O Zot na përmirso fenë, jetën në këtë botë dhe Ahiretin – Meka 03.12.2021

Hutbe e ditës së xhuma nga  Meka e bekuar      28-04-1443 H   03-12-2021 D

Shejh Usameh Khajat     

Tema O Zot na përmirso fenë, jetën në këtë botë dhe Ahiretin

Lavdërimet janë për Zotin që ka ndriçuar njohjet  e shpallura  me udhëzimin e Librit të qartë, Kuranit. Zotin e Madhërishëm e lavdërojmë, plotësoi anën shpirtërore të njerëzve me synetin, traditën e vulës së profetëve.

Dëshmoj se nuk ka Zot tjetër veç Allahut, Një i Vetëm dhe pa shok.

Dëshmoj se zotëria dhe i dërguari ynë,  Muhamedi është rob dhe i dërguari i Zotit, Allahu e ka dërguar që të përmirësojë jetën e kësaj bote dhe fenë e Tij, dhe me të bëri të qartë rrugën e udhëtarëve. O Zot fale dhe mëshiroje robin dhe të dërguarin Tënd, Muhamedin, familjen e tij të pastër dhe shokët e tij të mirë, tabiinët dhe ata që i pasojnë me mirësi deri në ditën e Fundit.

Në vijim

Adhurues të Zotit! Frikësojuni Zotit, sepse frika ndaj Zotit është gjëja më e mirë që përgatitën njeriu për vete në rrugëtimin e tij për tek Zoti, gjëja më e dobishme për të në përballje me rrjedhën e jetës, duke larguar me të pengesat dhe duke u çliruar nga dëmet dhe ngarkesat.

Adhurues të Zotit!  Shpresa që synojnë njerëzit, aspirata e njerëzve të mirë, dëshira dhe qëllimi i lutjeve të tyre është përmirësimi i fesë, jetës së kësaj bote dhe botës Tjetër. Nga ku njeriu plotëson shkaqet e lumturisë, dhe mbledhën faktorët e shpëtimit. Për këtë arsye i dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, i bashkoi  këto në një lutje të vetme të tij, ku në Sahihun e Muslimit, Zoti e mëshiroftë, ka ardhur nga Ebu Hurejra, Zoti qoftë i kënaqur me të, se ai ka thënë: “ Nga lutjet që bënte i dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të;  “O Zot, më   përmirëso në  fenë time  e cila është pjesë e jetës time, më përmirëso jetën time ( në këtë botë) në të cilën është vendqëndrimi im, më përmirëso jetën tjetër (Ahiretin) në të cilën  është takimi ynë, ma bëj jetën në këtë botë shtim i të mirave, dhe vdekjen qetësi, shpëtim nga çdo e keqe.” Kjo është nga lutjet e përgjithshme profetike që përfshinë gjithë të mirat që shpreson njeriu në jetën e tij në këtë botë dhe në botën Tjetër. Përmirësimi i fesë e mbron njeriun nga gabimet, e ruan, siguron nga devijimet, dhe shpëton me të nga humbja. Ai bazohet në rregullimin e besimit, me sinqeritetin në besimit në Një Zot, me forcën e kthimit tek Zoti i Madhërishëm, dhe refuzimin e diçkaje tjetër veç Tij. Për të arritur kështu  nënshtrimit ndaj Zotit,  duke kryer të gjitha adhurimet për Zotin e Madhërishëm, dhe kundërshtinë e të bërit shok Atij, në adhurim. Duke bërë kujdes që të mos i humbin përpjekjet, dhe ti dështojnë veprat. Pastaj të kapet pas virtyteve dhe të largohet nga veset. Ka shpëtuar ai që pastron veten e tij me rregullimin e fesë së tij dhe bindjen ndaj Zotit të tij. Ka devijuar dhe ka humbur ai që neglizhon, lë pas dore veten, heqën dorë nga përmirsimi i tij, duke e lën në gabime dhe gjynahe. Sikurse Allahu i Madhërishëm ka thënë: “Vërtet, kushdo që e pastron shpirtin, do të shpëtojë, ndërsa kushdo që e poshtëron atë (me punë të këqija), do të dështojë.” ( Esh-Shems 9-10)

