E qeshura dhe e qara

Hutbe e ditës së xhuma nga  Meka e bekuar      19- 02-1446  H    23-08-2024 D

Shejh Fejsal Gazaui     

Tema   E qeshura dhe e qara

Vërtetë lavdërimi i takon Zotit. Atë e falënderojmë, e prej Tij ndihmë dhe falje kërkojmë. Zotit i kërkojmë mbrojtje nga të këqijat e veteve tona dhe nga veprat tona të këqija. Atë që e drejton Zoti  s’ka gjë që e humbet, e ai që e humbet veten e tij s’ka kush e udhëzon veç Tij.

Dëshmoj se s’ka Zot tjetër veç Allahut, Një i Vetëm dhe pa shok.

Dëshmoj se Muhamedi  është rob i Zotit dhe i dërguari i Tij. Paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, mbi familjen dhe shokët e tij, lutje dhe përshëndetje të shumta. “O besimtarë! Kijeni frikë Allahun ashtu si i takon Atij dhe vdisni vetëm duke qenë muslimanë!” (Al Imran 102)

Në vijim

O adhurues të Zotit! Krijuesi ynë, Allahu i Madhërishëm, na ka nxitur të mendojmë dhe të meditojmë në vetet tona dhe ka thënë: “ po edhe në vetet tuaja – a nuk e shihni vallë?” (Edh-Dharijat 21) Që do të thotë: Dhe në vetet tuaja ka argumenta dhe mësim që tregojnë për Njëshmërinë e Krijuesit tuaj, për Përsosmërinë e Fuqisë, Mëshirës dhe Urtësisë së Tij, dhe të tjera veç tyre nga Cilësit e Përsosmërisë së Tij, a nuk i shikoni që të meditoni dhe të mendoni për to?!

Nga këto argumenta është se Allahu i Madhërishëm ka krijuar në shpirtin e njeriut të qeshurën dhe të qarën. Njeriu qeshën dhe qanë, dhe e gjitha kjo është diçka që Zoti e ka vendosur në instiktin dhe natyrën e njeriut, Zoti i Plotfuqishëm në shpalljen e urtë, në Kuran, ka thënë: “ se Ai jep gazin dhe vajin.” ( En-Nexhm 34) Allahu i Madhërishëm dhe i Lartësuar ka krijuar tek robërit e Tij të qeshurën dhe të qarën, Ai e ka caktuar atë që do të rezultojë në të qeshur dhe ka caktuar atë që do të çojë në të qarë. Ka sjellë dy çështjet e ato janë përballë njëra-tjetrës, për të treguar me këtë se Allahu i Madhërishëm dhe i Lartësuar është i Fuqishëm për të bërë çdo gjë, e Ai është i Fuqishëm për të krijuar të kundërtat. Sikurse ajeti fisnik tregon gjithashtu se çdo gjë që bën një rob është sipas vullnetit, caktimin dhe urdhrin e Zotit, deri të qeshurit dhe të qarët, dhe se Ai, Allahu i Lartësuar e mbulon gjendjen e njeriut dhe se është Ai që e kontrollon atë. Përemri “ Ai” në fjalën e Allahut të Madhërishëm: “ se Ai jep gazin dhe vajin.” ( En-Nexhm 34), se askush nuk krijon shkaqet e të qeshurës dhe të qarës përveç Allahut të Madhërishëm. Ajo që e bën atë të qeshë rrjedh mbi zemrën e këtij personi, dhe mbi zemrën e këtij personi ajo që e bën atë të qajë, e askush nuk e di para kohës së të qeshurit apo të qarit nëse ai po qeshën apo po qanë, apo që do ta bëjë atë të lumtur apo të trishtuar ajo që do të vijë. Tek dy Sahihët, Buhariu dhe Muslimi, ka ardhur se i dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, thirri Fatimen, të bijën e tij kur ishte i sëmurë me sëmundjen nga e cila do të ndahej nga kjo botë, i tregoj asaj për diçka dhe ajo filloi të qajë,pastaj ju afrua dhe i tha diçka e ajo qeshi. Kur i dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, u largua nga kjo botë, Aishja pyeti Fatimen për këtë dhe ajo, Fatimja, ka thënë: “ I dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, më ka thirrur dhe më ka treguar se ai është sëmurë me sëmundjen me të cilën do ndahet nga kjo botë,e unë kam qarë. Pastaj më afroi dhe më tregoi se unë jam e para nga njerëzit e familjes së tij që do ta paso, do largohem nga kjo botë, dhe kam qeshur.”

