Shenjat e Kijametit – Medina 06.11.2020

Hutbe e ditës së xhuma nga Medineja e Ndritshme    

20-03- 1442 H    06-11-2020 D

Shejh Salah Muhamed El Budejri    Tema Shenjat e Kijametit

Lavdërimet për Zotin, Krijuesin dhe Kontrolluesin e çdo gjësë, Ai bën çfarë dëshiron dhe vendosën, gjykon çfarë Ai do. Atë e lavdërojmë, Ai meriton lavdërime dhe madhërime.

Dëshmoj  se nuk ka Zot tjetër veç Allahut, Një i Vetëm i pa Shok, tek Ai është dituria për ditën e fundit dhe tek Ai është kthimi ynë në  atë ditë.

Dëshmoj se i dërguari dhe zotëria ynë Muhamedi është rob dhe i dërguari i Zotit, njeriu më i ndershëm që ka ecur posht këti qielli dhe njeriu më i pastër në tokë. Kush i është bindur atij do të hyjë në xhenet, e kush e ka kundërshtuar atë është i refuzuar dhe i larguar. Paqja dhe shpëtimi Zotit qoftë mbi të, mbi familjen dhe shokët e tij, lutje dhe përshëndetje që do të vazhdojnë deri në momentitn e fundit të kësaj bote duke u përsëritur.

Në vijim 

O ju muslimanë! Frikësojuni Allahut dhe ditës kur do të diljni para tij, dhe  ruhuni nga ndëshkimi i Tij  i madh. “Kush bën mirë, e bën për dobi të vet, e kush punon keq, punon në dëm të vet. Zoti yt nuk u bën padrejtësi robërve të Tij.” ( Fussilet  46)

O ju muslimanë! Është afruar momenti i fundit i kësaj botë,  është bër gati shkatërrimi, përfundimi i sajtë, kijameti është afrua me ndodhitë e tij. “Ora e Kiametit po afrohet .”(En-Nexhm57) I dërguari i Zotit, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, na ka lajmëroar për ndodhitë dhe shenjat treguase të Kijametit, duke na bërë të qartë për disa indikacione dhe shenja të sajtë. Sikurëse na ka paralajmëruar për përmendjen e disa mundime dhe vështirsi të sajtë në ato momente, me qëllim që njerëzit të bëjnë kujdes nga kurthet e asajt dite, të mbrojnë vetet e tyre, të përgatiten dhe të jenë të informuar, dhe që të pendohen tek Allahu, para se të ju vijë ajo ditë.  “A mos vallë mohuesit presin vetëm që t’u vijë befas Ora (e Kiametit)? Ndërkohë, shenjat e saj kanë ardhur.”  ( Muhammed 18) Shenjat për të cilat kan ardhur hadithe janë vërtetuar për to thënije të vërteta, të cilat nuk është e lejuar që të mohohen dhe të refuzohen. E çdo gjë që ka ardhur në hadithe të sakta për ditën e kijametit janë të pranuara pa asnjë diskutim.

O ju muslimanë! Nga argumetat dhe shenjat që kanë ardhur për kijametin është vetë shpallja e të dërguarit dhe zotërisë tonë, Muhamedit, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, vula e të dërguarve dhe përmbyllja e profetërve të Zotit, me të cilin Allahu ka plotësuar fenë dhe përmbushur argumentat për të gjitha botërat. Ai është dërguar para momenteve të fundit dhe ka thënë: “Unë dhe dita e Kijametit jemi si këta të dy, dhe ka bërë me shenjë me dy gishtat e tij duke i afruar ata sa ma shumë.” Muttefikun Alejhi.

I dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, e ka rënditur vdekjen e tij nga shenjat e Kijametit, e vdekja e tij është nga fatkeqsitë më të mëdha që e kanë prekur  umetin e Islamit. Enes Ibn Malik, Zoti qoftë i kënaqur me të, thotë: “ Nëse në ditën që i dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, ka hyrë në Medine, është ndriçuar, ka shkëlqyer nga drita e tij çdo gjë, në ditën që ai është ndarë nga kjo botë, ka vdekur, është errësuar nga vdekja e tij  çdo gjë. Dhe nuk jemi larguar, nuk i kemi hequr  duart nga i dërguarit të Zotit, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, (nga toka), derisa na janë coptuar zemrat tona, janë hutuar.” Hadithin e kanë trasmetuar Tirmidhiu dhe Ibn Maxhe.

Vërtetë në mes të këtyre kohëve, vdekjes së profetit dhe kijametit do të ketë ditë në të cilat do të sundojë padija dhe injoranca, humbet diturija, pakësohen punët e mira, shfaqen sprovat, fatkeqsitë dhe fitnet te cilat pasojnë njëra-tjetrën. Kur të vijnë fitnet, besimtari do të thotë ky është shkatërrimi im, pastaj shpëton prej sajtë. Kthehet përsëri fitneja dhe besimtari thotë, kjo është, e fundit.  Kalon  njeriu pran varrit të njeriut dhe thotë; Ah sikur të isha në vendin e tij.” 

Përhapen koprracia, shtohen vrasjet, sa që vjen një kohë ku vrasësi nuk e di se kë vret,  dhe i vrari se nga kush është vrarë. Vrasësi dhe i vrari do të jenë në zjarr. Do të vijë një kohë tek njerëzit disa vite tradhtije, të këqija. I besohet gënjështari dhe përgënjeshtrohet ai që thotë të vërtetën, i besohet emanetit tradhtarit dhe të besurit i thuhet tradhëtarë. Përhapen tek njerëzit Ruvejbida, njerëzit e këqij nga populli  që flasin për çdo gjë, në pëtgjithësi. Humbet emaneti, çështjet lihen në dorën e atyre që nuk janë kompetent, dituria merret nga të vegjlit, të miturit, mburren apo krenohen njerëzit në xhamia dhe se nuk i vizitojnë ato vetëm se një numër i pakët.

Koha ecën shumë  shpejt sa që duket viti sikur një muaj, duket muaji si një javë, duket java si një ditë,  duket dita si një orë, dhe duket ora sikur një përplasje duarsh, apo fëshkëllimë.

E kur të afrohet koha, e kijametit,  ëndrra e besimtarit nuk mundet  që të jetë gënjeshtërt.  Ëndrra e besimtarit është një nga  46-të  pjesët e profetësisë, shpalljes.

Nuk do të bëhet kijameti derisa të mos flasin të fortët nga njerëzit, dhe të flasin njerëzit nga larg, me anë të inçizimeve të zërit, duke informuar popullin e tij përmes kësaj metode inçizimi, se çfarë i ka ndodhur popullit të tij më pas.

