Gëzimi me Ramazan… siguri dhe besim

Hutbe e ditës së xhuma nga Medineja e Ndritshme    22-08-1446H   21-02-2025 D

Shejh Abdul Bari  Ibn Avad Eth-Thubejti 

Tema  Gëzimi me Ramazan… siguri dhe besim

Lavdërimet janë për Zotin. Lavdërimet janë për Zotin, i Cili ka obiguar agjërimin dhe e ka bërë atë rrugë drejtë devotshmërisë. Allahun e Madhërishëm e lavëroj dhe e falënderoj për mirësitë e Tij dhe kërkoj nga  Ai udhëzim.

Dëshmoj se nuk ka Zot tjetër  veç Allahut, Një i Vetëm i pa shok, dëshmi që u mundëson thënësve të saj  përfundim të mirë.  

Dëshmoj se zotëria dhe i dërguari ynë, Muhamedi është rob i Zotit dhe i dërguari i Tij, më i miri që është falur, ka agjëruar dhe ka qëndruar para Sunduesit tonë. Paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, mbi familjen dhe shokët e tij, dhe mbi ata që ecin në metodën e tij duke qenë të kapur pas lidhjes së fortë, Kuranit.

Në vijim

Porosis veten dhe ju që t’i frikësohemi Allahut. Allahu i Madhërishëm ka thënë:  “O besimtarë! Kijeni frikë Allahun ashtu si i takon Atij dhe vdisni vetëm duke qenë muslimanë!” (Al Imran 102)

Ky është muaji i Ramazanit,  lajmi i mirë, përgëzues i të cilit është shfaqur,  agimi, fillimi i tij po afron dhe zemrat dëshirojnë dritën e tij. Ai është kurora e të gjithë muajve dhe burimi i devotshmërisë. Kurani ka zbritur në hapësirën e këtij muaji, Islami është lartësuar nën hijen e tij dhe vlerat u shpërndanë në qiellin e tij. Ai është pistë garimi për ata që e dinë vlerën e tij, burim ndriçimi për ata që kuptojnë sekretin e tij,  sezon lirimi, nga zjarri i Xhehenemit, për ata që janë të sinqertë në punët e tyre në të, dhe kopësht besimi për ata, zemrat e të cilëve janë të pastra dhe mendjet e tyre të ndriçuara. I dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, ka thënë: “ Vërtet, në çdo prishje të agjërimit,  çdo yftarë, Zoti i Madhëruar ka njerëz që i liron nga zjarri i Xhehenemit, e kjo është në  çdo natë.” Hadithin e ka transmetuar Ibn Maxhe.  Ka thënë: “ Kush e agjëron Ramazanin me besim dhe bindje (në arritjen e shpërblimit), i falen të gjitha gjynahet e kaluara.” Hadithin e ka transmetuar Buhariu. Ka thënë: “ Kush falet gjatë netëve të Ramazanit me besim dhe bindje (në arritjen e shpërblimit), i falen të gjitha gjynahet e kaluara.” Hadithin e ka transmetuar Buhariu. Ky është Ramazani, mirësitë e tij rrjedhin dhe shpërblimet e tij  grumbullohen dhe vijnë njëri pas tjetrit. A nuk e meriton ky muaj që të përgatitemi për të me një mënyrë që i përshtatet statusit të tij, me sjellje që ngrihet në vlerën dhe nderin e tij. Ramazani ka pak ditë dhe orë të kufizuara, kalon shpejt si një flad kalimtarë dhe nuk zgjat shumë. Të përgatitemi për muajin e Ramazanit duke përgatitur shpirtin, pastruar zemrën dhe freskuar shpirtin. Shpriti përgatitet duke  reduktuar shqetësimet dhe duke pastruar mendjen. Paqja shpirtërore e bën përkujtimin më të ëmbël dhe  lavdërimin e Zotit  më të thellë. Paqja shpirtërore, agjëruesit i jep kënaqësi në lexim dhe rehati në namazin e natës. Shpriti në se pushon ndriçohet, e nëse qetsohet  ecën para, e nëse ecën para  shijon ëmbëlsin e të qenirut pranë Zotit. Zemra përgatitet duke e pastruar atë nga inati dhe zilia, duke e pastruar nga ligësitë, duke u larguar shkelja e të drejtave të njerëzve dhe sëmundjet e zemrës. Vese të cilat largojnë prej njeriut mëshirën e Allahut dhe e privojnë atë nga ëmbëlsia e adhurimit. Nuk ka kënaqësi nga agjërimi ndërsa zemra është e preokupuar me urrejtje, nuk ka dritë për faljen e namazit të natës ndërsa shpirti është i mbushur me mëri, inate.

