Hutbe e Fitër Bajramit nga Medineja e Ndritshme 01-10-1446 H 30-03-2025 D
Shejh Dr. Abdullah El Buajxhan
Tema Gëzimi i Bajramit dhe këshilla për vazhdimësi në bindje
Zoti është më i Madhi, Zoti është më i Madhi, S’ka Zot tjetër përveç Allahut, Zoti është më i Madhi, Zoti është më i Madhi, Lavdërime janë vetëm për Zotin. Zoti është më i Madhi, lavdërime e shumta janë për Zotin, Madhërimi i takon Allahut mëngjes dhe darkë.
Lavdërimet janë për Zotin, me mirësit e të Cilit plotësohen veprat e mira. Lavdërimet janë për Zotin, i Cili na ka bekuar me kohë dhe sezone të mira. Lavdrimet janë për Zotin, i Cili na ka udhëzuar dhe na nderoi me bindje ndaj Tij.
Dëshmoj se nuk ka Zot tjetër veç Allahut, Një i Vetëm dhe pa shok.
Dëshmoj se Muhamedi është rob i Zotit dhe i dërguari i Tij. Zoti e dërgoi atë me udhërrëfimin dhe fenë e së Vërtetës, për ta ngritur atë më lart se të gjitha fetë. Kështu, ai përcolli mesazhin, përmbushi amanetin, këshilloi umetin dhe u përpoq në rrugë të Zotit me përpjekje të vërtetë derisa i erdhi momenti i ndarjes. Paqja, mëshira dhe bekimi i Zotit qoftë mbi të, mbi familjen dhe mbi shokët e tij, mbi ata që ndjekin udhëzimin e tij dhe pasojnë sunetin e tij deri në ditën e Fundit.
Në vijim
Zoti ju mëshiroftë! Frikësojuni Allahut dhe nxitoni të bëni atë që Zoti juaj e do dhe është i kënaqur me të. “ Dhe ruajuni asaj Dite që do të ktheheni tek Allahu…” (El-Bekare 281)
“O besimtarë, frikësojuni Allahut dhe çdo njeri le të shikojë se ç’ka përgatitur për të nesërmen! Kijeni frikë Allahun, sepse Ai di çdo gjë që bëni ju!” (El-Hashr 18)
O ju muslimanë! Allahu i Madhërishëm ka legjitimuar për ju dy festat e Bajrameve çdo vit; Fitër Bajramin dhe Kurban Bajramin, ku secili prej tyre vjen pas njërës prej shtyllave të Islamit. Fitër Bajrami vjen pas shtyllës së katërt të Islamit, që është agjërimi i Ramazanit, dhe u legjitimua festa Bajramit gëzim për përfundimin dhe plotësimin e agjërimit. Ndërsa Kurban Bajrami vjen pas shtyllës së pestë të Islamit që është Haxhi i shtëpisë së shenjtë të Zotit, Qabes. Zoti bekoftë, gëzoftë mëngjesin tuaj me festë, bajram, ju nderoftë me të mira të shumta, ju dhuroftë gjithmonë gëzim, lumturi dhe lajme të mira.
Urime për ju festën e Bajramit. Urime Fitër Bajramin. Zoti e pranoftë nga ju, ua mundësoftë sa më shumë, ju bekoftë në të dhe jua ktheftë atë tek ju me shëndet, siguri, paqe dhe mirëqenie.
Qofshi mirë dhe fytyrat tuaja qofshin të lumtura, të gëzuara, me hare dhe të kënaqura, dhe me lejen e Zotit, të keni fitura përpjekje të shpërblyera, gjynahe të shlyera, pastruara, dhe tregti në të cilën nuk do të keni humbje kurrrë.