Adhurues të Zotit! Vërtetë udhëzimi i të dërguarit, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, është udhëzimi më i mirë, e ai është udhëzimi shembullorë në të gjitha situatat njerëzore. I dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, ka kaluar nëpër situata të shumta të kundërta, duke përfshirë të qeshurat dhe të qarat. Dijetarët e kanë bërë të qartë udhëzimin e tij në këtë gjë. Sa i përket të qeshurës së tij, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, Ibn Kajjimi, Zoti e mëshiroftë, ka thënë: “ Pjesa më e madhe të qeshurës së tij ka qenë buzëqeshje, por se e gjithë e qeshura e tij ishte buzëqeshje, e kulmi i të qeshurës së tij ishte kur dukeshin dhëmballët e tij. Ai qeshte me atë qeshej, ishte një nga ato gjëra që ishte e habitshme që të ndodhin, dhe ndodhia e tyre ishte  e habitshme dhe dëshpëruese.” Këtu mbaron fjala e tij, Zoti e mëshiroftë.

LEXO  Pritja e Ramazanit: Norma dhe rregulla

Nga gjërat që duhet të kihet parasysh në të qeshur është se njeriu nuk duhet të thotë një gënjeshtër për t’i bërë të tjerët të qeshin, sikurse ka ardhur  paralajmërimi për këtë në thënien e tij, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, ku thotë: “ Mjerë për atë që tregon diçka për të bërë njerëzit për të qeshur dhe gënjen, mjerë për të.”  Si dhe të mos teprohet në të qeshur. Nga udhëzimet e tij, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, është dhe fjala e tij: “  Dhe mos qesh shumë, mos e tepro, sepse e qeshura e tepërt e vret zemrën.”

Sikurse duhet të dihet se disa nga të qeshurat janë të dënueshme dhe ai që qeshën me të është i dënueshëm. Njeriu nuk qeshën kur dëgjon apo shikon një të keqe, sikurse nuk gëzohet apo nuk kënaqet me fatkeqësinë e vëllait të tij musliman, dhe as nuk e qorton për atë me të cilën e ka sprovuar Allahu nga varfëria, sëmundja apo paaftësia fizike. Ai gjithashtu nuk duhet të gëzohet me rrëshqitje dhe gabimin e vëllait të tij, as për mangësinë në fenë e tij nga shthurja dhe gjynahi i tij, përkundrazi, e këshillon atë dhe e lutën Zotin për suksesin dhe udhëzimin e tij. Ai nuk ndihet i sigurt nga fitnet, por i lutet Zotit që ti japi qëndrueshmëri në fenë e tij. Gjithashtu njeriu nuk duhet të shfaqi gëzim për fatkeqësinë dhe shqetësimin që ju ka ndodhur vëllezërve të tij muslimanë, apo për atë që i ka goditur ata nga katastrofat dhe vështirësitë. Përkundrazi, ajo në të cilën ata ndodhen e lëndon dhe e trishton, prandaj i lutet Zotit që tu japi lehtësim, shpëtim dhe përmirësim të gjendjes së tyre, i kërkon Zotit që ti shpëtojë dhe të mos e godasë atë me sprova të tilla.

Në të vërtetë, gjëja më e madhe për t’u ruajtur nga e qeshura e shëmtuar dhe e qortueshme është kur një person qesh në mënyrë ironike dhe tallëse me Zotin,  ose me shenjat e Tij, ose me të dërguarin e Tij, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të. Tallja me ndonjë nga këto, apo të përqeshurit, është mohim i  Zotit të Madhëruar, e Zoti i Madhëruar na ka lajmëruar se jobesimtarët në këtë botë qeshin me besimtarët, tallje dhe përqeshje me ta. Allahu i Madhërishëm ka thënë: “ Vërtet, keqbërësit qeshnin me ata që besonin.” (El-Muttafifin 29) Por ky krim i tyre do të kthehet kundër tyre në botën Tjetër, në Ahiret. Allahu i Madhërishëm thotë: “ Por sot, ata që kanë besuar, do t’i përqeshin jobesimtarët.” (El-Muttafifin 34)

O ju vëllezër! Ndërsa të qarët e të dërguarit të Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, Ibn Kajjimi, Zoti e mëshiroftë, e përshkruan me fjalët e tij: “ Ishte si e qeshura e tij, nuk ishte me të qarë me dënesë  dhe me ngritje zëri, sikurse nuk ishte e qeshura e tij me gajasje, por sytë e tij i mbusheshin me lot deri i binin rrëke dhe dëgjoheshin në gjoksin e tij të rrahurat. Të qarat e tij disa herë ishte nga mëshira për të vdekurin,  disa herë nga frika për umetin e tij dhe dhembshuria për të, herë të tjera nga frika ndaj Zotit dhe herë të tjera nga dëgjimi i Kuranit.  Ajo ishte një e qarë përmallimi, dashurie dhe nderimi, shoqëruar me frikë dhe respekt.”