Në kohën kur ka  pakësim të  ndjekjesve të fesë dhe marrja e pakët e diturisë, do të dali dexhali, antikrishti.  Një burrë nga krijesat njerëzore  me cilësi njerëzore,  dhe deri në kijamet  nuk do të ketë  mashtrues më të madh se Dexhali. Fitnet e tij janë më të mëdhatë. Do të jetë me një sy në krahun e djathtë, që duket sikur një kokërr rrushi i shtryllur. Ka të shkruar në mes dy syve të tij fjalën kafir, mohues. Shkrim që ja lexojnë çdo besimtar di apo nuk di të shkruaj. Do dali nga pjesa e lindjes i shoqëruar me shtatëdhjet mijë jehudinjë. Do të sillet në tokë dhe nuk do të lërë vend pa hyrë veç Mekes dhe Medines. Medineja do të pësojë tre lëkundje, tërmete,  nga të cilat do të dalin prej sajtë të gjithë mohuesit dhe hipokritët që ndodhen në të. Dexhali do të qëndrojë dyzetë ditë, një ditë do të jetë si një vit e gjatë, një ditë si një muaj, dhe  një ditë tjetër si një javë, ndërsa ditët tjera të tij do të jenë njëjtë si ditët tuaja. Vjen tek një populli, u bën thirrje, ata i besojnë dhe i përgjigjen atij. Ai do të urdhërojë qiellin për shi dhe do të bjeri shi, do të urdhërojë tokë dhe do to gjallërohet, do të mbijë. Do ti kthejë të imtat, kafshët,  e tyre në më të mëdha dhe  më të gjata, si dhe me më shum prodhim. Më pas vjen tek një popull të cilët i thërret që ti besojnë atoj por ata ja kundërshtojnë fjalën, atëhere ai largon prej tyre çdo të mirë që kishin, duke mos u ngelur gjë nga pasurija e tyre. Kalon pranë gërmadhave dhe do të thotë nxirri xhevahiret, pasuritë tuaja dhe ajo do të nxjerri xhevahirët e sajtë sikur bletët që dalin nga kosheret. Ai do të ketë me vete xhenet dhe zjarr, ku zjarri i tij është xhenet dhe xheneti i tij zjarr. Me të janë dy lumenj që e shoqërojnë, njëri i bardhë si qumështi ndërsa tjetri llallë zjarri që djegën. Nëse dikush nga ju e arrinë këtë, le të hudhet tek ai që shikon zjarrin, sepse ai është ujë i ftohtë dhe i mirë. Nga shenjat e daljes së tij është të harruarit e përmendjes së tij në minbere. Zotit kërkoni mbrojtje nga fitnet e tij dhe  armatosuni me armët e besimit, që të shpëtoni nga shqetësimet e tij. Dexhali është krijesë që plaket dhe vdes, Allahu është Ai që nuk ka Zot tjertër veç Tij, Krijuesi i çdo gjësë, i Gjallë e i Përhershëm që nuk vdes kurrë.

