Këshilla Ramazani

Hutbe e ditës së xhuma nga Medineja e Ndritshme    29-08-1446H   28-02-2025 D

Shejh Dr. Abdullah El Buajxhan         

Tema   Këshilla Ramazani

Lavdërimet janë për Zotin.  Lavdërimet janë për Zotin, i Cili ka hapur rrugën atyre që pendohet tek Ai,   u ka mundësuar vend pushimi të mirë dhe qetësie atyre që i drejtohen  Atij,  dhe  aty që  rriten në adhurimin e Tij u ka dhuruar mbrojtje të mirë. “…e kush dëshiron, le të zgjedhë rrugën e drejtë që e çon te Zoti i tij.” (El-Muzzemil 19)  

Dëshmoj se nuk ka Zot tjetër  veç Allahut, Një i Vetëm i pa shok, lavdërime dhe nderime për Atë.  

Dëshmoj se Muhamedi është rob i Zotit dhe i dërguari i Tij, ai mjafton për ne imam, udhëheqës, dhe udhërrëfyes. Paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, mbi familjen dhe mbi shokët e tij, për ata dërgojmë lutje dhe përshëndetje të shumta.

Në vijim

Vërtetë fjala më e mirë  është fjala e Zotit, Kurani, udhëzimi më i mirë është udhëzimi i Muhamedit, djalit të Abdullahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, çështjet më të këqija janë të shpikurat në fe, risitë, çdo shpikje, risi është devijim, dhe çdo devijim e ka përfundimin në zjarr.

Adhurues të Zotit! Bindja ndaj Zotit është fitimi dhe dobia më e madhe, ndërsa kënaqësia e Tij është përfitimi dhe qëllimi më i mirë. Xheneti është rrethuar me të vështira ndërsa zjarri i Xhehenemit është rrethuar me dëshira. “Shpërblimet do t’u plotësohen vetëm në Ditën e Kiametit; kushdo që shpëton nga zjarri i Xhehenemit dhe hyn në Xhenet, ai ka fituar (gjithçka që mund të dëshirohet).” (Al ‘Imran 185)

Frikësojuni Allahut në atë që ju ka urdhërua, dhe largohuni nga ajo që ju ka ndaluar dhe qortuar. “O besimtarë, frikësojuni Allahut dhe çdo njeri le të shikojë se ç’ka përgatitur për të nesërmen! Kijeni frikë Allahun, sepse Ai di çdo gjë që bëni ju!” (El-Hashr 18)

O ju njerëz! Vërtetë nga begatitë dhe të mirat e Zotit, nga dhurimi dhe bujaria e Tij  është se ka legjitimuar për robërit e Tij sezone të mirësive dhe adhurimeve dhe ka shtuar në ato sezone sevapet dhe shpërblimet për adhuruesit,  i ka nxitur ata që të shfrytëzojnë mundësitë dhe kohën e tyre, të ekspozohen ndaj mirësive të Tij dhe të nxitojnë në adhurime.   “Pra, bëni garë me njëri-tjetrin për punë të mira.” (El-Bekare 148) “ Nxitoni drejt faljes së gjynaheve nga Zoti juaj dhe Xhenetit, hapësira e të cilit është sa qiejt e Toka…” (Al ‘Imran 133) 

Muhamed Ibn Muselemetu El Ensariji, Zoti qoftë i kënaqur me të, tregon se i dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, ka thënë: “ Vërtetë Zoti juaj, Allahu i Madhërishëm gjatë gjithë ditëve të vitit tuaj dhuron  fllade mirësie, andaj ekspozohuni ndaj tyre, sepse nëse ndonjëri prej jush preket nga një nga këto fllade nuk do të vuaj më  asnjë herë.”  Hadithin e ka transmetuar Taberaniu.

