Për çdo person përgjegjës: Ju jeni përgjegjës

Hutbe e ditës së Xhuma nga Xhamia El Aksa     30-01-1447H   25-07-2025 D

Shejh Muhamed Hysejn 

Tema  Për çdo person përgjegjës: Ju jeni përgjegjës

Vërtetë lavdërimi i takon Zotit. Atë e falënderojmë, prej Tij ndihmë dhe falje kërkojmë. Zotit i kërkojmë mbrojtje nga të këqijat e veteve tona dhe nga veprat tona të këqija. Atë që e drejton Zoti  s’ka gjë që e humbet, e ai që e humbet veten e tij s’ka kush e udhëzon veç Tij.

Dëshmoj se s’ka Zot tjetër veç Allahut, Një i Vetëm dhe pa shok.

Dëshmoj se zotëria, i dashuri, ndërmjetësuesi dhe modeli  ynë, Muhamedi është rob i Zotit dhe i dërguari i Tij, i përzgjedhuri i Tij nga të gjitha krijesat dhe miku i Tij. Paqja dhe mëshira e Zotit qoftë mbi të, mbi familjen e tij të pastër, mbi shokët e tij, të parët e të mirëve, dhe mbi ata që ndjekin rrugën e tyre, mjaftohen me gjurmët e tyre dhe i përmbahen tradisës së tyre deri në ditën e Kijametit.

Në vijim

O ju besimtarë! O ju të lidhur dhe të vendosur në Bejtul Makdis, Kud’s, dhe rrethinat e tij! O bijtë e tokës së Israsë dhe Miraxhit! I dërguari ynë, Muhamedi, paqja dhe mëshira e Zotit qoftë mbi të, në një hadith të transmetuar nga Ibn Omeri, Zoti qoftë i kënaqur me ata të dy, i dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, thotë: “ Çdonjëri nga ju është kujdestar dhe çdonjëri nga ju është përgjegjës për atë që është nën kujdesin e tij. Udhëheqësi, që është në krye të popullit, është kujdestar dhe ai ka përgjegjësi për popullin e tij. Burri është kujdestar në shtëpinë e tij dhe ai është përgjegjsë për ata që ka nën kujdesin e tij. Gruaja është kujdestare në shtëpinë e burrit të saj, dhe ajo është përgjegjëse për ata që ka nën kujdestari. Robi i një njeriu është kujdestar për pasurinë e zotëriut të tij, dhe ai është përgjegjës për atë që ka nën kujdestari. Çdonjëri nga ju është kujdestar dhe është përgjegjës për atë që ka nën kujdesin e tij.” Paqja, mëshira dhe begatia e Zotit qoftë mbi ty o zotëria im, o i dërguari i Zotit, ti ja shpjegon botës, të diturit, udhëheqësit dhe të udhëhequrit, kujdestarit dhe atyre që janë nën kujdestarinë e dikujt,  babait në shtëpinë e tij dhe fëmijëve, bashkëshortes, gruas në shtëpinë e saj dhe fëmijëve të saj. Sikurse, gjithashtu, shpjegon përgjegjësinë e çdo individi që është pjesa e shoqërisë. Para kujt? Para Zotit të Plotëfuqishëm. Lutjet dhe paqja e Zotit qoftë mbi udhërrëfyesin, përgëzues, mbi zotërinë tonë paralajmërues, i cili erdhi mëshirë për botën mbarë dhe shpjegoi përgjegjësitë në detaje, kufijtë dhe shtyllat e tyre. Në mënyrë që lexuesi i hadithit fisnik të kuptojë se çdo qenie njerëzore, dhe nëse është individ, është përgjegjës për ndjenjat, shqisat, veprimet, mendimet dhe veprat e tij. Prandaj, ti, o zotëria im, o i dërguari i Zotit, je mëshirë për botën mbarë, mëshirë për umetin tënd, mëshirë për besimtarët, mëshirë për të gjithë njerëzimin mbarë. “Dhe Ne nuk të kemi dërguar ty (o Muhamed), veçse si mëshirë për botët.” (El-Enbija’107)

LEXO  Besimi në ndihmën e Zotit është i fortë

Nëse do ta pyesnim botën sot, sundimtarët dhe të sunduarit, familjet dhe shoqëritë, për përmbushjen e përgjegjësive të tyre, përgjigjja do të ishte e qartë. Në të vërtetë, përgjigjja është ajo që bota po dëshmon në lidhje me veprimet dhe sjelljet e kësaj bote, me vendet, organizatat, qeveritë dhe popujt e saj. Nuk është largë ajo çfarë i ndodh popullit të Palestinës në këtë tokë të bekuar. Ata paraqesin një model të qartë për botën dhe për ata që janë përgjegjës në botë, pavarësisht ndryshimeve të përgjegjësive, pozicioneve, organizatave, vendeve dhe popujve të tyre.