Ramazani mirëpritet duke i pakësuar gjërat Mubah dhe duke e organizuar mirë kohën. Njeriu  nuk e humb kohën e tij në dëfrim e as nuk merret me punë të parëndësishme. Mënyra më e mirë për t’u përgatiturme të njeriu është lutja e sinqertë nga zemra e përulur. “ O Zot, më ndihmo të të përmend, të jem mirënjohës ndaj Teje  dhe që të të adhuroj në mënyrën më të përsosur.”

LEXO  Porosi dhe paralajmërim

Ramazani shpërndan gëzim dhe lumturi në zemër, e ky është efekti i çdo bindjeje dhe fryti i çdo ibadeti. I dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, ka thënë: “ Për agjëruesin ka dy gëzime; Gëzim në kohën e yftarit dhe gëzim në momentet e takimit me Zotin e tij.” Hadithin e ka transmetuar Buhariu dhe Muslimi. Gëzimi i yftarit është durim që ka mbushur ditën e pasuar nga lumturia që kënaq zemrën gjatë ditës dhe mbrëmjes. Agjëruesi gëzohet me mirësinë e përfundimit, plotësimit, me një pikë uji që  shuan etjen dhe me një kafshatë ushqim që largon urinë e tij. Ndërsa gëzimi i madh është në momentet e takimit me Zotin e tij e Ai është i kënaqur me të. Gëzimi që fshin mundin e viteve, lanë brengat dhe shqetësimet e kësaj bote dhe hapën për të dyert e Xhenetit. Derisa të sillet në portën e Rejanit me një fytyrë rrezatuese që shkëlqen nga gëzimi dhe një shpirt i mbushur plotë me qetësi.

Ramazani është muaji i Kuranit, ku leximi i tij në këtë muaj sjellën një kënaqësi që freskon zemrën me gëzim dhe lumturi, ëmbëlsi që rrjedhën mbi shpirtin e njeriut nga afërsia me ajetet Kuranore, dhe me gjokse shkëlqejnë dritë. Me fjalët e tij shpirti qetësohet nga gëzimi ndërsa me zërin e leximit të tij zemra zbutet nga dashuria. Njeriu ndjenë sikur çdo ajet prekën shpirtin sërisht, nga e para, dhe sikur  çdo shkronjë pulson nga jeta.

Në Ramazan, lutjet pësëriten, shpirtrat shijojnë bukurinë e lutjes dhe zemrat gjejnë paqe nën hijen e afërsisë Hyjnore, nga se lutja ngrihet në qetësinë e natës, për të gjetur portë të hapur dhe Zot të afërt. Pas ajeteve të agjërimit vjen thirrja Hyjnore: “Kur robërit e Mi (besimtarë) të pyesin për Mua, (thuaju se) Unë jam pranë…” (El-Bekare 186) Allahu i Madhërishëm nuk ka thënë; Thuaju atyre, por Ai e mori vetë përgjigjen duke konfirmuar  afërsinë e madhe të Tij, bukurinë e mirësisë së Tij dhe shpejtësinë e përgjigjes së Tij.  Ai nuk vendosi ndërmjetës mes Tij dhe robërve të Tij, por ka thënë direkt: “Unë jam pranë…” (El-Bekare 186) Kjo do të thotë se çdo lutje që ngrihet dhe çdo pëshpëritje që dëgjohet, Zoti përgjigjet dhe nuk refuzon, dhe të jeshë i bindur se Zoti i dëgjon lutjet tua dhe ju përgjigjet dhe nëse e shikon atë, përgjigjen, largë. Sa nga lutjet në Ramazan pranohen?! Sa zemra e kanë gjetur në sexhde çelësin e lumturisë?!

