Hutbe e ditës së xhuma nga Medineja e Ndritshme 07-09-1446H 07-03-2025 D
Shejh Dr. Ahmed Bin Ali Hudhejfe
Tema Agjërimi është një shkollë besimi
Me të vërtetë lavdërimet janë për Zotin. Atë e falënderojmë, prej Tij ndihmë dhe falje kërkojmë. Zotit i kërkojmë mbrojtje nga të këqijat e veteve tona dhe nga veprat tona të këqija. Atë që e drejton Allahu s’ka gjë që e humbet, e ai që e humbet veten e tij s’ka kush e udhëzon veç Tij.
Dëshmoj se nuk ka Zot tjetër veç Allahut, Një i Vetëm dhe pa shok.
Dëshmoj se i dërguari ynë, Muhamedi, është rob i Zotit dhe i dërguari i Tij.
“O besimtarë! Kijeni frikë Allahun ashtu si i takon Atij dhe vdisni vetëm duke qenë muslimanë!” (Al ‘Imran 102)
“O njerëz! Frikësojuni Zotit tuaj, i Cili ju krijoi prej një njeriu të vetëm, e nga ai krijoi bashkëshorten e tij, kurse prej atyre të dyve krijoi shumë meshkuj e femra. Dhe frikësojuni Allahut, me emrin e të Cilit ju kërkoni të drejtat e ndërsjella dhe ruani lidhjet farefisnore. Se vërtet, Allahu është përherë Mbikëqyrës mbi ju.”(En-Nisa’ 1)
“O besimtarë, frikësojuni Allahut dhe thoni vetëm të vërtetën. Ai do t’jua bekojë veprat tuaja dhe do t’jua falë gjynahet. Kush i bindet Allahut dhe të Dërguarit të Tij, do të arrijë një fitore madhështore.”(El-Ahzab70-71)
Në vijim
Porosis veten dhe ju me këshillën më të madhe me të cilën mund të këshillohet, me gjënë më të bukur me të cilën mund të zbukurohet njeriu dhe me gjënë me të mirë që mund të bëjë zemra e bindur, ajo është devotshmëria për ata që kërkojnë krenari në këtë botë dhe thesar në Botën Tjetër, Ahiret. “Atij që i frikësohet Allahut, Ai do t’ia shlyejë veprat e këqija dhe do t’ia shtojë shpërblimin.” (Et-Talak 5)
O besimtarë dhe besimtare! Urime për ju arritjen e muajit madhështorë dhe përjetimin e kohës së tij të begatë. Urime për ju që po shijoni hijet, mirësitë e kopshteve të tij, ujërat e burimeve të tij dhe begatitë e tij. Me të vërtetë është kohë e mrekullueshme, në të cilën shkëlqejnë netët dhe ditët e tij, dhe lulet e kohës, vitit shpërthejnë nga mirësitë e tij, muajit. Zoti ka bekuar me të umetin Islam, e ka bërë atë të parin e të gjithë muajve, rezervuarin e besimtarëve dhe pranverë të ditëve të vitit.
Arritja e muajit të Ramazanit është dhuratë e madhe që obligon falënderim ndaj Dhuruesit të saj, Allahut të Madhërishëm. Zoti i Madhërishëm dhe i Lartësuar thotë: “ Muaji i Ramazanit është ai, në të cilin ka zbritur Kurani, që është udhërrëfyes për njerëzit, plot me shenja të qarta për rrugën e drejtë dhe dallues (i së mirës nga e keqja). Pra, kushdo nga ju që dëshmon këtë muaj, le të agjërojë! Sa i përket atij që është i sëmurë ose gjendet në udhëtim e sipër (le të agjërojë më vonë) aq ditë sa nuk i ka agjëruar. Allahu dëshiron që t’jua lehtësojë dhe jo që t’jua vështirësojë. Ai dëshiron që të plotësoni numrin e ditëve të agjërimit dhe që ta madhëroni Allahun (në fund të agjërimit), për shkak se ju ka drejtuar në rrugë të drejtë e që ta falënderoni Atë.” (El-Bekare 185) Arritja e këtij muaji është mirësi të cilës Allahu i Madhërishëm i është referuar në fund të ajetit me fjalën e Tij: “ … e që ta falënderoni Atë.” (El-Bekare 185) Vërtetë ajo është mirësi e mrekullueshme që obligon falënderim të Tij, Allahut të Madhërishëm, hapur dhe në fshehtësi, sepse ajo mirësi është dëshmitare e një kohe fisike, të bekuar, dhe një periudhe të çmuar, të mirë. Kohë në të cilën, robi ngjitet në nivelet më të larta të afërsisë me Zotin dhe përshkon në të një periudhë kohore në rrugën drejt Sunduesi i tij që nuk mund ta arrijë në asnjë kohë tjetër. Kjo sepse, pavarësisht kohës së tij të hapen portat e bindjes