O ju vëllezër! E qara ka arsye të ndryshme; Prej tyre janë trishtimi, dhimbja, frika, lumturia, gëzimi, mirënjohja dhe të tjera veç tyre. Por e qara më e mirë është ajo që është nga përulësia dhe frika ndaj Zotit të Madhëruar, që është traditë, edukatë e njerëzve të drejtëve dhe miqve të Zotit. Allahu i Madhërishëm në përshkrimin e atyre që ju ka dhuruar këtë gjë, ka thënë: “Kur iu lexoheshin vargjet e të Gjithëmëshirshmit, binin duke bërë sexhde dhe qanin.” (Merjem 58) Ndërsa i dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, ka thënë: “Dy sy nuk do ti preki zjarri i Xhehenemit; Syri që qanë nga frika ndaj Zotit, dhe syri që rri zgjuar, vigjilent në rrugë të Zotit.”  Nga shtatë personat të cilët Zoti do ti strehojë nën Hijen e Arshit të Tij në ditën e Gjykimit është: “ Ai njeri që e përmendën Allahun në vetmi dhe i rrjedhin lotët nga sytë e tij.” Njerëzit e mëdhenj kanë lartësuar shpirtin e tyre, kanë forcuar vendosmërinë dhe aspiratat e tyre, kështu që të qarat e tyre ishin për qëllime të larta dhe synime fisnike. Nëna e besimtarëve, Aishja, Zoti qoftë i kënaqur me të, përshkruan gjendjen e të dërguarit të Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, se ai një natë prej netësh është ngritur për tu falur, e ka vazhduar duke qarë deri sa i është lagur prehri, pastaj ka qarë dhe ka vazhduar të qajë deri sa i është lagur mjekra, pastaj ka qarë dhe ka vazhduar të qajë deri sa i është lagur toka. Ka ardhur Bilali të kërkojë leje nga ai për namaz, të thërrasë ezanin, e kur e ka parë atë duke qarë ka thënë: “ O i dërguari i Allahut, përse qanë kur Allahu ti ka falur gjynahet e mëparshme dhe gjynahet e mëvonshme?” Ai ka thënë: “ A nuk duhet që të jem rob falënderues? Sonte më ka zbritur një ajet, mjerë për atë që e lexon atë dhe nuk mediton në të.” “Me të vërtetë, në krijimin e qiejve dhe të Tokës dhe në ndërrimin e natës e të ditës, ka shenja për njerëzit e mençur.” (Al ‘Imran 190) Kur Ebu Hurejra, Zoti qoftë i kënaqur me të, ka qarë në kohën kur është sëmurë, i është thënë: “ Çfarë të bën të qashë, o Ebu Hurejra?” Ka thënë: “ Unë nuk qajë për jetën e kësaj bote, por unë qajë për gjatësinë e udhëtimit tim dhe mungesës së furnizimit tim.  Jam në prag të zbarkimit në Xhenet ose në Zjarr, Xhehenem,  dhe nuk e di se në cilin prej tyre do të më çojnë.”

LEXO  Kujtoni mirësitë e Allahut ndaj jush - Meka 25.09.2020

Nga Zuhriji, Zoti qoftë i kënaqur me të, tregohet se ka thënë: “ Kam hyrë tek Enes Ibn Malik në Damask dhe e kam gjetur duke qarë, dhe i kam thënë: “ Çfarë të bën të qashë, për çfarë arsyeje qanë?” Ka thënë: “ Nuk e di asnjë gjë nga ajo që kam kaluar përveç këtij namazi, dhe ky namaz është shpërdoruar, më ka shkuar kot.” Nga Ata El Hafafi, Zoti e mëshiroftë, tregohet se ka thënë: “ Nuk e kam takuar  Sufjanin vetëm se duke qarë.” I kam thënë: “ Çfarë është puna jote, përse qanë?” Ka thënë: “ Frikësohem se mos jem i mjerë në libër.” Kur Amir Ibn Abul Kajsit i ka ardhur vdekja ka qarë. I kanë thënë: “ Përse qanë?” Ka thënë: “ Nuk qajë nga frika e vdekjes as nga shqetësimi për këtë botë, por qajë për ato që më kanë kaluar nga etja e ditëve të nxehta dhe namazet e natës në dimër.”  Xha’fer Ibn Sulejmani, Zoti e mëshiroftë, ka thënë:  Kemi shkuar tek Ebi  Et Tejahi për vizitë, dhe ai na ka thënë: “ Për Zotin, nëse do ishte më se e nevojshme që muslimani, të shtojë atë sot, për shkak të neglizhencës që shikojmë tek njerëzit në lidhje me urdhrin e Zotit, do të ishte të shtuarit sa më shumë përpjekjet dhe zellin, e pastaj qau.”

