Këshilla për fitore dhe për shpërblim

Hutbe e ditës së Xhuma nga Xhamia El Aksa       24-07-1446H   24-01-2025 D

Shejh Dr. Jusuf  Ebu Sunejneh

Tema  Këshilla  për fitore dhe për  shpërblim

Lavdërimet janë për Allahun i Cili  forchet nga lavdia e Tij e madhe, Unik me ekzistencën e Tij të vazhdueshme, ndriçon me diturinë e Tij zemrat e të afërmve, të dashurve të Tij,  rregulloi, përmirësoi  sekretet e atyre që kërkojnë Atë me aromën e shkëlqimit të Tij, qetësoi flakën e të friksuarve me shpresën e mirë të Tij, dhuroi për shpirtrat e bekuar e të dashuruarve në kopshtet e kuptimeve të emrave të Tij dhe u  dhuroi të gjithëve nga bujaritë e Tij të bollshme. Atë e lavdërojmë me lavdërime që pranojnë paaftësinë për të numëruar mirësitë e Tij, në pritje të bekimeve dhe mirësive të Tij, duke kërkuar strehim tek Ai nga largësia dhe largimi i Tij.

Dëshmoj se nuk ka Zot tjetër  veç Allahut, një dëshmi, shkaku i së cilës është besimi, metoda e së cilës rafinohet nga koha dhe shijen e së cilës ëmbëlsohet nga Mëshiruesi. Dëshmoj se zotëria dhe i dërguari  ynë, Muhamedi është rob i Zotit dhe i dërguari i Tij, hëna e plotë, pishtari ndriçues i errësirës, ftuesi për në portat e Xhenetit. Ai me të cilin vendi i profecisë arriti përsosmërinë dhe kompletimin, ishte për të dërguarit përmbyllja më e mirë dhe për profetët sistemi më i bukur. Ai është dëshmuesi dhe përgëzuesi, çliruesi përmbyllës, shtruesi i rrugës së drejtë, vvendëlindja e tij ishte në Meke, ndërsa shpërngulja e tij në Taiba’, Medine. Umeti i tij është populli më i mirë, i ka bërë të mirë Allahu i Madhërishëm dhe i Lartësuar derisa ishin në ijet e etërve të tyre. Më të mirët e atyre që kanë kaluar dhe më të mirët e atyre që do të vijnë. Allahu do tu japë atyre lavdi dhe fuqi, pushtet, në kohën e fundit, dhe do i bëj të mbizotërojnë mbi të gjitha fetë, dhe nëse politeistët e urrejnë atë.  Allahu  i Lartësuar frymëzoi tek i dërguari i Zotit, Isai, paqja e Zotit qoftë mbi të, dhe ka thënë: “ O Isa, Unë do të dërgoj pas teje një popull, të cilët, nëse u ndodhën ajo që duan lavdërojnë dhe e falënderojnë,  e nëse u ndodhën diçka që ata e urrejnë do ta pranojnë dhe bëjnë durim, dhe do të u jap nga butësia dhe njohuria Ime.”  

Falënderimi i takon Zotit për bekimet dhe dhuratat e Tij, dhe i kërkojmë më shumë nga mirësitë  dhe kënaqësia e Tij.  Zoti qoftë i kënaqur me familjen e shquar të Profetit, bijtë e Mekës, Zemzemit, Safas dhe Mekamit të Ibrahimit, prej tyre ka nga ata që përjetuan dy shpërnguljet,  prej tyre ka nga ata që ka marrë pjesë në dy beslidhjet për besnikëri,  prej tyre ka nga ata që kanë marrë pjesë në betejën e Bedrit dhe të Hunejnit, prej tyre ka nga ata që nuk kanë mohuar Zotin as sa hapë e mbyll sytë. Prej tyre janë bujarët, të pastrit  dhe të kënaqurit, prej tyre janë guximtarët dhe durimtarët, prej tyre është shoqëruesi, mbështetësi dhe luani i Zotit, prej tyre është  i besueshmi, besniku dhe fisniku i lartë.