dhe zgjërohen shkaqet e veprave të mira. Nga Talhatu Ibn Ubejdullahi, Zoti qoftë i kënaqur me të, tregohet se dy burra kanë ardhur tek i dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, e ata kishin hyrë në Islam plotësisht. Njëri prej tyre ishte më i zellshëm se tjetri, kishte marra pjesë në luftë të Zotit më shumë. Më i zellshmi prej tyre doli në betejë në rrugë të Zotit dhe ra dëshmor. Ndërsa shoku tjetër jetoj një vit pas tij dhe vdiq. Talha ka thënë; Kam parë në ëndërr se unë ishte me ata të dy njerëz para portave të Xhenetit, pastaj pashë dikë që doli nga brendësia e Xhenetit, Melek. Ai, Meleku, i dha leje që të hynte në Xhenet përsonit i cili vdiq i fundit prej atyre të dyve. Më pas, Meleku, është kthyer dhe i dha leje përsonit që kishte rënë dëshmorë. Pastaj, Meleku, është kthyer tek unë dhe më ka thënë: Kthehu sepse ty nuk të ka ardhur koha akoma. Talha filloi të ua tregonte njerëzve këtë ëndërr që kishte para me të cilën njerëzit u habitën. Kjo gjë ju tregua të dërguarit të Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, i cili ka thënë: “ Me cilën nga këto gjëra habiteni?” I kanë thënë; “ O i dërguari i Allahut, ky ishte që përpiqej shumë në rrugë të Allahut e më pas ra dëshmorë në rrugë të Tij, ndërsa tjetri hyri në Xhenet para tij?” I dërguari ka thënë: “ A nuk ka jetuar ky dhe një vit pas tij?” I kanë thënë: “Po.” I dërguari ka thënë: “ A ka arritur muajin e Ramazanit dhe ka agjëruar?” Kanë thënë: “Po.” I dërguari ka thënë: “ Ka falur shumë namaze dhe ka bërë shumë sexhde në vit?” Kanë thënë: “ Po.” I dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, ka thënë: “ Distanca në mes tyre është më e madhe se ajo në mes qiellit dhe tokës.”
O besimtarë dhe besimtare! Muaji i Ramazanit është muaji i drejtimit të shpirtrave për tek Zoti, muaj, në të cilin qetësohen shpirtrat e rënduar, ku pas udhëtimit të tyre, ata vendosin, heqin barrën dhe ngarkesat e tyre, shpirtrat e etur freskohen nga burimi i tij i kulluar, dhe pas lodhjes së udhëtimit dhe nxehtësisë së diellit, shijojnë freskinë e hijes së tij. Vërtetë njeriu besimtarë, sa do që të zgjasë largësia e tij nga Zoti, i ngurtësohet zemra e tij dhe i thahen sytë e tij, motivet për mirësi janë në thellësi të zemrës së tij dhe prirjet për drejtësi janë brenda tij, që ka mall për kopshtet e përkujtimit të Tij dhe rënkim, dhimbje nga vetmia e shkëputjes prej tij.
Nga sekretet e drejtimit të zemrave për tek Zoti, të kënaqurit me bindjen ndaj Tij, të shijuarit e afërsisë së Tij dhe kënaqësisë së komunikimit me Të dhe lirimi i gjymtyrëve në kënaqësinë e Tij në muajin e Ramazanit është ajo që Zoti ka caktuar në të nga portat e mirësive, zgjeroi nga shkaqet e mëshirës dhe derdhi nga retë e begative. Nga Ebu Hurejra, Zoti qoftë i kënaqur me të, tregohet se i dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, ka thënë: “ Kur hynë nata e parë nga muaji i Ramazanit prangosen shejtanët, plogështohen, sëmuren xhindët, mbyllen portat e Zjarrit, Xhehenemit, dhe nuk hapet prej tij asnjë portë. Hapen portat e Xhenetit, dhe nuk mbyllet asnjë portë etij. Një thirrës, Melek thërret: O ti dëshirues i të mirës nxito për vepra të mira dhe o ti dëshirues i të keqes ndalohu nga e keqja. Allahu largon njerëz nga zjarri i xhehenemit e këtë e bën në ç’do natë të muajit të Ramazanit.”
Kjo sepse ai është muaji i Kuranit, në të cilin kanë zbritur ajetet e tij, dhe derdhen në të bekimet e tij. E nuk është aspak çudi sepse ai është fjala e Zotit të botëve, që, nga ai, të vërshojnë mirësitë mbi shpirtrat dhe zemrat e njerëzve, dhe efekti të përhapet në gjymtyrë dhe në pamjet e tyre.
