhes.
Tregohet se një mjek, kur ka lexuar hadithin e të dërguarit të Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të: “Njeri nuk mbushën enë më të keqe se se mbushja e barkut të tij. Shëndeti i njeriut është në varësi të të ushqyerit të tij. Nëse i duhet me patjetër, atëhere një të tretën e tij, barkut, ta mbushi me ushqim, një të tretën me pije, ujë dhe një të tretën ta lërë për veten e tij, bosh.” Ka thënë se nëse njerëzit e praktikojnë, zbatojnë këtë porosi, do të shpëtojnë nga sëmundja dhe sëmundjet, dhe do të falimentonin fabrikat dhe dyqanet e farmaceotikës.
Arabët kan thënë: “ Dreka më e mirë është ajo që konsumohet herët, dhe darka më e mirë është ajo e lehta.”
Mjeku i aftë, i zgjuar dhe i shkathë, shfrytëzon mjekimet aktuale, dhe heqën dorë nga imitimet, dhe sytë që e kontrollojnë. Allahu i Madhërishëm e ka bërë bisturinën e tij mëshirë, dhe gërshërën e tij shërim, operacionin e tij shpëtim, ndërhyrjen e tij mburojë, fashimin e tij mjekin dhe ilaçet e tij shërim. Arabët e kan quajtur mjekun Hakim, i urtë, i mençur dhe i afërt, sepse ai afrohem me të sëmurin duke mjekuar dhe ja lehtësuar, Allahu i Madhërishëm është Ai që e pastron dhe e shëron. Mjekët dhe sikur të bashkohen të gjithë sëbashku që të arrijnë të shërojnë një të sëmurë nuk do të mundet vetëm se me lejen dhe urdhërin e Allahut të Madhërishëm. Vetëm Ai është Shëruesi, që na ka dhënë mjekimin, ka mundësuar ilaçe dhe na ka mëshiruar me shërim. Mjeku më jep shpresë për shërimin e syrit, mos vallë veç Allahut ka mjek tjetër për të?! Shërimi është nga mirësitë kryesore të cilat i kalon i sëmuri që i vijnë vetëm se nga Allahu i Madhërishëm, dhe jo nga mjeksia. Ibrahimi, paqja e Zotit qoftë mbi të, ka thënë: “ I Cili, kur sëmurem, më shëron.” (Esh-Shu’ara’ 80)
Nga Suhejbi, Zoti qoftë i kënaqur me të, në historinë e të riut i cili shëronte të verbërit dhe lebrozës dhe shëronte disa sëmundje me lejen e Allahut, të Madhërishëm. Një njeri pranë mbretit, i cili ishte i verbër, dëgjoi për këtë përson. Ai erdhi tek i riu me shumë dhurata, dhe i ka thënë: Të gjitha këto që shikon këtu, nga dhuratat, janë tuajat, vetëm nëse më shëron. I riu ka thënë: Unë nuk shëroj asnjë njeri, por se Zoti është Ai që shëron. Nëse beson në Zot, do ti lutem Atij dhe do të shërojë.” Burri besoi në Zot, Allahu i Madhërishëm e shëroi dhe ja ktheu shikimin.” Trasmetuar nga Muslimi.
Kam arritur që të mos i lutem mjekut për mjekimin e tij, por se unë të lutem vetëm Ty o zbritës i shërimit.
Për mjekët dhe infermjerët ka vlersim dhe mirënjohjen ku fjalët janë të pa mjaftueshme për mundin dhe përpjekjen e tyre.
Dhe dijeni se puna juaj nuk shpërblehet dot, a mund të shpërblehen detet për të mirat e tyre?! Prandaj ruajani integritetin e mjekëve, dhe aftësitë e infermjerëve, falenderoni ata për përpjekjet dhe sakrificat e tyre. Vërtetë ata kën qëndruar në formën dhe gadishmërinë më të madhe, në mbrojtje të njerëzve nga kthetrat e vdekjes dhe tmerri i virusit Korona. Duke qëndruar me zemra që nuk ankohen dhe trupa që nuk dorëzohen. Me sjelljen e tyre të mirë përhapin mirësi duke qenë prezent në çdo vend ku ka shqetësim.
I lavdëruam, por nuk mund të arrijmë meritat e tyre përmes lavdërimeve, dhe nuk do ta lëmë me fjalë.