Zoti qoftë i kënaqur me të gjithë shokët e tij, të parët e fesë,  më të sinqertët e të sinqertëve, më të duruarit e durimtarëve, më të mirët nga ata që ngrihen në namaz. Zoti e mëshiroftë Ebu Bekrin, për Zotin ai ishte recitues i Kuranit, njohës i fesë së Zotit, që frikësohet prej Zotit, i vendosur për të mbështetur drejtësinë dhe udhëheqës në luftën kundër braktisësve, atyre që lëshonin fenë. Zoti e mëshiroftë Babain e Hafsas, Omeri, për Zotin ai ishte udhëheqësi i Islamit, strehë për jetimët, mbështetje për të dobëtit në drejtësi dhe në gjykim. Zoti e mëshiroftë babain e Amrit, Othmanin, më durimtari nga lexuesit, që qëndronte natën pa gjumë, drejtuesi i ushtrisë së vështirësive, pronari i pusit, me të cilin i dërguari i Allahut martoi dy vajzat e tij. Zoti e mëshiroftë babain e Hasanit, Aliun,  flamuri i udhëzimit, simboli i devotshmërisë dhe mali i thirrjes.  Ai ishte i ditur për atë që ishte në shkrimet e para, duke lënë pas padrejtësitë dhe dëmet. Ai ishte më i miri prej atyre që besuan, iu frikësuan Zotit dhe u predikuan njerëzve në botë, përveç profetëve dhe të zgjedhurit, Muhamedit. Burri i gruas më të mirë. Ai është babai i Hasanit dhe Husejnit, zotërinjtë e të rinjve të Xhenetit. O adhurues të Zotit! Allahu na dhuroftë të gjithëve që të ndjekim udhëzimin dhe drejtimin e tyre, na dhëntë sukses në atë që ata ishin të suksesshëm, na ndihmoftë sikurse i ndihmoi ata, na largoftë të metat tona në kryerjen e bindjes ndaj Tij, na frymëzoftë në fjalën e vërtetë dhe të vepruarit sipas saj dhe na bëftë që të jemi të vazhdueshëm në të.

Në vijim

O ti musliman! Zoti të lumturoftë me atë që të shpëton, të mbrojtë nga ajo që të dëmton dhe bëftë Xhenetin vendqëndrimin tënd. Madhërimi është për Atë që të ka dhuruar gjymtyrët e tua dhe nuk i ka shkëputur, i Madhëruar është Ai që ka bërë të qëndrueshme zemrën tënde dhe nuk e ka lënë të çahet, Madhërimi është për Atë që të mundësoi lirinë, të beri të jesh në mes të familjes tënde dhe vëllezërve tu, dhe ka shkruar për ty sevap dhe shpërblimin për atë që ke kaluar në thellësinë e pusit, në burg. Allahun e lavdërojmë për sigurinë tënde dhe që të ka ndihmuar në bindjen tënde. O ti musliman, përgëzohu me shlyerjen e gjynaheve dhe largimin nga gabimet. I dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, ka thënë: “ Allahu i Madhërishëm ka thënë: Nëse Unë e sprovoj një nga robërit e Mi besimtarë e ai më lavdëron dhe bën durim në atë me të cilën e kam sprovuar, ai do të ngrihet nga shtrati i tij si ditën që e ka lindur nëna e tij të pastër nga gjynahet. Allahu i Madhërishëm dhe i Lartësuar  për Hafedhët, Melekët shënues të veprave, ka thënë: Unë e kam lidhur robin Tim dhe e kam sprovuar, prandaj jepini atij të njëjtin shpërblim që i jepnit më parë, kur ai ishte i shëndetshëm, pa u sprovuar.”

LEXO  Përmallimi për të takuar Zotin

Adhurues të Zotit!  

Ngjarjet janë të dhimbshme; Ajo është një luftë e ashpër.  Gaza është bërë një fatkeqësi e madhe, lajmet për të cilën janë përhapur në Lindje dhe Perëndim, sikur njerëzit e saj të jenë tubuar në tubimin e Ditës së Kijametit. Ajo është bërë si proverbë,  ku ankohet për padrejtësinë e të padrejtëve dhe shkatërrimin e shkatrrimtarëve. Femra të pastra, të dëlira dhe fisnike janë vrarë,  prej tyre kanë  mbetur të drejta, të durueshme dhe që ruajnë sekretet me atë që Zoti i ka ruajtur.  Njëra prej tyre duke mbajtur zi për djalin e saj tha: “ E mbajtët larg meje për një kohë të gjatë, më pas ma prezantuat, ma sollët dhurat, trup të vdekur, ju falënderoj për këtë dhuratë,  vuajtja ime në të ishte e madhe, e sytë e mi nuk u ngushëlluan me të.”  Allahu ua lehtësoftë vuajtjet dhe i faltë të rënët tuaj. I dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, ka thënë: “ Kush varros tre fëmijë të tij duke kërkuar shpërblim për ta tek Zoti, Ai do ta ruajë, largojë atë nga zjarri.”

