Lavdërimet janë për Zotin, Mëshira e Tij është e gjërë, Mirësitë e Tij janë të mëdha.
O Zot largo nga ne epideminë dhe fatkeqsinë, na kthe në Aksanë tonë me kthim të mirë dhe të dashur.
Dëshmojmë se s’ka Zot tjetër Veç Allahut, Një i Vetëm i pa Shok. Dëshmojmë se zotëria ynë Muhamedi është rob dhe i dërguari i Zotit.
Paqja, mëshira dhe bekimet e Zotit qofshim mbi robin dhe të dërguarin e Zotit, Muhamedin, mbi familje e tij, shokët e tij, mbi tabiinët dhe mbi të gjithë ata që e pasojnë atë deri në ditën e fundit.
Në vijim
O muslimanë! Ligji i Zotit në krijesat e Tij, është dhe shfaqja e sëmundjeve ngjitëse dhe vdekjeprurëse, është e lidhur me shtimin e gjynaheve dhe largimin nga feja e Zotit, Islami.
Pendohuni tek Zoti juaj, dhe zbatoni legjislacionin, fenë e Tij, që të largohet nga mesi juaj epidemia, që të largohet nga mesi juaj epidemia, dhe të marri fund çdo fatkeqsi.
Allahu i Madhërishëm ka thënë: “Vetëm sikur të përuleshin kur u erdhi ndëshkimi Ynë! Por zemrat e tyre u bënë gur, ndërsa djalli ua paraqiste si të bukura veprat e tyre të këqija.”( El-En’am43)
O robër të Zotit! Fatkeqsisht, vazhdojnë zemrat e një pjese të muslimanëve të jenë të ngurta, të cilëve shejtani jua zbukuron veprat e tyre. Epidemia e virusit Korona, na ka vendosur kufizim duke përhapur tek ne ankth dhe frikë. Njerëzit mbyllen në shtëpi, ndërpriten aktivitetet dhe namazet në xhamia, dobësohet ekonomia. Por me gjithë këtë shikojmë disa tregtarë që fshehim mallin dhe ngrejnë çmimet. Blejnë kështu zjarrin dhe zemërimin e Allahut, dhe urrejtjen e njerëzve me atë çfarë bëjnë.
Disa njerëz praktikojnë kamatën, sikurëse disa të tjerë nuk mëshirojnë borxhlinjtë, i ngushtojnë ata duke kërkuar borxhin para mbarimit të afatit, hanë të ndaluarën, haramin duke luftuar kështu Zotin. Vazhdojnë femrat të jenë të zbuluara, frikësohen nga virusi Korona, dhe mbulohen, vendosin nikabin nga frika e virusit, dhe nuk vendosin hixhabin, mbulohen të frikësuara nga zjarri, ndëshkimi i Zotit. Ka nga mesi jonë akoma që hanë trashëgiminë e dikujt tjetër, ndërpresin lidhjet e gjakut, i beson kujdestarinë e tyre mohuesve. A nuk shikojnë këta përreth tyre? Ku janë shtetet, vendet krenare para krenarisë së Zotit? Ku janë të pamposhturit sot para Fuqisë së Zotit? Ku janë të pathyeshmit përpara vullnetit dhe caktimit të Zotit? Ku janë të pakujdesshmit ndaj ligjeve dhe vendimeve të Zotit tek ata? Përse ju ka bërë epidemia e virusit Korona që të mbuloheni nga frika dhe paniku, duke grumbulluar mallë e pasuri në shtëpitë tuaja dhe nuk punoni dhe veproni për tu përgaditur për botën tjetër? O ti që kundërshtoje qëndresën tonë, ku është paqja dhe marrveshja e paqes? O ti që ke bërë shumë gabime, do të lehtësohet peshorja jote. O ti që të ka tërhequr egoja dhe kjo botë, do të shfaqet libri yt. Mjerë për atë që lufton për materje dhe vlerë monetare, dinarë. Mjerë dhe mjerë për atë që gëzohet me gjynahe dhe kundërshti. Sa i keq që do të jetë përfundimi i tyre.
