Hutbe e ditës së xhuma nga Meka e bekuar 01- 12-1445 H 07-06-2024 D
Shejh Jaser Ed-Dosari
Tema Nga mirësitë e dhjetë ditëve të para të Dhul Hixhes
Lavdërimet janë për Allahun. Lavdërimet janë për Allahu i Cili përzgjedh nga ditët dhe muajt çfarë Ai dëshiron dhe dallon prej tyre, dhe veçon prej kohëve çfarë Ai do, mëshirë prej Tij dhe përkujtim për ata që logjikojnë.
Dëshmoj se nuk ka Zot tjetër veç Allahut, Një i Vetëm, pa shok, i Plotëfuqishmi, Falësi i madh. Dëshmoj se Muhamedi është rob dhe i dërguari i Zotit, i përzgjedhuri dhe i dalluari. Paqja, mëshira dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të, mbi familjen dhe shokët e tij dhe mbi ata që i pasojnë në vepra të mira, sa kohë të ndërrohet nata me ditën.
Në vijim
O ju njerëz! Porosis ju dhe veten time që të kemi frikë Allahun, frikësojuni Atij me frikë të vërtetë, ekspozohuni para shkaqeve të mëshirës dhe të dashamirësisë së Tij, shfrytëzoni sezonet e mirësive dhe kënaqësisë së Tij, përpiquni në ato që ju afrojnë me Xhenetin e Tij dhe ju largojnë nga zjarri i Xhehenemit të Tij.
O muslimanë! Nga mirësitë e Zoti ndaj robërve të Tij është se ka dalluar në mes vendeve dhe kohërave, dhe ka veçuar prej tyre ato që Ai ka dashur me më shumë favore dhe të mira.
O adhurues të Zot! Ja ku jeni sot duke pritur dhjetë ditët e para të Dhul Hixhes me ato që përmbajnë nga dhuratat Hyjnore dhe mirësitë e Zotit. Po thithni nga aroma e flladeve të tyre dhe shijoni të mirën e aromës së tyre. Këto janë ditët më me vlerë tek Allahu, me statusin më të lartë dhe kanë shpërblimin më të madh. Këto ditë, për besimtarët, janë burim i fitimit të të mirave dhe i ngritjes në gradë, mundësi për të shtuar veprat e mira, për të pakësuar veprat e këqija dhe për të kompensuar atë që ka kaluar nga bindjet, adhurimet. Ky është sezoni i përgjigjes së lutjeve, i derdhjes së bekimeve dhe mëshirës. Allahu është betuar në këto ditë dhe ka thënë: “ (Betohem) për shkrepjen e agimit dhe për dhjetë netët (e para të muajit Dhul Hixhxhe)!” (El-Fexhr 1-2) Këto janë ditët e caktuara për të cilat na ka lajmëruar Allahu rreth tyre me fjalëne Tij kur thotë: “Që të dëshmojnë dobitë e tyre dhe të përmendin Emrin e Allahut në ditët e caktuara…” (El-Haxhxh 28)
Ditët e tyre, dhjetë ditëve të para të Dhul Hixhes, janë nga ditët më të bukura të të gjithë kohës, jetës në këtë botë, dhe nga gjërat më të mira me të cilat mund të mbushet shpirti i njeriut. Veprat e mira në këto ditë janë të bekuara dhe të dashura tek i Gjithëmëshirshmi. Nuk ka ditë të ngjashme me to sikurse nuk ka shpërblim të vepra të mira që barazohen me to. Nga Ibn Abasi, Zoti qoftë i kënaqur me ata të dy, tregohet se i dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, ka thënë: “ Nuk ka ditë në të cilat veprat e mira janë më të dashura tek Allahut se sa në këto ditë, ka për qëllim dhjetë ditët e para të Dhul Hixhes.” I kanë thënë: “ O i dërguari i Allahut, as lufta në rrugë të Allahut?” I dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, ka thënë: “ As lufta në rrugë të Allahut, përveç ai person që ka dalë në këtë rrugë, në luftë në rrugë të Allahut, me veten dhe pasurinë e tij, dhe nuk kthehet me asnjërën prej tyre, bie dëshmorë.” Hadithin e ka transmetuar Tirmidhiu.
