Durimi dhe shpërblimi i vuajtjeve dhe sprovave

Hutbe e ditës së xhuma nga Meka e bekuar    25-11-1446 H     23-05-2025 D

Shejh  Bander Ibn  Abdul Aziz Balejla     

Tema  Durimi dhe shpërblimi i vuajtjeve dhe sprovave

Lavdërimet janë për Zotin, Kontrolluesi i të gjitha  veprimeve, Ndryshuesi i kushteve dhe Shkruesi i afateve. Atë e lavdërojmë, Madhërimi është për Të,  dhe e falënderojmë Atë në të tashmen dhe në të ardhmen, tek Ai pendohemi dhe kërkojmë falje prej Tij për fjalët e këqija dhe veprat e liga që kemi bërë në të kaluarën.

Dëshmoj se nuk ka Zot tjetër  veç Allahut, Një i Vetëm, pa shok, Vepruesi i Urtë dhe Dhuruesi Bujar.

Dëshmoj se i dërguari ynë Muhamedi është robi i Zotit dhe i dërguari i Tij, fjalë buti me cilësi të nderuara. Paqja, mëshira dhe bekimi i Zotit qoftë mbi të, mbi familjarët dhe shokët e tij,  aq sa kokrrizat e rërës.

Në vijim

O ju njerëz, porosis veten dhe ju që ti frikësohemi Allahut. Zoti ju mëshiroftë, frikësojuni Allahut, dijeni se kjo botë është kalimtare dhe se ajo është në mes të lehtësisë dhe vështirësisë, rrugëzgjidhjes dhe ngushtësisë.

O ju muslimanë! Zoti ka caktuar për robërit e Tij pjesën e tyre të vuajtjeve dhe të sprovave, ku  në mënyrë të pashmangshme ata do t’i përjetojnë. Njerëzit e gjuhës kanë thënë: Vuajtja dhe sprova janë e njëjta gjë si sprova, testimi, ato mund të jetë me bekime ose me ndëshkime. Disa prej tyre kanë bërë një dallim dhe kanë thënë: Nëse besimtari po kryen një akte bindjeje, atëherë kjo është një sprovë, dhe nëse ai po kryen akte mosbindjeje, atëherë ajo është një fatkeqësi. Si sprovat ashtu edhe fatkeqësitë mund të jenë në pasuri, jetë njerëzore dhe fryte. Askush nga krijesat nuk është i sigurt prej tyre. Nëse do të shpëtonte dikush nga sprovat, do të ishin të zgjedhurit e Zotit nga krijesat e Tij, profetët dhe të dërguarit e Zotit, paqja dhe bekimet e Zotit  qofshin mbi ta, më të nderuarit e krijimit të Zotit tek Ai, më të frikësuarit prej tyre ndaj Tij dhe më të dashurit prej tyre tek Ai. Ademi, paqja e Zotit qoftë mbi të, u sprovua dhe u nxorr nga Xheneti. Zekeria u sprovua me të privuarit nga të pasurit fëmijë. Ejupi u sprovua me sëmundje. Junusi u sprovua me përfundimin në barkun e balenës. Ndërsa i dërguari ynë, Muhamedi, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, u sprovua me nxjerrjen prej njerëzve të tij nga shtëpia e tij dhe me izolimin e tij në shtëpinë e Ebu Talibit,  sa që ai dhe shokët e tij, Zoti qoftë i kënaqur me ata,  u detyruan të hanë gjethe pemësh. Nga Sa’d Ibn Ebi Vekasi, Zoti qoftë i kënaqur me të, tregohet se ka thënë: “I kam thënë; O i dërguari i Allahut, kush janë njerëzit që sprovohen më shumë?” I dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, ka thënë: “ Profetët, pastaj njerëzit e mirë e kështu me radhë nga njerëzit. Njeriu sprovohet sipas besimit të  tij. Nëse besimin e ka të fortë, i shtohen sprovat. E nëse besimin e ka të dobët, i lehtësohen sprovat. Sprovat do të vazhdojnë ta ndjekin robin derisa të ecë mbi sipërfaqen e tokës pa asnjë  gjynah.”  Hadithin eka transmetuar Ahmedi dhe Darimij.