O ti muslimane durimtare! Ajo që është tek Zoti është më e mirë për ta nga ajo që është tek ti, dhe shpërblimi i Allahut është më i mirë për ju se sa ata për ju.

Adhurues të Zotit! Këta trupa nuk janë asgjë, dhe nëse e kanë shenjtërinë e tyre, por se shpirtrat që janë tek Zoti. Prandaj, frikësojuni Allahut, dhe mbështetuni në durim dhe lutje. Varri është një shtëpi e mirë për atë që ka bërë më të mirën. Ndërsa gjuha e njërit prej tyre thotë: “ Zoti më bekoi me lavdi të përjetshme, më premtoi se së shpejti pritja do marrë fund  dhe më afroi e më tha: Gëzohu duke jetuar në afërsinë Time.”

O Zot, na bëj që fundi ynë të jetë i mirë në të gjitha çështjet tona,  na bëj përfundimin tonë me të mirë, mirësi, qetësi dhe siguri, me dashuri dhe me paqe, largoje prej nesh shqetësimin dhe vështirësinë, o Zot, o Bujar. Me të vërtetë ata tek Zoti i tyre furnizohen të lumtur. Allahu ua mbylli gojën atyre që i bëri të flasin, i shkatërroi ata që i unduan ata,  Zoti i tuboftë ashtu siç ata i ndanë, në ditën kur Allahu do t’i kthejë njerëzit mbarë në krijesa të re dhe do t’i bëjë zullumqarët lëndë djegëse për zjarrin  e Xhehenemit, në ditën që ju do të jeni dëshmitarë tek njerëzit dhe i dërguari do të jetë dëshmitar tek ju.

Adhurues të Zotit! Themeli i çështjes suaj është feja, lidhja juaj është besnikëria, stolia juaj është dituria, siguria juaj është durimi, të folurit tuaj është të bëri mirë.  Zoti ju ka garantuar të gjitha rrugët. Frikësojuni Allahut aq sa keni mundësi, dëgjoni dhe binduni, sepse është më mirë për ju.

Mos e ngarko veten sot me hallet e së nesërmes, secila ditë ka shqetësimet e veta,  askush prej jush të mos shqetësohet për furnizimin e jetës së nesërme. askush nga ju të mos thotë: Kur të vijë dimri; Nga të ushqehem dhe me çfarë të veshem? Ndërsa kur të vijë vera; Nga do të ushqehem dhe nga do të pi? Furnizimi yt nuk të harron.  Përpiquni për hir të Allahut, sepse Allahu i Madhëruar dhe i Lartësuar, do t’ju mjaftojë. Ai që të ngopurit e tij është me ushqim, nuk do të pushojë së qeni i uritur,  ai që është i pasur me para nuk do të pushojë së qeni i varfër. Kush kërkon ndihmë për nevojat e tij  prej të tjerëve  nuk do të pushojë së qeni i privuar, e kush kërkon ndihmë në çështjet e tij nga dikush tjetër përveç Allahut, do të zhgënjehet. “ O Bilal, mos ki frikë se ajo që vjen nga Sunduesi i Arshit do paksohet, është e pakët.” Vërtetë Zoti sjellën furnizimin e çdo të nesërme.

Zoti dhe Sunduesi ynë, na ke sprovuar me humbjen e pasurisë dhe fëmijëve, pastaj me vuajtje në trupat tonë, e nëse kjo është ajo që të kënaqën Ty ne e kemi dorëzuar çështjen tonë tek Ti, e Ti je më i Madhi Mëshirues. Sa i përket fëmijës Ti je më i mëshirshëm me të se ne, ndërsa pasurai ishte vetëm hua, prandaj për Ty janë Lavdërimet për atë që na ke dhënë dhe për Ty janë lavdërimet për atë që ke marrë.