Adhurues të Zotit! Ramazani është shkollë e vullnetit dhe arenë e përsosjes. Ramazani, e stërvit agjëruesin që të kontrollojë dëshirat e tij, të frenojë pasionet e tij dhe të mbrojë gjuhën e tij nga çdo gjë që do të dëmtonte agjërimin e tij. Ai e mëson njeriun se si t’i kontrollojë dëshirat e tij dhe t’i frenojë tekat e tij, mbjell farën e durimit dhe qëndrueshmërisë në zemrën e tij. Në namazet e teravive qëndron gjatë, në bindje lufton me veten e tij dhe në adhurim lufton dobësisë së tij. Në këtë mënyrë i shtohet vendosmëria dhe i forcohet vullneti. Ky vullnet me të cilin njeriu edukohet në Ramazan shtrihet për të përfshirë të gjithë jetën e tij. Ai që shijon kënaqësinë e fitores mbi veten e tij, atij i shtohet besimi i tij, lartësohet me Islamin e  tij, nuk u dorëzohet tekave dhe nuk kënaqet me përtacinë në bindje. Nuk ka dyshim se ata që janë të suksesshëm në këtë botë dhe fitimtarë në Ahiret, botën Tjetër, janë ata me aspirata të larta dhe vullnete të forta.

Zoti të sëmurit dhe udhëtarit i ka dhënë leje të veçantë, duke ua lehtësoi atyre në mënyrë që ta kompensojnë atë pas Ramazanit, e pastaj Allahu i Madhërishëm ka thënë: “ Allahu dëshiron që t’jua lehtësojë dhe jo që t’jua vështirësojë.” (El-Bekare 185) Në mënyrë që njerëzit ta dinë se legjilacioni Islam është mëshirë dhe se lehtësimi është qëllimi, objektivi. Agjërimi nuk është obliguar për të lodhur trupat, por për të rafinuar shpirtërat dhe për të shtuar devotshmërinë. Ai, agjërimi është adhurim që pastron ku qëllimi është përmirësimi i zemrës dhe jo rëndimi i trupit. Allahu i Madhërishëm ka thënë: “ O besimtarë! Ju është urdhëruar agjërimi, ashtu si u ishte urdhëruar atyre para jush, me qëllim që të ruheni (nga gjynahet).” (El-Bekare 183)

LEXO  Përfitoni nga muaji Shaban dhe përgatituni për Ramazan

Ramazani, me ritualet dhe adhurimet  e tij, është një stacion për lartësimin e njeriut dhe përparimin e jetës. Agjërimi e ndërton njeriun, i cili është boshti i mirësisë së botës dhe shtylla e begatisë së tij, edukon sjelljen e tij, lartëson qëllimet e tij, me agjërim rafinon qenien e tij dhe përsosën personalitetin e tij. Me lexim Kurani mbush shpirtin e tij me ndershmëri dhe integritet. E nëse njeriu ngrihet në vetvete do të ngrihet dhe jeta përrreth tij. Adhurimi nuk është një ritual i ngurtë, por një forcë e gjallë që ushqen ngritësin e qytetërimit, njeriun. Kjo për të ndërtuar lavdinë mbi baza të forta nga feja, morali dhe shkenca, dija. Allahu i Madhërishëm ka thënë: “ Me të vërtetë, Allahu nuk e ndryshon gjendjen e një populli, derisa ata të ndryshojnë ç’kanë në vetvete.” (Er-Ra’d 11)

Zoti të Madhërishëm i kërkoj falje për vete, për ju dhe për të gjithë muslimanët nga çdo gjynah. Të gjithë bëjmë gabime dhe të gjithë kemi nevojë për mëshirën e Zotit. Tek Zoti kërkoni falje me zemra të sinqerta dhe me pendesë të plotë, me të vërtetë Zoti  është Falës i Madh për ata që kthehen tek Ai, Mëshirëplotë për ata që ndjejnë keqardhje.

Hutbeja e dytë

Lavdërimet janë për Zotin, Ai  i Cili i ka dhënë sukses atij që dëshiron në dhurim dhe bujari. Dëshmoj se nuk ka Zot tjetër përveç Allahut, Një i Vetëm dhe  pa shok, dëshmi që i sjellën  thënësit të saj fitore dhe drejtësi.

Dëshmoj se zotëria dhe i dërguari ynë Muhamedi është rob i Zotit dhe i dërguari i Tij, meritoi nderime të mëdha dhe çelësat e vlerave. Paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, mbi famijen dhe shokët e tij, njerëzit e besnikërisë dhe fisnikërisë.