Po, o ju muslimanë! O bijtë e tokës së Israsë dhe Miraxhit! Njeriu shtypet në këtë  kohë, i mohohet ushqimi, privohet nga të pirit ujë, dhe vdes nga uria para syve të kësaj bote këto ditë. Dhe pse bota pretendon për qytetërim, pretendon për të drejta njerëzore dhe kujdes për njerëzimin,  pretendon e pretendon, por realiteti i jetuar përgënjeshtron, hedh poshtë, të gjitha këto pretendime. Ku je ti, o zotëria im, o i dërguar i Zotit, në lidhje me atë që po përjeton bota këto ditë?! Dhe çfarë po përjeton umeti Islam, tek i cili je dërguar?! Ti je dërguar për të gjithë njerëzimin, sjellës i lajmeve të mira, përgëzues dhe paralajmërues.

O ju muslimanë! O bijtë e tokës së Israsë dhe Miraxhit! Po, pavarësisht të gjitha vështirësive dhe pavarësisht të gjitha vuajtjeve që po përjetojnë bijtë e tokës së Israsë dhe Miraxhit, nga Rafahu në jug deri në Xhenin në veri, po, pavarësisht të gjitha vuajtjeve që po përjetojnë bijtë e këtij populli, burra dhe gra, pleq dhe fëmijë, për fat të keq, njerëzorja vazhdon të mungojë në gjithçka që po ndodh në këtë tokë.

A nuk u ngrit bota, vendet e botës, umeti Islam me vendet e tij,  umeti arab me popujt dhe sundimtarët e tij, nuk u ngritën në një qëndrim të sinqertë që ruan njeriun dhe të drejtën e tij për të jetuar, për ushqim, veshmbathje dhe strehim?!  E këto janë të drejtat më të pakta, minimale, të cilat janë garantuar jo vetëm nga ligji Islam, sheriati,  por  të gjitha ligjet hyjnore dhe të gjitha ligjet, rregulloret dhe normat ndërkombëtare. Ku qëndron pra ti, o botë, në lidhje me atë që po ndodh këtu dhe në vende të tjera?! Njeriu shtypet nga dora e vëllait të tij, njeri, dhe vdes njeriu para syve të njerëzimit.

LEXO  Vendosmëri dhe optimizëm me armëpushimin

O Zot, të lutemi Ty nga lartësia e këtij minberi të na japësh ne dhe të gjithë të shtypurve nga siguria, begatia, fuqia, forca dhe pushteti Yt. O Zot, mundëso veshje për të zhveshurit, ushqim për të uriturit dhe largo etje nga të eturit, o Zot i botëve. Mëshiro  të vdekurit dhe dëshmorët, shëro të sëmurët dhe të plagosurit, cakto shpëtimin për popullin tonë dhe për këdo që i është bërë padrejtësi në këtë botë. Me të vërtetë Ti je që dëgjon çdo gjë, je Afër dhe i denjë për t’u përgjigjur. Paqja dhe mëshira e Zotit qoftë mbi zotërinë tonë, Muhamedin, i cili ka thënë: “ Çdo kujdestari, të cilit Zoti i ka besuar dikë nën kujdestarinë e tij, vdes ditën kur do që të vdesë, dhe ai i ka mashtruar popullin e tij, përveçse Zoti do t’ia ndalojë atij Xhenetin.” Apo sikurse ka thënë.

Fitorja është me ata që tek Zoti kërkojnë falje, tek Zoti kërkoni falje.

Luteni Allahun duke qenë të bindur në përgjigje.

Hutbeja e dytë

Lavdërimet  janë vetëm për Zotin. Lutje dhe përshëndetje për zotërinë tonë Muhamedin, s’ka të dërguar pas tij.

Dëshmoj se nuk ka Zot tjetër veç Allahut, ka dashur që robërit e Tij të punojnë për fenë e tyre dhe jetën e tyre të kësaj bote, deri sa të fitojnë nga mirësitë e Zotit dhe të meritojnë kënaqësinë e Tij.

Dëshmoj se zotëria, i dashuri dhe ndërmjetësuesi ynë, Muhamedi, është rob i Zotit dhe i dërguari i Tij. Paqja dhe mëshira e Zotit qoftë mbi të, mbi familjarët e tij të pastër, mbi shokët e tij, të parët e të mirëve, dhe mbi ata që i pasojnë në vepra të mira deri në ditën e Kijametit.