Adhurues të Zotit! Fitër Bajrami ka zbadhur tek ju me flladet e tij, me aromën, dritën dhe buzqeshjet e tij. Është legjitimuar për ju që të festoni në të me bekimet dhe mirsitë e Zotit, me begatit, të mira, bujarinë dhe dhuratat e Tij. Gëzimi i Bajramit është një ritual nga ritualet e fesë. Një slogan që i dallon të gjithë muslimanët, me të cilin i japin lamtumirën një stine që e kanë kurorëzuar me rrobat e bindjes, me lloje të ndryshme adhurimesh dhe me lutje të bukura. “Thuaj: “Me dhuntinë e Allahut dhe mëshirën e Tij – vetëm me këto le të gëzohen! Kjo është më e mirë se ajo që grumbullojnë.”(Junus 58)
Për agjëruesin ka dy gëzime: Gëzim kur bën yftarë, mbaron agjërimin, dhe gëzim në momentin kur do të takojë Zotin e tij. Përhapni ndjenjat e gëzimit dhe lumturisë, qetësisë, haresë dhe kënaqësisë. Ripërtëritni frymën e vëllazërisë, farefisnisë, miqësisë, dashurisë, drejtësisë dhe besëlidhjes. Zbukurohuni, vishuni me rroba të reja për festën tuaj, Bajramin, dhe falënderoni Zotin, të Plotfuqishmin, të Lavdëruarin.
Zoti është më i Madhi, Zoti është më i Madhi, S’ka Zot tjetër përveç Allahut, Zoti është më i Madhi, Zoti është më i Madhi, Lavdërime janë vetëm për Zotin. Zoti është më i Madhi, lavdërime e shumta janë për Zotin, Madhërimi i takon Allahut mëngjes dhe darkë.
O ju njerëz! Lavdëroni Zotin që arritët të plotësoni muajin tuaj dhe që të jepnit sadakanë e Fitrit, jini të qëndrueshëm në fenë tuaj dhe respekto bindjen ndaj Zotit tuaj. “Mos u bëni si ajo gruaja që e shprish dhe e bën fije-fije atë që e ka tjerrë fort…” (En-Nahl 92) Kujdes nga kthimi në të keqe pasi që jeni drejtuar, ruhuni nga hutia pasi të jeni kthjelluar, kujdes nga rrëshqitja e këmbës pasi që të keni fituar stabilitet. Luteni Allahut që të ju japi qëndrueshmri deri në vdekje, luteni Rrotulluesin e zemrave që të forcojë zemrat tuaja në fenë e Tij, luteni Drejtuesin e zemrave që t’i drejtojë zemrat tuaja në bindjen ndaj Tij. “Pa dyshim, ata që thonë: “Zoti ynë është Allahu!” dhe pastaj qëndrojnë në rrugën e drejtë, nuk do të kenë arsye për t’u frikësuar e as për t’u dëshpëruar (kur t’u vijë vdekja). Ata do të jenë banorë të Xhenetit, ku do të qëndrojnë përgjithmonë, si shpërblim për atë që kanë punuar.” ( El-Ahkaf 13-14)
Nga Sufjan Ibn Abdullah Ibn Thekafij, Zoti qoftë i kënaqur me të, tregohet se ka thënë: “ Kam thënë: O i dërguari i Allahut, më thuaj diçka për Islamin për të cilën nuk do të pyes askënd pas teje. Ka thënë: “Thuaj: Unë besoj në Allahun, pastaj bëhu i qëndrueshëm.” Hadithin e ka transmetuar Muslimi.
Urime për ata që kanë qenë nga të shpëtuarit nga zjarri i Xhehenemit në Ramazan. Urime për ata që kanë fituar dhe janë nga të ata që u janë pranuar veprat në muajin e Ramazanit. Urime për atë me të cilin është i kënaqur Zoti i tij, të cilit i falen mëkatet, i pastrohet zemra, gjendja e tij ndryshon dhe bëhet i drejtë, përmirësohet mendimi i tij dhe përfundimi i tij është i mirë. Përgëzim për ju o ju agjërues dhe namazfalës në muajin e Ramazanit. Ka ikur lodhja, është zhdukur rraskapitja dhe është vërtetuar shpërblimi, me lejen e Zotit. Lajm i mirë për ju, o ju agjërues dhe namazfalës. Për agjëruesin ka dy gëzime: Gëzim kur bën yftarë, mbaron agjërimin, dhe gëzim në momentin kur do të takojë Zotin e tij. Lajm i mirë për ju, o ju agjërues dhe namazfalës. U janë falur gjynahet tuaja dhe janë fshirë të këqijat tuaja, me lejen e Allahut të Madhërishëm dhe të Lartësuar. Kush agjëron muajin e Ramazanit me besim dhe duke shpresuar shpërblimin, i falen gjynahet e të kaluarës. Kush falet gjatë Ramazanit me besim dhe duke shpresuar shpërblimin, i falen gjynahet e të kaluarës. Kini mendim të mirë për Zotin dhe merrni lajmin e mirë, përgëzohuni, sepse Allahu është i Gjithëditur me ju, Mëshirplotë me gjendjen tuaj, nuk ua humbën veprat tuaja dhe nuk ua zhgënjen shpresat tuaja.