Zotit i kërkoj falje për vete, ju dhe të gjithë muslimanët nga çdo gjynah, tek Zoti kërkoni falje, me të vërtetë Ai është Falës i Madh, Mëshirëplotë.

Hutbeja e dytë

Lavdërimet janë për Allahun, të Madhërishmin më të Lartin, Ai që ka krijuar gjithçka dhe e ka përpjestuar drejt,  ka caktuar fatin e çdo gjëje dhe ia ka rrëfyer rrugën, Atij i takon sundimi i ç’ka në qiej e ç’ka në Tokë, si dhe gjithçka që gjendet midis tyre e gjithçka që ndodhet nën tokë. Dëshmoj se s’ka Zot tjetër veç Allahut, Një i Vetëm dhe pa shok.

Dëshmoj se Muhamedi  është rob i Zotit dhe i dërguari i Tij. O Zot, fale dhe mëshiroje robin dhe të dërguarin Tënd, Muhamedin, familjen dhe shokët e tij dhe të gjithë ata që ndoqën ata në vepra të mira deri në ditën e Kijametit, atyre ju dërgojmë lutje dhe përshëndetje të shumta.

LEXO  Durim o populli Palestinez të lidhur me këtë tokë

Në vijim

O adhurues të Zotit! Sa shumë trishtohet njeriu për humbjen e gjërave të kënaqësisë së kësaj bote, qanë për humbjen e tyre dhe harron se shpirti brenda tij do të shkojë, sikurse është thënë:

“Shpirti im, i cili zotëron gjërat, një ditë do të iki, largohet nga kjo botë,  e si të qajë për një diçka që ikën?!”

Bota është e paqëndrueshme dhe gjendja e saj nuk zgjat përgjithmonë. Njeriu nuk ka një vend të përhershëm në të, nëse në të qeshën pak do të qajë shumë, nëse është mirë një ditë do të jetë keq gjithë vitin, nëse kënaqeni pak, do të jetë i privuar për një kohë të gjatë, e ai nuk është një ditë i kënaqur me një gëzim që pas saj të fshihet për të një ditë e keqe. Ibn Mesu’di, Zoti qoftë i kënaqur me të, ka thënë: “ Për çdo gëzim ka një shqetësim, e asnjë shtëpi nuk është e mbushur me gëzim, përveçse ajo është plot pikëllim.” Ndërsa Ibn  Sirini, Zoti e mëshiroftë, ka thënë: “ Nuk ka kurrë të qeshura, përveç se pas tyre ka pasur të qara.”

O ju vëllezër! Nëse situata është kështu, le të kujtojmë se e qeshura e vërtetë dhe absolute, gëzimi i përjetshëm dhe lumturia e përjetshme ndodhin pasi besimtari të hyjë në Xhenet, vendbanimi i paqes.

“ O i biri Ademit të lindi nëna duke qarë, ndërsa njerëzit përreth teje qeshin të lumtur,

Prandaj bëj vetes një nder, në momentin që ata qajnë kur ti të vdesësh të jesh i qeshur dhe i lumtur.”