Nga faktorët që ndikojnë në përmirësimin e fesë është detyra e pasimit të dërguarit të Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, duke punuar me traditën e tij, ndjekur gjurmët dhe historinë e tij. Si dhe duke braktisur risitë, futjet e të rejave në fenë e tij, dhe kujdesi nga devijimi i udhëzimit të tij dhe legjislacionit të tij. Duke u bazuar në urdhërin Hyjnorë  që del nga fjala e Allahut të Madhërishëm, ku thotë: “Çfarëdo që t’ju japë i Dërguari, merreni atë, e çfarëdo që t’ju ndalojë, hiqni dorë prej saj. Frikësojuni Allahut, sepse Allahu, dënon vërtet ashpër.” (El-Hashr 7) Në fjalën e Allahut të Madhërishëm: “Kush i bindet të Dërguarit, i është bindur Allahut.” (En-Nisa’ 80) Dhe në fjalën e Allahut të Madhërishëm: “Le të frikësohen ata që kundërshtojnë urdhrin e tij, që të mos i arrijë ndonjë sprovë ose që të mos i godasë një dënim i dhembshëm.” (En-Nur 63)

Ndërsa përmirësimi i kësaj bote, kolonën kryesore e ka në rrisk, furnizim, ku prej tyre janë; Mirësitë e familjes dhe fëmijët, fat të mirë,  hapje të gjoksit, zemër të mirë, bekim në jetë, jetëgjatësi dhe pleqëri të bekuar, shëndet në trup, dhe siguri, paqe në vend. Sikurse ka ardhur në hadithin e transmetuar nga Tirmidhiu në librin e tij Xhami’ dhe Ibn Maxhe në Sunen,  me zinxhir transmetimi të mirë, nga Ubejdullah Ibn Muhsin El Ensariju, Zoti qoftë i kënaqur me të, se i dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, ka thënë: “Kush  zgjohet në mëngjes duke qenë i sigurt për familjen dhe pasurinë e tij, gëzon shëndet të plotë dhe ka të siguruar ushqimin e asaj dite, sikur atij  i janë dhënë të mirat e kësaj dynjaje.” Ndërsa në Sahihun e Muslimit, Zoti e mëshiroftë, ka ardhur nga Abdullah Ibn Amr Ibn Asi, Zoti qoftë i kënaqur me ta, që tregon se i dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, ka thënë: “ Ka shpëtuar ai që ka pranuar Islamin, i është nënshtruar Zotit, që i është dhënë furnizim i mjaftuar, dhe është i kënaqur me atë që i ka dhuruar Zoti.” Kuptimi i fjalës i mjaftuar, që është furnizuar aq sa ka mjaftueshëm që të mos i shtrijë dorën dikujt tjetër. E ai është i lejuar si furnizim dhe i mirë nga rruga e fitimit. Sepse nuk ka shpëtim me fitim në rrugë të keqe, dhe grumbullim i pasurisë haram, të ndaluar, të mbledhur në rrugë të ndaluar si përshembull përmes mashtrimit, gënjeshtrës, rryshfetit, kamatës, apo ngrënijen e pasurisë së jetimit padrejtësish, dhe rrugë të tjera si këto prej të ngrënit e pasurisë së njerëzve në mënyrë të padrejtë.

