Bëni kujdes nga mashtruesit dhe përgojuesit – Medina 01.01.2021

Hutbe e ditës së xhuma nga Medineja e Ndritshme    

17-05- 1442 H    01-01-2021 D

Shejh Salah Muhamed El Budejri   Tema Bëni kujdes nga mashtruesit dhe përgojuesit 

Lavdërimet janë për Zotin, të Lartësuarin të Madhin, Mbrojtësi, i Fuqishmi për të bërë çdo gjë, ka ndaluar nga shpifja, përgojimi, fyerja dhe përqeshja, tallja  e tjetrit. 

Dëshmoj se nuk ka Zot tjetër veç Allahut, Një i Vetëm dhe  pa shok,  Zoti i Plotfuqishëm nuk ka të ngjashëm me Të.

Dëshmoj se i dërguari dhe zotëria ynë Muhamedi është rob dhe i dërguari i Tij, udhëzuesi në rrugë të drejtë, përgëzues për njerëzimin, dhe ndriçues i rrugës së drejtë. Këto janë  lutje që ngelen dhe vlerësohen deri në ditën e gjykimit.

Në vijim

O ju muslimanë! Frikësojuni Zotit duke  u kujdesur për duart, gjuhën, trupit  dhe  pjesët e tij nga gjynahet dhe mosbindja.

“O besimtarë, frikësojuni Allahut dhe thoni vetëm të vërtetën.  Ai do t’jua bekojë veprat tuaja dhe do t’jua falë gjynahet. Kush i bindet Allahut dhe të Dërguarit të Tij, do të arrijë një fitore madhështore.”(El-Ahzab 70-71)

O ju muslimanë! Njerëzit e zgjuar dhe të mençur mbrohen nga  stigmatizimet  dhe  talljet e të  tjetrëve, dhe mbrojnë nderin e tyre përballë sulmeve të përgojuesve, përmes sjelljeve dhe virtyteve të mira, dhe duke u larguar nga të dyshimtat. 

“Jetëgjatësi ka veç ai përsoni që mbron nderin e tij, dhe me mirësi mundohet që ta përmirsojë atë, nderin e tij.”

“Për jetën tënde nuk është  turp vdekja e djalit, 

Sa kohë jeta e tij nuk është njollosur me  turp,

Askush nuk e ka jetën e gjatë dhe nëse është i shëndetshëm, 

Duke qenë gjithmonë me atë që ka mbuluar  varri(të dashurin e vdekur).

Çdo i ri apo e re, sigurisht, 

dhe çdo njeri, një ditë do qëndrojë para  Zotit të  tij.”

Besimtari nuk pranon që të jetë shënjestër që qëllohet me shigjetat e dyshimtit, as synim që  arrihet me përgojime. Sikurse nuk pranon të jetë  objekt diskutimi i gjuhëve të liga, dhe as vatër e shpikësve  dhe mashtruesve. Por se ai  ndërpret sulmet e dyshuesve që nuk kontrollohen, dhe rrezikun e zemrave të cilat nga inati  nuk ndalen. Kërkon siguri nga njerëzit duke treguar pafajsinë nga përgojimi, thashethemet dhe akuzat. 

Safija, nëna e besimtarëve, Zoti qoftë i kënaqur me të, ka ardhur tek i dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, ta vizitojë gjatë kohës së I’tikafit, qëndrimit të tij në xhami, në dhjetë ditët e fundit të muajit të Ramazanit. Kam qëndruar dhe biseduar me të për një orë. Pastaj, profeti, është ngritur dhe më  ka përcjell deri tek porta e xhamisë, ku isha nisur për në shtëpinë e  Umu Selesmes. Gjatë kësaj kohe kan hyrë për në xhami, por me nxitim, dy burra nga Ensarët. I dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, u ka thënë: “Me ngadalë, mos nxitoni,  ajo është Safija e bija e Hujejit, ( gruaja e profetit)” Ata të dy kanë thënë: “ Madhërimi i takon Allahut o i dërguari i Zotit, (as që e dyshojmë këtë gjë)” Ata të dy u prekën, nuk u erdhi mirë fjala e të dërguarit. I dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, u ka thënë: “ Vërtetë shejtani qarkullon tek njeriu sikurëse qarkullon gjaku në trupin e tij. Unë u frikësova se ai, shejtani, mund të hedh diçka të keqe, dyshime në zemrat tuaja.” Muttefikun Alejhi 

