Gëzimi i vitit të ri dhe falënderim për mirësitë e Zotit

Hutbe e ditës së xhuma nga Medineja e Ndritshme    02-01-1447H   27-06-2025 D

Shejh Dr. Ahmed Bin Ali Hudhejfe

Tema   Gëzimi i vitit të ri dhe falënderim për mirësitë e Zotit

Lavdërimet janë për Zotin. Lavdërimet janë për Zotin, Përcaktuesi i fateve dhe Rregulluesi i çështjeve, Menaxhuesi i situatave dhe Ndërruesi i kohërave, ka vendosur, depozituar për njeriun peripecitë e fatit, të shtuar në ditë, vite dhe muaj, dhe dhuroi të gjitha llojet e mirësive dhe favoreve çfarë kënaqin sytë dhe gëzojnë zemrat. 

Dëshmoj se nuk ka Zot tjetër veç Allahut, Një i Vetëm dhe pa shok, dëshmi të cilën e pranojnë zemrat, e përsërisin gjuhët dhe me të cilën ndriçohen rradhët.

Dëshmoj se i dërguari ynë Muhamedi  është rob i Zotit dhe i dërguari i Tij, i dërguari me udhëzim, mëshirë dhe dritë. Paqja dhe mëshira e Zotit qoftë mbi të, mbi familjen dhe shokët e tij, dhe mbi ata që i pasojnë në vepra të mira deri në Ditën e Shpërblimit, Gjykimit dhe Tubimit të madh, Ringjalljes.

Në vijim

Vëllezër në besim! Devotshmëria ndaj Zotit të Madhërishëm dhe të Lartësuar dhe respekti ndaj Tij në fshehtësi dhe hapur janë  shkaqet më të besueshme, forta për kënaqësinë e Tij dhe portat më të gjëra drejtë mirënjohjes së Tij.  Ajo është tregti nga e cila nuk ka dështim, humbje kurrë, përgatitje që nuk përfundon kurrë, lumturi e cila nuk pushon kurrrë dhe mirësia, lumruria e jetës së tashme para lumturisë së përjetshme, të botës Tjetër, Ahiretit. “ O besimtarë! Nëse i frikësoheni Allahut, Ai do t’ju japë aftësinë e të gjykuarit drejt, do t’ju lirojë nga gjynahet tuaja dhe do t’ju falë. Allahu zotëron mirësi të madhe.” (El-Enfal 29)

Besimtarë dhe besimtare! Vërtetë në kalimin e shpejtë të ditëve dhe të viteve ka  mësim për njerëzit e mençur dhe këshillë, paralajmërim për ata që meditojnë. Besimtari qëndron në këtë pikë me qëndrimin e atij që mediton hedh vështrimin e një përkujtuesi dhe e krahason të ardhmen e tij me të kaluarën.  Sepse ai e di se dita e sotme do të kaloj dhe do bëhet e djeshme, dhe se zhurma, britma, e sotme do të bëhet përshpëritje. Sa shumë i ngjashëm është viti ynë i tashëm me vitin tonë që kaloi, dhe dita jonë e tashme me ditën tonë të kaluar. Sikur ngjashmëria e ngjarjeve të kohës të jetë rrotullimi i një guri mullirit, dhe kohëzgjatja e qëndrimit të tij është si qëndrimi i diellit në mesditë. Kjo është ligjshmëria e Zotit të cilën ka caktuar në univers dhe tek krijesat e tij. Asnjë gjendje nuk është e qëndrueshme dhe nuk është e përhershme, por se jeta ndryshon, lëvizën me njerëzit e saj dhe kalon me atë që janë në të, deri sa të përfundojë udhëtimi i kësaj bote dhe jetës për tek takimi i Zotit të Madhërishëm dhe të Plotëfuqishëm, sikurse Allahu i Madhërishëm dhe i Lartësuar ka thënë: “  Pa dyshim, ata do të kthehen të gjithë tek Ne.” (El-Gahije 26), dhe sikurse Allahu i Madhërishëm ka thënë: “ Në të vërtetë, kthimi është te Zoti yt!” (El-‘Alak 8)

