Gëzimi i Bajramit dhe disa nga kuptimet e tij

Hutbe e Fitër Bajramit nga Meka e bekuar      01- 10-1447  H    20-03-2026 D

Shejh Usame Khajat   

Tema     Gëzimi i Bajramit dhe disa nga kuptimet e tij

Lavdërimet janë për Zotin, i Cili na ka dhuruar robërve të Tij gëzimin e Bajramit dhe u ka hapur atyre mirësi të bollshme nga mëshira e Tij. Zotin e Madhërishëm dhe të Lartësuar e lavdëroj, e Ai është i denjë për çdo lavdërim, madhërim, lartësim dhe falënderim.

Dëshmoj se nuk ka Zot tjetër veç Allahut, Një i Vetëm dhe pa shok, Ai e zë fill krijimin dhe e përsërit atë.

Dëshmoj se zotëria dhe i dërguari ynë Muhamedi është rob i Zotit dhe i dërguari i Tij, Zoti e dërgoi atë me udhëzim, dritë dhe besimin e pastër të monoteizmit. O Zot, fale, mëshiroje dhe bekoje të dërguarit Tënd Muhammedit, familjen dhe shokët e tij, ata që janë në rrugën e drejtë dhe bëjnë veprat të mira, ata që i ndoqën në mirësi, për sa kohë që Bajrami vjen njëri pas tjetrit, dhe për sa kohë që njerëzit e madhëron Zotin e Lartësuar.

Zoti është më i Madhi,  Zoti është më i Madhi, Zoti është më i Madhi,  Zoti është më i Madhi, Zoti është më i Madhi,  Zoti është më i Madhi, Zoti është më i Madhi,  Zoti është më i Madhi, Zoti është më i Madhi, lavdërime  e shumta janë për Zotin, Madhërimi i takon Allahut mëngjes dhe darkë.

Në vijim

Adhurues të Zotit! Kini frikë Zotin dhe mos harroni se do ta takoni Atë dhe do qëndroni para Tij. Vërtet me lumtur është ai që përgatitet për këtë moment, duke bërë të gjitha përgatitjet e nevojshme, duke kërkuar një mënyrë për t’iu afruar Zotit të tij dhe duke shpresuar për pranimin dhe faljen e Tij. “O besimtarë! Nëse i frikësoheni Allahut, Ai do t’ju japë aftësinë e të gjykuarit drejt, do t’ju lirojë nga gjynahet tuaja dhe do t’ju falë. Allahu zotëron mirësi të madhe.”(El-Enfal 29)

O ju muslimanë! Zoti na bekoftë të gjithëve në këtë Bajram të hareshëm, Zoti e pranoftë prej nesh dhe prej jush, e sjelltë atë përsëri tek ne dhe tek ju me mirësi, siguri, bekime, me pranim të veprave dhe përmbushje të shpresave, në mirësi të bollshme, shëndet të qëndrueshëm, siguri të bollshme, jetë dinjitoze dhe të mira të shumta.

Zoti është më i Madhi! Sa kohë agjëruesi ka agjëruar dhe çelën yftar. Zoti është më i Madhi! Sa kohë që shndëritën dita e Bajramit dhe  shkëlqen!

Adhurues të Zotit! Nga bekimet e shumta të Zotit dhe favoret e Tij të njëpasnjëshme është se Ai ka caktuar për umetin kohë që janë superiore ndaj të ngjashmeve të tyre dhe janë të dallueshme nga të njëjtat e tyre. Ai i ka veçuar ato me kohë, festa dhe raste të cilat janë të mbushura me përkujtimin e Zotit dhe Njëshmërinë e Tij, janë të mbushura me gëzim, lumturi dhe kënaqësi, dhe janë të mbështjella me nuanca dashurie, dhembshurie dhe empatie.

Festat në Islam kanë një karakteristikë unike dhe një avantazh sublim, sepse ato janë festa të lidhura me adhurimin e pastër të Allahut, Zotin e botëve. Festa nuk vjen përveçse pasi të dashuruarit t’i jenë përkushtuar adhurimit të Zotit të tyre dhe të përulurit t’i jenë drejtuar bindjes ndaj Tij. Kështu që Bajrami i tyre vjen si mbyllje e adhurimit, përfundim i punës dhe lajm i mirë, përgëzim  për një fund të mirë.

