Hutbe e Kurban Bajramit nga Medineja e Ndritshme 10-12-1445 H 16-06-2024 D
Shejh Halid El Muhana
Tema Bajrami është gëzim dhe adhurim
Lavdërimet janë për Zotin i Cili përsosi për ne fenë tonë, plotësoi dhuntinë e Tij ndaj nesh dhe zgjodhi për ne Islamin fe. “Çdo lavd e falënderim i përket Allahut, i Cili nuk ka bir, nuk ka ortak në pushtet dhe nuk është i pafuqishëm, që të ketë nevojë për ndihmës”. Zoti është më i Madhi!
Zoti është më i Madhi, S’ka Zot tjetër përveç Allahut, Zoti është më i Madhi, Zoti është më i Madhi, Lavdërime janë vetëm për Zotin.
Dëshmoj se zotëria dhe i dërguari ynë, Muhamedi, është rob i Zotit dhe i dërguari i Tij, Allahu e dërgoi atë për të gjithë njerëzit mbarë, përcolli mesazhin e qartë dhe përmes tij u Madhëruar Allahu në mbarë botën. Paqja, mëshira dhe bekimi i Zotit qoftë mbi të, mbi familjarët e tij të pastër, mbi shokët e tij, të parët e të mirëve dhe mbi ata që i pasojnë në mirësi deri në ditën e Fundit.
Në vijim
O ju muslimanë! Frikësojuni Allahut të Madhërishëm, frika dhe devotshmëria ndaj Tij është fillimi i çdo gjë gjëje dhe qëllimi i çdo urdhri dhe ndalimi. Ajo është porosia e çdo të dërguari që Zoti ka sjellë në tokë dhe themeli i çdo legjislacioni që Zoti ka zbritur për njerëzit. Frika ndaj Allahut të Madhërishëm është që ti bindesh dhe të mos e kundërshtosh Atë, të përmendet Ai dhe të mos harrohet, të falënderohet Zoti dhe të mos mohohet.
Zoti është më i Madhi, Zoti është më i Madhi, S’ka Zot tjetër përveç Allahut, Zoti është më i Madhi, Zoti është më i Madhi, Lavdërime janë vetëm për Zotin.
Adhurues të Zotit! Kjo është festa jonë, festa e muslimanëve, kjo ditë është dita më e mirë e të gjithë vitit. Kjo është festa më e madhe nga dy festat, Bajramet, dhe më i shpërblyeri prej tyre. Kjo është dita e Haxhit të madh. Kjo është dita e ritualeve madhështore. Kjo është dita e shpalljes së monoteizmit të pastër dhe dëshmisë së besimit. Kjo është dita e sinqeritetit të njerëzve. “Thuaj: “Në të vërtetë, namazi im, kurbani im, jeta ime dhe vdekja ime, i përkasin vetëm Allahut, Zotit të botëve. Ai nuk ka asnjë ortak. Kështu jam urdhëruar dhe unë jam i pari që i nënshtrohem Atij.”(El-En’am 162-163)
Kjo është e ditë e bekuar, Allahu ka bërë ditën e Arefatit para saj përgatitje dhe ofertë para saj. Ditë në të cilën Haxhinjtë qëndrojnë duke ju lutur Zotit të tyre të nënshtruar ndaj Tij, muslimanë, duke ju lutur me sinqeritet dhe në fenë e Tij, duke e Njësuar dhe Madhëruar Atë, të përulur dhe nënshtruar ndaj Tij. Allahu i Madhërishëm zbret dhe afrohet pranë tyre, mburret me ta tek Melaiket e tij, i nderon ata me mëshirë dhe falje të madhe, dhe shpëton shumë nga robërit e Tij nga zjarri i Xhehenemit.
Dita e Kurbanit është ditë e madhe, në të bashkohen rituale të dashura tek Allahu çfarë nuk bashkohen në ditë të tjera përveç saj. Në këtë ditë kthehen Haxhinjtë për në shtëpinë e lashtë, në Qabe. Në këtë ditë Haxhinjtë gjuajnë guralecët. Në këtë ditë therren Kurbanet, dhurata dhe sakrifica afrim për tek i Fuqishmi, Falësi i Madh. Në këtë ditë bëhet rruajtja e kokave dhe shkurtimi i flokëve, Njësimi, Lavdërimi dhe Madhërimi i Allahut, Tekbiret.
