Këshilla për vepra të mira në lamtumirën e Ramazanit

Hutbe e ditës së xhuma nga Meka e bekuar    28-09-1446 H    28-03-2025 D

Shejh Jaser Ed-Dosari

Tema  Këshilla për vepra të mira në lamtumirën e Ramazanit

Lavdërimet janë për Zotin! Lavdërimet janë për Zotin, Lavdërimet janë për Zotin, Zotëruesi i bujarisë, mirësisë, begatisë dhe dhurimit, legjitimoi për ne agjërimin e muajit të Ramazanit, dhe e bëri atë sezon të zbritjeve të mëshirës dhe faljes së madhe. Në ditën e Gjykimit agjëruesit do të ftohen të hyjnë përmes portës së Rejanit për në Xhenet. Zotin e lavdërojmë dhe e falënderojmë që na e mundësoi të arrijmë përfundimin e muajit të Ramazanit.

Dëshmoj se nuk ka Zot tjetër  veç Allahut, Një i Vetëm, pa shok.

Dëshmoj se Muhamedi  është rob i Zotit dhe i dërguari i Tij, i dërguari mëshirë për njerëzimin mbarë, më i miri që ka qëndruar në I’tikaf, në xhami, është ngritur natën për namaz dhe ka agjëruar. Paqja, mëshira dhe bagëtia e Allahut qoftë mbi të, mbi familjen dhe shokët e tij, njerëzit e pastër dhe të nderuar, mbi tabi’inët dhe mbi ata që i pasojnë në vepra të mira deri në ditën e ditën e fundit, Gjykimit.

Në vijim

O ju njerëz! Porosis ju dhe veten time që t’i frikësohemi Allahut, frikësojuni Allahut, jeni serioz në lutje dhe nxitoni me vepra. Me të vërtetë kënaqësitë e kësaj bote nuk janë të përhershme dhe tragjeditë, fatkeqësitë e saj nuk janë të garantuara, një pengesë e ndryshueshme dhe mbështetje e anuar. Prandaj përfitoni, shfrytëzoni jetën juaj në vepra të mira, sepse sa shpejt kalojnë netët dhe ditët e saj, jetës. Sa shpejt kalojnë muajt dhe vitet, mundësitë humbasin, afati caktohet, qëndrimi në këtë botë është i kufizuar, ditët janë të numëruara dhe gjithçka ka një afat të caktuar. “Pajisuni me gjërat që ju nevojiten për rrugë dhe dijeni se pajisja më e mirë është devotshmëria.” (El-Bekare 197)

O besimtarë! Ramazani është bërë gati për tu nisur,  është afër përfundimit, e ora e tranzicionit, kalimit në muajin tjetër,  ka ardhur. Sa të shpejtë janë hapat e tij dhe sa e shkurtër është rruga e tij. Dje e pritëm me gëzim dhe mall ndërsa sot po i japim lamtumirën me lot që na mbushin sytë. O ju që ishit në garë, koha e ndarjes është afruar. Kush ka qenë i mirë në të kaluarën, le të bëjë mirë në atë që ka mbetur, e kush ka qenë i mangët, dera e pendimit është e hapur dhe mirësia e Zotit u është dhënë robërve të Tij. Prandaj, le të nxitojë për të kryer adhurime dhe të garojë për t’iu afruar Zotit, sepse veprat gjykohen me përfundimet e tyre,  mësimi është në përsosmërinë e përfundimeve, jo në mangësitë e fillimeve. I lumtur është ai që Zoti e ka shkruar në mesin e atyre u pranohen veprat, para se të mbyllet porta dhe të ngrihet libri, ta përfshijë një fllad nga ato fllade dhe të shpëtojë nga zjarri dhe nxehtësia përvëluese në të.

O kërkues i të mirës nxito dhe o veprues i të keqes ndalo! Sepse Zoti liron robër të Tij nga zjarri i Xhehenemit, e kjo ndodhën çdo natë. Sa e madhe është keqardhja për atë që e ka arritur muajin e  Ramazanit dhe nuk i falen gjynahet. Nga Ebu Hurejra, Zoti qoftë i kënaqur me të, tregohet se i dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, ka thënë: “ I rëntë hunda në tokë, i poshtëruar qoftë ai tek i cili ka hyrë muaji i Ramazanit dhe pastaj largohet, përfundoj muaji, para se t’i falen gjynahet e tij.” Hadithin e ka transmetuar Tirmidhiu. Ndërsa Malik Ibn Dinari, Zoti e mëshiroftë, ka thënë: “ Nëse njeriu kalon Ramazanin dhe nuk i falen gjynahet çfarë mund të shpresojë pas tij?”