O ju besimtarë! Këto ditë janë veçuar me këto mirësi, sepse në to janë bashkuar të gjitha adhurimeve, gjë që nuk ndodhën në ditë të tjera përveç tyre dhe nuk është e mundur përveç se në to. Nga veprat më madhështore për të cilën njeriu duhet të bëj kujdes në këto dhjetë ditë të para të Dhul Hixhes është ripërtëritja, rinovimi i qëllimit dhe sinqeriteti i punës për hatrin e Allahut të Madhërishëm dhe të Lartësuar duke e pasuar plotësisht të dërguarin e Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të. Veprat nuk pranohen vetëm se me ato të dyja. Allahu i Madhërishëm në një hadhit Kud’si ka thënë: “ Unë jam më i panevojshmi për ortak. Prandaj kush punon një punë duke më shoqëruar ortak, Unë do e lë atë dhe ortakun e tij.” Hadithin e ka transmetuar Muslimi. Nga Aishja, Zoti qoftë i kënaqur me të, tregohet se i dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, ka thënë: “ Kush bën diçka që nuk është sipas urdhrit tonë, do të refuzohet.” Hadithin e ka transmetuar Muslimi.
Në këto ditë është e urdhëruar që të nxitohet në pendesë të sinqertë dhe kthim tek Allahu: “ O ju, që keni besuar! Kthehuni tek Allahu me një pendim të sinqertë…” (Et-Tahrim 8) Sikurse muslimani duhet që të kujdeset për obligimet dhe detyrat nga namazet dhe sadakaja, agjërimi dhe Haxhi, sepse këto janë gjërat më të mira me të cilat robi i afrohet Zotit të tij, të Madhërishmit dhe të Lartësuar. Në një hadith Kud’si, Allahu i Madhërishëm ka thënë: “ Robi im nuk më afrohet me diçka më të dashur tek Unë sesa me gjërat që ia kam bërë obligim.” Hadithin e ka transmetuar Buhariu.
Prandaj, ndër veprat më të mira dhe më të pastra tek Sunduesi juaj në këto ditë, është pelegrinazhi, Haxhi në shtëpinë e shenjtë të Zotit, në Qabe, për të cilën ka ardhur urdhri që të arrihet në hapësirat e saj për të kryer një nga shtyllat që është e pesta e Islami. Allahu i Madhërishëm dhe i Lartësuar ka thënë: “ Njerëzit e kanë detyrim ndaj Allahut ta vizitojnë (për haxh) këtë Faltore, kushdo prej tyre që ka mundësi ta përballojë rrugën.” (Al ‘Imran 97) Zemrat e Haxhinjëve kanë për synim vizitën e shtëpisë së vjetër, Qaben, ku grupet e tyre kanë filluar të mbërrijnë nga të gjitha anët, në përgjigje të thirrjes së Ibrahimit, paqja e Zotit qoftë mbi të; “Thirri njerëzit për haxhillëk: ata do të vijnë në këmbë dhe me deve prej të gjitha viseve të largëta.” (El-Haxhxh 27)
Allahu u ka premtuar mysafirëve të Tij mirësi dhe shpërblime të mëdha. Nga Ebu Hurejra, Zoti qoftë i kënaqur me të, tregohet se i dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, ka thënë: “ Kush kryen Haxhin në këtë shtëpi, Qabe, dhe qëndron larg marrëdhënieve (me gruan), nuk grindet, nuk shanë, do të kthehet si dita që ka lindur nga nëna e tij, i pastër nga gjynahet.” Muttefikun Alejhi.
Adhurues të Zotit! Dijeni se Haxhi është obligim një herë në jetë për çdo musliman që e ka të mundur. Nxitoni në kryerjen e këtij rituali madhështorë dhe bëni bilancet e jetës tuaj para se të largoheni, nga kjo botë. Nga Ibn Abasi, Zoti qoftë i kënaqur me ata të dy, tregohet se i dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, ka thënë: “ Nxitoni në kryerjen e Haxhit, ka për qëllim obligimin, sepse askush nga ju nuk e di se çfarë do të ndodhë me të.” Hadithin e ka transmetuar Ahmedi. Nga mundësia në këtë kohë është marrja e lejes për kryerjen e Haxhit, të cilën e kanë kushtëzuar autoritetet kompetente në përmbushje të interesave ligjore, legjitime. Deklarata e lëshuar nga Këshilli i Lartë i Dijetarëve ka konfirmuar se detyrimi për marrjen e lejes së Haxhit bazohet në atë që përcaktohet nga legjislacioni Islam, nga lehtësimi për njerëzit në kryerjen e adhurimeve dhe ritualeve të tyre dhe largimi i sikletit, shqetësimeve prej tyre. Sheriati ka ardhur për të përmirësuar dhe shumëfishuar interesat, si dhe për të parandaluar dhe pakësuar të këqijat.
O ju muslimanë! Prej gjërave që urdhërohen gjatë këtyre ditëve është agjërimi i nëntë ditëve nga dhjetë ditëve të Dhul Hixhes, e më e mira prej tyre është agjërimi i ditës së Arefatit. Nga Ebi Katadete, Zoti qoftë i kënaqur me të, tregohet se i dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, ka thënë: “ Për agjërimin e ditës së Arefatit shpresoj që Allahu të më fali, fshijë gjynahet e vitit para kësaj dite dhe gjynahet e vitit pas kësaj dite.” Hadithin e ka transmetuar Muslimi.