LEXO  Me zemër të pastër - Meka 20.11.2020

Qëllimi më i madh dhe më kryesorë nga sprovat dhe vuajtjet e shumta është shlyerja e gjynaheve, të shtuarit e veprave të mira dhe ngritja në gradë. Sprovat dhe vuajtjet janë disa lloje që nuk mund të përcaktohen dhe janë të vështira të hetohen. Disa prej tyre janë materiale: siç janë mungesa e jetesës, furnizimit material për jetën,  sëmundja fizike e trupit, humbja e familjarëve dhe shkatërrimi i të korrave, të mbjellave. Ndërsa disa prej tyre janë morale: nga trishtimi, shqetësimi, pikëllimi, frika dhe të ngjashme me to. Nga Ebi Said E Hudrij dhe Ebu Hurejra,  Zoti qoftë i kënaqur me ata të dy, tregohet se  i dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, ka thënë: “ Çdo gjë që e godet muslimanin, qoftë lodhje, sëmundje, siklet, brengë, lëndim apo pikëllim, madje dhe gjëmbi kur e shpon atë veçse Allahu më këto ia shlyen gjynahet e tij.” Hadithin e ka transmetuar Buhariu. Gjithashtu nga ai, Zoti qoftë i kënaqur me të, tregohet se i dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, ka thënë:  “ Besimtari, mashkull apo femër, do të vazhdojë të sprovohet në trupin, pasurinë dhe fëmijët e tij ose të saj derisa të takojë Zotin pa pasur asnjë gjynah mbi të.”  Hadithin e ka transmetuar Ahmedi.

Zoti  i Plotfuqishëm sprovon robërit e Tij që t’i bëjë të ndiejnë varfërinë, dobësinë e tyre para Tij,   nevojën e tyre për Të dhe pamundësinë e tyre për të qëndruar pa Të. Kështu që ata nxitojnë drejt Tij dhe kërkojnë ndihmën e Tij. Ai i dëgjon lutjet e tyre, shikon përulësinë e tyre dhe i vëren lutjet e tyre. Kështu, sprova shndërrohet në një bekim, vuajtja në një dhuratë dhe favor, dhe dëmi në adhurim dhe nënshtrim. Përndryshe, Zoti është i pasur, nuk ka nevojë për ndëshkimin e robërve të Tij. “Përse t’ju ndëshkojë Allahu, nëse ju e falënderoni dhe e besoni?! Allahu është Mirënjohës dhe i Gjithëdijshëm.” (En-Nisa’ 147) Prandaj, o robër të Zotit, urime për ata që iu përgjigjën kësaj me mendim të mirë për Zotin e tyre, ia dorëzuan çështjen e tyre Zotit, u kënaqën dhe kërkuan strehim tek Ai, e pasuan këtë me kërkim të sinqertë strehimi dhe lutje të sinqertë, kështu që ata merituan mëshirë dhe lavdërim nga Zoti. “Sigurisht që Ne do t’ju provojmë me frikë dhe uri, me dëmtim të pasurisë, të njerëzve dhe të të lashtave! Prandaj, përgëzoji të duruarit,  të cilët, kur i godet ndonjë fatkeqësi thonë: “Të Allahut jemi dhe vetëm tek Ai do të kthehemi!” Ata do të shpërblehen me bekim dhe mëshirë nga Zoti i tyre; ata janë në rrugën e drejtë!” (El-Bekare 155-157)

Çfarë zhgënjimi dhe humbjeje për atë që i përgjigjet kësaj me pakënaqësi, mosbindje, rebelim dhe mosmirënjohje, dhe merr përsipër, do të përballet me zemërimin e të Gjithëmëshirshmit. Nga Enes Ibn Malik, Zoti qoftë i kënaqur me të, tregohet se i dërguari i Zotit, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, ka thënë: “ Madhështia e shpërblimit vjen me madhësinë e sprovës. Nëse Allahu e do një popull e sprovon atë. Kushdo që është i kënaqur do të ketë kënaqësi e Zotit, dhe kushdo që është i pakënaqur do të ketë pakënaqësi, zemërimin e Tij.” Hadithin e ka transmetuar Tirmidhiu dhe Ibn Maxhe.