Zoti është më i Madhi, Zoti është më i Madhi, S’ka Zot tjetër përveç Allahut, Zoti është më i Madhi, Zoti është më i Madhi, Lavdërime janë vetëm për Zotin.
Populli musliman! Si në këtë ditë të bekuar në vitin e dhjetë nga hixhreti i njeriut më të mirë, udhëheqësi i dy shpalljeve, Kuranit dhe sunetit të tij, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, ishte në ballë të grupit të muslimanëve në Mina, i udhëhoqi ata për në Haxhin e Lamtumirës. Rituali i parë ishte gjuajtja e guralecëve në Akabe, në drekë me shtatë gurë. Ai Madhëronte Allahun në çdo guralec që gjuante. Pastaj ka lëvizur për në vendin e therjes së kurbaneve. Ai kishte sjellë me vete për dhuratë, sakrificë njëqind deve në veçanti, madhërim për ritualet e Allahut të Madhërishëm dhe duke zbatuar fjalën e Allahut të Lartësuar: “ Po, kështu është! Ndërsa kush madhëron shenjat e fesë së Allahut, tregon përkushtimin e zemrës së tij.” (El-Haxhxh 32) Ai e bëri këtë ritual me dorën e tij të ndershme, të pastër dhe të bekuar, duke therur gjashtëdhjetë e tre deve, pastaj ja ka lënë Aliut, Zoti qoftë i kënaqur me të, dhe ka therur ato çfarë kanë mbetur dhe e bashkoi, e bëri atë ortak, në dhurimin e tij. Nga secila deve porositi një racion të vogël, të cilin e vunë në tenxhere dhe hëngrën nga mishi i tyre dhe pinë nga lëngu i tyre. Më pas rroi kokën e tij të ndershme. Pastaj ka hypur në kafshë për të shkuar në Shtëpinë e lashtë, Qabe, dhe ka bërë tavafin në të. E në këtë ditë të bekuar, i dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, në Mina, ka mbajtur, ligjëruar, hutben e tij madhështore. Në të ai i dha lamtumirën popullin e tij dhe i përkujtoi, këshilloi dhe paralajmëroi, përcolli mesazhin dhe dëshmoi për këtë, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të. Abdullah Ibn Omeri, Zoti qoftë i kënaqur me ata të dy, ka thënë: “ I dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, në ditën e Kurbanit, ka qëndruar në mes guralecëve gjatë Haxhit në të cilin ai ka kryer dhe ka thënë: “ Kjo është dita e Haxhit të Madh.” Pastaj thotë: “O Zot, dëshmo për këtë.” Ka përshëndetur njerëzit dhe u ka thënë: “ Ky është Haxhi i Lamtumirës.” E ajo që ka ardhur në këtë ligjërim të bekuar ka qenë theksimi i shenjtërisë së gjakut, nderit dhe pasurisë, dhe paralajmërimi kundër mosmarrëveshjeve, ndarjeve dhe armiqësive mes njëri-tjetrit. Ai ka thënë: “ “Me të vërtetë, gjaku, pasuria dhe nderi juaj janë të shenjta, të ndaluara ndërmjet jush, sikurse shenjtëria e kësaj dite, në këtë muaj, në këtë vend. Do të takoni Zotin tuaj që do ju pyes për veprat tuaja. Mos u ktheni në kufër pas meje (pas vdekjes sime) duke vrarë njëri-tjetrin. Ata që janë të pranishëm, le t’ua përcjellin këtë mesazh atyre që nuk janë, sepse ndoshta ata që nuk janë të pranishëm, e kuptojnë më mirë sesa të pranishmit, që e dëgjuan.” I dërguari, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, ka mbajtur ligjërim të tretë në mes ditëve të Teshrikut. Para kësaj ka mbajtur hutbe në ditën e Arefatit. Në këto ligjërime madhështore ai ka udhëzuar njerëzit për në më të mirën që ua mësoi, dhe i paralajmëroi ata për të keqen e asaj që dinte për ta. I këshilloi që t’i përmbahen Librit të Zotit, Kuranit, të kujdesen për obligimet e fesë, ti trajtojnë mirë gratë e tyre dhe ti frikësohen Zotit në to, urdhëroi që ti përmbahen bashkësisë, të respektojnë xhematin, dëgjimin e atyre të cilëve Zoti ua ka besuar çështjen, udhëheqjen, dhe tu binden. Nga Ebi Emame Sad Ibn Axhlan El Bahilij, Zoti qoftë i kënaqur me të, tregohet se ka thënë: “ Kam dëgjuar të dërguarin e Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, në Haxhin e Lamtumirës duke thënë: Frikësohuni Allahut, Zotit tuaj, falini pesë namazet tuaja, që i keni obligim, agjëroni muajin tuaj, Ramazanin, jepeni zekatin e pasurisë tuaj, binduni kujdestarëve të çështjeve tuaja, sundimtarëve tuaj, që të hynë në Xhenetet e Zotit tuaj.”