Zotit i kërkoj mbrojtje nga shejtani i mallkuar: “ Ai e pranon pendimin e robërvet të Vet, i fal gjynahet dhe i di të gjitha çfarë punoni ju. Ai u përgjigjet lutjeve të atyre që besojnë dhe bëjnë vepra të mira e u jep edhe më tepër prej dhuntisë së Vet…” (Esh-Shura 25-26)
Zoti na begatoftë në Kuran dhe në sunet, na bëftë dobi nga argumentat dhe urtësitë e tyre.
Zotit i kërkoj falje, tek Ai kërkoni falje, me të vërtetë Ai është Falës i madh dhe Mëshirëplotë.
Hutbeja e dytë
Zotin e lavdërojmë për mirësitë e Tij, Atë e falënderojmë për arritjet dhe suksesin që na ka dhuruar.
Dëshmoj se nuk ka Zot tjetër veç Allahut, Një i Vetëm dhe pa shok, lavdërim të Madhështisë së Tij.
Dëshmoj se Muhamedi është rob i Zotit dhe i dërguari i Tij, thirrësi në kënaqësinë e Tij. Paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, mbi familjen dhe shokët e tij, pasuesit dhe vëllezërit e tij.
Zoti është më i Madhi, Zoti është më i Madhi, S’ka Zot tjetër përveç Allahut, Zoti është më i Madhi, Zoti është më i Madhi, Lavdërime janë vetëm për Zotin. Zoti është më i Madhi, lavdërime e shumta janë për Zotin, Madhërimi i takon Allahut mëngjes dhe darkë.
O ju njerëz!
Zoti ju mëshiroftë, frikësojuni Zotit dhe përmirësoni marrëdhëniet në mes jush, sepse sot është dita e faljes, tolerimit, mirësisë dhe bujarisë. Në këtë ditë, nuk ka vend për armiqësi, për ndarje, shkëputje marrëdhëniesh dhe as për urrejtje. Sot është ditë falje, mëshire dhe dhembshurie, ditë tolerance, faljeje dhe mirësie. Sot është ditë bujarie dhe përhapjeje ndjenjash, ditë e plotësimit të nevojave dhe ndreqja e zemrave të thyera. Frikësojuni Zotit në afrimitet dhe pastërti, në dashuri dhe vëllazëri, në lidhje farefisnore dhe në vizita tek të afërmit, në mbështetjen e nevojtarëve dhe të varfërve, dhe në të qenit të sjellshëm dhe të butë me të dobëtit. Frikësojuni Allahut e urdhëroni për durim dhe urdhëroni për mëshirë. Adhurues të Zotit, mëshirë dhe vetëm mëshirë. Mëshironi ata që janë në tokë që të ju mëshirojë Ai që është në qiell, vërtetë i Gjithëmëshirshmi mëshiron vetëm të mëshirshmit. Frikësojuni Zotit dhe përmirësoni marrëdhënijet në mes jush, falni ata që kanë rrëshqitur dhe kanë bërë gabime dhe falni ata që kanë bërë padrejtësi dhe kanë keqpërdorur. “ Nxitoni drejt faljes së gjynaheve nga Zoti juaj dhe Xhenetit, hapësira e të cilit është sa qiejt e Toka dhe që është përgatitur për të devotshmit, të cilët japin lëmoshë edhe kur janë në mirëqenie, edhe kur janë në vështirësi, e mposhtin zemërimin dhe ua falin fajet njerëzve. Allahu i do bamirësit.” (Al ‘Imran 133-134)
Adhurues të Zotit! Jini të sjellshëm me një fytyrë të buzëqeshur dhe jepni gëzim për çdo musliman. Nga Ebi Dherri, Zoti qoftë i kënaqur me të, tregohet se i dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, ka thënë: “ Buzëqeshja jote në fytyrën e vëllait tënd është për ty sadaka.” Hadithin e ka transmetuar Tirmidhiu. Vërtetë nga veprat më të mira tek Allahu është të futurit e gëzimit tek besimtari. Nga Omer Ibn El Hatabi, Zoti qoftë i kënaqur me të, tregohet se ka thënë: “ I dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, është pyetur; Kush nga veprat është më e mira?” Ka thënë: “ Të sjellësh gëzim tek besimtari, do të thotë, i ke larguar urinë, ose e ke veshur, mbuluar lakuriqsin, ose i ke plotësuar nevojën e tij.” Hadithin e ka transmetuar Taberaniu.
