O ju vëllezër namazfalës! Kujdesuni dhe zbatoni këshillat e njerëzve të sigurisë në xhaminë e Aksasë, të cilat janë rregulla për mbrojten e shëndetit, mbani distancën kjo për të ruajtur shëndetin tuaj dhe për të mirën e xhamisë tuaj. Zoti ju begatoftë me të mira.
Lavdërimet janë për Allahun, ka lartësuar besimtarët me ndihmën e Tij, dhe u ka premtuar mohuesve dhe hipokritëve ndëshkimin.
Dëshmoj se nuk ka Zot tjetër veç Allahut; “Ti lartëson kë të duash dhe poshtëron kë të duash. Çdo e mirë është në Dorën Tënde! Ti je vërtet i Plotfuqishëm për çdo gjë.” (Al ‘Imran 26)
Dëshmoj se zotëria dhe i dashuri ynë, ndërmjetsuesi, shembulli, modeli dhe udhëheqësi ynë Muhamedi është rob i Zotit dhe i dërguari i Tij, i përzgjedhuri dhe i dashuri i Tij. Paqja e Allahut qoftë mbi të, mbi familjen e tij të pastër, shokët e tij më të mirët e të mirëve, mbi të gjithë ata që kan ecur në rrugën e tyre, kan ndjekur gjurmët e tyre dhe kan pasuar traditën e tyre deri në ditën e kijametit.
Lutjet dhe përshëndetjet për të gjithë dëshmorët dhe të rënët, të burgosurit, për njerëzit e vendosur, qëndrestarë, ata që janë të lidhur me tokën e Israsë dhe Miraxhit. Lutje dhe përshëndetje për të gjithë mbartësit e flamurit të besimit të pastër, tevhidit, dhe mbështetësit e tyre në të gjithë botën.
Në vijim
O ju muslimanë! O bijtë e tokës së Israsë dhe Miraxhit! Allahu i Madhërishëm në librin e Tij të mbushur me urtësi, Kuranin, thotë: “O besimtarë! Mos e tradhtoni Allahun dhe të Dërguarin e mos i tradhtoni amanetet me vetëdije.” ( El-Enfal 27)
O ju muslimanë! O ju që jeni të lidhur me tokën e Israsë dhe Miraxhit! O ju muslimanë në çdo vend të kësaj bote! Kjo është thirrja e Allahut të Madhërishëm për besimtarët në çdo kohë dhe vend, që të largohen nga tregu i tradhtisë, të largohen nga tregu i hipokrizisë dhe nga mbështetja e mohuesve, sepse kjo nuk ka vlerë tek Allahu i Madhërishëm.
Po o ju muslimanë! Me përfundimin e këtij viti hixhri, sipas kalendarit hënor, dhe përgatitjen e muslimanëve që të mirëpresin vitin e ri hixhri, na shfaqen para nesh me paturpësinë më të madhe ata që nxitojnë dhe pranojnë nënshkrimin e marrveshjeve të cilat në vetvete janë të pavlefshme, akte tradhtije, fetarisht dhe juridikisht, dhe me të gjitha kuptimet që bien dakort me dinjitetin e besimit, dhe me moralin dhe etikën Islame dhe Arabe.
Po o ju të dashurit e mi! O njerëzit që jeni të lidhur me këtë tokë, në këto ditë ajo çfarë shfaqin këto sisteme, shtete, të cilat nxituan që të urojnë atë tradhti të hapur dhe dakortësi të qartë për zbatimin e faqeve të tradhtisë dhe pabesisë, marrveshjes së shekullit, në dëm të tokës Palestineze dhe popullit të sajtë. Por dhe në dëm të akides, besimit të umetit dhe fesë së tij, të tokës së tij, civilizimit dhe historisë së këtij umeti.