Në vijim

Porosis veten dhe ju që ti frikësohemi Allahut.

Ramazani e bashkon umetin nën flamurin e adhurimit, bashkon dhe mbledh pjesët e tij, zgjidh mosmarrëveshjet midis pjestarëve të tij. Në këtë muaj shfatet uniteti i zemrave para unitetit të radhëve. Umeti Islam agjëron i gjithi bashkarisht, bëjnë yftarë sëbashku. Ata qëndrojnë në rreshta gjatë natës, kthehen me zemrat dhe trupat e tyre në një drejtim, kible të vetme. Umeti është si një trup i vetëm, nëse një pjesë e tij ankohet, pjesët e tjera të trupit përgjigjet, ankohen me qëndrim zgjuar dhe ethe.

Ramazani na kujton vëllezërit tanë, trupat e të cilëve janë të lodhur nga uria dhe shpirtrat e të cilëve janë të rraskapitur nga etja,  presin një kafshatë për të qetësuar stomakun që rënkon dhe një gllënkë uji për të shuar flakët e etjes. Dhimbja e urisë ringjallën ndjenjën për të tjerët, tharja e fytit nga etja shpërthen bujarinë, zgjon emocionet dhe nxit përpjekjen për të përmbushur nevojat e nevojtarëve. Përmirësojmë gjendjen, fshimë lotët dhe shuajmë etje. I dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, ka qenë njeriu më bujarë, dhe ka qenë më bujarë se asnjë herë në Ramazan, si një erë e shpejtë, dhurimi i tij ishte i pa kufi, bujaria e tij e pafundme vërshonte  ashtu si retë vërshojnë me shiun e bollshëm.  Ai nuk e kthen bosh asnjë njeri që kërkonte tek ai, as nuk e ndalte dhurimin, mirësinë.  

Dhurimi në Ramazan shpenzimi i pasurisë, sjellje e buzëqeshjes tek një i varfër, një vakt për një agjërues, një shportë ushqimore për një nevojtar, të ndihmuarit e një të burgosuri, lëmoshë e vazhdueshme, bamirësi për një baba të vdekur ose një nënë të dashur, janë format të gjëra të shpenzimeve, në rrugë të Zotit, dhe dyert e tyre janë të hapura. Shpenzuesi i sinqertë është i sigurt se çdo vepër e mirë në Ramazan shumëfishohet, bekohet dhe lartësohet. Allahu i Madhërishëm ka thënë: “ Ata që shpenzojnë pasurinë e vet në rrugë të Allahut, i shëmbëllejnë atij që mbjell një kokërr nga e cila dalin shtatë kallinj, ku secili kalli ka nga njëqind kokrra. Allahu ia shton (shpërblimin) edhe më tepër kujt të dëshirojë; Allahu është Mirëbërës i madh dhe i Gjithëdijshëm.” ( El-Bekare 261)

LEXO  Gëzimi i Bajramit dhe këshilla për vazhdimësi në bindje

Shtoni sa më shumë lutjet dhe përshëndetjet të dërguarin e udhëzimit,  më të mirën e atyre që shkelën në tokë, lutuni dhe përshëndeteni atë që e ka pastruar Zoti i tij, e nderoi dhe e përzgjodhi. Asnjë tubim nuk është i këndshëm veçse me përkujtimin e tij dhe asnjë shpirt nuk është i lumtur veçse me dashurinë e tij. Kush lutet dhe e përshëndetën atë një herë, Allahu lutet për të dhjetë herë.

O Zot, fale dhe mëshiroje Muhamedin, familjen dhe shokët e tij.

O Zot, të lutemi të jesh i kënaqur me katër Halifet e drejtë, Ebu Bekrin, Omerin, Othmanin dhe Aliun, me familjarët dhe shokët e tij të nderuar, dhe me ne së bashku me ta me Faljen dhe Bujarinë Tënde, o më i Madhi Mëshirues.

O Zot, na e mundëso të arrijmë muajin e Ramazanit, na ndihmo për në namaz  dhe agjërim në të, në përmendjen,  mirënjohjen ndaj Teje  dhe që të të adhurojmë në mënyrën më të përsosur.

O Zot, lartëso Islamin dhe muslimanët, poshtëro mohimin dhe mohuesit. O Zot, shkatërro armiqtë e Tu dhe armiqtë e fesë.