Për më tepër, thelbi i vërtetë i adhurimit gjatë Bajramit është qartësisht i dukshëm në të gjitha aspektet e tij. Muslimanët e fillojnë Bajramin e tyre me namazin e Bajramit dhe gjatë gjithë pjesës tjetër të ditës ata angazhohen në akte mirësie dhe bamirësie, në forcim të lidhjeve familjare dhe në punë të mira. Mbajnë lidhjet me të afërmit dhe vizitojnë të dashurit, tregohen bujarë me nevojtarët dhe ngushëllojnë të varfrit, mbajnë lidhjet farefisnore që Zoti ka urdhëruar të mbahen. Ata kalojnë nga një akt bindjeje, adhurimi, në një tjetër adhurim. Sa madhështore janë festat e muslimanëve!

LEXO  Rruga për të arritur një jetë të mirë

Zoti është më i Madhi,  Zoti është më i Madhi, Zoti është më i Madhi, S’ka Zot tjetër përveç Allahut, Zoti është më i Madhi,  Zoti është më i Madhi, Lavdërime janë vetëm për Zotin.

Adhurues të Zotit! Bajrami u sjell gëzim dhe kënaqësi shpirtrave. Shkëlqimi i ditës së tij sjell lumturi dhe harmoni, sepse ai sjell me vete kuptime që magjepsin shpirtrat. Këto janë kuptime që janë përtej përshkrimit dhe që shojnë përtej numërimin.

Nga kuptimet më të rëndësishme të Bajramit, çfarë frymëzon gëzim dhe shton mirësitë, është falënderimi ndaj Allahut, Zotit të Botëve, për udhëzimin e robërve të Tij në fenë e Tij të drejtë dhe të mundësuarit e tyre që ta kujtojnë, falënderojnë dhe ta adhurojnë Atë mirë në sezone adhurimi. “Ai dëshiron që të plotësoni numrin e ditëve të agjërimit dhe që ta madhëroni Allahun (në fund të agjërimit), për shkak se ju ka drejtuar në rrugë të drejtë e që ta falënderoni Atë.”(El-Bekare 185)

Bajram do të thotë gëzim dhe lumturi, kënaqësi dhe ngazëllim në fund të sezonit të adhurimit, ku adhuruesit garuan me lloje të ndryshme veprash të mira.

Në Bajram, adhurimi dhe zbukurimi kombinohen në të gjitha veprimet. Përfundimi i mirësisë së agjërimit shpie në gëzim, e shenjë e gëzimit është shfaqja e zbukurimit. Ai, përfundimi i adhurimit,  gjithashtu shpie në falënderim, mirënjohje,  e shenjë e mirënjohjes është shfaqja e adhurimit. Prandaj, veprat e Bajramit janë në mes adhurimit, mga namazi, tekbiri, madhërimi i Zotit, lëmosha dhe të tjera, dhe në mes të zbukurimit, nga të pastruarit, parfumosurit dhe veshjes me rrobat më të mira.

Është e përshtatshme për atë që vesh rroba të reja, të cilat duken të reja, të veshë rroba, freskia e të cilave nuk venitet dhe bukuria e të cilave nuk vyshket kurrë. Kjo është rroba e devotshmërisë të cilës i referohet Allahu i Madhrishëm dhe i Lartësuar në thënien e Tij, i Lartësuar është Emri i Tij: “O bijtë e Ademit, Ne ju dërguam rroba që të mbuloni vendet e turpshme, si edhe për zbukurim; por, petku i devotshmërisë është më i miri.” (El-A’raf 26)

Zoti është më i Madhi,  Zoti është më i Madhi, Zoti është më i Madhi, S’ka Zot tjetër përveç Allahut, Zoti është më i Madhi,  Zoti është më i Madhi, Lavdërime janë vetëm për Zotin.