Lehtësoni ankthin e të shqetësuarve, largoni brengat e të brengosurve, dhe hiqni pikëllimin e të pikëlluarve. Ktheni buzëqeshjen atyre që e kanë humbur atë, gëzimin tek ata e kanë humbur, forconi lidhjet dhe përmirësoni zemrat e thyera, sepse Zoti nuk e humb shpërblimin e atij që bën vepra të mira.
O ju njerëz! Vëtetë nga veprat më të dashura tek Zoti janë të vazhdueshmet dhe nëse janë të pakta. Nga Aishja, Zoti qoftë i kënaqur me të, tregohet se kur është pyetur për veprat, punët e të dërguarit të Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, ka thënë: “ Veprat, punët e tij kanë qenë të vazhdueshme, e kush prej jush mund ta bëjë atë që bënte i dërguari, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të.” Muttefikun Alejhi.
Adhurues të Zotit! Mos e lini agjërimin, mos e lini namazin e natës, mos e braktisni Kuranin, mos i ndërprisni veprat e mira dhe bamirësitë, mos i privoni nevojtarët dhe mos i lini pas dore të varfrit.
I dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, ka nxitur në agjërimin e gjashtë ditëve nga muaji i Shevalit. Nga Ebi Ejub El Ensariji, Zoti qoftë i kënaqur me të, tregohet se i dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, ka thënë: “ Kush agjëron muaijin e Ramazanit dhe e pason me agjërimin e gjashtë ditëve nga muaji i Shevalit është sikur të ketë agjëruar të gjithë vitin.” Hadithin e ka transmetuar Muslimi.
Zoti është më i Madhi, Zoti është më i Madhi, S’ka Zot tjetër përveç Allahut, Zoti është më i Madhi, Zoti është më i Madhi, Lavdërime janë vetëm për Zotin. Zoti është më i Madhi, lavdërime e shumta janë për Zotin, Madhërimi i takon Allahut mëngjes dhe darkë.
O ju gra muslimane! O ju besimtare të bindura! Dijeni se nuk ka lumturi përveçse përmes frikës ndaj Zotit dhe nuk ka qetësi përveçse në bindjen ndaj Zotit. Prandja, frikësojuni Zotit në plotësimin e obligimeve dhe detyrave, në ruajtjen e të drejtave të të tjerëve dhe në përmbushjen e përgjegjësive që keni. Allahu i Madhërishëm dhe i Lartësuar thotë: “ Vërtet, për muslimanët dhe muslimanet (që u nështrohen urdhrave të Allahut), për besimtarët dhe besimtaret, për burrat dhe gratë që janë të bindur (ndaj Allahut), për burrat dhe gratë që janë të sinqertë (në fjalët dhe veprat e tyre), për burrat dhe gratë që janë të duruar (ndaj sprovave dhe vështirësive), për burrat dhe gratë që janë të përulur (para Allahut), për mirëbërësit dhe mirëbërëset, për agjëruesit dhe agjërueset, për burrat dhe gratë që e ruajnë nderin, për burrat dhe gratë që e kujtojnë Allahun vazhdimisht, pra, për të gjithë këta Allahu ka përgatitur falje dhe shpërblim të madh.” (El-Ahzab 35)
Kini frikë Zotin në veten tuaj, në shtëpitë tuaja, në fëmijët tuaj dhe në burrat, bashkëshortët tuaj, sepse gruaja është bareshë, kujdestare në shtëpinë e burrit dhe fëmijët e tij, e ajo është përgjegjëse për tufën e saj. Nga Abdur Rahman Ibn Aufi, Zoti qoftë i kënaqur me të, tregon se i dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, ka thënë: “ Nëse gruaja falën pesë namazet e ditës, agjëron muajin e saj, ruan dëlirësinë, nderin e saj, dhe i bindet burrit të saj, do t’i thuhet: Hy në Xhenet nga cilado prej portave të tij që dëshiron.” Hadithin e ka transmetuar Ahmedi. Zoti ju dhëntë sukses në atë që Ai do dhe është i kënaqur me të, dhe ju dhuroftë bekimet e Tij të panumërta.