Adhurues të Zotit! Për ata që nuk janë në Haxh, rituali më i madh i kësaj dite të bekuar është therja e Kurbanit, sakrificës, duke ndjekur shembullin e zotërisë së të dërguarve, për mes të cilit Zoti ringjalli synetin, traditën e mikut të Allahut, Ibrahimit, zotëria i të parëve dhe babai i të dërguarve, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të dhe mbi të dërguarin tonë dhe mbi të gjithë të dërguarit. Kjo me qëllim që njerëzit të përkujtojnë emrin e Zotit të tyre për atë që i ka furnizuar nga bagëtitë, që ta veçojnë Atë me adhurim në vazhdimësi, në çdo kohë, dhe t’i drejtohen Atij me bindje dhe nënshtrim. Sikurse Allahu i Madhërishëm ka thënë: “ Për çdo popull, Ne kemi caktuar një ritual, që ata të përmendin emrin e Allahut gjatë flijimit të kafshëve, që Ai ua ka dhuruar për ushqim. Zoti juaj është një Zot i Vetëm, prandaj vetëm Atij përuljuni. Dhe jepu lajme të mira atyre që janë të përulur.” (El-Haxhxh 34)
Le të jetë ky ritual madhështor deklaratë e qartë se adhurimi është e drejta ekskluzive e Zotit për robërit e Tij, në mënyrë që të mos bëhet therje, sakrificë, përveç se për Atë, të mos përmendet asgjë në rituale përveç emrit të Tij, askush të mos kërkojë mbrojtje përveçse nëpërmjet Tij, të mos kërkohet ndihmë nga dikush tjetër pos Tij dhe të mos thirret askush tjetër pos Tij, sado e lartë të jetë pozita dhe lavdia e tij. Muslimani e kryen këtë ibadet duke besuar në të, duke shpresuar në shpërblimin e tij të madh, duke kuptuar se kur e bën atë dhe më pas duke falënderuar Krijuesin e tij që e ka nënshtruar. I bindur dhe i sigurt se Zoti i Lartësuar është i Pasur, i Lavdëruar, asnjë gjë dhe as një pjesët e tij nuk mund të arrijë tek Ai, por se tek Ai mbërrin sinqeriteti i njeriut dhe ajo me të cilën kërkohet kënaqësia e Allahut, duke e madhëruar Zotin e tij për atë që e ka udhëzuar në mësimet e fesë së tij dhe ritualet e Haxhit të tij, sikurse Allahu i Lartësuar ka thënë: “ Devetë dhe gjedhët i kemi bërë për ju si një nga ritet e Allahut për flijim dhe ju keni dobi nga ato. Prandaj, përmendeni emrin e Allahut mbi ato, ndërsa i radhisni në këmbë (për t’i therur). Kur ato të bien në tokë, hani prej (mishit të) tyre dhe ushqeni edhe atë që lyp, edhe atë që nuk lyp. Kështu pra, Ne i kemi vënë ato në shërbimin tuaj, që ju të jeni mirënjohës. Tek Allahu nuk arrin as mishi, as gjaku i tyre, por arrin përkushtimi juaj. Kështu, Ai i ka vënë ato në shërbimin tuaj që ju ta madhëroni Allahun sepse ju ka udhëzuar. Dhe, jepu lajmin e mirë, punëdrejtëve!” (El-Haxhxh 36-37)
Zoti është më i Madhi, Zoti është më i Madhi, S’ka Zot tjetër përveç Allahut, Zoti është më i Madhi, Zoti është më i Madhi, Lavdërime janë vetëm për Zotin.