O adhurues të Zotit! Bajrami do të thotë freskimi i shpirtrave dhe kërkimi i qetësisë dhe lumturisë së tyre. Sepse shpirtrat lodhen ashtu siç lodhen trupat. Nëse do të qëndronin në një ngjyrë dhe nuk do të shkonin përtej saj, uji i tyre do të thahej dhe freskia e tyre do të zhdukej. Prandaj, nga mëshira e të Plotfuqishmit, Mëshirëplotit, është që Ai e bëri Bajramin pushim për shpirtrat dhe qetësi për ta, me atë që është e lejuar dhe e bukur, larg asaj që është e ndaluar dhe e shëmtuar. E në këtë aspekt  ekuilibri dhe kombinimi në mes të drejtës së trupit dhe shpirtit, dhe interesit të fesë dhe botës, ka diçka që është e pakrahasueshme.

Bajrami nënkupton falje shpirtrash, pajtim zemrash dhe paqe të gjokseve. Bajrami është  sezon i shkëlqyer për falje dhe mbulim të të metave, fushë e gjerë për falje dhe arenë e madhe  për t’u ngritur mbi mëritë.  Njerëzit më të lumtur në Bajram dhe më me fat me gëzimin e tij janë ata që e presin Bajramin me një zemër të pastër ndaj të afërmve, vëllezërve, të njohurve, fqinjëve dhe të gjithë muslimanëve. Sepse lumturia e shpirtit dhe pastërtia e zemrës janë lloj nga llojet e lumturisë shpirtërore, ku shkëlqimi dhe madhështia e Bajramit nuk janë të plota pa të.

Bajram do të thotë mbledhja e muslimanëve në këtë skenë madhështore në një gjendje dhe një imazh, ku ata falin një namaz dhe luten me një lutje të vetme. Kur imazhet dhe veprimet e tyre janë në harmoni, zemrat, vullnetet dhe qëllimet e tyre janë në harmoni, në mënyrë që ata të jenë ashtu siç e ka dashur Zoti, një umet të vetëm. “Vërtet, ky është besimi juaj – besimi i vetëm, e Unë jam Zoti juaj, andaj më adhuroni Mua!”(El-Enbija’ 92)

LEXO  Mirësa e kthimin me prezencë fizike në bankat e dijes - Meka 03.09.2021

Adhurues të Zotit! Kini frikë Zotin dhe gëzohuni në Bajramin e bekuar, sepse gëzimi i madh i Bajramit nuk kufizohet vetëm në një segment të shoqërisë. Kur lind dielli i Bajramit, gëzimi i diellit të tij që po lind është i përgjithshëm dhe gjithëpërfshirës, ndjesinë e të cilit e shijojnë të pasurit dhe të varfrit, të aftët dhe nevojtarët, të moshuarit dhe të rinjtë, burri dhe gruaja. Nuk ka vend në Bajram për një dorë lypëse, nuk ka vend në Bajram për një psherëtimë që loton apo një shpirt të trazuar.

Zoti është më i Madhi,  Zoti është më i Madhi, Zoti është më i Madhi,  S’ka Zot tjetër përveç Allahut, Zoti është më i Madhi,  Zoti është më i Madhi, Lavdërime janë vetëm për Zotin.

Zoti na bëftë dobi të gjithëve me udhëzimin e librit të Tij, Kuranit, dhe me sunetin e të dërguarit të Tij, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të.

Zotit të Madhërishëm dhe të Lartësuar i kërkoj falje për vete, për ju dhe për të gjithë muslimanët nga çdo gjynah, me të vërtetë Ai është Falës i madh, Mëshirëploti.

Hutbeja e dytë

Lavdërimet janë për Zotin, Ai i Cili rikthen të premtet dhe festat, Bajramet. Allahun e Lartësuar e lavderoj për bekimet, rritja e të cilave sigurohet me falënderime ndaj Tij.

Dëshmoj se s’ka Zot tjetër veç Allahut, Një i Vetëm dhe pa shok, Ai që ka ngritur shtatë qiejt fuqishëm.

Dëshmoj se zotëri dhe i dërguari ynë, Muhamedi,  është rob i Zotit dhe i dërguari i Tij, udhëzuesi i umetit në rrugën e drejtë. O Zot, fale dhe mëshiroje robin dhe të dërguarin Tënd, Muhamedin, familjen dhe shokët e tij dhe ata që i pasojnë në mirësi, sa kohë njerëzit e madhërojnë Zotin në çdo situatë dhe gjendje.

Zoti është më i Madhi,  Zoti është më i Madhi, Zoti është më i Madhi, S’ka Zot tjetër përveç Allahut, Zoti është më i Madhi,  Zoti është më i Madhi, Lavdërime janë vetëm për Zotin.