Adhurues të Zotit! Kontrolloni zemrat tuaja dhe analizoni ato në përfundim të Ramazanit. Nëse gjeni tek ato dëshirë për bindej, adhurim, lavdëroni Allahun, sepse ajo është shenjë e pranimit të veprave të Ramazanit. E nëse në to gjeni plogështi dhe neglizhencë, pakujdesi, trishtohuni, të ju vij keq për vetet tuaja dhe qani për to. Prandaj merrni vete tuaja në përgjegjësi para se të merreni në përgjegjësi.

LEXO  Haxhi, shenjë uniteti - Meka 26.07.2019

Paraardhësit tanë të mirë, selefët tanë, e kanë kuptuar madhështinë e Ramazanit. Ata u  gëzonin me fillimin e tij, qanin me ndarjen prej tij, përfundimin e tij dhe frikësoheshin se mos nuk pranohet prej tyre. Allahu i Madhërishëm ka thënë: “ Dhe që, kur japin atë që japin, zemrat e tyre i kanë plot frikë, ngaqë do të kthehen te Zoti i tyre.” (El-Mu’minun 60) Zoti i bekoftë ata njerëz festa, gëzimi i të cilëve është pranimi i veprave, synimi i tyre është shpresa më fisnike dhe çështjet e tyre shkojnë drejtë formës më perfekte! Ali Ibn Ebi Talib, Zoti qoftë i kënaqur me të, ka thënë: “ Jini më të etur për pranimin e veprave se për t’i bërë ato punë, a nuk e keni dëgjuar Allahun që thotë: “ Allahu pranon vetëm prej të devotshmit.” (El-Ma’ide 27)

Zoti ju mëshiroftë! Dijeni se prej shenjave të pranimit të veprave të mira është kryerja e veprave të mira pas veprave të mira dhe vazhdimësia në bindje, adhurim. Vërtetë qëndrueshmëria në adhurim është nga karakteristikat e atyre që pendohen dhe atyre që kthehen tek Zoti. Kur sezoni fillon të largohet, ku fillon të numërojë ditët e tij dhe të prishi çadrat e tij, ata i përmbahen besëlidhjes dhe përmbushin premtimin. Kjo është gjendja e besimtarit: Sa herë që përfundon një ibadet, e pason atë me një tjetër, në përputhje me urdhrin e Zotit të tij: “ Prandaj, kur të çlirohesh (nga punët e ndryshme), përpiqu fort (në adhurim).” (Esh-Sherh 7) Njeriu nuk ka përfundim nga veprat e mira vetëm se me ardhjen e exhelit, afatit të ndarjes nga kjo botë. Allahu i Madhërishëm ka thënë: “Dhe adhuroje Zotin tënd derisa të të vijë vdekja!” (El-Hixher 99)

 Nga Alkemetu, Zoti qoftë i kënaqur me të, tregohet se ka thënë: “Kam pyetur nënën e besimtarëve, Aishen, Zoti qoftë i kënaur me të, dhe i kam thënë: “ A ka veçuar i dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, diçka nga ditët?” Ka thënë: “ Jo, veprat e tij kanë qenët të vazhdueshme.” Muttefikun Alejhi.

Prandaj, jini të palëkundur, jini të palëkundur dhe do ta arrini. Jeta është e shkurtër dhe takimi është afër. Lum ai që kap, shfrytëzon jetën para vdekjes. Andaj përmirësoni fundin, atë që ka mbetur prej tij bëjeni mal të kënaqësisë dhe nxitini shpirtrat në rrugën për të arritur Xhenetin.

O ju muslimanë! Vërtetë, nga mirësia, suksesi i Zotit ndaj robit të  Tij është që ai të dali nga Ramazani me një gjendje më të mirë se ajo me të cilën ai hyri në të. Ai i jep lamtumirën atij, Ramazanit, pasi monoteizmi i tij, besimi në Një Zot, i është pastruar, i është shtuar, rritur besimi i tij, i është forcuar bidja, ka pastruar shpirtin e tij, gjendja e tij është rregulluar, veprimet e tij janë përmirësuar, morali i tij është rafinuar dhe ka qenë nga ata që e kanë frikë Zotin me frikë të vërtetë.