Më herët është thënë; “ Kush i akuzon njerëzit me dyshimet e tij, i ka lënduar ata, ka pasur  të drejtë ose jo në dyshimin e tij.” Kush nuk angazhon veten me të kotat e tij, i shtohen të metat dhe i zbulohen të fshehtat e tij.

Është thënë; “ Mos akuzoni dikë me dyshime, dhe mos harro se jeni gjithë kohës nën kontroll.” 

I mençuri ruhet nga përgjimi dhe shpifja dhe kujdeset për mjekimin e vetes nga përgojimet dhe thashethemet.  Auf  Ibn Muhalim El Huzaiu ka thënë: “ Djali i devotshëm  frikësohet se mos i njollosë mashtruesi nderin e  tij, dhe nuk frikësohet nga rreziku i  tehut të shpatave të forta.”

Një poet ka thënë: “Nëse njeri nuk ndotën  me të meta  nderin e tij(është i ndershëm), çdo mantel që ai veshën tek ai ngjan bukur.”

O ju muslimanë!

Ka njerëz që kanë gjuhë të mprehtë për nxjerrjen e të metave të  njerëzve,  dhe shpirtëra të etur për shpërndarjen e tyre, të metave. Përhapin të këqija dhe të meta  më shumë se virtyte dhe cilësitë e mira që ka në mes tyre. Ata argëtohen dhe kënaqet me të metat më shumë se më virtytet dhe cilësitë e mira. Kur mbahen kuvende dhe biseda nuk dëgjohet vetëm zëri i kritikut dhe nxitimi për të fajësuar, nga të cilët shpëtojnë vetëm ata që i ka mëshiruar Zoti, dhe pse janë të pakët.

Bekër Ibn Abdullah, ka thënë; “ Nëse shikon një njeri që është i angazhuar me të metat e njerëzve, dhe ka harruar të metat e tij, dije se ai është  ndëshkuar me atë vepër.”    

Muhamed Ibn Sirini, ka thënë: “ Kemi porositur dhe kemi thënë gjithmonë se, njerëzit me gjynahet  më të mëdha janë ata që angazhohen me përmendjen e të metave të njerëzve.”

Disa nga njerëzit e mirë kanë thënë; “ Kemi arritur Selef es Salih, të parët e mirë, të cilët nuk e shikonin adhurimin në agjërim dhe namaz, por në moscënimin, mosprekjen e nderit të njerëzve.” 

Rabia Ibn Huthejmit i është thënë; “ Nuk të shikojmë se akuzon, e bën me të meta, asnjë njeri?” Ai ka thënë; “ Unë nuk jam i kënaqur me veten time, që të  angazhohem me të metat e të tjerëve.”

“Për veten time qaj dhe nuk qaj për tjetër, 

Për veten time, që shqetësohet dhe me njerëzit angazhohet.

Sa e urryer është që njeriu të harrojë të metat e tij,

Dhe përmendën një të metë të fshehur nga vëllai i tij,

Sikur të ishte i mençur nuk përgojonte të tjerët, 

Sikur të shikonte të metat e tij, ato do ti mjaftonin.” 

Nga Ebu Hurejra, Zoti qoftë i kënaqur me të, tregohet se i  dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, ka thënë; “ Disa nga ju  shikojnë pluhurin e vogël në sytë e vëllait të tij, dhe harron trungun në syrin e tij.” Hadithin e ka transmetuar Ibn Hibani.