Ndërsa përmirsimi i botës Tjetër, që Allahu i Madhërishëm ti dhurojë njeriut mirësi dhe ta bashkojë atë me njerëzit e lumtur në pozitën e njerëzve të devotshëm, dhe ti bëhet një llogari e lehtë. Në këtë mënyrë kalon Siratin në drejtim të Xhenetit të Zotit, në të cilët do të ketë lumturi të përhershme. “Kurse fatlumët, do të hyjnë në Xhenet, ku do të qëndrojnë përherë, derisa të jenë qiejt dhe Toka, përveçse si të dojë Zoti yt. Kjo është dhuratë e pandërprerë.” (Hud 108)  Ata janë përsonat që u janë dhënë librat në të djathtën e tyre, ku në përshkrimin gjendjes së tyre Allahu i Madhërishëm ka thënë: “Ai, të cilit do t’i jepet libri i veprave të tij nga ana e djathtë, do t’u thotë (njerëzve të tij): “Ja, lexoni librin tim! Vërtet, unë kam qenë i bindur se do të jepja llogari”.  Kështu, ai do të ketë jetë të lumtur, në një kopsht me pallate e grada të larta  dhe me fruta të ulëta (që kapen lehtë). (Njerëzve të tillë u thuhet:) “Ju bëftë mirë, hani e pini për atë, që keni bërë në ditët e kaluara!” (El-Hakka 19-24)

Sa kohë jeta e kësaj bote lajmëron për një përfundim, ka një afat të caktuar, ku njerëzit nuk mund ti largohen këti afati një orë sikuse nuk mund ta afrojnë dot. Për këtë ka ardhur mbyllja e kësaj lutjeje madhështore e profetit tonë, duke i kërkuar  Allahut të Madhërishëm që të na bëjë jetën e kësaj bote vend për shtim të veprave të mira, dhe fushë garimi në bamirësi dhe punë  të mira. Ky është argument se ata që janë të zgjedhur nga robërit e Zotit, vetëm se i shtojnë veprat e mira, sa kohë që u zgjatet jeta.

Mbështetje e kësaj është fjala e të dërguarit të Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, që thotë: “ Askush nga ju të mos e dëshirojë vdekjen, të mos lutet që ajo të vijë më parë, sepse, vërtetë kur  dikush nga ju vdes i ndërpriten veprat.  Besimtarit sa kohë i shtohet jeta vetëm se shton dhe veprat e mira.” Transmeton  Muslimi në Sahihun e tij nga hadithet e Ebu Hurejres, Zoti qoftë i kënaqur me të.

Prandaj, jeta të cilën kalon besimtari duke u përmirësuar dhe  shtuar punët e mira, me fjalë dhe vepra, është gjëja më e mirë që dëshiron dhe kujdeset për të. Ndërsa vdekja është qetësi, shpëtim për të nga fitnet dhe sprovat, të këqijat dhe gjynahet, duke shpëtuar nga tundimet e tyre dhe prishjen e asaj qetësije. E sidomos kjo ndodhën me sundimin e të keqes, mbizotërimin e dobësisë, dhe pamjaftueshmërinë e përkrahjes. Për këtë, ka ardhur në lutjen e të dërguarit të Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të: “Nëse dëshiron të sprovosh ndonjë popull, ma merr shpirtin duke mos më sprovuar,..” Hadithi .

Adhurues të Zotit! Frikësojuni Allahut, dhe le të jetë për ju  i dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, mësimi më i mirë për tu ndjekur dhe shembulli i përsosur për tu pasuar, në rrugën drejt afrimit për tek Allahu i Madhërishëm, përmes përmirësimit të fesë, jetës së kësaj bote dhe botës Tjetër. Ai është shpresa e përkryer dhe shpresa e fundit për të gjitha ata që jetuan në tokë nga robërit e Zotit të pastër dhe të devotshëm. 

Zoti na bëftë dobi me udhëzim në Librit të Tij, dhe me synetin e të dërguarit të Tij, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të.

Zotit  i kërkoj falje për vete, ju dhe të gjithë muslimanët nga çdo gjynah, me të vërtetë Ai është Falës Mëshirues.