E kur shtohet fitneja e dexhalit, Allahu i Madhërueshëm do të dërgojë Isain, të birin e Merjemes, paqja e Zotit qoftë mbi të. Ai do të zbresi tek minareja e bardhë, në lindje të Damaskut, duke vendosur duart e tij mbi krahët e dy Melekëve. Do të takojë dexhalin tek porta lindore e Luddit, dhe do ta vrasi atë me shtizën e tij. Ndërsa besimtarët do të vrasin pasuesit e tij dhe do ti mbundin ata , do të triumfojnë. Isai, i biri i Merjemes, paqja e Zotit qoftë mbi të, do të jetë udhëheqës dhe gjykues i drejtë. Në kohën e Isait, paqja e Zotit qoftë mbi të, Allahu i Madhërishëm do të lejojë të dalin  Jexhuxhët dhe Maxhuxhët, të cilët janë njerëz, nga pasardhësit e Ademit dhe Havasë, paqja e Zotit qoftë mbi ata të dy. Janë quajtur të till nga që janë të shumët dhe të ashpër, do të prishin digën të cilën e ka ndërtuar Dhul Karnejni. Do të përhapen në tokë duke zbritur me shpejtësi nga lartësi të mëdha, ku do që kalojnë dhe ka ujë e pinë atë duke mos lën asnjë pikë, dhe shkatërrojnë çdo gjë që gjejnë. Të parët e tyre kalojnë nga liqeni i Tiberiadës dhe do ta pinë të gjithë ujin e tij, ndërsa kur kalojnë të fundit e tyre andej thonë: “Në këtë vend dikurë ka pasur ujë.”  Njerëzit largohen të frikësuar prej tyre, ndërsa ata vazhdojnë të tregohen mendjemëdhenj dhe thonë; “Kemi vrarë ata që ishin në tokë, tani do të vrasin ata që janë në qiell, banorët e qiellit. Qëllojnë me shigjetat e tyre në drejtim të qiellit, e Allahu i Madhërishëm ua kthen atyre ato shigjeta të mbuluara me gjak. Sikurëse Allahu dërgon një insekt, krimb që ju  ngulen një thumb  në qafat e tyre duke i vrarë të gjithë si një shpirt i vetëm. Nuk do të ngelet asnjë pëllëmbë tokë pa u mbuluar nga gjaku dhe era e tyre e keqe. I dërguari i Allahut, Isai, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, sëbashku me besimtarët i luten Zotit, e Allahu i Madhërishëm dërgon një zog që i bartën dhe i shpërngulën ata atje ku dëshiron Allahu i Madhërishëm. Më pas Allahu dërgon një shi që nuk lë vend dhe shtëpi pa e larë, e më pas i thuhet tokës; “ Nxirre  prodhimin tënd  dhe ktheji  bereqetet  e tua.” Atë ditë do të ngopen njerëzit me një shegë dhe do të qëndrojnë nën hijen e lëvozhgës së sajtë. Do të bekohet qumështi,  saqë vetëm një e mjelë e devesë do të ju mjaftojë një numër të madh njerëzish,  sikurëse dhe një e mjelë e lopës  do ti mjaftojë një fisi me njerëz, si dhe një e mjelë e deles do ti mjaftojë një grupi njerëzish.  Tokën e mbulon paqja dhe sigurija, saqë bashkëjetojnë luanët me devetë, tigrat me lopët, dhe ujqërit me delet. Fëmijët luajnë me gjarpërinjë, të cilën nuk i dëmtojnë ata. Humbet, ikën smira, zilia dhe xhelozija për njëri-tjetrin. Njerëzit kalojnë në këtë situatë për shtatë vite, duke mos pasur mes dy njerëzve armiqsi. Isai, i dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, plotëson dyzet vite pastaj do të vdesi, e muslimanët do ti falin xhenazen e tij. Nuk do të bëhet Kijameti deri sa të lindi dielli nga përëndimi. E kur të lindi në këtë pozicion dhe ta shikojnë njerëzit, do të besojnë të gjithë,  por se në atë ditë nuk do të ju bëjë njerëzve dobi besimi i tyre, nëse nuk kanë besuar më parë, ose nuk ka fituar të mira me besimin e tij. Atëhere do të dali kafsha e tokës që do tu vendosë njerëzve një vulë në ballin e tyre, shenjë për të dalluar besimtarin nga mohuesi, dhe do tu flasë njerëzve të cilët nuk ju kan besuar shpalljeve të Zotit.

Më pas Allahu do të dërgojë një erë të ftohtë, ku nuk do të ngelet mbi tokë asnjë njeri që në zemrën e tij ka një grimcë sa do të vogël të besimit që nuk do të merren. E do të ngelen njerëzit më të këqinjë, që nuk kan njohur, bërë një të mirë, dhe që nuk janë larguar nga një e keqe, që kanë adhuruar idhujt dhe putat. Me ata do të bëhet kijameti. Do të dali një zjarr nga Jemeni, që do të shtyjë njerëzit drejt ringjalljes së tyre, ku do të ringjallen me ata çfarë kanë bërë dhe do tu tregohen se çfarë kanë thënë, dhe do të jetë tek  ata çdo gjë që ata kan bërë dhe nuk kan bër. Kijameti do të jetë aq shpejt sa që një burrë mbushën gotën e tij  me qumësht për të pirëpor nuk mund ta shpjeri, enën,  gotën deri tek goja kur do të bëhet kijameti. Ndërsa dy burra janë duke i shitur njëri-tjetrit rroba,  por nuk do të mund ti këmbejnë ato sepse do të bëhet kijameti.  Ndërsa një burrë që është duke spërkatur në murin e tij, nuk do ta vendosë mjetin e tij sepse do të bëhet kijameti. Kijameti do të bëhet vetëm se në ditën e xhuma. Ku kur ti fryhet surit fryrjen e shkatërrimit, nuk do të ngelet krijes në qiell as në tokë e gjallë. Të gjitha do të vdesin. Veç asajtë që dëshiron Allahu i Madhërueshëm. Më pas Allahu do të zbresi shi, do të mbijnë prej tij trupat e njerëzve, sikurëse mbinë bari. E më pas do ti fryhet surit përsëri, fryrja e ringjalljes dhe e daljes para Zotit, : “  ata do të dalin nga varret dhe do të nxitojnë drejt Zotit të tyre,” (Ja Sin 51)  E në mes dy fryrjeve të surit do të jenë dyzet vite. E më pas do tu thuhet: “ O ju njerëz, ejani dhe dilni para Zotit tuaj, qëndroni para Tij sepse do të merreni në llogari.” 