LEXO  Bindja ndaj të Gjithëmëshirshmit dhe mbështetja për njerëzit e besimit

Ndërsa i japim lamtumirën vitit tonë Hixhri dhe mbyllim ditët e tij   e përshëndesim vitin e ri që po agon me pëllëmbët e shpresës, e hapim, fillojmë atë me lajme optimizmi dhe shpresash. Si dhe i themi lamtumirë ditëve të vitit të kaluar me atë që është depozituar në të me qëllime, fjalë dhe vepra të mira. I dhamë lamtumirën vitit tonë me një stinë të madhe mirësie, në të cilën Zoti i bekoi muslimanët me kryerjen e njërit prej ritualeve më të mëdha të Islamit dhe më të rëndësishmit nga parimet e tij të mëdha. Mirëpresim sezonin e muajit të shenjtë të Zotit, Muharremit, sezon pas një sezoni tjetër, në një seri sezonesh mirësie që janë të lidhura në mes tyre. Muaji i shenjtë i Zotit, Muharremi, për të cilin, i dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, ka thënë: “ Agjërimi më i mirë pas agjërimit të muajit të Ramazanit është në muajin e Zotit, të cilin e quani me emrin Muharrem, ndërsa namazi më i mirë pas namazit të obliguar është namazi i natës.” Kuptimi i qartë i këtij hadithi tregon se agjërimi në muajin e shenjtë të Zotit, në Muharrem, është agjërimi vullnetarë më i mirë që njeriu mund të bëj pas argjërimit të Ramazanit, sikurse namazi vullnetar më i mirë që njeriu mund të bëjë nga namazi është namazi i natës.

Zoti na begatoftë të gjithëve në sezonet e mirësive, Zoti pranoftë nga të gjithë ne veprat e mira. Zotit i kërkoj falje për vete dhe për ju, tek Zoti kërkoni falje, sepse tek Ai është përfundimi ynë, tek Ai mbështetem, Ai është Sunduesi dhe Mbështetësi më i mirë.

Hutbeja e Dytë

Lavdërimet janë për Zotin. Lavdërimet janë për Zotin, Ai që e meriton lavdërime dhe lëvdata, Ai që dhuron mirësive dhe e zgjëron mbulimin e Tij, lavdërim që drejton jetën  e njeriut, i bën kopshtet e tij të pastra dhe drita e tij shkëlqen. Lutjet dhe përshëndetjet për zotërinë e të gjitha krijesave dhe vulën e të dërguarve, të dërguarin tonë Muhamedin, për familjarët dhe shokët e tij, më të mirët dhe më të pastrit.

LEXO  Përfitoni nga muaji Shaban dhe përgatituni për Ramazan

Në vijim

O besimtarë dhe besimtare! Zoti ju ka zgjedhur që të jeni delegatë në këto vende të bekuara dhe të shenjta në këto kohë të vlerësuar dhe fisnike. Zoti u dha sukses sundimtarëve në kujdesin për këto vende të shenjta, në shërbimin e tyre, të vizitorëve dhe pelegrinëve të  tyre, me një shërbim të vërtetë,  nën hijen e këndshme të sigurisë, besimit dhe qetësisë, dhe nën hijen paqësore të begatisë, lajmeve të mira dhe paqes.

O ju besimtarë dhe besimtare! O ju që këni për qëllim vizitat e këtyre vendeve! Shijoni këto bekime të mëdha dhe favore të shumta duke përmendur, falënderuar dhe lavdëruar shpesh Zotin, duke vlerësuar rëndësinë  e këtyre vendeve,  duke ndjerë begatinë, shenjtëritë dhe pasurinë e tyre, duke qenë të etur për ndjekjen e sunetit të dërguarit tonë, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, në të dhe duke u lutur për kujdestarët, sundimtarët e këtij vendi për sukses, udhëzim, ndihmë dhe shpërblimi të plotë në këtë botë dhe në botën Tjetër, Ahiret.