LEXO  Muaji Rexhep: Përfitime dhe rregulla

Adhurues të Zotit! Friksojuni Allahut në fenë e Tij, dhe qëndroni largë të mbështeturit tek të tjerët, sepse në këtë është prishja e lidhjeve të Islamit, shuarja e dritës së të vërtetës, shfaqja e gënjeshtrës dhe eliminimi, zhdukja e sunetit. Çdo intimitet pa Zotin është vetmi, çdo paqe pa Zot është habi, çdo kënaqësi pa shtëpinë e përjetshme, Xhenetin, është kalimtare dhe çdo gjë tjetër përveç Zotit është e kotë.

Lidhja me dikë tjetër përveç Zotit është lodhje në këtë botë dhe në Ahiret, dhe kthimi me zemër tek Ai është ngushëllim, qetësi  në të dyja botët. Urime për atë që bën atë që është e drejtë në një kohë padrejtësie.

Kthehuni  për tek Allahu i Madhërishëm dhe i Lartësuar, luteni Allahun duke qenë të bindur në përgjigje. Fitorja është për ata që tek Allahu kërkojnë falje, prandaj tek Zoti kërkoni falje.

Hutbeja e dytë

Lavdërimet janë për Zotin, Ndihmuesi i fesë së Tij, Mbështetës i shtyllave të saj, përfocuesi i themeleve të saj, fesë, Ai që i veçon të devotshmit me shenjat e Tij, bashkon të devotshmit me të mirat e Tij, vlerëson me të mira ata që kërkojnë strehim tek Ai dhe mbështetet tek Ai për punët e tij.

Dëshmoj se nuk ka Zot tjetër përveç Allahut, dëshmi ndërmjetësimi për vazhdimësinë e mbështetjes, e mjaftueshme për përjetësinë në kopshtet e dijes përgjithmonë.

Dëshmoj se zotëria dhe i dërguari i ynë, Muhamedi është rob i Zotit dhe i dërguari i Tij. I dërguari i të gjithë njerëzimit. Paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, pishtari i ndriçues i errësirës, dhe mbi shokët e tij fisnik dhe të nderuar. Lutje me të cilat zgjidhen nyjet, largohen me to shqetësimet, largohen me to dëmet dhe lehtësohen me to punët e vështira.

Në vijim

O adhurues të Zotit! Tani jemi në muajin e Rexhepit por se jemi afruan përfundimit të tij, muaj i cili, na kujton me udhëtimin e Israsë dhe Miraxhit. Ky muaj është muaji i Bejtul Makdisit, Kud’sit, në këtë muaj ka qenë çlirimi i Salahud Din Ejubit. Shpërngulja, Israja, ka qenë nga Meka për në të, Kud’s, dhe ngritja, Miraxhi, prej aty, nga Kudsi për në qiellin  e lartë.  Allahu i Madhërishëm dhe i Lartësuar ka nderuar popullin tonë Islam me këtë udhëtim madhështorë. Ndërsa po i afrohemi muajit të Shabanit, muaji i dërguarit të Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të. Muaji ynë,  muaji i Ramazanit është pranë portave, të cilin  besimtarët e presin për të shtuar sevapet dhe shpërblimet e tyre. Nga këtu të lusim Ty, o Zot, o  Bujar, që të na e mundësosh të arrijmë muajin e Ramazanit duke qenë në gjendjen më të mirë dhe më të qetë.

O adhurues të Zotit! Përkujtoni se ne jemi duke shkuar për tek Zoti, e i dërguari ynë, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, është duke na pritur në luginën e tij në Xhenet. Në hadith ka ardhur se i dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, ka thënë: “ Vërtetë unë jam në luginën e Xhenetit duke shikuar se kush nga ju do të vijë për tek unë. Disa njerëz do të jenë para meje e unë do të them: O Zot, nga unë dhe nga umeti, populli im.  Do t’i thuhet: Ti nuk e di se çfarë ata kanë vepruar pas teje, pasha  Zotin, ata nuk kanë reshtur së kthyeri pas teje.” O Zot, kërkojmë mbrojtjen Tënde që të na ruash që të mos kthehemi prapa, në mosbesim,  dhe që të mos sprovohemi nga feja jonë. Adhurues të Zotit! Jemi në një kohë që kemi më shumë nevojë se asnjë herë për të qenë vëllezër të dashur, të kapur fort pas fesë tonë dhe në  mbrojtje të vendeve tona të  shenjta. Nuk duam përçarje, grindje dhe armiqësi. Nuk duam vrasje, shpërngulje, shkatërrim dhe rrënim. Duam të jetojmë si një umet, popull me nder, krenari dhe me dinjitet.