Në vijim

O adhurues të Zotit! Nga kuptimet e bukura të Bajramit është ruajtja e lidhjeve farefisnore, kalimi i kohës me familjen dhe vëllezërit, si dhe shtrirja e dorës së lidhjes me të afërmit, miqtë dhe fqinjët, në një gjendje që shpreh përsosmërinë e intimitetit dhe bukurinë e dashurisë. Ata shtyhen drejt kësaj duke iu përgjigjur bekimit me gëzim dhe duke e pranuar favorin me mirënjohje.

Nga manifestimet më të qarta të këtij gëzimi dhe mirënjohjeje është thirrja për të përqafuar mirëkuptimin dhe harmoninë e ndërsjellë, dhe për të braktisur distancimin dhe mosmarrëveshjen. Në këtë manifestim qëndron shprehja më e thellë e mirënjohjes për mirësinë e Bajramit dhe kujdesi më i thellë për të drejtat e tij.

Nga kuptimet më fisnike të Bajramit është hapja e zemrave para të varfërve nga dhembshuria ndaj tyre në ditën e Bajramit dhe plotësimin e nevojave të tyre që të mos lypin në atë ditë,  në mënyrë që të mos humbasi gëzimi i Bajramit dhe të mos zbehet kënaqësia e tij tek ata. Mirësia ndaj tyre u lejon atyre të marrin pjesë në gëzimin e Bajramit, në mënyrë që gëzimi i Bajramit të ndahet në mënyrë të barabartë tek të gjithë muslimanët, siç përmendet në hadithin e transmetuar nga Buhariu dhe Muslimi në koleksionet e tyre Sahih, nga Ibn Abasi, Zoti qoftë i kënaqur me ata të dy, tregohest se ai ka thënë: “ I dërguari i Allahut, paqja dhe mëshira e Zotit qoftë mbi të, e ka obliguar Zekatin e Fitrit pastrim për agjëruesin nga fjalët boshe, të kota,  dhe gjërat e turpshme,  dhe ushqim për të varfrit. Kush e jep atë para namazit të Bajramit  është  sadakatul fitër  e pranuar, e kush e jep atë pas namazit të Bajramit ajo është sadaka, lëmoshë nga lëmoshat.”

LEXO  Përfundimi i Ramazanit - Meka 22.05.2020

Adhurues të Zotit! Kini frikë Zotin dhe përkujtoni se Bajrami është sezon gëzimi dhe lumturie. Gëzimi dhe lumturia e besimtarëve në këtë botë është vetëm me Zotin e tyre, nëse ata ia dalin me sukses ta përfundojnë adhurimin, bindjen e tyre ndaj Tij dhe të marrin shpërblimin për veprat e tyre, me besimin e tyre në premtimin e Tij ndaj tyre, kjo është me mirësinë dhe mëshirën e Tij.  “Thuaj: “Me dhuntinë e Allahut dhe mëshirën e Tij – vetëm me këto le të gëzohen! Kjo është më e mirë se ajo që grumbullojnë.”(Junus 58)

Lutuni dhe dërgoni përshëndetje për më të mirin e njerëzimit, sikurse ju ka urdhëruar për këtë Zoti i Madhërishëm dhe i Plotëfuqishëm, Allahu i Lartësuar ka thënë: “ Vërtetë Allahu e bekon të Dërguarin dhe engjëjt  e Tij  luten për të. O besimtarë, lutuni për të dhe përshëndeteni me selam.” (El- Ahzab 56)

O Zot, fale dhe mëshiroje robin dhe të dërguarin Tënd, Muhamedin. O Zot, të lutemi të jesh i kënaqur  me katër halifet e parë të drejtë, Ebu Bekrin, Omerin, Othmanin dhe Aliun,  me të gjithë familjarët, shokët e tij, me tabi’inë, dhe  me bashkëshortet e tij, nënat e besimtarëve, me ata që i pasojnë në mirësi deri në ditën e Kijametit, dhe me ne së bashku me ata me Faljen, Mirësinë dhe Bujarinë Tënde, o më i Madhi Bujar.