Mjekët dhe infermjerët tanë, rregull përfek u tregua në mesin tuaj, e çfarë të them për ju por çfarë jeni ju, ndikuat tek pacientët si tek fëmijët tuaj, ku dashuria dhe përkushtimi njihet mirë nga ju. (poezi)
O ju muslimanë! Mjekimi është i pëlqyer, mustehab, e nëse braktisja e tyre shpi drejt shkatërrimit, atëhere mjekimi është i detyruar. Nga Usame Ibn Sherik, Zoti qoftë i kënaqur me të, tregohet se i dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, ka thënë: “ Mjekohuni, sepse Allahu i Madhërishëm nuk ka zbritur sëmundje që të mos ket zbritur për të dhe shërim, mjekim, përveç vdekjes dhe pleqërisë.” Hadithin e ka transmetuar Ahmedi dhe autorët e Suneneve dhe Ibn Hibani dhe fjalët tek transmetimi i tij. Samu’u do të thotë vdekja.
Nëse ka ardhur momenti i caktuar, ka marrë fund çështja e kaluar, marrin fund tentativat dhe lihen mënjan fjalët. Njerëzit janë ndarë nga të dashurit e tyre dhe para nesh, e ajo është ilaç i vdekjes për çdo mjek. Sa nga të sëmurët janë dorëzuar, para sëmundjes, por ka shpëtuar e mjeku i tyre ka vdekur para. Mjeku të thotë se shërimi yt është në dorën time, nëse ai e ndjenë pëllëmbën dhe krahun tuaj, Por sikur ta di mjeku ilaçin e sëmundjes, do të kthente vdekja atë që ka vuajtur, prej sajtë.(Poezi)
Mjekohemi me ilaçe nëse sëmuremi, por se nga vdekja mos vallë na shëron ilaçi? Zgjedhim mjekun, por se a mundet që ai të largojë, vonojë atë që sjellën më shpejt caktimi ynë? Frymëmarrja jonë nuk është tjetër vetëm se llogari, dhe se lëvizjet tona janë me përfundim.
O ju muslimanë! Mjeku duhet që të inkurajojë të sëmurin, dhe ta sigurojë atë për shërim. Të jetë i ëmbël me të në komunikim, porosi, rekomandime, dhe në mbështetje të tij. Ai duhet që të jetë pranë tij ti largojë frikën dhe shqetësimin që ai ka, duke i larguar frikën dhe shqetësimin e tij, duke i përkujtuar dhe e siguruar atë. Thuhet: “ Butësia e mjekut është gjysma e kurimit, mjekimit.”
Buzëqeshja në fytyrën e të sëmurit ja lehtëson atij dhimbjet, bërja e tij e lumtur patjetër që ka ndikimin dhe dobi të mëdha për të.
Ndërsa mjeku i ashpër, i vrazhëd në fytyrë dhe i rëndë, kalon tek i sëmuri sikurë era e fortë e cila thyen dhe merr me vetë çdo gjë që i del para, dhe humbën kështu shpresa e shpirtërave të njerëzve. E kush e lajmëron të sëmurin për sëmundjet e rëndë katastrofike, pa ndonjë parapërgatitje të tij dhe zbutje, ai ka shtuar mbi të peshën dhe dhimbjen e sëmundjes.
Mjeku duhet që të jetë i duruar, të mbrojë të drejtat e të sëmurit, rikuperimi i të prekurit,nga sëmundja apo diçka tjetër, mirësi dhe butësi ndaj të sëmurit të sprovuar, të cilit i janë dobësuar fuqitë dhe shtuar dhimbjet.
O ju mjekë, merrini të sëmurët për dore dhe largoni ata nga ngushtësia e dhimbjeve drejtë shpresës, nga gjendja e tyre kritike drejtë mirësive të lehtësimit dhe shpëtimit. Mjeku duhet që të vlersojë të sëmurin dhe ta mendoj si veten e tij, ti mbrojë nderin, ti ruaj sekretin e tij, ti mbulojë të metat, të ndalojë nga të shfaqja dhe përhapja e të metave të tij të cilat me përhapjen e tyre mund të jenë të dëmshme për të. Duhet me patjetër që të mos zbulojë pjesët e tij intime, me përjashtim të rasteve të domososhme për mjekim.
Mjeku duhet që hetojë, këshillojë dhe parandalojë, gjatë verifikimit dhe konsultimit. Të vërtetojë sëmundjen, dhe të këshillohet në çështjet e lidhura me të, të braktisi nxitimin, dhe braktisja e praktikimit të asajtë që ai nuk është i bindur.