“Çdo gjë do të shkatërrohet, përveç Fytyrës (Qenies) së Tij! Atij i përket vendimi dhe tek Ai do të ktheheni të gjithë!” (El-Kasas 88)

 

LEXO  Nga arsyet e udhëzimit dhe qëndrueshmërisë ne besim deri në vdekje

Zoti na begatoftë  të gjithëve me Kuran dhe synet të të dërguarit, dhe na bëftë dobi nga argumentat dhe urtësitë e tyre. Zotit i kërkoj falje për vetë, ju dhe të gjithë muslimanët nga çdo gabim dhe gjynah. Zotit kërkoni falje, me të vërtetë Ai është falës Mëshirues.

 

Hutbeja e dytë  

Lavdërimet i takojnë Allahut për mirësitë e Tij, Atë e falenderojmë për suksesin dhe arritjet. Dëshmoj se nuk ka Zot tjetër veç Allahut, Një i Vetëm i pa Shok që meriton Madhërime.

Dëshmoj se i dërguari dhe zotëria ynë,  Muhamedi është rob dhe i dërguari i Zotit, thirrës për në kënaqsinë Tij. Paqja dhe mëshira e Zotit qoftë mbi të,  mbi familjen dhe shokët dhe vëllezërit e tij,  atyre u dërgojmë lutje dhe selame të shumta.

Në vijim

O ju muslimanë! Frikësohuni Allahut, ndiqeni Atë , bindjuni dhe mos e kundërshtoni Atë: “O besimtarë! Frikësohuni Allahut dhe bëhuni me ata që janë të sinqertë (në fjalë dhe në vepra)!” (Et-Teube 119)

O ju muslimanë! Si do të jetë gjendja juaj nëse i fryhet surit dhe humbet shikimi?! Si do të jetë gjendja juaj nëse ngrihen librat, qëndroni para siratit dhe do të ju peshohen  veprat?! Si do të jetë gjendja juaj nëse do të largoheni nga xhenetit dhe dëgjoni zjarrin të flakërojë?! Si do të jetë gjendja juaj kur të afrohet momenti i marrjes në pyetje dhe në llogari?! Kur do të dëshmojnë çdo pjesë e trupit dhe do të shfaqen librat e veprave?!  Në ato momentet që do të ndërpriten tashmë arsyet, dhe afrohet ndëshkimi?! Prandaj përshpejtoni dhe nxitoni, sepse ka ardhur koha e pendesës dhe e kthesës, ka ikur koha e të qarit dhe e lotëve, Allahu i Madhërishëm do të ja pranojë pendesën  atij që është penduar.  “ Kush pendohen nga gjynahet është si ai që nuk ka asnjë gjynah.”  Prandaj shfrytëzoni kohët para se të jetë vonë, sepse me të vërtetë premtimi i Zotit do të vijë. O Zot na shpëto nga këto situata, o Zot na shpëto nga këto situata, na e bëj ditën e vështirë të sigurtë, dhe momentet e takimit Tënd të fituar.