Në vijim

O ju muslimanë! O bijtë të tokës së Israsë dhe Miraxhit! Këtë tokë të bekuar të cilën na e ka dhënë Allahu i Madhërishëm dhe i Lartësuar, na ka bërë banorë në të dhe qytetarë, që duhet të përmbushim detyrat e qytetarisë, në mënyrë që të jemi të denjë, të vërtetë, dhe nga ata mbi të cilët Zoti ka dhuruar bekimin e të qenit mbrojtës dhe kujdesatarë të kësaj toke deri në Ditën e Gjykimit. Kjo tokë e bekuar të cilën Zoti i Plotfuqishëm e ka bekuar në Librin e Tij Fisnik dhe i është referuar i dashuri ynë më fisnik, paqja dhe mëshira e Zotit qoftë mbi të, se ajo është toka e lidhjes, vendosmërisë, qëndresës, toka e njerëzve të lidhur me të derisa Zoti të trashëgojë tokën dhe gjithçka mbi të. “ O Muadh, vërtetë Zoti i Madhërishëm dhe i Plotëfuqishëm do të ju mundësoj të çlironi Shamin pas mese. Burrat, gratë dhe robërit e tij, Shamit, janë të lidhur dhe të vendosur atje deri në ditën e Kijametit. Kush zgjedhën një luginë nga luginat e Shamit, ose Bejtul Makdis, Kudsin, ai është në lidhje, i vendosur.”

LEXO  Lumturia e familjes muslimane

O ju muslimanë! O ju të lidhur me këtë vend! Kjo është Palestina, kjo është toka e Israsë dhe Miraxhit, kjo është toka e xhamisë së Aksasë së bekuar, drejt së cilës kërkohet të udhëtohet, dhe drejt dy simotrave të saj, xhamisë së Shenjtë më Meke, Qabe, dhe xhamisë së profetit, në Medine. Kjo tokë e bekuara është toka  që Zoti ua ka besuar dhe ju ka bërë nga të lidhurit, të vendosurit në të, derisa të vijë urdhri i Zotit dhe ju të jeni në këtë gjendje. I dërguari i Zotit, paqja dhe mëshira e Zotit qoftë mbi të, na ka përgëzuar me këtë, kur ka thënë: “Një grup nga populli im do të vazhdojë të jetë në të vërtetën, fitimtarë përballë armiqve të tyre. Nuk i dëmtojnë dot ata që i kundërshtojnë ose i braktisin, tradhtojnë, u bëjnë keq, derisa t’u vijë urdhri i Zotit dhe ata të jeni në këtë gjendje.” Urdhri i Zotit është lavdia, fitorja, suksesi dhe shpëtimi në këtë botë dhe në botën Tjetër, Ahiret. Urdhri i Zotit është lavdia e muslimanëve, me lejen e Zotit, në këtë vend, në vendet e tij të shenjta dhe në tokën e tij të bekuar. Prandaj, bëni kujdes që të jeni të denjë të jeni përgëzimi i të dashurit më të madh, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, dhe të jeni trashëgimtarë të Omerit, i cili ka thënë: “ Duke ju drejtuar Ibn Meslemes, i ka thënë; O Muhamed, më thuaj, nëse do të shikonit shtrembërim, devijim, tek unë, çfarë do të bënit?” Ai tha: “Ne të drejtuam dhe do të të drejtojmë.” Omeri, Zoti qoftë i kënaqur me të, ka thënë: “Falënderimi i qoftë Zotit, i Cili më ka dhënë nga një umet, popull, që e drejton sundimtarin e tij në mënyrë të drejtë dhe e këshillon atë për sukses dhe begati.”

O ju muslimanë! O bijtë të tokës së Israsë dhe Miraxhit! O pasardhës të bijve të mëdhenj të umetit  tonë! O bij të çliruesve të mëdhenj nga sahabet, shokët fisnikë, e nga të partë e tyre Omer Ibn El Hatabi!

O Zot, të lutemi ta na japësh kthim të mirë tek Ti. Mundëso për ne dhe muslimanët  rrugëzgjidhje të shpejtë dhe të afërt,  na jep, udhëheqës besimtarë dhe të mëshirshëm, që të njësojë rrallët tona, të bashkojë forcat tona  dhe të na japi fitore.

O Zot, na e trego të vërtetën të vërtetë dhe na mudëso ta pasojmë atë, na e trego të kotën të kotë dhe na jep sukses që të shmangemi prej saj. O Zot, na udhëzo në rrugët e paqes dhe na shpëto nga errësira drejt dritës.

O Zot, fali muslimanët dhe muslimanet, besimtarët dhe besimtaret, të gjallët prej tyre dhe të vdekurit, dhe na mundëso të mbyllim vepra tona me punë të mira.

Dhe ti që fton për  namaz, fto për namaz!

Afrim Smakaj

https://www.facebook.com/3teshenjta/videos/1086720819664881

Post Author: endrit