Është e ndaluar analizimi mjeksorë nga i padituri i mjeksisë që nuk ka njohuri për këtë fushë, që s’ka zgjuarsi, zotësi dhe eksperiencë në të. Nëse analizimin mjeksor një injorant i mjeksisë dhe mjekimin e të sëmurit, ai do të dëmtojë njerëzit, dhe me injorancën e tij sulmon dhe godet dobësinë e njerëzve. Si dhe me padijen e tij dhe me mjekimin e gabuar ka ndikuar në shtimin e të dëmit, prandaj duhet shmangja dhe izolimi i tij. Në një hadith nga Amr Ibn Shuajbi, ku nga babai dhe nga gjyshi i tij, ku tregon se i dërguari i Allahut,paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, ka thënë: “Kush mjekon dhe nuk ka dituri në mjeksi, mjekim, ai është përgjegjës.” Hadithin e kan transmetuar Ebu Daudi dhe Nesaiu. Ndërsa tek Dare Kutniu, ku Hakimi e ka konsideruar hadith të saktë, hadithi ka ardhur me thënijen: “ Kush mjekon dhe nuk ka njohuri nga mjeksia, duke dëmtuar qoftë dhe një njeri, ai është përgjegjës.”
Nuk lejohet që mjeku i paditur dhe injorant, apo mjeku pa eksperiencë të kryej operacione kirurgjikale dhe as ti drejtojë ato. E nëse i kryen ai ka bërë gabim dhe padrejtësi, dhe ka vazhduar në atë gabim që ai ka rënë.
Mjeku profesionist, nëse i lidhen duart, gabon, duke bërë një gabim të cilin nuk e bëjnë shokët e tij, apo neglizhon, i bi për shkurt ai është përgjegjës. Hat-tabiu, ka thënë: “Nuk e di se ka kundërshti, jodakortësi, në gjykim, se ai që mjekon një të sëmurë dhe kryen shkelje duke dëmtuar të sëmurin, se ai është përgjegjës.” Ndërsa abuzuesi me dije, apo ai që kryen një punë që nuk ka një model të tillë para tij, dhe pas veprës së tij dëmtohet i sëmuri, ai është përgjegjës i dëmit të tij. Mjeku i paditur përshpejton vdekjen, mjellen frikën, dhe përhapën shkatërrim. Nëse në plagë shfaqen shenja të këqija, ajo tregon neglizhencën e mjekut.
Mjeku e ka të ndaluar që të japi ilaçe për të cilat nuk ka nevojë i sëmuri. Sikurëse mjeku e ka të ndaluar që ta frikësojë dhe ta fusi në ankth të sëmurin pa e vëertetuar saktë sëmundjen e tij, por thjesht me hamendësim, dhe të diangostikuarit me një sëmundje, ekziston apo jo ajo sëmundje. Sëmundja nuk mjekohet me hamendësime. Dhe nuk është qëllimi zhdukja e sëmundjes dhe kaq por se largimi i sajtë në një mënyrë, nga mendja e të sëmurit. Duke mos ju shfaqur tek ai sëmundje tjetër më e rëndë.
Është e ndaluar të shfrytëzuarit e të sëmurit duke bërë ekzaminime, vizita dhe analiza të cilat nuk janë të domosdoshme dhe nuk ka dobi nga kryerja e tyre, përveç përfitimit të parave dhe shpenzimin e pasurisë së të sëmurit. Nuk ka pasuri më të keqe se ajo që ngrihet duke shfrytëzuar dhimbjet e të sëmurëve dhe të sprovuarve.
Sikurëse ka nga mjekët dhe farmacistët të cilët u japin të sëmurëve ilaçe që kushtojnë shtrenjtë dhe pse ka si ato ilaçe të njëjta, me të njëjtin efekt dhe që janë me çmim më të lira. Ata e bëjnë këtë që të kenë përfitim kompanitë farmaceotike dhe marrjen e disa parave prej tyre. Ata i japin përparsi interesit të tyre përsonal para interesit të sëmurit. Këtë gjë e bën vetëm ai që i ka vdekur apo i është afruar ti vdesë zemra e tij nga mëshira dhe frika ndaj Zotit, nga mbajtja e premtimit dhe plotësimi i emanetit.
Enesi, Zoti qoftë i kënaqur me të, ka thënë: “ Na ka folur i dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, dhe na ka thënë: Nuk ka besim të plotë ai nga i cili nuk ka siguri në të, emanet, dhe nuk ka fe ai në të cilin nuk ka besë, nuk e mban fjalën.” Hadithin e ka transmetuar Bejhakiu.