Bëni kujdes nga arroganca e padrejtë. Bëni kujdes nga fjala e tyre: “ Meqë jemi sundues mbi ata…” ( El-A’raf 127) Ndërsa gjuha e atyre që janë në gjendjen e tyre thotë: “ Askush në tokë nuk është më i fortë se ne, as më i fuqishëm se ne në pasuri, as më i ashpër  se ne në forcë, as më i largët se ne në zë, as më të fuqishëm se ne në lavdi.”

“ Sa i përket fisit Ad, ata u treguan arrogantë në Tokë dhe, pa kurrfarë të drejte, thoshin: “Kush është më i fortë se ne?” Vallë, a nuk e dinin ata se Allahu që i kishte krijuar, është më i fuqishëm se ata?! Kështu, ata i mohuan Shpalljet Tona.”  (Fussilet 15)  Umeti, populli ynë karakterizohet me drejtësi dhe fenë tonë Allahu do e bëj të mbizotërojë mbi çdo fe tjetër. Ka ardhur nga sahabiu i nderuar, Temim Ibn Evsi Ed Darij, Zoti qoftë i kënaqur me të, se ka thënë:  Kam dëgjuar të dërguarin e Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të duke thënë: “ Me të vërtetë kjo çështje, feja jonë, do të arrije atje ku ka arritur nata, e Allahu i Madhërishëm dhe i Lartësuar nuk do të lër asnj  shtëpi prej balte apo druri, përveç se Zoti i Madhëruar do ta fusë në to këtë fe. Me lavdinë e të Lavdishmit me të cilën do ngrihet Islami dhe me poshtërimin e të Pushtetshmit me të cilët do poshtërohet mosbesimi.”

LEXO  Nga errësira e mosbindjes në dritën e bindjes

Prandaj, o ju të dashur! Jini mirënjohës, falënderues ndaj Zotit kur jeni në begati, mirësi, bëni durim në momente fatkeqësishë, jini të sinqertë në momente të takimeve, pranoni, jeni të kënaqur me caktimin e hidhur dhe lëreni gëzimin, mburrjen, nëse u ndodhën qiçka armiqve.  Besimtari është i palëkundur, nuk e ndryshojnë dot ngjarjet dhe nuk bën gjynahe dhe shkelje. Jusufit, paqja e Zotit qoftë mbi të, hidhërimi nuk ja ndryshoi zemrën,  liria e tij nuk u bë pis nga robëria, burgu, nuk iu bind zonjës së tij në kundërshti ndaj Zotit të tij, e për këtë arsye Allahu i Madhërishëm dhe i Lartësuar e quajti atë me emrin i sinqerti, e konsideroi atë me të sinqertët dhe e bashkoi atë me baballarët e tij të drejtë.  Allahu i Madhërishëm ka thënë: “ Ata e shitën Jusufin me një çmim të ulët…” (Jusuf 20)  Nëse ata do ta kishin dhënë çmimin e dy botëve të njëjta, do të ishte shumë pak në krahasim me anën e tij. Profetit të Zotit, Jakubit, që Allahu i dhuroi durim të mirë, e sprovoi atë me pikëllim, e ai mundi ta ndrydhte atë, pikllimin,  qëndroi i duruar derisa Jusufi dhe vëllezërit e tij u kthyen tek ai,  Zoti i Madhërishëm e lavdëroi atë me fjalët e Tij: “ Ai (Jakubi), në të vërtetë, ka qenë dijetar i madh, sepse Ne e kemi mësuar…” (Jusuf 68)

Nga këtu u themi të burgosurve tanë durimtarë: Jusufi u largua nga prindërit e tij dhe qëndroi në burg për disa vite, por në fund ai sundoi të gjithë Egjyptin. Ju do të përjetoni qetësi, siguri, dashuri dhe paqe, dhe do të ktheheni në shtëpitë tuaja të sigurtë me lejen e Allahut të Madhërishëm dhe të Lartësuar.