Ibn Ethiri ka thënë: “ Ka sjellë shembull për atë që shikon të metën e vogël në syrin e njërëzve duke i përmendur ata me të, dhe harron të metat që ai ka, të cilat ndryshojnë nga madhësia sikur trungu me pluhurin e vogël.” 

O rob i Zotit, angazhohu me të metat tua, sepse, kush angazhohet me të metat e njerëzve duke harruar të meta  e veta, i verbohet zemra, lodhet trupi, i shtohet shqetësimi dhe ankthi, dhe i vështirësohet  braktisja e të metave të tij.Njeriu më i pafuqishëm është ai që akuzon njerëzit për të metat që kanë, dhe është i paaftë që të shikojë dhe qortojë veten për të njëjtat të meta. “Kush fajson njerëzit, dhe ata e fajsojnë atë.  

Kush lëndon njerëzit, dhe  ata e lëndojnë atë.”

Ibn Omeri, Zoti qoftë i kënaqur me ata të dy, transmetohet se ka thënë; “I dërguari i Allahut,paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, është ngjitur në minber, ka thirrur me zë të lartë duke thënë: “O ju të cilët keni besuar me gjuhët tuaja, dhe  akoma nuk është ngulitur  imani në zemrat tuaja, mos i lëndoni muslimanët, mos i përgojoni dhe mos i zbuloni të metat e tyre. Kush i zbulon të metat e vëllait të tij, Allahu do t’ia zbulojë të metat e tij, dhe kujt ia zbulon Allahu të metat, e turpëron atë edhe nëse ai është brenda shtëpisë së tij.” Hadithin e ka transmetuar Tirmidhiu. 

O ju muslimanë!

Të mendojmë keq dhe të dyshojmë për muslimanët, për të cilët është shfaqur drejtësia dhe besueshmëria e tyre, dhe konsiderohet mbulues të të metave, është e ndaluar. Allahu i Madhërishëm ka thënë: “vërtet, disa dyshime janë gjynah.” (El-Huxhurat 12) Mos guxoni të shkoni pas dyshimeve, por dalloni të vërtetën nga e kota me prova të qarta. Kini frikë dhe bëni kujdes. Është thënë: “ Hamendësimi, dyshimi,  është i pa ndershëm, dhe nëse qëllon të vërtetën.” 

Mos jetoni në qarkun e mashtrimit, dyshimit,  hamendësimit dhe fiksimit. Mos i tradhtoni familjarët, të afërmit, dhe njerëzit. Keqbërës dhe i padrejtë është ai që bën me të meta dikë që nuk është i tillë,  dhe pakson apo mohon moralin dhe sjelljen e mirë të njerëzve. Ai lëshon gënjeshtra dhe mashtrime për dikë që nuk ka të meta, dhe e akuzon me të keqe dikë që nuk e ka bërë. Shigjetat e mashtrimit dhe njollosjes mund të godasin të pafajshmit, ku të akuzuarit për këto të meta i bëhet padrejtësi, ndërsa sulmuesi i tij është një  mashtrues.

Nga Esmaja vajza e Jezid el Ensariut, Zoti qoftë i kënaqur me të, tregohet se i dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, ka thënë: “A nuk dëshironi që të ju tregoj për më të mirin nga ju?” Kanë thënë: “ Po, pa tjetër.”  Ka thënë: “ Më të mirët nga ju janë ata  që kur i shikoni ju dhe  njerëzit, përmendi Allahun e Madhërishëm.” Pastaj ka thënë: “ A nuk dëshironi që të ju tregoj për më të këqinjtë nga ju?” Kanë thënë: “ Po, pa tjetër.”  Ka thënë: “ Më të këqinjët nga ju janë ata që fusin ngatërresa mes të dashurve, ata që merren me thashetheme, dhe ata që njollosin të pafajshmit.” Hadithin e ka transmetuar Ahmedi.

“Unë jam burri që më keni njollosur me të meta, po tek unë të meta nuk ka.”