Zoti është më i Madhi, Zoti është më i Madhi, S’ka Zot tjetër përveç Allahut, Zoti është më i Madhi, Zoti është më i Madhi, Lavdërime janë vetëm për Zotin. Zoti është më i Madhi, lavdërime e shumta janë për Zotin, Madhërimi i takon Allahut mëngjes dhe darkë.
O Zot, bëje këtë Bajram festë gëzimi, lumturie dhe qetësie, mirëqenieje dhe paqeje, sigurie dhe stabiliteti. O Zot, na mundëso të kalojmë atë për shumë vite të tjera dhe shumë kohë të tjera me shëndet dhe mirëqenije, me besim dhe jetë të lumtur.
O Zot, pranoje nga ne muajin e shenjtë të Ramazanit me pranimin më të mirë, bëje të mundur të kthehet përsëri tek ne me të mira, bekime dhe begati, dhe na bej nga të fituarit në sezonet e bindjeve, adhurimeve. O Zot, mos na e humb mundin tonë, mos na i zhvlerso punët tona, mos na zhgënje shpresat tona, dhe mos na privo nga më të mirat e Tua për shkak të këqijave tona.
O Zot, na udhëzo, na e bëje të dashur për ne besimin dhe zbukuroje atë në zemrat tona, bëj të urryer për ne mohimin, shthurjen dhe mosbindjen dhe na bëj nga të udhëzuarit në rrugë të drejtë. O Zot, të lutemi të na japësh shëndet të mirë dhe mirëqenie në këtë botë dhe në botën Tjetër, Ahiret. O Zot, të lutemi të na japësh shëndet të mirë dhe mirëqenie në fenë tonë dhe në jetën tonë të kësaj bote, në familjet tona dhe në pasurinë tonë. O Zot, na mbulo të metat tona, na qetëso, na ruaj nga frika, na ruaj me Mbrojtjen dhe Kujdesin Tënd, o Zoti i botëve.
O Zot, largo shqetësimet e atyre që janë të shqetësuar, largo të vështirat e atyre që janë në vështirësi, mundëso larjen e borxheve atyre që janë në borxhe, shëro të sëmurët e muslimanëve, me mëshirën Tënde, o më i Madhi Mëshirues.
O Zot, lartëso Islamin dhe muslimanët, ndihmo robërit e Tu besimtarë.
O Zot, bëje të paqtë dhe të sigurt këtë vend dhe të gjitha vendet muslimane.
O Zot, përmirëso gjendjen e muslimanëve, jepu siguri në vendet e tyre, bashko forcat e tyre, mundëso unifikimin e fjalës së tyre në të vërtetën, bashko zemrat e tyre dhe përmirëso marrëdhëniet në mes tyre.
O Zot, largo prej tyre ndasitë dhe fitnet, përçarjet, ato të cilat janë shfaqur dhe ato që nuk janë shfaqur.
O Zot, na jep siguri në vendet tona, përmirëso udhëheqësit dhe kujdestarët e çështjeve tona.
O Zot, jepi sukses nga suksesi Yt kujdestarit tonë, kujdestarit të dy xhamive të shenjta, mbështete atë me mbështetjen Tënde, lartëso me të fenë Tënde, jepi atij shëndet të mirë dhe mirëqenie, o Zoti i botëve.
O Zot, jepi sukses atij dhe zëvendësit të tij në atë që Ti do dhe je i kënaqur, o Ti që i dëgjon lutjet.
“O Zoti ynë! Pranoje prej nesh (këtë vepër)! Me të vërtetë, Ti je Ai që dëgjon dhe di gjithçka!” (El-Bekare 127)
“…dhe pranoje pendimin tonë, se, pa dyshim, Ti je Pranuesi i pendimit, Mëshirëploti!” (El-Bekare 128)
“I lartësuar qoftë Zoti yt, Zoti i Madhështisë e i Lavdisë, mbi çfarë i veshin ata! Paqja qoftë mbi të dërguarit, dhe të gjitha lavdet e falënderimet qofshin për Allahun, Zotin e botëve!” (Saffat 180)
Afrim Smakaj