O ju muslimanë! Ruajuni nga mashtruesit e mjeksisë të cilët hapin klinika të dyshimta, dhe presim të sëmurët pa asnjë leje. Ata të cilët pretendojnë se kanë aftësi që të shërojnë disa lloje sëmundjesh, shesin ilaçe të falsifikuara. Paralajmërojmë muslimanët që të mos u besojnë atyre që nuk janë ekspertë në mjeksi, të cilët japin këshilla mjeksore përmes mjeteve të komunikim bashkëkohore, rrjeteve sociale, shesin helm dhe loxin me jetën e të sëmurëve, duke përhapur dëme të sigurta, në shëndetin e njerëzve dhe trupit të tyre. Ruajuni nga hilet e këtyre njerëzve të padrejtë që sjellin shkatërrime në tokë, kriminel të të drejtave njerzore për të cilat erdhi Islami dhe na obligoi që ti mbrojmë, përmirsojmë dhe të ndalojmë ata që i shkelin ato.
O ju muslimanë! Allahu i Madhërishëm i ka eleminuar të kotat dhe mashtrimet e njerëzve me Kuranin, dalluesin e të vërtetës. Prandaj beni kujdes dhe ruajuni nga mashtruesit, shfrytëzuesit dhe falsifikatorët, të cilët pretendojnë se posedojnë diturinë e të fshehtave, zbulues i të panjohurave, njohurinë e të padukshmeve. Ruajuni nga mashtruesit shërues, me rukje, të cilët kanë dalë, janë larg, nga shërimi fetar, të cilës i kanë shtuar dhe kan futur në të bidatin, risinë e neveritshme dhe të urryer. Ruajuni nga të maskuarit, të kamufluarit dhe mashtruesit, të cilët pretendojnë se mjekojnë njerëzit e prekur nga magjija, syri dhe të hasurit me lidhje, shtrengim, mbytje, apo me hajmali dhe magjira. Duke shitur nuska dhe hajmali. Sikurëse shkruajnë nuska dhe hajmali, dhe varëse të cilat janë shirk, bërje shok Zotit në sundim, dhe shesin mashtrime të cilat nuk i pranon vetëm se ai që është i dobët mendërisht dhe i dobët në besim.
Omran Ibn Husejni, Zoti qoftë i kënaqur me të, tregon se i dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, ka thënë: “Nuk është prej nesh ai që parashikon (mbarësinë apo fatkeqësinë) për të tjerët apo të tjerët që parashikojnë për të, ai që nxjerr fall për veten e tij apo të tjerët nxjerrin fall për të, ai që bën magji për të tjerët apo të tjerët që bëjnë magji për të. Ai që shkon te fallxhori (magjistari) dhe i beson asaj që thotë ai, e ka mohuar atë që i është zbritur Muhamedit, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, Kuranin.” Hadithin e ka transmetuar Bezari.
Kush u shkon pas këtyre mashtuesve ai është bashkëpuntor i tyre në gjynah, sepse i është bashkangjitur errësirës së tyre dhe kan mbështetur të kotën e tyre. Prandaj duhet që të lajmërohen institucionet e sigurisë për këto fallxhorë mashtrues, dhe se është e ndaluar që ti mbulojmë dhe të heshtim para tyre. “ Është fyese për ne të infektohen trupat tanë, pastaj do të japin siptomat dhe mendjet tona.” (Poezi nga Mutenebi)
Zotit i kërkoj falje për vete, ju dhe të gjithë muslimanët për çdo gabim dhe gjynah, tek Ai kërkoni falje sepse me të vërtete Ai është Falës për ata që pendohen.
Hutbeja e dytë
Lavdërimet janë për Zotin e Lartësuar dhurues i Mirësive, Dhurues i dëgjimit, shikimit, dhe të folurit tek ne. Kush lavdëron Zotin, Ai do ti japë më shumë, mirësi, e kush e mohon Zotin, sa nga mirësitë e tyre janë kthyer në mallkim për ta.
Dëshmoj se nuk ka Zot tjetër veç Allahut.
Dëshmoj se i dërguari dhe zotërija ynë Muhamedi është rob dhe i dërguar i Tij. Paqja dhe mëshira e Zotit qoftë mbi të, mbi familjen e tij, mbi shokët e tij, lutje dhe përshëndetje të shumta për ta.
