Adhurim dhe vepra të mira dhe pas Ramazanit

Hutbe e ditës së xhuma nga Medineja e Ndritshme    06-10-1446H   04-04-2025 D

Shejh Dr. Abdul Muhsin El Kasim

Tema  Adhurim dhe vepra të mira dhe pas Ramazanit

Me të vërtetë lavdërimet janë për Zotin. Atë e falënderojmë, prej Tij ndihmë dhe falje kërkojmë. Zotit i kërkojmë mbrojtje nga të këqijat e veteve tona dhe nga veprat tona të këqija. Atë që e drejton Allahu s’ka gjë që e humbet,  e ai që e humbet veten e tij s’ka kush e udhëzon veç Tij.

Dëshmoj se nuk ka Zot tjetër veç Allahut, Një i Vetëm dhe pa shok.

Dëshmoj se Muhamedi është rob i Zotit dhe i dërguari i Tij. Paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, mbi familjen dhe shokët e tij, për të gjithë dërgojmë lutje dhe përshëndetje të shumta.

Në vijim

Adhurues të Zotit! Frikësojuni Zotit me frikë të vërtetë dhe binduni Atij në fshehtësi dhe hapur. O ju muslimanë! Faqet e netëve mbyllen dhe orët e jetës së njeriut kalojnë, sa shpejtë që kalojnë ditët dhe vitet. Kaluan tek ne ditë të bekuar që shënuan një fazë  të  jetës tonë e cila nuk kthehet më.  Ai që bëri mirë gjatë kësaj faze le të lavdërojë Allahun dhe të vazhdojë në vepra të mira. Bindja ndaj Zotit nuk kanë kohë të kufizuar, por është një e drejtë e Zotit ndaj robërve të Tij, të cilët për mes saj mbushin, popullojnë universin për gjatë gjithë kohërave. Puna e besimtarit nuk ka afat tjetër përveçse vdekjes. Allahu i Madhrishëm ka thënë: “ Dhe adhuroje Zotin tënd derisa të të vijë vdekja!” (El-Hixhr 99) Ibn Kethiri, Zoti e mëshiroftë, ka thënë: “ Të dërguarit e Zotit, paqja e Zotit qoftë mbi ta, dhe shokët e tyre kanë qenë më të ditur, që e kanë njohur më shumë se të gjithë njerëzit Zotin, më të diturit për të drejtat dhe cilësitë e Tij dhe për madhërimin që Ai meriton. Por krahas kësaj ata ishin njerëzit më të devotshmit, adhuruesit më të mëdhenj dhe njerëzit më këmbëngulës në kryerjen e veprave të mira deri në vdekje.”

Kush ka për qëllim udhëzimin, Allahu do ta udhëzojë atë në të, do ta bëjë të qëndrueshëm në të dhe do ta shtojë prej tij. Allahu i Madhërishëm ka thënë: “ Sa për ata që ndjekin rrugën e drejtë, Ai ua shton udhëzimin dhe u jep devotshmëri e vetëpërmbajtje.” (Muhammed 17) Shejhul Islam, Zoti e mëshiroftë, ka thënë: “ Nëse muslimani i sinqertë e adhuron Zotin sipas asaj që Ai ka caktuar, Zoti do t’i hapë  dritat e udhëzimit brenda një kohe të shkurtër.” Kush bën vepra të mira le ti lutet Allahut për pranim të tyre. Udhëheqësi i besimtarëve në Një Zot, Ibrahimi bashkë me djalin e tij Ismailin,  paqja e Zotit qoftë mbi ta, ju lutën Zotit kur po ngritnin, ndërtonin themelet e shtëpisë së Mëshirbërësit, Qaben, që Ai ta pranojë prej tyre. “ Kur Ibrahimi dhe Ismaili ngritën themelet e Qabesë, u lutën: “O Zoti ynë! Pranoje prej nesh (këtë vepër)! Me të vërtetë, Ti je Ai që dëgjon dhe di gjithçka!” (El-Bekare 127)