Askush prej jush të mos vdesë përveçse duke patur mendim të mirë për Zotin.

O ti musliman! Ki besim tek Zoti, mbështetu tek Zoti dhe ki mendim të mirë për Të. Kush është ai që ka pasur mendim të mirë për Zotin dhe nuk  ka qenë në mendimin e Tij të mirë?! Kush është ai që është mbështetur tek Ai dhe nuk i ka mjaftuar?! Kush është ai që ka besuar tek Ai dhe nuk ka shpëtuar?! Lirimi i një njeriu musliman, që ka adhuruar Allahun, është më i dashur për ne se dita në të cilën lind dielli, nga ajo që ju paksohet atyre nga dëmi dhe vuajtja që ata vuajnë. E një agim i ri do të lindi mbi ju, i mbushur me lumturi, dashuri, mirësi dhe begati.

Adhurues të Zotit! Çdo gjynah shpresoj që Allahu ta falë  përveç njeriut i cili vdes mohues dhe njeriut që vret besimtarin me qëllim. Besimtari është ende mirë, i drejtë përderisa nuk derdh gjak. Kush vret një besimtar dhe pastaj gëzohet për vrasjen e tij, atij nuk do t’i pranohet asnjë shpërblim apo kompensim.

O ti përgjegjës, frikësoju Allahut. Mu’tesimi një ditë ka thënë: “ Nëse guvernatori, udhëheqësi, nuk i llogaritën çështjet sipas rrethanave të tyre para se të ndodhin, padrejtësia e injorancës do ta pushtojë atë kur ato të ndodhin.”  Nga sahabiu i nderuar, Sa’d Ibn Ebi Vekasi, Zoti qoftë i kënaqur me të, tregohet se i dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, ka thënë: “ Me lutjen e Dhun-Nunit, Junusit,  të cilën e bëri në barkun e balenës: “S’ka zot tjetër (të denjë për adhurim), përveç Teje! Qofsh i lavdëruar! Me të vërtetë, unë kam gabuar!” (El-Enbija’ 87), nuk ka asnjë musliman që lutet me të në ankth, shqetësim përveç se Zoti i Madhëruar dhe i Lartësuar i përgjigjet atij.”

O Zot, na përmirëso përfundimin tonë në të gjitha çështjet, na ruaj nga poshtërimi në këtë botë dhe në botën Tjetër, Ahiret. O Zot, ndihmo popullin tonë, ruaj muslimanët në çdo vend dhe në këtë vend,  o Zoti i botëve.

O Zot, gjynahet janë shtuar dhe janë bërë të rënda, Ti je më i Madh dhe më i Madhërishëm se ato, bëj me ne atë për të cilën Ti je i denjë dhe mos bëj me ne atë që ne jemi të denjë. O Zot, na fal ne me Fuqinë Tënde, na përfshijë në mëshirën Tënde,  na merr jetën në bindje ndaj Tënde, përmbyll jetën tonë me veprat tona më të mira dhe bëje shpërblimin e tyre  Xhenetin. O Zot, na liro nga ajo që na ka ndodhur, ne i kemi bërë vetes tonë padrejtësi, keq, prandaj na fal. Ne kemi qëndruar para derës Tënde, prandaj mos na largo të refuzuar, o Zoti i botëve.

Adhurues të Zotit! “Në të vërtetë, Allahu urdhëron drejtësinë, mirësinë dhe ndihmën për të afërmit, si dhe ndalon imoralitetin, veprat e shëmtuara dhe dhunën. Ai ju këshillon, në mënyrë që ju t’ia vini veshin.” (En –Nahl 90)

Përmendeni Allahun e Madhërueshëm, Ai ju kujton ju.

Falënderojeni për të mirat e Tij që t’ua shumojë ato.

“ Vërtet, përmendja e Allahut është më e madhe! Allahu di gjithçka që ju bëni.” (El-Ankebut 45)

Afrim Smakaj

https://www.facebook.com/3teshenjta/videos/9598825906817276

Post Author: endrit