Nga Ibn Abasi, Zoti qoftë i kënaqur me të, tregohet se ka thënë: “ I dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, ka qenë njeriu më bujarë me bamirësi, dhe ishte më bujarë se asnjë herë në muajin e Ramazanit, kur atë e takonte Xhebraili, paqja e Zotit qoftë mbi të. Xhebraili e takonte atë çdo natë në Ramazan deri në fund. I dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, ja lexonte atij Kuranin. Gjatë kohës sa takohej me Xhibrilin, paqja e Zotit qoftë mbi të, i dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, ishte me bujar në vepra të mira sesa era që fryn (plot mirësi).”
Vërtetë ky është një muaj në të cilin këputen prangat dhe rebelimet e shpirtit dhe në të cilin frenohen dëshirat dhe tekat e tij. Derisa ai të çlirohet nga pengesat dhe marrëdhëniet e tij dhe të niset në fushat e bindjes ndaj Krijuesit të tij. Urime për ata që arriti orët e tij, i është dhënë sukses në shfrytëzimin e momenteve të tij dhe përpiqet në bindjen ndaj Zotit të tij dhe kënaqësinë e Tij.
Zoti na begatoftë të gjithëve në muajin e Ramazanit, na bëftë dobi me synet dhe Kuran dhe na mundësoftë të arrijmë statusin e mirësive.
Zotit i kërkoj falje për vete dhe ju, tek Ai kërkoni falje, me të vërtetë Ai është Mëshirues dhe Falës i Madh.
Hutbeja e dytë
Lavdërimet janë për Zotin. Lavdërimet janë për Zotin lavdërimet e të Cilit janë prej dhuratave të Tij dhe falënderimi i të Cilit për të mirat e Tij të dhuruara është nga bekimet Tij. Atë e lavdëroj me lavdërimin e atij që e njeh të vërtetën e bekimeve të Tij, duke pranuar pamundësinë për të numëruar lavdërimet dhe madhërimet e Tij, lavdërimi i atij që është i nevojshëm dhe i mjaftueshëm në çdo kohë.
Dëshmoj se s’ka Zot tjetër veç Allahut, Një i Vetëm dhe pa shok, i plotë në Uluhijen, hyjnoren dhe Rububijen, Zotërimin e Tij, në Cilësit dhe Emrat e Tij. Lutjet dhe përshëndetjet më të plota për krijesën më të zgjedhur të tij, zotërinë e profetëve dhe vulën e të dërguarve të Tij. Paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, mbi familjen dhe shokët e tij, pishtarët e udhëzimit dhe yjet e qiellit, dhe mbi të gjithë pasuesit e tyre me vepra të mira sa kohë të ngarkohet retë me ujë dhe ta lëshojnë shiun me bollek.
Në vijim
O besimtarë dhe besimtare! Vërtetë muaji i Ramazanit ka objektiva të mëdha dhe qëllime madhështore të legjislacionit që e bëjnë besimtarin të ndalojë me vlerësim ndaj këtij legjislacioni të urtë Hyjnor. Ai, Ramazani është shkollë në të cilën rafinohen shpirtrat, pastrohet morali, frenohen dëshirat dhe instinktet, dhe shpirtrat vishen me petkun e përsosjes dhe tolerancës. Ky është qëllimimi më sublim që ka një ndikim më të thellë në shpirt dhe moral, tek individi dhe grupi, shoqëria, thjeshtë me largimin prej dëshirave të lejuara jashtë kohës së caktuar të agjërimit. Nga Ebu Hurejra, Zoti qoftë i kënaqur me të, tregohet se i dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, ka thënë: “ Kush nuk braktis gënjeshtrën dhe të vepruarit me të, ta dijë se Allahu nuk ka nevojë që ai të lërë ushqimin dhe pijen e tij.”
Në të vërtetë, një nga qëllimet më të mëdha të obligimit të agjërimit është që ai të arrijë të vërtetën e adhurimit dhe besimit, dhe nëpërmjet tij njeriu të ngrihet në pozitën e ihsanit, mirësisë, sikurse i dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të ka thënë: “ Ihsani është që të adhurosh Zotin sikur e shikon Atë, dhe pse ti nuk e shikon Atë me të vërtetë Ai të shikon.” Sepse agjërimi është adhurim i fshehtësisë dhe bindje sekrete në mes robit dhe Zotit të tij. Ai është adhurim në të cilin realizohet kuptimi i sinqeritetit ndaj Zotit, i robërisë së vërtetë ndaj Tij dhe i bindjes ndaj Tij në prani dhe mungesë të krijesave të Tij. Gjendja e atij që frenon veten kur është i ngopur me ushqim, është si gjendja e atij që mbanë diçka afër në pamje të jashtme, të dukshme. Prandaj këtë kuptim të butë dhe qëllim fisnik Zoti e ka bërë të veçantë këtë adhurim dhe ia ka atribuar atë Vetes së Tij. Nga Ebu Hurejra, Zoti qoftë i kënaqur me të, tregohet se i dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, ka thënë: “ Çdo vepër e birit të Ademit shumëfishohet, shpërblimi i një të mire shumëfishohet me dhjetëfish e deri në shtatëqind. Allahu i Madhërishëm ka thënë: Përveç agjërimit, ai është për Mua dhe Unë do të shpërblej për të, ai, agjëruesi, ka lënë ushqimin dhe dëshirat e tij vetëm për Mua. ” Njeriu besimtarë lë ushqimin, pijen dhe dëshirat e tij në adhurim për Zotin dhe në bindje ndaj Zotit të tij, nuk ndjekën, nuk shkon pas dëshirave të tij dhe nëse ai është largë syve të krijesave të tjera në adhurim për Allahun e Madhërishëm.