Hutbeja e dytë
Lavdërimet janë për Zotin sa herë që ka shpikur dhe ka krijuar, Atë e falënderojmë për mirat e Tij të pafundme. Lutjet dhe përshëndetjet për robin dhe të dërguarin e Tij, Muhamedin, udhëzuesin më të mirë.
Në vijim
O ju muslimanë! Ka qenë nga syneti, praktika e udhëheqësit të devotshmëve, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, që pas namazit dhe hutbes, ligjërimit të Bajramit therja e sakrificës, Kurbanit të tij me duart e tij të ndershme, duke përmendur dhe madhëruar Allahun në fillim, duke mos vepruar para kësaj diçka tjetër. Nga Bera’e Ibn Azibi, Zoti qoftë i kënaqur me ata të dy, ku tregon se i dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, ka thënë: “ Vërtetë gjëja e parë me të cilën fillojmë me të në ditën tonë të festës, Kurban Bajramit, është që të falim namazin dhe pastaj të kthehemi dhe të therim Kurbanin. Kush e vepron këtë ka praktikuar synetin, traditën tonë, e kush therën para namazit të Kurbanit ai është vetëm mish që e ka therur për familjen e tij dhe nuk ka diçka prej ritualit të Kurbanit për të.” Ai ka therur Kurban dy desh, njërin për vete dhe për familjarët e tij, ndërsa tjetrin për ata që nuk kanë therur Kurban nga umeti i tij. Syneti i tij, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, dhe udhëzimi i shokëve të tij pas tij ka treguar për vlerën e therjes së Kurbanit çdo vit për këdo që mund ta bëjë këtë, e Allahu nuk e ngarkon dikë përtej mundësive të tij. Preferohet që të zgjidhet kafsha e trashë dhe e bukur, e më e mira prej tyre për sakrificë, Kurban, është deveja, pastaj lopa pastaj dhentë, ashtu siç suneti i pastër tregon domosdoshmërinë e zgjedhjes së të shëndoshën dhe pa të meta për shpërblim, bazuar në thënien e tij, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të; “Vërtetë Allahu është i Mirë dhe nuk pranon vetëm se të mirën.” Si dhe fjala e tij, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, që thotë: “ Katër nuk lejohen tek sakrifica, Kurbani: E verbra, verbëria e të cilës është e dallueshme, e sëmura që është e dallueshme sëmundja e saj, e çala që dallohet mangësia e saj, që çalon, dhe e dobëta, e ligshta e cila nuk mund të pastrohet, nga ligështia e saj.” Me këtë të fundit nënkuptohet e dobëta. Cila do qoftë e meta e saj më e rëndë se këto të katërta, ajo e pengon atë të shpërblehet dhe lidhet me të, sikur e verbra, ajo që i ka të prera njërën nga dy këmbët. Sikurse është e pa pëlqyeshme dhe nëse ka një të metë të vogël, siç mund të jetë prerja e një pjese të veshit, ose diçka të thyer nga brirët. Ndërsa të metat e vogla falen, sikurse tregon kuptimi i hadithit të Bera’es, Zoti qoftë i kënaqur me të.
Një Kurban i vetëm është i mjaftueshëm për një njeri dhe pjesëtarët e familjes së tij, lejohet që të marrin pjesë shtatë persona në deve dhe lopë. Sikurse mosha e Kurbanin merren në konsideratë. Tek deveja nuk lejohet për kurban vetëm se ajo që i ka plotësuar pesë vite, tek lopa, lejohet ajo që i ka plotësuar dy vite, tek dhitë lejohen ato që e kanë plotësuar vitin, ndërsa tek delet lejohen ato që i kanë plotësuar gjashtë muaj. Është synet se ai që bën Kurban të hajë nga mishi i kurbanit të tij ai së bashku me familjarët e tij dhe të ushqejë me të të varfrin bazuar në fjalën e Allahut të Lartësuar ku thotë: “ Hani nga ato (mishin) dhe ushqeni nevojtarin e varfër!” (El-Haxhxh 28) Nëse e ndanë atë në tre pjesë, hanë prej saj, jep sadaka dhe dhuron prej saj është më mirë. Koha e therjes së Kurbanit fillon pas faljes së namazit të Kurbanit deri në perëndim të diellit të ditës së fundit të ditëve të Teshrikut, që është dita e trembëdhjetë e Dhul Hixhes. Koha e therjes është ditën dhe natën, por therja e tij ditën është më e preferuar. Përshpejtimi i therjes së Kurbanit pas mbarimit të ligjërimit të imamit është më mirë udhëzuar dhe duke marrë shembull nga i dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, dhe të nxituarit për në vepra të mira.