Adhurues të Zotit! Ndër gjërat me të cilat Zoti i kërcënon hipokritët është ajo që ka ardhur në fjalën e Allahut të Lartësuar: “ Le të qeshin pak (në këtë botë) e të qajnë shumë (në botën tjetër) si dënim për atë që kanë bërë.” (Et-Teube 82) Dhe në kuptimin e ajetit është fjala e të dërguarit të Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, që thotë: “ Sikur ta dini atë që unë di do të kishit qeshur pak dhe do të kishit qarë shumë.” Ajeti Kuranor tregon se këta njerëz kanë preferuar jetën e kësaj bote dhe kanë dëmtuar jetën e tyre të përtejme, Ahiretin. Prandaj le të qeshin pak në jetën e tyre të kësaj bote, sepse trishtimi dhe e qara e tyre në botën tjetër, Ahiret do të jetë e përhershme, e pandërprerë. Nga Ebi Musa El Esha’riji, Zoti qoftë i kënaqur me të, tregohet se ai u ka ligjëruar njerëzve në Basra dhe ka thënë: “ O ju njerëz! Qani sepse nëse nuk do të qani, këtu në këtë botë, do të qani, në Ahiret. Vërtetë banorët e Xhehenemit do të qajnë me lot derisa të ndërpriten lotët, pastaj do të qajnë gjak aq shumë, saqë po të dërgoheshin anije në të, do të fundosen.” Ky është një kërcënim që do e përjetojnë në ditën e Gjykimit shpërblim i tyre për atë që kanë bërë nga gjynahet dhe për çfarë bënë në luftën, kundërshtinë e vazhdueshme ndaj thirrjes së të vërtetës.

Zoti ju mëshiroftë! Lutuni dhe përshëndeteni të dërguarin e përzgjedhur dhe profetin e dalluar, sikurse ju ka urdhëruar për këtë Zoti juaj, Allahu i Madhërishëm dhe i Lartësuar, Zoti i Lartësuar ka thënë fjalë fisnike: “ Vërtetë Allahu e bekon të Dërguarin dhe engjëjt  e Tij  luten për të. O besimtarë, lutuni për të dhe përshëndeteni me selam.” (El- Ahzab 56)

O Zot, fale, mëshiroje dhe bekoje robin dhe të dërguarin Tënd, Muhamedin, familjen dhe të gjithë shokët e tij.

O Zot, lartëso Islamin dhe muslimanët, poshtëro idhujtarinë dhe idhujtarët, ndihmo robërit e Tu besimtarë dhe shkatërro armiqtë e Tu dhe armiqt e fesë.

O Zot, bëje vendin tonë të paqtë, siguritë dhe të begatë, dhe të gjitha vendet  muslimanëve.

O Zot, ndihmo ata që mbështesin fenë dhe poshtëro ata që tradhtojnë robërit e Tu besimtarë.

O Zot, ndihmo ata që janë të dobët, ata që luftojnë në rrugën Tënde, ata që janë të lidhur fort me vendet e shenjta, dhe  mbrojtësit e kufirit.

O Zot, bëje vendin tonë të paqtë, siguritë dhe të begatë, dhe të gjitha vendet  muslimanëve.

O Zot, na jep siguri në vendin dhe shtëpinë tonë, përmirëso udhëheqësit dhe kujdestarët e çështjeve tona.

O Zot, jepi sukses kujdestarit të çështjeve tona në atë që Do dhe je i Kënaqur, nga fjalët dhe veprat, o i Gjallë, o i Përhershëm.

O Zot, jepi sukses atij dhe zëvendësit të tij në udhëzimin Tënd dhe në devotshmërinë ndaj Teje. O Zot, shpëto të dobëtit nga besimtarët në Palestinë dhe në çdo vend. O Zot, shëro të sëmurët e tyre, shpëto të sprovuarit prej tyre, ndalo gjakderdhjen e tyre, mëshiro të vdekurit e tyre dhe prano dëshmorë të vrarët e tyre. O Zot, mundësoju ushqim pas urisë dhe siguroi nga frika! O Zot, të lutemi të jesh me ata dhe jo kundër tyre, ndihmoi ata kundër armikut Tënd dhe armikut të tyre, bëj që të rrethohen me të keqen ata që i sulmojnë ata, forco ndikimin Tënd ndaj atyre që i kanë dëmtuar dhe sulmuar ata, o Dëgjues i  lutjeve.

O Zot, na përdor të gjithëve në bindjen ndaj Teje dhe na jep sukses në adhurimin Tënd.

“O Zoti ynë, na jep mëshirë nga ana Jote dhe përgatitna për sjellje të drejtë!” (El-Kehf 10)

“Zoti ynë, na jep të mira në këtë botë, na jep të mira në botën tjetër dhe na ruaj nga dënimi i Zjarrit (të Xhehenemit)”. (El-Bekare 201)

O Zot, fale dhe mëshiroje Muhamedin, familjen dhe të gjithë shokët e tij.

Afrim Smakaj 

https://www.facebook.com/3teshenjta/videos/792078196335085

Post Author: endrit