Umeti Isam! Dijeni se kjo është një nga ditët në të cilën kërkohet të shtohen lutjet dhe përshëndetjet për zotërinë e krijesave dhe më të mirën e njerëzimit. I dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, thotë: “ Vërtetë nga ditët tuaja më të mira është dita e xhuma, e premte, prandaj, në këtë ditë, shtoni salatet, lutjet për mua, sepse vërtetë lutjet tuaja më mbërrijë.”
O Zot, fale dhe mëshiroje zotërin e të parëve dhe të fundit, udhëheqësin e të dërguarve, vulën e të gjithë profetëve dhe mëshirën Tënde për mbarë botët. O Zot, fale dhe mëshiroje atë sa numri i librave Tu, sa ka shkruar lapsi Yt dhe sa njohuritë Tua të pafundme.
O Zot, të lutemi të jesh i kënaqur me të gjithë shokët e tij, Halifet e drejtë, Ebu Bekrin, Omerin, Othmanin dhe Aliun, me të gjithë shokët e të dërguarit Tënd, dhe na përfshi dhe ne së bashku me ata, me Mirësinë dhe Faljen Tënde, o më i Madhi Mëshirues.
O Zot, lartëso Islamin dhe muslimanët, poshtëro idhujtarinë dhe idhujtarët, dhe shkatërro armiqtë e fesë.
O Zot, bëj këtë vend të sigurt dhe të paqtë dhe të gjitha vendet muslimane.
O Zot, ruaj vendin e dy xhamive të shenjta, Mbretërinë e Arabisë Saudite, nga komplotet e çdo komplotisti dhe nga dinakëritë e çdo dinaku. O Zot, të lutemi të ruash vendet e shenjta dhe shenjtërinë e tyre, të lutemi të ruash, doktrinën, sigurinë dhe besimin e këtij vendit, të ruash burrat dhe gratë e tij dhe ata që e synojnë atë me të mirë, o Zot i botëve.
O Zot, ruaj dhe mbro ushtarët dhe kufinjët e tij, o Zoti i botëve.
O Zot, të lutemi ndihmo vëllezërit tanë musliman të dobët në çdo vend. O Zot, të lutemi të jesh për vëllezërit tanë muslimanë në Palestinë mbështetës dhe përkrahës, mbrojtës dhe ndihmues.
O Zot, përmirso gjendjen e muslimanëve në çdo vend, o Zoti i botëve.
O Zot, jepi sukses udhëheqësit tonë, kujdestarit të dy xhamive të shenjta dhe zëvendësit të tij në atë që është e mirë për popullin dhe vendin, dhe në atë që është e dobishme, e mirë dhe e drejtë, në fe, në jetën e kësaj bote, në të tashmen dhe në të ardhmen, o më i Madhi Bujar, o Zoti i botëve.
“Zoti ynë, na jep të mira në këtë botë, na jep të mira në botën tjetër dhe na ruaj nga dënimi i Zjarrit (të Xhehenemit)”. (El-Bekare 201)
O Zot, kërkojmë nga Ti prej të mirës që Ti di, kërkojmë mbrojtjen Tënde nga e keqja që Ti di, dhe kërkojmë faljen Tënde për atë që Ti di, me të vërtetë Ti je Njohësi i të fshehtës.
Adhurues të Zotit! Përjetësoni mirësinë e Zotit tuaj me falënderimin ndaj Tij, ruani begatitë e Tij duke pasuar urdhrat e Tij, dhe këmbëngulni me lutjet drejtuar Atij dhe me përmendjen e Tij.
“I Lartësuar qoftë Zoti yt, Zoti i Madhështisë e i Lavdisë, mbi çfarë i atribuojnë ata! Paqja qoftë mbi të dërguarit, Të gjitha lavdet e falënderimet qofshin për Allahun, Zotin e botëve!” (Es-Saffat 180-182)
Afrim Smakaj