Zoti është më i Madhi, Zoti është më i Madhi, S’ka Zot tjetër përveç Allahut, Zoti është më i Madhi, Zoti është më i Madhi, Lavdërime janë vetëm për Zotin. Zoti është më i Madhi, lavdërime për Zotin sa më shumë, Madhërimi i takon Allahut mëngjes dhe darkë.
Adhurues të Zotit! Gjëja, fjala më e mirë e folur nga njerëzit besimtarë në këtë ditë të bekuar dhe në tre ditët e Teshrikut pas saj është shqiptimi me zë të lartë, i tekbirit, Madhërimit, tehlili, Njësimi i Zotit, dhe tahmid, Lavdërimi i Zotit, lavdërim dhe nderim për Zotin e tyre, dhe falënderim për Të për atë që i ka furnizuar. Tekbir Mutlak, të pakufizura në xhami, shtëpi, tregje dhe në rrugë, dhe Tekbirin Mukajed, i kufizuar pas namazeve, nisur nga urdhri i Allahut të Lartësuar ku thotë: “ Që të dëshmojnë dobitë e tyre dhe të përmendin Emrin e Allahut në ditët e caktuara mbi kafshët (për kurban), të cilat ua ka dhuruar Ai.” (El-Haxhxh 28) Ky ajet i referohet përmendjes së Zotit gjatë dhjetë ditëve të Dhul Hixhes, dhe në të është përfshirë edhe dita e Bajramit. Për sa i përket ditëve të Teshrikut, është urdhri i Tij, Allahut të Madhëruar dhe Lartësuar në fjalën e Tij: “Dhe madhëroni Allahun në (tre) ditët e caktuara (të Teshrikut). Por, edhe ata që nguten dhe rrinë vetëm dy ditë (në Mina), nuk bëjnë gjynah; nuk bën gjynah as ai që rri më shumë, nëse i frikësohet vërtet Allahut. Ta keni frikë Allahun e ta dini mirë se vetëm tek Ai do të tuboheni!” (El-Bekare 203) Si dhe nga fjala e tij, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, ku thotë: “ Ditët e Teshrikut janë ditë të ngrënit të pirit dhe të përmendjes së Zotit.”
Adhurues të Zotit! Ditët e Teshrikut janë të gjitha ditë të festës së Kurban Bajramit. Ashtu siç janë ditë të përkujtimit të Zotit, ato janë gjithashtu ditë paqeje, gëzimi dhe kënaqësie pa e zemëruar Zotin. Për këtë arsye i dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, nuk ka lejuar agjërimin në to, përveç se për Haxhiun që ka për të plotësuar ndonjë mangësi ose të ngjashëm me të që nuk ka mundësi për të bërë kurban dhuratë, e ai agjëron dhjetë ditë kompensim për dhuratën e tij, e ai mund të agjëroj në ditët e Teshrikut nëse ai nuk ka agjëruar tre ditë para ditës së Kurbanit.
Popull musliman! Tekbiri, madhërimi i Allahut është përkujtim madhështorë të cilin e do Allahu, është i kënaqur me të dhe hapën për të portat e qiellit. Nga Ibn Omeri, Zoti qoftë i kënaqur me ata të dy, tregohet se ka thënë: “ Kur ishim duke u falur me të dërguarin e Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, një burrë nga mesi i popullit ka thënë: “Zoti është më i Madhi, lavdërime për Zotin sa më shumë, Madhërimi i takon Allahut mëngjes dhe darkë.” I dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, ka thënë: “ Kush është ai që i ka thënë këto fjalë kështu dhe kështu?” Burri nga mesi i njerëzve ka thënë: “ Unë, o i dërguari i Allahut.” I dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, ka thënë: “ U mahnita me to! Atyre fjalëve ju hapën portat e qiellit.” Ibn Omeri, Zoti qoftë i kënaqur me ata të dy, ka thënë: “ Nuk i kam lënë ato fjalë, pa thënë, që kur e kam dëgjuar të dërguarin e Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, duke e thënë këtë fjalë.”