Adhurues të Zotit! Ju ka ardhur muaji i Ramazanit, koha më e mirë dhe sezoni më madhështor i  adhurimeve. Muaji i adhurimit, pendesës dhe kërkimit falje, muaji i bindjes, kthimit tek Zoti dhe nënshtrimi para Tij, muaji i abstenimit nga bota dhe kthimit drejtë botës Tjetër, Ahiretit. Muaji i abstenimit nga kënaqësitë dhe dëshirat, dhe muaji i kthimi drejt adhurimeve dhe bindjes ndaj Zotit. Prandaj, rinovoni kontratën me Zotin dhe merreni veten tuaj në përgjegjësi, llogari, para se të ju marrin, në llogari.  “Kthehuni tek Zoti juaj dhe nënshtrojuni Atij, para se t’ju vijë dënimi, sepse atëherë nuk do të mund t’ju ndihmojë kush. Ndiqni më të mirën e asaj që ju është shpallur nga Zoti juaj, para se t’ju vijë dënimi papritmas, pa e ndier atë, që të mos thotë njeriu: “Mjerë për mua që nuk i kam kryer detyrimet ndaj Allahut, madje, edhe jam tallur!” Ose të thotë: “Sikur Allahu të më kishte udhëzuar, do të isha bërë njeri i devotshëm”. Ose të thotë, kur ta shohë dënimin: “Ah, sikur të ishte e mundur për t’u kthyer edhe një herë e të bëhesha njeri i mirë!” (Ez-Zumer 54-58)

LEXO  Qëndroni në natyrshmërinë që ju ka krijuar Zoti - Medina 20.12.2019

O ju muslimanë! Mirëpriteni muajin e Ramazanit me mikëpritjen e të gëzuarve me mirësitë e Zotit dhe begatitë e Tij, të atyre që shpresojnë faljen dhe mëshirën e Tij, dhe jo pritjen e atyre jo seriozëve, tallësve, përqeshës me shenjtërinë e tij. “Thuaj: “Me dhuntinë e Allahut dhe mëshirën e Tij – vetëm me këto le të gëzohen! Kjo është më e mirë se ajo që grumbullojnë.”(Junus 58)

Mirëpriteni muajin e Ramazanit me atë që ai e meriton nga madhërimi, vlerësimi dhe nderimi, sepse ai i meriton këto. “ Këto (janë urdhërimet). Për atë që nderon ritet e shenjta të Allahut, do të jetë më mirë te Zoti i tij.” (El-Haxhxh 30) “Po, kështu është! Ndërsa kush madhëron shenjat e fesë së Allahut, tregon përkushtimin e zemrës së tij.”(El-Haxhxh 32)

Mirëpriteni muajin e pendesë me pendesë, muajin e bujarisë me bujari, muajin e Kuranit me Kuran, muajin e lutjeve me lutje, muajin e bindjes  me bindje dhe muajin e mëshirës me mëshirë. Nga Ubadetu Ibn Samiti, Zoti qoftë i kënaqur me të, tregohet se i dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, në ditën që kishte ardhur Ramazani ka thënë: “ Ju ka ardhur  muaji i begative në të cilin Allahu ju mbulon me mirësi, muaj në të cilin zbret mëshirën dhe largon nga ju gjynahet dhe pranohen lutjet. Allahu shikon garimin tuaj, në vepra të mira, dhe mburret me ju tek Melaiket e Tij.  Prandaj, tregoni Zotit më të mirën nga vetja juaj, sepse vërtetë është i mjeri ai që privohet nga mëshira e Zotit të Madhërishëm.” Hadithin e ka transmetuar Taberaniu. Nga Enesi, Zoti qoftë i kënaqur me të, tregohet se ka thënë: “ I dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, ka ngjitur një  shkallë në minber dhe ka thënë: “Amin!” Pastaj ka ngjitur shkallën e dytë dhe ka thënë: “ Amin!” Pastaj ka ngjitur shkallën e tretë dhe ka thënë: “ Amin!” Më pas është drejtuar dhe është ulur në minber.” Shokët e tij e kanë pyetur se për çfarë bëre; “Amin”? Ka thënë: “ Më ka ardhur Xhebraili dhe më ka thënë: “ I rëntë hunda në tokë, i poshtëruar qoftë, ai tek i cili përmendet emri yt  dhe nuk bie në salavat për ty, thuaj; Amin! Dhe kam thënë; “Amin!” Ka thënë: “ I rëntë hunda në tokë, i poshtëruar qoftë, ai i cili i arrin dy prindërit dhe nuk hynë në Xhenet, thuaj; Amin! Dhe kam thënë; “ Amin!” Ka thënë: “ I rëntë hunda në tokë, i poshtëruar qoftë, ai i cili e arrin Ramazanin dhe nuk i falen gjynahet, thuaj; Amin! Dhe kam thënë; “ Amin!” Hadithin e ka transmetuar Ahmedi.

