“ Allahu i sheh vërtet robërit e Vet ”

Hutbe e ditës së xhuma nga Medineja e Ndritshme   01-04-1446 H   04-10-2024 D

Shejh Abdul Bari  Ibn Avad Eth-Thubejti 

Tema  “ Allahu i sheh vërtet robërit e Vet ”

Lavdërimet janë për Allahun, i Cili e ka mbuluar çdo gjë me diturinë e Tij dhe i ka dhënë çdo gjëje caktim, afat.

Dëshmoj se nuk ka Zot tjetër  veç Allahut, Një i Vetëm i pa shok.

Dëshmoj se zotëria dhe i dërguari ynë Muhamedi është rob i Zotit dhe i dërguari i Tij, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, mbi familjen dhe të gjithë shokët e tij.

Në vijim

Porosis veten dhe ju që të kemi frikë Zotin,  sepse ajo është përgatitja për: “ Në Ditën, kur askujt nuk do t’i bëjë dobi as pasuria, as fëmijët, përveç atij që vjen me zemër të pastër tek Allahu!” (Esh-Shu’ara’ 88-89)

Allahu i Madhërishëm ka thënë: “ Sepse Allahu i sheh vërtet robërit e Vet.” (Gafir 44) Ky ajet mbartën me vete kuptime të thella dhe ndikime të mëdha për shpirtin dhe jetën në tërësinë e saj. Lexuesit e këtij ajeti janë të sigurte se Allahu është Zotëruesi i çdo gjëje, i shikon robërit e Tij. Qetësi mbushën zemrat e tyre. Allahu ka përgatitur këtë univers, të krijuar në mënyrë të mrekullueshme për robërit e Tij, ku Ai është i Gjithëmëshirshmi, Mëshirëploti, Zotëruesi i qiejve dhe tokës, ka bërë natën pushim për ta ndërsa ditën për përpjekjet e tyre, diellin dhe hënën për llogari, të mirë të tyre, pemët dhe kafshën për t’u shërbyer atyre. Ai shtriu  për ata tokën nën këmbët e tyre,  bëri që të rrjedhin në të lumenj dhe mundësoi për ata që nga brendësia e saj të rriten frute që të hanë prej të mirave të tyre. Të gjitha këto sepse Allahu është që i shikon robërit e Tij, a nuk duhet të jenë njerëzit mirënjohës ndaj Zotit për to?

Vërtetë bindja, siguria e muslimanit se Zoti i sheh robërit e Tij, rrënjosën pranim dhe nënshtrim në zemrën e tij, se rrisku, furnizimi i tij është i garantuar dhe asgjë nga rrethanat, situatat e tij nuk i fshihen Zotit. Zotit, me diturinë dhe mëshirën e Tij, nuk i fshihet gjendja e robit të Tij, as varfëria, as nevojat e tij dhe as brengat që ai bartën për të ardhmen. Nëse ai, njeriu është i bindur, i sigurte,  se Allahu e dëgjon dhe shikon atë, qetësia do të vendoset në zemrën e tij dhe largohet prej tij ankthi, shqetësimi.  Forcohet vendosmëria e tij në përballje me sfida dhe forcohet besimi tek Zoti në shpirtin e tij, sikurse Allahu i Madhërishëm ka  thënë për Musain dhe Harunin: “ Në të vërtetë, Unë jam me ju, dëgjoj dhe shoh.” ( Ta Ha 46) Kështu që Musai, paqja e Zotit qoftë mbi të, vazhdoi me këtë vendosmëri kur qëndroi përballë detit ndërsa ushtarët e Faraonit ishin pas tij, dhe sikur të gjitha portat ishin mbyllur, por se bindja, besimi i tij se Allahu është me të nuk u lëkund, sa që tha: “ …“Kurrsesi! Në të vërtetë, me mua është Zoti im. Ai do të ma tregojë rrugën.” (Esh-Shu’ara’ 62) I tillë ishte dhe qëndrimi i të dërguarit të Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, kur u shpërngul nga Meka dhe e ndoqën idhujtarët, që donin që ti jepnin fund, ta vrisnin. Ai qëndroi në shpellën e malin Theur, i qetësuar, i sigurte, duke qetësuar shokun e tij, Ebu Bekrin, Zoti qoftë i kënaqur me të, duke i thënë: “ Mos u mërzit, se Allahu është vërtet me ne!” (Et-Teube 40)