Po o të dashurit e mi! O bijtë e kësaj toke më të cilën jeni të lidhur, toka e e Israsë dhe Miraxhit. Përsëritet shfaqja e Ebi Rigali dhe Ibn El Alkamiji, përsonazhe arabe shembuj të tradhtisë, të cilët janë shfaqur në vendet Islame dhe kan qenë shëmbull për përçarje, të kotë dhe tradhti në mesin e muslimanëve në ditët e kaluara.
O ju të dashurit e mi, ndërsa sot kur kujtojmë shpërnguljen e profetit tonë nga Meka për në Medine, për të cilën nxisim besimtarët që ta kujtojnë dhe të nxjerrin prej sajtë mësime, në durim dhe vendosmëri, dhe të kapen pas fesë dhe besimit të tyre.
Po, të dashurit e të dërguarit të Allahut, Muhamedit, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, vazhdojnë që të jenë të lidhur me këtë tokë të shenjtë, tokën e Israsë dhe Miraxhit, nuk i dobëson dhe nuk i largon ata, nuk i zbehën ata në forcën dhe vendosmërinë e tyre tradhtia e tradhtarëve, dhe shfaqja apo dalja e atyre që janë eventualisht jasht tyre, nga uniteti Arab, Islam, por se dhe nga akideja, besimi i këtij umeti të bekuar. Umetit të Muhamedit, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të. I cili ka vizatuar në traditën e tij të ndershme, rrugën e tij të mirë dhe shembullin e tij në fjalë, nxitësin më të mirë për në durim, vendosmëri, lidhje dhe qëndresë, sa që të bëjnë të dështojnë të gjitha planifikimet e mohuesve, dhe të gjitha planifikimet e hipokirzisë dhe hipokritëve.
Ti i sheh ata me zemra të sëmura çfarë bëjnë, çfarë thonë, Ti i sheh ata me zemra të sëmura, dmth sëmundjen e hipokrizisë, sëmundjen e politeizmit, dhe sëmundjen e mungesës së besimit, “Ti i sheh ata me zemra të sëmura, se si vrapojnë për t’u lidhur me ata (hebrenjtë) duke thënë: “Druajmë se mos po na godet ndonjë fatkeqësi”.” (El-Ma’ide 52) Duke ushqyer ëndrra e tyre dhe duke i pasqyruar ato në besimin e tyre të sajuar, dhe në zemrat dhe mendjet e tyre të humbura.
“Ti i sheh ata me zemra të sëmura, se si vrapojnë për t’u lidhur me ata (hebrenjtë) duke thënë: “Druajmë se mos po na godet ndonjë fatkeqësi”. E lusim Allahun, që është i Fuqishëm për të bërë çdo gjë, Atë e lusim që ti godasi me fatkeqsi, apo me ndonjë gjë, ndëshkim nga vetë Ai, që të jenë ashtu sikurëse ata janë frikësuar në vetvetet e tyre.
Po, do të jenë të humbur, do të jenë të penduar, ditën kur do të dalë i padrejti para Tij, Allahut, në atë ditë nuk do të ju bëjë dobi ndërmjetsimi i atyre që kan ndërmjetsuar, dhe nuk do të pranohet tek Allahu i Madhërueshëm ndërmjetsuesi i tradhërtisë. Allahu i Madhërishëm e ka bërë të qartë metodën e duhur dhe rrugën e drejtë, të cilën duhet që çdo musliman ta ndjeki, pasojë, dhe të ketë historinë e gjallë të profetit të zgjedhur Muhamedit, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, shembull të durimit, përpjekjes së tij, shembull në lidhje e tij me tokën dhe me të shenjtat e tij.