Krenari dhe nder për besimtarët që të nxitojnë dhe të garojnë në këtë muaj në bindje ndaj Zotit.  O ti që kërkon të mirën, nxito! O ti që anon nga e keqja, ndalu!

Adhurues të Zotit! Madhërojeni Allahun, sepse ju ka ardhur muaji i Ramazanit në të ndalen udhëtimet dhe rriten shpresat,  prandaj përpiquni në vepra të mira dhe përmirësoni gjrndjen tuaj Allahu do ju përmirësojë rezultatin, përfundimin. “ Faleni namazin, jepeni zeqatin dhe jepini Allahut një hua të mirë (që Ai t’jua kthejë shumëfish). Çfarëdo mirësie që bëni për shpirtin tuaj, me siguri që do ta gjeni tek Allahu. Ajo do të jetë më e mirë dhe më e shpërblyer. Kërkoni faljen e Allahut, sepse Allahu është vërtet Falës i madh dhe Mëshirëplotë.” (El-Muzzemmil 20)

O ju muslimanë! “Me të vërtetë, djalli është armik për ju, andaj vështrojeni si armik!” (El-Fatir 6) Vërtetë ai bën të gjitha përpjekjet  e tij në sezonet e mirësive dhe në kohët e çmuara me qëllim  që të devijojë njerëzit nga rruga e drejtë, të qëndrojë në mes tyre dhe flladeve të mëshirës dhe faljes, ti largojë ata nga bindja ndaj Zotit të tyre, duke bërë që ata të humbin shumë të mira.

LEXO  Fanatizmi, dëmet dhe trajtimi i tij

I zgjuar është ai që mbron veten e tij, e merr atë në përgjegjësi, llogari, dhe punon për atë që është pas vdekjes. I pa aftë është ai që vetja e tij pason të kotën dhe epeshet dhe më kot, pa punuar, shpreson në faljen e Zotit.

Merrini vetet tuaja në përgjegjësi, llogari, para të merren në llogari, dhe peshoni veprat tuaja para se të peshohen. Vërtetë është më e lehtë për ju nesër në ditën e Llogarisë nëse ju sot i merrni vetet tuaja në llogari, dhe zbukurojeni veten për ditën e shfaqjes së madhe, ditën e Gjykimit. “Atë Ditë do të mbeteni zbuluar dhe asnjë fshehtësi e juaja nuk do të mbetet pa u shfaqur.” (El-Hakka 18)

Zotit i kërkoj mbrojtje nga shejtai i mallkuar!  “…atëherë ti, o njeri, që përpiqesh shumë, mundin tënd do ta gjesh te Zoti yt. Ai, të cilit do t’i jepet libri i tij në dorën e djathtë,  do ta ketë të lehtë llogarinë  dhe do të kthehet i gëzuar te të afërmit e tij. Kurse ai, të cilit do t’i jepet libri i tij pas shpinës, do të lutet për të vdekur  dhe në Zjarr do të digjet.” (El-Inshikak 6-12)

Zoti na begatoftë me Kuranin Famëlartë dhe syneti, na bëftë dobi nga argumentat dhe urtësitë e tyre.

Zotit i kërkoj falje, prandaj, tek Ai kërkoni falje, me të vërtetë Ai është Falës i madh dhe Mëshirëplotë.

Hutbeja e dytë

Zotin e lavdërojmë për mirësitë e Tij, Atë e falënderojmë për arritjet dhe suksesin që na ka dhuruar.

Dëshmoj se nuk ka Zot tjetër veç Allahut, Një i Vetëm dhe pa shok, në lavdërim të Madhështisë së Tij.

Dëshmoj se Muhamedi është rob i Zotit dhe i dërguari i Tij, thirrësi në kënaqësinë e Tij.  Paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, mbi familjen dhe shokët e tij, për ata dërgojmë lutje dhe përshëndetje të shumta.