Kujdesuni dhe punoni për jetën tjetër sikurëse përpiqeni për përfitimet në këtë botë. Përgatituni për botën tjetër para se të udhëtoni për në të, dhe mos e lini atë pas dore. Allahu i Madhërishëm ju thotë: “Kthehuni tek Zoti juaj dhe nënshtrojuni Atij, para se t’ju vijë dënimi, sepse atëherë nuk do të mund t’ju ndihmojë kush.” ( Ez-Zumer 54)
O adhurues të Zotit! O muslimanë! Sot jemi nën komandën dhe urdhërin e dijetarëve, organizmave dhe institucioneve fetare të pranueshme që të qëndrojmë në shtëpitë tona në këtë periudhë të epidemisë, dhe të ndalojmë nga falja e namazeve me xhemate në xhamia. Kjo bëhet me qëllim që të ruajmë jetët tona dhe jetët e muslimanëve të tjerë, dhe që të mos bëhemi shkak në përhapjen e dëmeve tek të tjerët, me sëmundje apo me prekjen nga virusi Korona, i cili shkakton deri dhe vdekjen.
I dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, ka thënë: “Mos dëmto veten dhe mos dëmto të tjerët.”
Duke u nisur nga kjo, kush nuk e rrespekton karantinimin, të qëndruarit në shtëpi, kush tenton që të fali namazin me xhemat në xhami, duke u bërë shkak në përhapjen e kësaj të keqe, sëmundje, tek të tjerët, është gjunahqarë dhe kundërshtues i Zotit të Madhërishëm dhe i të dërguarit të Tij, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të.
Allahu i Madhërishëm thotë: “O besimtarë! Bindjuni Allahut, bindjuni të Dërguarit dhe atyre që drejtojnë punët tuaja.”(En-Nisa’ 59) Drejtuesit e punëve tona janë modeli i umetit dhe më të besuarit e tij, popullit. Sot ato janë institucionet zyrtare të dhenijeve të fetvave, gjykimeve fetare,dhe ata që janë me ta nga dijetarët. Ata janë institucioni që përfaqësojnë sheriatin, ligjin fetar, tek njerëzit sot. E kush i kundërshton gjykimet dhe vendimet e tyre ai është kundërshtues dhe pasues i të kotës.
Prandaj frikësohuni Zotit dhe përgjigjuni Atij, të dërguarit të Tij që të shpëtoni dhe të fitoni.
O ju besimtarë! Bëni shtëpitë duaja drejtim, Kible, vendfalje, sikurëse ka urdhëruar Allahu i Madhërishëm Musain dhe ata që ishin me të që të merrnin shtëpitë e tyre Kible. Kible është emri i Qabes.
Ne sot në kohën e epidemisë, virusit Korona, kujtojmë kiblen, drejtimin tonë të parë, xhaminë e bekuarë të Aksasë. E lusim Allahun e Madhërishëm në dorën e të Cilit janë çelsat e çdo gjëje, që të largojë nga ne këtë epidemi para ardhjes së muajit të Ramazanit. Të na e bëjë të mundur që të kthehemi në këtë xhami agjërues, adhurues dhe të lidhur fort me të, duke falur në të namazin e sabahut dhe namazin e teravive. Të kënaqemi në kopshtet e sajtë, dhe në të gjitha vendfaljet e sajtë përreth.
E lusim Allahun e Madhërishëm që të largojë nga ne, nga Aksaja jonë, dhe nga të burgosurit tanë çdo të keqe dhe të dëmshme që planifoket ndaj tyre nën hijen e Koronës.