Adhurues të Zotit! Allahu i Madhërueshëm ju ka urdhëruar për një çështje të cilën e ka filluar Ai Vetë, pasuar me Melaiket e Tij duku ju urdhëruar ju o besimtarë prej njerëzve dhe xhindëve, kur ka thënë në Librin e Tij: “ Vërtetë Allahu e bekon të Dërguarin dhe engjëjt  e Tij  luten për të. O besimtarë, lutuni për të dhe përshëndeteni me selam.” (El- Ahzab 56)

O Zot fale dhe mëshiroje të dërguarin Tënd të zgjedhur. O Zot fale dhe mëshiroje atë, Muhaxhirnët dhe Ensarët, familjen dhe  shokët e tij të pastër.

O Zot lartësoje Islamin dhe muslimanët. 

Shkatëro politeizmin dhe politeistët,  

Shkatërroi armiqtë e fesë, o Zoti i Botrave.

O Zot pastro xhaminë e Aksasë nga kthetrat e agresorëve. 

O Zot pastro xhaminë e Aksasë nga kthetrat e agresorëve. 

O Zot pastro xhaminë e Aksasë nga kthetrat e agresorëve, o Zoti i Botrave.

O Zot të lutemi të jesh me vëllezërit tanë të dobët në çdo vend.

O Zot jepi sukses drejtuesit dhe  kujdestarit  të çështjes tonë, kujdestarit të dy xhamijave të shenjta  në atë që Do dhe je i Kënaqur, drejto atë drejtë të mirës dhe devotshmërisë.

O Zot jepi sukses atij, zëvëndësit të tij, dhe të gjithë kujdestarët e muslimanëve që të gjykojnë me sheriatin Tënd, të pasojnë synetin e të dërguarit Tënd, Muhamedit, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të.

O Zot, kujdestarit tonë dhe zëvëndësit të tij, jepu këshilltarë të mirë dhe të dobishëm, që i këshillojnë ata në të mirë dhe i mbështesin ata në këtë rrugë, o Zoti i Botrave.

O Zot na jep shi, o Zot na jep shi, o Zot na jep shi, o Zot na fresko me shi të begatë, dhe të bereqetshëm, të qetë dhe të mirë, të dobishëm dhe jo të dëmshëm, të shpejtë dhe jo të vonuar.

O Zot na fresko me shi, o Zot na fresko me shi, dhe mos na bëj nga ata që e humbin shpresën, mos na bëj nga pesimistët, mos na bëj nga të privuarit, o më  i Madhi Mëshirues.

O Zot, ne jemi krijesa nga krijesat Tua, mos na privo nga mirësit e Tua me gjynahet tona.

O Zot na mbulo me Mëshirën  dhe Mirësinë Tënde, zbrit mbi ne nga Furnizimi dhe Sigurija Jote.

O Zot tek Ty kërkojmë falje, me të vërtetë Ti je Falës,  dërgo tek ne nga qiell re me shi, me Mëshirën Tënde o më i Madhi Mëshirues.

O Zot tek i Cili të gjitha krijesat i drejtohen për Mirësitë e Tij, O Ti që i dhuro të mira dhe atij që nuk e meriton, pas kësaj lutje mos na kthe ne dur bosh, Ti je i pasuri mbi të gjitha botërat, o Zoti i Botrave.

Adhurues të Zotit! “Në të vërtetë, Allahu urdhëron drejtësinë, mirësinë dhe ndihmën për të afërmit, si dhe ndalon imoralitetin, veprat e shëmtuara dhe dhunën. Ai ju këshillon, në mënyrë që ju t’ia vini veshin.” (En –Nahl 90) 

Përmendeni Allahun e Madhërueshëm, Ai ju kujton ju, Falenderojeni për të mirat dhe dhuratat e Tij që të ua shumojë ato. Përkujtimi i Allahut është gjëja më e madhe. Allahu është i Ditur për çfarë veproni. 

Post Author: endrit