O ju njerëz! Përgatituni për muajin e Ramazanit, sepse ai është muaj i bindjes dhe adhurimit, muaji i pendesës dhe keqardhjes. Pritja e tij kërkon organizimin e kohës, pastimin e vetes dhe përgatitje, sinqeritet, vendosmëri dhe përpjekje. Nga gjërat më të mira në të cilat mund të mbështetemi për pritjen e Ramazanit janë; Pendesa nga shkeljet, rrëshqitjet,  kërkimi falje tek Zoti nga gjynahet dhe gabimet, kthimi i të drejtave të njerëzve dhe dëmeve që u kemi shkaktuar, si dhe largimi nga gjërat e dyshimta dhe dëshirat, epshet.

Adhurues të Zotit! Frikësojuni Allahut dhe përshpejtoni me pendesë dhe kërkim falje tek Zoti. Vraponi për tek Zoti, Mëshirëploti, Falësi i madh, përshpejtoni për  tek Zoti, Bujari, Dhuruesi i madh, nxitoni për tek Zoti, Mëshirëploti,  Gjithëmëshirshmi. Zhvishuni nga gabimet, të këqijat, dhe gjynahet, ktheni të drejtat dhe padrejtësitë që u  keni bërë njerëzve, përmirësoni atë që keni prishur me sinqeritet dhe vendosmëri. Porta e pendesës është e hapur. Allahu i Madhërishëm dhe i Lartësuar shtrinë ‘Dorën’ e Tij natën që të fali ata që pendohen për gabimet e  ditës, dhe shtrinë ‘Dorën’ e Tij ditën që të fali ata që pendohen për gabimet e ditës, kështu do të jetë deri sa dielli të lindi nga perëndimi. E kush mendon se ka gjynahe që nuk mund t’i mbulojë falja e Zotit ai ka mendim të keq për Zotin e tij.  Kini mendim të mirë për Zotin dhe përgëzoni, sepse vërtetë Allahu i Madhërishëm është Bujarë dhe Dhurues i madh, Bujar dhe Mëshirues i madh, Zotërues i bujarisë, i mirësisë dhe i mirënjohjes. Mendoni mirë për Zotin dhe përgëzoni, sepse Zoti i Plotfuqishëm është që dëgjon çdo gjë, Afër, shikon çdo gjë dhe përgjigjet, Falës, Mirënjohës, Mëshirues, Falës, i Butë dhe Mëshirëplotë. Mendoni mirë për Zotin dhe përgëzoni, sepse Allahu i Madhërishëm është i Mirë dhe e pranon pendesën tuaj, i Madhërishëm dhe Dhurues, Ai është Sunduesi, i Shenjti (i pastër nga çdo e metë), Paqedhënësi, Zotëruesi i gjithë Pushtetit, i Madhërishmi dhe i Nderuari. Ai nuk e humbën shpërblimin e atij që vepron mirë, nuk e zhgënjen atë që shpreson tek Ai dhe i lutet Atij, ‘Duart’ e Tij janë të hapura, shtrira dhe furnizon si të dëshrojë, ajo që është tek Ai është e pashtershme dhe nuk mbaron kurrë, falën atë që Ai do dhe mëshiron atë që Ai do,  pranon pendimin e atij që ka bërë padrejtësi, gëzohet me pendesën e robit të Tij dhe afrohet përmes saj me të, e nëse robi afrohet në drejtim të Zotit me një pëllëmbë Ai afrhet me të një krah.  “Ai e pranon pendimin e robërvet të Vet, i fal gjynahet dhe i di të gjitha çfarë punoni ju. Ai u përgjigjet lutjeve të atyre që besojnë dhe bëjnë vepra të mira e u jep edhe më tepër prej dhuntisë së Vet, kurse për mohuesit do të ketë dënim të ashpër.” (Esh Shura 25-26)

LEXO  Efektet dhe vlerat e durimit

Adhurues të Zotit! Bëni kujdes nga negizhenca, pakujdesia, sepse ajo është sëmundje e pashërueshme, burim urrejtjeje dhe mjerimi, e cila e ndërpret lidhjen ndërmjet robit dhe Zotit të tij, në atë mënyrë që njeriu të mos e ndjejë gjynahin e tij, të mos heqë dorë nga barra e tij dhe të mos pendohet nga gjynahi i tij. Në këtë gjendje, njeriu nuk e di se çfarë është e mirë, as nuk e dënon atë që është e keqe. Sezonet e  begative dhe mirësive alojnë pranë tij e ai është në gjumin e thellë të pakujdesisë dhe nuk u kushton vëmendje, i shikon por nuk mendon, mediton në to, këshillohet por përsëri nuk ndalet, i përkujtohet por ai përsëri nuk kujton.  “Përmende Zotin tënd me vete, i përulur dhe me frikë – jo me zë të lartë, në mëngjes dhe mbrëmje, dhe mos u bëj nga ata që nuk i kushtojnë vëmendje!” (El-A’raf 205)