Prandaj i kërkojmë të gjithë umetit që të jenë syçelur dhe të bëjnë kujdes nga çdo intrigë që tenton të shfrytëzojë këtë epidemi. Vendet e mëdha as Korona nuk i ka larguar nga planet dhe intrigat dashakeqe të tyre. Vazhdojnë përsëri të jenë të pavëmendshëm derisa ti godasi ata çfar ka goditur të tjerë rreth tyre. Ndoshta mund të jetë përfundimi i kësaj epidemie që ka prekur mbarë njerzimin lufta në mes këtyre vendeve. Shkatërrohen vende dhe vriten njerëz, për shkak të lekëve dhe të sundimit financiar.Allahu i Madhërishëm ka thënë: “Kur vendosim ta shkatërrojmë një qytet, Ne i urdhërojmë (për mirë) të pasurit e tij dhe, kur ata bëjnë mbrapshti në të, atëherë përmbushet Vendimi (i dënimit) kundër tyre dhe Ne i shkatërrojmë gjer në themel.” ( El-Isra’ 16)
O ti që je ke nevojë për përmendjen e Zotit, në kohë të rënda dhe në vështirsi!
O i Gjallë i Përhershëm, Absoluti, të Cilit i përgjërohet gjithçka në amshim, Ti je Kujdesës për robërit Tu, Ti je Një i Vetëm, Ti je ndihmues i çdo njërit që të mbështetet, dhe humbës i çdo njërit që nuk beson, o Zoti ynë largo nga ne këtë vështirsi, O Ti që ke çelësat e çdo gjësë, Ti je që lehtëson dhe largon të vështirat, ndihmues dhe mbështetës, na lehtëso dhe na jep zgjidhje të afërt, zgjidhje të mirë dhe jo të mundimshme.
Me butësinë Tënde kërkojmë të na mbulosh, përball të rëndave dhe vështirsive.
Adhurues të Zotit! Luteni Zotin sepse ju është premtuar përgjigje.
Hutbeja e dytë
Lavdërimet janë për Zotin. Dëshmojmë se s’ka Zot tjetër veç Allahut, Një i Vetëm i pa Shok. Dëshmojmë se zotëria ynë, Muhamedi është rob dhe i dërguari i Zotit. O Zot fale, mëshiroje dhe bekoje atë, familjen e tij, shokët e tij, tabiinët dhe të gjithë ata që i pasojnë me mirësi deri në ditën e fundit.
O adhurues të Zotit! Sot shtëpitë tuaja, në të cilat jeni të detyruar që të qëndroni, marrin shenjat dhe gjurmët tuaja të mira dhe dëshmojnë për veprat dhe sjelljet tuaja. Prandaj mbushini ato me vepra të mira, përfitoni me qëndrimin me familjarët dhe fëmijët tuaj. Dhe mos u largoni prej tyre vetëm se me pendesë të sinqertë, zbatoni obligimet e Zotit në to, dhe mos u tregoni neglizhent në to. Të gjitha obligimeve u paraprinë Namazi, sepse ajo është nga praktikat, ritet më të rëndësishme të fesë. Sikurëse namazi dhe abdesi janë nga mbrojtjet më të mira përballë epidemisë së virusit Korona, por se është nga veprat e para që e largon muslimanin nga dënimi i Zjarrit. Në një hadith të ndershëm ka ardhur; “Vërtetë ditën e gjykimit vepra e parë për të cilën do të merret në llogari njeriu është namazi i tij. Nëse e ka plotësuar, ai ka shpëtuar dhe ka fituar, e nëse nuk e ka plotësuar, ngelën dhe ka humbur.”
Prandaj kujdes dhe kujdes, që të mos dilni nga ky izolim, karantinë, sikurëse keni hyrë, duke mos i plotësuar adhurimet nga të cilat ka shumë dobi për ju në këtë botë dhe në botën tjetër. Pranoni atë që ka obliguar Allahu për ju dhe zbatojeni dhe largohuni nga ato që ju ka ndaluar. Mos u tregoni të pavëmendshëm, neglizhent sepse ajo është shkatërrim, e dëmshme për ju. Ka ardhur në një hadith të ndershëm fjala e të dërguarit të Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të: “ Largohuni nga ajo që ju kam ndaluar, e çfarë ju kam urdhëruar, porositur që ta bëni plotësojeni atë sa të keni mundësi.”
O Zot na mundëso të bëjme vepra të mira dhe të largohemi nga të ndaluarat.
O Zot largo nga ne fatkeqsitë dhe të vështirat.