Në vijim
O ju muslimanë! Frikësohuni Zotit, bindjuni dhe zbatoni urdhërat e Tij dhe mos e kundërshtoni Atë. “O besimtarë! Frikësojuni Allahut dhe bëhuni me ata që janë të sinqertë (në fjalë dhe në vepra)!” (Et-Teube 119)
O ju muslimanë! Pastrimi është nga synimet e sprovave. Është thënë: “ Sa të jeshë në këtë botë, mos u habit nga ndodhitë e fatit, caktimit.” Mos u bëj nga ata që i godet e keqja e papritur dhe dorëzohen dhe gjunjëzohen duke coptuar zemrat e tyre, dhe i humbin shpresat nga mëshira e Zotit të tij. Kujto fjalën e të dërguarit të Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, që thotë: “ Nëse njeriut i është caktua një gradë e lartë tek Allahu i Madhërishëm, por nuk e ka arritur atë me punët e tij, Allahu e sprovon atë në trupin e tij, apo në pasurinë e tij, apo në fëmijët e tij, e më pas i ka dhënë durim në këtë sprovë, deri sa ta ngrejë Allahu i Madhërishëm në gradën në të cilën e ka caktuar për të.” Hadithin e ka transmetuar Ebu Daudi. Një nga selefët, të parët tanë të mirë, ka thënë: “ Sikurë të mos ishin sprovat e kësaj botë do të kishim dalë ditën e kijametit të falimentuar.” Kajsun Ibn Abadi, ka thënë: “ Një orë në dhimbje, sprovë, fshinë një orë nga gabimet gjynahet.”
Besimitari nuk shpreson në ngadalsimin, vonimin e ndëshkimit, por se i kërkon Allahut falje. Enesi, Zoti qoftë i kënaqur me të, tregon nga i dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të: “Një burrë nga muslimanët u dobësuar sa u bë si një zog, i lehtë. I dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, i ka thënë: “A i je lutur Zotit për ndonjë gjë apo ke kërkuar diçka nga Ai?” Ka thënë: “Po, kam thënë; O Zot atë me të cilën do të më ndëshkosh në botën tjetër, ma përshpejto, ma jep atë ndëshkim në këtë botë.” I dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, i ka thënë: “ Madhërimi i takon Allahut, nuk e duroni apo nuk mund ta duroni! A nuk kam thënë: “ O Zot na jep të mira në këtë botë dhe në botën tjetër dhe na ruaj nga dënimi i zjarrit.” I është lutur Zotit për të dhe Ai e ka shëruar.” Hadithin e ka transmetuar Muslimi.
“Nëse sëmurem nuk është sëmundja vetëm e imja, e nëse lahem nuk më lahen dot qëllimet. Nëse shpëtoj nuk është se do të qëndroj përgjithmonë, por, do të shpëtoj nga një larje në një larje tjetër” (Poezi nga Mutenebi)
Lutuni dhe përshëndeteni me selame të dërguarin e lavdëruar, ndërmjetsuesin e vetëm, sepse : “Kush bie salavat një herë për të, Allahu do bie dhjetë herë salavat për të.”
O Zot fale dhe mëshiroje të dërguarin tonë Muhamedin, përgëzues i mëshirës dhe shpërblimeve, paralajmëruesi i dënimit dhe ndëshkimit, ndërmjetsuesi i atyre që e meritojnë në ditën e llogarisë.
O Zot të lutemi të jesh i kënaqur me të gjithë familjarët dhe shokët e tij, dhe me ne sëbashku me ata o Bujarë o Dhurues.
O Zot lartësoje Islamin dhe muslimanët.
O Zot poshtëro politeizmin dhe politeistët.
O Zot shkatërro armiqtë e fesë.
O Zot largo fitnet, luftërat dhe trazirat nga të gjitha vendet muslimane, o më i Madhi Mëshirues.
O Zot jepi sukses kujdestarit dhe udhëheqësit tonë, kujdestarit të dy xhamiave të shenjta, në atë që do dhe je i kënaqur, dhe drejtoje atë në punë të mira dhe në devotshmëri ndaj Teje.
O Zot jepi sukses atij, zëvëndësit të tij, në atë që është në dobi të Islamit dhe të muslimanëve, o Zoti i Botrave.
O Zot ruaj kufinjtë tanë, ndihmo ushtarët tanë, o Zoti i Botrave.
O Zot shëro plagët e tyre, shëro të sëmurët e tyre, dhe prano të rënët e tyre prej dëshmorëve o Bujarë.
O Zot shëro të sëmurët tanë, shpëto të ssprovuarit nga ne, mëshiro të vdekurit tanë, na ndihmo kundra atyre që na kanë sulmuar.
O Zot bëj furnizimin tonë të mjaftueshëm, mos hidhëro asnjë me ne, dhe mos mundëso dorën e mohuesit mbi ne.
O Zot fali baballarët tanë, O Zot fali baballarët tanë, O Zot fali nënat tona, o Zot mëshiroi ato sikurë janë kujdesur për ne kur ishim të vegjël.
O Zot bëj lutjen ton të dëgjuar, dhe thirrjen tona të ngritur lart, pranuar, o Bujarë, O i Madh, O Mëshirues.