Ndër gjërat që legjitimohen në këto dhjetë ditë të para të Dhul Hixhes gjithashtu është dhe të shtuarit e Njësimit, Madhërimit dhe Lavdërimit të Zotit. Nga Ibn Omeri, Zoti qoftë i kënaqur me ata të dy, tregohet se i dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, ka thënë: “ Nuk ka ditë më madhështore tek Zoti, as më të dashura për Atë se veprat në to, se sa këto dhjetë ditë, Dhul Hixhes, prandaj shtoni në to nga Madhërimi, Njësimi, Përkujtimi dhe Lavdërimi.” Hadithin e ka transmetuar Ahmedi.
Këto janë ditë dhe kohë të bekuara plot mirësi, ndaj vlerësojini ashtu siç ato e meritojnë dhe nderoni ritualet e Zotit në to. “ Po, kështu është! Ndërsa kush madhëron shenjat e fesë së Allahut, tregon përkushtimin e zemrës së tij.” (El-Haxhxh 32)
Adhurues të Zotit! Zoti na begatoftë me Kuranin Famëlartë, dhe na bëftë dobi nga argumentat dhe urtësitë e tij.
Zotit i kërkoj falje për vete dhe ju, tek Ai kërkoni falje, me të vërtetë Ai është Falës i Madh, Mëshirues.
Hutbeja e dytë
Lavdërimet janë për Allahun. Lavdërimet janë për Allahun i Cili i ka bërë dhjetë ditët e para të Dhul Hixhes nga ditët më të mira.
Dëshmoj se nuk ka Zot tjetër veç Allahut, Një i Vetëm, pa shok, Sunduesi, i Shenjti (i pastër nga çdo e metë), Paqedhënësi.
Dëshmoj se Muhamedi është rob dhe i dërguari i Zotit, krijesa më e mirë dhe zotëria i njerëzimit. Paqja dhe mëshira e Zotit qofshin mbi të, mbi familjen dhe shokët e tij të pastër dhe të nderuar.
Në vijim
O muslimanë! Nga veprat më të mëdha me të cilat afrohen muslimanët tek Zoti në fund të këtyre ditëve është sakrifica, kurbani në ditën e dhjetë të Dhul Hixhes. Kush dëshiron të bëjë kurban, duhet të mos heqë asgjë nga flokët dhe thonjtë e tij, që nga fillimi i muajit të Dhul Hixhes derisa të theri kurbanin, sakrificën. Nga Umi Selemetu, Zoti qoftë i kënaqur me të, tregohet se i dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, ka thënë: “ Kur të shikoni hënën e Dhul Hixhes, dhe dikush nga ju dëshiron të bëj kurban, sakrificë, le të mos marri, shkurtojë gjë nga flokët e tij dhe as nga thonjtë e tij.” Hadithin e ka transmetuar Muslimi.
Zoti ju mëshiroftë! Përmbajuni edukatës së pastër Islame dhe moralit të tij të lartë, pendohuni tek Zoti për atë që ka kaluar nga jeta juaj dhe bëni më të mirën në atë që ka mbetur nga jeta juaj. Dijeni se adhurimi është nderimi më i madh me të cilin Zoti i nderon adhuruesit dhe ngrenë me të në gradë njerëzit e drejtë. Urime dhe pastaj urime për këdo që është i vendosur të përfitojë nga këto dhjetë ditë të para të këtij muaji dhe i shfrytëzon ditët e tyre me përpjekje, që të fitojë sevape dhe shpërblim. Prandaj mundohuni dhe përpiquni sepse ato janë vetëm se disa ditë të pakta lodhja e të cilave përfundon dhe ngelet shpërblimi i madh i tyre.
Haxhinjë të shtëpisë së Zotit, Qabes! Ja ku keni mbërritur në shtëpinë e shenjtë të Zotit, në Qabe, rrugët u janë bërë të lehta, prandaj lavdëroni Allahun për mirësitë e Tij dhe luteni Atë për më shumë nga begatitë e Tij. Falënderojeni Atë për mirësinë e sigurisë dhe paqes, për atë që ua ka lehtësuar mjetet e kryerjes së veprave të mira dhe plotësimin e adhurimeve. Në dritën e shërbimeve dhe përpjekjeve superiore, Zoti i ka dhënë sukses Mbretërisë së Arabisë Saudite, të cilën Zoti e ka nderuar me shërbimin e dy xhamive të shenjta. E cila ka ofruar një sistem të integruar shërbimesh dhe lehtësish, ka përgatitur të gjitha mjetet për të lehtësuar ardhjen e mysafirëve të Gjithëmëshirshmit dhe për t’i pritur me gjithë ngrohtësi dhe respekt, në mënyrë që ata të kënaqen me kryerjen e ritualeve të tyre me gjithë lehtësi, qetësi dhe siguri.