O ju muslimanë! O bijtë e tokës së Israsë dhe Miraxhit! Nuk besoj se ka ndonjë nga ju apo nga e gjithë bota e muslimanëve që ti mbështetet mohimit dhe mohuesve, dhe ti konsiderojnë ti marrin bashkpuntorët e tiranët, të padrejtët, udhëheqës së tyre. Nuk ju bën përshtypje mohimi i tyre sepsa ata kan dalur nga rrallët e durimtarëve dhe bashkësisë për tek rrallët e padrejtësisë dhe armiqsisë. Shembulli i tyre, hipokritët, a nuk kanë vepruar njëjtë dhe në kohën e të dërguarit të Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të?! Ditën kur ju besoj dhe ata e thyen fjalën e dhënë, dhe u mblodhën nga i gjithë gadishulli Arab për tu takuar në Uhud, në Hendek, për të sulmuar besimin dhe bashkësinë Islame. Por se ishte Allahu ai që i ndihmoi muslimanët dhe i mposhti ata, duke i kthyer ata në vendet e tyre të mundur dhe të poshtëruar. Po duke pësuar humbje njëra pas tjetrës, sepse sulmuan besimtarët të cilët Njësojnë, Madhërojnë, dhe e falenderojnë Zotin e Madhërishëm. Ata të cilët: “(Shpërblim kanë edhe ata) të cilëve njerëzit (hipokritë) u thanë: “Shumë njerëz po mblidhen kundër jush, prandaj frikësohuni!” e kjo gjë ua shtoi atyre besimin dhe thanë: “Neve na mjafton Allahu, Ai është Mbrojtës i mrekullueshëm!” (Al ‘Imran 173) Ndërsa ne u themi atyre sot dhe nga minberi i xhamisë së bekuar të Aksasë; “Neve na mjafton Allahu, Ai është Mbrojtës i mrekullueshëm!”. Mbrojtja jonë është Allahu përball të padrejtëve, mbrojtja jonë është Allahu përballë hipokritëve, mbrojtja jonë është Allahu përballë të gjithë atyre që i janë mbështetur idhujtarisë dhe të padrejtëve. Mbrojtja jonë është Allahu dhe Ai është mbrojtja më e mirë për ne, mbrojtja jonë është Allahu është për ne, mbrojtja jonë është Allahu dhe Ai është me ne, e kush ka Allahun me vete atë nuk e dëmton gjë.
O ju muslimanë! O bijtë e tokës së Israsë dhe Miraxhit! O ju arab në çdo vend! O ju muslimanë në nivel vendesh, popujsh dhe udhëheqësish! A nuk është koha që të zgjoheni nga ky gjumë letargjik?! A nuk është koha për ju që të mësoni mirë historinë e kësaj toke të bekuar?! A nuk është koha që të përkujtoni ditën e çlirimit madhështorë, ditën e çlirimit të madh të Mekes së Bekuar, kur u kthyen muhaxhirunët triumfues.
A nuk është koha që të zgjoheni dhe të kujtoni ditën e mbërritjes së Omerit i cili valëviste me ushtrinë e tij madhështore flamurin e Islamit; S’ka Zot tjetër përveç Allahut. Duke çliruar kështu Kud’sin, dhe duke shpallur atë vend Islam, dhe duke treguar se ky qytet është pjesë nga akideja, besimi i muslimanëve, nga vendet e muslimanëve, dhe nga vendet e shenjta të muslimanëve. Kush kujdeset për të atë do ta nderojë historia, dhe do ta vlersojë Allahu i Madhërishëm me profetët, me të sinqertët, me dëshmorët dhe me të drejtët! “në Ditën, kur askujt nuk do t’i bëjë dobi as pasuria, as fëmijët, përveç atij që vjen me zemër të pastër tek Allahu!” (Esh-Shu’ara 88-89)
Ndërsa në anën tjetër, a nuk ka ardhur koha që ju arab dhe muslimanë që të pyesni se çfarë kanë përgatitur tradhtarët dhe kriminelët të cilët kan ardhur në Bejtul Makdis, të cilët kanë tradhtuar në mbrojtjen e këtij vendi, dhe të cilët kanë ëndërruar dhe bashkëpunuar në helmimin dhe shkatërrimin e këtij vendi prej jo muslimanëve. Kujtoni ata të cilët i përmendën historia vetëm se për tradhti. Kujtoni të gjithë këto dhe dijeni se një ditë do të jeni para Allahut të Madhërishëm, sipas veprave tuaja do të merreni në llogari, dhe do të pyeteni për çdo gjë të vogël dhe të madhe. Do të pyeteni për përgjegjësitë tuaja që keni pasur në këtë botë, i keni ruajtur, humbur apo i keni neglizhuar. Kjo do të ndodhi në gjykimin e Zotit të Madhërishëm, i Cili e do të drejtën e urren të kotën, do ti ndëshkojë keqbërësit dhe kriminelët për krimet e tyre. Sikurëse do ti marrë në llogari tradhtarët për tradhtinë e tyre.