LEXO  Mos lëndo askënd - Meka 09.10.2020

O robër të Zotit! Kjo nuk duhet kuptuar si një inkurajim për t’u ekspozuar ndaj fatkeqësisë, sporvës, as si një thirrje për të dëshiruar fatkeqësinë,  Zoti na ruajt, sepse kjo është një shenjë e dobësisë në inteligjencë dhe e mangësisë në fe. Besimtari nuk e di nëse bën durim apo zemërohet, është mirënjohës apo mosmirënjohës. Asgjë nuk është e barabartë me mirëqenien. Nga Ebu Hurejra, Zoti qoftë i kënaqur me të, tregohet se ka thënë: “ Kam dëgjuar Ebu Bekrin, Zoti qoftë i kënaqur me të, në këtë minber duke thënë: Kam dëgjuar të dërguarin e Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, në këtë ditë të vitit të parë duke thënë: Pastaj Ebu Bekri ndaloi dhe qau, pastaj ka thënë: E kam dëgjuar të dërguarin e Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, duke thënë;   Pas fjalës së sinqeritetit, shehadetit, nuk u është dhënë asgjë më e mirë se mirëqenia, shëndeti, prandaj luteni Zotin për mirëqenie, shëndet të mirë.” Hadithin e ka transmetuar Imam Ahmedi dhe Nesaiu. Por, kushdo që e ka të caktuar nga Zoti të preket nga një fatkeqësi ose të preket nga një sprovë, ai duhet të jetë i duruar dhe i kënaqur sa më shumë që të mundet, sepse ajo që i ka ndodhur atij nuk do të kishte kaluar dot pa e prekur, goditur atë,  dhe ajo që nuk e ka prekur, goditur atë, nuk do e kishte të mundur ta preki, godasi atë. Janë ngritur lapsat dhe janë mbyllur fletët, caktimet!

Zotit i kërkoj falje për vete, për  ju dhe për të gjithë muslimanët nga çdo gabim, Zotit kërkoni falje, me të vërtetë Ai është Falës i Madh, Mëshirëplotë.

Hutbeja e dytë

Lavdërimet janë për Zotin për atë që Ai ka vendosur dhe përcaktuar. Lutjet dhe përshëndetjtet janë për më të nderuarin  i cili është sprovuar dhe bëri durim, mbi familjen dhe shokët e tij, njerëzit e vlerave dhe virtyteve.

Në vijim

Adhurues të Zotit! Nga sprovat  që u ndodhin njerëzve janë vështirësitë dhe vuajtjet për shkak të nxehtësisë së madhe të verës dhe të ftohtit të dimrit.  Nga Ebu Hurejra, Zoti qoftë i kënaqur me të, tregohet se i dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, ka thënë: “ Zjarri iu ankua Zotit të tij duke thënë: “O Zoti im, jam duke u ngrënë ndër vete (po zihem me veten). Atëherë Allahu i lejoi që ta lirojë veten dy herë, frymë, në vit, njërën në dimër dhe tjetrën në verë. Prandaj nxehtësia më e madhe që e ndjeni në verë është shfryrje (frymënxjerrje) e zjarrit të Xhehenemit, kurse i ftohti i madh që ndjeni në dimër është nga shfryrja (frymënxjerrja) e të ftohtit të Xhehenemit.” Muttefikun Alejhi.

Vera ka mbërritur me vapën dhe diellin e saj përvëlues, me vapën e saj përvëluese dhe  të fortë. Durimi i vapës gjatë kryerjes së adhurimeve dhe këmbëngulja në kryerjen e tyre është nga gjërat që sjellën shpërblim të madh nga Zoti i tokës dhe të qiejve, duke përfshirë namazin e xhumasë dhe namazet e tjera me xhemat, dhe tavafi në shtëpinë e shenjtë, në Qabe,  në kohën e mesditës. E  nga aktet më të rëndësishme, të shpërblyera, të adhurimit garantimi i sigurisë dhe shërbimi i pelegrinëve, haxhinjve në shtëpinë e shenjtë të Zotit, në Qabe, nga ana e forcave të sigurisë dhe departamenteve e agjencive të tjera, veçanërisht gjatë dhjetë ditëve të bekuara në të cilat shumëfishohen veprat e mira dhe ngrihen gradat. I dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, ka thënë: “ Veprat e mira nuk marrin vlerë më shumë ashtu siç mund të kenë në këto ditë, ditët e Dhul Hixhes.”  Njerëzit e pyetën: “As përpjekja, lufta në rrugë të Allahut?” Ai ka thënë: “ As përpjekja, lufta në rrugë të Allahut, vetëm nëse në këtë përpjekje personi niset me pasurinë dhe veten e tij dhe nuk kthehet me asnjërën prej tyre, bie shehid.” Hadithin e ka transmetuar Buhariu.