Zoti ju mëshiroftë! Dijeni se nga veprat më të rëndësishme të adhurimeve dhe veprat më të mëdha të përkushtimit në fund të muajit të Ramazanit është lutja. Ajo është mburoja, arma e besimtarit në kohë të mira dhe të këqija. Vërtetë lutja në fund të veprave është arsye për pranim. Ajo është arma e besimtarit dhe litari që lidhën robin me Zotit e tij. Zoti është Bujar, Dhurues dhe Ai është përgjegjësi më i miri, nga i Cili duhet kërkohet.

Prandaj, lutjuni Zotit dhe shpresoni tek Ai, lavdërojeni Atë ashtu siç e meriton dhe kërkoni falje prej Tij dhe kërkoni prej Tij të mirat e kësaj bote dhe të Ahiretit, botës Tjetër. “Ndërsa Atij lutjuni me frikë dhe shpresë. Vërtet, mëshira e Allahut është afër punëmirëve.” (El-A’raf 56)

Prandaj: “ Të gjithë ju, o besimtarë, kthehuni tek Allahu të penduar, që të arrini shpëtimin!” (En-Nur 31) Kini mendim të mirë për Zotin tuaj, falënderojeni Atë për arritjen e fundit të Ramazanit, dhe kërkojini Atij që t’ua pranojë agjërimin dhe faljen e namazit. Jini të vendos në ruajtjen e adhurimeve, bindjes ndaj Zotit, sa të jeni gjallë dhe që të qëndroni larg gjynaheve sa të jeni gjallë. Ruajeni atë që keni arritur dhe fituar dhe ruhuni nga prishja e asaj që keni ndërtuar dhe ngritur. “Mos u bëni si ajo gruaja që e shprish dhe e bën fije-fije atë që e ka tjerrë fort…” (En-Nahl 92)

LEXO  Gëzimi i muslimanëve me fitore dhe fuqizim

Adhurues të Zotit! 

Zoti na begatoftë me Kuranin Famëlartë dhe me synet,  na bëftë dobi nga argumentat dhe urtësitë e tyre.

Zotit  i kërkoj falje për vete dhe ju,  tek Ai kërkoni falje, me të vërtetë Ai është Falës i madh, Mëshirëplotë.

Hutbeja e dytë

Lavdërimet janë për Zotin i Cili për robërit e Tij të devotshëm ka lehtësuar rrugët e udhëzimit, plotësoi tek ata mirësitë e Tij në botën Tjetër, në Ahire dhe në këtë botë, dhe nderoi me sezonet e bindjeve, adhurimeve ata që i frikësohen Atij.

Dëshmoj se nuk ka Zot tjetër  veç Allahut, Një i Vetëm, pa shok, dëshmi me të cilën gëzohen ata që janë pastruar.

Dëshmoj se Muhamedi është rob i Tij i përzgjedhur, dhe i dërguari i Tij që nuk flet nga mendja e tij.  Paqja, mëshira dhe begatia e Allahut qoftë mbi të, mbi familjen,  mbi shokët e tij, më të virtytshmit dhe më të mençurit, mbi tabi’inët dhe mbi ata që i pasojnë në vepra të mira deri në Ditën e Gjykimit.