O ju muslimanë! O bijtë e tokës së Israsë dhe Miraxhit! Vërtetë kjo tradhti e tillë që shfaqet para jush, para umetit tuaj, u kërkon që të bëni kujdes në këtë çështje dhe duhet me patjetër që të kujdeseni për të, dhe se duhet që të punoni për të sot para të nesërmes, sa më parë.
Ndërsa në nivel Palestinez, në asnjë lloj situate të mos ndahet asnjë qytetar palestinez nga të ndihmuarit e çështjes së Palestinës, apo të mos ndahet asnjë palestinez nga të punuarit për hir të kësajt toke dhe vendi të shenjtë. Ka ardhur koha që të jeni një, të bashkuar, sikurëse ju ka përgëzuar i dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, kur ka thënë: “Do të vazhdojë të egzistojë një grup nga umeti im të vendosur në të vërtetën, që përballen me armikun e tyre. Atyre nuk ju intereson se kush i kundërshton, tradhton, deri sa tu vijë urdhëri i Zotit duke qenë në këtë gjendje.”
O ju muslimanë! O bijtë e tokës së Israsë dhe Miraxhit! O ju arab! Ka ardhur koha që ju gjithashtu që të ridimensiononi llogaritë tuaja, të ridimensiononi dhe të bëni të qarta qëndrimet tuaja, para se të ju vijë dita: “para se të vijë Dita (e Gjykimit) në të cilën nuk ka shitblerje, as miqësi, as ndërmjetësi! Jobesimtarët janë keqbërësit e vërtetë.” (El-Bekare 254)
Ka ardhur koha o ju muslimanë që në çdo kohë, që të ktheheni tek legjislacioni i Zotit tuaj, tek libri juaj, Kurani, tek syneti i të dërguarit tuaj, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, i cili ka thënë: “ Kam lënë në mesin tuaj dy gjëra nëse kapeni pas tyre nuk do të humbni kurrë, librin e Allahut, Kuranin dhe synetin, traditën time.”
Apo siç ka thënë ai. Fitorja është me ata që Zotit i kërkojnë falje, Zotit lutjuni dhe kërkoni falje sepse jeni premtuar për përgjigje.
Hutbeja e dytë
Lavdërimet vetëm për Zotin, lutje dhe përshëndetje për zotërinë tonë Muhamedin, i dërguari i fundit s’ka të dërguar pas tij.
Dëshmojmë se nuk ka Zot tjetër veç Allahut, ka dashur që robërit e Tij të punojnë për fenë e tyre dhe jetën e tyre në këtë botë, deri sa të fitojnë mirësitë e Zotit dhe të meritojnë kënaqsinë e Tij.
Dëshmoj se zotëria ynë Muhamedi është rob dhe i dërguari i Allahut, plotësoi emanetin, solli mesazhin, këshilloi umetin, dhe na ka lënë ne në rrugën e ndriçuar, nata në të është e njëjtë me ditën e sajtë, rrugë nga e cila nuk humbën vetëm ai që është i shkatërruar.
Në vijim
O ju muslimanë! O bijtë e tokës së Israsë dhe Miraxhit! “Ti (o Muhamed) mos u mashtro nga rendja e jobesimtarëve nëpër botë! Kjo mirëqenie është e shkurtër.” (Al ‘Imran 196-196)
Dhe të mos ndikojnë në forcën, vendosmërinë dhe madhështinë tuaj e keqja e disa gjakprishurve dhe smira e tyre ndaj umetit Islam dhe muslimanëve, dhe të gjithë umetit arab në përgjithësi.