LEXO  Përfitime dhe mësime nga Surja Kaf

Adhurues të Zotit! Pra, shpresoni, llogarisni veprat tuaja tek Zotit juaj, sepse shpërblimi është në përputhje me vështirësinë, sa herë që ndodh. Dhe dijeni se ato janë vetëm pak ditë që do të kalojnë dhe do të mbarojnë, dhe do të ngelet shpërblimi  tek Ai nga i Cili nuk humbet as sa pesha e një grimce. “Vërtet, Allahu nuk dëmton askënd asnjë grimë, por, nëse (dikush) bën mirësi, Allahu ia shumëfishon atë dhe i jep shpërblim të madh.” (En-Nisa’ 40)

Lutuni dhe përshëndeteni më të mirin e krijesave të Zotit, Muhamedin të birin e Abdullahut, Zoti juaj ju ka urdhëruar për këtë, Allahu i Madhërishëm ka thënë: “Vërtetë Allahu e bekon të Dërguarin dhe engjëjt  e Tij  luten për të. O besimtarë, lutuni për të dhe përshëndeteni me selam.” (El- Ahzab 56)

O Zot, fale, mëshiroje dhe bekoje robin dhe të dërguarin Tënd, të dërguarin tonë, Muhamedin.   O Zot, të lutemi të jesh i kënaqur me katër halifet, udhëheqësit e drejtë, Ebu Bekrin, Omerin, Othmanin dhe Aliun, me pjesën tjetër të dhjetë të përgëzuarve me Xhenet dhe pjesëmarrësin në takimin poshtë pemës, në Hudejbije, me të gjithë shokët e tij, me tabi’inët dhe pasuesit e tyre në vepra të mira deri në ditën e Kijametit.                                                                                                         O Zot, lartëso Islamin dhe muslimanët, mbro ndjekësit e fesë dhe ndihmo robërit e Tu besimtarë, që të Njësojnë Ty. O Zot, largo shqetësimet e atyre që janë të shqetësuar nga muslimanët, largo të vështirat e atyre që janë në vështirësi, mundëso larjen e borxheve  atyre që janë në borxhe, shëro të sëmurët tanë dhe të sëmurët e muslimanëve, o Zoti i botëve.

O Zot, na jep siguri në vendet tona, përmirëso udhëheqësit dhe kujdestarët  e çështjeve tona,  mbështet me të vërtetën, me sukses dhe vendosmëri udhëheqësin dhe kujdestarin e çështjeve tona, kujdestarin e dy xhamive të shenjta. O Zot, zgjat jetën e tij me shëndet të mirë, në mirësi dhe begati të shtuar.                                                                                                                         O Zot, jepi sukses atij dhe zëvendësit të tij besnik,  në atë që është në dobi të vendit dhe popullit, dhe në lavdinë e në lartësimin e Islamit dhe muslimanëve.                                                             O Zot, të lutemi të jesh për vëllezërit tanë të dobët, shtypur, ndihmës, përkrahës, mbështetës dhe mbrojtës i tyre. O Zot, të lutemi të jesh me ata që janë të shtypur në Palestinë dhe në çdo vend, o Zoti i botëve.

O Zot, ruaj ushtarët tanë që vigjilojnë në kufi. O Zot, ruaj ata me syrin Tënd që nuk fle dhe mbroji ata me forcën Tënde që nuk pakësohet, o Zot i botëve.

O Zot, na furnizo me durim në sprova dhe fatkeqësi, me pranim të asaj që është caktuar dhe me falënderim në kohë të mira, mos na ngarko me atë që nuk mund ta durojmë, sepse falja e Jote është më e gjerë për ne, o më i Madhi Mëshirues.

 “Zoti ynë, na jep të mira në këtë botë, na jep të mira në botën tjetër dhe na ruaj nga dënimi i Zjarrit (të Xhehenemit).” (El-Bekare 201)

“I Lartësuar qoftë Zoti yt, Zoti i Madhështisë e i Lavdisë, mbi çfarë i atribuojnë ata! Paqja qoftë mbi të dërguarit!” (Es-Saffat 180-181)

Lutja jonë e fundit,  Çdo lavdërim i përket Allahut, Zotit të botëve.

Afrim Smakaj

https://www.facebook.com/3teshenjta/videos/1385927992621770

Post Author: endrit