Në vijim

O ju muslimanë! Një nga mënyrat më të përsosura për të qenë të suksesshëm dhe mirënjohës, dhe një nga mënyrat më madhshtore për ta mbyllur këtë muaj, është dhënia e sadakasë së Fitrit, të cilën Zoti e ka bërë mjet pastrimi për agjëruesit, ushqim për të varfrit dhe mjet për t’iu afruar Zotit të botëve. Nga Ibn Omeri, Zoti qoftë i kënaqur me ata të dy, tregohet se: “ I dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, e ka obliguar sadakanë e Fitrit në Ramazan për çdo njeri nga muslimanët.”  Transmeton Muslimi. Sadakaja e fitrit është obligim, detyrë për ata që janë në gjendje ta bëjnë këtë, për vetet e tyre dhe ata që janë në vartësinë e tyre. Koha e dhënijes së tij fillon në perëndim të diellit në ditën e fundit të Ramazanit dhe përfundon me namazin e Bajramit. Nga Ibn Abasi, Zoti qoftë i kënaqur me ata të dy, tregohet se ka thënë: “Kush e nxjerrë atë, fitrin, para namazit të Bajramit  sadakaja e tij është e pranuar. E kush e jep atë pas namazit të Bajramit ajo është sadaka sikurse sadakatë e tjera.” Hadithin e ka transmetuar Ebu Daudi. Lejohet dhënija e saj një ose dy ditë para  dhe sasia e saj, sadakasë së fitrit, është një sa’ ushqim, nga ushqimi kryesor i vendit. Nga Ebi Said El Hudriji, Zoti qoftë i kënaqur me të, tregohet se  ka thënë: “ Kemi nxjerrë sadakan e Fitrit një Sa’ nga ushqimi ose një sa` elb, ose një sa` hurma, ose një sa` djathë, ose një sa` rrush të thatë.” Muttefikun Alejhi. Pastroni me të, zekatin e fitrit, vetet tuaja dhe nxirreni atë të plotë pa mangësi në të, zgjidhni më të mirën, më të vlefshmen dhe më të dobishmen për të varfërit.

O ju besimtarë! Tekbiri, Madhërimi i i Zotit është urdhëruar të thuhet natën dhe mëngjesin e Bajramit, lavdërim për Zotit dhe falënderim për udhëzimin dhe suksesin e Tij.  Allahu i Madhërishëm ka thënë: “ Ai dëshiron që të plotësoni numrin e ditëve të agjërimit dhe që ta madhëroni Allahun (në fund të agjërimit), për shkak se ju ka drejtuar në rrugë të drejtë e që ta falënderoni Atë.” (El-Bekare 185)

Adhurues të Zotit! Dijeni se namazi i Bajramit është një nga ritualet e fesë, prandaj faleni atë me muslimanët, dilni në faljen e namazit të Bajramit të parfumosu dhe të zbukuruar, dhe merrni me vete fëmijët dhe gratë tuaja. Rekomandohet të hani ditën e Fitër Bajramit para se të dilni në namazin e Bajramit. Nga Enes Ibn Malit,  Zoti qoftë i kënaqur me të, tregohet se ka thënë: “ I dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi  Zotit qoftë mbi të, nuk dilte për faljen e namazit të Fiter Bajramit derisa të hante disa hurma, ku prej tyre hante gjithmon numer tek.” Hadithin e ka transmetuar Buhariu. Luteni Allahun për pranim dhe përfundim të mirë dhe tregoni gëzim në Bajram, sepse agjëruesi ka dy gëzime: Gëzim kur e prish agjërimin dhe gëzim kur do takohet me Zotin e tij, Mëshiruesin. Pasojeni Ramazanin duke agjëruar gjashtë ditë nga muaji i  Shevalit, kështu është sikur të ketë agjëruar të gjithë vitin, siç ka thënë zotëria i njerëzimit. Nga Ebi Ejub  El Ensariu, Zoti qoftë i kënaqur me të, tregohet se i dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë  mbi të, ka thënë: “ Kush agjëron Ramazanin dhe pastaj e paston atë me agjërimin e gjashtë ditëve nga muaji i Shevalit konsiderohet sikur të ketë agjëruar gjatë gjithë vitit.” Hadithin e transmeton Muslimi.

LEXO  Këshilla dhe porosi të larta Profetike - Meka 04.03.2022

O ju që po i jepni lamtumirën Ramazanit! O ju që keni plotësuar lloje  të ndryshme të adhurimit! Përmbajuni rrugës së drejtë, sepse nuk jeni në banesën e përhershme. Dijeni se me këtë jetë të shkurtër blihet  përjetësia në Xhenet dhe jeta e përhershme që premtohet nga Mëshiruesi. Kush e humb jetën e tij do të pësojë humbje. Prandaj, njeriu i mençur duhet ta dijë vlerën e jetës së tij dhe të  kujdeset për veten në çështjen e tij. I lumtur është ai që e mbushën jetën e tij të kësaj bote duke përmirësuar Ahiretin e tij. “Çdo gjë që ju është dhënë juve, ajo është kënaqësi e kësaj jete dhe stoli e saj, ndërsa ajo që është tek Allahu, është më e mirë dhe më e përhershme…” (El-Kasas 60)