Kushdo që mposhtet nga padija dhe injoranca, që e sundon poshtërsia, gjoksi i tij mbushet me inat dhe armiqsi, dhe digjet nga smira, zilia,  dhe gara për të fituar në këtë botë, ai shpif, gjurmon të metat e njerëzve, bën padrejtësi ndaj njerëzve, zgjat duart e tij në nderin e njerëzve, me tradhti, shpifje,  përqeshje, tallje, dhe me lëndime.  Nëse në mes tij dhe dikujt tjetër ndodhën ndonjë konflikt apo grindje, proçes gjyqësor apo pretendim, ai abuzon duke hedhur dhe e akuzuar atë me diçka që nuk është e vërtetë, dhe e sulmon atë me gënjeshtra dhe sajesa.

Në mes një poeti dhe një kundërshtari të tij ka pasur një proçes gjyqësor për një pus uji. Kundërshtari i poetit ka thënë: “ Ai është hajdut bir hajduti.” Poeti ka thënë: 

“ Më sulmoi me një akuzë, nga e cila unë dhe babai im jemi të pastër,

por se për hatrin e pusit,  më akuzoi. 

Më quajti hajdut nga hajdutët dhe çfarë nuk tha, 

Me të akuzoi dhe babain tim, shpifje me të cilën akuzoi dy burra.”

Nga Ebu Hurejra, Zoti qoftë i kënaqur me të, tregohet se i dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, ka thënë: Vërtetë nga gjynahet e mëdha është akuza që lëshon njeri ndaj nderit të muslimanit me pa të drejtë. Dhe nga gjynahet e mëdha është kthimi i një akuze me dy  të tilla.”  Hadithin e ka transmetuar Ebu daudi. Kuptimi i “dy akuzave  për një për një” është të përgjigjurit me dy akuza ndaj një akuze që të bëhet.

Nga Usame Ibn Sherik, Zoti qoftë i kënaqur me të, tregohet se ka thënë: “ Kam dal me të dërguarin e Allahut, paqja dhe mëshira e Zotit qoftë mbi të,  në haxh. Vinin njerëzit tek ai dhe e pyesnin,  prej tyre: O i dërguari i Allahut, kam bërë Safan dhe Mervan para se të bëj Tavafin, rrotullimin rreth Qabes, kam bërë diçka para, apo kam vonuar diçka.” Ai ju thoshte: “ Nuk është gjynah, nuk ke bërë gjynah, përveç atij njeriu që sulmon nderin e një muslimani me pa të drejtë. Ai ka bërë  gjynah dhe është shkatërruar.” Hadithin e ka transmetuar Ebu Daudi.

Kush nuk i njeh meritat dhe aftësitë e atyre që kanë merita dhe aftësi, dhe nuk i njeh të shenjtat e njerëzve,  ai është njeri i neveritshëm dhe i urryer, ziliqarë që i pëlqen vetëm vetja e tij, dhe që  nuk i duron  të mirat  e të tjerëve. I vogël është ai që i nënçmon njerëzit, i urryer është ai që i urren njerëzit, i verbër është ai shikon vetëm  të mirat e tij dhe nuk shikon tek dikush tjetër vlerë dhe mirësi.

O ju muslimanë! Frikësojuni Zotit, dhe kurohuni nga sëmundjet e zemrave, mbrohuni nga vesveset e shejtanëve, dhe mos u kapni pas të kotave dhe dyshimeve. Mos u angazhoni me të metat e njerëzve, mos të ju manipulojnë inatet, dhe bëhuni nga ata që kapen pas të vërtetës dhe shpëtojnë.

Zotit i kërkoj falje për vete dhe për ju. Zotit kërkoni falje,  me të vërtetë Ai është Falës për ata që pendohen dhe kërkojnë falje.