“Kush është ai njeri që nuk tërhiqet këtu nga drejtësia, siguria e gjerë dhe prosperiteti?

Sa dhe armiqtë folën për këtë midis njerëzve, dhe e e vërteta është ajo për të cilën dëshmuan armiqtë,

Faqet e historisë janë të mbushura plot me ta, numri i të cilëve nuk mund të numërohet.”

O Zot, të lutemi që të shpërblesh ata që u shërbejnë dy xhamive të shenjta, që kujdesen për ta dhe për vizitorët e tyre, të kryesuar nga kujdestari i dy xhamive të shenjta dhe zëvendësin e tij me shpërblimet më të mira dhe të bollshme në këtë botë dhe në botën Tjetër, Ahiret, o më i Madhi Mëshirues dhe o më i Madhi Bujar. O Zot, të lutemi që t’i mbrosh ata me mbrojtjen Tënde, t’i mbulosh me kujdesin Tënd dhe t’i ruash me kujdesin Tënd. O Zot, të lutemi  të shpërblesh udhëheqësin e këtij qyteti me shpërblimin më të mirë dhe më të plotë, dhe ta udhëzosh atë drejt asaj që është më e mira për këtë qytet, banorët e tij, vizitorët e tij dhe ata që synojnë ta vizitojnë atë. O Zot, të lutemi ta mbrosh këtë vend të bekuar, mbretërinë e Arabisë Saudite, me mbrojtjen Tënde, dhe ta mbulosh atë me kujdesin Tënd nga komplotet e komplotistëve dhe mashtrimi i mashtruesve.

LEXO  Nga mirësitë e Ramazanit nxitja për të përfituar nga Nata e Kadrit

O Zot, prano haxhin nga Haxhinjtë dhe prano veprat e tyre të mira, ktheji ata në shtëpitë dhe familjet e tyre me gjynahe të falura dhe me tregti që nuk humbet, o Zoti i botëve. O Zot, prano nga muslimanët në çdo vend veprat e tyre të mira, dhe përmbushi tek ata shpresat e mira, o më i Madhi Bujar.

O Zot, të lutemi të përmirësosh gjendjen e muslimanëve në çdo vend dhe të ndihmosh ata përballë armikut Tënd dhe armikut të tyre, o Zoti i botëve.

Shtoni sa më shumë lutjet dhe përshëndetjet  në ditë të xhuma dhe në ditë të tjera në vazhdimësi për zotërinë  e krijesave dhe më të mirën e njerëzimit. O Zot, fale, mëshiroje dhe bekoje të dërguarin tonë Muhamedin, familjen e tij dhe shokët e tij fisnikë dhe të ndershëm,dhe ata që i pasojnë në vepra të mira, për sa kohë që vitet kalojnë dhe bekimet, mirësit vazhdojnë.

O Zot, kërkojmë nga Ti prej të mirës që Ti di, kërkojmë mbrojtjen Tënde nga e keqja që Ti di, dhe kërkojmë faljen Tënde për atë që Ti di, me të vërtetë Ti je Njohësi i të fshehtës.

“Zoti ynë, na jep të mira në këtë botë, na jep të mira në botën tjetër dhe na ruaj nga dënimi i Zjarrit (të Xhehenemit)”. (El-Bekare 201)

Adhurues të Zotit! Përjetësoni mirësinë e Zotit tuaj me falënderimin ndaj Tij, ruani begatitë e Tij duke pasuar urdhrat e Tij, dhe këmbëngulni me lutjet drejtuar Atij dhe me përmendjen e Tij.

“I Lartësuar qoftë Zoti yt, Zoti i Madhështisë e i Lavdisë, mbi çfarë i atribuojnë ata! Paqja qoftë mbi të dërguarit, Të gjitha lavdet e falënderimet qofshin për Allahun, Zotin e botëve!” (Es-Saffat 180-182)

Afrim Smakaj

https://www.facebook.com/3teshenjta/videos/1481745756150052

Post Author: endrit