Hutbeja e dytë

Lavdërimet janë për Zotin, Dhuruesi i madh dhe Bujari.  Zotin e Madhërishëm e lavdëroj.

Dëshmoj  se nuk ka Zot tjetër veç Allahut, Një i Vetëm dhe  pa shok, Ai është Zoti i Vetëm që meriton të adhurohet. 

Dëshmoj se zotëria dhe i dërguari ynë, Muhamedi, është rob dhe i dërguari i Zotit, poseduesi i luginës së lumit të premtuar në Xhenet dhe me pozitë të lavdëruar. O Zot fale dhe mëshiroje robin dhe të dërguarin Tënd, Muhamedin, familjen dhe shokët e tij.

Në vijim

O adhurues të Zotit! Rreth  sqarimit madhështore të këtij hadith profetik,për vlerën, pozitaën e nderuar të  tij, dhe efekte e tij të mëdha, ka ardhur fjala e Ebil Abas El Kurtubiut, Zoti e mëshiroftë:  “Kuptimi i kësaj, d.m.th,  kuptimi i lutjes për përmirsimin e fesë,- se feja nëse dëmtohet, prishet, nuk i bën dobi njeriut  në këtë botë dhe në botën Tjetër. E kjo është një lutje e madhe që ka bashkuar të mirat e kësaj bote dhe të mirat e botës Tjetër. Prandaj është e drejtë e çdo njëriut, që e dëgjon,  ta mësojë përmendësh dhe të lutet me të natën dhe ditën, me shpresën se njeriu mund të ja qëllojë orën e përgjigjes së lutjes, dhe arrin mirësit e kësaj bote dhe të botës Tjetër.” Këtu përfundon fjala e tij. 

O adhurues të Zotit! Kështu është me të gjitha lutjet profetike,  të cilat kanë ardhur në rrugë të saktë nga ai, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, në kohë dhe në raste të ndyshme. Ato përmbledhi çdo gjë që ka të bëjë me nxitjen në të mirën, mbrojnë, largojnë të keqen, dhe lajmërojnë me të qëllimet.

Zoti ju mëshiroftë! Bëni kujdes që ti merrni dhe të përfitoni prej tyre, sepse ato janë mjete të mira dhe arsye që të shpie në çdo të mirë herët apo vonë.

Kujtoni gjithmonë se Allahu i Madhërishëm ju ka urdhëruar që të luteni dhe të dërgoni salavate për krijesën më të mirë, kur ka thënë në fjalën më të mirë dhe  më të vërtetë, në Kuran: “Vërtetë Allahu e bekon të Dërguarin dhe engjëjt  e Tij  luten për të. O besimtarë, lutuni për të dhe përshëndeteni me selam.” (El- Ahzab 56) 

O Zot fale dhe mëshiroje Muhamedin dhe familjen e tij, siç e mëshirove Ibrahimin dhe familjen e tij,  me të vërtetë Ti je i Lavdishëm. 

O Zot bekoje Muhamedin dhe familjen e tij, siç e bekove Ibrahimin dhe familjen e tij, me të vërtetë Ti je i Lavdishëm. 

O Zot  të lutemi të jesh i kënaqur me  Halifet e parë të drejtë, Ebu Bekrin, Omerin, Othmanin dhe Aliun, me të gjithë shokët e tjerë, familjarët dhe tabiinët, me bashkëshortet e tij, nënat e besimtarëve, me tabiinët dhe me ata që i pasojnë me mirësi deri në ditën e Kijametit. 

O Zot të lutemi të jeshë i kënaqur me ne sëbashku me ata, me Faljen, Bujarinë dhe Mirësinë Tënde, o më i Madhi Bujarë. 

O Zot lartëso Islamin dhe muslimanët. 

O Zot ruaj mbrojtësit e fesë, shkatërro armiqt e fesë, shkatërro tiranët dhe ata që sjellin shkatërrime në tokë.