Urime për atë që e arriti Ramazani, e shfrytëzoi mundësinë e tij dhe është nga të pranuarit dhe fitimtarë.  Urime për atë që e arriti Ramazani, e agjëroi atë me besim dhe me shpresën e shpërblimit, dhe  hyri në Xhenet. Urime për atë që e arriti Ramazani, e kaloi atë me namazi me besim dhe shpresën e shpërblimit dhe hyri në Xhenet. Urime për atë që e arrinë natën e Kadrit, natë e cila është më e mirë se njëmijë muaj, dhe ju falën gabimet, gjynahet e të shkuarës.

Zoti ynë, të lutemi që të na e mundësosh që të e arrijmë Ramzanin.

O Zot, na e mundëso të e arrijmë Ramazanin, na ndihmo në agjërimin dhe faljen e namazit në të, shkruaj për ne mirësitë më të mëdha, kënaqësinë Tënde më të madhe, butësinë Tënde, faljen Tënde të madhe dhe mëshirën Tënde. O Zot, na bëj ne nga fitimtarët në këtë muaj, nga agjëruesit dhe ata që falin namaz natë në të, na bëj nga ata që ndjenë keqardhje dhe pendohen, nga ata që luten dhe kërkojnë falje tek Ti. O Zot, mos na privo nga mirësia e këtij muaji, na furnizo me gjithë të mirat e tij  dhe na udhëzo në këtë muaj në rrugët e fitimit.

O Zot, na udhëzo, na e bëj të dashur besimin dhe zbukuroje atë në zemrat tona, bëj të urryer për ne mohimin, shthurjen dhe mosbindjen dhe na bëj nga të udhëzuarit në rrugë të drejtë.

O Zot, të lutemi të na japësh shëndet të mirë dhe mirëqenie në këtë botë dhe në botën Tjetër, Ahiret. O Zot, të lutemi të na japësh shëndet të mirë dhe mirëqenie në fenë tonë dhe në jetën tonë të kësaj bote, në familjet tona dhe në pasurinë tonë. O Zot, na mbulo të metat tona, na qetëso, na ruaj nga frika,  na ruaj me Mbrojtjen dhe Kujdesin Tënd, o Zot i botëve.

O Zot, lartëso Islamin dhe muslimanët, ndihmo robërit e Tu besimtarë.

O Zot, bëje të paqtë dhe të sigurt këtë vend dhe të gjitha vendet  muslimane.

O Zot, përmirëso gjendjen e muslimanëve, jepu siguri në vendet e tyre, bashko forcat e tyre, mundëso unifikimin e  fjalës së  tyre në të vërtetën, bashko zemrat e tyre dhe përmirëso marrëdhënijet në mes tyre.

O Zot, largo prej tyre ndasitë dhe fitnet, përçarjet, ato të cilat janë shfaqur dhe ato që nuk janë shfaqur.

O Zot, na jep siguri në vendet tona, përmirëso udhëheqësit dhe kujdestarët e çështjeve tona.

O Zot, jepi sukses nga suksesi Yt kujdestarit tonë, kujdestarit të dy xhamive të shenjta, mbështete atë me mbështetjen Tënde, lartëso me të fenë Tënde, jepi atij shëndet të mirë dhe mirëqenie, o Zoti i botëve.

O Zot, jepi sukses atij dhe zëvendësit të tij në atë që Ti do dhe je i kënaqur, o Ti që i dëgjon lutjet.

“O Zoti ynë! Pranoje prej nesh (këtë vepër)! Me të vërtetë, Ti je Ai që dëgjon dhe di gjithçka!” (El-Bekare 127)

“…dhe pranoje pendimin tonë, se, pa dyshim, Ti je Pranuesi i pendimit, Mëshirëploti!” (El-Bekare 128)

O Zot, fale dhe mëshiroje Muhamedin, familjen dhe të gjithë shokët e tij.

Afrim Smakaj

https://www.facebook.com/3teshenjta/videos/1172553931318080

Post Author: endrit