Adhurues të Zotit! Lutuni dhe përshëndeteni me selame krijesën më të mirë dhe njeriun më të shkëlqyr të njerëzimit, sikurse ju ka urdhëruar Allahu për këtë në librin e Tij të qartë, Kuranin Famëlartë, dhe ka thënë: “ Vërtetë Allahu e bekon të Dërguarin dhe engjëjt  e Tij  luten për të. O besimtarë, lutuni për të dhe përshëndeteni me selam.” (El- Ahzab 56)

O Zot, fale, mëshiroje dhe bekoje të dërguarin besnik,  Muhamedin, familjen e tij të mirë dhe të pastër, bashkëshortet e tij, nënat e besimtarëve. O Zot, të lutemi të jesh i kënaqur me katër halifet e parë të drejtë, me të gjithë shokët e tij, me tabiinët dhe me ata që i pasojnë në mirësi deri në ditën e Fundit, dhe me ne së bashku me ata, me Faljen, Bujarinë dhe Mirësinë Tënde, o më i Madhi Bujarë.

O Zot, të lutemi të na japësh përfundimin, mbylljen më të mirë, të lutemi,  na bëj veprat më të mira mbylljen e tyre, jetën tonë më të mirë fundin e kësaj jete dhe ditën tonë më të mirë ditën kur të takojmë Ty dhe Ti të jesh i kënaqur me ne. Na mundëso të hymë në Xhenet pa llogari dhe pa ndëshkim.

O Zot, lartëso Islamin dhe muslimanët, ndihmo robërit e Tu besimtarë dhe mbro ndjekësit e fesë.     O Zot, bëje këtë vend të paqtë, të sigurt dhe të begatë dhe të gjitha vendet e muslimanëve.

O Zot, ruaj dhe jepi sukses udhëheqësit dhe kujdestarit të çështjeve tona, kujdestarit të dy xhamive të shenjta, mbretit Selman  dhe zëvendësit të tij,  princit të kurorës, Muhamed Ibn Selmanit, dhe jepu sukses atyre në çdo gjë që do dhe je i kënaqur. Jepu atyre shpërblimin më të mirë për çdo gjë që ata bëjnë për dy xhamitë e shenjta dhe ata që i synojnë ato për vizitë, dhe për atë që ofrojnë në shërbim të Islamit dhe muslimanëve. O Zot, shpërble me të mira të gjithë ata që janë në shërbim të miqve, vizitorëve të Gjithëmëshirshmit.  

O Zot, ruaj dhe ndihmo njerëzit e sigurisë tonë dhe ushtarët tanë në kufijtë tanë, të lutemi të jesh për ta ndihmë dhe mbështetje, mbrojtës dhe përkrahës.

O Zot, largo shqetësimet e atyre që janë të shqetësuar, largo të vështirat e atyre që janë në vështirësi, mundëso larjen e borxheve  atyre që janë në borxhe, shëro të sëmurët tanë dhe të sëmurët e muslimanëve,  o Zot, mëshiro të vdekurit tanë dhe të vdekurit e muslimanëve.

O Zot, ndihmo të dobëtit në çdo vend dhe në Palestinë. O Zot, ndihmoi ata në Palestinë, jepu atyre lehtësim nga çdo shqetësim, rrugëdalje nga çdo vështirësi dhe shpëtim nga çdo fatkeqësi.

O Zot, ruaj xhaminë e Aksasë dhe bëje atë të qëndrueshme dhe krenare deri në ditën e Kijametit.

O Zot, kthe tek ne Ramazanin për shumë vite dhe periudha të tjera duke qenë me shëndet të mirë, mirëqeni dhe  jetë të rehatshme, o më i Madhi Mëshirues.  

“O Zoti ynë! Pranoje prej nesh (këtë vepër)! Me të vërtetë, Ti je Ai që dëgjon dhe di gjithçka!” (El-Bekare 127)

Na fal ne sepse Ti me të vërtetë je Falës i Madhë, Mëshirues.

“Dhe pranoje pendimin tonë, se, pa dyshim, Ti je Pranuesi i pendimit, Mëshirëploti!” (El-Bekare 128)

“I lartësuar qoftë Zoti yt, Zoti i Madhështisë e i Lavdisë, mbi çfarë i veshin ata! Paqja qoftë mbi të dërguarit, dhe të gjitha lavdet e falënderimet qofshin për Allahun, Zotin e botëve!” (Saffat 180)

https://www.facebook.com/3teshenjta/videos/1361775548379331

Post Author: endrit