Nëse puna shoqërohet me lutje të sinqerta dhe frikë ndaj Zotit të shoqëruara me dëshirë dhe nënshtrim, ajo vepër do jetë objekt lavdërimi nga Zoti. Ebu Bekri, Zoti qoftë i kënaqur me të, ka thënë: “ Ju këshilloj që t’i frikësohemi Zotit, ta lavdëroni Atë me atë çfarë Ai e meriton, ta shoqëroni dëshirën me frikë dhe ta kombinoni këmbënguljen me çështjen.  Vërtetë Allahu i Madhërishëm e ka lavdëruar Zekerijan dhe familjarët e tij. Allahu i Madhërishëm ka thënë: “ Me të vërtetë, ata nxitonin për vepra të mira dhe Na luteshin, me shpresë e frikë dhe ishin të përulur ndaj Nesh.” (El-Enbija’ 90)

Besimtari bashkon, kombinon mirësinë dhe frikën. Nëse ai kryen një vepër të mirë le të frikësohet se mos nuk i pranohet. Gjendja e tij është ashtu siç Allahu i Madhërishëm dhe i Lartësuar ka thënë: “ Dhe që, kur japin atë që japin, zemrat e tyre i kanë plot frikë, ngaqë do të kthehen te Zoti i tyre.” (El-Mu’minun 60)

LEXO  Bajrami rast për vëllazëri dhe lidhje të zemrave

Aishija, Zoti qoftë i këanqur me të, ka thënë: “ O i dërguari i Allahut, a janë ata që pinë alkool dhe vjedhin?” Ka thënë: “ Jo, o vajza e të sinqertit, por ata janë që agjërojnë, falin namaz dhe japin sadaka, lëmoshë, dhe frikësohen se mos nuk pranohet prej tyre.”  “ Ata nxitojnë të bëjnë vepra të mira dhe për këto punë janë të parët.” (El-Mu’minun 61) Hadithin e ka tranmsetuar Tirmidhiu.

Prandaj, mos u mashtroni nga punët e shumta, sepse nuk e dini nëse do të pranohet apo jo. Aliu, Zoti qoftë i kënaqur prej tij, ka thënë: “ Jini më të interesuar, preokupuar për çështjen e pranimit të punës se për të punuarit e saj.”

Veprat e mira nëse nuk janë në mënyrë totale të pasta, ato nuk janë të dobishme tek Zoti. Prandaj, njeriu pasi të shpresojë se puna e tij do t’i pranohet, të bëj kujdes që të mos e bëj pis dhe të mos e prishë atë. Vërtetë veprat e këqija mund ti prishin veprat e mira. Ibn Kajjimi, Zoti e mëshiroftë, ka thënë: “ Gjërat që e dëmtojnë dhe e prishin punën janë të shumta për t’u numëruar, e këtu nuk është çështja tek puna, por më tepër në ruajtjen e punës nga ajo që e prishën, e dëmton atë.” Nga gjërat që e dëmtojnë, prishin veprën e mirë është të mrekulluarit, habiturit me të, për shkak të asaj që trashëgon nga neglizhenca në punë, nënvlerësimi i gjynaheve dhe siguria nga ndëshkimi, dënimi i Zotit. Ibn Mes’udi, Zoti qoftë i kënaqur me të, ka thënë: “ Shkatërrimi, prishja e veprave të mira, është në dy gjëra; Dëshpërimi dhe çudia, habia me veprën.” Ilaçi për admirimin ndaj punës është pranimi i gjynaheve dhe neglizhencave, përkujtimi i mirësive të Zotit, frika nga zhdukja e mirësive të Tij, lutja për ruajtjen e veprave të mira, kërkimi i faljes dhe kënaqësisë së Zotit.  Njeriu besimtaë është urdhëruar të jetë i devotshëm në fshehtësi dhe në publik. Është e pa shmangshme që ai ndonjë herë të neglizhojë në devotshmëri, prandaj është urdhëruar që të bëjë diçka për ta fshirë këtë vepër të keqe, që është të pasuarit e saj me një vepër të mirë. I dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, ka thënë: “ Frikësoju Zotit kudo që të jesh, pasoje të keqen me një të mirë që ta fshijë atë, të keqen, dhe trajtoji njerëzit me sjellje të mira.” Hadithin e ka transmetur Ahmedi.