O Zot bashko zemrat e muslimanëve, njëso rradhët e tyre, përmirso udhëheqësit e tyre, bashko fjalën e tyre në të vërtetë, o Zoti i Botrave. 

O Zot ndihmo fenë Tënde, librin Tënd, dhe synetin (traditën) e të dërguarit Tënd, Muhamedit, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, ndihmo  robërit e Tu besimtarë që përpiqen në rrugën Tënde me sinqeritet.

O Zoti ynë, na jep siguri në vendet tona, përmirso udhëheqësit tanë dhe kujdestarët e çështjeve tona, mbështet në të vërtetën udhëheqësin dhe kujdestarin e çështjeve tona, jepi atij mbështetës, këshilltarë të mirë, jepi sukses atij në atë që do dhe je i kënaqur Ti, o Dëgjues i lutjeve. 

O Zoti ynë, jepi sukses atij dhe zëvendësit të tij në atë që është në dobi të Islamit dhe muslimanëve, dhe në atë që është në dobi të popullit dhe vendit, o tek i Cili është kthimi ynë në ditën e Fundit. 

O Zot na jep përfundim të mirë në çdo çështje tonën, na shpëto nga turpërimi në këtë botë dhe nga dënimi në botën tjetër.

O Zot  ynë, na  përmirëso në  fenë tonë e cila është pjesë e jetës tonë, përmirëso jetën tonë ( në këtë botë) në të cilën është vendqëndrimi jonë, dhe përmirëso për ne  jetën tjetër (Ahiretin) në të cilën  është takimi ynë.

O Zoti ynë, na e bëj jetën në këtë botë shtim i të mirave, dhe vdekjen qetësi për ne nga çdo e keqe.

O Zoti ynë, na mundëso të bëjmë vepra të mira dhe t’i lëmë veprat e këqija, t’i duam të varfërit,  o Zot, nëse dëshiron të sprovosh ndonjë popull, na merr shpirtin duke mos na sprovuar.

O Zoti ynë, shëro të sëmurët tanë, mëshiro të vdekurit tanë, na mundëso të bëjmë vepra që arrinë kënaqësinë Tënde, dhe na jep fund me vepra të mira.

O Zoti ynë na shto dhe mos na e pakësor furnizimin Tënd,  na dhuro dhe mos na privo, na ndero dhe mos na poshtëro,  na bëj fitimtarë dhe jo të mundur. 

O Zoti ynë, na bëj fitimtarë dhe jo të mundur.

O Zot largo nga ne armiqt Tu dhe armiqt  tanë në mënyrët që do, o Zoti i Botrave. 

O Zoti ynë, ti lëmë Ty të merresh me armiqtë e Tu dhe  armiqtë tanë, na mbro prej sherrit të tyre. O Zoti ynë, ti lëmë Ty të merresh me ta, na mbro prej sherrit të tyre.

O Zoti ynë, na mbro nga lebroza, çmendurija,  epidemia dhe të gjithë sëmundjet e këqija, dhe nga të gjitha të ndryshimet e kësaj epidemije.

O Zoti ynë shpëto të gjithë muslimanët nga kjo epidemi dhe nga ndryshimet e saj të shumta. O Zoti ynë shpëtoi ata të gjithë në vendet e tyre, o Zoti i Botrave. 

“O Zoti ynë! Ne e kemi futur veten në gjynah, prandaj, nëse Ti nuk na fal dhe nuk na mëshiron, ne vërtet që do të jemi nga të humburit.” ( El-A’raf  23) 

“Zoti ynë, na jep të mira në këtë botë, na jep të mira në botën tjetër dhe na ruaj nga dënimi i Zjarrit (të Xhehenemit)”. (El-Bekare 201)

O Zot fale dhe mëshiroje të dërguarin tonë Muhamedin, familjen dhe të gjithë shokët e tij. 

Të gjitha lavdet e falënderimet qofshin për Allahun, Zotin e botëve!

 

Post Author: endrit