LEXO  Mësime nga vapa e madhe

Nëse bota vendos barrët e saj në zemrën e një muslimanit, tek i cili shtohen  shqetësimet dhe obsesionet e tij, atëherë duke kujtuar këtë kuptim të madh: “ sepse Allahu i sheh vërtet robërit e Vet.” (Gafir 44), mbushën zemrën me qetësi, siguri.  Dhe nëse ti nuk e shikoni Atë, Ai, Allahu i Madhërishëm dhe i Lartësuar, të shikon. Kjo përgatitje besimi  mbush zemrat me dëshirën për t’iu drejtuar Zotit në lutje, duke soditur shenjat e Tij, duke u zhytur në meditimin e mbretërisë së Tij dhe duke ndier madhështinë e qëndrimit para Tij. Ndërsa kur e mbaron lutjen, namazin e tij, shpirti i shkëlqen dhe trishtimi i zhduket nga zemra.

“ Sepse Allahu i sheh vërtet robërit e Vet.” (Gafir 44) Kuran që recitohet, lexohet, tregon mrekulli, rritën në shpirtin e muslimanit të paturit turp nga Zoti, atij i vjen turp që Ai, Allahu ta shikojë aty ku e ka ndaluar, ose ta humbë atë që Ai e ka urdhëruar.  Ai, besimtari musliman,  ka frikë se majat e gishtave do ta çojnë në faqet e ndaluara përmes rrjeteve sociale,  ose këmbët e tij ta tërheqin në vende që nuk e kënaqin Krijuesin e tij. Frikësohet dhe turpërohet që veshët e tij të dëgjojë fjalë të kota, të turpshme, përgojime dhe thashetheme, duke kuptuar se Zoti është në dijeni për gjithçka që bën, dhe e kthen vëzhgimin e Zotit një digë që e mbron  atë nga rënia në gjynahe.

Ky ajet përforcon në shpirtin e muslimanit virtytin, vlerën e dëlirësisë, e cila e frymëzon atë që të shmangë dëshirat dhe tekat. E kur ai dëgjon zërin e fitnes që i thotë: “Jam e gatshme për ty!” (Jusuf 23) Kujton se Zoti e shikon dhe e di atë, dhe thotë: “ “Allahu më ruajt!” (Jusuf 23) Prandaj, mos pyet për këtë zemër për forcën dhe për qetësinë e saj dhe qëndrueshmërinë e saj në mes të fatkeqësive. Ibn Kajimi, Zoti e mëshiroftë, ka thënë: “ Në këto ngjyra të ndryshme të zemrave; dhe një zemre e mbushur me Madhështinë e Zotit, Lartësinë dhe dashurinë e Tij, vigjilencën, vëzhgimin e Tij  dhe frikën, turpin prej dhe para Tij, e kush shejtan, djall ka guximin që të sulmojë këtë zemër?”

Ai i shtypuri, që i është bërë padrejtësi, lexon: “ Sepse Allahu i sheh vërtet robërit e Vet.” (Gafir 44) I ftohti i sigurisë, qetësisë derdhet mbi zemrën e tij, e di se ‘Syri i Allahut’ nuk e shpërfillën, se drejtësia e Zotit do të vendoset dhe se Ai do të hakmerret ndaj të padrejtit, tiranit, në momentin të cilin e cakton Allahu i Madhërishëm dhe i Lartësuar me urtësinë e Tij. Qetësohet, sigurohet se e drejta e tij është e mbrojtur dhe nëse padrejtësia rëndohet dhe zgjatet, e ka një afat të pashmangshëm dhe është i sigurt se fati i shtypësit, i njeriut të padrejtë, është i tmerrshëm.