Nëse Zoti e pranon punën e robit, do t’i japi sukses për të bërë vepra të mira më pas. Ndërsa të qenit i palëkundur në bindjen ndaj Zotit në çdo kohë është një nga karakteristikat e atyre që u është premtuar Xheneti. Allahu i Madhërishëm ka thënë: “  Me të vërtetë, atyre që thonë: “Zoti ynë është Allahu”, e pastaj vazhdojnë të vendosur në rrugën e drejtë, do t’u zbresin engjëjt (para vdekjes) e do t’u thonë: “Mos u frikësoni dhe mos u pikëlloni! Dhe gëzojuni Xhenetit që ju është premtuar.” (Fussilet 30)

Tregoni  Zotit të mirat nga vetet tuaj pas çdo sezoni nga sezonet e adhurimit dhe kërkoni prej Tij udhëzim që të jeni të qëndrueshëm në të. Shejhul Islam, Zoti e mëshiroftë, ka thënë: “Fillimi i lutjeve dhe më e mira prej tyre është thënia e Tij: “Udhëzona në rrugën e drejtë! Në rrugën e atyre që u ke dhuruar mirësi e jo në të atyre që kanë shkaktuar zemërimin Tënd, as në të atyre që janë të humbur!” (El-Fatiha 6-7)

Kjo është lutja më e mirë dhe më e detyrueshme për krijesat, njerëzit. Ajo bashkon përmirësimin e njeriut në fe, në këtë botë dhe në Ahiret. Allahut të Madhërishëm dhe të Lartësuar kërkoni ndihmë për vazhdimësi në veprave të mira. I dërguari i Allahut, paqja dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të, e porositi Muadhin që të thotë pas çdo namazi: “ O Zot, më ndihmo në përkujtimin Tënd, të të falënderoj dhe të adhuroj në mënyrën më të mirë.” Hadithin e ka tranmsetuar Ahmedi.

LEXO  Sprovat mësim për tu kthyer në rrugë të drejtë - Medina 16.10.2020

Bëni kujdes,  ruhuni nga ndërprerja, shkëputja, merzia  dhe shpërqëndrimi, sepse Zoti nuk lodhet, nga shpërblimi ndaj jush, derisa ju të lodheni, nga veprat tuaja të mira. Puna më e mirë dhe më e dashura tek Zoti është ajo e cila është e vazhdueshme nga robi, qoftë edhe pak. I dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, ka thënë: “ Veprat më të dashura tek Allahu i Madhëruar janë ato që janë të vazhdueshme, qoftë edhe të pakta.” Muttefikun Alejhi.

I dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, ka kritikuar një njeri që ka bërë një vepër, adhurim e më pas ka hequr dorë prej saj, ka neglizhuar në të.  Abdullah Ibn Amr Ibn El Asit, Zoti qoftë i kënaqur me ata të dy, i ka thënë: “ O Abdullah, mos u bëj sikur filani i cili ngrihej natën e më pas e braktisi atë, namazin e natës.” Muttefikun Alejhi. Neveviu, Zoti e mëshiroftë, ka thënë: “ E pakta e vazhdueshme është më e mirë se e shumëta që ndërpritet. Sepse me vazhdueshmërinë në të paktën është e përhershme bindja, adhurimi, përkujtimi i Zotit, frika ndaj Zotit, qëllimi, sinqeriteti dhe drejtimi për tek Krijuesi, Allahu i Madhërishëm dhe i i Lartësuar. Sikurse një e pakët e vazhdueshme trashëgon, jep frute shumë më shumë se e shumta e ndërprerë.”

Çdo moment që robi heq dorë nga bindja, adhurimi ndaj Zotit humbën. Në çdo adhurim, bindje në të cilin njeriu neglizhon në përkujtimin e Zotit për atë në ditën e Gjykimit do të jetë dëshpërim dhe pikëllim.  

 Kush është neglizhen, apo i pakujdesshëm në adhurimet e tij asgjë nuk do ta pengojë atë të pendohet deri sa nuk e shikon, nuk i vjen vdekja. I dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, ka thënë: “ Vërtetë Allahu i Lartësuar e pranon pendesën e robit të Tij derisa nuk i janë shfaqur shenjat e vdekjes.” Hadithin e ka transmetuar Ahmedi.