Po o të dashurit e mi! Kujdesuni për këtë vend të shenjtë, dhe le të jetë gjithmonë shenjë dhe argument para syve tuaj sepse: “ Nëse ju nuk e ndihmoni atë (Muhamedin a.s.), Allahu tashmë e ka ndihmuar ditën kur atë e dëbuan mohuesit vetë të dytin, kur ishin në shpellë e ai i thoshte shokut të vet (Ebu Bekrit): “Mos u mërzit, se Allahu është vërtet me ne!”( Et-Teube 40)
Po o ju të dashurit e mi! Qëndroni në këtë akide, besim madhështorë, akiden e zotërisë tonë të zgjedhur Muhamedit, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të. Qëndroni të bindur sepse ndihma dhe triumfi është nga Allahu i Madhërishëm, sepse “Fitorja vjen vetëm nga Allahu.” (El-Enfal 10)
Të jeni të bindur se; “O besimtarë, nëse e ndihmoni Allahun, edhe Ai do t’ju ndihmojë dhe do t’ju bëjë të qëndroni fort në këmbët tuaja. “ (Muhammed 7)
O ju muslimanë! O ju që jeni të lidhur me këtë vend të shenjtë! Bëni kujdes dhe kapuni pas Islamit tuaj, akides tuaj, tokës tuaj, vendeve tuaja të shenjta; “Ndihmojeni njëri-tjetrin në punë të mira dhe në të ruajturit nga të këqijat dhe jo në gjynahe dhe armiqësi!” (El-Maide 2)
“Bëhuni robër të Zotit, vëllezër. Muslimani është vëllai i muslimanit, nuk i bën dhunë atij, nuk e lë në baltë, nuk e gënjen, nuk e poshtëron. Devotshmërija është këtu” , i dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, ka bërë me shenjë në kraharorin e tij. “Për një njeri është shumë e keqe që të nënçmojë vëllain e tij musliman. Çdo musliman e ka të ndaluar, haram gjakun e një muslimani tjetër, pasurinë dhe nderin e tij.” Trasmeton Muslimi
Po o ju të dashurit e mi! Më shumë durim, vendosmëri, qëndresë dhe të shpeshtuarit e vizitave në xhaminë e shenjtë të Aksasë. Dijeni se triumfi është me durimin dhe rrugëzgjidhja është me fatkeqsinë dhe se pas vështirsisë vjen lehtësimi, çdo kush do të marrë atë që meriton, Allahu i Madhërishëm është i fuqishëm për të bërë çdo gjë: “Ti lartëson kë të duash dhe poshtëron kë të duash. Çdo e mirë është në Dorën Tënde!” (Al ‘Imran 26)
O ju muslimanë! O bijtë e tokës së Israsë dhe Miraxhit! Më shumë durim, vendosmëri dhe qëndresë, dashuri dhe unitet në mes vëllezërve tuaj. Fshini dhe largoni çdo gjë që nxitën dhe ju shpie në ndasi në mes jush, bëni kujdes ndaj çdo aspekt të moralit Islam sepse ju ndihmon të qëndroni të bashkuar dhe në unitet si një ndërtesë e vetme.
O Zot na jep kthim të mirë tek Ti.
O Zot na jep ne dhe të gjithë muslimanëve zgjidhje dhe fitore të afërt.
O Zot na jep udhëheqës besimtar, të mëshirshëm, që të njësojë rrallët tona, na bashkojë dhe na ndihmojë drejt triumfit.
O Zot të lutemi të jesh kundra çdo të padrejti sepse me të vërtetë ata nuk të Madhërojnë Ty.
O Zot fali muslimanët dhe muslimanet, besimtarët dhe besimtaret, të gjallët prej tyre dhe të vdekurit.
O Zot na bëj mbylljen tonë me vepra të mira.