 

LEXO  Muslimani duhet të jetë i angazhuar vetëm me atë që i sjellën dobi

Hutbeja e dytë

 

Lavdërimet janë për Zotin, i Cili  ka mbuluar me mirësitë e Tij atë që ka mbuluar. Dëshmoj se nuk ka Zot tjetër veç Allahut, Një i Vetëm dhe pa shok, Shërues me mirësitë e Tij ndaj atij që është dëshpëruar nga sëmundja. 

 

Dëshmoj se i dërguari dhe zotëria ynë,  Muhamedi është rob dhe i dërguari i Allahut, kush e ka pasuar atë ka shpëtuar dhe është udhëzuar, dhe kush  e ka kundërshtuar atë ka humbur. Paqja dhe mëshira e Zotit qoftë mbi të,  mbi familjen dhe shokët e tij, lutje dhe përshëndetje pafund.

Në vijim

O ju muslimanë! Frikësojuni Allahut, ndiqeni Atë , bindjuni dhe mos e kundërshtoni Atë: “O besimtarë! Kijeni frikë Allahun ashtu si i takon Atij dhe vdisni vetëm duke qenë muslimanë!” (Al Imran 102)

O ju muslimanë! Allahu i Madhërueshëm ka qortuar ata që shpifin dhe tallin, të cilët shpifin për vëllain e tyre në mungesë, dhe e tallin atë kur e takojnë. Allahu i Madhërishëm ka thënë: “Mjerë për çdo shpifës – përqeshës.” (El-Humezeh 1) Shpifësi, sikurëse kanë thënë,  është ai që përgojon dhe shpif për  njeriun prezent. Ndërsa, përqeshës,  është ai që shpif dhe përgojon atë pas shpine, në mungesë të individit. Katade dhe Muxhahid kanë thënë: “ Shpifës është ai që përgojon njerëzit, ndërsa përqeshësi është ai që i përgojon njerëzit  për prejardhjen e tyre.” 

Ibn Zejdi, ka thënë: “ Shpifës është ai që i mashtron njerëzit me dorën e tij dhe  i godet ata, ndërsa përqeshësi është ai që i godet ata me gjuhën e tij.” 

O ju muslimanë! Nga veset e neveritshme gjithashtu është dhe spiunimi, marrja e  informacioneve fshehurazi, dhe transmetimi i sekreteve të grumbulluara në këtë mënyrë. “Sekretin e mbanë të fshehur vetëm i besuari, dhe sekreti tek njerëzit e zgjedhur është i fshehur përgjithmonë.”   “ I mençur është ai që qëndron dhe largohet pa sekrete dhe të fshehta.” 

Hakimi ka thënë: “ Zemrat e lira janë varrezat e sekreteve.” Është thënë; “ Zemrat e lira, janë siguri për çdo njeri para provimit të vështirë, ditës së gjykimit.”

Është thënë gjithashtu; “Mos e jep sekretin, të fshehtën tënde tek ai që e kërkon atë, sepse ai që kërkon sekretin është transmetuesi i tij.” 

Bëni kujdes nga çdo thashethemaxhi mendjelehtë, sepse nësë i beson atij një sekret ai ta transmeton, zbulon sekretin, dhe nëse e ruan tek ai sekretin të dëshpëron. 

“ Çfarë është thënë, njerëzit e kanë  llogaritur, e çfarë qëndron larg tyre, nuk ju është thënë, hulumtojnë  për të me një hulumtim të thellë.”

“Ata nuk mbajnë fjalë sekret dhe nuk u besohet e fshehtë.”  

“Nëse dikush zbulon sekretin me gjuhën e tij, dhe fajson të tjerët për këtë, ai është budalla.

Nëse gjoksi i njeriut  është i ngushtë për të fshehtat e tij, gjoksi i tjetrit është më i ngushtë për ato të fshehta. ” 

Bëni kujdes nga njerëzit lakmitarë, provokativë, spiunuesit, ata që kërkojnë të dinë çdo gjë, të cilët pyesin për informacionet dhe gjurmojnë të fshehtat, sekretet. Bëni kujdes nga ata që  shfrytëzojnë të padjallëzuarit, dhe qëndrojnë duke dëgjuar se çfarë thonë njerëzit. 