Në vijim

O ju muslimanë! Netët dhe ditët janë thesare veprash që robërit do t’i gjejnë në Ditën e Gjykimit. Allahu i Madhërishëm ka thënë: “ (Kini frikë) ditën, kur çdokush do ta gjejë përpara atë që ka punuar mirë…” (Al ‘Imran 30) Sikurse Allahu i Madhërishëm në hadith Kud’si ka thënë: “ O robërit e Mi, këto janë veprat tuaja, të cilat tek Unë janë të ruajtura dhe të llogaritura, e për to Unë do t’ju shpërblej. Pra, ai që gjen mirë le ta falënderojë Allahun, ndërsa ai që gjen keq le të mos e fajësojë askënd pos vetes së tij!” Hadithin e ka transmetuar Muslimi.

Kohët dhe vendet me vlera nuk shenjtërojnë askënd për sa kohë robi nuk bën mirë dhe është i drejtë, hapur dhe në fshehtësi. Veprimet e shumta të gjymtyrëve nuk sjellin dobi përveçse nga zemra e shëndoshë. Njeriu i mençur është ai që kujdeset gjithmonë për përmirësimin e zemrës së tij dhe inspekton, kontrollon qenien e tij të brendshme dhe të jashtme në çdo kohë. Prandaj, përgatituni me municionin e veprave për tmerret e mëdha që do të hasni. E kalimi i viteve pas viteve, dhe kalimi i netëve dhe ditëve, janë vetëm se kujtesë e mbylljes së epokave, skadimit të afateve dhe të drejtuarit drejtë të Madhit, Më të Lartit.

Zotit i kërkoj mbrojtje nga shejtani i mallkuar: “ O besimtarë, frikësojuni Allahut dhe çdo njeri le të shikojë se ç’ka përgatitur për të nesërmen! Kijeni frikë Allahun, sepse Ai di çdo gjë që bëni ju!” (El-Hashr 18)

Zoti na begatoftë në Kuranin Famëlartë, Zoti na bëftë dobi nga argumetat dhe urtësitë e tij të mëdha.

Zotit i kërkoj falje për vete, për ju dhe për të gjithë muslimanët nga çdo gjynah, tek Zoti kërkoni falje, me të vërtetë Ai është Falës i madh, Mëshirbërës.

Hutbeja e dytë

Lavdërimet i takojnë Allahut për mirësitë e Tij, Atë e falënderojmë për suksesin dhe arritjet. Dëshmoj se nuk ka Zot tjetër veç Allahut, Një i Vetëm dhe pa shok, Ai meriton Madhërime.

LEXO  Dhjetë ditët e fundit të Ramazanit - Medina 15.05.2020

Dëshmoj se i dërguari ynë Muhamedi është rob i Zotit dhe i dërguar i Tij. Paqja e Zotit qoftë mbi të, mbi familjen dhe shokët e tij, atyre u dërgojmë selame të shumta.

O ju musliman! 

Nëse sezoni i Ramazanit ka kaluar, agjërimi është i legjitimuar, lejuar edhe në muajt e tjerë. Prandaj agjërimin e Ramazanit pasojeni me agjërimin e gjashtë ditëve të Shevalit. I dërguari i Allahut, paqja dhe bekimi i Zotit qoftë mbi të, ka thënë: “ Kush agjëron muajin e Ramazanit dhe  e pason atë me agjërimin e gjashtë ditve nga muaji i Shevalit është sikur ai të ketë agjëruar të gjithë vitin.” Hadithin e ka transmetur Muslimi. Është sikur të ketë agjëruar gjithë vitin sepse e mira shpërblehet me dhjetë fishin e saj. Muaji i Ramazanin i barabartë me dhjetë muaj ndërsa gjatë ditët me dy muaj.

I dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, ka bërë traditë, synet agjërimin e dy ditëve në javë, ditën e hëne dhe atë të enjtë, dhe ka thënë: “ Këto janë dy ditë në të cilat paraqiten veprat e njerëzve tek Zoti i botëve, e un kam dëshirë që kur të ngrihen veprat e mia të jem me agjërim.” Hadithin e ka transmetuar Ahmedi. I dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, ka porositur Ebu Hurejren, Zoti qoftë i kënaqur me të, për agjërimin e tre ditëve nga çdo muaj. Muttefikun Alejhi. Dhe ka thënë: “ Agjërimi i muajit të durimit, i Ramazanit, dhe agjërimi i tre ditëve të çdo muaji është sikur ke agjëruar gjithë vitin.” Hadithin e ka transmetuar Ahmedi.