O ju muslimanë! Tekbiri, Madhërimi i Zotit tregon vogëlsinë e çdo gjëje para Madhështisë së Zotit të Lartësuar, e ajo është shprehja më elokuente mes arabëve në kuptimin e saj të madhërimit dhe nderimit. Sa herë që robi thotë; Allahu Ekber, “Zoti është më i Madhi”, zemra e tij u plotësua me faktin se Zoti është më i Madhi në zemrën e tij se çdo gjë. Nuk ka asnjë krijesë që zemra i është nënshtruar robit të jetë e barabartë me nënshtrimin ndaj Zotit dhe as që të jetë e ngjashme me të.
Zoti është më i Madhi, Zoti është më i Madhi, S’ka Zot tjetër përveç Allahut, Zoti është më i Madhi, Zoti është më i Madhi, Lavdërime janë vetëm për Zotin.
O ju muslimanë! Zotohuni për dërgime të salavateve për të dërguarin tuaj, sepse atij që Allahu ja do të mirën ja lehtëson gjuhën e tij që të shtojë salavatet dhe përshëndetjet për të dërguarin e Tij. Ai do të arrijë shpërblimin e madh dhe do fitojë premtimin fisnik. O Zot, fale dhe mëshiroje zotërinë, udhëheqësin dhe modelin tonë, Muhamedin, të birin e Abdullahit, aq sa e përkujtojnë atë përkujtuesit, dhe neglizhojnë nga përmendja e tij të shkujdesurit. O Zot, të lutemi të jesh i kënaqur me katër halifet e tij, njerëz pasues të synetit të tij, Ebu Bekrin, Omerin, Othmanin dhe Aliun, me të gjithë shokët e tij, me tabiinët dhe ata që i pasojnë ata në mirësi deri në Ditën e Kijametit. O Zot, të lutemi të jesh i kënaqur dhe me ne së bashku me ata, me Mirësinë dhe Mëshirën Tënde, o më i Madhi Mëshirues.
O Zot, prano prej Haxhinjëve ritualet e tyre dhe prano pendesën e tyre, o Zot, fali ata dhe pastroi ata nga të gjynahet e tyre, me të vërtetë Ti je që e pranon pendesën, Falës i madh, Mëshirëplotë.
O Zot, na fal neve me ata, vërtetë Ti je i Plotfuqishëm, i Gjithëdijshëm dhe Bujar i madh. O Zot, ruaj Haxhinjtë dhe mbroji ata, ndihmoi ata në plotësimin e Haxhit të tyre dhe lehtësojua atyre.
O Zot, jepu ndihmën dhe suksesin Tënd të gjithë atyre që u kujdesën për mbrojtjen dhe sigurinë e tyre. O Zot, shpërble udhëheqësin tonë dhe kujdestarin e çështjeve tona, kujdestarin e dy xhamive të shenjta dhe zëvendësin e fronit të tij me shpërblimet më të mira, për kujdesin që ka treguar për Haxhinjtë dhe vizitorët e vendeve të shenjta. O Zot, të lutmi që të jesh në mbështetje dhe përkrahje të tyre në të vërtetën, mbrojtës dhe ndihmues i tyre.
O Zot, bashko fjalën e muslimanëve në çdo vend në monoteizmin Tënd, besimin Vetëm tek Ti, bashko zemrat e tyre në fenë Tënde. O Zot, ndihmoji ata përballë armikut Tënd dhe armikut të tyre, o i Fortë, o i Plotëfuqishëm.
Zoti është më i Madhi, Zoti është më i Madhi, S’ka Zot tjetër përveç Allahut, Zoti është më i Madhi, Zoti është më i Madhi, Lavdërime janë vetëm për Zotin. Zoti është më i Madhi, lavdërime për Zotin sa më shumë, Madhërimi i takon Allahut mëngjes dhe darkë.
Afrim Smakaj