LEXO  Nga përsosmëria e mendjes është të bësh atë që të intereson

Ndërsa në durimin e tij përballë sprovës ka thesare me shpërblim që vetëm Zoti i Madhërishëm dhe i Lartësuar mund ta vlerësojë, sikurse Zoti i Lartësuar ka thënë: “ Sigurisht, të padrejtët do ta shohin se në çfarë mundimi do të kthehen (pas vdekjes).” (Esh-Shu’ara’ 227)

Nëse muslimani ndien, e mendon se Zoti po e vëzhgon, Krijuesi i tij bëhet streha më e shpejtë tek e cila mund të drejtohet, më i Afërti përgjegjës të cilit mund t’i parashtrojë kërkesat e tij dhe Kujdestari më i afërt të cilit mund t’i tregojë ankesat e tij. Lutja është porta e parë që troket në përballien me vështirësitë e jetës. Allahu i Madhërishëm ka thënë: “ Kur robërit e Mi (besimtarë) të pyesin për Mua, (thuaju se) Unë jam pranë, u përgjigjem lutjeve të lutësit, kur ai më lutet Mua.” (El-Bekare 186)

Zotit të Madhërishëm i kërkoja falje për vete, ju dhe të gjithë muslimanët nga çdo gjynah, tek Zoti kërkoni falje sepse me të vërtetë Ai është Falës i Madh, Mëshirëplotë.

Hutbeja e dytë

Lavdërimet janë për Zotin, Ai i Cili e  ka krijuar njeriun në formën më të bukur, dhe ka vënë në shërbimin e tij çka gjendet në qiej dhe në Tokë, Mëshirë dhe Mirësi prej Tij.

Dëshmoj se nuk ka Zot tjetër përveç Allahut, Një i Vetëm dhe  pa shok.

Dëshmoj se Muhamedi është rob i Zotit dhe i dërguari i Tij. Paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, mbi familjen dhe shokët e tij, lutje dhe përshëndetje të shumta.

Vërtetë kuptimi i ajetit; “ Sepse Allahu i sheh vërtet robërit e Vet.” (Gafir 44) përbën një bazë solide që mbështën zhvillimin e shoqërisë, përparimin e umetit dhe ndërtimin e atdheut. Kur punonjësi dhe zyrtari kujton se Zoti e shikon dhe është i ditur, ka informacion, për punën e tij, brenda tij lindën një motivim i fortë për sinqeritet dhe përsosmëri në punë. Puna nuk është thjesht një detyrë e kësaj bote, por më tepër se kaq, është akt adhurimi që kërkon me të  kënaqësinë e Zotit. Kështu në këtë mënyrë institucionet përparojnë, jetët e individëve lulëzojnë, korrupsioni zvogëlohet dhe shoqëritë ndryshojnë për mirë.

Kur në thellësinë e zemrës vendoset kuptimi i fjalës së Zotit, ajetit: “ Sepse Allahu  i sheh vërtet robërit e Vet.” (Gafir 44)  kontrolli i Zotit bëhet standardi më i lartë në blerjen dhe shitjen dhe kryerjen, plotësimin e të drejtave. Tregtari i përmbahet ndershmërisë, nuk mashtron në mallrat e tij, nuk përfiton nga nevojat e njerëzve, përmbush kontratat, shmangën padrejtësinë dhe mashtrimin. Kështu në këtë mënyrë lulëzon jeta, lartësohet morali dhe ndershmëria mbizotëron në shoqëri.

LEXO  Zoti favorizon robërit e Tij duke u mundësuar rrugët e udhëzimit

Adhurues të Zotit, lutuni dhe dërgoni salavate për të dërguarin e udhëzimit,  Allahu ju ka urdhëruar për këtë në Librin e Tij, dhe ka thënë: “Vërtetë Allahu e bekon të Dërguarin dhe engjëjt  e Tij  luten për të. O besimtarë, lutuni për të dhe përshëndeteni me selam.” (El- Ahzab 56)

O Zot, fale dhe mëshiroje Muhamedin, familjen dhe shokët e tij.