O Zot, lartëso Islamin dhe muslimanët, mbro ndjekësit e fesë, ndihmo robërit e Tu besimtarë, bashko zemrat e muslimanëve, njëso rrallët e tyre, përmirëso udhëheqësit e tyre dhe bashko fjalën e tyre në të vërtetën, o Zoti i Botëve.

O Zot, bëje këtë vend të bekuar të qetë dhe të sigurt, dhe të gjitha vendet muslimane.

O Zot, na jep siguri në vendet tona, përmirëso  drejtuesit dhe kujdestarët  e çështjeve tona, mbështet me të vërtetën udhëheqësin dhe  kujdestarin e çështjeve tona, kujdestarin e dy xhamive të shenjta, jepi mbështetës të ndershëm, jepi atij sukses në atë që do dhe je kënaqur,  o Ti që i dëgjon lutjet. O Zot, jepu sukses atij dhe  zëvendësit të tij, në atë që është e mira për Islamin dhe muslimanët, në çdo të  mirë tani dhe në të ardhmen  për vendin dhe popullin, o Ti tek i Cili është kthimi ditën e Gjykimit. O Zot, shpërbleji me shpërblimin më të mirë për shërbimin ndaj dy xhamive të shenjta dhe vizitorëve të tyre.

O Zot, ruaj këtë vend të bekuar me të gjitha të mirat, të sigurt nga çdo e keqe dhe të gjitha vendet muslimane, o Zoti i Botëve.

O Zot, ruaj xhaminë Aksa! O Zot, çliro xhaminë Aksa! O Zot, mbro muslimanët në Palestinë! O Zot, të lutemi që të jesh për ata mbrojtës dhe mbështetës, përkrahës dhe ndihmues.

O Zot, na  përmirëso në  fenë tonë e cila është pjesë e jetës tonë, përmirëso jetën tonë ( në këtë botë) që  është vendqëndrimi i përkohshëm për ne,  dhe përmirëso  jetën tjetër (Ahiretin) në të cilën  është takimi ynë. O Zot, bëj jetën tonë shtim të çdo mirësie dhe vdekjen rehati prej çdo të keqeje.        

O Zot, kërkojmë mbrojtjen Tënde nga humbja e Mirësive Tua, përkeqësimi i shëndetit që na ke dhënë, nga ndëshkimi Yt i papritur dhe nga i gjithë zemërimi Yt, o Zoti i botëve.

O Zot, na mbro prej armiqve Tu dhe armiqve tanë me çfarë të dëshirosh, o Zot i botëve!

O Zot, ti lëmë Ty të merresh me armiqtë Tu dhe armiqtë tanë, dhe kërkojmë mbrojtjen Tënde nga të këqijat e tyre! O Zot, ti lëmë Ty të merresh me ata dhe kërkojmë mbrojtjen Tënde nga të këqijat e tyre!

O Zot, jepu shpirtrave tanë devotshmëri, pastroi ata sepse Ti je më i miri që i pastron ata.

 “O Zoti ynë! Ne e kemi futur veten në gjynah, prandaj, nëse Ti nuk na fal dhe nuk na mëshiron, ne vërtet që do të jemi nga të humburit.”(El-A’raf 23)

O Zot, shëro të sëmurët tanë, mëshiro të vdekurit tanë, na  plotëso nga ato që Ti je i kënaqur dëshirat tona dhe na mundëso në mbyllje kryerjen e veprave të mira të vazhdueshme.

“Zoti ynë, na jep të mira në këtë botë, na jep të mira në botën tjetër dhe na ruaj nga dënimi i Zjarrit (të Xhehenemit)”. (El-Bekare 201)

Zoti është më i Madhi,  Zoti është më i Madhi, Zoti është më i Madhi,  S’ka Zot tjetër përveç Allahut, Zoti është më i Madhi,  Zoti është më i Madhi, Lavdërime janë vetëm për Zotin. Zoti është më i Madhi, lavdërime  e shumta janë për Zotin, Madhërimi i takon Allahut mëngjes dhe darkë.

Paqja dhe mëshira e Zotit qoftë mbi robin dhe të dërguarin e Tij, të dërguarin tonë, Muhamedin, mbi familjarët dhe të gjithë shokët e tij.

Çdo lavdërim i përket Allahut, Zotit të botëve.

Afrim Smakaj

https://www.facebook.com/100063500681483/videos/pcb.1516036243856384/905607195786486

Post Author: endrit