“Sa kanë zbuluar qoftë dhe rreth të vdekurit, dhe sa nga familjet kanë shkatërruar?!” 

“Kush kërkon për ty ka kërkuar kundra teje.” 

Hudhejfe, Zoti qoftë i kënaqur me të, tregohet se ka thënë; “ Kam dëgjuar të dërguarin e Zotit, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, duke thënë; “ Nuk do të hynë në Xhenet spiunët, ata që përgjojnë njerëzit.” Muttefikun Alejhi. Ndërsa tek Muslimi hadithi ka ardhur me fjalët; “ Nuk do të hynë në Xhenet  thashethemaxhinjtë.”

Ibn Hazmi, ka thënë: “ Nga të gjithë njerëzit nuk ka më të këqinjë se ata që marrin të tjerët nëpër gojë. Ata janë thashethemaxhinjtë.”

Marrja e tjetrit nëpër gojë, në të vërtetë,  tregon prishjen e origjinës, bazës së njeriut, varfërimin e filizave, brezit, përhapjen e shkatërrimit, dëmtim i prejardhjes së njeriut. Prandaj  i duhet me patjetër që ai, thashethemaxhiu,  të gënjejë. Përgojimi dhe thashethemi është një degë nga degët dhe llojet e gënjeshtrës, dhe se çdo thashethemaxhi është gënjeshtarë, mashtrues.

Adhurues të Zotit! Bëni kujdes nga këto vese dhe të këqija të cilat eleminojnë veprat e mira, mbjellin armiqsi dhe rivalitet, dhe shkatërrojnë familje dhe shtëpi.

Lutuni dhe dërgoni selame për të Lavdëruarin,  ai që eshtë ndërmjetës i vetëm për nevojtarët. 

“Kush bie salavat një herë për të,  Allahu do bie dhjetë herë salavat për të.” 

O Zot fale dhe mëshiroje robin dhe të dërguarin tonë Muhamedin, përgëzues i mëshirës dhe shpërblimit, paralajmëruesi i vështirësisë dhe ndëshkimit, ndërmjetësuesi në ditën e llogarisë.

O Zot fale dhe mëshiroje atë, familjen dhe të gjithë shokët e tij. 

Të lutemi të jeshë i kënaqur me ne së bashku me ta, o Bujarë dhe Dhurues. 

O Zot lartëso Islamin dhe muslimanët. 

O Zot poshtëro mosbesimtarët dhe të pafetë, politeistët.

Shkatërro armiqtë e fesë, dhe ndihmo robërit e Tu besimtarë, o Zoti i Botrave.

O Zot jepi vendit tonë, vendit të dy të shenjtave, siguri, qetësi, krenari dhe  stabilitet dhe të gjitha vendeve muslimane. 

O Zot jepi sukses drejtuesit dhe  kujdestarit  të çështjes tonë, kujdestarit të dy xhamive të shenjta  në atë që Do dhe je i Kënaqur, dhe drejtoje  atë drejtë të mirës dhe devotshmërisë.

O Zot jepi sukses atij dhe  zëvëndësit të tij,  në atë që është në të mirë të Islamit  dhe dobi  të muslimanëve, o Zoti i Botrave. 

O Zot shëro të sëmurët tanë, shpëto të sprovuarin nga ne, mëshiro të vdekurit tanë, na ndihmo kundër armiqve tanë.

O Zot fali baballarët dhe nënat tona, mëshiroi ata sikurëse ata u kejdesën për ne kur ishim të vegjël.

O Zot na jep furnizim të begatë, mos lër të hidhëruar asnjërin nga ne, dhe mos na lër në dorën e mohuhesve.

O Bujarë, o i Madhërishëm o Mëshirues.

Post Author: endrit