Nëse kanë kaluar namazet e natës së Ramazanit duhet të dimë se falja e namazit të natës është i legjitimuar, lejuar në çdo natë të vitit. I dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, ka thënë: “ Zoti ynë, Allahu i Madhërueshm dhe i Lartësuar, zbret çdo natë në qiellin  e dynjasë kur mbetet e treta e fundit e natës dhe thotë: Kush më lutet Mua që ti përgjigjem?! Kush kërkon nga Unë që ti jap?! Kush kërkon falje nga Unë që ta fali atë?! ” Muttefikun Alejhi.

Kurani Famëlartë ka mirësi të bollshme dhe është gjithmonë i dobishëm. “Ky Libër që kemi shpallur, është i bekuar…” (El-En’am 155) Ai lexohet gjatë ditëve dhe netëve të vitit, me të është lartësimin në dy botët. I dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, ka thënë: “Vërtetë Zoti ngre popuj me këtë libër dhe poshtëron me të popuj të tjerët.” Hadithin e ka transmetuar Muslimi.

Lutja është e pazëvendësueshme në çdo kohë, ndërsa nuk ka jetë për zemrat pa përkujtim të Zotit.   Bamirësia pastron pasurinë dhe shpirtrat në çdo kohë. Nëse hapet një portë mirësie nxitoni drejt saj, sepse portat nuk hapen gjithmonë. I humbur është ai që largohet nga bindja ndaj Zotit, dhe i privuar është ai që është privuar nga mëshira e Zotit.

Dijeni se  Allahu ju ka urdhëruar që të bieni në Salavate dhe ta përshëndesni  të dërguarin e Tij, Ai ka thënë në Kuranin Famëlartë: “ Vërtetë Allahu e bekon të Dërguarin dhe engjëjt  e Tij  luten për të. O besimtarë, lutuni për të dhe përshëndeteni me selam.” (El- Ahzab 56)

O Zot, fale, mëshiroje dhe bekoje  të dërguarin tonë,  Muhamedin.

Kënaqësia e Zotit qoftë mbi Halifet e parë të drejtë,  të cilët gjykuan me të vërtetën dhe me të bënë drejtësi, Ebu Bekrin, Omerin, Othmanin dhe Aliun, mbi të gjithë shokët e tij, dhe mbi ne së bashku me ta, me  Bujarinë dhe Mëshirën Tënde, o më i Madhi Bujarë.

O Zot, lartëso Islamin dhe muslimanët, poshtëro politeizmin dhe politeistët, dhe shkatërro armiqtë e fesë.

O Zot, bëje të paqtë, të sigurt dhe të begatë këtë vend  dhe të gjitha vendet muslimane.

O Zot, më Fuqin dhe PushtetinTënd përmirëso gjendjen e muslimanëve në çdo vend, largo prej tyre komplotet e armiqve të Tu dhe të armiqve të tyre, o Zot i botëve.

“Zoti ynë, na jep të mira në këtë botë, na jep të mira në botën tjetër dhe na ruaj nga dënimi i Zjarrit (të Xhehenemit)”. (El-Bekare 201)

O Zot, Ti je Zoti i Vetëm nuk ka Zot tjetër veç teje, Ti je i pasur, që nuk ke nevojë për diçka, ndërsa ne jemi të varfër, nevojtarë, zbrit tek ne shi dhe mos na bëj nga të dëshpëruarit.

O Zot, na furnizo me shi!

“O Zoti ynë! Ne e kemi futur veten në gjynah, prandaj, nëse Ti nuk na fal dhe nuk na mëshiron, ne vërtet që do të jemi nga të humburit.” ( El-A’raf  23)

Adhurues të Zotit! “Në të vërtetë, Allahu urdhëron drejtësinë, mirësinë dhe ndihmën për të afërmit, si dhe ndalon imoralitetin, veprat e shëmtuara dhe dhunën. Ai ju këshillon, në mënyrë që ju t’ia vini veshin.” (En –Nahl 90)

Përmendeni Allahun e Madhërueshëm, Ai ju kujton ju,

Falënderojeni për të mirat dhe begatitë e Tij që t’ua shumojë ato.

“ Vërtet, përmendja e Allahut është më e madhe! Allahu di gjithçka që ju bëni.” (El-Ankebut 45)

 Afrim Smakaj

https://www.facebook.com/3teshenjta/videos/1414819616596491

Post Author: endrit