O Zot, bëje këtë vend të begatë, të siguri, dhe të gjitha vendeve  muslimane.

O Zot, të lutemi të na japësh Xhenetin, dhe atë që na afron me të prej fjalëve dhe veprave.           O Zot, të lutemi të na mbrosh prej zjarrit, dhe çfarë na afron me të  prej fjalëve dhe veprave.

O Zot, të lutemi  të na japësh gjithë të mirat, të tashmet dhe të vonshmet, nga ato që i dimë dhe ato që nuk i dimë.

O Zot, të lutemi na mbro nga gjithë të këqijat, të tashmet dhe të më vonshmet, nga ato që i dimë dhe që nuk i dimë.

O Zot, shëro të sëmurët tanë, mëshiroji të vdekurit tanë, merr nën kujdesin Tënd çështjet tona dhe shëro të sprovuarit tanë, o Zot i botëve.

O Allah, ji me ne dhe jo kundra nesh, na ndihmo dhe mos ji kundra nesh, planifiko për ne dhe jo kundra nesh, na  udhëzo dhe na e bëj të lehtë udhëzimin dhe na ndihmo kundra  atyre që na bënë padrejtësi. 

O Zot, na bëj ne përkujtues dhe falënderues ndaj Teje, të nënshtruar dhe të penduar tek Ti.

O Zot, të lutemi për kënaqësinë dhe Xhenetin Tënd, dhe kërkojmë mbrojtjen Tënde nga zemërimi Yt dhe nga zjarrini Xhehenemit.

O Zot, vëllezërit tanë në Palestinën i ka goditur fatkeqësia dhe e keqja, për të cilat Ti je i ditur dhe mund t’i largosh. O Zot, largo nga ata fatkeqësitë  që i kanë goditur, o Zoti i botëve.  O Zot, ata janë të uritur mundësoju ushqim, këmbëzbathur prandaj mundësoju të veshje,  të zbuluar mundësoju atyre mbulim dhe të shtypur prandaj jepu fitore. O Zot, jepu fitore përballë armikut Tënd dhe armikut të tyre, sionistëve agresorë, o i Fortë, o i Plotfuqishëm, o Zoti i botëve.

O Zot, jepi sukses udhëheqësit tonë, kujdestarit të dy xhamive të shenjta në atë do dhe je i kënaqur. O Zot, jepi sukses atij në udhëzimin Tënd dhe bëj veprat e tij të meritojnë kënaqësinë Tënde, o Zoti i botëve. Jepi sukses zëvendësit të tij në çdo të mirë, o më i Madhi Mëshirues.

O Zot, jepu sukses të gjithë kujdestarëve të çështjeve të muslimanëve që të punojnë me librin Tënd, Kuranin, dhe me synetin e të dërguari Tënd, Muhamedit, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të.

“O Zoti ynë! Ne e kemi futur veten në gjynah, prandaj, nëse Ti nuk na fal dhe nuk na mëshiron, ne vërtet që do të jemi nga të humburit.” ( El-A’raf  23)

“O Zoti ynë, falna neve dhe vëllezërit tanë, të cilët kanë besuar para nesh dhe mos lejo që në zemrat tona të ketë asnjë të keqe ndaj besimtarëve! O Zoti ynë, Ti je vërtet i Butë dhe Mëshirëplotë!” (El-Hashr 10)

“Zoti ynë, na jep të mira në këtë botë, na jep të mira në botën tjetër dhe na ruaj nga dënimi i Zjarrit (të Xhehenemit)”. (El-Bekare 201)

“Në të vërtetë, Allahu urdhëron drejtësinë, mirësinë dhe ndihmën për të afërmit, si dhe ndalon imoralitetin, veprat e shëmtuara dhe dhunën. Ai ju këshillon, në mënyrë që ju t’ia vini veshin.” (En –Nahl 90)

Përmendeni Allahun e Ai ju kujton ju, Falënderojeni Atë për të mirat dhe begatitë e Tij që t’ua shumojë ato.

” …vërtet, përmendja e Allahut është më e madhe! Allahu di gjithçka që ju bëni.” (El-Ankebut 45)

Afrim Smakaj

https://www.facebook.com/3teshenjta/videos/645325737877974

Post Author: endrit