Në këtë kontekst, lutemi për sundimtarët tanë në këtë vend të bekuar për udhëzimet dhe ndjekjen e tyre të zellshme dhe për sakrificën e tyre me atë që është e çmuar dhe e vlefshme në gjithçka që u shërben mysafirëve të Gjithëmëshirshmit. Zoti i shpërbleftë ata në emrin tonë dhe në emrin tuaj, haxhinjtë e shtëpisë së Zotit, Qabes, në emër të Islamit dhe muslimanëve me shpërblimin më të mirë dhe më bujar, Zoti i bekoftë përpjekjet e tyre dhe i vendostë ato në peshoren e të mirave të tyre.
Adhurues të Zotit! Lutuni dhe përshëndeteni atë për të cilin Allahu ju ka urdhëruar që të luteni dhe ta përshëndesni, Allahu i Madhërishëm dhe i Lartësuar ka thënë: “ Vërtetë Allahu e bekon të Dërguarin dhe engjëjt e Tij luten për të. O besimtarë, lutuni për të dhe përshëndeteni me selam.” (El- Ahzab 56)
O Zot, fale, mëshiroje dhe bekoje të dërguarin e ndershëm, familjarët e tij të pastër dhe të mirë, dhe bashkëshortet e tij, nënat e besimtarëve.
O Zot, të lutemi të jesh i kënaqur me katër halifet e parë të drejtë, me të gjithë shokët e tij, me tabiinët dhe ata që i pasojnë me mirësi deri në ditën e Fundit, dhe me ne së bashku me ata, me Falje, Bujarinë dhe Mirësinë Tënde, o më i Madhi Bujarë.
O Zot, lartëso Islamin dhe muslimanët, ndihmo robërit e Tu besimtarë, mbro ndjekësit e fesë, bëj këtë vend të sigurt, të qetë dhe me stabilitet, si dhe të gjitha vendet muslimane, o Zoti i botëve.
O Zot, lehtësojua Haxhinjëve haxhin e tyre dhe bëj Haxhin e tyre mebrura, të pranuar, përpjekjet e tyre të shpërblyera, gjynahet e tyre të falura, dhe ktheji ata në vendet e tyre pas kryerjes së ritualeve të tyre shëndosh e mirë dhe fitimtarë.
O Zot, ata që ne, vendit tonë, vendeve tona të shenjta dhe sigurisë tonë i duan të keqen, angazhoi me vetet e tyre, bëj kurthet e tyre të jenë kundra tyre, dhe bëj planet e tyre të jenë shkatërrim për ta, o i Fuqishëm, o i Gjithëpushtetshëm.
O Zot, jepi sukses kujdestarit të çështjeve tona, kujdestarit të dy xhamive të shenjta, zëvendësit të tij, dhe mbështetësit e tyre në çdo gjë që Ti dhe je i kënaqur. Shpërbleji ata me të mira dhe sevape për çfarë kanë ofruar në shërbim të dy xhamive të shenjta dhe atyre që synojnë vizitat e tyre. Shpërble me më të mirat të gjitha ata që punojnë në shërbim të mysafirëve të Gjithëmëshirshmit.
O Zot, ndihmo njerëzit e sigurisë tonë dhe ushtarët tanë që janë në kufijtë tanë, të lutemi të jesh në përkrahje dhe ndihmë të tyre, në mbrojtje dhe ruajtje të tyre.
O Zot, jepu sukses të gjithë kujdestarëve të çështjeve të muslimanëve në udhëzimin Tënd dhe bëj që veprat e tyre të fitojnë kënaqësinë Tënde.
O Zot, të lutemi mos na lër asnjë gjynah pa na e falur, asnjë shqetësim pa na e lehtësuar, asnjë borxh pa na e shlyer, asnjë të sprovuar pa e shpëtuar asnjë të sëmurë pa e shëruar, asnjë fëmijë pa e përmirësuar, asnjë të vdekur pa e mëshiruar, dhe asnjë nevojë nga nevojat e kësaj bote, në të cilën është kënaqësia Jote dhe përmirësimi ynë, përveçse të na ndihmosh në përmbushjen e saj.
“Zoti ynë, na jep të mira në këtë botë, na jep të mira në botën tjetër dhe na ruaj nga dënimi i Zjarrit (të Xhehenemit)”. (El-Bekare 201)
Adhurues të Zotit! Përmendeni Allahu me përkujtim të shumtë dhe madhërojeni Atë në mëngjes dhe në darkë. Lutja jonë e fundit, të gjitha lavdërimet janë për Zotin e botëve.
Afrim Smakaj