O Zot, të lutemi të jesh i kënaqur me katër Halifet e drejtë, Ebu Bekrin, Omerin, Othmanin dhe Aliun, me familjarët dhe shokët e tij të nderuar, dhe me ne së bashku me ta me Faljen, Bujarinë dhe Mirësinë  Tënde, o më i Madhi Mëshirues.

O Zot, lartëso Islamin dhe muslimanët, ndihmo muslimanët, poshtëro mohimin dhe mohuesit.

O Zot, bëje këtë vend të begatë, të siguri, dhe të gjitha vendeve  muslimane.

O Zot, të lutemi të na japësh Xhenetin, dhe atë që na afron me të prej fjalëve dhe veprave.           O Zot, të lutemi të na mbrosh prej zjarrit, dhe çfarë na afron me të  prej fjalëve dhe veprave.

O Zot, të lutemi  të na japësh gjithë të mirat, të tashmet dhe të vonshmet, nga ato që i dimë dhe ato që nuk i dimë.

O Zot, të lutemi na mbro nga gjithë të këqijat, të tashmet dhe të më vonshmet, nga ato që i dimë dhe që nuk i dimë.

O Zot, të lutemi të na japësh hapje dhe mbyllje të mirë, fillimin dhe  fundit e mirë, të dukshmet dhe të padukshmet e tyre, dhe të lutemi të na japësh gradë të larta në Xhenet, o Zoti i Botëve.  

O Allah, ji me ne dhe jo kundra nesh, na ndihmo dhe mos ji kundra nesh, planifiko për ne dhe jo kundra nesh, na  udhëzo dhe na e bëj të lehtë udhëzimin, dhe na ndihmo kundra  atyre që na bënë padrejtësi. 

O Zot, Palestinën e ka goditur fatkeqësia dhe e keqja, me të cilën Ti je i ditur dhe mund t’i largosh. O Zot, largo nga ata fatkeqësitë  që i kanë goditur.  O Zot, ata janë këmbëzbathur prandaj mundësoju të vishen, të uritur mundësoju ushqim, të zhveshur mundësoju atyre mbulim dhe të shtypur prandaj jepu fitore. O Zot, jepu fitore përballë armikut Tënd dhe armikut të tyre, sionistëve agresorë.

O Zot, jepi sukses udhëheqësit tonë, kujdestarit të dy xhamive të shenjta dhe zëvendësit të tij në atë do dhe je i kënaqur, dhe bëj ata të dobishëm për Islamin dhe muslimanët.

O Zot, jepu sukses të gjithë kujdestarëve të çështjeve të muslimanëve që të punojnë me librin Tënd, Kuranin, dhe të gjykojnë me legjislacionin, Sheriatin Tënd, o Zoti i botëve.

“Zoti ynë, na jep të mira në këtë botë, na jep të mira në botën tjetër dhe na ruaj nga dënimi i Zjarrit (të Xhehenemit)”. (El-Bekare 201)

“O Zoti ynë, falna neve dhe vëllezërit tanë, të cilët kanë besuar para nesh dhe mos lejo që në zemrat tona të ketë asnjë të keqe ndaj besimtarëve! O Zoti ynë, Ti je vërtet i Butë dhe Mëshirëplotë!” (El-Hashr 10)

“Në të vërtetë, Allahu urdhëron drejtësinë, mirësinë dhe ndihmën për të afërmit, si dhe ndalon imoralitetin, veprat e shëmtuara dhe dhunën. Ai ju këshillon, në mënyrë që ju t’ia vini veshin.” (En –Nahl 90)

Përmendeni Allahun e Ai ju kujton ju,

Falënderojeni Atë për të mirat dhe begatitë e Tij që t’ua shumojë ato.

” …vërtet, përmendja e Allahut është më e madhe! Allahu di gjithçka që ju bëni.” (El-Ankebut 45)

Afrim Smakaj

https://www.facebook.com/3teshenjta/videos/1272490597268674

Post Author: endrit